
Postuar mė parė nga
benseven11
Nuk shoh arrogance ne pergjigjen e drejtorit.Perpara se te kerkosh dicka pyet ne fillim se si eshte policia,rregullat,dhe kushtet e marrveshjes.Perpara se te kerkosh te paguash dhe firmosesh nje dokument inshurance lexo cfare mbulohet dhe cfare jo nga kompania.Nqs klienti eshte injorant,ose i pakujdeshem,nuk lexon faktet kryesore dhe detajet rastet kur mbulon ose jo inshurenca,nuk eshte faji i kompanise por i klientit.
Cdo kompani inshurance ka nje databaze adresash,nje liste te institucioneve shendetsore,doktoresh private me te cilat kompania ka kontrate marreveshje.
Sa eshte kjo liste?Supozojme 20 mije.Atehere kompania e insurances te mbulon nqs shkon dhe vizitohesh ne nje nga doktorat qe jane ne liste.Kjo do te thote qe kompania e njeh doktorin ne liste dhe doktori e njeh kompanine e inshurances pasi ato kane nenshkruar kontrate me detaje ku eshte saktesuar se sa do paguaje kienti per nje vizite nga xhepi vet dhe sa do mbulohet nga inshuranca.Shembull nje vizite mjeksore plus trajtim plus ilace shkon total
50 mije leke.Nga ky total 22 mije i mbulon inshuranca(paguan kompania doktorin)28 mije jane te pambuluara.28 mije i paguan pacienti(klienti) doktorit.
Doktoret spitalet qe jane ne listen e kompanise se inshurances quhet rrjet.
Qe klienti te perfitoje(kurseje) nga inshuranca e blere duhet patjeter te vizitohet nga doktore,spitale qe jane ne rrjetin e kompanise.
A jane spitale doktore ne Gjermani ne listen e kompanise se siguracionit?Del qe nuk jane,pra nuk jane ne rrjet.Per pasoje pacienti megjithse ka blere inshurancen kjo inshurance nuk njihet nga doktore ne Gjermani pasi ato nuk jane anetare te rrjetit,nuk e njohin kompanine e inshurances.As kompania e inshurances nuk i njeh,nuk i ka ne liste qe do te thote nuk ka lidhur marrveshje,per pasoje pacienti qe vizitohet ne Gjermani duhet ti paguaje totalin komplet doktorit.Plus kesaj ka nje ndryshim ne cmimet e vizitave ilaceve midis Shqiperise dhe Gjermanise.Kostoja e sherbimit shendetsor eshte shume e larte ne Gjermani per shkak te shume faktoreve si standarti jeteses,niveli i te ardhurave te pacienteve,shkalla e larte e kualifikimit dhe eksperiences se doktoreve,perdorimi i pajisjeve laboratorike shume moderne dhe te shtrenjta,praktika te avancuara ne shkencen e mjeksise etj.Cmimi i vizites mjeksere ne Shqiperi padyshim eshte me i ulet se ne Gjermani.Edhe sikur kompania e sigurimeve ne Shqiperi te kerkoje te lidhe kontrate me doktora gjermane dhe spitale te Gjermanise,gjermanet nuk do pranojne pasi aftesia paguese e shqiptareve eshte e ulet.Pra ekziston rreziku qe doktoret te mos paguhen nga paciente shqiptare,pasi cmimet jane te larta.Nje kontroll tensioni mund te shkoje 120$,pa folur per te tjerat.
----
Shume shqiptare nuk dine as te shkruajne letra,dokumenta ashtu sic duhet.I dergohet leter kompanise se inshurances dhe klienti nuk prezanton veten!!!! Qesharake.Emri i personit qe ben ankese duhet vene ne krye te letres,te permendet se cfare relatash ka personi me kompanine eshte klient pra ka blere inshurance apo dikush qe kerkon te bleje.Nqs eshte klient i regjistruar duhet permendur ne krye te letres emer mbiemer i sakte dhe numri serial i identifikimit te kartes se inshurances qe ky person te identifikohet ne kompjuter me lehtesi.Per raste udhetimi 2-3 dite mund te mbulohet vizita mjekesore si emergjence(urgjente) duke paguar ndonje kompani qe leshon karta inshurance udhetimi,zakonisht agjensite e udhetimeve ofrojne plane inshurance si dhe kompanite ajrore.
Krijoni Kontakt