Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-12-2003
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    5

    Terrorizmi, Zbulohet Baza e Al Kaedes te Rruga e Durresit

    Terrorizmi, zbulohet baza e Al-Kaedės nė Rrugėn e Durrėsit
    Organizata jofitimprurėse “Thirrja pėr urtėsi”, nė listėn e zezė tė SHBA-ve. Kjo organizatė kishte rilindur pas aksionit tė CIA-s nė vitin 1998 nė Shqipėri

    Shaban Sulēe

    Njė operacion disavjeēar i CIA-s amerikane nė Kuvajt ka zbuluar njė “korporatė”, e cila dyshohet si financuesja mė e madhe nė botė e terrorizmit me filialin e saj edhe nė Shqipėri, tė quajtur “Thirrja pėr urtėsi”. Shoqėria tregtare “Ringjallja e Trashėgimisė Islamike” (Revival of Islamic Heritage Society, RIHS) e regjistruar nė Kuvajt si njė shoqėri bamirėse, ėshtė diktuar nga agjentėt amerikanė nė kalimin e disa transaksioneve ku destinacioni ka qenė pėr llogari tė grupeve tė shpallura si nėnstruktura tė Al-Kaedės, si Lashkar e-Tayyiba, Emaah Islamiyah dhe Al-Itihaad al-Islamiya. Dy ditė mė parė Departamenti i Thesarit nė Shtetet e Bashkuara ka dalė nė pėrfundimin se pikėrisht me anė tė kėtyre transaksioneve janė financuar akte terroriste. Por nė listėn e degėzimeve tė kėsaj korporate gjigante tė zbuluar nė Kuvajt e qė prej vitesh funksiononte si e ligjshme atje, ėshtė gjetur edhe njė adresė, e cila tė ēonte nė Rrugėn e Durrėsit nė Tiranė. Ka qenė pikėrisht adresa e OJQ-sė “Thirrja pėr urtėsi”, e cila ka funksionuar nėpėrmjet financimeve tė kėsaj korporate qė njėkohėsisht ka bėrė pagesa dhe pėr grupet mė tė fuqishme terroriste nė botė, sipas Departamentit Amerikan tė Thesarit.
    Pretendimi
    Nė deklaratėn publike tė Departamentit tė Thesarit nė SHBA ėshtė theksuar se do t’u kėrkohet autoriteteve tė Kuvajtit qė tė ndihmojnė nė zbėrthimin e strukturave tė kėsaj korporate me dhjetėra filiale nė tė gjithė botėn, pasi ajo deri tani rezulton si rubineti i financimit tė disa akteve terroriste. Pėr mė tepėr, nė njoftimin e Departamentit tė Thesarit njoftohet se investigimi i personazheve tė kėsaj korporate ka nxjerrė nė dritė faktin se bėhet fjalė pėr tė njėjtėn celulė qė u godit nė vitet 1998-2000, por qė kėsaj here ka ndryshuar “lėkurėn” duke pėrdorur emra tė tjerė. Edhe nė kėtė rast historitė puqen me Shqipėrinė, pasi ėshtė i njohur fakti se nė vitet 1998-2000 nė vendin tonė u ndėrmorėn disa aksione, tė cilat kulmuan me vrasjen e Salah El-Sayed brenda nė njė lavatriēe rrobash nė Tiranė, ndėrsa pakkush e dinte se ky person ishte vėllai i Ayman Al Zavahirit (arkitekti i Al-Kaedės), krahut tė djathtė tė Osama bin Ladenit. Pas kėtij aksioni, qė kulmoi shkatėrrimin e celulės sė krijuar nė vitet ‘90, njė varg hetimesh nxorėn nė dritė dhe disa shoqata humanitare qė bėnin qarkullimin e lekėve, tė cilat u shkonin organizatave tė nėnstrukturuara tė Al-Kaedės.
    Raporti
    Kėto ngjarje i ka sjellė nė vėmendje dhe Departamenti i Thesarit nė SHBA, i cili ka njoftuar tė premten se “tė dyshuara se siguronin mbėshtetje pėr terrorizmin, zyrat e kėsaj shoqėrie u mbyllėn ose u bllokuan nga qeveritė e Shqipėrisė, Azerbajxhanit, Bangladeshit, Bosnjė-Hercegovinės, Kamboxhias dhe Rusisė. Nė vendet ku aktivitetet e shoqėrisė “Ringjallja e Trashėgimisė Islamike” janė ndėshkuar nga qeveritė, shtabi qendror i kėsaj shoqėrie ka zhvilluar metoda tė shumėfishta pėr tė vazhduar operacionet e saj. Nė disa shtete, pėrfshirė Shqipėrinė dhe Kosovėn nė veēanti, zyrtarėt mė tė lartė tė shoqėrisė “Ringjallja e Trashėgimisė Islamike” kanė ndihmuar degėt lokale pėr tė ndryshuar emrat, pėr tė siguruar mbėshtetje tė re financiare pėr hapjen e organizatave tė reja”, - thotė Departamenti Amerikan i Thesarit, i cili mė poshtė pėrmend OJQ-nė “Thirrja pėr urtėsi” nė Tiranė dhe OJQ-nė “Dora e mirėsisė” nė Kosovė.
    Prezenca
    Rreth tre muaj mė parė gazeta “Albania” ka shkruar lidhur mbi njė faqe elektronike (forum-islamik.com) e gjitha nė shqip dhe shumė e pasur me argumente dhe thirrje pėr xhihad. Financimi kishte kaluar pėrmasat e faqes elektronike dhe kishte mundėsuar dhe regjistrimin e disa kėngėve nė shqip, qė bėnin thirrje pėr xhihad. Pasi u njoh me kėtė fakt, “Albania” ka kontaktuar drejtues dhe ish-drejtues tė Komunitetit Mysliman Shqiptar, tė cilėt kanė pohuar se nė Shqipėri ėshtė shumė e lehtė qė tė gjejnė strehė financimet me zanafillė terroriste. Kjo ndodhte pasi, sipas tyre, vendi ende nuk ka njė ligj pėr fenė dhe shumė shoqata me natyrė fetare kanė tė drejtėn tė operojnė totalisht jashtė kontrollit tė Komunitetit Mysliman Shqiptar. “Zakonisht personazhe nga bota arabe kanė hapur OJQ tė reja dhe nė postet drejtuese kanė vėnė shqiptarė, ndėrsa vetė nuk figurojnė, edhe pse janė pikėrisht ata qė kontrollojnė realisht kėto shoqata. Madje Komuniteti Mysliman ėshtė aq i pafuqishėm si pasojė e mungesės sė ligjit, saqė ka dijeni se disa nga kėto shoqata kanė nė borderotė e tyre edhe disa hoxhallarė tė Komunitetit, por prapė nuk mund tė bėjė asgjė nė kėto kushte”, - i tha pak kohė mė parė “Albania”-s njė ish-drejtues i lartė i Komunitetit Mysliman Shqiptar.


    Shoqėria Kuvajtiane: “Nuk kemi lidhje me terroristėt”

    Shoqėria Islamike Bamirėse Kuvajtiane “Ringjallja e Trashėgimisė Islamike”, asetet e tė cilave janė ngrirė nga Departamenti Amerikan i Shtetit, mohoi nė mėnyrė kategorike deklaratat e bėra pėr lidhje me rrjetin terrorist “Al-Kaeda”. “Ne jemi njė organizatė bamirėsie, e cila ėshtė njohur dhe mbėshtetur nga qeveria e Kuvajtit dhe llogaritė tona janė tė monitoruara ngushtė nga autoritetet. Bamirėsia jonė ka pasur pėr qėllim kundėrvėnien ndaj terrorizmit dhe Al-Kaedės”, - tha dje pėr agjencinė franceze tė lajmeve AFP njė zyrtar i kėsaj shoqėrie. Deklarata nga kjo shoqėri ka ardhur pas vendimit tė ditės sė premte tė Departamentit Amerikan tė Shtetit, i cili vendosi qė tė ngrinte asetet financiare tė kėsaj shoqėrie duke bllokuar edhe selinė zyrtare tė saj nė Kuvajt. “Shoqėria Ringjallja e Trashėgimisė Islamike e ka pėrdorur bamirėsinė dhe asistencėn humanitare si mbulesė, pėr tė financuar aktivitetin terrorist. Qeveria Amerikane aplikoi masa tė ngjashme ndaj zyrave tė kėsaj organizate nė Afganistan dhe Pakistan nė vitin 2002, duke u bazuar nė tė dhėnat qė faktonin mbėshtetjen e tyre pėr Al-Kaedėn”, - tha Stuart Levey, sekretari pėr masat kundėr terrorizmit nė Departamentin Amerikan i Thesarit.

    Shqipėria sekuestroi prona dhe asete tė tė dyshuarve pėr terrorizėm

    Rreth 37 mijė metra katrorė rezulton gjithsej sipėrfaqja e pasurive tė paluajtshme qė u ėshtė sekuestruar nė Shqipėri personave tė dyshuar pėr financim tė terrorizmit. Kjo pasuri e paluajtshme, e pėrbėrė nga troje (27517.9 metra katrorė), apartamente banimi (1652.4 metra katrorė) dhe ambiente biznesi (7464.6 metra katrorė) ėshtė e shtrirė kryesisht nė Tiranė dhe urdhrat pėr sekuestrimet e tyre kanė qenė gjatė periudhės 2004-2006.
    Konkretisht, shoqėrisė “Loxhalli sh.p.k”, me pronar Yasin Kadi, zotėrues i 100% tė aksioneve, i janė sekuestruar 26.347 metra katrorė sipėrfaqe truall, 619 metra katrorė sipėrfaqe apartamente banimi dhe 5009 metra katrorė ambiente biznesi. Autoriteti urdhėrues pėr sekuestrimin e pasurisė sė paluajtshme tė “Loxhalli sh.p.k” ka qenė ministri i Financave, ndėrsa baza ligjore ka qenė Ligji numėr 9258, datė 15.7.2004, urdhri numėr 2 datė 3.12.2004, ndryshuar me urdhrin numėr 36, datė 27.11.2006.
    Fondacionit “TAIBAH INT” i janė sekuestruar 726 metra katrorė sipėrfaqe apartamente banimi. Autoriteti urdhėrues pėr sekuestrimin e pasurisė sė paluajtshme tė kėtij fondacioni ka qenė ministri i Financave, ndėrsa baza ligjore ka qenė Ligji numėr 9258, datė 15.7.2004, urdhri numėr 9 datė 10.03.2005, ndryshuar me urdhrin numėr 29, datė 05.07.2006. Njė tjetėr fondacion, tė cilit i ėshtė sekuestruar pasuria e paluajtshme, pasi rezulton nė listėn e zezė tė tė dyshuarve pėr financim terrorizmi, ėshtė fondacioni “Al Haramania”. Kėtij fondacioni i janė sekuestruar 432 metra katrorė sipėrfaqe truall dhe 157 metra katrorė sipėrfaqe apartamente banimi. Autoriteti urdhėrues pėr sekuestrimin e pasurisė sė paluajtshme tė kėtij fondacioni ka qenė ministri i Financave, ndėrsa baza ligjore ka qenė Ligji numėr 9258, datė 15.7.2004, urdhri numėr 10 datė 10.03.2005, ndryshuar me urdhrin numėr 30 datė 5.7.2006. Abdul Latif Saleh, njė tjetėr person i dyshuar si financues i terrorizmit, i janė sekuestruar 98.9 metra katrorė sipėrfaqe truall dhe 150.2 sipėrfaqe apartamente banimi. Edhe nė kėtė rast autoriteti urdhėrues ka qenė ministri i Financave, baza ligjore ka qenė Ligji numėr 9258, datė 15.7.2004, urdhri Nr.6, dt.25.11.2005, ndryshuar me urdhrin Nr.28, dt.5.7.2006. Gjithashtu sekuestro ka pėsuar edhe pjesa e pasurisė sė Al Kadi te “Kullat binjake”, pėrkatėsisht 550 metra katrorė sipėrfaqe truall dhe 2455 metra katrorė ambiente biznesi.

    Gazeta ALBANIA

    16 Qershor 2008
    kam nja dy dite, qe po me erren syte

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anėtarėsuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Eshte fatkeqsi qe organizata te tilla gjejne vend ketu tek ne , por ēeshte me e keqja ato operojne me bashkepunimin e disa bashkombasve te mi te shpelare nga trute .

  3. #3
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Citim Postuar mė parė nga kleos Lexo Postimin
    Eshte fatkeqsi qe organizata te tilla gjejne vend ketu tek ne , por ēeshte me e keqja ato operojne me bashkepunimin e disa bashkombasve te mi te shpelare nga trute .
    Se s paten vend tjeter ku Al kaida ku me shku veq ne Shqiperi edhe Shqiperia me financu Al - kaiden shqiptaret s po kan pare per veti e le me per te huajt , Ironia e mediave , po Islamofobia ju ka qrru syte qdo organizat qe ka lidhje me islam per ta eshte terrorist e terroristet me te medhenj jane vet .
    KOSOVA E MADHE

  4. #4
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anėtarėsuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Nuk jane Shqiptaret ata qe financojne or eldonel; jane shoqeri te ngritura ne Shqiperi si te ligjshme ne menyre per te qarkulluar parate pa rene ne sy e per te rritur mercenar.

    Hap syte lexo e shiko e mos qorto mediat per pune investigative.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e alproud
    Anėtarėsuar
    03-05-2008
    Postime
    292
    gjera te tilla na turperojne dhe kane nje ndikim te jashtezakonshme ne performancen e emrit shqiperi ne bote
    Fali armiqte e tu por asnjehere mos harro emrat e tyre.

  6. #6
    Citim Postuar mė parė nga eldonel Lexo Postimin
    Se s paten vend tjeter ku Al kaida ku me shku veq ne Shqiperi edhe Shqiperia me financu Al - kaiden shqiptaret s po kan pare per veti e le me per te huajt , Ironia e mediave , po Islamofobia ju ka qrru syte qdo organizat qe ka lidhje me islam per ta eshte terrorist e terroristet me te medhenj jane vet .
    Kesaj i them une te kesh tru te shpelare (nese jane trute)...

  7. #7
    Ne vend qe vendet Arabe te njohin pavaresine e Kosoves na sjellin organizata qe na "Therrasin per Urtesi". Urtesine le ta mbajne per veten e tyre. Shqiptaret kane ndejtur boll urte keto vite duke pranuar qe te futen lloj lloj elementesh dhe organizata "Jofitimprurese" ne territorin e tyre. Ka nevoje ky vend per nje proces te detajuar skanimi e pastrimi te gjithe atyre qelizave joshqiptare qe rriten si kancere brenda trupit te shtetit tone dhe qe na rrenojne perdite pa e kuptuar.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  8. #8
    Qyteti pa lum Maska e Damastioni
    Anėtarėsuar
    16-07-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    152
    Citim Postuar mė parė nga eldonel Lexo Postimin
    Se s paten vend tjeter ku Al kaida ku me shku veq ne Shqiperi edhe Shqiperia me financu Al - kaiden shqiptaret s po kan pare per veti e le me per te huajt , Ironia e mediave , po Islamofobia ju ka qrru syte qdo organizat qe ka lidhje me islam per ta eshte terrorist e terroristet me te medhenj jane vet .
    E paske keqkuptuar shkrimin e mėsipėrm. Nuk ėshtė e vėrtetė qė dikund thuhet se Shqipėria e financon A-kaidėn, por janė ato organizata kinse bamirėse islamike qė janė celula tė rrjetit sė terrorizmit tė Al.kaidės. Ato udhėhesen nga ai rrjet por sigurisht me ndihmėn e disa "shqiptarėve" qė e bėjnė njė gjė tė tillė ose pėr pėrfitime personale ose nga mosdija.
    Mediat kėtu nuk kanė asnjė faj por e kanė treguar realitetin nė Shqipėri pasi qė nuk ka legjslatur dhe ekzekutiv tė mjaftueshėm pėr ndalimin e edhe dėnimin e personave qė merren me terrorizėm nė trojet tona.
    Ne nuk kemi qenė asnjėherė ( para se tė shfaqen kėto organizata "bamirėse") nė historinė tonė fanatik ( militant) tė asnjė feje, dhe do tė duhej tė mbetemi tė tillė. Le tė mėsoj bota se si mund tė jetojnė tė gjitha fetė nė paqe me njėra tjetrėn enjė vnd kaq tė vogėl.
    Feja le tė merret me punėt e shpirtit ndėrsa politikėn dhe rregullimet shoqėrore le tė udhėheqen nga politikanėt. I kanė punėt e ndara kėto dyja dhe deri sa nuk i pėrzihen nė punė njėri tjetrit ēdo gjė do tė duhej tė ishte nė rregull.

  9. #9
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Shqiperia eshte bere han pa zot. Ka ardhur koha te behen e te zbatohen ligje te rrepta ndaj cdo shfaqjeje te huaj qe demton interesat e Kombit. Fete qe propogandojne internacionalizem si fillim duhen kontrolluar e censuruar.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    cdo person me nenshtetsi nga vendet islamike duhet tu bahet deportation nga shqipria dhe kosova pik
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Historia e Popullit Shqiptar
    Nga Darius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 128
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 12:16
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •