Akademia greke fshin Ilirinė nga harta
Beteja mė e fundit nacionaliste greke pėr emrin e Maqedonisė po ndėrtohet edhe nė kurriz tė historisė sė Shqipėrisė. Akademia e Shkencave nė Athinė ka nxjerrė sė fundmi njė argumentim se pse Greqia e konsideron tė papranueshėm emrin Maqedoni pėr ish-Republikėn Jugosllave,
A.Bogdani
24 Korrik 2008
Konflikti pėr emrin e Maqedonisė, edhe nė kurriz tė historisė sė Shqipėrisė. Raporti botohet edhe nga ambasada nė Tiranė
TIRANĖ- Beteja mė e fundit nacionaliste greke pėr emrin e Maqedonisė po ndėrtohet edhe nė kurriz tė historisė sė Shqipėrisė. Akademia e Shkencave nė Athinė ka nxjerrė sė fundmi njė argumentim se pse Greqia e konsideron tė papranueshėm emrin Maqedoni pėr ish-Republikėn Jugosllave, duke zhdukur nga harta e vjetėr edhe shtetin e Ilirėve. Ky qėndrim i Akademisė sė Athinės ėshtė publikuar edhe nė web-sitin e Ambasadės Greke nė Tiranė, ku nė kundėrshtim me tė vėrtetat historike thuhet se territoret e maqedonasve tė hershėm ndodheshin midis shteteve tė tjera greke. Maqedonia klasike e periudhės sė Filipit dhe Aleksandrit tė Madh, nė drejtim tė veriut shtrihej nė territoret e Maqedonisė sė sotme greke, si dhe nė pak kilometra tė ish- Republikės Jugosllave tė Maqedonisė (FYROM).
Ēdo lloj burimi historik dhe gjetje arkeologjike vėrteton se maqedonasit e atėhershėm pėrfshinin territoret e veta midis shteteve tė tjera greke,-thuhet nė qėndrimin e Akademisė greke tė Shkencave, tė botuar edhe nė faqen zyrtare tė Ambasadės nė Tiranė. Edhe pse nuk mund tė thuhet nėse zhdukja e Ilirisė nga harta e vjetėr ėshtė e qėllimshme apo jo nga akademikėt grekė, kjo pakujdesi i hap rrugėn njė tjetėr debati shqiptaro-grek, pėr deformimin e historisė sė Ballkanit. Sa i pėrket ish-Republikės Jugosllave tė Maqedonisė, Greqia duket se nuk ka ndėrmend tė lėshoje pe.Konflikti herė i butė e herė i ashpėr mes dy shteteve fqinje arriti kulmin pak ditė para samitit tė NATO-s, ku Greqia vendosi veton pėr ti mohuar Maqedonisė ftesėn, nėse nuk hiqte dorė nga emri. Ndėrkohė, nuk ėshtė rasti i parė qė Shqipėria pėrfshihet nė konflikte kufijsh e historish me Greqinė.
Gazeta Shekulli
Krijoni Kontakt