Shume teme interesante dhe ke kapur nje problem qe shume familje e perjetojne. Ne kemi nje shprehje qe thote: Nuk ka peshk pa hala, nuk ka shtepi pa 'sherre'. Pra zenkat dhe mosmarrveshjet midis prinderve jane gjera te pranishme ne cdo familje, sic jane te pranishme ne cdo lloj raporti njerezor. Deri ketu nuk ka asgje te jashtezakonshme. Por eshte mire qe zenkat dhe grindjet te mos behen ne sy te femijeve pasi demi ndonese i padukshem fillimisht,mund te jete i madh me pas. Kjo ne varesi dhe te llojit te mosmarrveshjes. Eshte e veshtire qe te evitohen keto zenka ne sy te femijeve por eshte dhe detyra e prinderit qe te mos perfshije femijet ne 'konfliket' bashkeshortore. Nena dhe babai jane etaloni i gjithshkaje tek femija. Ai nga ata meson sjelljen, ndikimi i tyre i krijon karakterin dhe edukaten dhe reagimet e tyre jane shembulli qe ai perpiqet ne menyre te pavullnetshme te ndjeke ne jete. Me pak fjale mosmarrveshjet ne familje midis prinderve mund te kene nje ndikim shume te madh ne psikozen e femijes.
Krijoni Kontakt