Close
Faqja 0 prej 34 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 338
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Dita e Flamurit, 28 Nëntori, nuk do të jetë më festë zyrtare në Kosovë

    Projektligji për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës nuk e përfshin ditën e shpalljes së pavarësisë në mesin e 12 festave zyrtare që do t'i ketë Republika e Kosovës nëse ky dokument miratohet në Kuvendin e Kosovës.

    Projektligji është miratuar të hënën në Qeverinë e Kosovës dhe pritet të procedohet në parlament, kurse kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se Kosovës i duhen festat e veta shtetërore.

    "Kosova është shtet i pavarur, sovran, demokratik dhe multietnik me territor të garantuar. Kosova është shtet, i ka festat shtetërore, por natyrisht se respektohen edhe festat kombëtare, ka Festën e Republikës, ditën e shpalljes së pavarësisë dhe festat tjera. Ky është vetëm fillimi", tha kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.

    I pyetur nëse personalisht do të jetë në punë apo do të pushojë më 28 nëntor, kryeministri Thaçi thotë se do të veprojë në harmoni me obligimet kushtetuese të Kosovës.

    "Unë personalisht do t'i kryej obligimet e mia kushtetuese si gjithë bartësit tjerë të institucioneve të Republikës së Kosovës", u shpreh kryeministri i Kosovës.

    Në kalendarin festiv të Republikës së Kosovës janë përfshirë Viti i Ri, Dita e Republikës së Kosovës (17 Shkurti), Dita e Kushtetutës së Kosovës (9 Prilli), Dita e Punëtorëve (1 Maji), Dita e Evropës (9 Maji) dhe festat fetare të muslimanëve, krishterëve dhe ortodoksëve të Kosovës.

    Përparim Isufi, ALSAT-M
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Veton Shkupi
    Anëtarësuar
    07-05-2008
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    146
    kjo eshte budallakia me e madhe qe mund te ndodhe! shqiparet jane te perfaqesuar 95% ne Kosove, me automatizem kjo feste duhet te miratohet!

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Nuk do te habitem nese kjo qeveri do te dale pas nje muaji me deklaraten per shpalljen e kombi kosovar dhe gjuhes kosovare.

  4. #4
    Edhe une si Veton Shkupi mendoj se kjo eshte budallakia me e madhe

    P.S. Bac u kry
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    hajde na rrofte kombi kosovar.


    turp turp turp turp
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  6. #6
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Dita e Punëtorëve (1 Maji), Dita e Evropës (9 Maji)

    Ca jane keto k..lliqe si festa. Po pse duhet ti shesim by-then europes per te jetuar ?
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  7. #7
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    E po kjo bie ndesh me vetë Statusin e shtetit te Kosoves sepse Kosova nuk eshte shtet i nje kombi ,por i shumë kombujve (edhe pse keta shum kombujsh jan 5%)...

    Qka po me bezdis me se shumti ne jeten praktike eshte fakti se tash neper Dasma po perdoret Flamuri Boshnjak e jo Flamuri Kombetare Kuq e Zi...sa qe kur po e shof ndonje kolonë Krushqish me makina me kete flamur ,po krijoj pershtypjen se eshte dasem Goranesh apo Boshnjakesh..
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  8. #8
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Unë do thosha diçka, Shqiptaret e Humben Kosovën, tash çfarë të ju ndodh duhet te pajtohen me të, se Sali Berisha e Fatos Nano kane luajt si Maca me Miun ne '97 kane bërë luftua mes veti, e na nuk mundeshim Shkiet mi ndal, e tani kur u bërë me '99 lufta, këto dy partitë hala su pajtuan mes veti e jo te na ndihmojshin neve ne luftë, kështu qe e humbëm, e pra kjo feste spo i takon këti shteti, shtetit të Kosovës, se nuk është festë e Kosovës, e kështu qe duhet te festojmë festat e këti shteti te ri.

    por një gjë dihet Shqiptarët do të jenë të lidhur mes veti, dhe s do ta lejojmë që të na ndërrojnë kulturën gjuhën, apo diçka tjetër.
    Festa 28 Nëntorit do mbetet festë e gjithë shqiptarëve deri në Shqiptarin e fundit.

    më erdhi keq që ishte hekë 5 marsi dita e dëshmorëve dhe po ashtu e Adem Jasharit.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga MmEeTtIi Lexo Postimin
    Unë do thosha diçka, Shqiptaret e Humben Kosovën, tash çfarë të ju ndodh duhet te pajtohen me të, se Sali Berisha e Fatos Nano kane luajt si Maca me Miun ne '97 kane bërë luftua mes veti, e na nuk mundeshim Shkiet mi ndal, e tani kur u bërë me '99 lufta, këto dy partitë hala su pajtuan mes veti e jo te na ndihmojshin neve ne luftë, kështu qe e humbëm, e pra kjo feste spo i takon këti shteti, shtetit të Kosovës, se nuk është festë e Kosovës, e kështu qe duhet te festojmë festat e këti shteti te ri.

    por një gjë dihet Shqiptarët do të jenë të lidhur mes veti, dhe s do ta lejojmë që të na ndërrojnë kulturën gjuhën, apo diçka tjetër.
    Festa 28 Nëntorit do mbetet festë e gjithë shqiptarëve deri në Shqiptarin e fundit.

    më erdhi keq që ishte hekë 5 marsi dita e dëshmorëve dhe po ashtu e Adem Jasharit.
    ku ku per ne

    se paskna pas vu re ket

    kjo quhet tradhti kombtare pik
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-04-2008
    Postime
    20
    tradhtia Ka Ndodh Motiiii

    Ky është Vazhdim I Tradhëtisë... Ky është Vazhdim I Projektit Për Kthimin E Kosovës Prap Në Serbi (ose Shndërrimin E Saj Në Palestinë Apo Bosne)...

    Ky është Projekt Për Shkombëtarizimin E Shqiptarëve Në Kosovë...

    Duhet Të Ngritemi Kundër Këtyre Tmerreve.

Faqja 0 prej 34 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  3. Forcat ushtarake serbe mobilizohen përgjatë vijës administrative me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 15:11
  4. Tifozët e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •