Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1

    Tirana zbulon rrënjët

    Duket se Tirana ka vendosur të tregojë për të kaluarën e saj. Pas zbulimeve të bujshme në zonën e Kalasë së Tiranës, të cilat devijuan një projekt të tërë urbanistik, një tjetër zbulim është bërë së fundmi në Rrugën e Barrikadave. Kanë qenë sërish dhëmbët e ekskavatorëve që kanë ndeshur në objektet arkeologjike. Bëhet fjalë për pllaka mermeri e epitele guri të shkruara në arabisht, të cilat sipas specialistëve i përkasin Mesjetës së vonë.

    Alma Mile

    Pllaka të gurta e të mermerta me mbishkrime arabe u zbuluan gjatë punimeve në Rrugën e barrikadave. Arkeologët kanë kërkuar pezullimin e punimeve nga Bashkia. Objektet i përkasin Mesjetës së vonë

    Duket se Tirana ka vendosur të tregojë për të kaluarën e saj. Pas zbulimeve të bujshme në zonën e Kalasë së Tiranës, të cilat devijuan një projekt të tërë urbanistik, një tjetër zbulim është bërë së fundmi në Rrugën e Barrikadave. Kanë qenë sërish dhëmbët e ekskavatorëve që kanë ndeshur në objektet arkeologjike. Bëhet fjalë për pllaka mermeri e epitele guri të shkruara në arabisht, të cilat sipas specialistëve i përkasin Mesjetës së vonë. Zbulimi i objekteve u bë gjatë punës për rikonstruktimin e rrugës, pranë shkollës së mesme “Sami Frashëri”. Të parët që përcollën lajmin në institucionet përkatëse, ishin banorët e zonës, të cilëve u tërhoqi vëmendjen dalja në dritë e këtyre objekteve. Pas inspektimit në zonë, arkeologu dhe restauratori Spiro Nika ka nxjerrë në dritë edhe disa gjurmë të reja, që mendohet të jenë epitafe varresh, apo edhe pjesë shtambash, eshtra apo edhe copëza të tjera pllakash të hershme. Nga një studim i parë, mësohet se një prej pllakave të jetë e vitit 1785 ndërsa tjetra e vitit 1814. Sipas arkeologut Nika, dje i është dërguar një shkresë për pezullimin e punimeve në rrugë, Bashkisë së Tiranës. “Zona ka nevojë për një studim të hollësishëm, prej të cilit do të dalin edhe përfundimet e sakta mbi përkatësinë dhe moshën e objekteve të zbuluara”, - thotë ai. Sa i përket vlerës që kanë, arkeologu thotë se ajo është e dyfishtë. “Së pari bëhet fjalë për vlera humane, pasi dihet që në atë zonë shtrihej një kompleks i tërë fetaro-social i besimit mysliman dhe bektashi, ku përveç xhamive dhe teqeve, ka pasur edhe një varrezë, e cila ka ekzistuar deri në vitin 1967. Por ka edhe vlera për trashëgiminë kulturore, pasi objektet janë 200-300-vjeçare”, - thotë Nika. Mësohet se në atë zonë më parë ka ekzistuar teqja e Sheh Dyrit, e cila është shpallur monument kulture dhe është vënë në mbrojtje nga shteti në vitin 1963. Ndërsa në oborrin ku sot ngrihet gjimnazi “Sami Frashëri” ka qenë më parë edhe një xhami, në të cilën zhvillohej edhe mësim.Kështu që gjetjet e reja në Rrugën e “Barrikadave” mendohet të jenë pjesë e këtij kompleksi social- fetar. Ato mund të jenë pllaka varri ose pjesë nga teqeja. Nika thotë se mbi pllakat e gurta gjenden mbishkrime në gjuhën arabe, të cilat kanë nevojë për deshifrime. Punëtorët e firmës, tregojnë se të tilla pllaka me mbishkrime i kanë hedhur bashkë me mbetjet inerte në lumin pranë Babrrusë. Ata tregojnë se kanë gjetur gjatë punimeve edhe monedha të vjetra, njëra prej të cilave i përket vitit 1830. Sipas historikut të Teqes së Sheh Dyrit, shkruar nga Prof. Dr. Emin Riza, mësojmë se në rrugën “Barrikadat” i përket shekullit të XVIII. “Pas fletë rrufesë për prishjen e xhamisë së “Et’hem Beut, një prej veprave më të spikatura të kësaj gjinie në Tiranë, regjimi sulmoi edhe teqen e Sheh Dyrit. Ashtu si shpesh me mjetet e njohura, të cilat shpërfillnin gjithçka njerëzore, Komiteti i Rinisë, së shkollës së mesme “Sami Frashëri”, në emër të rinisë së shkollës, e cila ishte pranë kompleksit të teqesë në të vërtetë urdhëron: ne kërkojmë që brenda kësasj teqeje të zhduken varret e shenjta, të shkatërrohen ato, si gjëra të parëndësishme pa vlerë, të cilat jo vetëm që nuk ndihmojnë në faktet historike, por edhe i prishin rëndësinë atyre. Vetë punonjësit e IMK-së u detyruan të shkatërrojnë tyrben, pjesë organike të teqesë me vlera historiko-arkitektonike. Pas rreth 20 vjetësh nga përfundimi i ndërhyrjeve restauruese në vitin 1983 u vërejtën dëmtime, që u pasuan në një tjetër ndërhyrje”,- shkruan Emin Riza në historikun e Teqesë.

    Gazeta Shekulli
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Ata tregojnë se kanë gjetur gjatë punimeve edhe monedha të vjetra, njëra prej të cilave i përket vitit 1830. Sipas historikut të Teqes së Sheh Dyrit

    Euh, çfar zbulimi fenomenal, disa mbishkrime arabe, po kete e kemi ditur te gjithe ore qe tiranen e themeloi nje pasha turkë, e pasatj, ku eshte problemi nese nej pasha turk nga nje regjion i azise te emertoje kete vend si perkujti nga nostalgjia ndaj venit te tij te lindjes; Tirhana !
    ku eshte problemi ketu ?
    Ne ishim te pushtuar, secili pushtues mund te luaj si te duaje me nje vend te pushtuar..;
    Sot e gzofshim Tirhanen ! ...pune e madhe çka mendojne te tjeret, pse te fshifet historia, pushtuesit shkojn e vijne e njerzit mbesin...

  3. #3
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Tirana zbulon rrënjët


    Pllaka të gurta e të mermerta me mbishkrime arabe u zbuluan
    T'i gezojne tiranasit rrenjet lol.

    Emervendi Tirane dhe variante te tij shfaqen ne dokumenta te ndryshme te periudhes para-otomane. Prokopi permend keshtjellen romane te quajtur "Tirkon" ne Dajt qe ne Shek te 6te pas Krishtit. Venecianet permendin "Tiranen" ne dokumetat e tyre. Barleti permend "Tiranen e madhe" dhe "Tiranen e vogel" ne biografine e Skenderbeut ...
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anëtarësuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Nga një studim i parë, mësohet se një prej pllakave të jetë e vitit 1785 ndërsa tjetra e vitit 1814. Sipas arkeologut Nika, dje i është dërguar një shkresë për pezullimin e punimeve në rrugë, Bashkisë së Tiranës.

    Nuk e di ku e ka marre dipllomen e historise shkruesi i artikullit, po periudha 1785-1814 nuk i perket mesjetes te vone. Vazhdoni pezulloni me shume ndertime per varret e turqve.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Citim Postuar më parë nga malo666 Lexo Postimin
    Nga një studim i parë, mësohet se një prej pllakave të jetë e vitit 1785 ndërsa tjetra e vitit 1814. Sipas arkeologut Nika, dje i është dërguar një shkresë për pezullimin e punimeve në rrugë, Bashkisë së Tiranës.

    Nuk e di ku e ka marre dipllomen e historise shkruesi i artikullit, po periudha 1785-1814 nuk i perket mesjetes te vone. Vazhdoni pezulloni me shume ndertime per varret e turqve.
    Shiqo o malo66,
    Mos i gjyko ata qe shkruajn gjithqka, ka prej tyre qe nuke marrrin as ere ne koherat...

    P.S; uneju kuptoj fare mire ne disa raste ku veni dhe pse veni, me teper jeni nje diplomat se sa nje historian...

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga D@mian Lexo Postimin
    T'i gezojne tiranasit rrenjet lol.

    Emervendi Tirane dhe variante te tij shfaqen ne dokumenta te ndryshme te periudhes para-otomane. Prokopi permend keshtjellen romane te quajtur "Tirkon" ne Dajt qe ne Shek te 6te pas Krishtit. Venecianet permendin "Tiranen" ne dokumetat e tyre. Barleti permend "Tiranen e madhe" dhe "Tiranen e vogel" ne biografine e Skenderbeut ...
    Sakte. (pervec emertimit te Prokop von Cesarea e ka quajtur Tirkan per shkak te keshtjelles ne rreze te Dajtit qe kishte te njejtin emer).

    Po nga ta dine gazetaret e Shekullit. Rrenjet sipas tyre fillojne me Sulejman Pashen. Me e forta eshte qe po e njejta gazete 5 vjet me pare ka dhene tjeter informacion madje dhe me nje titull disi bombastik dhe nga e njejta gazetare:

    Çudia e parahistorisë së Tiranës, zbulohet nëntoka romake

    Alma Mile

    Janë zbuluar dje në Tiranë, në afërsi të mozaikut, tre objekte të tjera të periudhës romake. Bëhet fjalë për disa gurë varri, mbi të cilat janë gdhendur imazhe dhe gërma


    Pjesë-pjesë, Tirana antike, po krijon imazhin e saj. Pas zbulimit të rastësishëm të një stereje uji dhe disa shkallëve, gjatë gërmimit për shtrirjen e kanalizimeve të ujërave të bardha, nga Bashkia e Tiranës, gjatë ditës së djeshme, punëtorët kanë gjetur disa objekte të tjera. Bëhet fjalë për disa stela, apo gurë funerarë (varri), të përmasave të mëdha, të cilat mendohet t’i përkasin shek. III të erës sonë. Mbi tre objektet ka vizatime të gdhendura, si edhe disa shkronja, të cilat duhet të studiohen dhe të identifikohen. Mbi njërin prej tyre dallohet fare qartë një trajtë njeriu me veshje karakteristike, por pa kokë. Sipas drejtorit të Drejtorisë Rajonale Monumenteve të Tiranës, Genc Samimi, vendi ku këto objekte u gjetën, nuk ka qenë vendndodhja e tyre fillestare. Sipas tij, ato mund të jenë gjetur gjatë hapjes së një tuneli aty pranë, apo të ndonjë objekti tjetër dhe janë groposur më pas, pse jo edhe mund të jenë fshehur. Kjo vërtetohet prej faktit që poshtë këtyre gurëve të varrit janë gjetur tulla të zakonshme, apo materiale të tjera që i përkasin kohës së tanishme. Punëtorët e firmës së ndërtimit i kishin zhvendosur gurët prej vendit, për në oborrin e ateliesë rajonale, ku specialistët janë duke punuar për pastrimin e tyre prej dherave, me qëllim daljen në dritë të elementëve të tjerë. Pavarësisht zhvendosjes, objektet nuk kanë pësuar dëmtime falë kujdesit punëtorëve të firmës që po hap kanalizimet. “Nga sa kemi dalluar deri më tani, në bashkëpunim me specialistë të tjerë, si nëndrejtorin e Institutit të Arkeologjisë, Ilir Gjipalin dhe prof. Skënder Muçën, njëri prej objekteve të gjetur, para se të shërbente si stelë varri, mund të ketë qenë pjesë e një qemeri me hark, ndërsa tjetri, i cili ka edhe përmasa më të mëdha, ka karakteristikat tipike të një guri varri”, - thotë Samimi. Sipas tij, kjo është një tjetër dëshmi, që në zonën ku është bërë zbulimi, mund të ketë ekzistuar një komunitet i tërë. “Nuk është e mundur që Tirana ta ketë fillesën e vetë në vitet 1600. Objektet që ne po gjejmë nga dita në ditë, na bëjnë të besojmë që në këtë zonë, duhet të ketë edhe shumë objekte të tjera. Për këtë arsye, jemi në përpjekje për të blerë truallin përreth muzeut, për të bërë gërmime të tjera arkeologjike. Gjithashtu do të kemi nën vëmendje dhe hapjen e themeleve për ndërtimin e një pallati këtu pranë. Këtu gjenden rrënojat e një ndërtese romake të shek.III, e cila më vonë është përshtatur në një shtëpi të krishterë dhe ku ka kishë, ka gjithmonë edhe komunitet”, - thotë Genc Samimi, duke shprehur edhe nevojën e caktimit të një arkeologu, për të ndjekur punimet që po kryhen nga firma e ndërtimit. Sipas Samimit e gjithë Tirana është e rrethuar nga kala të rëndësishme, siç është ajo e Persiopit, e Petrelës, Ndroqit, që i përkasin periudhave të hershme dhe si rrjedhim, Tirana ka një parahistori.

    “Nuk është e mundur që Tirana ta ketë fillesën e vet në vitet 1600. Objektet që ne po gjejmë nga dita në ditë, na bëjnë të besojmë që në këtë zonë, duhet të ketë edhe shumë objekte të tjera. Për këtë arsye, jemi në përpjekje për të blerë truallin përreth muzeut, për të bërë gërmime të tjera arkeologjike.

    shekulli
    26/10/2003
    Hajde gjeje me keta gazetare rrypa qe kemi ne.

  7. #7
    Mos ja veni fajin Almes, e punesuar eshte e shkreta, ca i thone ben
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk shoh te keqe ne alarmin qe ngre kjo goca..
    pra te zbulohen arkeologjia..e ti ndalet dora mafies.. se ndertimit..
    jeni kondra ju mo..
    sa fansa paska edvini..

  9. #9
    Aman o brar pash zotin. Edhe tek arkeologjia e fute edvinin e kompani? Ska te beje me ndertimet pa leje apo pervetesim trualli por me faktin e vjetersise se Tiranes qe eshte me e lashte sesa pretendohet ne shkrimin hapes te temes.

Tema të Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Ku ishe deri dje Edi Rama?
    Nga DYDRINAS në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 05:52
  4. Dr Krist Maloki per Shtetin dhe Kombin
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-09-2007, 15:00
  5. Albania - Andrew Mueller
    Nga katana në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 31-07-2003, 09:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •