
Postuar më parë nga
Lioness
Teovamas, i lexova me vemendje dhe respekt postimet e tua ne kete teme. Dhe me vjen mire qe je munduar te japesh nje pergjigje konkrete temes, duke anashkaluar pasojat e titullit.
Nuk dua te ndalem shume te faktori "per inat te vjehrres, mullinai" dmth per t'u ruajtur nga faktori sllav, u islamizuan shqiptaret e Maqedonise. Kete e morem vesh, mund te jete dhe faktor legjitim (shkalla e ketij faktori vihet ne pikepyetje ne kete teme.)
Por dua te ndalem pak te kjo ceshtja e "shtetit shqiptar." Ato pyetjet qe ke bere per shtetin shqiptar, fare mire mund t'u drejtohen dhe vete shtetasve shqiptar brenda kufijve zyrtar. Flet per civilizim, por sistemi komunist zhveshi, c'civilizoi dhe nenshtetasit e tij. Per 50 vjecarin e diktatures nuk ia vlen te flasim se as gek e as mek s'beje dot, jo me te mendoje te hyje e te dilje neper Kosove, Maqedoni e gjetke. Plus qe gjeopolitika e rajonit ishte e tille qe ta bente te pamundur.
(E megjithate, ne 2004 ne nje familje ne nje fshat te Struges, vajta ne nje shtepi qe kishin akoma portretin e Enver Hoxhes aty. loool, fillimisht me te erdhi per te qeshur, pastaj me shpjeguan se ky fshat eshte fshat "komunistash." Qe te mos keqkuptohemi, njerez te shkelqyer dhe teper mikprites, dhe si mike qe isha, u shpjegova me pak fjale tmerrin e atij portreti, po hic se me besonin/kuptonin. Gjithesesi muhabet tjeter.)
Pas renies se komunizmit, qeverite qe vijuan s'e vune ujin ne zjarr per 1/3 e shqiptareve qe emigruan, per te drejtat e tyre, per mundesite e shkollimit ne shqip te femijeve te ketyre emigranteve etj. Nuk u moren as me abuzimet nga shtetet fqinje, Itali, Greqi etj ndaj ketyre emigranteve.
Ta kam fjalen jo se shqiptaret e Maqedonise apo te Kosoves jane me pak te rendesishem, por dua te ve ne pah paaftesine e qeverive.
Ne thelb eshte kjo qe: "I zoti e nxjerr gomarin nga balta." Po prite per te tjeret mund te jete teper vone.
Nga ana tjeter, ne vijim te ideve te tua, shkembimet arsimore jane ne rritje, midis universiteteve. Dhe duhet te jene me ne rritje. Shkembimet ekonomike, tregtia etj, duhet te marre te njejtin hov. Fatkeqesisht, eksportet shqiptare nuk jane ne zhvillimin e duhur, por tashme me heqjen e vizave (se dhe ca gjera s'varen nga ne) ndoshta do lehtesohet.
Dhe mbi te gjitha, "shkembimet/kontakti human" ose me fshatce turizmi. Gje qe eshte ne rritje, shume shqiptare te Shqiperise shkojne per turizem sidomos ne Struge e Oher, e anasjelltas, shume maqedonas vijne per pushime ne Shqiperi. Kjo e fundit eshte menyra me e mire. Domosdo qe do hasen pengesa. Incidente te tilla si ajo zenka ne Durres para ca ditesh qe beri buje neper gazeta (dy te rinje qe u zune me nje turist maqedonas.) Apo ne rastin tim, kur vajta ne Struge qe me keshillonin ta fshehja kryqin qe kisha ne qafe. Ne fakt asgje nuk me ndodhi, dhe as qe me shkon ne mendje te gjykoj ne baze te kesaj.
Por me e rendesishme eshte se afersia e trevave, detyrimisht, apo me shprese do forcoje lidhjet tona, dhe ne kete aspekt do kuptojme qe lidhjet e shqiptarizmit jane shume me te forta se ndarjet qe mund te shkaktojne ekstremet e nje feje apo nje tjetre.
Krijoni Kontakt