Jo brook, blloqet jane marre ne afersi te zones duke u shkeputur nga bedrock pasi eshte verifikuar qe eshte e njejta limestone ose gur gelqeror por te tjeret jane marre nga gurore rreth 500 milje larg. Eshte teorizuar qe per kete qellim eshte perdorur transporti me anije neper rrjedhen e Nilit (deri vone kjo ide eshte quajtur absurde pasi nuk dihej qe egjyptianet te kene zoteruar mjete lundruese aq te medha e te forta per pesha te tilla por me pas u muar ne konsiderate mbas zbulimit te flotes prej 12 anijesh te drunjta ne Abydos (me duket se ka qene viti 1991) te cilat ishin mbi 5000 vjecare, rreth 20 metra te gjata. Po ashtu nje tjeter anije eshte zbuluar e varrosur ne rere prane Piramides se Madhe dhe ajo kishte nje gjatesi pothuajse 50 metra. Shtoi ketyre dhe pikturat e gjetura ne Luginen e Nilit te cilat datojne 4500 vjet p.e.s. (1500 me te vjetra se vete anijet). Pra kjo deri diku eshte ne favor te idese se transportimit megjithese pesha e blloqeve te gurit eshte e tille qe edhe me anije si zor te jene transportuar. Tani ti Brook thua qe edhe nese keto blloqe guri ishin afer vendit te ndertimit sdo ishte problem vendosja e tyre me ane te rampeve te ndertuara me llac etj. Edhe kjo nuk i ploteson kushtet. Pervec faktit qe u provua dhe rampi nuk mbajti dot peshen e bllokut, harron faktin tjeter, vendosjen precize te ketyre blloqeve mbi njeri tjetrin dhe puthitjen e tyre deri ne perfeksion aq sa edhe nje teh brisku nuk mund ti futet neper ndarje. Plus qe blloqet nuk jane te gjithe ne ate peshe. Ka nga ato qe shkojne deri ne 200 ton dhe te vendosura ne nje menyre te tille qe rrezon cdo shpjegim te mundshem per force krahu apo pyka druri si mjete levizese. Pa hyre pastaj ne detaje teknike si perdorimi i phi, linjezimi me trupat astronomike, vendosja perfekte neper pikat kardinale etj. Fakti qe kjo teknike ndertimi u shfaq nga hici (sepse nuk ka asnje precedent qe te mbeshtesi zhvillimin gradual te nje civilizimi ne gjendje per te ndertuar objekte kaq te komplikuara dhe del krejt papritur ne Dinastine e III dhe marrin formen perfekte ne Dinastine e IV) dhe u zhduk pa qene me ne gjendje te replikohej i shtohet misterit te pergjithshem te ndertimit te tyre.
E di qe shpjegimi i egjyptologjise ortodokse eshte ai i perdorimit te forces se kraheve, hunjve etj. Por ky shpjegim ka kaq shume vrima sa eshte e pamundur qe mos te te mbulojne pikepyetje nese qendrojne ose jo si shpjegime. Problemi qendron tek dogma tashme e vulosur qe Piramidat u ndertuan nga egjyptianet e lashte ne kete menyre dhe nuk pranohet tjeter mendim. Pse? Ketu hyhet tek ajo qe une kam pasqyruar me gjeresi ne kete forum duke filluar qe me fshehje te zbulimeve arkeologjike, suprimim te fakteve e te dhenave mbi vjetersine e njeriut, idese se ekzistences se civilizimeve shume te zhvilluar, tashme te zhdukura pa lene gjurme etj. Kjo nuk shihet vetem me Piramidat e Egjyptit. Shihet ne gjithe globin me piramida apo ndertime te tjera, me harta shume te lashta, me tarraca per agrokulture te nje teknologjie jo vetem fare te panjohur por dhe te papranueshme llogjikisht si veper te nje njeriu primitiv etj. Dhe qe te zgjerohet kjo teme ne menyre qe te argumentohet pa ekuivok cdo detaj, kerkon kohe dhe nuk mund ta bej brenda dy rrjeshtave. Megjithate kam bere shume shkrime ketu te cilat japin detaje te mjaftueshme per te gjitha pikat qe ngrihen. Problemi qendron ne faktin sesa i prirur eshte dikush qe te ngreje pyetje mbi qendrueshmerine e nje argumentimi te shkences se sotme. Sa qendron ai argumentim dhe sa force mund te kete nje qendrim tjeter alternativ. Dhe kjo te fut ne ate qerthullin i cili ka perfshire arkeologjine pothuajse dy dekadat e fundit. Sic e thashe une kete gje nuk e bej dot brenda nje shkrimi dhe as e permbledh dot me nje rrjesht sic ma kerkonte Geni.
Krijoni Kontakt