Close
Faqja 14 prej 22 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 213
  1. #131
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Orion,

    Ne rast se kupton se si u perndoq Adami , do t'i kuptosh te gjitha
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #132
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Citim Postuar më parë nga xfiles
    mire e ka matrix,
    asnje nga ata profetet e pare nuk i vuri emer fese,
    ata thoshin besoni tek zoti, kaq,
    kurse muhamedi thoshte ejani ne islam, etj.
    Feja e profeteve ka qene vetem nje nenshtrim dhe paqe me Zotin.Nese e do fjalen Islam ne bibel dhe ne gjuhen hebreje ta sjell une.

    SHalom-Islam

    4:125.
    Kush ka fe më të mirë se ai i që sinqerisht i është bindur All-llahut dhe, duke qenë bamirës, e ndjek fenë e drejtë të Ibrahimit? All-llahu e zgjodhi Ibrahimin të dashurin më të ngushtë.

    42:13.
    Ai u përcaktoi juve fe atë që i pat përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) Ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në të. Për idhujtarët është rëndë kjo në çka ju i thirrni ata. All-llahu veçon për të (për besim të drejtë) atë që do dhe e udhëzon atë që i drejtohet Atij.

    3:85.
    E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do ti pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpruarit.

    Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe(5:3. )

    Ma gjeni ku thote ne librat e shenjte se po le fene krishterimin.

  3. #133
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Citim Postuar më parë nga Matrix
    Orion,

    Ne rast se kupton se si u perndoq Adami , do t'i kuptosh te gjitha
    Ti mendon se Adamin e perndoqi mekati dhe shejtani.

    Ti je koshient qe Islami i ka historite e profeteve ne mynyren me te zgjeruar dhe me te perpikte se cdo fe tjeter.Ju jeni koshiente qe ne Islam Jezusi eshte profet dhe i nderuar dhe nje kapitull ne kuran eshte emertuar me emrin e Nenes se tij ose e familjes se tij ndersa ne bible asnje kapitull nuk emerohet me emrin e tij por jane vetem emrat e Palit, luftuesit se dishepujve gjonit, markut etj,A nuk ishin shoket e Musait qe e lane ne balte Musain ku i thane shko dhe Zoti yt lufto.A nuk ishin shoket e Isait ato qe nuk luftuan per te.Ndersa shoket e profetit Muhamed jo vetem qe luftuan por ishin te denje ne cdo pamje besimi dhe vepre.Nuk dinte te vendoste profeti Muhamed a.s emrat e shokeve te tij.Por nuk e beri sepse ishte profet i Zotit. Ai e konsideroi Jezusin vella prej besimi megjithese ai ishte hebre.Pra kjo eshte feja hynore ngritja e profeteve te Zotit dhe jo ngritja e njerzve te thjeshte.

    Nese ke mundesi bleje kete librin te elxosh per Jezusin ato qe nuk i thote bibla.

    http://onlineislamicstore.com/b2632.html

    Ndersa keto lexoji falas




    http://www.islambasics.com/view.php?authID=70

    http://www.islamawareness.net/Prophets/
    Ndryshuar për herë të fundit nga ORIONI : 16-05-2006 më 08:55

  4. #134
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Orion,

    Kurani nuk eshte nje burim i besueshem.
    Per kete ka shume fakte qe mund te te bindin (nqs kerkon te verteten)
    Per me shume lexo ketu:

    http://www.faithfreedom.org/Articles/SKM/qurandivinity.htm
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #135
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Lexova sot tek gazeta shqip qe myslimanet dhe te krishteret jane te bashkuar ne protestat e tyre kunder filmit dhe nje klerik mysliman e quan filmin si blasfemik qe fyen profetin jezus.

    Tani kuptohet qe do i dalin ne mbrojtje dhe myslimanet po ajo qe ata kokemushkat e klerikeve kristiane e myslimane nuk duan te kuptojne eshte se e verteta eshte e hidhur dhe se e verteta nuk eshte monopol as i kristianeve e as i myslimaneve dhe duhet kerkuar ashtu siç eshte jo sipas interesave te kishes dhe xhamise.

    Filimi mund te jete edhe genjeshter, kjo eshte shume e mundur, por mund te jete edhe i vertete, te pakten esenca e tij.
    Po te jete genjeshter kleri mysliman e katolik nuk duhet te shqetesohet aq shume.

  6. #136
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    O Njerez,
    Gjerat nuk jane aq te thjeshta sa duken....
    Ato jane akoma dhe me te thjesha!

    Mendja e njeriut modern eshte e lidhur sot shume me realitete virtuale, me teori konspirative, me mistere, etj...Prandaj dhe keto libra sot gjejne terren te pershtatshem.

    Nga ana tjeter kete gje e fryn dhe frika e Vatikanit se mos i ngelen arkat e bazilikave bosh dhe keto libra korrin suksese te papara.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #137
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    Duke barazuar Kodin e Da Vincit me nje veper historike, pra duke i dhene te tilla vlera eshte sikur te themi se libri i Jul Cezarit 'De Bello Gallico' ka te njejten vlere me aventurat e Asterix-it.

  8. #138
    Sbesoj se ka ndonje te marre te barazoje Kodin e DaVincit me nje veper historike. E perseris dhe gjithmone do ngulmoj ne kete fakt: E vetmja vlere qe ka ai liber eshte sjellja ne vemendjen e masava te disa teorive qe ekzistonin ne nje rreth shume te ngushte njerezisht. Kjo eshte dhe arsyeja pse ka patur ate sukses dhe ne te njejten kohe ka shkaktuar ate termet ne rradhet e Vatikanit. Faktet qe permend Dan Brown jane milimetrike ne krahasim me ate qe jane shkruar tek The Holy Blood and The Holy Grail e megjithate nuk pati kurre nje reagim te tille nga kisha (kjo dhe per faktin qe jane te paafte sepse nuk mund te kontestojne ate qe eshte shkruar ne ate liber), por dalja ne masat e gjera te informacioneve te tilla perbejne nje tronditje thelbesore te nje sistem besimi 2 mije vjecar qe eshte pjese e kultures se nje numri te madh njerezish sot ne bote. Pra kjo eshte e vetmja vlere e ketij libri.

  9. #139
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Banal e mistifikues, por shumë i leverdishëm




    Imzot Bruno Forte, atë O’Kolins dhe profesor Vecozi
    shpjegojnë falsifikimet e Kodit da Vinçi




    “Shfaqje e relativizmit në kohët tona”: kështu shprehet teologu Bruno Forte, kryeipeshkëv i Kieti-Vastos, për suksesin e filmit “Kodi da Vinçi”.

    Regjisori i “Kodit da Vinçi”, Ron Hovard, nuk ka pranuar të shtojë një shënim në fillim të filmit, për të sqaruar se kemi të bëjmë me një fryt të fantazisë e jo me të vërtetën historike. Kërkesa e bërë nga Prelatura e Opus Deit e cila, në librin me të njëjtin titull të Den Braun, përshkruhet si një sekt, i cili bën çmos t’i fshehë të vërtetat themelore që kanë të bëjnë me origjinën e krishterimit. Po marrim vetëm një shembull nga romani. Në të shkruhet se paskej qenë Kostantini ai i cili, në vitin 325, me Koncilin e Nikesë, na paskej vendosur të flitej për Hyjninë e Krishtit. E ky s’është tjetër, veçse një falsifikim i mirëfilltë, siç nënvizon teologu Bruno Forte, kryeipeshkëv i Kieti-Vastos:

    Përgjigje: - Të thuash se hyjnia e Jezusit qenka një lloj shpikjeje apo krijimi, që u bë më vonë, madje pas ca shekujsh, është absolutisht përpjekje artificiale, pa kurrfarë themeli, sepse ndër Ungjijtë Jezusi jo veç se njihet me titullin, të cilin bota hebraike ia jepte vetëm Zotit: “Kyryos – Zot”, por për më tepër quhet shprehimisht “Biri i Zotit”. E jo në kuptimin e përgjithshëm të fjalës, që përdorej nganjëherë në botën hebraike, por në kuptimin më të plotë e më të fuqishëm të Pashkëve, të dritës së Ngjalljes, që dëshmon se ai është Zot, është Shëlbues i botës. Këtë e gjejmë ndër Ungjijtë kanonikë. Jemi, pra, në shekullin I, në zanafillën e krishterimit. I gjithë krishtërimi, gjithçka është kristianizëm i parë në këndvështrimin historik, jo në këndvështirmin e një përvoje – ndonëse edhe kjo, me rëndësi vendimtare – siç është përvoja e fesë, nuk do të mund të shpjegohej, në se nuk nuk do të njihej në mënyrë absolute vetë Jezu Krishti si Zot, si Shëlbues, si Hyj, si Bir i Hyjit.

    Pyetje: - Në të vërtetë falsifikimet që na propozon romancieri amerikan nuk janë aspak të reja: janë një shfrytëzim i traditës gnostike. …

    Përgjigje: Të ashtuquajturit “Ungjij gnostikë”, ashtu si gjithë prodhimi heretik i shekujve të parë, depërtojnë në traditën e madhe të krishterë të zanafillës. Por doktrinat që, ndër vepra si “Kodi da Vinçi”, përpiqen të tingëllojnë si të besueshme, në të vërtetë janë absolutisht të mëvonshme dhe të falsifikuara dhe zakonisht, me qëllime politike. Ta shpjegojmë më qartë: arianizmi, që mohon, pikërisht, hyjninë e Jezusit, është fenomen politik. Autoriteti perandorak, për të afirmuar se perandori ishte një i vetëm, bënte të njëjtën gjë edhe me Zotin, duke e paraqitur misterin e Trinisë si diçka të pakuptueshme që nuk mund të pranohej.

    Pyetje: - Qëndrimi që është mbajtur ndaj këtij romani, madje edhe nga besimtarët, a nuk duhet parë si shenjë e thellë e padijes së përhapur për themelet e fesë? Ç’pikëpyetje i lindin me këtë rast një bariu?

    Përgjigje: - Mua më duket se kemi të bëjmë me një rast të fryrë me qellime ekonomiko-komerciale. Përsa i përket reflektimit letrar, shumë lexues, ashtu si unë, memëzi e kanë kryer së lexuari “Kodin da Vinçi”, pikërisht sepse i mungon plotësisht bukuria letrare. Ndërsa çdo pohim mbi Jezusin dhe mbi karakterin historik të Ungjijve gjatë dy shekujve të fundit, është bërë duke u nisur nga një diskutim kritik, duke të krijuar idenë e një pune të jashtzakonshme, të një gërmimi këmbëngulës, të një dokumentimi rigoroz. Në të vërtetë në roman nuk nuk ekziston kurrfarë dokumentimi: gjithçka është fryt i përhapjes banale të lajmeve të rreme, komerciale, të marra aty-këtu, ndërtuar në formë batutash që nuk kanë kurrfarë themeli historik. Mund të themi shkurt se serioziteti shkencor mungon krejtësisht. Atëherë, pse njerëzia e blejnë këtë libër? Pse e lexojnë? Sepse jemi në shekullin e bindjeve të fshehta , të propagandës, dmth në një shekull, në të cilin shumë shpesh suksesi i një vepre në treg nuk tregon absolutisht se ajo vepër ka edhe vlerë artistike. Nuk besoj se një vepër e tillë mund të ndikojë mbi jetën e ndokujt. Në se ndokush do ta braktiste fenë sepse ka lexuar “Kodin da Vinçi “, më duket se nuk do të dëshmonte tjetër, veçse nuk ka pasur kurrfarë feje, se ka besuar thjeshtë për forcë zakoni ose se nuk i ka bërë kurrë vetes pyetje serioze për Jezusin, për të pasur edhe përgjigje po aq serioze, duke fituar pjekurinë në fe.

    Pyetje: - Benedikti XVI, që kur ishte kardinal, i pati porositur besimtarët të ruhen nga kurthet e relativizmit kulturor. A mund ta shpjegojmë suksesin e romanit, që përshkohet nga kuptimet e dyfishta dhe dyshimet, ndërmjet së vërtetës e fantazisë, si shprehje të këtij fenomeni në kohët tona?

    Përgjigje: - Është e qartë se ndërgjegjet e shqeta, shpesh herë të brishta, pilotohen lehtë nga propozimet e librave që propagandohen, që shiten e përhapen me shpejtësi, pavarësisht nga vlerat, karakteristikë kjo e një sistemi ekonomiko-komercial mbi të cilin duhet të reflektojmë e që është pikërisht sistemi i globalizimit. Në këtë kuptim mund të thuhet se suksesi i “Kodit da Vinçi” është pjesë përbërëse e kancerit të relativizmit, nga i cili vuan struktura ekonomike e komerciale e fshatit global, që quhet botë. Është një fenomen, si të themi, i modës, e si i tillë edhe duhet vlerësuar, pa i dhanë kurrfarë peshe etiko-shpirtërore, sepse do të ishte nder tepër i madh për një vepër, së cilës nuk duhet t’i kushtojmë kurrfarë vëmendje, duke e vlerësuar për aq sa vlen, si vepër mode, që s’ka të bëjë fare me këndvështrim shpirtëror apo me kërkimin e Zotit e të vlerave.


    “Mashtrim mjeshtëror” është titulli i një dokumentari, shfaqur dje në Romë, që shpjegon falsifikimet e “Kodit da Vinçi, një ditë para shfaqjes së filmit të frymëzuar nga romani i Den Braun.

    Atë Gjerald O’Kollins

    “Kodi da Vinçi, mashtrim mjeshtror” titullohet dokumentari, realizuar nga Mario Biazeti për agjensinë Rome Reports News, që tregon se romani i Den Braunit është ngritur mbi një kështjellë falsifikimesh. Video u paraqit dje në Sallën e Shtypit të Jashtëm në Romë. Në këtë takim, organizuar tri ditë para shfaqjes së filmit, morën pjesë, ndërmjet tjerëve, historiania e artit, Elizabet Lev dhe teologu jezuit i Universitetit Papnor Gregorian, atë Gjerald O’Kolins. Pikërisht atë Kolinsit iu lutëm të na flasë për falsifikimet kryesore të romanit e të filmit “Kodi da Vinçi”.

    Përgjigje: - Brauni tregon se, me shtytjen e Kostantinit, hyjnia e Krishtit u shpall për herë të parë në vitin 325. Por kjo është krejtësisht e pavërtetë. Në Besëlidhjen e Re, e pikërisht në Ungjillin e Gjonit, Apostulli i drejtohet Jezusit me fjalët: “ Zoti im e Hyji im!”, ndërsa Letrat e Palit pohojnë vazhdimisht fenë në Krishtin si “Zot e Hyj”. Hyjnia e Krishtit nuk është doktrinë e shpikur në shekullin IV, por nis që me zanafillën e krishterimit! E pastaj vjen gënjeshtra e Braunit, që ka të bëjë pikërisht me Ungjijtë: sipas tij, në kohën e Kostantinit qarkullonin tetëdhjetë Ungjij; Kostantini zgjodhi katër prej tyre dhe e detyroi Kishën t’i përdorte vetëm këta. Ka shumë mundësi që Brauni të mos e dijë se të katër Ungjijtë njiheshin zyrtarisht nga Shën Ireneu dhe Etërit e tjerë të Kishës, që në shekullin II, dmth dyqind vjet para Kostantinit!

    Pyetje: - Një nga elementet kryesore, mbi të cilat ngrihet romani, është trillimi i Den Braunit mbi lidhjet e Krishtit me Marinë Madalenë. Në të vërtetë mund të themi se edhe kjo sajesë nuk është ndonjë gjë e re…

    Përgjigje: - Rezultati që dëshiron të arrijë, është të cënojë Jezusin, ta ulë në nivelin njerëzor, ta paraqesë si burrë të martuar, kryetar të një lëvizjeje të re fetare, me një fjalë, një Jezus që nuk është në gjendje ta kënaqë shpirtin tonë, i cili ka uri e etje për Zotin. Libri i Braunit nuk është i vetmi që provon ta cënojnë figurën e Jezusit. Për Braunin e të tjerët, Jezusi është figurë shqetësuese, e unë besoj se pas këtij libri fshihet pikërisht përpjekja për të pohuar se Jezusi ishte me natyrë thjeshtë njerëzore.

    Pyetje: - Mirëpo si e shpjegoni ju suksesin e këtij romani, e mbi të gjitha, faktin se shumë lexues kanë arritur deri atje, sa të mendojnë se tezat e “Kodit da Vinçi” janë të vërteta?


    Përgjigje: - Shumë njerëz dëshmojnë padijen e tyre të thellë në lëndën e Shkrimit Shenjt. Faji është yni. Ne, profesorët, nuk ia kemi dalë mbanesh t’ua mësojmë historinë e vërtetë të Kishës ose zanafillën e Ungjijve tanë kanonikë. Braun ka ditur të shfrytëzojë bestytnitë dhe padijen e miliona njerëzve. Është thjeshtë një libër i verdhë, ku përzjehen pak seks, pak fe, pak fshehtësi … përgatitet, kështu, një koktej që funksionon mjaft mirë.

    Pyetje: - Romani i Den Braun ka nxjerrë në dritë të diellit, siç theksuat edhe ju, injorancën e thellë të shumë besimtarëve mbi zanafillën e fesë. Ç’përgjigje i duhet dhënë kësaj sfide kaq urgjente për Kishën? A mund të dalë edhe e mira, nga e keqja e një romani përplot me falsifikime?


    Përgjigje: - Po! Një rezultat pozitiv i këtij libri si edhe i filmit mund të ishte krijimi i grupeve të studimit, i grupeve të njerëzve që interesohen. Vitin e kaluar isha në SHBA, ku fola për “Kodin da Vinçi”. Herën e parë u mblodhën katërqind vetë, të dytën edhe më shumë. Libri ka krijuar publik, ka krijuar interes, e tani është radha e katolikëve të përgatitur, e profesorëve katolikë, radha jonë, t’i ndihmojmë njerëzit për ta shuar urinë shpirtërore. Kemi, të paktën tani për tani, një publik vigan.


    Gjeniu i falsifikuar: romani i Den Braun, e tani edhe filmi i frymëzuar prej tij, falsifikojnë veprën e Leonardo da Vinçit.

    Profesor Aleksandër Vecozi

    Suksesi i romanit të Den Braunit lidhet me emrin e Leonardo da Vinçit, të cilit ia falsifikon si figurën, ashtu edhe veprën. Në romanin e tij, nga i cili frymëzohet filmi që nisi të shfaqet sot, Braun mbështet tezën se në ‘Darkën e Mbrame’ të Leonardos, njeriu që është ulur pranë Jezusit, nuk është Shën Gjoni, dishepulli më i ri, por Maria Madalena. Tezë pak si tepër e çuditshme kjo, siç nënvizon profesori Aleksandër Vecozi, drejtor i Muzeut ‘Leonardo da Vinçi’:

    Përgjigje: - Mbi këtë temë të veçantë, të Shën Gjonit Apostull pranë Jezusit, nuk ka dyshime, sepse të gjithë e dimë se Leonardo pikturoi skenën e Darkës së Mbrame të Jezusit me Dymbëdhjetë Apostuj. Nuk ka pikturuar katërmbëdhjetë vetë, siç ngjet nganjëherë ndër episode të tjera të historisë së artit. Mund të themi, prandaj, se kemi të bëjmë me një provokim me efekt që s’ka të bëjë aq me letërsinë, sa me tregun e letërsisë. Një hamendje të tillë mund ta rrëzojmë në shumë këndvështrime, edhe në atë teknik, duke pasur parasysh se në pikturën e Rilindjes, fytyra e Gjonit është paraqitur gjithnjë me një ëmbëlsi të jashtzakonshme. Nga hyrjet historike të ‘Kodit da Vinçi’ është hequr një frazë e cila, fillimisht, krijonte vërtetë konfuzion. E kjo frazë mbështeste tezën se të gjitha veprat e artit, burimet historike, dokumentat edhe të sekteve të fshehta, ishin e vërtetë e pastër historike. Si është hequr kjo frazë, autori i romanit fiton më tepër liri për të provokuar, për të shpikur…

    Pyetje: - Ndërmjet tjerash, Den Braun thotë edhe se Mona Liza është autoportet hermafrodit… A mund të vërtetohet kjo tezë, apo edhe këtu kemi të bëjmë me një trillim?


    Përgjigje: - Kodi da Vinçi është shkruar duke pasur parasysh më shumë efektin se sa thellësinë letrare, cilësinë artistike. Në këtë kuptim, Gjokonda e Leonardos është një nishan që mund të qëllohet lehtë, dmth që mund të zgjojë menjëherë kureshtjen e lexuesit. Provokimi do të funksiononte, në se nuk do të ishte fare e lehtë për ta hedhur poshtë. Gjithsesi kujtoj se ka një traditë të çuditshme, sipas të cilës shumë studiues e besojnë këtë tezë, për mua të pabesueshme. Mjafton të vëmë ballë për ballë autoportretin e Torinos dhe fytyrën e Gjokondës, për të vërejtur menjëherë se buzët, hunda, posaçërisht sytë, e edhe qepallat, nuk kanë kurrfarë përkimi. Nuk gjejmë kurrfarë ngjashmërie, ndonëse vetë Leonardo shpeshherë pohonte se artistët pikturojnë vetveten. Në të vërtetë, pikturojnë idenë e tyre mbi pikturën. Gjokonda nuk ka kurrfarë ngjashmërie me portetin e Leonardos, ndërsa tema e figurës ermafrodite është një nga provokimet e romanit. Mund të themi se në këtë portret gjejmë idenë e Leonardos mbi pikturën, me të gjitha ndërlikimet e jashtzakonshme të vlerave estetike e konceptuale të veprës, tepër larg nga çdo lloj banaliteti që na propozon në këtë rast Den Brauni.

    Pyetje: - Duke lexuar “Kodin da Vinçi” përfytyrojmë një Leonardo misterioz, që s’mendon tjetër, veçse të shënojë kode në veprat e veta, një lloj magjistari…. Juve, që ia keni kushtuar gjithë jetën studimit të gjeniut të madh, ç’përshtypje ju bëjnë këto teza?

    Përgjigje: - Kodi da Vinçi e banalizon madhështinë e Leonardos. Mund të them se ky është një çast delikat, në të cilin Leonardo është më i famshëm se kurrë e njëkohësisht, më i marrë nëpër gojë se kurrë. Në faqen e famshme 62 të botimin të parë italisht të ‘Kodit’, radhitet gjithë seria e keqkuptimeve dhe e dyshimeve rreth figurës së gjeniut. Leonardo, që ishte kundër falltorëve e alkimistëve e që kërkonte me durim të madh të vërtetën shkencore, na paraqitet si magjistar e alkimist. Pastaj vijnë me radhë trillimet mbi Leonardon, që sipas Braunit, shpikte vegla torture, që zhvarroste të vdekurit e që kishte përkrahjen e shejtanit. Një serë aluzionesh tepër larg nga e vërteta. E më pas vjen edhe hipokrizia shpirtërore e Leonardos ndaj Kishës. Shkruhet se da Vinçi paskej pikturuar qindra vepra kishtare, e pavërtetë edhe kjo, sepse në realitet Leonardo ka realizuar shumë pak vepra të kësaj natyre.

  10. #140
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    Citim Postuar më parë nga Darius
    por dalja ne masat e gjera te informacioneve te tilla perbejne nje tronditje thelbesore te nje sistem besimi
    Kjo 'dalja ne masa' c'do te thote?

    Librat Apokrife dhe teori te tilla gjenden ketu e 2000 vjet.

    Por thuaj me mire se njerezit nuk lexojne, preferojne te lexojne nje roman qe do tu thote se Kisha tallet me njerezit sesa te lexojne nje veper historike.

    Nga ana tjeter, shkrimtaret e nivelit te Dan Brown-it nuk kane guzimin te bejne nje veper historike se atje duhet te nxjerrin djerse dhe te perballojne kritike, por bejne nje liber me mijera gabime dhe nuk kane te japin llogari tek asnjeri se ne fund te fundit eshte roman.

Faqja 14 prej 22 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  3. Kadare: Poshtërimi i Ballkanit
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 19:57
  4. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •