Pas shkatėrrimit tė shtetit ardian nė planin e politikės pushtuese tė Romės hynė, edhe krahinat e Ilirisė sė veriut tė pasura me minerale dhe tė rėndėsishme pėr pozicionin e tyre strategjik.
Mė 156 sulmet e ushtrive romake nė veri tė lumit Naronė shėnuan fillimin e periudhės sė dytė tė luftave tė gjata e tė pėrgjakėshme tė Romės nė Iliri. Sulmet e para romakėt i drejtuan kundėr dalmatėve, tė cilėt nė kėtė kohė kishin formuar njė federate tė fuqishme fisesh. Dalmatėt i qėndruan me trimėri armikut. Vetėm pas pėrpjekjesh tė mėdha ushtritė romake mundėn tė pushtonin qėndrėn e federatės, qytetin Delminium dhe fortesa tė tjera dalmate. Pas kėsaj lufte Roma i shtriu sundimin e vet edhe nė krahinat bregdetare tė Ilirisė veriore, prej lumit Narona deri te lumi Kėrka (Titius).
Por ilirėt nuk u pajtuan me pushtuesin. Mė 135, para e. sonė, nė kohėn kur romakėt ishin zėnė me kryengritjet e skllevėrve nė Siqeli, kundėr tyre u ngritėn ardianėt dhe pleurejtė. Kryengritja u zgjerua aq shumė sa qė romakėt u detyruan tė dėrgonin forca tė mėdha pėr ta shtypur. Pėr tė evituar nė tė ardhmen lėvizje tė tilla tė rrezikshme Roma i shpėrnguli ardianėt nga tokat e tyre pjellore bregdetare dhe i vendosi nė krahinat e brendėshme malore tė Hercegovinės sė sotme.
Roma i sulmoi ilirėt edhe nga veriu. Mė 129 para e. sonė, ushtri romake tė nisura nga Akuilea (koloni e Romės nė veriperėndim tė gadishullit tė Istries) sulmuan e thyen karnėt dhe japodėt dhe zgjeruan sundimin e tyre edhe mbi krahinat e tjera tė bregdetit dalmatin prej Istries deri nė lumin Kėrka. Me kėtė fushatė Roma shtiu nė dorė tė gjithė bregdetin e Ilirisė. Por fiset e krahinave tė brendėshme vazhduan edhe pėr njė kohė tė gjatė tė jetonin tė lira. Operacionet e shpeshta ushtarake qė u ndėrmorėn kundėr tyre nuk dhanė rezultate tė qėndrueshme dhe mė tė shumtėn e herės ato dėshtuan para qėndresės sė fiseve ilire. Duke dashur tė caktonin Savėn si kufirin verior tė pushtimeve tė tyre nė Iliri, romakėt hynė mė 119 para e. sonė thellė nė teritorin e japodėve dhe pas luftimesh tė ashpėra arritėn tė shtinin nė dorė edhe krahinat prej Istriės deri nė Savė. Por nė kėtė kohė romakėve i u desh tė pėrballonin kryengritjen e dal-matėve, e cila i plasi nė prapavijat e tyre dhe i shkaktoi dėme tė rėnda.
Mė 78 para e. sonė, nė kohėn kur romakėt ishin tė zėnė me luftat e brendėshme nė Itali, dalmatėt u gritėn pėrsėri me forcė kundėr pushtuesve. Vetėm pas dy vjetėsh lufte Roma mundi tė shtypte kėtė kryengritje dhe tė rivendoste pushtetin e vet nė tokat e tyre. Ndėrkaq, asaj i shpėtuan nga duartė japodėt, tė cilėt u ngritėn me kėtė rast dhe i dėbuan pushtuesit nga shumė krahina tė tyre, duke i mbajtur ato tė lira pėr njė kohė tė gjatė.
Nė njė gjendje tė tillė tė pasigurtė dhe kėrcėnuese per sundimin romak ishte Iliria nė kohėn kur pjesa mė e madhe e saj hyri nėn jurisdikcionin e Cezarit (viti 59 para e. sonė). Lufta e Cezarit nė Gali, pastaj lufta politike dhe ajo e armatosur kundėr rivalit tė tij, Pompeut, i liruan duart ilirėve. Nė kėtė kohė ata bile u treguan mė aktivė se romakėt. Nė vitin 54 pirustėt sulmuan dhe shkretuan krahinat jugore tė teritorit tė administruar prej Cezarit. Ky i detyrua tė linte Galinė pėr tė qetėsuar pirustėt, por dy vjet mė vonė u ngritėn dhe japodėt. Kėta tė fundit sulmuan dhe plaēkitėn edhe qytetin Tergeste (Triesten e sotme). Kundėr kėtyre lėvizjeve Cezari nuk mundi tė bėnte gjė sepse nė kėtė kohė ishte i zėnė seriozisht nė luftėn kundėr Pompeut. Nė kėtė luftė u vunė nė lėvizje shumė fise dhe qytete ilire duke marrė pjesė kush me Cezarin e kush me Pompeun, tė shtyrė herė nga urrejtja kundėr sundimtarėve tė tyre e here nga shpresa se mund tė fitonin diēka pėr vehte nga kjo luftė e madhe.
Ilirėt i shtroi pėrfundimisht vetėm Augusti. Nė vitin 35 para e. sonė ai pėrgatiti njė ekspeditė tė madhe, e cila kishte si detyrė tė rivendoste pushtetin romak nė tokat e Ilirisė. Nė kėtė ekspeditė merrnin pjesė 8-13 legjione romake tė armatosura mirė. Augusti sulmoi mė parė karnėt e Istries, u fut thellė nė tokat e japodeve dhe me luftime tė ashpra pushtoi kryeqytetin e tyre Metulum (afėr Bihaēit). Pastai ai mundi panonėt dhe e shtyu pėrsėri kufirin romak deri nė Savė.
Pas kėtyre luftimeve Augusti u drejtua kundėr dalmatėve, tokat e tė cilėve i u desh ti pushtonte pėllėmbė pėr pėllėmbė. Pasi siguroi Savėn si kufi verior tė pushtimeve tė veta nė Iliri dhe shtroi dalmatėt. Augusti filloi tė zgjeronte kufijtė e Romės nga lindja me qėllimin qė ti bashkonte me provincėn maqedone. Kėtė e arriti nė vitin 29 para e. sonė kur futi nė dorė krahinat e brendėshme ilire nė jug tė Savės deri nė Moravė.
Edhe pas kėtyre pushtimeve tė reja ilirėt u ngritėn kundėr romakėve. Nė vitin 16 para e. sonė ngritėn krye panonėt e Savės, kurse disa vjet mė vonė, mė 12 para e. sonė, ata u ngritėn rishtas bashkė me dalmatėt. Pas tre vjet lufte, nė vitin 9 para e. sonė, i dėrguari i Augustit, perandori i ardhshėm, Tiberi, e shtypi kryengritjen, pushtoi gjithė Panoninė dhe i shtyu kufijtė e perandorisė romake deri nė Danub.
Krijoni Kontakt