Close
Faqja 37 prej 39 FillimFillim ... 273536373839 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 370 prej 390
  1. #361
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ah Shqiperi...shkelesit e ligjit jane heronj ketu, viktimat jane ata qe shahen e perbuzen...

  2. #362
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Shqip 28 Maj 2008

    Godo: Dritani i meriton të gjitha nderimet

    Qindra mesazhe të tjera ngushëllimi kanë mbërritur dje pranë familjes së Presidentit të ndjerë të "Top Media"-s, Dritan Hoxha dhe vetë kompanisë mediatike

    Politikani dhe shkrimtari i njohur, Sabri Godo, vizitoi dje paradite familjen e Presidentit të ndjerë të "Top Media"-s, Dritan Hoxha. Ai shprehu ngushëllimet për humbjen e njeriut të tyre dhe tha se, për një njeri është shumë e rëndësishme vepra që lë pas. Dritani është një nga ata që meriton dhe do të meritojë nderimet e respektin e të gjithëve.

    "Shërbimi që ka bërë Tani shtrihet në shkallë kombëtare dhe përtej territorit të Shqipërisë. Ky besoj se është shërbimi më i madh që ka bërë kjo strukturë mediatike", u shpreh Godo. Sipas tij, e rëndësishme është ajo që bën njeriu në jetë dhe se si njerëzit që punuan pranë Dritan Hoxhës u ndikuan nga ai, përvetësuan idetë e tij dhe tani u del detyra të çojnë përpara projektet që la pas ai. "Uroj që grupi i masmedias të vazhdojë të kryejë shërbimet e veta dhe të mbajë gjallë frymën e shqiptarëve të shumtë, që janë larguar nga ky vend", u shpreh Godo.

  3. #363
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Mbylleni kete teme pash nderin se ska me kuptim. Po vazhduat te diskutoni keshtu ka rrezik te shkoni gjer tek Pal Vata...
    Ishte nje Dritan, i martuar dhe me 4 ( kater) femije...nuk eshte me. Zoti qofte me te.
    Ishte nje Entele dhe Dritani e kish girlfriend ( me sa thone ) ... dhe tani nuk eshte me dhe ajo.
    C'hyn ketu Berisha, PD, PS, Edvini...Skenderbeu, Pal Golemi, Moisiu ?
    Shkoni o popull te punoni se mbetet kafeneve.

  4. #364
    Citim Postuar më parë nga Zarathustra. Lexo Postimin
    Gazetaret punojne per te zezen e Shqiperise?? Kush ti ka thene keto ty, lopa qe kullote dje?

    --------
    ...Nqs nuk ke zbritur nga Bjeshket e Namuna para nje muaji ... Nqs se di pyet lopen qe kullot se ajo mund ta dije...

    --------
    Pyete lopen te ta shpjegoje...

    --------
    Media e ka per detyre DESIDENCEN or ti nga mali...

    --------
    As lopa pra qe po kullot ti...

    Profaniteti eshte gervitja gjuhesore e te paartikuluarit ka thene dikush. Ndryshimi ne opinion nuk e ben dike te malit apo me lopet. Dhe nga ana tjeter nese ai i malit apo i lopeve me thjeshtesine e tij jep nje leksion edukate ne te shprehur kur ne te njejten kohe i qyteteruari dhe me automjet mbrapa menderes e nxjerr veten vulgar dhe te pagedhendur, atehere ky i fundit mbulohet me turp dhe me e pakta qe mund te beje eshte te jargavitet qosheve deri sa ti bjere mllefi. Mund dhe ta fshija pergjigjen tende aspak te pershtatshme dhe shume ofenduese ndaj nje anetari qe nuk shau dhe ofendoi askend por vetem shprehu nje indinjate dhe nje mendim qe e ndajne shume te tjere, te malit e te fushes, te qytetit e te fshatit. Preferova ta le dhe te te pergjigjem brenda normave dhe rregullave te ketij forumi por here tjeter nuk do tolerohen shfrime te tilla ndaj anetareve dhe sidomos shfrime haptaz te urrejtjes krahinore. Kjo gje eshte komplet e patolerueshme ne forumin tone.

  5. #365
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    Familjarët e viktimës së aksidentit tragjik shprehin keqardhje për drejtuesit e "Top-Channel" që nuk shkuan për ngushëllim


    Telefonata e fundit e Entela Hyskos dhe pengu i nënës së saj, Nazimesë


    Rexhep POLISI


    Shtëpia e Entela Hyskos, vajzës 28-vjeçare që humbi jetën para katër ditësh në aksidentin tragjik bashkë me pronarin e "Top Media", ndodhet në katin e parë të një pallati në hyrje të Tiranës, poshtë varrezave "Dëshmorët e Kombit". Të afërmit e saj na thonë se prindërit e saj kanë ardhur para dy vjetësh nga Skrapari dhe e kanë blerë këtë shtëpi për të jetuar bashkë me vajzën e tyre, Entelën. Dhimbja dhe pikëllimi ka përfshirë të gjithë familjarët që vazhdojnë të presin njerëz për ngushëllime. Lotët ende nuk janë tharë në sytë e nënës së saj, Nazimesë, që ende nuk e beson ikjen në botën tjetër të vajzës së saj. Ajo përkëdhel një fotografi të Entelës që e mban në prehër dhe lotët i rrjedhin papushim. Pranë ka bashkëshortin, Bariun, djalin e vetëm që ka ardhur nga Anglia ku jeton si emigrant, dhe vajzën tjetër, e cila ndodhet në Greqi me familjen e saj. Disa gra veshur me të zeza i qëndrojnë pranë për t'i lehtësuar dhimbjen. "Më iku vajza, më iku drita e syve", flet ngadalë nëna e Entelës dhe përkëdhel portretin e saj në një kornizë të madhe. Ajo thotë se tani jeton vetëm me kujtimet e Entelës dhe të gjitha ato gjëra që ajo ka lënë në shtëpi.

    Më pas, nënë Nazimeja nis e tregon për çastet e fundit kur ishte ndarë me Entelën. "Një natë para se të më ikte përgjithmonë, kam fjetur në një shtrat me të. Burri kishte ikur në Skrapar dhe ne fjetëm bashkë nënë e bijë. Gjithë natën nuk e zinte gjumi dhe më puthte duart. Nuk e di, por sikur ndjente diçka. Në mëngjes iku në punë, si gjithmonë. Më tha se, do të vij vonë në shtëpi, sepse do të shkoj për urim në një dasmë, por t'i mos u mërzit se do të vij në shtëpi në darkë. Në drekë, Entela më mori në telefon dhe më pyet se çfarë po bëja. Unë e pyeta, a hëngre drekë, e ajo më tha se, "tani po ha atë që më përgatite ti". Më mori në telefon edhe një herë pasdite dhe më tha mos u mërzit se do të vij në darkë. Në fakt kjo ishte dhe telefonata e fundit e Entelës dhe ishte hera e fundit që dëgjova zërin", thotë e ëma e Entelës, Nazimeja, duke shpërthyer në të qara.

    "Pastaj nuk më mori më në telefon. Në mbrëmje unë u bëra merak, dhe mezi po prisja që të vinte në shtëpi. Të premten në mëngjes rreth orës 6:00 vjen vëllai i një shoqes së saj dhe më thotë se, Entela ka pësuar një aksident dhe është plagosur, e kanë çuar në Spitalin numër një. Dy kushërinj më morën me makinë dhe më çuan në spitalin numër një, por atje na thanë se nuk dinin gjë. Atëherë u nisëm për në Spitalin Ushtarak. Dy kushërinjtë u futën para në spital, dhe unë atëherë e ndjeva se vazjës i kishte ndodhur diçka e rëndë. Nuk mbaj mend asgjë më shumë, sepse më kishte rënë të fikët", tregon nëna e Entelës, Nazimeja.

    Tragjedia e madhe kishte tronditur të gjithë banorët e lagjes ku banonte familja Hysko. Të gjithë njerëzit e pallatit u janë gjendur pranë, duke ndihmuar për ta përballuar dhimbjen e thellë. Ata kanë njoftuar menjëherë babain e saj që ndodhej në Skrapar, djalin që ndodhej emigrant në Angli dhe vajzën në Greqi. Të shtunën në orën 11:00, Entela është përcjellë për në banesën e fundit në varrezat e Shish Tufinës nga njerëzit e saj të afërt dhe qindra e qindra qytetarë.


    Pasioni

    Entela Hysko ka lindur më 5 korrik 1980 në Çorovodë të Skraparit. Shkollën fillore dhe 8-vjeçare i mbaroi në vendlindje. Shkollën e Mesme të Përgjithshme e mbaroi në gjimnazin "Arben Broci" në Tiranë. Ka përfunduar Fakultetin e Akademisë së Arteve për aktrim dhe më pas Specializimin për regjizurë.

    Në dhjetor të vitit 2007, Entela Hysko ka qenë e ftuar nga fotografi me famë botërore Fadil Berisha në SHBA për një album fotografik. Atje është takuar edhe me shkrimtarin e shquar shqiptar Ismail Kadare, ku ka pozuar edhe me bashkëshorten e tij, Elena Kadare. Gjithashtu, ka qenë e ftuar edhe në Itali ku ka pozuar në një nga studiot më të njohura italiane.

    "Entela ka qenë e dhënë pas artit që kur ishte e vogël, 5-vjeçe. Kishte pasion kërcimin dhe të bëhej aktore. Ajo merrte fëmijët e tjerë dhe i organizonte për koncerte imagjinare. Unë i kam qëndruar pranë gjithmonë dhe për t'ia realizuar dëshirën e dërgova në Tiranë për të mbaruar edhe shkollën e mesme.

    Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin "Arben Broci" në vitin 2000. Gjatë asaj kohe është marrë edhe me aktivitete kulturore. Më pas, vazhdoi shkollën e lartë për aktore dhe pasi e përfundoi atë, filloi specializimin për regjizore. Të dyja shkollat e larta i ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera", tregon nëna e saj. Ajo thotë se kur vinte në shtëpi Entela vetëm lexonte libra. "Fli, ti mami, se unë këtë punë kam", më thoshte.


    Puna

    Nëna e saj, Nazimeja tregon se, Entela ka punuar më shumë se dhjetë vjet në "Top Albania Radio" dhe "Top-Channel". Ajo thotë se, ka punuar me përkushtim dhe pasion në këto media, por njëkohësisht shpreh keqardhje se nuk i kanë shkuar për ngushëllim drejtuesit e këtyre mediave dhe shoqëria e punës. "Vajza ime ka punuar në "Top-Channel", që kur ishte në shkollën e mesme, "Arben Broci" në Tiranë e deri në ditën e fundit të jetës, por ata nuk erdhën për ngushëllim", thotë nëna e Entelës. Ajo thotë se ka pritur me shpresë se do të vinin për ngushëllim njerëzit e punës ku ajo punoi për më shumë se dhjetë vjet, por nuk ndodhi kështu. "Më ka mbetur peng se, vajza ime ka punuar për dhjetë vjet me korrektësi, bile ka qenë në poste drejtuese, por nuk u vlerësua prej tyre", thotë nënë Nazimeja. Mbesa e saj thotë se, ka qenë për ngushëllim Arbana Osmani, drejtuesja e emisionit "Big-Brother" dhe nuk ka pushuar asnjë çast së qari.

    Nazimeja tregon se, Entela kishte në plan për të bërë një film vetë, por nuk na tregoi se çfarë filmi. "Do t'ua bëjë surprizë, më thoshte, dhe lexonte dhe shkruante deri natën vonë. Shumë dorëshkrime të saj janë aty në sirtar", thotë ajo. Njerëzit e saj të afërt tregojnë se, Entela ka qenë anëtare e komisionit të përzgjedhjes së anëtarëve që po marrin pjesë në spektaklin "Big Brother", që po transmetohet nga "Top-Channel". Gjithashtu ajo ka organizuar disa spektakle në këtë televizion. "Entela ishte e dashur me të gjithë njerëzit që nga të vegjëlit e deri tek të moshuarit", thotë nëna e saj.

  6. #366
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anëtarësuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Po postoj kete mesazh nga nje kenveshtrim ndryshe

    Nuk po marr te drejten e autorit se nuk jam une.


    Vdes Dritan Hoxha i Top Medias.
    Pikerisht fare prane vendndodhjes se portokallise, atje ku biznesi i tij famekeq kaloi cdo cak duke vene ne loje edhe Zotin e boterave.
    Biznesi i tij (top channel, top albania radio dhe topmedia (digjitali) ka patur rolin e tij “te patjetersueshem” negativ ne perhapjen e shthurjes, cenimin e besimit fetar -kulminacionet e te cilit qene me te ashtuquajturin humori portokalli ku sarkazma dhe venja ne loje nuk kane kursyer as Zotin e boterave, me kanalet diskoveri (dokumantare) ku predikohet nonstop ateizem i sterholluar, me kanalet e degjeneruara pornografike qe serviren paturpesisht ne emer te lirise se shtypit, e te tjera te zeza panumerim qe lene krejtesisht ne hije ato pak te mira qe mund te kete reflektuar ky investim gjigand biliardash ngritur vetem ne pak kohe…
    Ajo qe dua te percjelle tek marresit e ketij emaili eshte:
    “Kur njerzit liliput -sado te medhenj u dukshin me famen, pushtetin apo pasurine e tyre- shperdorojne jetegjatesine qe u ka afatizuar Caktimi hyjnor, dhe tejkalojne caqet e tyre te ngushta tej ne sulmim te Dinjitetit qiellor hyjnor, kunderpergjigja hyjnore vjen e ashper, duke i gjetur ne befasi te plote keta lilipute naive, keta pleshta qe ne shpinen e qenit (dynja) zihen se kujt i perket me shume prej tij.
    Medito:
    Ferrari i tij 300 000 eurosh eshte prodhuar jashte serie per te qene ai qe do ta shtypte pa meshire dhe ne menyre krejt makabre trupin e tij.
    Ai, familja e tij, nena gruaja dhe femijet -qe kurre se kishin shpene nder mend se do ndaheshin nga kjo jete, te pakten kaq shpejt- ne momentin e ketij aksidenti fatal jane ndodhur mijera km larg njeri-tjetrit, ky ne Shqiperi e ata ne Itali. Kishin enderruar sa e sa gjera te tjera per te bere bashke, por pa rezultat…
    Koha mbaroi… Ka mjaftuar pak me shume se nje sekonde (95 m bere me shpejtesine rreth 200 km/ore ose 50 m/s) qe personi ne fjale ne rrethane shume te frikshme te lere pas “perandorine” e tij biliardeske. Pas ketij aksidenti fatal frymemarrjet e tij te fundit kane zgjatur vetem fare pak, e ne to ai me siguri ka reflektuar vertetesine e flakekashtesise se kesaj jete, por pa dobi…
    Sa perfundim i keq.
    Jo rastesisht, e theksoj, jo rastesisht engjejt e Zotit e kane rrembyer shpirtin e tij fare prane skenes famekeqe te shthurjes portokalli, vendit ku ai dhe qolet e tij guxuan te vene ne loje e te tallen me Zotin e Universit gjigand.
    Vertete qe ne historine e ketij e te tilleve si ky ka perfitim per ate qe percepton…

  7. #367
    i/e regjistruar Maska e Glamorous
    Anëtarësuar
    31-03-2005
    Vendndodhja
    Pak ne Qiell me Engjejt... Pak ne Toke me Djajt.. Kryesisht ne Zemer me Veten!
    Postime
    354

    Marre nga diku.. ju ftoj ta lexoni po ashtu edhe postimet qe do vijojne

    Heshtja e Turpshme e Medias
    Nga VEZHGUESIT

    Rreth ores 3:00 te mengjesit (me oren e Shqiperise) te dates 23 maj, televizioni News24, dha direkt nga skena e ngjarjes, sekuencat televizive te aksidentit tragjik, ku humben jeten Dritan Hoxha dhe Entela Hyskaj. Ne ato sekuenca pasqyrohej nxjerja e trupave me barrela nga makina e shkateruar.

    Por cuditerisht, fill pas ketij filmimi, nje heshtje e plote pushtoi median e “lire e te pavarur” shqiptare. Asnje sekuence tjeter nuk u dha me nga vendngjarja dhe asnje fjale per viktimen femer te aksidentit (edhe news24 i zhduku pamjet qe kishte transmetuar). Pse valle???

    Por absurditeti nuk mbaroi ketu.

    Media nderoi ne maksimum vetem Hoxhen, por heshti ne maksimum per Hyskajn, vajzen qe shoqeronte Dritanin ne naten fatale. Ata te dy humben jeten, por per Entelen nuk u fol fare (madje as emri e fotoja e saj nuk u lancuan), gje qe shembelleu frikshem me heshtjen qe karakterizonte median shqiptare gjate rregjimit te Hoxhes. Ajo, njelloj si atehere, u persekutua pas vdekjes. Po per cfare?

    Ku ishte (eshte) e ashtuquajtura media e lire shqiptare, qe me agresivitet (me c’duket e paska patur te shtirur) vraponte per te pasqyruar cdo ngjarje e cdo episod sado periferik? C’eshte ky konsensus apo kjo mareveshje per te heshtur ne menyre kaq te paskrupullt, per te mos folur dhe per te mos transmetuar nje ngjarje kaq evidente, nderkohe qe media supozohet te jete nje pasqyruese e paanshme e realitetit.

    Apo ndoshta pse ajo ishte nje vajze e pamartuar dhe e varfer, qe shoqerohej me nje burre te martuar e te pasur? C’eshte ky lloj diskriminimi shoqerore, gjinore e pasuror qe i behet nje njeriu, nga nje media e tere (dhe nga politikanet gjithashtu), ndersa e ndjera ishte vetem 27 vjec (13 vjet me e re se Hoxha)? Perse media nuk flet asgje per te? A s’ju vjen turp o njerez te medias qe heshtni kaq pa-profesionalisht, si frikacake te peshtire?

    Ju qe asnjehere nuk bete konsensus per ceshtjen kombetare, bete konsensur ne emer te diferencimit gjinore e moral, njelloj si ne mesjeten e hershme.

    Po citoj ketu konkluzionin e Freedom House per median shqiptare:

    “Media shqiptare eshte nje strukture pronesie e koncentruar e grupeve te fuqishme te biznesit dhe e nje tregu te c’rregullt pune qe e ka bere ate sherbyese (servile) te interesave te caktuara te biznesit te pronareve te saj.”
    Puthja eshte ushqimi i zemres...

  8. #368
    i/e regjistruar Maska e Glamorous
    Anëtarësuar
    31-03-2005
    Vendndodhja
    Pak ne Qiell me Engjejt... Pak ne Toke me Djajt.. Kryesisht ne Zemer me Veten!
    Postime
    354

    Marre nga diku...

    Shuhet Dritan Hoxha
    ________________________________________
    Nje shkrim qe gjeta rastesisht ne web duke dashur te di me shume per Dritan Hoxhen. E vertete apo jo, kete po jua le juve?
    Mua mu duk paksa interesant dhe po e vendos ketu. Nese keni kohe/deshironi mund ta lexoni ketu:



    Eugen Mema
    NE POLITIKE DUHET MORAL, JO KOMPROMIS ME MAFIEN!

    Meqënëse “çunat” e politikës po e rrotullojnë në gojë “fjalën” e fundit e nuk po e thonë, duke dëshmuar kështu prirjet e tyre seksuale, atë herë po e them unë. Çështja e mediave ka përmasa të paimagjinueshme joligjore dhe jokombëtare. Pro-serbizmi i Frangajve të Klanit dhe këlyshëve të tij Fevziu, Shkullaku, Demi etj, është prej kohësh problem serioz i sigurisë kombëtare. Sikurse çështja e mediave është bërë temë e nxehtë diskutimi, them se edhe regjistrimi i shtetasve në regjistrin themeltar, siguria kombëtare, gjykatat dhe prokuroritë e superkorruptuara, këto e të tjera, janë kthyer në çështje tepër të prekshme që kërkojnë t’u jepet zgjidhje ligjore, morale dhe historike.
    Por këtë koment po e nisim me qëllimin për të folur mbi median, duke marrë në shqyrtim
    strumbullarin e tërë kësaj sherrnaje shterpë, piramidën e kuqe Top Channel.
    Top Channel nuk është vetëm media, pra një strukturë me prezencë aparaturash teknoligjike dhe disa gazetarë të rekomanduar. Ata, të rekomanduarit, janë në punë prej piramidës hierarkike të Sokolit, sepse në fakt baballarët apo nënat e tyre punonin fort për të jatin e Sokolit, Enverin. Këta baballarë piramidën e ndërtuan dhe tanimë po e mbrojnë me ç’të munden, edhe me bijtë e tyre. A e dini se bija e kujt është Rudina e shëmtuar Xhunga? A e dini se ç’të kaluar kanë disa gazetarë, drejtues dhe administratorë të këtij subjekti juridik që vepron në fushën e informacionit? Jua them unë. Janë bij të ish-sigurimsave dhe oficerëve më të fëlliqur, ose po ata vetë, pra bijtë e palodhur të Top-it të angazhuar me Partinë e Punës dhe sot përfitues të parave të drogës që pastrohen aty.
    Të gjithë ata që punojnë aty e dinë se nga vijnë u vijnë paratë por heshtin me konsensus dhe bëjnë pjesën e tyre prej krimbi që zvarritet.
    Dy janë elementët që i krijojnë vështirësi objektive këtij televizioni që është edhe shumë i diskutueshëm për nga programet e tij antikulturore.
    1-Tani i Top Channel është një rrugaç ordiner, bir i një “familje” mafioze komiuniste e kryesuar nga Sokol Hoxha (i biri i Nexhmije Hoxhës).
    2-Ky televison u ndërtua me kokëfortësi kriminale komuniste, në tempullin e së keqes, ndërtesës ku u vendos të prehet trupi i diktatorit Enver Hoxha, i jati ligjor (pra i pavërtetuar gjenetikisht) i Sokolit.
    Për t’i rrënuar dhe për t’i dërguar aty ku duhet këta padronë të jetës publike dhe ekonomike shqiptare, duhet moral. Duhet moral politik, të cilin qesharaku Berisha nuk e ka. Moral nuk ka, por nuk ka as kurajo.
    I mungon kjo e fundit sikur i mungon modeli dhe etika qytetare për t’u përballur ndaj çdo rrugaçi, bande, nepotizmi, abuzimi dhe antishqiptarizmi. Ka frikë nga lapraksi ordiner Tani njësoj siç ka frikë nga greku Bollano.
    Kur serbi Berisha, i cili ka mbi kurriz akuzën për tradhti të lartë ndaj atdheut, e akuzoi
    drejtpërsëdrejti rrugaçin Tani për trafik ndërkombëtar droge dhe për vrasjen e Vajdin Lames, ortakut të tij më të ngushtë falë të cilit i ngjiti shkallët e karrierës së narkotrafikut, i gjithë grupi politik që u prek nga kjo akuzë u çua në këmbë dhe bërtiti njëzëri. “Ky është grusht shteti!”.
    Ju të gjithë e patë dhe tashmë e dini se kush janë ata që narkotrafiku i mban peng dhe u dikton aprovim ose abrogim ligjesh për politikat rajonale. Ishin disa parlamentarë”, disa “gazetarë”, përfaqësues të shoqërisë civile” etj.
    Ky grup i vënë në shërbim të mafias e përdhunoi sadomazokistin Berisha me akuzën për tradhti kombëtare, në lidhje me rastin e shitjes së naftës serbëve. Sepse mafia fillimisht të serviloset, të kërkon hapësira lehtësuese e pastaj të ul në gjunjë duke i blerë të gjithë sa mundet ose duke vrarë. Por ai, Berisha, qylaxhi, karrierist dhe i pamoralshëm kaloi në heshtje e tani flet përçart sa për të larë gojën duke thënë: “Mediat mafioze”.
    Në fakt problemi i madh i tij është se ai ka frikë, nuk është burrë, nuk para i ka qejf gratë, e si pasojë tashmë nuk flet dot, por bën zhurmë sa për të justifikuar vetveten përpara agjensive të zbulimit dhe lobingjeve të politikës ndërkombëtare, ndaj të cilave ka marrë angazhimin se do vendosë shtetin ligjor në Shqipëri. Ai këto rezultate nuk i arrin dot sepse nuk ka moralin për ta bërë. Ai është vetë një rrugaç për çështje të tjera sigurisht, për lidhjet e tij me bandat filo-serbe apo organizatat terroriste islamike të kryesuar nga nipat e tij, kunetërit e tij, vajza dhe çdo lloj gjallese që i është afruar atij me rekomandim nga Beogradi. Pikërisht, falë Beogradit dhe falë lidhjeve bizantine intrigante të Athinës me
    Beogradin, Berisha është në pushtet vetëm si pasojë e firmës që ka hedhur në Athinë pas protestës “Nano ik" në vitin 2004 kur tradhtoi 120 mijë protestuesit qe dolën në protesta për të përmbysur rregjimin e hajdutit Nano, i cili e inkurajonte Tanin dhe drogën e "Lorit”. U thirr si përfaqsues i atyre 120 mijë të inatosurve dhe firmosi si legen, ai me nja 15 të tjerë, vetëm për t’u ricikluar politikisht dhe për të mbijetuar fizikisht.
    Ai kërkon pikërisht këtë, të mbijetojë fizikisht e këtë mund ta arrijë vetëm duke u përdredhur e duke mbijetuar politikisht. Në të kundërt, do ta likujdonin pa një pa dy tek dera e banjos së shtëpisë së tij të ndërtuar pa leje në mes të Tiranës. Do përfundonin në plehra edhe ata që i rrinë afër dhe i gjithë enturazhi i tij.
    Argumentimi dhe provat:
    Piramida dihet se pse u krijua dhe në nder të kujt. Në vitet 80 u harxhuan paratë e shqiptarëve të pangopur te tyre. Komunistët pas vitit 90-të pësuan goditje por përsëri u organizuan. Ata që ndenjën në hije dhe qe nuk u ekspozuan shumë, ishin bijtë e familjes Hoxha bashkë me Sulo Gradecin rojen e gardhit të tyre. Pa u ndier ata u organizuan goxha mirë. Sokol Hoxha e dinte ku synonte me objektivat që kishte. Synonte tregun e industrive vendase, biznesin e madh, lëndën e parë, industrinë agro-ushqimore dhe industrinë e mediave elektronike. Kjo edhe për faktin se kish studiuar vite më parë për inxhinjeri elektronike i ndjekur hap pas hapi nga babi i elektronikës në Shqipëri, prof. Lulzim Topçiu. Vitet e studimeve në Francë nuk mund t’i shkonin kot djalit të Nexhmijes që miq ka si në Francë, ashtu edhe në Beograd. Në fakt ai nuk u struk por as nuk u gabua. Priti momentin dhe si profesionist i tregut dhe i bllofeve politike, u fut në lojë me fort se ç’pritej. Sulo Gradeci nga ana tjetër, mjeshtri i intrigave ç’njerëzore, i tregoi rrugën Ilir Metës se si te katapultohej në politikë. Po përse Ilir Meta?!-do thoni ju. U zgjodh jo për nga aftësitë e rralla të intelektit apo të prirjeve politike. Ai u zgjodh sepse
    ishte afër zemrës së tyre, biri dhe nipi i shokëve te ngushtë të Sillos. Djal nga Skrapari. Makinë luftarake
    sipas modelit mongol. I fuqishëm dhe i pakulturuar aq sa të mos prishte punë. Çdo gjë me masë. As budalla
    por as inteligjent. As fshatar fare por edhe pa asnjë lidhje me profilin qytetar. Shkurt një kamikaz politik i modelit bullgar, që hapin e parë e ka bërë duke firmosur në Greqi në vitet e para të demokracisë shqiptare. Më pas nuk i numërohen dot firmat
    antishqiptare që ka firmosur bufalaqi Meta. Kurse Tani i vogël, rrugaçi gjysëm gei i laprakës, i
    cili kujdesej për flokët e tij të gjata më shumë se Dea Afërdita mbi malin e Olimpit, i shërbente dikur Vajdinit. Asnjë nuk mund ta thotë me ekzaktësi se deri në ç’pjesë të trupit i shërbente Tani Vajdinit.
    Minimalisht pranohet në heshtje nga të gjithë se Tani ulte sytë e perënduar kur i dilte përpara Vajdini,
    njëlloj si një nuse e turpëruar. Por ky kurtizan lëvizshëm ishte komshi edhe me të “internuarën” e
    privilegjuar Nexhmije, e cila banon edhe ajo në Laprakë që kur doli nga blloku i udhëheqjes. Lapraksi i vogël Tani,
    gei me raste dhe killer me aspirata, si shumë çuna të tjerë që silleshin rrugëve, fillimisht shiste kafe e më pas u lidh me Vajdinin e shiste drogë. Që nga ai moment filluan t’i shërbenin të dy Nexhmijes, duke i bërë shoqërim të kualifikuar
    familjarëve të saj që shkonin ta takonin pothuajse çdo ditë në burg. Vajdini, ky “kryepolic” i kohës, Tani i
    vogël dhe gjithë eskorta e “policëve” të rekrutuar në atë kohë pa një kriter të shëndoshë, por shkurt për
    qëllime kriminale dhe banditeske nga vetë Vajdini, me urdhër që dyshohet se vinte nga rradhët e larta të
    udhëheqjes komuniste, shkonin e vinin me makinat e shtetit duke i shërbyer Nexhmijes.
    Në fakt, dihet se Vajdini ishte mbreti i drogës në Shqipëri. Pastaj i doli konkurrent Miri i Xhikes.
    Këlysh droge i Vajdinit dihet botërisht se është Tani. Por sa këlysha të tjerë si Tani kanë krijuar këta
    baronë të drogës?!
    Miri i Xhikes vdiq. Vajdini u ekzekutua barbarish me tritol. Tani ka mbetur akoma gjallë. Tani! Po çfarë domethënje ka kjo skenë politike e shoqërore me hijena të vogla e kalbura si: Tani, Miri, Çimi, Liri, Tani, Lani, Goni, Tori etj, etj. Kush na i prodhon dhe na i imponon këta qyrravecë që na bëjnë sfilatë makinash lluksoze dhe gajasen duke përqeshur punën e madhe
    sfilitëse edukuese të qytetërimit?! Kush i sponsorizon këta killera që dëfrehen duke përqeshur
    punën dhe djersën tonë, na u japin si model fëmijëve tanë imazhin e tyre dhe gjoja “suksesin” narkotrafikantit gei?!
    A e di Tani se viktimë e kujt aferave dhe sa jetëshkurtër është?! Këtë pyetje nuk e shtroj për
    zgjidhje se më vjen keq për Tanin, i cili më duket
    edhe shumë antipatik personalisht, por e bëj për t’i
    thënë brezave të rinj se nuk është ajo rruga për t’u ndjekur. Dua t’i them rinisë shqiptare se modeli i
    Tanit e ka jetën e shkurtër dhe gjatë kësaj jete te shkurtër përjeton njëmijë halle e turpe, aqsa jam i
    bindur se thellë- thellë është penduar por nuk di ku ta përplasë kokën.
    E duke vijuar, dua t’i them Tanit se ai është viktimë e djallëzisë së Sulo Gradecit, Nexhmije Hoxhës, Sokol Hoxhës, Ilir Metës, Fatos Nanos e së fundmi e Edi Ramës.
    Këta ngatërrues fijesh, ishin në pushtet dhe e humbën atë. Për ta rifituar këtë pushtet iu duheshin para dhe njerëz. Njerëzit i gjetën rrugëve, të papunë e të pangopur si në rastin e tij dhe të fëlliqësirave të
    tjera si ai. Paratë natyrisht, i prodhuan duke shfrytëzuar ekzistencën e mijra e mijra rrugaçëve të cilëve iu dhanë mundësinë të shesin drogë rrugëve të Europës. Midis këtyre, Tani, si tip më i “shkathët” në
    krevat me burrat dhe më bukëshkalë, bëri karrierë më shumë se çunat e tjerë duke qënë se arriti, me mbështetjen e Ilir Metës të vinte në lojë “planin detar”. Kjo ishte droga e Tanit që vinte me det nga Turqia e cila nuk prekte fare në tokë. Kjo drogë fshihej në qeset e kafesë së tij “Lori” e cila kalonte pa u kontrolluar në doganë. Paguhej sa për të thënë një shifër e hamendësuar në doganë dhe malli kalonte pa u kontrolluar fizikisht. Kjo nuk kishte shumë rëndësi për antidrogën shqiptare apo atë italiane, pasi droga shkëmbehej direkt në det, nga anijet me kafe “LORI” tek varkat e trafikantëve shqiptarë apo italianë. Problemi rëndonte mbi zyrën e doganave dhe buxhetin e shtetit, i cili nuk arrinte të merrte pjesën që i takonte nga tregtia e kafesë.
    Biznes i bukur dhe i mbështetur personalisht dhe nga kryeministri i asaj kohe Ilir Meta. Pratë e drogës dhe evazioni fiskal i kafesë që hynte
    në port, shpërndaheshin në duart e politikanëve dhe të gardistëve të tyre. Pra kuptohet se ata kanë motive mjaft të forta për t’u çjerrë e për t’u ankuar. Me paratë nuk bëhet shaka! Le më pastaj, të fillosh të lësh pa bukë gazetarët e “pavarur” që marrin një thes me lek nga piramida e Tanit. Me këto para të Tanit, Sokol Hoxha realizoi ëndrën e tij dhe ngriti televizionin e tij Top Channel,televizionin “model” shqiptar. Me ndihmën dhe strategjinë e Sulo Gradecit, me mbështetjen politike të Ilir Metës kryeministër që kish marrë “karta bianka” për konformizmin që tregoi gjatë luftës në Kosovë me amerikanët duke abuzuar hapur me besimin e dhënë, me paratë e drogës dhe me emrin formal të Tan Hoxhës, Sokol “naivi” siç përpiqet të shtiret nëpërmjet deklaratave televizive të së shoqes Liljana, inxhinieri i përsosur elektronik, arriti të ngrejë në këmbë “madhështinë shqiptare”. Po, po. Kështu shprehen të gjithë ata që po i bëjnë ozana Top Channel-it sot. Sokoli arriti ta realizojë ëndrën e tij por nga ana tjetër arriti të vërë në vend edhe emrin dhe nderin e të jatit, duke e mbajtur me dhunë piramidën e ndërtuar enkas për terroristin e kuq.
    Ajo ndërtesë në fakt është pronë publike e dhënë me qera nga kryeministri Ilir Meta në vleftën e 1 dollar metri katror, e tashmë është kthyer në shenjën e sfidës midis së djeshmes dhe së ardhmes, vetëm për tekat dhe kapriçot e familjes Hoxha. Të gjithë e dimë këtë por nuk na duket se kjo ka shumë rëndësi për jetën tonë. Ky është gabim fatal! Nëse kjo do të ishte një çështje thjesht tatimore, ligjore apo thjesht e lidhur me frekuencat televizive etj, çdo pronar televizioni do ishte ngritur e do kishte shkuar në Gjykatë. Më pas, do kishte marrë leckat dhe do ishte trasferuar nja 200 metra më tej, në ndonjë godinë private, meqënëse nuk iu mungojnë aspak paratë. Por jo, ajo është themra e Akilit. Aty fshihet sfida ideologjike e mbajtjes së llogores së kuqe. “Ta mbajmë me çdo kusht llogoren e fundit të udhëheqësit tonë!” Kjo është motoja e atyre që janë mbrapa fytyrës së Tanit të Top Channel-it.
    Fytyra e tij e zverdhur ngahija e vdekjes që e ndjek hap pas hapi dhe që ai i frikësuar mundohet ta evitojë, na ofron fatalitetin e rrugës së ndjekur nga “ushtari klasik i mafies” i cili përdoret, shtrydhet dhe më pas hidhet në kanal. Në mbrojtje të kësaj llogoreje të kuqe, pamë të gjithë qyrravecët që tërë këto vite kanë marrë para të thata nga Tani, nga Ilir Meta, nga Fatos Nano apo qoftë edhe nga Edi Rama së fundmi. Ishin aty të gjithë të tredhurit e politikës e të mediatikës. Ata që lehin kot vetëm për një pjatë supë. Ishte edhe Sokol Nako, sekretari i Ilir Metës, tre herë ministër, mediokër dhe i fjetur, burokrati i lindur. Ishte aty, pse- do thoni ju? Sepse në fakt ka kumbar Sokol Hoxhën i cili e ka sponsorizuar në tërë karrierën e tij shkollore e më pas gjatë ngjitjes së tij në shkallët e jetës publike. Ju mendonit se gjërat ndoshin rastësisht apo nga gjoja aftësitë e ndonjë individi. Jo. Gjërat në orient funksionojnë me fije, me lidhje familjare, fisnore. Qeveritë dhe punët këtu bëhen me kunetër e baxhanakë, me nipa e mbesa, me nuset e djemve etj, etj. Nuk bëhet fjalë që të angazhohemi e t’ia nisim të punojmë me atë që di t’i shkoqisë gjërat. Sokol Nako e ka edhe adash Sokol Hoxhën. Siç ka pastaj detyrime ]ndaj Ilir Metës që e bëri menjëherë ministër. Kjo është pak a shumë është e njëjta gjë e nuk del aspak jashtë skemës së përgjithshme të ushtrisë së vogël të sponsorizuar nga familja Hoxha-Gradeci.
    Ky është zinxhiri i lidhjeve të këtij televizioni model” që po na kthehet në çështje jete a vdekje për Shqipërinë. Sa turp! Këto janë lojra orjentale dritëshkurtra e mendësi skraparllinjsh e gjirokastritësh. Kaq është maksimumi i tyre. Në perëndim ata quhen levantin (njerëz të vegjël të orientit). Avokati i “shkëlqyer” Nako është edhe ai nga Skrapari, e si i tillë karrierist i pandalshëm. Në ndihmë të Top-Channel këto ditë kanë dalë ata që aty hanë bukë. Kanë dalë mbi të gjitha ata që marrin rryshfetin nga ky biznes i narkotrafikut. Pra, ata që dolën dhe u çorrën gjoja në mbrojtje të Digit-Alb dhe Top-Channel, duhet ta dinë edhe pse e dinë shumë mirë, se në çdo vend të botës perëndimore, pasi qartësohet nëse një subjekt jeton me para të paligjshme, të gjithë ata që e mbështesin hapur dhe me thirrje luftarake, quhen bashkëpunëtorë të jashtëm ose të brendshëm në këtë organizatë kriminale siç është ajo e Top-Channel-it, me objekt trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave të pista. Pra hetimi i prokurorisë do t’i shihte si të hetuar penalisht të gjithë ata që po shqyeshin tek dera e Digit-Alb disa ditë më parë, në mbështetje të tezës së përfituesve direktë dhe me vetëdije nga paratë e krimit. Dënimet në këto raste shkojnë nga 3 deri 15 vjet, sipas rastit specifik në lidhje me angazhimin, pagesat dhe rryshfetet që ata marrin. Po a ka brenda moral kjo çështje aq sa të çojë në luftë civile shqiptarët?! Sipas skraparllinjve dhe Sokol Hoxhës po. Kështu mendon edhe Nexhmija. “Rëndësi ka nderi i familjes dhe i fisit Hoxha”. Ky është mentaliteti turko-bullgar i këtij grupimi. Duke përfunduar dua të them se problemi nuk janë ata,sepse ata aq dinë e aq bëjnë. Problemi qëndron tek Berisha, i cili na ka zënë vendin ne të tjerëve dhe bën sikur do t’i godasë këta mostra me trajta humane.
    Ai nuk mund ta realizojë dot këtë goditje ndaj krimit polititk sepse nuk e ka moralin për t’u përballuar me ta. Ai është thjesht një këlysh i refuzuar i tyre dhe për këtë motiv ndihet shumë i frustruar dhe hakmarrës.
    Por jo për këtë arrin të gjejë forcën dhe kurajon që t’i fundosë. Kjo punë do moral e moral të fortë. Ai është një këlysh hakmarrës por i pazoti për të kafshuar, sepse edhe ai vetë është viktimë e të njëjtës sëmundje mafioze-orientale-komuniste e si i tillë nuk do mund të bëjë asgjë. Ai, Berisha pra, Fatos Nano dhe pothuajse të gjithë kundërshtarët e klanit Hoxha-Meta, janë ziliqarë, karrierista dhe të pamoralshëm për të luajtur politika ligjore, kombëtare të pastra në shërbim të shqiptarëve. Ata që lojën e kanë filluar për karrierë, me një pjatë supë, ata që kanë spiunuar dhe vrarë miqtë e ngushtë vetëm për t’u pëlqyer shefave, nuk do ta njohin kurrë dinjitetin me të cilin bëhen politika të larta.
    Turp edhe për ata që i shkojnë nga pas tv Klanit” të dyshes perverse Nano-Berisha, qofshin këta ambasadorë, funksionarë të huaj, klerikë të lartë të të gjitha besimeve fetare, të cilët nuk po preokupohen për mirqënjen e shqiptarëve por po bien pre e dhuratave të vogla të këtyre mafiozëve të vegjël. Në çdo vend tjetër të botës, ndaj çdo padrejtësie shoqërore në dëm të njerëzve, shohim një përfaqësues fetar, i cili si lider shpirtëror i komunitet që përfaqëson, del në ballë të një proteste apo peticioni dhe i vë këmbët në një këpucë çdo kryeministri apo rrugaçi me pushtet. Por këtu kjo gjë nuk po ndodh.
    Gojët e liga, të drejta apo të padrejta nuk dallohet qartë, thonë se edhe krerët e besimeve fetare janë të përlyer nga politikat e pista dhe paratë e qarqeve antishqiptare. Kryepeshkopin Janullatos sot e përflet gjithë Europa për njëmijë e një punët e tij të zeza që nga kohët kur jetonte në Kenia e më pas në kurriz të shqiptarëve. Myslimanin Selim Muça e njohin të gjithë si një servil të Fatos Nanos, të Janullatosit dhe të ]qarqeve serbo-bullgare. Kryepeshkopin Mirdita që askush nuk e njeh, sepse nuk është as i gjallë e as i vdekur në jetën shoqërore e politike shqiptare, po e akreditojnë së fundmi si serbo-malazez, si interesaxhi të vogël që sheh rehatin e tij dhe merr para prej atyre që kanë pushtetin. Gjithashtu këtë të fundit e njohin edhe si mik të serbit Berisha dhe të dallaverxhiut Nano.
    Idealet duan moral që të shkojnë përpara dhe jo interesa sa për një pjatë supë apo dhurata personale siç pranojnë të marrin drejtuesit e të gjitha komuniteteve. Mafiozët si Sulo Gradeci do t’i hajë koha dhe sëmundjet e pashërueshme në qarkullim. Ata si Sokol Hoxha, Tan Hoxha i Top-Channel, Ilir Meta, Fatos Nano e Sali Berisha do t’i mposhtë vetëm ngritja e moralit të politikës shqiptare, që mesa duket nuk ka lidhje me drejtuesit e organizatave joqeveritare aktuale. Ato rezultojnë të gjitha të shitura në emrat e përveçëm të krerëve të tyre, fetare apo jo fetare qofshin këto organizata. Në të kundërt, për interesin e madh dhe të pamohueshëm të njerëzve që përfaqësojnë, do kishin marrë kurajon të flisnin me gjuhën e së vërtetës dhe do vepronin memoral e dinjitet shqiptari duke i vënë përpara përgjegjësisë xhelatët dhe duke sensibilizuar opinionin ndërkombëtar.
    Kështu, piramida e kuqe e Enverit, do të mbetet piramida e familjes Hoxha dhe piramida e drogës, e turpit tonë, në mes të Tiranës. Kjo për faktin se Berisha nuk ka moral, nuk është shqiptar dhe si rrjedhojë nuk mund të realizojë një operacion që në fakt kërkon ideale dhe idealista. Ai nuk është i tillë, por e keqja më e madhe është se nuk është i vetëm. Mbrapa i vjen i gjithë spektri politik shqiptar që është i kapur sipas preferencave dhe lidhjeve fisnore, nga grupe të tjera droge, konkurente me Tanin.
    Fatkeqësisht, as liderët e komunitetve fetare, që do duhej të jepnin modelin e Shqipërisë së re, nuk janë në lartësinë e moralit që kërkon koha, pa përjashtuar askënd prej tyre. Por edhe ata nuk janë të përjetshëm.
    Ka një rritje të fortë progresive të ndërgjegjes qytetare e cila do çojë pashmagshmërisht në ç’rrënjosjen e kalbësirave nga trupi i shoqërisë shqiptare.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Puthja eshte ushqimi i zemres...

  9. #369
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar më parë nga niemand Lexo Postimin
    Prandaj edhe fshehen vdekjen e Entela Hyskos.. qe ishte me te dashurin e saj babain "Dritan Hoxha" .. ata gazetaret qe i mbajti mire me buk dhe i ktheu ka mafia enveriste te transferuar ne PS.

    Kurse Berisha dhe PD-ja nuk fshehu at.. ajo doli publikisht duke i shpreh ngushllime familjes se Enteles.. se edhe ajo kishte nje nene/baba/vella qe qanin per te.. jo qe ishin te interesuar ata per ngushllimet e ketyre enveristave te ps.. e te topit por per hater te kohes si bashkpuntore te tyre u dasht te dalin publikisht.. edhe me emerin e saj.. po kjo gje tek keta nuk ndodhi.. u munduan me i fsheh gijtha por shyqyr zotit ajo % e vogel gazetaresh te guximshem qe kan mbet ne Shqiperi nuk heshti por i informoj popullin si babai i 4 femijeve nuk vdic i vetem ne aksident me makin por ishte edhe me te dashuren e tij qe kishte qe 8 vjet apo puntoren e top albania radio..

    Un kam then se dallimi nga ps-ja enveriste dhe ajo pd-ja e berishes.. ka dallim si nata me dite.. se ne at te paren jan te stacionuar mafia e llojit te topit.. kurse ne te dyten jan te stacionuar njerzit qe duan te thon fjalen e lire.. dhe te informojn popullin per cdo gje cka ndodh.. dhe kjo eshte e mira qe duhet te pershendet per shokun Sali.. me kompanin .. dhe eshte i vetmi kryeminister qe lufton keto dukuri te zeza neper gazeta dhe televizione.. se shte njeri qe nuk e do te keqen , por mendon per popullin dhe vetem per popullin.. dhe at shqiperi qe e mori nga -o ..

    niemand
    pse ajo media e lire qe thua zotrote nuk dha per vdekjen e baxhanakut te sali ram berishes ne gerdec ??? pyetje prej nje milion dollaresh !!! po pate kohe kthe pergjigje dhe jo te tipit e dha se dha !!! ok kalofsh mire !!! mbaje fort idhullin tend sali ram berishen !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  10. #370
    i/e regjistruar Maska e Glamorous
    Anëtarësuar
    31-03-2005
    Vendndodhja
    Pak ne Qiell me Engjejt... Pak ne Toke me Djajt.. Kryesisht ne Zemer me Veten!
    Postime
    354

    Emaili origjinal derguar nga Ekspertiza per mediat

    Subject: Pas ngjarjes aksidentale, ku gjeti vdekjen shtetasi Dritan Hoxha,
    President i Top - Medias dhe shtetasja Entela Hysko, u nxorren konkluzionet
    se shkaktar i ketij aksidenti fatal ishte shpejtesia dhe humbja e
    kontrollit te drejtimit te mjetit.



    Deklaratë për shtyp

    Në vijim të Deklaratës për Shtyp mbi ngjarjen aksidentale të ndodhur përgjatë orëve të vona të natës së mbrëmshme, ku gjetën vdekjen e menjëhershme shtetasit Dritan Fiqiri Hoxha, i datëlindjes 20.09.1968, lindur në Kukës e banues në Tiranë, pronar i televizionit Top ? Media si dhe shtetasja Entela Bari Hysko, e datëlindjes 05.07.1980, lindur në Skrapar e banues në Tiranë, të cilët po udhëtonin me automjetin tip ? Ferrari.

    Grupi i posacëm hetimor i ngritur për këtë ngjarje të rëndë aksidentale, kanë përpiluar me detaje të gjitha vendimet si : Vendimi Mjeko ? Ligjor, Vendim Toksikologjiko ? Ligjor, Vendim Auto ? Teknik si dhe Vendim Biologjik i viktimave.

    Paraprakisht, nga konkluzionet e nxjerra nga ekspertë të grupit hetimor, theksohet se shkaktar i ndodhjes së kësaj fatkeqësie është : Hapësira e madhe e zhvillimit të aksidentit, e cila kap distancën 97.5 metra, ku nga kqyrja e vendit ngjarjes, dëmtimeve të tij si dhe treguesi i kilometrazhit të automjetit, në manometrin e shpejtësisë është fiksuar shpejtësia prej 170 km / në orë.

    Nga ekspertët në vendngjarje, sqarohet se : Drejtuesi i automjetit tip - Ferrari, duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara, në kushtet atmosferike me lagështirë, ka humbur menjëherë kontrollin e drejtimit të mjetit, duke dalë nga karaxhata e Bulevardit ?Bajram Curri? në Tiranë.

    Fillimisht, i ndjeri është përplasur me trotuarin e krahut të majtë të Bulevardit, dy shtylla dekorative ndriçuese, e më pas ka humbur totalisht kontrollin e lëvizjes së mjetit duke u përplasur me një pemë dekorative (e llojit rrap, me perimetrin e trungut 3.1 metër). Kjo goditje ka qënë fatale për jetën e të dy shtetasve të ndodhur në mjet.

    Ndërkohë, nën drejtimin e Prokurorit të cështjes, nga grupi hetimor janë pyetur disa dëshmitarë okularë në vendngjarje, të cilët do të sqarojnë më tej, rrethanat e kësaj ngjarje aksidentale - automobilistike.

    Ekspertët Autoteknik në vendngjarje, gjatë kryerjes së veprimeve hetimore, kanë realizuar me përpikmëri, hartimin grafiko ? skicor të ngjarjes, dhe fotografik, duke i shoqëruar të gjitha veprimet proçeduriale me filmimet përkatëse.

    Ndërkohë, automjeti tip ? Ferrari, në pronësi të viktimës është marrë me karotres, me qëllim kryerjen e të gjithave ekzaminimeve të mëtejshme autoteknike, dhe marrë në ruatje në Komisariatin e Policisë Rrugore.



    Duke ju falenderuar për vëmendjen. Zëdhënëse A. K.
    Puthja eshte ushqimi i zemres...

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Ndëron jetë presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32
  5. Papa Gjon Pali II, ndërron jetë
    Nga Brari në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •