Close
Faqja 24 prej 25 FillimFillim ... 1422232425 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 250
  1. #231
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Tiranė: Peticion Konferencės Islamike pėr Kosovėn

    Njė peticion me 50 mijė nėnshkrime tė qytetarėve tė Shqipėrisė do t'i dėrgohet tė dielėn Organizatės sė Konferencės Islamike. Peticioni kėrkon nga vendet anėtare tė kėsaj organizate tė njohin pavarėsinė e Kosovės.aa
    "Pėr ne si myslimanė ka qenė befasi qė bota arabe nuk e ka njohur shtetin e Kosovės. Ne menduam t'i apelojmė vendeve qė dhanė ndihma humanitare pėr Kosovėn nė vitin 1999", tha pėr agjencinė e lajmeve Reuters Agim Baēi, njė nga organizatorėt e peticionit.

    Baēi shtoi se peticioni ėshtė nėnshkruar nga qytetarėt e tė tria besimeve fetare qė ekzistojnė nė Shqipėri.
    13 shkurt 2009 - 15:55:32

    po se di perse po i lusum ata pisa
    se asgja nuk po na vyejn me mujt e me ua kall miekrrat e cjapit qityne qe na i kan que arabet ma mire eshte kan se me kerkue me na njoft ata idiota pisa miqt e rusis e serbis e ne nae mush Kosoven talibana me mjekerr-k....
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #232
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Peticion pėr Kosovėn

    50 mijė nėnshkrime tė qytetarėve tė Shqipėrisė
    i dėrgohen Konferencės Islamike
    pėr ta njohur pavarėsinė e Kosovės

    T I R A N Ė , 1 3 S H K U R T
    Njė peticion me 50 mijė nėnshkrime
    tė qytetarėve tė
    Shqipėrisė do t'i dėrgohet
    tė dielėn Organizatės sė Konferencės
    Islamike. Peticioni kėrkon
    nga vendet anėtare tė kėsaj organizate
    tė njohin pavarėsinė e
    Kosovės.
    "Pėr ne si myslimanė ka qenė
    befasi qė bota arabe nuk e ka
    njohur shtetin e Kosovės. Ne
    menduam t'i apelojmė vendeve
    qė dhanė ndihma humanitare
    pėr Kosovėn nė vitin 1999", - tha
    pėr agjencinė e lajmeve Reuters
    Agim Baēi, njė nga organizatorėt
    e peticionit. Baēi shtoi se
    peticioni ėshtė nėnshkruar nga
    qytetarėt e tė tri besimeve fetare
    qė ekzistojnė nė Shqipėri.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #233
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kosova nė fokus tė takimit tė Bashės nė Organizatėn e Konferencės Islamke

    Tiranė, 16 shkurt - Ministri i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė Lulzim Basha, gjtė qėndrimit nė Arabinė Saudite, ėshtė pritur nė Xhedah, nė njė takim zyrtar nga Sekretari i Pėrgjithshėm i Organizatės sė Konferencės Islamke, Ekmeledin Ihsanoglu Gjatė takimit Basha ka theksuar rėndėsinė qė i jep Shqipėria marredhėnieve me kėtė organizatė si dhe ėshtė diskutuar pėr intensifikimin e bashkėpunimit dhe koordinimit me qėllim nxitjen e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės nga anėtarėt e OKI t. Po kėshtu, gjatė takimit u diskutua mbi Ministerialin e ardhshėm tė OKI t si dhe pėr ēėshtje tė tjera tė bashkėpunimit nė gjirin e kėsaj organizate. Mė parė Ministri Lulzim Basha u prit nė njė takim tė veēantė nga Kujdestari i Dy Xhamive tė Shenjta, Mbreti Abdullah bin Abdulaziz Al Saud. Gjatė kėtij takimi tė pėrzemėrt Ministri Basha, pasi shprehu falenderimet pėr ndihmėn saudite pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt ndėr vite, e siguroi Madhėrinė e Tij pėr vullnetin e Shqipėrisė pėr tė forcuar dhe zgjeruar mė tej bashkėpunimin mes dy vendeve. Mė tej Ministri Basha bėri njė pasqyrė tė zhvillimeve nė rajon, me fokus nė zhvillimet nė Kosovė, pas shpalljes sė pavarėsisė. Ndėrkaq gjatė takimit me Ministrin e Punėve tė Jashtme te Mbreterise sė Arabisė Saudite, Princin Saud Al Faisal Bin Abdulaziz Al Saud, Ministri Basha e informoi homologun saudit mbi zhvillimet rajonale duke u ndalur nė njė analizė tė hollėsishme tė zhvillimeve pozitive nė Kosovė dhe nė Ballkan, pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės mė 17 shkurt tė vitit tė kaluar. Nė kėtė kuadėr, Ministri Basha vlerėsoi si shumė tė rėndėsishėm rolin e Arabisė Saudite nė raport me vendet arabe si dhe OKI n.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #234
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    414
    Kosova i qorton arabėt

    Pavarėsia e Kosovės pa dyshim se pėr tė gjithė shqiptarėt, ku nė shumicėn dėrmuese janė muslimanėt, paraqet ndodhinė mė tė madhe tė historisė sonė moderne. Kėtij akti i janė gėzuar tė gjithė shqiptarėt, po edhe muslimanėt e botės mbarė, mirėpo ne si hoxhallarė shpesh jemi ballafaquar me pyetje tė shumta tė xhematit: pse bota islame akoma nuk e ka pranuar pavarėsinė e Kosovės?

    Secili ėshtė munduar t’u japė pėrgjigje tė ndryshme, mirėpo para se tė dalim te pėrgjigja e kėsaj pyetje tė shohim se ēfarė ka ndodhur nė Kosovė dhe nė botėn islame e atė arabe gjatė kėtij procesi.

    Fillimisht vitin e kaluar para se tė shpallet pavarėsia e Kosovės, nė kohėn kur tė gjithė shikonin tė lobojnė pėr lehtėsimin e procesit tė pavarėsisė, kishte mosmarrėveshje mes Veton Surroit dhe Fatmir Sejdiut, rreth pjesėmarrjes sė pėrfaqėsuesit tė Kosovės nė Konferencėn Islamike, qė u mbajt asokohe nė Pakistan. Pa dyshim qė ky ishte njė hap aspak pragmatik e aq mė pak i drejtė.

    Pastaj nė ēastin kur u shpall pavarėsia e Kosovės pati njė deklaratė tė pėrgjithshme nga Konferenca Islamike pėr pranimin pavarėsisė sė Kosovės, mirėpo kjo nuk u pasua me konkretizimin e saj nga shtetet anėtare nė kėtė konferencė... Pėr kėtė shkak pati reagime konkrete nga shumė dijetarė muslimanė, qė kanė emisione tė ndryshme nė kanale satelitore, pėr vonesėn e shteteve arabe nė pranimin e shtetit tė Kosovės. Prej tyre ishte edhe shejh Selman Aude, i cili ėshtė njė dijetar shumė i njohur nė botėn islame, mu ky nė emisionin e tij “Jeta ėshtė fjalė” nė kanalin shumė tė njohur MBC foli pėr kėtė gjė dhe kėrkoi nga qeveritė arabe njohjen sa mė tė shpejtė tė Kosovės.

    Ai mes tė tjerash tha:

    “Kėrkoj nga Organizata e Konferencės Islamike dhe Liga Arabe qė tė nxisin shtetet anėtare nė kėto organizata ta pranojnė kėtė shtet, tė krijojnė raporte politike, ekonomike, kulturore dhe shkencore. Muslimanėt duhet ta pėrkrahin kėtė shtet tė ri”.

    Shejh Selman Aude nė kėtė emision parasheh njė tė ardhme tė mirė pėr Kosovėn, dhe se arabėt e muslimanėt duhet ta pėrkrahin politikisht dhe ekonomikisht, si dhe me shkėmbimin e dijes dhe tė kulturės.

    Kėtė gjė e kanė debatuar edhe disa gazeta nė Kosovė dhe janė munduar tė gjejnė fajtorin pėr kėtė gjė, normalisht duke kėrkuar qė fajtorin ta gjejnė te feja, mirėpo nuk kanė arritur tė japin ndonjė pėrgjigje konkrete, pėrpos faktit se disa shtete arabe kanė lidhje tė ngushta me Rusinė dhe se disa shtete, sidomos pas 11 shtatorit ushqejnė armiqėsi ndaj Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, kurse pavarėsia e Kosovės ėshtė njė arritje e tyre, prandaj edhe ata hezitojnė ta pranojnė kėtė pavarėsi.

    Njė version tjetėr ėshtė se disa shtete islame dhe jo-arabe kanė problem me provinca tė tyre, tė cilat mund ta pėrdorin pavarėsinė e Kosovės si precedent pėr t’u shkėputur edhe ata nga shteti i tyre amė.

    Nė kohėn kur nga ana serbe marrin pjesė delegacione tė niveleve mė tė larta, madje edhe kryetari i tyre nė konferenca tė ndryshme nė Lindjen e Mesme dhe Afrikė, niveli i delegacionit kosovar nė Konferencėn Islamike shkon deri nė rrafshin e ministrit tė arsimit. Pa dyshim se edhe kjo tregon mungesėn e pragmatizmit nė diplomacinė kosovare, apo njė lloj kompleksi inferioriteti nga kontaktet dhe lidhjet me botėn islame.

    Pėrderisa delegacionet kosovare tė nivelit mė tė lartė gjejnė kohė tė marrin pjesė nė seminare tė organizuara nga fondacione private dhe joqeveritare evropiane, ata nuk gjejnė kohė tė marrin pjesė nė konferenca tė nivelit rajonal, sikurse ėshtė Konferenca Islamike, apo Konferenca Afrikane.

    Sa pėr njoftim nė Konferencėn Afrikane mori pjesė vetė kryetari i Serbisė pėr tė luftuar pranimin e pavarėsisė sė Kosovės, kurse nė atė konferencė nuk kishte asnjė pėrfaqėsues nga qeveria kosovare.

    Pranimi i pavarėsisė sė Kosovės do tė kishte ndikim nė forcimin e raporteve mes muslimanėve shqiptarė dhe muslimanėve tė tjerė, e kjo ndoshta dikujt edhe i pengon, prandaj edhe nuk lobon aq shumė sa pėr tė jetėsuar raporte tė kėtilla, qoftė nga qarqet kosovare, apo nga ato ndėrkombėtare.

    Sipas disa qarqeve pranimi i pavarėsisė sė Kosovės nga bota islame do tė kuptohej edhe si njė argument shtesė pėr serbėt, tė cilėt kanė trumbetuar vazhdimisht pėr njė prani tė fundamentalizmit islamik nė Kosovė, gjė pėr tė cilėn ata janė munduar tė hulumtojnė e tė gjejnė, madje edhe tė sajojnė fakte tė tilla, prandaj sipas tyre edhe nuk duhet nxituar shumė nė kėtė drejtim nga pala kosovare.(1)

    Kėtė dis-harmoni tė qėndrimeve tė shteteve islame dhe popujve tė tyre, pėrveē qėndrimeve tė dijetarėve islamė e ilustrojnė shumė mirė edhe shumė shkrime tė analistėve dhe shkrimtarėve tė ndryshėm, qė i bėjnė thirrje qeverive tė tyre tė nxitojnė ta njohin Kosovėn si shtet i pavarur. Ata gjatė shkrimeve tė tyre promovojnė qėndrimet e drejta rreth lirisė dhe tė drejtės sė popujve pėr vetėvendosje, pragmatizėm diplomatik dhe ndėrlidhjen civilizuese, gjėra tė cilat sjellin njė sėrė tė mirash civilizuese, politike dhe ekonomike.

    Njė shkrimtar dhe analist arab duke folur rreth kėtij problemi mes tė tjerash shkruan:

    “Besoj se Kosova paraqet njė pėrvojė civilizuese, politike dhe zhvilluese, nga e cila duhet tė pėrfitojnė arabėt dhe muslimanėt, ose sė paku ta njohin atė. Sipas tė gjitha gjasave arabėt dhe muslimanėt do tė pėrfitojnė nga hapja politike dhe ekonomike me Kosovėn”.

    Ata mes tjerash thonė:

    “Qėndrimi i shteteve arabe dhe islame ndaj Kosovės pa dyshim ėshtė shumė i pakuptueshėm. Ēėshtja e Kosovės nuk dallon aspak nga ēėshtja e Bosnjės, e cila gėzoi njė pėrkrahje, solidarizim zyrtar dhe popullor shumė mė tė madh, prandaj pėrse tė sillen ndaj Kosovės me kėtė injorim dhe tė vonohen nė pranimin e pavarėsisė sė saj?!...

    Ata pasi flasin pėr disa shkaqe dhe arsyetime tė tė dyja palėve pėr vonesėn e pranimit tė pavarėsisė, shtojnė e thonė:

    “Kushdo tė jenė shkaqet apo sqarimet pėr kėtė vonesė, qėndrimi arab dhe i popujve musliman ndaj Kosovės nuk mund tė arsyetohet dhe tė mbrohet, pasi detyrė e arabėve dhe muslimanėve ėshtė ta pėrkrahin Kosovėn, duke pranuar pavarėsinė e saj fillimisht, pastaj duke hapur ambasada dhe pėrfaqėsi diplomatike nė ato vende dhe me pjesėmarrje ekonomike e mediale, e cila do t’u sjellė dobi tė gjitha palėve”.

    Kėta gazetarė dhe analistė duke e njohur dėshirėn e popujve arabė pėr turizėm dhe argėtim, sidomos ditėve tė nxehta tė verės mundohen qė ta promovojnė Kosovėn edhe si vend turistik. Ata e paraqesin Kosovėn si vend tė bukur dhe tė pėrshtatshėm pėr turizėm veror dhe dimėror. Ēmimet janė tė pranueshme ose mė tė lira se nė vendet e tjera turistike. Ka qetėsi, siguri, pastėrti, kurse shėrbimet themelore qė i interesojnė njė turisti vizitor i ofrohen nė njė nivel tė lartė cilėsor dhe me ēmime tė logjikshme. Gjuha angleze flitet nga njė pjesė e madhe e popullit, por ka edhe njė numėr tė madh qė kanė studiuar apo punuar nė botėn arabe.

    Kėto shkrime gazetareske nga gazetarė dhe analistė arabė e paraqesin popullin e Kosovės, si njė popull tė dashur, fisnik dhe qė i duan shumė mysafirėt, mund tė bashkėpunosh me ta dhe t’u besosh atyre.

    Pra, kėto ishin disa zėra qė burojnė nga brendia e popullit arab dhe musliman, i cili kėmbėngul nė solidarizimin maksimal me popullin e Kosovės pėr dallim nga qėndrimi zyrtar, i cili pa dyshim qė ėshtė shumė i vonuar dhe aspak i logjikshėm apo pragmatik.

    (1)Fatkeqėsisht kėtė dilemė e vėrtetojė deklarata e fundit e kryeministrit tė Kosovės pas vizitės qė i bėri kryetarit tė SHBA - ve, ku tha se i ka premtuar kryetarit Xhorxh Bush se do ta luftojė fundamentalizmin islamik nė Kosovė. Parashtrohet njė pyetje e thjeshtė logjike: ku ka vend pėr fundamentalizėm islamik nė njė vend ku akoma shumica dėrmuese e popullit tė atij vendi nuk kanė njohuri esenciale mbi fenė Islame dhe mjaftohem vetėm me pėrkatėsinė deklarative kurse nuk kanė asnjė element fetarė nė jetėn e tyre tė pėrditshme?!

    Shkruan: Bekir Halimi

    Bekir Halimi,
    20.8.2008

  5. #235
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Se pari, duhet te kuptoni qe suksesi i shtetit te ri te pavarur te Kosoves nuk matet me "sa shtete te huaja na kane njohur pavaresine?" por matet me "sa reforma te suksesshem ka ndermare qeveria shqiptare?", apo "sa vende te reja pune, sa investime, sa eshte zhvilluar e rritur mireqenia ne Kosove?". Kosova do te jete e pavarur dhe me nje shtet te konsoliduar pikerisht, nga puna e institucioneve demokratike te Kosoves dhe vitaliteti e gadishmeria e popullit te Kosoves per te ndertuar nje shoqeri te re demokratike.

    Se dyti, duhet te mesoni qe cdo popull i botes ka interesat e veta kombetare ashtu sic i kemi edhe ne shqiptaret. Perpara se ti paragjykoni keta popuj e shtete, do te benit mire qe ti jepnit pergjigje pyetjes: perse keto vende jane pro apo kunder pavaresise se Kosoves? Cilat jane interesat e tyre? Njerezit e paditur e shikojne boten bardh e zi, miq dhe armiq. Bota eshte shumengjyreshe dhe duhet te mesoni qe ti shikoni dhe shijoni ngjyrat e saj.

    Cilat jane motivet qe disa vende islamike nuk duan te njohin pavaresine e Kosoves?

    1. Nuk duan te prishin status-quo brenda shoqerive te tyre

    Me pak fjale, diktatoret dhe monarket e ketyre vendeve, nuk duan qe te dalin para publikut te tyre e te thone: sot njohem pavaresine e Kosoves, nje populli mysliman ne zemer te Evropes. Kjo do te sherbente si shembull i keq per shoqerite e tyre te shtypura, te cilat e shohin pavaresine e Kosoves si nje model per zgjidhjen e problemeve te tyre te brendshme.

    Arsyeja tjeter eshte se disa nga keto vende kane probleme te brendshme me grupe separatiste qe ose duan te shkeputen fare nga territori dhe kontrolli i tyre, sic eshte rasti i Turqise, Irakut, Pakistanit, ose duan te jete autonome nga qendra e shtetit.

    2. Demokracia, molla e sherrit

    Arsyeja tjeter kryesore perse shume nga keto vende islamike nuk mbeshtesin pavaresine e Kosoves ka te beje me ate qe shteti dhe populli i Kosoves aspiron te jete: nje shtet demokratik. Presidenti i Egjiptit, Mbreti i Jordanise apo Princi i Arabise Saudite nuk kane se si te mbeshtesin nje shtet te pavarur demokratik ne te cilin jetojne myslimane. Po ta benin nje gje te tille, do te fillonin protestat ne rruget e Egjiptit e Jordanise "duam edhe ne te jemi te pavarur dhe te lire si kosovaret". Dhe kjo do te perbente nje kercenim per pushtetin e ketyre diktatoreve e monarkeve.

    3. Pro Integrimit Evropian, Jo Integrimit Islamik

    Problemi tjeter qe keto vende shohin me Kosoven eshte se Kosova eshte biresuar nga NATO dhe Bashkimi Evropian. Flamuri i shtetit te ri te Kosoves nuk le ndonje dyshim per kete. Dhe pavaresisht se menjehere pas clirimit te Kosoves vendet islamike vershuan ne Kosove duke investuar miliona dollare me qellim qe te benin per vete popullin dhe klasen politike te Kosoves, ata u zhgenjyen pa mase nga arroganca me te cilen klasa politike tregoi ndaj tyre. Dhe duke qene se nuk mund te konkurrojne dot me popullaritetin e SHBA dhe BE, islamiket u terhoqen nga Kosova me qejfmbetje.

    Frika me e madhe e ketyre vendeve islamike nuk eshte fakti qe Kosova eshte e pavarur. Frika me e madhe eshte se eksperimenti i ndertimit te nje shoqerie dhe shteti demokratik ne Kosove do te jete i suksesshem. Keto vende i tremben kthimit te Kosoves ne "shtetin demokratik model" per te gjithe shoqerite islamike ne Lindjen e Mesme e me gjere. Presidenti amerikan dhe te gjithe shtetaret ne Perendim, ne takimet e fjalimet e tyre perpara nje publiku islamik, do te tregonin me gisht nga Kosova si "nje histori suksesi ne ndertimin e nje shteti demokratik brenda nje shoqerie myslimane ne zemer te Evropes".

    Albo

  6. #236
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin

    Sipas jush kur neser Arabia Saudite ta njoh Kosoven e pavarur , ateher ata kan pranu shkatrrimin e vet ?
    Te presim a do te ndodh kjo qe that ju , deri me tani , kjo ska ndodh as ne Turqi e as ne Afganistan , as ne Malajzi e as Senegal ...

    Ne pershendesim popullin musliman nga mbar bota , per mbeshtetjen e gjithanshme qe na kan dhen dhe qe akoma moralisht po na mbeshtesim , mbeshtetja e tyre seshte mbeshtetje dyftyrshe dhe seshte per arsye qe u kalon afati , dua te thom seshte mbeshtetje e tipit Rus ose Kinez ( gjat epokes komuniste shqiptare) .

    Dhe poashtu falenderoj Allahun qe lideret e ketyre shteteve me popullsi muslimane , nuk dolen kunder pavarsis se Kosoves , e edhe me mir qe nuk po punojn kunder pavarsis se Kosoves , sic punon vllazeria serbe , kam fjalen : Greqia dhe Rusia.

    1. Countries that will recognize the Republic of Kosova soon

    (Directly or Indirectly announced by respective governments or diplomats)

    Bangladesh Announcement
    Egypt, Arab Rep. Announcement
    Haiti Announcement
    Jordan
    Kuwait
    New Zealand Announcement
    Oman Announcement
    Pakistan Announcement
    Qatar Announcement
    Saudi Arabia Announcement
    Timor-Leste Announcement
    Yemen, Rep. Announcement

    _____

    Presim cfar dot ndodhe pas pranimit te pavarsis se Kosoves nga keto shtete me lart , mendoni ju shoku me lart se keni te drejt ne ate qe that ?

    Aj te qeshi dhe njeher me shkrimin tuaj

  7. #237
    Citim Postuar mė parė nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    Une besoj se shumca e antarve grekofila qe jan ketu e din pse nuk po pranohet pavarsia e Kosoves nga vendet Islamike, por ata deshirojn cdo hapsir ta shfrytezojne per ta perqa popullin shqiptar.
    Forumi Shqipta nuk ka antare grekofila, ka antare qe mendojne ndryshe nga ty dhe nuk ndajne te njejtin besim me ty. Metri jot i tolerances eshte shume i shkurter dhe nxitimi per te perkufizuar dike si grekofil apo serbofil eshte po aq i nxituar.

    Shoqeria civile e te gjitha vendeve Islamike eshte pro pavarsis se Kosoves kete e ka vertetu edhe klubi per politik te jashte i Kosoves me ne krye Veton Surroin. Kur Surroi ka ber thirrje nga institucionet e Kosoves, nga qeveria dhe Presidenca qe te lobohet ne vendet Islamike, zyrtaret e qeveris kan refuzu te bejn nje gje te till madje Thaqi ka deklaru:
    "Nuk shojme ne permes adresave te dyshimta, ne e kemi brukselin dhe washinjngtonin"
    Vendet islamike kane shoqeri civile? Qe kur keshtu dhe si perfaqesohet kjo shoqeri civilie? Dhe po, shume mire ka bere Thaci qe eshte distancuar nga bota arabe dhe shikon nga Brukseli dhe Washington. Ishte Nato dhe Amerika ato qe ben te mundur pavaresine e Kosoves sot. Thaci si cdo shqiptar i vertete ka te zhvilluar ndjenjen e mirenjohjes dhe mikut qe i gjendet ne dite te veshtire nuk di ti refuzoje shtrengimin e dores dhe as ti mohoje ndihmen e dhene.

    Po ashtu eshte edhe nje faktor tjeter se pse shtetet Islamike nuk e pranojne dhe kjo arsye eshte se prijsit i kan matrapaz dhe tradhtar. E pate shum mir rastin me palestinen a i ndihmoj dikush jo sepse prijsit e tyre jan pro israilit dhe per ti ruajt pashalleqet e veta ata bejn marrveshje ne dem dhe kurriz te qytetarve te vet. Andaj per ata qe se din duhet ta ken te qart se shoqeria civile e te gjitha vendeve islamike eshte pro pavarsis por prijsit e tyre jan kunder. Edhe nje gje A. Saudite eshte vendi mik me USA dhe pavarsin ende se ka pranu a thua pse, kjo nuk eshte e rastesishme kjo ka prapavi politike. Kjo eshte ber me qellim qe te ket sa me shum antipati ndaj muslimaneve siq edhe po ndodh edhe ketu ne forum.
    Ky argumenti i fundit eshte sa qesharak aq dhe i paqendrueshem. Dhe ne forumin tone nuk ka antipati ndaj myslimaneve por ka antipati ndaj cdo lloj ekstremizimi. Pse? Fare e thjeshte: Shqiptaret asnjhere nuk kane qene esktremista ne besimin e tyre dhe refuzojne te pranojne nje realitet te importuar nga bota arabe. Nje moderatori qe ka marr persiper te moderoje nje nenforum fetar nuk i takon te shprehet me ate gjuhe jo tolerante duke damkosur nje pjese te konsideruar te antaresise.

  8. #238
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-02-2009
    Postime
    394
    Citim Postuar mė parė nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    Une besoj se shumca e antarve grekofila qe jan ketu e din pse nuk po pranohet pavarsia e Kosoves nga vendet Islamike, por ata deshirojn cdo hapsir ta shfrytezojne per ta perqa popullin shqiptar. Shoqeria civile e te gjitha vendeve Islamike eshte pro pavarsis se Kosoves kete e ka vertetu edhe klubi per politik te jashte i Kosoves me ne krye Veton Surroin. Kur Surroi ka ber thirrje nga institucionet e Kosoves, nga qeveria dhe Presidenca qe te lobohet ne vendet Islamike, zyrtaret e qeveris kan refuzu te bejn nje gje te till madje Thaqi ka deklaru:
    "Nuk shojme ne permes adresave te dyshimta, ne e kemi brukselin dhe washinjngtonin"
    Vet institucionet e Kosoves i kan injoru vendet Islamike, nuk e di arsyen pse por kjo ka ndodh. Institucionet e Kosoves nuk kan asnje merit per njohjet e Kosoves qe kan ndodh deri me tani, pasi per ket jan perkujdes vendet sponzorizuesi te pavarsise se saj. Pra edhe per njohjet e deritanishme qe kan ndodh meritat nuk i takojn institucioneve Kosovare. Qe nga momenti i shpalles se pavarsis se Kosoves ministri i jashtem serb V. Jeremiq me teper ka qen jasht Serbise sesa brenda saj duke lobu me te paverteta, per Kosoven si pjes te Serbise ndersa institucionet tona flejn dhe presin te loboj dikush tjeter per ta.
    Po ashtu eshte edhe nje faktor tjeter se pse shtetet Islamike nuk e pranojne dhe kjo arsye eshte se prijsit i kan matrapaz dhe tradhtar. E pate shum mir rastin me palestinen a i ndihmoj dikush jo sepse prijsit e tyre jan pro israilit dhe per ti ruajt pashalleqet e veta ata bejn marrveshje ne dem dhe kurriz te qytetarve te vet. Andaj per ata qe se din duhet ta ken te qart se shoqeria civile e te gjitha vendeve islamike eshte pro pavarsis por prijsit e tyre jan kunder. Edhe nje gje A. Saudite eshte vendi mik me USA dhe pavarsin ende se ka pranu a thua pse, kjo nuk eshte e rastesishme kjo ka prapavi politike. Kjo eshte ber me qellim qe te ket sa me shum antipati ndaj muslimaneve siq edhe po ndodh edhe ketu ne forum.
    a super ke than, askush ma mir nuk kish mujt me than.

    kur i kemi injoranta si lider(hashim *** thaci), ateher cka mund te presim prej dikujt tjeter?

  9. #239
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Ministri Jashtėm i Algjerisė, Mourad Medelci, ka thėnė se vendi i tij ka njė pozicion tė vendosur ndaj Kosovės dhe nuk do tė njohė kurrė pavarėsinė e saj.

    Medelci i ka bėrė kėto komente pas njė takimi me Ministrin e Jashtėm tė Serbisė, Vuk Jeremic.

    “Ne jemi njė shtet i pavarur dhe ne marrim vendime. Algjeria ėshtė nė kontakt me shumė shtete, por ne marrim vendimet”, ka thėnė Medelci, i pyetur nėse ka presion nė kėtė ēėshtje nga shtetet Perėndimore.

    Ai ka mbėshtetur Serbinė.

    “Kosova ėshtė pjesė e Serbisė dhe qėndrimi ynė nuk mund tė ndryshojė. Ky qėndrim ėshtė njė linjė me respektimin e parimeve tė legjitimitetit ndėrkombėtar”, ka thėnė Medelci.

    link
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  10. #240
    Muslim Maska e Argjendii
    Anėtarėsuar
    18-03-2009
    Vendndodhja
    Lugin
    Postime
    123
    njera nder shkaqet qe shtetet arabe nuk e njohin Kosoven esht shumica e popullit te Kosoves esht se jan Musliman dhe se organet e RKS nuk jan deklaruar ashtu dhe thon se Kosova esht shtet laik

Faqja 24 prej 25 FillimFillim ... 1422232425 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Demaēi
    Nga lum lumi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •