Close
Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 176
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622

    Prishtina zyrtare: Jo planit me 6 pika te Ban Ki Moon te OKB

    >>>LEXONI PLANIN E PLOTE TE BAN KI MOON TE OKB<<<

    KAOSI JURIDIK nė Kosovė!

    Albana Isufi
    27.06.2008

    Periudha e tranzicionit nė Kosovė po pėrcillet me paqartėsi juridike, ku institucionet e Kosovės, UNMIK-u, EULEX-i e ICO-ja funksionojnė nė bazė tė dokumenteve tė ndryshme juridike. Juristėt kosovarė tėrheqin vėrejtjen se kjo do t’i shkaktojė telashe shtetit tė ri kosovar.

    Kushtetuta, plani i Ahtisaarit dhe raporti i Ban Ki Moonit - janė kėto tri dokumente qė aktualisht institucionet vendore dhe ndėrkombėtare u referohen nė kryerjen e funksioneve tė tyre. Juristėt tėrheqin vėrejtjen pėr njė situatė konfliktuoze, ku askush nuk ka autoritetin sipėror, tė cilit do t‘i bindeshin mekanizmat pėrkatės.

    UNMIK-u, qė nė bazė tė Rezolutės 1244 ka thėnė fjalėn pėrfundimtare deri tash, ka filluar rikonfigurimin, qė nėnkupton se ky mision do tė zvogėlohet, pėr t’i lėshuar vendin EULEX-it. Por, tėrė ky rikonfigurim nuk merr pėr bazė as kushtetutėn e as planin e Ahtisaarit, por vetėm raportin e sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Moon.

    “EULEX-i do tė operojė nėn ombrellėn e OKB-sė dhe kur misioni i OKB-sė tė dalė, EULEX-i do tė hyjė brenda. Ndėrsa, sa i pėrket institucioneve tė Kosovės, neve nuk na pėrket qė tė japim funksionet, u pėrket tė tjerėve qė t’i marrin ato funksione”, thotė zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Aleksander Ivanko.

    Por, brenda misionit tė EULEX-it vazhdon tė ketė paqartėsi dhe zyrtarė tė kėtij misioni thonė se janė ende nė pritje pėr tė kryer konsultimet e duhura me tė gjithė faktorėt ndėrkombėtarė dhe vendorė nė Kosovė, lidhur me vendosjen e kėtij misioni nė Kosovė.

    Ivanko ėshtė i prerė se si do tė veprojė EULEX-i.

    “Pėrderisa EULEX-i ėshtė nė ombrellėn e OKB-sė, EULEX-i do tė operojė nėn Rezolutėn 12 44 dhe jo nėn planin e Ahtisaarit. Raporti i sekretarit tė pėrgjithshėm ėshtė dokumenti qė i referohemi, ndėrsa plani i Ahtisaarit ėshtė plani qė nuk ėshtė aprovuar nė Kėshillin e Sigurimit”, thotė Ivanko.

    Por, pėr institucionet e Kosovės plani i Ahtisaarit ėshtė baza mbi tė cilėn ėshtė shpallur pavarėsia dhe ėshtė hartuar kushtetuta. Po ashtu, edhe Zyra Civile Ndėrkombėtare (ICO), e vendosur nė Kosovė, vepron nė bazė tė kėtij plani. Ndėrsa, kjo zyrė thotė se nuk do tė preket fare nga rikonfigurimi.

    “ICO ėshtė mandatuar sė bashku me shefin e saj, Pieter Feith, nga 25 shtete tė Grupit Ndėrkombėtar Drejtues dhe kėto shtete kanė marrė vendim qė tė punojnė me Qeverinė e Kosovės pėr tė implementuar planin e Ahtisaarit”.

    “Qeveria e Kosovės, nė deklaratėn e pavarėsisė, ka mirėpritur Zyrėn Civile Ndėrkombėtare dhe puna jonė ka filluar me fuqizimin e kushtetutės, mė 15 qershor. Mendoj se tani secila organizatė ka mandatin e vet respektiv dhe mendoj se nė terren, organizatat ndėrkombėtare koordinohen me njėra-tjetrėn dhe do tė sigurojnė se nuk do kėtė duplifikim tė punės”, tha Andy McGuffie nga ICO-ja.

    Juristi kosovar Ilir Dugolli thotė se referimi te dokumente tė ndryshme dhe mosrespektimi vetėm i kushtetutės si akti mė i lartė juridik i njė shteti, do t’i shkaktojnė shumė telashe shtetit tė ri tė Kosovės.

    “Nuk mund tė funksionojė nė mėnyrė koherente ashtu si duhet tė funksionojė njė shtet normal, nė momentin kur institucione tė ndryshme, institucione qė i bėjnė konkurrencė njėra-tjetrės nė nivelin mė tė lartė, kanė pėr burim tė autoritetit tė tyre, tė pushtetit tė tyre, dokumente tė ndryshme”.

    “Ajo ėshtė formulė pėr telashe, vėshtirėsi dhe konflikte tė kompetencave ndėrmjet atyre institucioneve. Problem nuk paraqitet kėtu vetėm fakti se UNMIK-u ka pushtetin e vet nga Rezoluta 1244 dhe nga letra e Ban Ki Moonit, por edhe nga fakti se nuk duket se mund t’i pėrshtatet rrethanave tė reja nė terren. Kjo mund tė shkaktojė telashe, sepse duhet tė ekzistojė njė autoritet pėrfundimtar, njė autoritet sipėror”,
    tha Dugolli.

    Ndėrkaq, mbetja eventuale e EULEX-it nėn ombrellėn e OKB-sė, sipas Ilir Dugollit, do tė rrėnojė pakon e Ahtsiaarit dhe do tė shkaktojė funksionim tė strukturave jashtė-kushtetuese.

    “Mbetja e EULEX-it nėn ombrellėn e OKB-sė ėshtė problem shumė i madh, problem nė aspektin funksional; ėshtė problem se nė njė shkallė rrėnon pakon e Ahtisaarit, nga e cila nxjerr burimin e autoritetit si EULEX-i, ashtu edhe kjo pavarėsi e mbikėqyrur”.

    “Kjo do t’u hapė rrugė vazhdimit strukturave jokushtetuese, sepse nė fund tė fundit, UNMIK-u, e mandej edhe EULEX-i si njė dorė e zgjatur e UNMIK-ut, do tė mund tė shihej si strukturė jashtė-kushtetuese”,
    tha Dugolli.

    Ndryshe, rikonfigurimi i UNMIK-ut ėshtė thėnė se do tė zgjasė 120 ditė. Gjatė kėsaj kohe pritet qė tė shuhet pothuaj tėrėsisht UNMIK-u dhe kompetencat nė fushėn e sundimit tė ligjit t’i kalojnė EULEX-it. Prania e EULEX-it parashihet nė pakon e Ahtisaarit, por nuk dihet nėse pėrfundimisht ky mision do tė veprojė nė bazė tė kėtij plani, apo do tė jetė zėvendėsim i UNMIK-ut.

    Radio Europa e Lirė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 26-11-2008 mė 16:53
    Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Ban Ki Mon i fut pykat paketės sė Ahtisarit me planin e tijė prej gjashtė pikash si policia,gjykata,doganat... (kėto gjashtė pika janė kėrkesė e Samarxhiqit,pėrkatėsisht e Srbisė) me njė fjalė OKB dhe UNMIK-u legalizojnė ndarjen funksionale (territoriale) tė Kosovės.

    Qeveria e Kosovės,Kuvendi dhe Kryetari i saj,nguten nė aprovime ligjesh nga paketa e Ahtisahrit e tė cilat nuk i njeh UNMIK-u,sikurse qė edhe srbėt nguten me konstituimet e kuvendeve komunale nė Kosovė tė bazuar ne rezolutėn 1244 me tė cilat UNMIK-u pajtohet "nė heshtje"!

    EULEX,o nėn ombrellėn e UNMIK-ut dhe t'i pėrmbahet rezolutės 1244 o nuk ka funksionim.

    Rezoluta 1244,Kosovėn e trajton si territor tė Srbisė.

    SHBA-tė,BE-ja dhe Qevria e Kosovės pėrkrahin Ban Ki Moon-in dhe planin e tij qė e emėruan si RIKONFIGURIM (ēka don me thėnė ky term,mos UNMIK-u rifillon edhe njė herė pushtetin e tij nė Kosovė nga e para!?)

    UNMIK-u dhe srbėt e Kosoves nuk e pranojnė Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės!!!

    UNMIK-u nuk pranon paketėn e Ahtisarit!!

    et,etj...

    Kaos/llug a?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Harudi : 27-06-2008 mė 14:24
    Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Thellohet edhe mė shumė kaosi juridik ne Kosovė!

    Serbėt formuan kuvendin nė Kosovė

    Mitrovica
    28.06.2008
    Albana Isufi
    Liderėt radikalė tė serbėve tė Kosovės kanė formuar nė Mitrovicė kuvendin e tyre, qė cilėsohet ilegal nga institucionet e Kosovės dhe nga administrata e Kombeve tė Bashkuara.




    Disa pėrfaqėsues tė serbėve tė Kosovės formuan sot nė veri tė Mitrovicės tė ashtuquajturin Kuvend tė Bashkėsisė sė Komunave tė Kosovės. Kuvendi pėrbėhet nga 45 pėrfaqėsues serbė, tė zgjedhur nė zgjedhjet lokale tė Serbisė, tė cilat u mbajtėn edhe nė territorin e Kosovės.

    Sipas themeluesve tė kėtij kuvendi, ky trup ėshtė bazė pėr mbrojtjen serbe tė Kosovės. Dokumenti i parė i kėtij organi paralel ėshtė deklarata konstitutive pėrmes sė cilės u hodh poshtė pavarėsia e Kosovės.
    Pėrkrahja nga Beogradi zyrtar ka ardhur pėrmes ministrit serb pėr Kosovėn, Sllobodan Samarxhiq, i cili ka vlerėsuar se ky kuvend do tė jetė njė urė lidhėse mes komunave tė Kosovės dhe institucioneve nė Beograd.

    “Do tė jetė de fakto pjesė e Qeverisė sė Serbisė nė terren, e cila me funksionin e vet do t’u mundėsojė serbėve, goranėve dhe joshqiptarėve tjerė qė tė mbesin nė vendin e tyre dhe tė sigurt tė jetojnė si qytetarė tė Serbisė”, tha Sllobodan Samarxhiq.

    Konstituimi i kuvendit paralel serb ėshtė bėrė nė ditėn e Vidovdanit, gjest ky i vlerėsuar lart nga kleriku serb Amfilohije, meqė, sipas tij, e tėrė historia serbe lidhet me kėtė ditė.

    Prishtina zyrtare ka reaguar kundėr kėtij organi paralel, duke vlerėsuar se ky do tė jetė njė trup, qė qėllim ka destabilizimin e Kosovės.

    Zėvendėskryeministri Ramė Manaj ka thėnė se kėto struktura paralele nuk prodhojnė kurrfarė efekti juridik nė Kosovė.

    “Ato janė pėrpjekje jolegale dhe ēfarėdo strukture eventuale qė formalisht mund tė duket se po formohet do tė jetė e paefektshme, e painkorporuar nė sistemin e punės tė funksionimit dhe tė realizimit nė kuptimin juridik dhe politik”, tha Manaj.

    Manaj ka thėnė se me kėtė veprim, disa politikanė serbė po mundohen t’i mashtrojnė bashkėkombėsit e tyre qė jetojnė nė Kosovė.

    “Janė vetėm pėrpjekje virtuale tė njė kuvendi virtual, i cili mund t’u shėrbejė atyre pėr synimet e tyre mashtruese ndaj qytetarėve serbė, pėrndryshe nuk kanė efekte dhe nuk prodhojnė efekte juridike”, theksoi Manaj.

    Zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Aleksander Ivanko, ka thėnė se formimi i strukturave paralele nė Mitrovicė ėshtė njė akt ilegal, me tė cilin forcohen strukturat paralele serbe.

    “Parlamenti serb ėshtė ilegal. Ai ėshtė njė pjesė e njė realiteti virtual, diēka qė ne nuk e marrim seriozisht”, ka thėnė Ivanko, duke shtuar se deklarata e kėtij kuvendi, e cila hedh poshtė pavarėsinė e Kosovės, nuk ndihmon nė pajtimin mes shqiptarėve dhe serbėve.

    “Do tė ishte mė e dobishme qė serbėt e Kosovės tė mundohen qė tė pėrfshihen sa mė shumė nė punėn e institucioneve tė Kosovės, nė vend se tė formojnė struktura tė reja paralele”, tha Ivanko.

    Mė herėt, shefi i ri i UNMIK-ut ka thėnė se nuk pret qė formimi i kuvendit serb tė ndryshojė realitetin nė terren. Ndėrsa, presidenti Sejdiu ka thėnė se strukturat paralele janė tė papranueshme, meqė qėllimi i tyre ėshtė destabilizimi i Kosovės.

    Ndėrkaq, edhe nė vetė mesin e serbėve ka skeptikė, tė cilėt e shohin kėtė veprim si tė padobishėm dhe qė nuk i sjell asnjė tė mirė komunitetit serb tė Kosovės.

    RFE


    A kanė ngjajshmėri kėto veprime politike tė srbve nė Kosovė,me ato tė shqiptarėve nė fillim tė viteve tė 90-ta kur shqiptarėt poashtu merrnin vendime politike e tė cilat Srbia i konsideronte si ilegale dhe kundėrkushtetuese ndaj shtetit tė Srbisė?

    Nė ato vite liderėt e institucioneve tė Srbisė deklaronin krejtėsisht njėjtė kur ishin nė pyetje vendimet politike tė shqiptarėve tė Kosovės sikurse qė tashti deklarohen liderėt e institucioneve tė Kosovės si zėv/kryeministri Manaj:

    “Ato janė pėrpjekje jolegale dhe ēfarėdo strukture eventuale qė formalisht mund tė duket se po formohet do tė jetė e paefektshme, e painkorporuar nė sistemin e punės tė funksionimit dhe tė realizimit nė kuptimin juridik dhe politik”, tha Manaj.
    ...

    “Do tė jetė i painkorporuar nė sistemin e punės, tė funksionimit dhe realizimit nė kuptimin juridik dhe politik, sepse ėshtė nė kundėrshti tė plotė me sistemin, rendin juridik, si dhe me Kushtetutėn”, thotė Manaj.

    Si po shihet vetėm rolet janė ndėrruar!!!

    Shqiptarėt e Kosovės me ato vendime politike nė vitet e 90-ta e tė cilat konsideroheshin jolegale dhe jokushtetuese pėr Srbinė,sollėn Kosovėn deri kėtu ku ėshtė,shtet i pvarur.
    A do tė ndodhė qė edhe srbėt e Kosovės me teritoret ku jetojnė sot (1/3 e territorit tė Kosovės),pas disa vite tė jenė nė juridiksionin e shtetit tė Srbisė?.
    Si duket PO!
    Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  4. #4
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838

    Exclamation 6 PIKAT E ZEZA TĖ OKB-sź!

    Kur lėshon njėher pe , atėher atė ta tėrheqin deri nė fund.

    Sikur nuk ėshtė e mjaftushme zbatimi i planeve antishqiptare , si ai i Ahtisarit, por tani vin edhe cudirat mė tė reja.

    Shkijet ende vendosin pėr Kosoven e "Pavarur".

    Me 6 pikat e fundit po i vjen fundi i Kosoves, dhe nuk e di deri kur do tė duroi ky popull kėsi pika/kushte kundėr shtetit edhe ashtu gjysėm tė pavarur.

    A do tė dal dikush qė tė kėrkoi pėrgjegjėsi nga politika e mbrapsht e udhėhequr nė Kosovė.

    Jo. pikave !
    Jo Ahtisarit!

    Vetėm Pavarsi tė plotė pėr kosoven dhe liri pėr shqiptarėt nė trojet etnike!

    Kili

    SHQIPĖRIA ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Sa dinė banorėt e Kosovės pėr pėrmbajtjen e kėtyre 6 pikave,edhe pse pėr herė tė parė ishin paraqit nė formė plani qė nė muajin qershor tė sivjetėm (2008) nga Ban Ki Moon e dėrguar edhe institucioneve tė Kosovės?

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=96843

    atė botė kryetari i Kosovės,Sejdiu,por edhe Thaēi e Krasniqi,kishin mirėpritur kėtė plan 6 pikėsh tė quajtur si rikonfigurim i UNMIK-ut nė Kosovė.
    Tashti i thanė jo kėti plani,at'her ēka pas JO-s?
    Kur i thuhet JO njė plani,at'herė paraqitet njė plan tjetėr.
    Kanė institucionet e Kosovės kundėrplan ndaj 6-pikėshit tė Srbisė e qė e bėri publik Ban Ki Moon-i?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Harudi : 11-11-2008 mė 17:33
    Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    qysh e paski rrok ju me turr koka edhe Amerika ne rrezik se mos po i shpallni luft ju

    o burra ka kush e udheheq politiken dhe popullin ne Kosove pa gaile flini

  7. #7
    Te drejte ka Loriku, ka se kush e udheheq popullin e Kosove. Juve mos beni gam gam kot se nuk ben vaki me te ndryshohet ceshtja e Kosoves. Tani dhe serbeve do ju behet nga pak qejfi se ska kuptim. Mbas gjithe atij gjaku qe derdhen edhe ata e meritojne nje kafshate. Mund te jete nje pjese e Mitrovices, mund te jete dicka tjeter... rendesi ka qe populli te rrije i qete se baballaret e kombit e kane kopsitur kete pune. Nami u befte.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    kjo mund te jet nje stimulim i qeveris kam frik se dote leshojn pe ne momentet e fundit
    nse dote ket negociata sigurisht dote leshojn pe pa diskutim europa dote qet kushte jo te favorshme per kosoves dhe qweveria dote dorzohet siq jemi mesuar te shohim ne te kaluaren
    dhe nse veq nje nga kto pika dote pranohet at her kosova edhe de jure dote ndahet dhe ne si qutetar QKA duhet ......TE PIM MAKIATOOOOO

  9. #9
    Sekretari Ban thėrret liderėt kosovarė tė ndryshojnė qėndrimin

    Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB, Ban Ki Moon, u bėri dje thirrje udhėheqėsve tė Kosovės tė jenė, siē tha realistė dhe fleksibilė dhe tė rishqyrtojnė edhe njėherė propozimin e tij mbi rikonfigurimin e UNMIK-ut dhe vendosjen e Eulex-it nė gjithė territorin e Kosovės. Ky reagim i Sekretarit Ban ka pasuar refuzimin nga ana e udhėheqėsve tė Kosovės nė formėn e propozuar tė gjashtė pikave tė tij rreth rikonfigurimit tė UNMIK-ut nė Kosovė.
    "Unė shpresoj qė qeveria nė Prishtinė do ta shqyrtojė propozimin tim nė mėnyrė pozitive dhe tė favorshme pėr tė ardhmen e vendit", tha ai nė konferencėn e tij tė rregullt, tė pėrmuajshme pėr shtyp nė selinė e OKB nė New York. Ban Ki Moon tha se ėshtė nė kontakt tė vazhdueshėm me liderėt evropianė si dhe me qeverinė amerikane dhe se propozimi i tij ishte negociuar me qeverinė serbe dhe me palėt e tjera tė interesuara. I pyetur drejtpėrdrejt se a pajtohej me qėndrimin e Beogradit qė EULEX-i tė jetė neutral ndaj statusit dhe tė mos zbatojė planin Ahtisaari, Ban u pėrgjigj se nė shumė raste e ka thėnė se 'veprimet e UNMIK-ut dhe EULEX-it nė Kosovė duhet tė jenė neutrale ndaj statusit dhe nė pėrputhje me rezolutėn 1244.' Lidhur me negociatat rreth planit tė tij ai tha se kishte 'njė pajtueshmėri tė tė gjithė tė interesuarve'."Tani ėshtė koha qė autoritetet e Kosovės t'i konsiderojnė nė mėnyrė tė favorshme dhe pozitive kėto propozime nė mėnyrė qė i gjithė procesi tė zhvillohet nė pėrputhje me Rezolutėn 1244 si dhe me pakon time qė i kam raportuar Kėshillit tė Sigurimit," tha Ban. Kėshilli i Sigurimit ende nuk ka caktuar njė datė tė re tė mbajtjes sė takimit dhe shqyrtimit tė raportit tė Sekretarit Ban. Nuk pritet qė plani i rikonfigurimit tė miratohet me ndonjė rezolutė nė Kėshillin e Sigurimit, mirėpo kjo mund tė bėhet me njė deklaratė presidenciale./S.gashi/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anėtarėsuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Te drejte ka Loriku, ka se kush e udheheq popullin e Kosove. Juve mos beni gam gam kot se nuk ben vaki me te ndryshohet ceshtja e Kosoves. Tani dhe serbeve do ju behet nga pak qejfi se ska kuptim. Mbas gjithe atij gjaku qe derdhen edhe ata e meritojne nje kafshate. Mund te jete nje pjese e Mitrovices, mund te jete dicka tjeter... rendesi ka qe populli te rrije i qete se baballaret e kombit e kane kopsitur kete pune. Nami u befte.
    Me cfar te drejte ti flet mor i nderuar, cfar qefi duhet ber serbeve.....!
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Hasan Prishtina [1873-1933]
    Nga AuGuSt_ nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 28-11-2011, 15:53
  2. Drenica
    Nga Foleja_ nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 181
    Postimi i Fundit: 14-01-2011, 00:30
  3. Kosova nė udhėkryq
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  4. Si pozuan burrat e shtetit shqiptar?
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 09:28
  5. Mediat Ne Kosove
    Nga ARIANI_TB nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-03-2006, 19:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •