Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Zbulohet një tribu e izoluar në Amazonë

    Ne kujtojmë se sot është zbuluar e gjithë bota, por në këtë rast ia fusim kot. BBC ka botuar në faqen e saj të internetit lajm t veçantë. Një eksplorator amator ka zbuluar dhe fotografuar një tribu me njerëz të egër në zemër të Amazonës. Janë disa foto ku dallohen qartë njerëz gjysmë-majmunë me shkop e shigjeta në dorë dhe këtej fotografive jemi ne që jetojmë në botën e internetit. Një nga tributë indigjene të panjohura deri më tani në Amerikën e Jugut është zbuluar dhe fotografuar në kufirin mes Brazilit dhe Perusë. Qeveritarët Brazilianë shprehen se ata sollën imazhet për të provuar faktin se tributë ekzistojnë edhe sot e kësaj dite.
    Pamjet janë fotografuar nga një aeroplan i cili i është afruar shumë tribusë, dhe në këto fotografi duken qartë anëtarët e tribusë të cilët morën shenjë për të gjuajtur me shigjeta. Gati gjysma e tribune të pazbuluara akoma në të gjithë botën, rreth 100 jetojnë në Brazil ose Peru, tregojnë Kërkimet Ndërkombëtare. Stephen Corry, drejtor i grupit të kërkimit, i cili merret me përkrahjen e popullsive fisnore, tribuve, në të gjithë botën, thotë se tributë se shpejti do të "shuhen" nëse nuk do të mbrohen dhe përkrahen.
    Por grupi i Kërkimeve Ndërkombëtare shprehet se zbulimi apo jo i këtyre tribune ka përbërë rrezik për një krim të madh, sepse këta anëtarë të tribusë mund të rrezikojnë të trafikohen ilegalisht për shitje organesh.

    Çfarë tregojnë fotot e tribusë në Brazil

    Fotografitë janë bërë gjatë disa fluturimeve mbi një nga pjesët më të largëta të pyjeve të Amazonës, në zonën më pemë Akra në Brazil. Ata panë anëtarët e tribusë që kishin dalë jashtë kasolleve të tyre prej kashte, të rrethuar nga xhungla e dendur, që tregonin shigjetat dhe harqet drejt kamerës. "Ne fluturuam pranë tribusë për të parë shtëpitë e tyre, për të parë që ata ishin aty, që ata ekzistonin", shprehet Jose Carlos, anëtari i grupit Res Meirelles Junior, në zyrën e departamentit për çështjet e indianëve në qeverinë Braziliane.
    "Kjo është shumë e rëndësishme sepse kjo vërtetoi dyshimet tona për ekzistencën e tribune". Ata përshkruajnë pamjet që kanë parë dhe çuditen me këtë krim të natyrës, e cila i ka lënë të veçuar këta njerëz nga bota përreth, dhe kjo është një shtysë më tepër për të kompletuar mungesën e arsyes me të cilën ne "të qytetëruarit, e trajtojmë botën”. Kështu sëmundjet janë një rrezik i dukshëm për anëtarët e tribusë të cilët nuk i kanë aspak kushtet në të cilat ne sot jetojnë, madje ata nuk janë në dijeni të eksiztencës së tyre.


    Çfarë tregojnë fotot rreth tribusë në Amazonë


    Ndonëse në nuk e dimë emrin e tribusë të sapo zbuluar në Brazil,
    apo nuk njohim gjuhën që ata flasin, mund të imagjinojmë dhe të nxjerrim disa të dhëna për jetën e tyre vetëm nga ajo çka duket në fotot e marra nga qeveria Braziliane. Fiona Watson, anëtare e fushatës të grupit të Kërkimit Ndërkombëtar, përdori gjithë eksperciencën e saj të fituar përgjatë 20 vjetëve vizita në këto vende, për të nxjerrë disa të dhëna e detaje të dukshme edhe në foto.
    Malokas
    Malokas, apo shtëpi të përbashkëta, kasolle tipike të ndërtuara me kashtë. Ata shpesh ndezin zjarre për të gatuar apo për t'u ngrohur gjatë natës. Strukturat (kasollet) më të vogla përdoren për të gatuar, ndërsa të tjerat më të mëdhatë përdoren për të fjetur, dhe zakonisht janë të pajisur me shtretër të varur.
    Pambuk dhe shportë
    Pjesa e bardhë që duket në foto mund të jetë pambuk, dhe ngjitur me të me sa duket është një shportë. Pambuku mund të jetë kultivuar nga anëtarët e tribusë. Kjo gjë mund të jetë realizuar nga gratë e tribusë.
    Dy burra
    Këto dy burrat duket qartë në foto që janë duke gjuajtur me shigjeta në drejtim të aeroplanit i cili ishte duke fluturuar për të dytën herë, për të fotografuar pamjet. Dy burrat, anëtarë të tribusë mbajnë në dorë shigjeta të ndërtuara nga druri i fortë i pyllit, të cilat ata i përdorin për të vrarë kafshët përfshirë majmunët, drerët, derrat e egër dhe gjitarë të tjerë të vegjël.
    Burrat e kanë lyer trupin e tyre me bojë të kuqe, e quajtur urucum tipike për tributë në Amazonë. Ajo përgatitet nga farat e frutave apo nga frutat e ngjashme me gështenjën.
    Gruaja
    Personi me lëkurë të zezë në foto mund të jetë një grua, edhe pse kjo nuk mund të jetë e padiskutueshme. Ky person nuk mban në dorë shigjetë apo hark drejtuar helikopterit, si dy burrat e tjerë. Trupi i këtij personi është i lyer me bojë të zezë të quajtur genipapo, dhe bëhet nga frutat.
    Banesat
    Seria e ndërtesave prej kashte në të cilat jetojnë anëtarët e tribusë janë të rrethuara nga xhungla e dendur, dhe ata janë të vendosur në brendësi të pyllit. Kjo tregon se tributë duan të qëndrojnë të fshehur.



    Burimi
    Sui generis

  2. #2
    Ja disa foto qe jane marre ne helikopteri ne momentin kur u zbulua tribuja e panjohur deri me sot. Ato jane fotografuar duke qelluar helikopterin me shigjeta. Dallohet mire trupi i tyre i ngjyrosur me boje te kuqe dhe te zeze si dhe banesat e tyre tipike te indianeve te amazones. Fotot mund te shihen te plota dhe ketu: http://www.msnbc.msn.com/id/24880941/?GT1=43001
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  3. #3
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Tribu??? (Fis) si e felliqin shqipen keta injorante gazetare si puna e ketij.

  4. #4

  5. #5
    Sapo pashe temen,perdorimi i fjales Tribu me beri pershtypje,dhe nuk ma merr mendja qe gazetari ta kete perkthyer "Tribu" mbas keshillimit me fjalorin e shqipes.Mua per vete qe nga historia e klases se pest fisi dhe rendi fisnor me eshte ngulitur,ndersa fjala tribu ne rastin me te mire besoj se mund te rradhitet si barbarizem.

    Nejse po mendoj per ata te shkretet,besoj se sdo i zer me gjumi naten nga stresi.Dhe keta me helikopter e gjeten te shkonin ,imagjino si do ndiheshim ne sikur te na vinte mbi shtepi nje anije kozmike.
    Ndryshuar për herë të fundit nga imodhjom : 04-06-2008 më 19:48

  6. #6
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anëtarësuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Duhet krijuar nje Organizate per mbrojten e kesaj tribuje nga qeniet njerezore te civilizuara. Sigurisht do ti bejne objekte hulumtimesh e eksperimentesh. Sinqerisht me vjen keq per Apokalipsin qe ju ka ndodhur.

    Jua kam shume lakmi jetes se tyre! (alla hulu-lu-lu)
    • The rest is silence.


Tema të Ngjashme

  1. Zbulohet mashtrimi poetit Rudolf Marku
    Nga Shijaksi-London në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 01-01-2012, 12:42
  2. Zbulohet ne tru origjina e besimit tek Zoti
    Nga _Mersin_ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 07:29
  3. Zbulohet profili i Kosovës së ardhëshme
    Nga RTP në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-01-2007, 08:29
  4. Zbulohet kufoma e masakruar e adoleshentes
    Nga Humdinger në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 28-10-2006, 15:40
  5. Prostitucioni, Zbulohet në Bari organizatë kriminale
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-02-2003, 11:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •