Terrorizmi, zbulohet baza e Al-Kaedės nė Rrugėn e Durrėsit
Organizata jofitimprurėse Thirrja pėr urtėsi, nė listėn e zezė tė SHBA-ve. Kjo organizatė kishte rilindur pas aksionit tė CIA-s nė vitin 1998 nė Shqipėri
Shaban Sulēe
Njė operacion disavjeēar i CIA-s amerikane nė Kuvajt ka zbuluar njė korporatė, e cila dyshohet si financuesja mė e madhe nė botė e terrorizmit me filialin e saj edhe nė Shqipėri, tė quajtur Thirrja pėr urtėsi. Shoqėria tregtare Ringjallja e Trashėgimisė Islamike (Revival of Islamic Heritage Society, RIHS) e regjistruar nė Kuvajt si njė shoqėri bamirėse, ėshtė diktuar nga agjentėt amerikanė nė kalimin e disa transaksioneve ku destinacioni ka qenė pėr llogari tė grupeve tė shpallura si nėnstruktura tė Al-Kaedės, si Lashkar e-Tayyiba, Emaah Islamiyah dhe Al-Itihaad al-Islamiya. Dy ditė mė parė Departamenti i Thesarit nė Shtetet e Bashkuara ka dalė nė pėrfundimin se pikėrisht me anė tė kėtyre transaksioneve janė financuar akte terroriste. Por nė listėn e degėzimeve tė kėsaj korporate gjigante tė zbuluar nė Kuvajt e qė prej vitesh funksiononte si e ligjshme atje, ėshtė gjetur edhe njė adresė, e cila tė ēonte nė Rrugėn e Durrėsit nė Tiranė. Ka qenė pikėrisht adresa e OJQ-sė Thirrja pėr urtėsi, e cila ka funksionuar nėpėrmjet financimeve tė kėsaj korporate qė njėkohėsisht ka bėrė pagesa dhe pėr grupet mė tė fuqishme terroriste nė botė, sipas Departamentit Amerikan tė Thesarit.
Pretendimi
Nė deklaratėn publike tė Departamentit tė Thesarit nė SHBA ėshtė theksuar se do tu kėrkohet autoriteteve tė Kuvajtit qė tė ndihmojnė nė zbėrthimin e strukturave tė kėsaj korporate me dhjetėra filiale nė tė gjithė botėn, pasi ajo deri tani rezulton si rubineti i financimit tė disa akteve terroriste. Pėr mė tepėr, nė njoftimin e Departamentit tė Thesarit njoftohet se investigimi i personazheve tė kėsaj korporate ka nxjerrė nė dritė faktin se bėhet fjalė pėr tė njėjtėn celulė qė u godit nė vitet 1998-2000, por qė kėsaj here ka ndryshuar lėkurėn duke pėrdorur emra tė tjerė. Edhe nė kėtė rast historitė puqen me Shqipėrinė, pasi ėshtė i njohur fakti se nė vitet 1998-2000 nė vendin tonė u ndėrmorėn disa aksione, tė cilat kulmuan me vrasjen e Salah El-Sayed brenda nė njė lavatriēe rrobash nė Tiranė, ndėrsa pakkush e dinte se ky person ishte vėllai i Ayman Al Zavahirit (arkitekti i Al-Kaedės), krahut tė djathtė tė Osama bin Ladenit. Pas kėtij aksioni, qė kulmoi shkatėrrimin e celulės sė krijuar nė vitet 90, njė varg hetimesh nxorėn nė dritė dhe disa shoqata humanitare qė bėnin qarkullimin e lekėve, tė cilat u shkonin organizatave tė nėnstrukturuara tė Al-Kaedės.
Raporti
Kėto ngjarje i ka sjellė nė vėmendje dhe Departamenti i Thesarit nė SHBA, i cili ka njoftuar tė premten se tė dyshuara se siguronin mbėshtetje pėr terrorizmin, zyrat e kėsaj shoqėrie u mbyllėn ose u bllokuan nga qeveritė e Shqipėrisė, Azerbajxhanit, Bangladeshit, Bosnjė-Hercegovinės, Kamboxhias dhe Rusisė. Nė vendet ku aktivitetet e shoqėrisė Ringjallja e Trashėgimisė Islamike janė ndėshkuar nga qeveritė, shtabi qendror i kėsaj shoqėrie ka zhvilluar metoda tė shumėfishta pėr tė vazhduar operacionet e saj. Nė disa shtete, pėrfshirė Shqipėrinė dhe Kosovėn nė veēanti, zyrtarėt mė tė lartė tė shoqėrisė Ringjallja e Trashėgimisė Islamike kanė ndihmuar degėt lokale pėr tė ndryshuar emrat, pėr tė siguruar mbėshtetje tė re financiare pėr hapjen e organizatave tė reja, - thotė Departamenti Amerikan i Thesarit, i cili mė poshtė pėrmend OJQ-nė Thirrja pėr urtėsi nė Tiranė dhe OJQ-nė Dora e mirėsisė nė Kosovė.
Prezenca
Rreth tre muaj mė parė gazeta Albania ka shkruar lidhur mbi njė faqe elektronike (forum-islamik.com) e gjitha nė shqip dhe shumė e pasur me argumente dhe thirrje pėr xhihad. Financimi kishte kaluar pėrmasat e faqes elektronike dhe kishte mundėsuar dhe regjistrimin e disa kėngėve nė shqip, qė bėnin thirrje pėr xhihad. Pasi u njoh me kėtė fakt, Albania ka kontaktuar drejtues dhe ish-drejtues tė Komunitetit Mysliman Shqiptar, tė cilėt kanė pohuar se nė Shqipėri ėshtė shumė e lehtė qė tė gjejnė strehė financimet me zanafillė terroriste. Kjo ndodhte pasi, sipas tyre, vendi ende nuk ka njė ligj pėr fenė dhe shumė shoqata me natyrė fetare kanė tė drejtėn tė operojnė totalisht jashtė kontrollit tė Komunitetit Mysliman Shqiptar. Zakonisht personazhe nga bota arabe kanė hapur OJQ tė reja dhe nė postet drejtuese kanė vėnė shqiptarė, ndėrsa vetė nuk figurojnė, edhe pse janė pikėrisht ata qė kontrollojnė realisht kėto shoqata. Madje Komuniteti Mysliman ėshtė aq i pafuqishėm si pasojė e mungesės sė ligjit, saqė ka dijeni se disa nga kėto shoqata kanė nė borderotė e tyre edhe disa hoxhallarė tė Komunitetit, por prapė nuk mund tė bėjė asgjė nė kėto kushte, - i tha pak kohė mė parė Albania-s njė ish-drejtues i lartė i Komunitetit Mysliman Shqiptar.
Shoqėria Kuvajtiane: Nuk kemi lidhje me terroristėt
Shoqėria Islamike Bamirėse Kuvajtiane Ringjallja e Trashėgimisė Islamike, asetet e tė cilave janė ngrirė nga Departamenti Amerikan i Shtetit, mohoi nė mėnyrė kategorike deklaratat e bėra pėr lidhje me rrjetin terrorist Al-Kaeda. Ne jemi njė organizatė bamirėsie, e cila ėshtė njohur dhe mbėshtetur nga qeveria e Kuvajtit dhe llogaritė tona janė tė monitoruara ngushtė nga autoritetet. Bamirėsia jonė ka pasur pėr qėllim kundėrvėnien ndaj terrorizmit dhe Al-Kaedės, - tha dje pėr agjencinė franceze tė lajmeve AFP njė zyrtar i kėsaj shoqėrie. Deklarata nga kjo shoqėri ka ardhur pas vendimit tė ditės sė premte tė Departamentit Amerikan tė Shtetit, i cili vendosi qė tė ngrinte asetet financiare tė kėsaj shoqėrie duke bllokuar edhe selinė zyrtare tė saj nė Kuvajt. Shoqėria Ringjallja e Trashėgimisė Islamike e ka pėrdorur bamirėsinė dhe asistencėn humanitare si mbulesė, pėr tė financuar aktivitetin terrorist. Qeveria Amerikane aplikoi masa tė ngjashme ndaj zyrave tė kėsaj organizate nė Afganistan dhe Pakistan nė vitin 2002, duke u bazuar nė tė dhėnat qė faktonin mbėshtetjen e tyre pėr Al-Kaedėn, - tha Stuart Levey, sekretari pėr masat kundėr terrorizmit nė Departamentin Amerikan i Thesarit.
Shqipėria sekuestroi prona dhe asete tė tė dyshuarve pėr terrorizėm
Rreth 37 mijė metra katrorė rezulton gjithsej sipėrfaqja e pasurive tė paluajtshme qė u ėshtė sekuestruar nė Shqipėri personave tė dyshuar pėr financim tė terrorizmit. Kjo pasuri e paluajtshme, e pėrbėrė nga troje (27517.9 metra katrorė), apartamente banimi (1652.4 metra katrorė) dhe ambiente biznesi (7464.6 metra katrorė) ėshtė e shtrirė kryesisht nė Tiranė dhe urdhrat pėr sekuestrimet e tyre kanė qenė gjatė periudhės 2004-2006.
Konkretisht, shoqėrisė Loxhalli sh.p.k, me pronar Yasin Kadi, zotėrues i 100% tė aksioneve, i janė sekuestruar 26.347 metra katrorė sipėrfaqe truall, 619 metra katrorė sipėrfaqe apartamente banimi dhe 5009 metra katrorė ambiente biznesi. Autoriteti urdhėrues pėr sekuestrimin e pasurisė sė paluajtshme tė Loxhalli sh.p.k ka qenė ministri i Financave, ndėrsa baza ligjore ka qenė Ligji numėr 9258, datė 15.7.2004, urdhri numėr 2 datė 3.12.2004, ndryshuar me urdhrin numėr 36, datė 27.11.2006.
Fondacionit TAIBAH INT i janė sekuestruar 726 metra katrorė sipėrfaqe apartamente banimi. Autoriteti urdhėrues pėr sekuestrimin e pasurisė sė paluajtshme tė kėtij fondacioni ka qenė ministri i Financave, ndėrsa baza ligjore ka qenė Ligji numėr 9258, datė 15.7.2004, urdhri numėr 9 datė 10.03.2005, ndryshuar me urdhrin numėr 29, datė 05.07.2006. Njė tjetėr fondacion, tė cilit i ėshtė sekuestruar pasuria e paluajtshme, pasi rezulton nė listėn e zezė tė tė dyshuarve pėr financim terrorizmi, ėshtė fondacioni Al Haramania. Kėtij fondacioni i janė sekuestruar 432 metra katrorė sipėrfaqe truall dhe 157 metra katrorė sipėrfaqe apartamente banimi. Autoriteti urdhėrues pėr sekuestrimin e pasurisė sė paluajtshme tė kėtij fondacioni ka qenė ministri i Financave, ndėrsa baza ligjore ka qenė Ligji numėr 9258, datė 15.7.2004, urdhri numėr 10 datė 10.03.2005, ndryshuar me urdhrin numėr 30 datė 5.7.2006. Abdul Latif Saleh, njė tjetėr person i dyshuar si financues i terrorizmit, i janė sekuestruar 98.9 metra katrorė sipėrfaqe truall dhe 150.2 sipėrfaqe apartamente banimi. Edhe nė kėtė rast autoriteti urdhėrues ka qenė ministri i Financave, baza ligjore ka qenė Ligji numėr 9258, datė 15.7.2004, urdhri Nr.6, dt.25.11.2005, ndryshuar me urdhrin Nr.28, dt.5.7.2006. Gjithashtu sekuestro ka pėsuar edhe pjesa e pasurisė sė Al Kadi te Kullat binjake, pėrkatėsisht 550 metra katrorė sipėrfaqe truall dhe 2455 metra katrorė ambiente biznesi.
Gazeta ALBANIA
16 Qershor 2008
Krijoni Kontakt