Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Festa e Flamurit.. vetem ne Shqiperi!!

    Top-Channel....

    "Qeveria e kosoves miratoi sot projektligjin per 11 festat zyrtare te Republikes se Kosoves, nderkohe qe eshte lene jasht 28 Nentori, festa e Flamurit Kombetar. Ende nuk eshte vendosur perfundimisht Dita e Clirimit.
    Qeveria e Kosoves ka vendosur qe festa e kryesore ne vend te jete 17 shkurti, Dita e shpalljes se pamvarsise se vendit, kurse per diten e Clirimitpritet te vendoset mes 11 dhe 12 Qeshorit."


    ....C'do te thote kjo....????!!!!!
    A po prandaj nuk perfillemi nga bota, se ne vete heqim nga kalendari festat kombetare.......
    Ky eshte TURP....... menduam se per flamur u be ajo lufte......... apo jo????

  2. #2
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    para disa minutave nje tem te ngjashme hapi dhe Davius

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=95400
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  3. #3
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    paska shume te indinjuar nga kjo paturpesi........ jo me perulje....... trimi ka selamet....thone. Kur do ta mesojne shqiptaret se nuk fitohet duke "ul patallonat".

    Kuvendi debaton pėr festat shtetėrore








    Kuvendi i Kosovės ka miratuar nė parim njė projektligj me tė cilin pėrcaktohen festat shtetėrore tė Kosovės dhe, tė mėrkurėn, pritet ta diskutojė atė nen pėr nen.

    Sipas kėtij projektligji tė paraqitur nga qeveria, Kosova do tė ketė njėmbėdhjetė festa zyrtare, gjashtė prej tė cilave do tė jenė festa fetare dhe vetėm pesė festa laike.

    Reagime nga shqiptarėt

    Debati ėshtė ndezur ngase nė kėtė listė festash nuk pėrfshihet 28 Nėntori, dita e flamurit shqiptar, 12 Qershori qė cilėsohet dita e clirimit tė Kosovės dhe dita e dėshmorėve.

    Projektligji pėr festat e Kosovės, i pėrgatitur nga qeveria, ėshtė kundėrshtuar edhe nga vetė deputetėt e koalicionit qeveritar, me arsyetimin se nuk i pėrmbush kriteret mbi tė cilat do tė duhej tė shkruhej.

    Reagimet mė tė ashpra kanė ardhur nga i ashtuquajturi bllok nacionalist. Avni Klinaku, kryetar i lėvizjes pėr bashkim, i ka thėnė BBC-sė se me kėto ligje po fillon shkombėtarizimi i Kosovės.

    Projektligji ėshtė kundėrshtuar edhe nga spektri i gjėrė politik. Pėr kėtė ka pasur debate mjaft tė ashpra nė Kuvend, ndėrkaq nė reagimet e para, qytetarėt e shumicės shqiptare kanė filluar ta cilėsojnė kėtė projektligj "tė barabartė me tradhėtinė".

    Projektligji i qeverisė ėshtė kundėrshtuar edhe nga Kuvendi. Kryetari i tij, Jakup Krasniqi, i tha BBC-sė se pėrgatitja e kėtij projektligji ka pasur mangėsi. Ai thotė se kjo ēėshtje po pėrcillet edhe me emocione, tė cilat sipas tij janė tė arsyeshme. Zoti Krasniqi thotė se gabimi kryesor nė pėrpilimin e kėtij projektligji qėndron nė faktin se ai nuk bėn ndarjen e festave nė kombėtare, shtetėrore dhe fetare.

    Kryetari i Kuvendit tė Kosovės ka shprehur dyshimin se projektligji do tė mund tė kalojė nė Kuvend pa pėrfshirjėn e 28 nėntorit si festė zyrtare tė Kosovės. Zoti Krasniqi i tha BBC-sė se njė grup ad hoc, po punon pėr tė arritur njė pajtueshmėri dhe, sipas tij, komproimisi mund tė arrihet brenda ditės sė mėrkurė.

    Reagime nga serbėt

    Por nėse ky kompromis nėnkupton futjen e festave qė nuk janė nė projektligj, atėherė serbėt thonė se nuk do ta mbėshtesin atė dhe do tė kėrkojnė qė nė listėn e festave zyrtare tė Kosovės tė futen edhe festat nacionale serbe.

    Dejan Sojanoviq, shefi i grupit parlamentar serb nė Kuvend tha se e kishte mbėshtetur nė parim futjen nė procedurė tė miratimit tė kėtij projektligji me tekstin dhe listėn e atyre festave qe janė paraqitur.

    "Ne mendojmė se pavarėsisht prej tė gjitha gjėrave, janė plotėsuar kriteret e festave edhe pėr pakicėn serbe, siē janė Krishtlindjet dhe Pashkėt. Sa i pėrket festave tė tjera qė po pėrmendėn, siē ėshtė 28 Nėntori apo festa tė tjera, unė nuk do tė doja t'i komentoja. Mendoj se kjo ėshtė e drejtė e shumicės shqiptare qė i ka vendosur si propozim", tha Dejan Sojanoviq.

    Sipas shefit tė grupit parlamentar serb nė Kuvendin e Kosovės, "nuk do tė ishte mirė qė tė merremi me ēėshtje qė po shkaktojnė ndarje midis nesh. Nuk e kuptoj pse ndonjė datė qė nuk lidhet me Kosovėn, do tė duhej tė ishte festė kombėtare apo shtetėrore. Dikush mund ta festojė kėtė datė, siē mendon vetė dhe kjo nuk paraqet asnjė problem, por nė asnjė mėnyrė nuk bėn qė data tė tilla tė hyjnė nė listėn e festave zyrtare", tha zoti Dejan Sojanoviq.

    Njė tjetėr pėrfaqėsuese serbe, Rada Trajkoviq, thotė se heqja e 28 Nėntorit nga lista e festave nuk ėshtė e sinqertė, por rezultat i presioneve ndėrkombėtare.

    "Ky ėshtė rezultat i njė presioni ndėrkombėtar qė do t’i mbrojė shqiptarėt nga projekti i “Shqipėrisė sė Madhe”. Nė njė farė mėnyrė ta mbrojė veten nga projekti i “Shqipėrisė sė Madhe” dhe, nga ana tjetėr, tė pengojė praninė e festave shtetėrore serbe nė kuadrin ligjor tė Kosovės.

Tema tė Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundėr Shqipėrisė?
    Nga BARAT nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Ervin Hatibi
    Nga erzeni nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  4. Miti i 'tolerances fetare' nė Shqipėri
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •