Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
FMSH dhe shoqatat muslimane, indinjohen nga islamofobia dhe racizmi i Ben Blushit
Shoqatat Muslimane tė Shqipėrisė kanė pėrcjellė me keqardhje dhe indinjatė botimin e romanit tė Ben Blushit Tė jetosh nė ishull dhe bujėn mediatike me tė cilėn u shoqėrua ai.
Ndonėse tinėzisht nė promovimin e tij libri u paraqit si njė vepėr qė flet pėr tolerancėn dhe bashkėjetesėn fetare nė vendin tonė, nga leximi i tekstit dhe komentet qė janė bėrė rreth tij nė shtyp rezulton krejt e kundėrta. I gjithė libri karakterizohet nga fryma e pėrbuzjes ndaj fesė Islame nė veēanti, si dhe ndaj vlerave dhe simboleve tė tėrė kombit shqiptar nė pėrgjithėsi.
Sė pari, vepra shfaq njė mori tė pavėrtetash dhe pasaktėsishė pėr fenė Islame duke dhėnė kėsisoj njė imazh tė deformuar saj. Nė roman libri i shenjtė i muslimanėve, Kurani, quhet libėr i ndalimit. Aty thuhet se ai ėshtė shkruar nga vetė Muhamedi dhe nuk ėshtė revelatė (zbritje hyjnore). Libri shfaq gjithashtu paragjykime pėr mjaft ēėshtje fetare duke i keqinterpretuar ato si dhe duke i veshur Islamit parime dhe pikėpamje qė nuk kanė tė bėjnė me tė.
Sė dyti, vepra shfaq njė mungesė tė madhe etike, duke fyer vlerat humane, besimin dhe simbolet fetare. Autori tallet jo vetėm me disa prej praktikave dhe ritualeve tė fesė Islame, por ai nuk ngurron tė njollosė edhe vetė figurėn e Profetit Muhamed (paqja qoftė mbi tė) duke e pėrshkruar atė me terma fyes.
Nė kėtė roman ofendohen nė mėnyrė tė veēantė muslimanėt shqiptarė, tė cilėt cilėsohen si tradhtarė tė krishterimit, dhunues tė tė krishterėve, barbarė, banditė, tė paqytetėruar, pėrdhunues e tė pabesė. Romani nė fjalė ėshtė shumė shqetėsues edhe pėr racizmin qė ai shfaq pėr popuj dhe etni tė tjera.
Sė treti, vepra deformon historinė e popullit shqiptar, duke ofruar njė perspektivė negative e cila cenon vlerat si dhe figurat historike simbol tė tij.
Shoqatat muslimane tė Shqipėrisė gjykojnė se kjo vepėr prodhon efekte negative dhe tejet provokuese nė shoqėrinė shqiptare. Ajo fyen nė mėnyrė tė qėllimtė atė ēka ėshtė mė e shenjtė pėr njė besimtar fenė e tij, e duke nxitur kėsisoj urrejtjen ndėrmjet shtresave tė popullsisė me fe tė ndryshme, godet njė nga vlerat mė tė spikatura tė kulturės shpirtėrore tė shqiptarėve bashkėjetesėn nė harmoni ndėrmjet feve, ku muslimanėt kanė pasur dhe kanė rol vendimtar.
Tė ndėrgjegjshėm pėr tė drejtėn kushtetuese tė shprehjes sė lirė si edhe pėr lirinė e krijimit artistik, theksojmė se nuk kemi tė bėjmė thjesht me njė vepėr letrare tė radhės, duke qenė se autori Ben Blushi nuk mund tė gjykohet pandashmėrisht nga pozicioni i tij qendror nė jetėn politike tė vendit, pozicion ky i cili i siguron romanit vėmendjen maksimale tė opinionit publik. Nėnvizojmė gjithashtu se botėkuptimi i autorit nė fjalė nuk mund tė kuptohet ndaras pozicionit dhe botėkuptimit tė tij si politikan.
Autorit Ben Blushi, ndonėse ligjvėnės i njėrės prej dy forcave kryesore politike tė vendit, Partisė Socialiste, i zgjedhur nė parlamentin shqiptar me vota edhe tė shumė muslimanėve, nuk i ka shkuar ndėrmend se fryma qė pėrēon romani i tij nė mėnyrė tė dukshme kundėrshton vlerat themelore tė Kushtetutės sė Shqipėrisė, nė preambulėn e sė cilės ndėr tė tjera deklarohet:
"Ne Populli i Shqipėrisė, krenar dhe tė vetėdijshėm pėr historinė tonė, me pėrgjegjėsi pėr tė ardhmen, me besim te Zoti...
me vendosmėrinė pėr tė ndėrtuar njė shtet tė sė drejtės, demokratik dhe social, pėr tė garantuar tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut,
me frymėn e tolerancės dhe tė bashkėjetesės fetare, me zotimin pėr mbrojtjen e dinjitetit dhe personalitetit njerėzor... pėr paqen, mirėqenien, kulturėn dhe solidaritetin shoqėror,
me aspiratėn shekullore tė popullit shqiptar pėr identitetin dhe bashkimin kombėtar...
VENDOSIM KĖTĖ KUSHTETUTĖ: ...
Duam t'i kujtojmė z. Blushi dhe atyre qė mund tė jenė me njė mendje me tė se feja Islame ėshtė feja e pjesės mė tė madhe tė shqiptarėve kudo qė ata jetojnė, nė Republikėn e Shqipėrisė, nė trojet etnike si dhe nė diasporė. Ajo ėshtė pranuar prej tyre pas njė procesi tė gjatė historik dhe tashmė ėshtė bėrė njė pjesė e rėndėsishme e identitet tė tyre shpirtėror e kombėtar. E parė nė kėtė kėndvėshtrim, ēdo sulm ndaj fesė islame nuk mund tė mos prekė vetė kombin shqiptar.
Shqetėsimi ynė mė i madh ėshtė se vepra si kjo e Ben Blushit furnizojnė me municion tė bollshėm armiqtė historikė tė shqiptarėve. Pas arritjeve madhore tė faktorit shqiptar, si realizimi i pavarėsisė sė Kosovės, pranimi i Shqipėrisė nė NATO dhe perspektiva e saj e qartė evropiane, qarqeve antishqiptare u ka mbetur tashmė vetėm njė armė nė dorė: t'i pėrēajė shqiptarėt duke i ndėrsyer ata kundėr njeri-tjetrit. Kėsisoj, duke helmuar klimėn e bashkėjetesės fetare ndėrmjet tyre i bėhet njė shėrbim i ēmuar kėtyre qarqeve.
Duke u ndjerė tė fyer dhe tė provokuar nga kjo vepėr, shoqatat muslimane i bėjnė thirrje shoqėrisė civile, opinionit publik shqiptar dhe atij ndėrkombėtar, mediave dhe shtetit shqiptar si dhe kujtdo qė ndjehet krenar pėr historinė dhe vlerat e popullit tė vet, tė distancohen nga teza e pikėpamje tė tilla qė krijojnė precedentė tė dėmshėm pėr bashkėjetesėn shoqėrore dhe nxisin racizmin, islamofobinė dhe ksenofobinė nė Shqipėri.
Do tė ishte gjithashtu njė detyrim etik pėr forcėn politike ku autori militon, si dhe pėr anėtarėt e tjerė tė parlamentit shqiptar, tė distancohen nga kėto pikėpamje, tė cilat kėrcėnojnė harmoninė e brendshme tė shoqėrisė sonė.
"Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"
FMSH i apelon OSBE-sė qė tė ndihmojė nė luftėn kundėr racizmin dhe islamofobisė nė Shqipėri
Pėr : Shkėlqesinė e tij,
Kryetari i pėrfaqėsisė sė OSBE-sė nė Shqipėri
Ambasadori Robert Bosch
I nderuar z. ambasador,
Tė mbėshtetur nė deklaratėn e kryetarit tė Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė z. Miguel Angel Moratinos, tė datės 10 tetor 2007, nė Deklaratėn e Kordovės, dhe nė vendimet e Kėshillit tė Ministrave tė OSBE-sė nė Porto e Sofia si dhe nė njė sėrė konferencash tė tjera, ku organizata juaj ka shprehur qartė shqetėsimin e saj nė lidhje me intolerancėn dhe diskriminimin kundėr muslimanėve, po ju sjellim kėtė letėr ku kėrkojmė tė tėrheqim vėmendjen tuaj si ambasador, dhe tė organizatės qė ju pėrfaqėsoni nė lidhje me disa zhvillime tė fundit nė Shqipėri tė cilat kanė nxitur tensione e polemika nė median e shkruar dhe atė vizive.
Siē edhe ju mund tė jeni nė dijeni, nė javėt e fundit, shtypi dhe televizionet tona janė pėrfshirė nė njė seri polemikash tė nxitura nga njė roman qė ėshtė shkruar nga njėri prej krerėve tė Partisė Socialiste tė Shqipėrisė, z. Ben Blushi. Romani i titulluar Tė jetosh nė ishull, i recensuar nga z. Pirro Misha dhe i publikuar nga Shtėpia Botuese Toena, portretizon fenė islame dhe identitetin e shqiptarėve muslimanė me ngjyra negative. Nė kėtė roman shqiptarėt muslimanė, popujt aziatikė dhe muslimanė, turqit dhe egjiptianėt (ashkalitė), profeti Muhamed dhe principet e Islamit tregohen me ngjyra tė errėta. Muslimanėt portretizohen si tė dhunshėm, imoralė, tradhtarė tė krishterimit dhe feja e tyre krahasohet me epitete ofenduese pėr identitetin e tyre fetar, tė cilat synojnė tė shkaktojnė pasoja negative nė ushtrimin e tė drejtave dhe lirive tė tyre fetare. Turqit cilėsohen si tė egėr, tė dhunshėm, aziatikė dhe kriminelė, ndėrsa egjiptianėt si pisanjosė dhe tė pacivilizuar. Islami dhe muslimanėt, tė cilėt pėrbėjnė shumicėn e shqiptarėve, trajtohen si elementė tė padėshirueshėm duke synuar kėsisoj minimin e marrėdhėnieve harmonike ndėrfetare tė popullit tonė.
Buja mediatike artificiale me tė cilin u promovua ky roman ėshtė shoqėruar edhe me njė numėr komentesh nė shtypin tonė, tė shkruar dhe viziv, ku disa komentatorė e konsiderojnė Islamin si njė fe tė imponuar me dhunė e qė shqiptarėt tė rikthehen nė prejardhjen e tyre tė krishterė, pėr tu bėrė kėshtu pjesė natyrale e qytetėrimit perėndimor. Disa komentatorė kanė shkuar edhe mė tej duke hedhur idenė qė Islami pėrbėn pengesė/handikap pėr integrimin tonė nė Evropė.
Edhe pse Forumi ynė respekton lirinė e shprehjes dhe tė artit ne shqetėsohemi kur vėrejmė qė pasojat mund tė jenė edhe mė tė mėdha pėr faktin qė nė kėto debate kanė marrė pjesė disa politikanė tė lartė dhe drejtues tė mediave nė Shqipėri; tė cilėt nė vend qė tė jenė nxitės tė bashkėjetesės dhe harmonisė fetare nė vendit tonė, kanė bėrė tė kundėrtėn kur janė munduar tė justifikojnė pėrmbajtjen e romanit me faktin qė ai s'ėshtė veēse njė krijim letrar.
Pėr ne ėshtė shqetėsues edhe fakti qė komente dhe portretizime tė Islamit si njė fe e kundėrt me Europėn dhe tė imponuar nga Turqia, nė vitet e fundit po futen edhe nė tekstlibrat e shkollave tona ku shqiptarėt muslimanė tregohen si tė krishterė tė islamizuar me dhunė. Pėr ne ėshtė edhe mė shqetėsues fakti qė kėto sulme kundėr Islamit nė shoqėrinė tonė justifikohen nė emėr tė Europės. Ne shqetėsohemi pėrse lejohet nė njė shoqėri demokratike si kjo e jona qė emri dhe vlerat e Europės tė keqpėrdoret nė kėtė mėnyrė. Pėr mė tepėr kur muslimanėt shqiptarė besojnė nė vlerat evropiane, ka pasur analistė dhe disa politikanė, qė janė pėrpjekur t'i bėjnė ata qė tė ndjehen tė huaj nė kėtė kontinent dhe ta tregojnė Europėn si njė kontinent qė pranon vetėm tė krishterėt.
Duke qenė se muslimanėt shqiptarė ndjehen evropianė, pjesė e mozaikut tė madh kulturor tė qytetėrimit tonė tė pėrbashkėt dhe pasi vetė OSBE-ja ndan tė njėjtat shqetėsime me ne nė lidhje me racizmin, islamofobinė dhe ksenofobinė, Forumi Musliman i Shqipėrisė i bėn apel nėpėrmjet kėsaj letre shkėlqesisė suaj dhe organizatės qė ju pėrfaqėsoni qė tė ndjekė me vėmendje zhvillimet e racizmit dhe islamofobisė nė vendin tonė dhe tė bėj rekomandimet e duhura pėr tė parandaluar fyerjet, diskriminimin dhe dhunėn psikike qė njė grup i caktuar i shoqėrisė sonė ushtron ndaj bashkėsisė sė muslimanėve.
Ne shpresojmė qė organizata juaj do tė asistojė dhe ndėrmarrė masa tė duhura lidhur me kėto shqetėsime serioze, nė vazhdėn e veprimeve tė veta pėr promovimin e tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe parandalimin e tė gjitha formave tė diskriminimit.
Ju falėnderojmė paraprakisht,
Fisnik KRUJA
Kryetar
"Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"
Ehhh po po bjeri fyllit me nje brime ti.Kur mu dha rasti te takoja nje here Haxhi Selim Mucen dhe e pyeta se ca mendimi ka ne lidhje me librin me tha se as se vret mendjen fare sepse eshte vetem nje mendim personal i autorit dhe ka te drejte te japi c faredolloj mendimesh.Ti rri bjeri luges se i bie bukur.
valla or shoka.. te shokates muslomane.. ajo forca politike ku blushi militon e kendon e mbreteron.. bashk me bab e me gjyshe e kuc e mac.. nuk asht indinjue aspak perkundrazi e ka caktue blushin ben.. duke ja njoft aftesite ne demagogji.. qe te drejtoje fushaten politike per zgedhjet e reja ne rrethin e korces.. pra qe te mjele e vjele vota per partine mafioze kanibale.. nga votuesi korcaro devolli..
pse nuku e di ps e driteroit e servetit e edvin dokles.. se korca e devolli sic kane ortodokse te krishtere kane dhe muslimane.. po dhe dervishlere.. qe cojne blush anti -muslimin andejza..
e dine o e dine.. po dine se me enverizem.. ( qe eshte ne fakt tabani i vertete i blushit ben) dhe mafio miljarderoizem-tenderizem.. qe blushi gjithashtu e ka ne gen.. blen ai kopil i kicos se ramizit e nexhit e edvinos.. vota sa te duash.. nder koracaro devollinjte.. qofshin ortodoks qofshin musliman..
jo nje roman po 700 romana te tille te bej blushi.. ai po te veje ne ferizaj apo tetove.. fiton 90 % te votave te vendasve.. pse..sepse ata shohin nen lekure.. nen kostum..
ki thon eshte nga tonet.. e ka cue nana nexh per te miren ton.. me shokin ramiz edvin..
po ashtu me shkue blushi ne prishtin .. ma mir presin blushin se bushin..
ai bre se po i njohim sot gjanat..
krejt kosova e din se shpifja se bushit i vodhen oren ne shqiperi.. ka dal prej zyres se edvin blusho veli braces.. pra pi kelyshve te enver mizo nexhmijes.. e megjithate.. nji po.rdh me lshue blush edvini ata krejt shkojn me ja ngue eren..
po ckemi i tha gazetarja nje dizaj nexhmijes.. a po te vjen kush per vizit.. po tha me vjen gjyshja e ben blushit.. pra gruaja e dhimos..
Basha-Blushit: Nuk ndėrroj mbiemrin e gruas pėr tendera ēorapesh
"Unė nuk jam si ju qė ndėrroni mbiemrin e gruas pėr tendera ēorapesh, nuk ndėrroj mbiemrin e familjarėve tė mi pėr asnjė arsye", i ėshtė drejtuar ministri i Jashtėm Basha, deputetit Blushi gjatė debatit tė djeshėm parlamentar duke replikuar me tė nė lidhje me ēėshtjen "Fazlliē". Blushi nė fjalėn e tij i ėshtė referuar vdekjeve tė Gėrdecit duke shtuar mė pas se kėtė fat "nuk e ka pasur kunati i ministrit Basha", nė njė replikė tė paprecedent pėr sjellje normale njerėzore.
Replika e Bashės nė lidhje me tenderin e ēorapeve tė bashkėshortes sė Blushit e ka zanafillėn gjatė kohės qė nė pushtet ishte PS dhe kur bashkėshortja e Blushit punonte si njė funksionare e lartė nė njė prej ministrive kryesore. Ajo u pėrfol dhe u akuzua gjatė nė media pėr njė aferė korruptive qė kishte tė bėnte me disa tendera, njėri prej tė cilėve ishte edhe pėr ēorapet.
Ajo qė bėri pėrshtypje nė atė aferė ishte fakti se bashkėshortja e Blushit nuk paraqitej nė procedurat e dyshimta me mbiemrin e saj familjar, por me mbiemėr tė ndryshuar, Brati. Ndryshimi bėhej qė tė mos bėhej lidhja mes saj dhe bashkėshortit, Blushi. Megjithėse kjo aferė pėrfundoi nė dyert e Prokurorisė, ajo u fut nė sirtare pėr t'u mbyllur dhe mos u hapur, qoftė edhe pa dhėnė njė pėrgjigje pėr tė.
Nė reagimin e tij, Basha i ka kujtuar Blushit se ai gėnjeu Parlamentin kur deklaroi se tre bizneset nga ku vilen tė ardhurat mė tė mėdha janė armėt, ilaēet dhe tokat. Basha kujtoi se njė nga bizneset mė tė fuqishme nė vend ėshtė ai i ndėrtimit, pėr tė cilin i ka kujtuar Blushit praktikėn korruptive tė kryetarit tė tij tė PS, Rama, i cili pėr ēdo ndėrtim merr pėrqindjen e tij tė fitimit.
Berisha - Blushit: Vjedh tė vdekurit
Kryeministri Berisha i ka kujtuar deputetit tė Ramės, Blushi, se ai ka njė histori tė gjatė me vjedhjen. "Ky ka vjedhur edhe librin e gjyshit tė tij qė ka vdekur", tha Berisha duke ju referuar librit tė fundit tė Blushit "Tė jetosh nė ishull". Blushi ka bėrė jo pak pėrshtypje nė tė gjitha paraqitjet e tij mediatike nė ldihje me librin. Ai nuk ka mundur t'u japė shpjegime shumė pikėpyetjeve mbi ngjarje tė debatueshme qė paraqiten nė libėr, duke vėnė nė dyshim autorėsinė e tij. Nė njė pėrballje nė media me disa kritikė tė librit tė tij, Blushi u pėrgjigjet dhjetėra pyetjeve tė kritikėve dhe tė interesuarve se "ashtu e kishte parė ai tė arsyeshme", duke dėshmuar njė mungesė tė plotė tė koshiencės pėr atė qė ėshtė paraqitur nė libėr. Mosdhėnia e shpjegimeve prej autorit tė shumė ngjarjeve dhe datave kontradiktore dhe apsak tė besueshme, tė kontestuara gjithashtu nga historianėt, kanė bėrė qė shumė kritikė tė kuptojnė se nuk kemi tė bėjmė me njė libėr tė mirėfilltė tė Blushit, por me njė pėrvetėsim prej tij tė librit tė nisur mė parė nga gjyshi i Blushit, Dhimitėr Shuteriqi. Ndoshta Shuteriqi po tė ishte gjallė do tė mund t'u pėrgjigjej mė saktė atyre dilemave, qė Blushi u pėrgjigjet me njė pėrgjigje standarde "kėshtu e pashė tė arsyeshme".
rd
Krijoni Kontakt