Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2008
    Postime
    171
    Ėshtė pak e besueshme qė haki taha tė ketė qenė shok i ngushtė i milladin popoviqit. Edhe po tė kishte qenė shok i ngushtė i tij nuk ėshtė e besueshme qė ai tė hyjė te milladini i pakontrolluar prej rojeve tė tij kur dihet se nė momentin e vrasjes ai i kishte tri roje. Pse i kishte milladini tri roje? Sigurisht se kishte pozitė tė lartė shoqėrore.
    Po e zėmė se haki taha ishte patriot i madh dhe e vrau milladinin nga mllefi se kosovA MBET PA U BASHKUAR ME SHQIPĖRINĖ por ėshtė e pakuptueshme se njė patriot i madh tė kryente krimin dhe tė fshehej apo tė ikte nga forcat e sigurimit. Patriotet e vertetė nuk fshehen dhe nuk ikin. Ata u dorėzohen organeve shoqėrore dhe e mbrojnė idealin e tyre dhe aktin qė kanė bere.
    Kjo nuk ndodhi me haki tahen. pra ėshtė e vėshtirė tė besohet se ai ka kryer kete vepėr. Pėr tė zbuluar tė vertetėn e thjeshtė duhet tė shikohen tė dy anėt e medales: pra duhet tė ssigurohen materiale nga sherbimet serbe , tė shikohen dokumente, procese te mbledhjeve etj. Sa jemi ne tė informuar, milladini nuk shikohej mirė nga serbomedhenjet dhe plotėsisht ėshtė e sigurtė se kėta ia kanė pėrgtitur kurthin. Edhe pas vrasjes sė tij, serbėt mezi e kanė zėnė nė gojė emrin e tij. Pra studjuesit e mirėfilltė le tė mirren me studimin e kesaj ngjarjeje dhe tė dalė nė spikamė vetem e verteta, qoftė e hidhur pėr dikė apo e embėl. Nuk preferoj qe njerėzit tė behen heronj pa u pa gjė puna e tyre....

  2. #12
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-10-2009
    Postime
    356
    Enver Hoxha e ka vra Milladinin Popoviqin, Boshko Buhen , Dushan Mugoshen se e kan tradhetue per kosove , qameri dhe iliride .
    Enveri ka qen shqiptar pika e pikes se pules,ata i ka shti qe ta shkatrroin jugosllavin sepse me prejardhje kan qen me gjak te Enver Hoxhes

  3. #13
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-10-2009
    Postime
    356
    Citim Postuar mė parė nga arberi_fr Lexo Postimin
    Enver Hoxha e ka vra Milladinin Popoviqin, Boshko Buhen , Dushan Mugoshen se e kan tradhetue per kosove , qameri dhe iliride .
    Enveri ka qen shqiptar pika e pikes se pules,ata i ka shti qe ta shkatrroin jugosllavin sepse me prejardhje kan qen me gjak te Enver Hoxhes


    http://img510.imageshack.us/img510/4...iladinihz7.png

  4. #14
    Komenti i mesiperm ishte nje variant interesant i historise. Ose me sakt nje masakrim imbecil dhe mbllacitje sofre e shoqeruar me pagure me raki.

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,976
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: “Kush e vrau Miladin Popoviēin?”

    Historia e njeriut qė vrau bashkėpuntorin e ngushtė tė Enver Hoxhės

    Emri:  historia-e-haki-tah-euml-s-njeriut-q-euml-vrau-milladin-popoviqin_hd.jpg

Shikime: 6327

Madhėsia:  30.0 KB

    Njė atentat nė mes tė Prishtinės. Pastaj njė vetėvrasje. Ishte vrasja e Milladin Popoviqit njė veprim nacionalist i Haki Tahės, apo eliminim i UDB-sė? Ēfarė fshihet pas vrasjes sė mikut malazez tė Enver Hoxhės. Telegrafi risjell mė poshtė analizėn e Artes Llazanit.

    Nėse pesė rojat partizane, qė ruanin komandantin e qarkut tė Kosovės, 15 marsin e 1945 bėnin njė lojė tė vėrtetė shahu, apo njė lėvizje tė detyruar filash, kjo ka mbetur njė enigmė mė vetvete. Por, e sigurt ėshtė se vėmendja e tyre u shqetėsua pak nga figura e gjatė e njė 28-vjeēari, qė s’u foli dhe drejtoi sytė e gjelbėr nga hyrja e ndėrtesės sė Komitetit Krahinor tė Kosovės.

    Pak minuta mė vonė, po kėto sy paksa mė tė turbullt iu drejtuan daljes, pėrsėri pa tėrhequr vėmendjen dhe pa shqetėsuar lojėn e partizanėve jugosllavė. Nė ēastin qė Milladin Popoviqi do tė gjendej i ekzekutuar me tre plumba, dy nė gjoks e njė nė kokė, mbi tryezėn e tij tė punės, sipas njė versioni ballkanik tė “herostratit”, me fishekėt e mbetur tė 15-shes, gjakovari Haki Taha do tė vriste veten publikisht nė qendėr tė Prishtinės.

    Ajo qė ndodhi mesmarsin e vitit 1945, pak muaj pasi ishte “ēliruar” Kosova, ėshtė njė ndėr tė rrallat histori qė edhe po tė kishte njė “version” tjetėr tė ngjarjeve, pėrsėri do t’i falte viktimės dhe vrasėsit tė njėjtin fat. Qė tė dy do tė kishin vdekur nga tuberkulozi. Por, nėse malazezi Milladin Popoviq, natyrisht do tė kishte jetė pak mė tė gjatė, gjakovari Haki Taha, marsin e 1945 jetonte ditėt e fundit nė kėtė botė. Qė njė njeri i dėnuar nga natyra me vdekje tė parakohshme tė kryejė njė vrasje, ky ėshtė njė fakt historikisht i pranueshėm. Por, ky nuk u bė kurrė shpjegim pėr njė nga vrasjet mė tė mistershme historike, qė lidhin Shqipėrinė me Kosovėn.

    Askush nuk mundi tė thoshte se kosovari Taha e vrau Milladin Popoviqin, njė figurė tė pėrmasave jo tė zakonta pėr kohėn, vetėm nga dėshpėrimi i vdekjes qė e priste. Pas kėsaj dite qė tė dy u bėnė heronj tė llojit tė vet, pėr palė qė nuk do kishin kurrė interesa tė pėrbashkėta. Mbi atentatin, dy figurat dhe tė kaluarėn e tyre u ngritėn dhe dy alibitė mė tė mėdha tė kėsaj ngjarjeje, qė shėrbyen politikisht pėr shumė kohė.

    Dėshmitarėt e paktė tė mbetur gjallė, thonė se Hakiu nacionalist e vrau komunistin qė kishte bashkėpunuar ngushtė me Enver Hoxhėn se kishte shitur Kosovėn dhe se ishte njė ndėr shkaktarėt kryesorė tė ndarjes sė fundme tė dy pjesėve me njė etni. Kurse, pėr mė shumė se 50 vjet Enver Hoxha tha, i bindur, se nė fund tė jetės Taha u pėrdor si kamikazi mė i mirė e UDB-sė pėr tė shuar njė ndėr jugosllavėt mė pro- shqiptar.

    MILLADINI I TITOS APO ALIU I ENVERIT

    I pari qė e ndjeu fundin e keq tė bashkėpunėtorit tė tij malazez qe Enver Hoxha. Tre muaj para se tė ēlirohej Shqipėria, gushtin e vitit 1944, marshalli Tito dėrgoi urdhrin se Milladin Popoviqi duhej tė kthehej nė mėnyrė urgjente nė Jugosllavi. Kasnecėt e Titos i kthyen mbrapsht Hoxhės kėrkesėn qė Milladini tė qėndronte edhe disa muaj pranė tij, duke thėnė se “Popoviqi po dėrgohej pėr njė detyrė tjetėr dhe duhet tė raportonte pėr gjendjen nė Shqipėri”. Enver Hoxha i lejoi vetes vetėm njė pyetje: “Me ē’rrugė do tė shkonte Milladini nė Jugosllavi?”

    “Mal mė mal i pėrgjigjen, jemi akoma nė luftė”.

    Kjo alternativė iu duk e rrezikshme diktatorit tė ardhshėm shqiptar. Pėr njeriun qė i kishte ndenjur afėr pėr katėr vjetėt e luftės me njė besnikėri tė ēuditshme pėr llojin qė i pėrkiste, Hoxha ndėrmjetėson edhe tek aleatėt. Ai u kėrkon oficerėve tė misionit anglez nė Shqipėri qė me anijet ose aeroplanėt, qė shkonin nė Itali ta kalonin edhe Milladinin.

    Gjashtė muaj para se tė vritej Milladin Popoviqi mbėrriti nė Bari me emrin shqiptar “Ali Gostivari”. Po pse duhej tė kishte frikė Enveri pėr jetėn e Milladinit? Tė fundmit jugosllav qė kishte mbėrritur me misione “bashkėpunimi” me komunistėt shqiptarė, nuk kishin gjetur shumė pika tė pėrbashkėta me malazezin Milladin Popoviq, qė Enver Hoxha e kishte kthyer nė “Ali Gostivarin”. Por, kjo nuk ishte hera e parė qė shqiptarizimi ose mė mirė enverizimi i Milladinit i bezdiste njerėzit e Titos.

    Popoviqi kishte mbėrritur nė Shqipėri verėn e 1941-it. I arrestuar nga fashistėt nė Mitrovicė, ai ishte dėrguar nė njė kamp pėrqendrimi. Lirimi i tij nga burgu ishte aksioni i parė qė ndėrmorėn sė bashku, para themelimit tė PKSH-sė tri grupet komuniste shqiptare dhe ndoshta favori i parė qė Milladini i kishte borxh ose “ia dinte pėr nder” Enver Hoxhės.

    Qė nga kjo kohė, Popoviqi u bė i pranishėm nė thuajse qė tė gjitha lėvizjet e kreut tė komunistėve shqiptarė dhe i vetmi jugosllav, qė ia pėrkrahte idetė edhe kur “qendra” ishte kundėr. Influenca e tij tek Enveri ishte e deklaruar. Por, i pranishėm nė mbledhjen themeluese tė PKSH-sė, Milladin Popoviqi sė bashku edhe me Dushan Mugoshėn, u bėnė zemra e njė konflikti qė do tė vazhdonte gjatė mes komunistėve kufitarė. “Jugosllavėt hodhėn pretendimin se dy komunistė jugosllavė, e kishin fjalėn pėr Milladinin dhe Dushanin, krijuan Partinė Komuniste jugosllave”, thoshte Enver Hoxha, duke struar me bindje se “Milladini asnjėherė nuk i ka veshur vetes merita qė nuk i takojnė… pėrkundrazi, hidhte poshtė ēdo aluzion qė mundoheshin t’i bėnin tė dėrguarit e Titos pėr t’i atribuar njė rol qė nuk i takon”.

    Por, Milladini u bė “jugosllavi internacionalist”, qė megjithėse zyrtarisht nuk u quajt kurrė i dėrguari i Titos, ishte nyja e marrėdhėnieve shqiptaro-jugosllave e viteve tė luftės. Pėrkrahėsi i Enverit qė nė kundėrshtimin e krijimit tė njė shtabi interballkanik, prishjen e marrėveshjes sė Mukjes, rezultatet e konferencės sė Bujanit, Milladini u bė i vetmi jugosllav qė kreu komunist shqiptar i besonte. Nė gjurmėt e para tė “tradhtisė jugosllave” Enveri donte thjesht tė ruante jetėn e tė besuarit tė vet malazez.

    ATENTATOR MES NACIONALIZMIT DHE UDB-sė

    “Haki Taha, si nacionalist qė ishte e vrau Milladin Popoviqin, sepse ai kishte grisur tekstin e Marrėveshjes sė Mukjes dhe sė bashku me Enverin kishin lėnė Kosovėn pėr herė tė dytė jashtė kufijve tė Shqipėrisė”.

    Ky ėshtė versioni i tė gjithė atyre qė e kanė njohur gjakovarin Haki Taha dhe qė janė ende gjallė.

    “Haki Taha i pėrkiste asaj kategorie kosovarėsh qė duke njohur tė dyja anėt e realitetit shqiptar, prisnin qė paslufta tė sillte edhe bashkimin e Shqipėrisė me Kosovėn”, thotė Sadik Bekteshi, njė prej shokėve tė atentatorit nė konviktin “Malet Tona”, kur Hakiu vazhdonte para luftės gjimnazin e Shkodrės. “Ai qė nė shkollė ishte nacionalist dhe shpesh nė bisedat tona kėmbėgulte se duhej gjetur momenti qė tė bashkoheshim”, thotė Sadiku.

    Pas gjimnazit tė Shkodrės, Haki Taha, nė moshėn 23-vjeēare vazhdoi Normalen e Elasanit, kurse fillimi i luftės e kthen atė pėrsėri nė Kosovė.

    Njė nga enigmat qė e shoqėrojnė aktin e paemėrt tė atentatorit tė Milladinit, ėshtė vizita e tij e fundit nė Shqipėri. Haki Taha ndodhet nė Shkodėr verėn e vitit 1944, nė tė njėjtėn periudhė kur Milladin Popoviqi kishte marrė urdhrin nga Tito qė tė nisej pėr nė Jugosllavi dhe pritej qė tė kalonte kufirin nga Shkodra. I vetmi qė hedh dyshimin se Haki Taha e kishte pėrgatitur me kohė, para marsit tė 1945 atentatin ndaj Popoviqit, ėshtė nacionalisti Zija Muka.

    Syri

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. At Zef Pllumi - Deshmia e se Vertetes
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-04-2015, 19:34
  2. Pandi Kristo deshmon per historine
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 29-10-2013, 23:57
  3. Haki Taha - Nacionalisti qe vrau Miladin Popovicin
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-09-2006, 13:31
  4. Myslim Islami per Ali Kelmendin dėshmojnė pėr Enver Hoxhėn
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:07
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •