Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Shqipëria, vendi që i ka shpallur tradhtarë Etërit Themelues të shtetit

    Shqipëria, vendi që i ka shpallur tradhtarë Etërit Themelues të shtetit

    05 June 2007

    Nga Kastriot Myftaraj

    - Në SHBA ata që nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, në 4 korrik 1776, quhen Founding Father’s, që në shqip do të thotë Etërit Themelues.Etërit Themelues të SHBA janë 56 vetë, përfaqësues të 13 kolonive britanike të Amerikës Veriore, të cilët kanë nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë. Në Shqipëri Deklaratën e Pavarësisë të 28 nëntorit 1912 e kanë nënshkruar 79 vetë, pjesëmarrës në Kuvendin e Vlorës, të cilët i kanë hedhur firmat e veta në datën 28 nëntor dhe në ditët në vijim, kur mundën të arrijnë në Vlorë, pas shumë përpjekjesh në ato kohë të vështira, kur Shqipëria ishte bërë fushë-betejë e ushtrive turke, serbe, greke, malazeze. Këta 79 burra janë Founding Father’s (Etërit Themelues) Shqiptarë, të cilët kanë qenë përfaqësues të të gjitha trojeve shqiptare në dy anët e kufirit të përcaktuar më pas në 1913, nga Konferenca e Londrës. Pas pesë vjetësh, në 2012 mbushen plot 100 vjet nga dita e shpalljes së Pavarësisë në Shqipëri. Atëherë rasti e do që të përkujtohen këta Etër Themelues Shqiptarë. Por shenjat janë se nuk do të ndodhë kështu. Këto ditë, në Shqipëri u sollën eshtrat e njërit prej këtyre Etërve Themelues, i cili kishte vdekur në mërgim në SHBA, Mustafa Krujës. Për këtë ngjarje pati një mbulim mediatik minimal dhe nuk pati ceremonie zyrtare. Gjithçka u bë privatisht. Në çdo vend të botës, kur sillen eshtrat e një prej Etërve Themelues, bëhet ceremoni madhështore me pjesëmarrjen e krerëve më të lartë të shtetit dhe me homazhe publike. Në Shqipëri nuk ndodhi kështu se Mustafa Kruja ka qenë kryeministër në kohën e okupimit italian të Shqipërisë, në vitet 1941-1943, pra ai është një kolaboracionist. Pra, qëndrimi që ai ka mbajtur gjatë Luftës së Dytë ka bërë që t’i fshihet merita historike e të qenit një prej Etërve Themelues të Shtetit. Shqipëria ka specifikën se Lufta e Dytë Botërore, që në kohën e regjimit komunist u bë zyrtarisht ngjarja qendrore e historisë shqiptare dhe e tillë vazhdon të mbetet zyrtarisht edhe sot, është shumë afër në kohë me themelimin e shtetit shqiptar. Vitin 1939 kur Shqipëria u përfshi në Luftën e Dytë Botërore e ndajnë 27 vite nga viti 1912 kur u shpall pavarësia e Shqipërisë, ndërsa vitin 1944 kur për Shqipërinë përfundoi kjo luftë, e ndajnë vetëm 32 vjet nga shpallja e pavarësisë. Për këtë arsye, shumë prej Etërve Themelues shqiptarë ishin pjesëmarrës aktivë në ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, në nivelet e larta të politikës. Në vitet e Luftës së Dytë Botërore ishin ende gjallë 35 (po tridhjetë e pesë) nga 79 (shtatëdhjetë e nëntë) Etërit Themelues Shqiptarë, nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë në 1912. Nga këta 35 vetë që ishin ende gjallë në vitin 1939 dhe në vitet më pas, 31 gjendeshin në Shqipëri, ose u kthyen në Shqipëri në 1939, ndërsa katër ishin jashtë vendit dhe mbetën atje. Ata që ishin jashtë vendit, ishin Ahmet Zogu, që u largua nga Shqipëria në 1939, Syrja Vlora që vdiq në 1940 në Zvicër, Dhimitër Mborja (Emanuel), si dhe Jani Papadhopulli. Nga 31 Etërit Themelues që ishin në Shqipëri në këtë kohë, shtatëmbëdhjetë vetë, pas Luftës së Dytë Botërore janë shpallur kolaboracionistë të fashizmit, për shkak se morën poste në nivele të larta të shtetit shqiptar të kohës së Luftës së Dytë Botërore, ose u vunë në krye të organizatave antikomuniste. Këta janë: 1) Bedri Pejani, 2) Dervish Biçaku, 3) Dhimitër Berati, 4) Eqerem Vlora, 5) Ferit Vokopola, 6) Lef Nosi, 7) Mit’hat Frashëri, 8) Mustafa Kruja, 9) Petro Poga, 10) Qazim Kokoshi, 11) Qerim Begolli, 12) Qemal Karaosmani, 13) Rexhep Mitrovica, 14) Shefqet Daiu, 15) Sherif Langu, 16) Thanas Floqi, 17) Zihni Kanina. Nga këta të shtatëmbëdhjetë, dy u bënë kryeministra në vitet e Luftës së Dytë Botërore (Mustafa Kruja, Rexhep Mitrovica), një u bë anëtar i Këshillit të Naltë (bashkëkryetar shteti), dy u bënë ministra (Dhimitër Berati, Eqerem Vlora). Nga këta të shtatëmbëdhjetë, një u dënua me vdekje dhe u pushkatua nga regjimi komunist në 1945 (Lef Nosi), tre vdiqën në burgjet e Shqipërisë komuniste (Shefqet Daiu në 1946, Sami Vrioni në 1947, Qazim Kokoshi në 1947), një u arrestua nga regjimi komunist shqiptar dhe iu dorëzua serbëve, të cilët e pushkatuan në 1948 (Bedri Pejani), një u pushkatua në 1945 nga partizanët serbë në Pejë (Qerim Begolli), dy vuajtën burgimin komunist (Sherif Langu, Zihni Kanina), shtatë emigruan jashtë vendit për t’i shpëtuar persekutimit komunist (Dervish Biçaku, Dhimitër Berati, Eqerem Vlora, Mustafa Kruja, Mit’ hat Frashëri, Rexhep Mitrovica). Këta të shtatë që ishin në emigracion kërkoheshin nga regjimi komunist si kriminelë lufte së bashku me një tjetër nga Etërit Themelues, Ahmet Zogun. Është shumë domethënëse se nga 14 Etërit Themelues të tjerë që nuk bashkëpunuan me italianët dhe gjermanët, asnjëri nuk mori pjesë në mbledhjet dhe organet e krijuar nga Partia Komuniste Shqiptare. Në Konferencën e Pezës të mbajtur në shtator 1942, nuk mori pjesë asnjë nga Etërit Themelues që ishin gjallë. As në Kongresin e Përmetit të vitit 1944, ku u hodhën bazat e pushtetit komunist nuk mori pjesë asnjë nga Etërit Themelues që ishin ende gjallë. Komunistët sigurisht që do të kishin dashur shumë që në organet e larta të lëvizjes së quajtur prej tyre nacional-çlirimtare, të kishin disa ose së paku një nga Etërit Themelues, por ata nuk ia arritën dot kësaj. Të gjithë Etërit Themelues që u angazhuan në politikë, u angazhuan vetëm në njërin krah, atë antikomunist. Është e qartë pra se Etërit Themelues që jetuan gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë qenë ose «kolaboracionistë», ose neutralë që e shikonin me dyshim lëvizjen nacional-çlirimtare, pas së cilës qëndronin komunistët. Shpjegimi për këtë është se në mentalitetin e Etërve Themelues Shqiptarë ishte ngulur thellë eksperienca e viteve 1912-1913 të kohës kur ata e shpallën pavarësinë dhe kur Shqipëria ishte duke u shkelur, coptuar, djegur, masakruar nga pushtuesit barbarë fqinjë serbë dhe grekë. Në këto rrethana ata kultivuan një etos politik dhe nacional që nuk kishte kategori absolute, por sipas të cilit, në raport me të huajt bëhej zgjedhja mes më të keqes dhe më pak të keqes, duke e përdorur armikun më pak të rrezikshëm kundër armikut më të rrezikshëm. Ky në fakt është etosi politik i vendeve të vogla, historia e të cilave është historia e pushtimeve të huaja, të cilave historia nuk u jep luksin e zgjedhjeve mbi bazë morale, në raport me të huajt që i invadojnë shpesh. Në vetëdijen dhe madje nënvetëdijen e Etërve Themelues armiku më i keq dhe më i rrezikshëm ishin serbët dhe grekët, të cilët nuk prisnin veçse momentin e favorshëm që ta okuponin dhe ta zhduknin jo vetëm shtetin shqiptar, por edhe nacionin (kombin) shqiptar në përgjithësi. Për Etërit Themelues nuk ishte aspak gjë e keqe që shqiptarët të bashkëpunonin me një armik më pak të rrezikshëm, që për rrethana ndërkombëtare ishte i përkohshëm, i cili do t’u shërbente për të neutralizuar rrezikun e armiqve absolutisht të rrezikshëm, serbeve dhe grekëve. Tekefundit a nuk kishin vepruar kështu edhe fuqitë e mëdha demokratike perëndimore, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca që e kishin lejuar Gjermaninë naziste të dhunonte kufizimet e Traktatit të Versajës dhe të armatosej, madje duke ndihmuar modernizimin e saj industria (SHBA), si dhe duke i dhënë si pre Austrinë dhe Çekosllovakinë, për ta hedhur në një luftë antikomuniste kundër Bashkimit Sovjetik, që atëherë e shikonin si armikun e tyre më të rrezikshëm. Dhe kur Hitleri u kthye kundër Perëndimit, atëherë fuqitë e mëdha demokratike perëndimore na u bënë antifashiste dhe bënë pakt me Stalinin kundër fashizmit. A nuk kishin të drejtë dhe shqiptarët që të mësonin nga kjo Realpolitikë. Lufta e Dytë Botërore, në dallim nga lufta e kaluar, ishte dhe një luftë ideologjike, ku u ndeshën dy ideologji totalitare, fashizmi dhe komunizmi. Nëse për vendet perëndimore kjo nuk kishte dhe aq rëndësi në vitet e Luftës së Dytë Botërore për vendet e Ballkanit dhe të Europës Lindore në përgjithësi, ky ishte një problem i madh që atëherë. Në Shqipëri konflikti fashizëm-antifashizëm në fakt ka qenë fashizëm-antifashizëm, duke qenë se antifashizmi shqiptar përfaqësohej kryesisht nga komunistët. Në këto rrethana, Etërit Themelues, që ishin gjallë dhe bashkëpunuan me italianët dhe gjermanët, patën një arsye shtesë për të zbatuar formulën e tyre historike, të zgjedhjes mes armikut më pak të keq dhe atij më të keq, se ishte e qartë se triumfi i antifashizmit në Shqipëri do të ishte edhe triumf i komunizmit, që identifikohej me Rusinë, armikun historik të shqiptarëve. Pra, derisa italianët dhe gjermanët ishin armiq të sllavëve, nuk ishte gjë e keqe që të bashkëpunohej me italianët dhe gjermanët kundër sllavëve, aq më tepër për ta shpëtuar Shqipërinë edhe nga rreziku komunist që ishte imediat. Ata e shikonin të keqen që vinte nga triumfi i një antifashizmi komunist si shumë më të madhe se një pushtim i përkohshëm fashist, që tekefundit do të merrte fund nga lufta e fuqive të mëdha dhe jo nga lufta e shqiptarëve. Etërit Themelues kalkulonin se kjo mënyrë sjelljeje nuk do ta pengonte Shqipërinë që të fitonte mbështetjen e Perëndimit pas Luftës së Dytë Botërore, se kur të përfundonte Lufta e Dytë Botërore, fuqitë e mëdha perëndimore, të gjendura përballë rrezikut komunist, do të qenë të detyruara të bënin zgjedhje pragmatike, duke vënë si prioritet antikomunizmin, çka edhe ndodhi në kohën e Luftës së Ftohtë. Kush kishte të drejtë, Etërit Themelues «kolaboracionistë» apo antifashistët, praktikisht komunistët? E vetmja përgjigje që ka rëndësi është ajo nga pikëpamja pragmatike. Çështja më e rëndësishme është se çfarë do të kishte ndodhur në rast se do të kishte fituar linja e këtyre Etërve Themelues. Shqipëria do të ishte bashkuar me Perëndimin që në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, sigurisht duke u tërhequr nga politika më kryesorët e kolaboracionistëve, siç ndodhi dhe në Greqi apo vende të tjera. Fakti që Shqipëria nuk do të kishte luftuar nuk do të kishte ndonjë rëndësi të madhe se Shqipëria, me gjithë luftën partizane, nuk u njoh zyrtarisht si anëtare e Koalicionit Antifashist botëror. Pjesëmarrja në këtë koalicion ishte një gjë që bëhej duke nënshkruar aktin e aleancës antifashiste që njihej si Kombet e Bashkuara dhe që zuri fill me Deklaratën e Kombeve të Bashkuara të 1 janarit 1942, të shpallur në Uashington dhe që u nënshkrua deri në përfundim të luftës nga 34 vende, duke përfshirë dhe përfaqësues të lëvizjeve të rezistencës së vendeve të okupuara. Shqipëria nuk u pranua si palë në këtë koalicion dhe ata që pretendojnë të kundërtën duhet të na thonë se në ç’datë u nënshkrua dhe nga kush u nënshkrua. Vendet që kishin nënshkruar gjatë luftës Deklaratën e Kombeve të Bashkuara u bënë pas përfundimit të luftës anëtarë themelues të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ku Shqipëria nuk u pranua fillimisht se nuk ishte njohur si anëtare e këtij koalicioni. Shqipëria u pranua vetëm në 1955, si rezultat i një kompromisi sovjeto-amerikan kur u pranuan vende komuniste dhe ish-fashiste, si Spanja. Pra lufta antifashiste nuk iu njoh Shqipërisë ndërkombëtarisht. Nëse në Shqipëri do të kishte triumfuar linja e Etërve Themelues kolaboracionistë, atëherë Shqipëria do të kishte përfituar nga Plani «Marshall», do të kishte përfituar ndihma të mëdha nga Perëndimi dhe sot do të ishte ekonomikisht në nivelin e Greqisë, që nuk ishte para Shqipërisë në prag të Luftës së Dytë Botërore. Greqia nuk do të kishte këtë influencë që ka në Shqipëri dhe që e ushtron për shkak të dobësisë së Shqipërisë dhe varfërisë së shqiptarëve. i pari President i SHBA nuk do ta kishte vizituar Shqipërinë në vitin 2007, por e shumta në 1957. Tashmë do të ishim anëtarë të NATO prej dekadash dhe nuk do të vazhdonim të kërkonin ende të hynim atje. Sot shqiptarët do të udhëtonin në botë me dinjitet me pasaporta që vlenin po aq sa ato të çdo vendi evropianoperëndimor dhe jo si njerëz të botës së tretë. Është e qartë se triumfi i antifashizmit komunist na kushtoi ne shqiptarëve më shtrenjtë se çdo populli tjetër të botës. E megjithatë ne vazhdojmë t’i quajmë tradhtarë dhe t’u mohojmë nderet pjesës më të madhe të Etërve Themelues që ishin gjallë gjatë Luftës së Dytë Botërore se ata luftuan kundër antifashizmit komunist të projektuar në zyrat e kominternit në Moskë. Derisa këta janë anatemuar, edhe pjesa tjetër e Etërve Themelues që ishin gjallë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe që qëndruan neutralë, duke qenë dyshues ndaj antifashizmit komunist, janë lënë në heshtje dhe nuk respektohen për këtë «gabim» të tyre. Sot në kryeqytetin shqiptar ke shumë rrugë kryesore, shkolla, deri edhe stadiumi kombëtar që mbajnë emra dëshmorësh komunistë dhe asnjë që mban emra të Etërve Themelues që qëndruan neutralë gjatë Luftës së Dytë Botërore, jo më të «kolaboracionistëve». Shumë nga Etërit Themelues u vranë nga serbët dhe nga grekët e megjithatë dita zyrtare e përkujtimit të dëshmorëve të kombit në Shqipëri nuk është ajo e vrasjes së ndonjërit prej tyre, por 5 maji ajo e vrasjes së anëtarit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare, Qemal Stafa. Qemal Stafa nuk kishte asnjë titull luftarak, ai nuk qe as komandant, as pjesëtar çete, batalioni, apo brigade. Ai ishte vetëm anëtar i Komitetit Qendror dhe u vra jo duke bërë ndonjë gjest heroik, por duke ikur me vrap për t’u shpëtuar rrethuesve, ndërkohë që për hir të së vërtetës pati të tjerë si Vojo Kushi që u vra duke u hedhur mbi tank. Përse duhet që dita zyrtare e përkujtimit të dëshmorëve të kombit të të gjitha kohërave, ku ka shumë episode heroike, të jetë dita e vrasjes së një anëtari të Komitetit Qendror të PKSH që u vra në një mënyrë aspak heroike? Një komb që poshtëron dhe kriminalizon një pjesë të madhe të Etërve Themelues bën një krim të madh. Unë nuk them se Etërit Themelues që u bënë «kolaboracionistë» duhen dekoruar për këtë gjë, por nuk duhet që kjo të influencojë në meritat që ata kanë si Etër Themelues. Se duke poshtëruar dhe kriminalizuar ata Etër Themelues që u bënë «kolaboracionistë» gjatë Luftës së Dytë Botërore praktikisht poshtërohen edhe pjesa më e madhe e atyre që nuk ishin gjallë në këtë kohë, pasi duke gjykuar nga mendimet dhe veprimet e tyre është e qartë se edhe pjesa më e madhe e tyre do të ishin bërë «kolaboracionistë» po të kishin qenë gjallë në këtë kohë. Edhe ata që himnizojnë Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, që askush nuk mund ta mohojë se ishte një luftë komuniste, duhet ta kuptojnë se nuk i kanë kartat në rregull për të imponuar pikëpamjen e tyre deri edhe ligjërisht, duke përcaktuar festat zyrtare, dhe kjo nuk do të shkojë gjatë. Nuk mund të imponosh një kombi me një histori 2500-vjeçare, që armiqtë shekullorë i ka pasur lindorë, sllavë, grekë, turq, si ditë të përkujtimit të dëshmorëve ditën e vrasjes së një njeriu që është vrarë nga pushtues që gjithsesi ishin perëndimorë, italianët. Në kontekstin historik shqiptar ky është antiperëndimorizëm pro sllav dhe grek. Se si ta shpjegojmë ndryshe që Partia Socialiste e cila paraqitet si trashëgimtare dhe mbrojtëse e vlerave të luftës partizane kundër pushtuesve italianë dhe gjermanë, është dhe partia që kur ishte në pushtet në 2003 miratoi ligjin me të cilin i jepej në përdorim ushtrisë greke një bazë ushtarake në Shqipëri (Bisht-Pallë pranë Durrësit), aq më tepër kur Greqia është juridikisht në gjendje lufte me Shqipërinë. Aq më tepër kur Partia Socialiste nuk përkujton asnjë ditë të luftës kundër serbëve dhe grekëve, por vetëm kundër italianëve dhe gjermanëve! Dëshmorët antifashistë duhen nderuar, por jo që gjithë dëshmorët e historisë sonë kombëtare t’i referohen një dite të kësaj lufte, kur për më tepër nuk ka ndodhur ndonjë gjë heroike, por është vetëm një incident tragjik. Lufta antifashiste shqiptare duhet përkujtuar dhe nderuar, por ata që e duan këtë nuk ka arsye pse të tregohen aq arrogantë sa t’i imponojnë me ligj gjithë pjesës tjetër të popullit si festë zyrtare e Çlirimit të atdheut, 29 Nëntori, që veç ditës kur mori fund pushtimi gjerman, është realisht edhe dita kur u kalua nga fashizmi në komunizëm. Për fat të keq në Shqipëri triumfoi antifashizmi komunist dhe kjo nuk është e njëjta gjë si në Perëndim ku triumfoi antifashizmi demokratik. Ata që e konsiderojnë 29 Nëntorin dita e Çlirimit të atdheut (kështu thuhet edhe në ligjin e ri për festat zyrtare të miratuar nga mazhoranca e majtë para disa vitesh) me këtë thonë se atdheu i tyre është baras me territorin shtetëror shqiptar, kur atdheu është më tepër se kufijtë shtetërorë, është hapësira nacionale shqiptare, në dy anët e kufirit. Çfarë do të bëhet me 29 nëntorin kur të vijë dita që Kosova dhe trojet e tjera shqiptare të bashkohen me Shqipërinë shtetërore? Atëherë kjo sigurisht do të hiqet se nuk ka vlerë kronologjike se gjermanët edhe pas asaj dite ishin në trojet shqiptare që sot janë në Mal të Zi dhe Kosovë. Nuk mund të pranohet as data kur gjermani i fundit u largua nga trojet shqiptare tej kufirit të sotëm se pas pushtimit gjerman erdhi pushtimi sllav që bëri krime shumë më të mëdha në këto troje. Prandaj, ata që mbrojnë vlerat e luftës antifashiste me 5 Majin dhe 29 Nëntorin si data simbol, duhet ta dinë se duhet të bëjnë lëshime për të mbajtur atë që është e arsyeshme, në rast se nuk duan që nga kryeneçësia të detyrohen që të lëshojnë edhe aq sa në fakt nuk e meritojnë të lëshojnë. Ka dhe gjëra të tjera që duhen riparuar Antifashizmi komunist që triumfoi në Shqipëri dhunoi dhe vetë themelet historike, juridike të shtetit shqiptar. Sot, në vitin 2007, kur numri i ligjeve në Shqipëri po i afrohet shifrës 10.000, nuk mundet mos të pyesësh se cili është ligji nr. 1 në radhë? Ligji nr. 1 në radhë është “Statuti i Këshillave Nacionalçlirimtarë” i miratuar në Konferencën e Dytë nacionalçlirimtare në Labinot të Elbasanit, në shtator 1943. Llogaritja vazhdon bëhet duke marrë si ligj nr 1 atë të shtatorit 1943. Këtu kemi të bëjmë me një marrëzi par excellancë juridike, pasi ndërsa shteti shqiptar është themeluar në 1912, ligji nr. 1 i tij i takon vitit 1943, kur në botë është praktika që edhe kur shfuqizohet një ligj ose një bllok ligjesh, numërimi i ligjeve vazhdon pas tyre, për të treguar vazhdimësinë e shtetit. Me këtë ne kemi fshirë veprën e Etërve Themelues. Sjellja e eshtrave të një prej Etërve Themelues, Mustafa Krujës, duhet ta bënte shoqërinë shqiptare të meditonte për këto gjëra. Shoqëria shqiptare ka nevojë për një kompromis historik për ta kapërcyer këtë kurth. Shembulli më i mirë është Spanja ku palët ndërluftuese të Luftës së Dytë Botërore, u konsideruan viktima të manipuluara të luftës së ideologjive të huaja, fashizmit dhe komunizmit. Nëse arrihet kjo atëherë do të ndodhë që në Varrezat e Dëshmorëve të shndërruara vërtet në kriptë nacionale të jenë edhe të gjithë Etërit Themelues, pavarësisht nga qëndrimi i tyre në Luftën e Dytë Botërore, edhe dëshmorët antifashistë partizanë, dhe të tjerët që kanë rënë në luftëra të kaluara.

    Sot

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Kolaboracionistet mbten të tillë në çdo kohë; Mustafa kruja ishte e keqja e Kombit tonë!
    Por megjithatë nga ata " etër" ka disa që megjithatë kanë merituar një mbikeqyrje pak më të madhe si ta zëmë Bedri Pejani.
    Sa për Zogollin mikun e Nikolla Pashiqit dhe i cili me ndihmen e garnizonit Rus u kthye në dhjetor sërish në Pushtet nuk dua të hargjojë as edhe një fjalë.

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Preng Sherri
    Kolaboracionistet mbten të tillë në çdo kohë; Mustafa kruja ishte e keqja e Kombit tonë!
    Por megjithatë nga ata " etër" ka disa që megjithatë kanë merituar një mbikeqyrje pak më të madhe si ta zëmë Bedri Pejani.
    Sa për Zogollin mikun e Nikolla Pashiqit dhe i cili me ndihmen e garnizonit Rus u kthye në dhjetor sërish në Pushtet nuk dua të hargjojë as edhe një fjalë.
    Kush jane jokolaboracionistet?
    Cfare te keqe i ka bere kombit tone figura e larte e Mustafa Krujes?
    Pse "eter" ne thonjeza?

    Ata qe nenshkruan Aktin e Pavaresise meritojne nderimin dhe respektin me te madh nga i gjithe kombi shqiptar!

    Ndersa historianet duhet te japin me saktesi te gjitha dritehijet e ketyre figurave historike ne kohe te ndryshme, por kjo nuk e erreson aspak firmen e tyre ne Aktin e Pavaresise!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 09-06-2007 më 15:28

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga Preng Sherri
    Kolaboracionistet mbten të tillë në çdo kohë; Mustafa kruja ishte e keqja e Kombit tonë!
    Por megjithatë nga ata " etër" ka disa që megjithatë kanë merituar një mbikeqyrje pak më të madhe si ta zëmë Bedri Pejani.
    Sa për Zogollin mikun e Nikolla Pashiqit dhe i cili me ndihmen e garnizonit Rus u kthye në dhjetor sërish në Pushtet nuk dua të hargjojë as edhe një fjalë.
    Mustafa Kruja kolaboracionist dhe e keqja e kombit? Ore preng, ky nenforum e ka historia dhe jo propaganda e PPSH. Mos lexo librat e Enverit dhe pacavuret qe jane shkruar ne 50 vjet komunizem por lexo historine qe eshte dhe qe u rishkrua me te vertetat sic jane ngjarjet dhe figurat historike dhe jo sic donte Partia.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-01-2008
    Postime
    2

    Iu lumt për këtë artikull.

    Iu lumtë për këtë artikull.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Te pacim sa malet o Brari

  7. #7
    Sot shqiptarët do të udhëtonin në botë me dinjitet me pasaporta që vlenin po aq sa ato të çdo vendi evropianoperëndimor dhe jo si njerëz të botës së tretë. Është e qartë se triumfi i antifashizmit komunist na kushtoi ne shqiptarëve më shtrenjtë se çdo populli tjetër të botës.
    Ne pergjithesi jam dakort me kete artikull, por qe mos te bejme si ato vendet afrikane dhe aziatike, qe per ç'do fatkeqesi i'a vene fajin Amerikes, Anglise, Frances,etj.
    Nigeria eshte e varfer, maroku eshte i varfer, e keshtu fajin nuk e kane qeverite hajdute por vendet kolonialiste..., mos harroni o njerez, jane tashme gati dy dekada ( dhe s'jane pak ), qe kemi qeveri demokratike, po keshtu quhej ne fillim edhe fara e perbindeshave klyshe-kuq, por jo gjithnje eshte faji i asnjanesise ose rreshtimi perkrahe fashisteve, ose bashkepunimi me ruset, ose turqit 500-vjet, ose fqinjet e keqinj grek e serb, por duhet ta pranojme qe eshte edhe faji jone qe kemi mbetur mbrapa.
    Ku te udhetojme me dinjitet me pashaporta shqiptare, kur nuk shihim minutin te largohemi, pasi jo vetem qe jetojme si ne boten e trete, por edhe kur kthehemi na keqtrajtojne ata qe duhet te kujdesen per rendin, ku burrokracia te sheh nga duart dhe ku njeriu vleresohet nga xhepat..., ç'fare dinjiteti i thone kesaj. Pse sipas jush, qeveritaret qe komandojne Shqiperine, nuk kane nje fare detyrimi, po flitet per te njejtin person qe kemi ne krye te vendit, he pra ç'fare eshte duke bere qe ne te ndjejme krenari kur udhetojme me pashaporta shqiptare.
    Pastaj ajo puna e Ahmet Zogut..., lere fare me mire, se nuk ishte ne 1912-en endè ne moshe madhore...

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  3. Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2007, 23:58
  4. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •