Close
Faqja 17 prej 22 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 213
  1. #161
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Ne kanalin televiziv "Discovery Channel" u be nje emision intersesant mbreme me teme te vertetsise se pohimeve jo vec te "Da Vinci Code" por edhe te nje libri tjeter te quajtur "Holy Blood, Holy Grail" me te njejten teme.

    Historjan bilik, shkencetar, arkeolog dhe personalitete te tjere bene pjese ne kete emision. Dhe si perfundim pothuaj se te gjithe jane dakord se keto botime nuk kane baze historike, por kryesisht jane produkt i nje teorie te nje prifti francez te viteve 1950.

  2. #162
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Ai nuk ishte prift po nje francez i lajthitur. Emrin e kishte Pierre Plantard.

    Pierre Plantard mori nje denim ne 17 dhjetor, 1953, nga gjykata e St. Julien-en-Genevois me 6 muaj burg per vjedhje, duket shkelur artikujt 406 dhe 408 te Kodit Penal

    Ne vitet '80 Plantard deklaroi se ishte terhequr nga Prioriteti i Sionit, kur Roger-Patrice Pelat ishte grandmaster. Kur Pelat vdiq, Plantard u be grandmaster.
    Pelat kishte qene pjese e nje skandali korrupcioni dhe keshtu Plantard u perzje me skandalin. Gjykatesi Thierry Jean-Pierre urdheroi nje bastisje te shtepise se Plantard qe zbuloi nje thes me dokumente te Prioritetit te Sionit te cilat pretendonin qe Plantardi ishte "Mbreti i vertete i Frances". Kur gjykatesi e vuri ne betim, Plantardi pranoi se kishte shpikur gjithcka. Plantardit iu dha nje paralajmerim nga gjykata qe te mos bente me gjera te tilla ne vitin 1993 dhe kjo u raportua ne shume gazeta franceze te asaj kohe.

    Pierre Plantard vdiq ne 2002.

    Meqe i mjeri nuk ishte me verdalle te turperonte veten me budalleqet e Prioritetit te Sionit, amerikani filloi te shkruante nje liber qe thote se eshte fantazi, po perkundrazi ne faqe te pare thote qe ca me poshte jane fakte te pakundershtueshem.

    Referenca:

    http://www.catholic.com/library/crac...vinci_code.asp
    Ignore List: Den Bossi

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e forever
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    396
    Po gjergj, e paske pare dhe ti Fox Chanel.

    Lexo me shume, pu munde lol edhe New Yorker ka nje artikull jo kaq shume te njeanshem
    Liebe! liebe, lass mich los!

  4. #164
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Ca me lexu gjergji eshte i zone tuj luftu me shpate ne dore.
    Gjergj edhe po se pe ti filmin prap ne do e shijojme, ty po ste pelqeu pal!en ne dore e ke verdho egersisht kunder mekatareve.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  5. #165
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Diku tjeter kam lexuar qe Plantard kishte falsifikuar dokumente nga Biblioteka Kombetare franceze per te vertetuar qe ishte pasardhes i mbreterve te Frances, Luigjit te XVIII (mbretit te fundit te dinastise se Burboneve, te rene para Komunes se Parisit ne 1870). Keshtu u pergatiten dokumentet qe u gjeten nga gjykatesit ne seline e Prioritetit te Sionit.

    Falsifikimi i dokumenteve nuk perben krim nese nuk perdoret per te arritur qellime fitimprurese apo thjesht te paligjshme. Prandaj edhe Plantard nuk u burgos per here te dyte ne vitin 1993.

    Ne vitet '50 ka qene nazist dhe bente thirrje qe cdo njeri duhet te kishte shtepi me qira shume te ulet (aresyeja: ai vete s'kishte asnje kacidhe dhe nuk e kishte qejf punen).

    Po te shtojme denimin qe pati per vjedhje ne ato vite dhe paralajmerimin e gjykatesit per falsifikime ne '93, marrim nje pasqyre te qarte te sa sharlatan mund te jete nje personazh, .

    Dy fjale per librin dhe per filmin: Do ju sqaroje se si ca burra si maskilista dhe te poshter qe jane, jane munduar te fshehin te verteten qe grate jane ruajteset e verteta te krishterimit. Si te tilla ato jane shkelur me kembe nga katolicizmi mizor, i cili i ka poshteruar duke fshehur te verteten me vrasjet e gjithe atyre qe e dinin kete "te vertete", .
    Ignore List: Den Bossi

  6. #166
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga xfiles
    Mos e dridh muhabetin se ty te djeg sa s'ka nga ky liber.
    atehere nuk je me pak ekstremist/e se sa ata qe dogjen ambasadat sepse ti ja heq vetes skepticizmin duke pranuar te vertete çdo fjale qe thote kisha dhe duke bere kete nuk je i/e hapur ndaj se vertetes e cila deri tani nuk eshte se ekziston si absolute sepse as kisha e as dan brown nuk kane prova per ate qe ka ndodhur perpara 2000 vjetesh.

    Ti krishtit besoji por kije parasysh se "llafet e krishtit" nuk jane shkruar nga vete krishti dhe aq me keq nuk jane percjellur deri me sot nga dishepujt e tij.
    Ato jane percjellur nga njerezit e pushtetshem te asaj kohe qe ishin gati te sakrifikonin boten per ate pushtet e jo me te modifikonin ca libra per interesat e tyre.
    Askush nuk mohon krishtin si profet por detajet e jetes se tij nuk jane te qarta dhe mund te jene te falsifikuara.
    E vetmja gje qe nje njeri i arsyeshem mund te beje eshte te jete i hapur ndaj mundesive qe parashtrohen nga te dy palet dhe deri sa te mos kete prova te mjaftueshme per te provuar njeren ose tjetren teori duhet te germoje vete ose te presi.

    A e ke marre mundimin te lexosh ate librin nga ku eshte bazuar Dan Brown, "holy Grail"?

    Nese kerkon te verteten kerkoje te verteten ashtu si eshte e jo ashtu si te pelqen ty.

    E mbeshtes plotesisht kete mesazh!





    Kurse ti o Kastriot Hamzai mos sill referenca per nje njeri qe ka nje teori kunder asaj te Vatikanit, duke e mare kete reference nga websiti Cathlolic.com se le nam le

    Referencat vlejne vetem kur jane te paaneshme. Kjo qe ben ti eshte njesoj sikur dikush te mbronte librin e Dan Brown duke sjelle per reference dicka te mare tek websiti i tij lool


    Ja ca thote Wikipedia per Holy Blood Holy Grail: http://en.wikipedia.org/wiki/Holy_Blood,_Holy_Grail
    Ndryshuar për herë të fundit nga diikush : 19-05-2006 më 15:34

  7. #167
    Citim Postuar më parë nga gjergj_kastriot
    Diku tjeter kam lexuar qe Plantard kishte falsifikuar dokumente nga Biblioteka Kombetare franceze per te vertetuar qe ishte pasardhes i mbreterve te Frances, Luigjit te XVIII (mbretit te fundit te dinastise se Burboneve, te rene para Komunes se Parisit ne 1870). Keshtu u pergatiten dokumentet qe u gjeten nga gjykatesit ne seline e Prioritetit te Sionit.

    Falsifikimi i dokumenteve nuk perben krim nese nuk perdoret per te arritur qellime fitimprurese apo thjesht te paligjshme. Prandaj edhe Plantard nuk u burgos per here te dyte ne vitin 1993.

    Ne vitet '50 ka qene nazist dhe bente thirrje qe cdo njeri duhet te kishte shtepi me qira shume te ulet (aresyeja: ai vete s'kishte asnje kacidhe dhe nuk e kishte qejf punen).

    Po te shtojme denimin qe pati per vjedhje ne ato vite dhe paralajmerimin e gjykatesit per falsifikime ne '93, marrim nje pasqyre te qarte te sa sharlatan mund te jete nje personazh, .

    Dy fjale per librin dhe per filmin: Do ju sqaroje se si ca burra si maskilista dhe te poshter qe jane, jane munduar te fshehin te verteten qe grate jane ruajteset e verteta te krishterimit. Si te tilla ato jane shkelur me kembe nga katolicizmi mizor, i cili i ka poshteruar duke fshehur te verteten me vrasjet e gjithe atyre qe e dinin kete "te vertete", .

    Hehehehehe kjo puna e Plantard eshte tamam per qyfyre. Ky dhe nja dy te tjere me demek krijuan ne vitet 50-te nje Priory of Sion, dicka komplet fantazem, me numer rregjistrimi komplet te rreme, adrese e rreme, anetaresi e rreme dhe me pas kur u hetua nuk u gjet asgje sepse skishte cfare te gjehej. Ishte nje organizate fantazem e krijuar vetem e vetem per te hedhur pluhur dhe mbuluar me karagjozllik emrin dhe organizaten e vertete te Priory of Sion. Njesoj si me Illuminatin e Engelit qe u krijua per te lene me pas rrugen qe Illuminati te konsiderohej si urdher qesharak dhe sharlatanesh. Eshte praktike e njohur. Nese do te diskreditosh dicka qe te kercenon ekzistencen gjeja me e mire eshte te demtosh burimin e saj. Me pak fjale krijimi i organizatave fantazma te tilla duke dubluar ato te vertetat behen per te vetmen arsye qe te mjegullojne me shume mendjen e njerezve dhe hapur rruge debateve me elementare qe trajtojne ekzistencen apo jo te nje shoqerie. Gjetje e zgjuar apo jo?

  8. #168
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Polemika në mbarë botën për daljen e filmit të diskutueshëm “Kodi da Vinçi”

    - Intervistë me Imzot Angelo Amaton -




    “Modat editoriale dhe kinematografike” si këto të ‘Kodit da Vinçi’, janë rast i përshtatshëm për të dhënë një informacion të dendur, duke i ndihmuar njerëzit t’i njohin më mirë të vërtetat historike të krishterimit. Kështu u shpreh kardinali Kamilo Ruini në fjalën e hapjes të Asamblesë së Përgjithshme të Konferencës Ipeshkvnore Italiane. Për Kardinalin, fantazia dhe falsifikimet janë përdorur jo vetëm për qëllime fitimi, por edhe për të vënë në dyshim, pa kurrfarë baze, vetë zemrën e fesë sonë, duke filluar nga kryqi i Krishtit. Prirja e njerëzve për t’u besuar më shumë përrallave, sesa së vërtetës, nuk është as e re as e panjohur: e gjejmë që në Besëlidhjen e Re, por në fund të fundit – pohoi kardinali Ruini – e vërteta ngadhënjen mbi gënjeshtrën, prandaj njerëzit sot kanë etje të madhe për të vërtetën.

    Por, lidhur me këtë, të ndjekim komentin e sekretarit
    të Kongregatës për Doktrinën e Fesë, kryeipeshkvit Angelo Amato:

    Pyetje: - Imzot Amato, Kodi da Vinçi, Ungjilli sipas Judës…. a nuk na shtyjnë të mendojmë se këto sulme kundër të vërtetave themelore historike të krishtërimit janë pjesë e një strategjie kundër krishtërimit?

    Përgjigje: - Është fakt se sot Papa mund të merret nëpër gojë, pa frikën e ndeshkimit, siç po ndodh në Gjermani, me një film vizatimor. Mund edhe të falsifikohet sipas qejfit historia e krishterimit, pa kurrfarë, s’po them respekti fetar, por etike fillestare historike. Prandaj gjithçka përmbajnë librat që përmendët, duket se është vërtetë pa kurrfarë baze reale. Prej këndej mund të mendojmë se kemi të bëjmë me shpifje kundër Kishës me qëllime diskredituese.

    Pyetje: - Për ç’arsye?


    Përgjigje: - Besoj se Kisha sot është e vetmja që e mbron qartë e shprehimisht jetën njerëzore që nga lindja deri në perëndim, e vetmja që mbron familjen, e vetmja që flet qartë për temat e etikës seksuale dhe të bioetikës, e vetmja që ripropozon vlerën e Dhjetë Urdhërimeve.

    Pyetje: - Ç’mund të themi për Kodin da Vinçi?


    Përgjigje: - Shiko, gjithë libri është shtrembërim fodull i së vërtetës. Për shembull, të mohosh hyjninë e Jezusit e të pohosh se kjo është shpikje e Konçilitt ë Nikesë, që u mblodh në vitin 325 pas Krishtit, do të thotë thjshtë të falsifikosh historinë. Ndërsa historia tregon se rreth viteve 40 pas Krishtit, Kisha këndonte kështu në himnin e famshëm, që përfshihet në Letrën e Shën Palit drejtuar Filipianëve: “Jezu Krishti, edhe pse me natyrë Hyj, barazinë e vet me Hyjin nuk e çmoi si vizar që i përkiste vetëm atij.

    Pyetje: - Ç’ bën sot Kisha për të mbrojtur të vërtetat e fesë?

    Përgjigje: - Vijon veprën e vet në mbrojtje të Doktrinës, përmes magjisterit të Papës e të ipeshkvijve. E sot, përmes Kongregatës për Doktrinën e Fesë, vijon ta mbrojë popullin e krishterë edhe duke korrigjuar hamendjet teologjike të gabuara.

    Pyetje: - Atëherë a mund të themi se ju e keni ndër mend ta hidhni zyrtarisht poshtë Kodin da Vinçi?


    Përgjigje: - Nuk e besoj, sepse libri, sipas meje, nuk e meriton, duke qenë se i mungon pikërisht kultura historike dhe biblike, por Kishat e bashkësitë e krishtera duhet të flasin me zë më të lartë, më mirë të themi, duhet të bërtasin nga çatitë, siç thotë Ungjilli, për ta frenuar mashtrimin, që për fat të keq i përdor të gjitha armët e fuqishme mediatike për t’i bindur masat e njerëzve.

  9. #169
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    autori ka harruar nje gje se njerezit kane llogjike. eshte e pamundur llogjikisht se da vinci te kete ditur aq hollesi sa te zbuloje themelet e nje feje.

    da vinci nuk kishte kode, autori dan brown eshte ai qe ka kode.


    dua nje mendim nga myslymanet.
    ok jezusi ishte martuar me magdalenen dhe muhamedi me 26 gra. e permend kurani se jezusi(isai) ishte i martuar?

  10. #170
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    autori ka harruar nje gje se njerezit kane llogjike. eshte e pamundur llogjikisht se da vinci te kete ditur aq hollesi sa te zbuloje themelet e nje feje.

    da vinci nuk kishte kode, autori dan brown eshte ai qe ka kode.


    dua nje mendim nga myslymanet.
    ok jezusi ishte martuar me magdalenen dhe muhamedi me 26 gra. e permend kurani se jezusi(isai) ishte i martuar?

Faqja 17 prej 22 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  3. Kadare: Poshtërimi i Ballkanit
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 19:57
  4. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •