Close

Rezultati i Sondazhit: Moshyrja e IRJM në NATO - e destabilizon Ballkanin (kufinjtë)

Votues
18. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • PO

    6 33.33%
  • JO

    12 66.67%
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #-9
    i/e regjistruar Maska e AvniMehmeti
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    84

    Mospranimi i IRJM-së në NATO - e destabilizon Ballkanin?

    Ju përshëndes,

    Së pari uroj të gjithë Shqiptarët, kudo gjenden, për pranimin e Shqipërisë në NATO.

    Rreth tëmës, me kishin interesuar mendimet e juaja rreth IRJM-së, e cila nuk u pranua në NATO për shkak të mendjemadhësisë që ka.

    IRJM e rrethuar tani mund të bjerë në kurthe të shumta, siç ra në kurthin grek për çështjen e emrit.

    1: Shqipëtarët (shumica besoj) kërkojnë ribashkimin e trojeve të Shqipërisë
    2: Greqia nuk po ia pranon emrin (identitetin, nuk ka maqedon = nuk ka shtet maqedonas)
    3: Një numër i madh sllavo-maqedonas kanë marrë, apo kanë dërgu lutje për marrje, shtetësi bugare
    4: Top Channel lajmëron që Bugaria është përzi në "konflikt"

    A ka gjasa që IRJM tani të merr drejtimin kah rusia, të i kthejë shpinën Amerikës (që të hajë një shkelm by**es) që d.t.th. destabilizim?

    Ju përshëndet dhe uron shëndet
    Avnia

  2. #-8
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Shefi i diplomacis Maqedone sot ka udhetura per ne SHBA per ta bere nje marrveshje per sigurin e Shteti artificial... Maqedonet e kan pare zorin ce tash dhe donje te mbahen me Amerik

    Keshtu qe edhe Parku i Shkupit do të marrë emrin e presidentit Bush
    Kryetari i Qytetit të Shkupit, Trifun Kostovski propozoi të premten që Parku i Qytetit të Shkupit të mbajë emrin e presidentit amerikan, George W. Bush. Propozimi i është dërguar edhe Këshillit të Qytetit.
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  3. #-7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-02-2008
    Postime
    28
    Une mendoj qe Greqia eshte duke mbrojtur interesat e saj ne nje kendveshtrim teper afatgjate sepse balanca e forcave mund te ndryshoj gjithmone dhe u pa shume qarte se si me mbeshtetjen e amerikes kosova mori pavarsin nga serbia , pra edhe greqia nuk do qe mbas nja 50 vjetesh te kete nje kosove brenda saj ... Tani kalojme te Maqedonia , mospranimi i maqedonise ne NATO mendoj se sjell ne njefare menyre avantazhe per shqiptaret ne pergjithesi po edhe per shqiptaret e maqedonise , per te cilet ka ardhur momenti te bashkohen politikisht sepse se kan luksin e percarjes nese duan te arrijne dicka ne IRJM . Vete Rep. e Shqiperise duhet ta shfrytezoj kete rast mqs me sa di IRMJ eshte perpara ne lidhje me anetaresimin ne BE , mundesisht duke u bere bashke me Greqine sa me shume te jete e mundur per ta kaluar maqedonine dhe te futet para saj ne BE dhe pastaj ka mundesi presioni per respektimin e te drejtave te shqiptareve te maqedonise .

  4. #-6
    Maqedonia do te pranohet ne NATO dhe shume shpejt dhe ne BE.
    Ekzistenca e ketij shteti nuk do te vihet kurre ne pikepyetje, sepse gjithmone kjo zone ka qene nje "melting pot" i popujve dhe kulturave dhe i tille do te mbetet.

  5. #-5
    i/e regjistruar Maska e AvniMehmeti
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    84
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Maqedonia do te pranohet ne NATO dhe shume shpejt dhe ne BE.
    Ekzistenca e ketij shteti nuk do te vihet kurre ne pikepyetje, sepse gjithmone kjo zone ka qene nje "melting pot" i popujve dhe kulturave dhe i tille do te mbetet.
    Se a do të mbetet IRJM-ja në formën e saj siç është (mendoj afatgjatë) do të tregoj koha.

    Edhe për Kosovën u thuheshte një kohë që ka qenë "melting pot" i popujve dhe nuk është mirë që t'i jepet Shqipëtarëve, por drejtësia fiton.

    Sidoqoftë është mendimi juaj, sa për mua kurrë nuk do t'i kisha pranuar kufijtë artificiale të IRJM.

    me t'mira.

  6. #-4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-02-2008
    Postime
    49
    Citim Postuar më parë nga AvniMehmeti Lexo Postimin
    2: Greqia nuk po ia pranon emrin (identitetin, nuk ka maqedon = nuk ka shtet maqedonas)
    A mun i bie ne fije kush se cfare perkatesie kombetare jane keta maqedonet?
    Bullgar ,grek ,serb apo...........

  7. #-3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-06-2005
    Postime
    297

    Lightbulb

    Citim Postuar më parë nga milot-02 Lexo Postimin
    A mun i bie ne fije kush se cfare perkatesie kombetare jane keta maqedonet?
    Bullgar ,grek ,serb apo...........
    Shumica e qytetarve te Maqedonis me origjine jan Bullgar dhe Shqiptar.

  8. #-2
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga milot-02 Lexo Postimin
    A mun i bie ne fije kush se cfare perkatesie kombetare jane keta maqedonet?
    Bullgar ,grek ,serb apo...........
    Bullgare, por keta nuk jane maqedonet, por ata qe duan te quhen maqedone. Maqedonet origjinale ishin nga origjinat e races shqiptare, ashtu si dielli me rreze.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #-1
    Po jepe kete te shkrete pergjigje tek tema Frika e Vertete e Greqise per Emrin Maqedoni. E thashe dhe e trasha aty po smerr vesh njeri ... Thone me mire te mos e leje greku sesa ta mbaje maqedoni po harrojne qe nuk eshte as e njerit dhe as e tjetrit por eshte e tjeterkujt. O zot na mbro nga miqte se nga armiqte mbrohemi vete....

  10. #0
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,024
    Postimet në Bllog
    22
    Greqia është kundër emrit Maqedoni por jo kundër shtetit Maqedon. Maqedonia është një shtojcë e ekonomisë greke dhe përdor portet Greke për qarkullimin e mallrave. Pra Greqia nuk është duke iu kundërvënë shtetit grek, e as nuk po vë në mëdyshje ekzistencën e tij, bile as nuk është kundër pranimit të Maqedonisë në NATO e BE. Ajo që Greqia është kundër është emri "Maqedoni" që kërkon ta marri një popull multiethnik me shumicë bullgare që nuk e lidh asgjë përvec truallit me kulturën e lashtë greke apo mbretërinë e lashtë Maqedone. Pra është një "problem kulturor".

    Mosmarrja e ftesës së Maqedonisë për në NATO përbën një kërcënim për integritetin e shtetit maqedon dhe mbarë rajonin, pasi u jep një mundësi grupeve radikale brenda minoriteteve etnike të Maqedonisë, që të propogandojnë ndarjen e Maqedonisë në vija etnike. Këtë nuk e do as shteti maqedon i cili po shkon në zgjedhje të parakohshme për të korrigjuar situatën, nuk e duan as shtetet fqinje, Bullgari, Kosovë, Shqipëri, Greqi që do të destabilizoheshin nga shpërthimi i Maqedonisë.

    FYROM ekziston si shtet jo vetëm se kështu duan "fuqitë e mëdha" por edhe se asnjë nga vendet e rajonit nuk ka aspirata për destabilizimin e ndarjen e Maqedonisë. Dhe nga një ndarje apo destabilizim i mundshëm i maqedonisë, humbësit më të mëdhenj do të ishin shqiptarët pasi minoriteti shqiptar në Maqedoni është minoriteti më pak i integruar dhe emancipuar në shoqërinë multiethnike maqedonase.

    Albo

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rusia: Kosova e pavarur do ta destabilizojë Ballkanin
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-05-2006, 09:06
  2. Ismail Kadare-Ese per ballkanin
    Nga StormAngel në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-11-2004, 17:17
  3. Moska e sheh Ballkanin si një pasqyrë të largët të realitetit rus
    Nga gentius në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-04-2004, 01:38
  4. Malcolm: Shqiperia etnike nuk eshte kercenime per Ballkanin
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2004, 16:11
  5. Greqia: 300 milione USD per Ballkanin
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-05-2003, 21:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •