Close

Rezultati i Sondazhit: A mendoni se eksperimenti i CERN eshte i rrezikshem per ekzistencen tone?

Votues
78. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Mendoj se po

    24 30.77%
  • Mendoj se jo

    39 50.00%
  • Nuk kam asnje opinion

    15 19.23%
Faqja 17 prej 36 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 353
  1. #161
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Citim Postuar mė parė nga Deep sky Lexo Postimin
    ........ me te vertete po thoni se polet e tokes jane invertuar disa here???
    ....kete sot po e degjoj per here te pare.
    E vetmja gje qe ndodhe me polet e tokes eshte preēesioni,dmth boshti i tokes qe rrotullohet ne vetvete cdo 26000 vjet,duke nderruar pozicionin e yjeve si shkak nderrimit se prospektives vizive.Dmth qe pas 26000 vitesh ylli polar nuk do jete me pike referimi per drejtimin e veriut...(fig trete)
    na falni jashtetemen por vetem per sqarim,nuk do desha qe njerez te mendojne se na u ndrrokan polet
    Gabimi im eshte se mora supozim Ice age.

    Sa per "Pole shifting" po e di shume mire cfar eshte, por a di gje per "MAGNETIC FIELD Reversal".
    Ajo qe thash une eshte "SUPOZIM" (Me shkronja te medhaja) dhe ajo qe thoni juve eshte fakt shkencor.

    Deep Sky, me gjith respektin, te ndalosh tjeret te mendojne ndryshe nga ty eshte paksa e veshtire

    Nuk dua te bej COPY Paste, por me tere respektet e mija PARA-SHKENCORE ju pershendes me linkun si me poshte ...

    http://en.wikipedia.org/wiki/Earth's...ield_reversals

    Te pershendes dhe ty Baptist

    @Darius
    Kerkoj falje qe dola goxha jasht teme por e kisha te nevojshme te sqaroja Deep Sky.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Scion : 16-09-2008 mė 20:46

  2. #162
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Scion Lexo Postimin

    Te pershendes dhe ty Baptist

    E me cka e meritova une pershendetjen tende?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #163
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Ishte pershendetje ne "SPONT" demek kalimthi te sqarova dhe ty ne lidhje me "Pole Reversal".

    Dhe se dyti, qe u mundove te komentosh mbi "Fabric of Space" dhe pershtatjen ne gjuhen shqipe.

    PS. Ju kerkoj falje por fjalori shkencor eshte shume i veshtire per ty pershtatur ne shqip, ose thjesht nuk jemi ne gjendje te mesojme veshin me terma shqip.

  4. #164
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Ah, po nuk ishte nevoja mor, "nderrim polesh" e dijme cfare eshte, -kemi degjuar.
    Po si behet qe ky ndrrim polesh ta kushtezoje kahun e rrotullimit te Tokes ne raport me planin orbital ndaj Diellit? Ashtu qe dielli nje dite te lindet nga perendimi?

    Ne rast se me ke pershendetur ne lidhje me shtesen se ne ardhmerine tone te larget e te papercaktuar momentalisht do te mund te lindet nje yll/diell i ri qe mund te gabohet per Diellin qe lind ne perendim, e pranoj.

    ps.:
    "Rrudhja e basmes se hapesires nga prania e trupave inert" si te tingellon?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #165
    Citim Postuar mė parė nga Scion Lexo Postimin
    @Darius
    Kerkoj falje qe dola goxha jasht teme por e kisha te nevojshme te sqaroja Deep Sky.
    Scion nuk e marr aspak per dalje jashte teme. Me pare u pergjigja shpejt per mungese kohe por tani dua ta zgjeroj pergjigjen time.Tema te tilla uroj gjithmone qe te kene pjesmarrje dhe debat. Sa per komentin e Deep Sky nuk e marr aspak per keq dhe as per mendjemadhesi. Jane disa gjera qe pak thuhen dhe pak permenden dhe njera prej tyre eshte dhe ndryshimi i poleve. Pasaktesia ne kete mes eshte deri diku e imja kur kam lene mangut pa thene per ndryshimin e poleve qe nuk flasim per kalimin diametralisht lart e poshte te tyre po per nje spostim. (kjo nuk do te thote qe ndryshimi i poleve nuk ndodh dhe do e sqaroj e argumentoj me poshte). Kam studiuar me shume vemendje Velikovskyn dhe sidomos shpjegimin e tij mbi ngjarjet kozmike si dhe Charles Hapgood me te famshmen Spostimin e Kores se Tokes ose Earth Crust Displacement te ciles i kam kushtuar shume shkrime ketu ne forum. Studimi i ketij shkenctari ose shkenctareve kurre te vleresuar sic e meritonin me coi dhe ne Ndryshimin e Poleve dhe mundesine qe ka ndodhur disa here ne te kaluaren. Kur flitet per ndryshim te poleve termi me i sakte ne vend te Pole Shifting do ishte Polar Wander qe do te thote Shmangie e Polit dhe ky eshte nje argumet shkencor i studiuar dhe hartuar ne California Institute of Technology, Pasadena. Duke ju referuar nje studimi te Hapgood mbi Shmangien e Poleve po hedh ketu nje tabele te vogel e cila eshte hartuar prej tij duke perdoru te dhenat evidentuese gjeomagnetike dhe te datimit te karbonit mbi vendndodhjen dhe levizjen e poleve ne rreth 80 mije vitet e fundit:

    Pozicioni # 1 - 63 grade Veri, 135 grade Perendim (Zona e Yukon -75,000 P.E.S.)

    Pozicioni # 2 - 72 grade Veri, 10 grade Lindje (Ne detin e Groenlandes - 50,000 P.E.S)

    Pozicioni # 3 - 60 grade Veri, 73 grade Perendim (Zona e Gjirit te Hudsonit - 12,000 P.E.S)

    Pozcioni # 4 - Pozicioni aktual



    Kur flas per prove shkencore nese ndodh apo jo spostimi i poleve kjo eshte dicka e debatueshme per kete pike; nese ka ndodhur gjate historise se rregjistruar njerezore ose jo dhe nese ka ndodhur ne cfare forme eshte transmetuar deri tek ne? Pra le te marrim per nje moment anen vizuale ose fizike te ketij fenomeni. Eshte pare ne ditet tona ose ne nje te kaluar te besueshme? JO ! A ka prova gjeologjike, biologjike etj? Ka, dhe jane te pafundme. Nje liber mjaft interesant qe jep detaje si gjelogjike, si paleontologjike ashtu dhe arkeologjike eshte The Path of the Pole nga Charles Hapgood te cilin ja u keshilloj shume ta lexoni (natyrisht ata qe jane te interesuar per kete fenomen). Ne kete liber ai e ben te qarte teorine e tij se Spostimi i Kores se Tokes ndodh si rezultat i Shmangies se Poleve. Dhe argumentimi eshte fantastik dhe lehtesisht i kuptueshem dhe per profanet e kesaj shkence. Qe mos e zgjas shume me Hapgood se ka dhe te tjere, po i referohem nje artikulli te vonet (vetem disa vite me pare) te botuar ne National Geographic ku flet per nje levizje te shpejte te polit te veriut nga Arktiku i Kanadase drejt Siberise. Sipas studimit del se polet po levizin/spostohen me nje shpejtesi relativisht te madhe prej 40 km ne vit. Gjate shekullit te fundit poli ka levizur 1.100 km nga Kanadaja Arktike drejt Siberise dhe kjo eshte nje deklarate e bere nga paleomagnetisti Joe Stoner i Universitetit Shteteror te Oregonit.

    Ky shkenctar specifikon qe ne rastin konkret behet fjale per nje spostim te poleve por jo per nje ndryshim total te tyre, pra kalimi i jugut aty ku eshte veriu dhe zbritja e veriut aty ku eshte jugu. Ky eshte nje fenomen thote ai qe ka ndodhur per here te fundit 780.000 vjet me pare. Sipas po te njejtit burim ndryshimi i poleve ka ndodhur te pakten 400 here ne 330 milion vitet e fundit dhe kjo bazuar ne te dhenat magnetike qe tashme jane stampuar neper gure ne gjithe boten. Normalisht qe ky ndryshim i poleve nuk ndodh brenda dites dhe i duhen me mijera vjet qe te plotesohet. Per me shume mund ta lexoni materialin ne origjinal ketu: North Magnetic Pole Is Shifting Rapidly Toward Russia

    Ja nje foto psh qe tregon spostimin e polit gjate viteve nga 1831 deri ne vitin 2005.



    Nje burim tjeter po aq interesant dhe i besuar eshte artikulli i botuar ne ABC Science qe i referohej Gary Glatzmaier, profesor i shkencave te tokes ne University of California, Santa Cruz, dhe Paul Roberts, profesor i matematikes ne UCLA. Sipas tyre arsyeja e ndryshimit te poleve eshte per shkak te nje lloj gjeodinamoje qe ndodhet thelle ne brendesi te tokes sone, gje qe shkakton ndryshimin e here pas hershem te poleve. Kete e tregon dhe foto e meposhtme:



    Per me shume lexoni artikullin ne origjinal: Journey to centre of pole-shifting Earth

    Besoj se keto jane argumenta te mjaftueshem per te mbeshtetur deklaraten time te meparshme. Duam apo nuk duam ne njerezit do mendojne ate qe ju krijohet ne koke mbas informimit.

    p.s. Per pak harrova qe kjo teme flet per CERN

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e Deep sky
    Anėtarėsuar
    12-07-2008
    Vendndodhja
    anej,knej,gjithanej
    Postime
    134
    Kjo qe ajo qe ka shkrujt Scion...............

    Ka nje supozim shkencor se ne rast se ndodh ndonje katastrofe e tipit alla "ICE Age" do behej konvertimi i poleve te tokes, Lindja dhe Perendimi do nderrojne rol. Eshte supozim por Supozim teper i fuqishem. Gjithsesi, per probleme te ketilla ska eksperimente , dhe po ndodhi ndodh vetem nje here!




    pergjigjja e Darius

    Scion pole shifting eshte fenomen i pranuar shkencerisht. Ndodh ne menyre periodike dhe gjate historise se planetit tone ka ndodhur disa here.

    Tani dy jane gjerat: ose ju se lexuat mire fjalet e Scionit,dhe folet per tjeter gje Pole shift,ose ju i dhate kete pergjigje sepse ai ato gjera shkruajti dhe ju aq kuptuat.Keto zgjidhini vete,por une nderhyra se pash nje afirmim absurd ,me nje pergjigje te paqarte.Dhe kjo per te mos u ngatarruar,sepse nje gje eshte konvertimi,dhe nje gje tjeter eshte precesioni apo pole shift
    E di qe ju keni shkruar,por pikerisht per kete duhetv te kishit nderhyre per sqarim,ndersa ju i pergjigjeni dikujt qe flet per konvertim polesh,e pastaj na kaloni tek Pole shift.....
    Sa per fotot e njejta,ishin vetem per ilustrim,e nuk thashe qe i kam bere une....pastaj eshte e veshtire te gjesh ne web foto ku ju s'keni fut duart
    ...ty Scion,rrofsh per sqarimet,ma ndricove mendjen,se s'dishim gjo ne.Gabimi yt nuk qe se fole per ice Age,po per Konvertim polesh.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Deep sky : 17-09-2008 mė 07:23

  7. #167
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296

    Lightbulb

    Deepsky, mbase te kam kuptuar gabim dhe ty me nderhyrjen, dhe kujtova qe ju ngaterroni "Pole Shifting" me "Magnetic Field Reversal".

    Ajo qe une e quaj flagrante nga ana juaj eshte kufizimi i llojit te ketille:

    ... vetem per sqarim,nuk do desha qe njerez te mendojne se na u ndrrokan polet
    Te them te drejten mu duk vetja sikur isha para nje Inkuizicioni, ku te gjith duhet jo vetem te besojne c'thote "Kisha" (Metaforike) por edhe te mendojne si "kisha".

    E thash me lart por prape do e them shprehimisht: E gjith ajo qe kam thene me lart eshte SUPOZIM dhe si tille ngelet vetem teme ku TEORIZOHET sepse asgje s'eshte vertetuar ne realitet. Pra ju ftoj edhe nje here te beni dallimin mes nje te FAKTI shkencor dhe nje SUPOZIMI.

    I gjith ky mishmash nisi si nje sqarim qe desha ti jap Styx ne lidhje me nje thenie te tipit PROFETIK dhe si mund te lindi dielli ne perendim.

    Miqesisht,
    Scion

  8. #168
    Citim Postuar mė parė nga Deep sky Lexo Postimin
    [U]

    Tani dy jane gjerat: ose ju se lexuat mire fjalet e Scionit,dhe folet per tjeter gje Pole shift,ose ju i dhate kete pergjigje sepse ai ato gjera shkruajti dhe ju aq kuptuat.Keto zgjidhini vete,por une nderhyra se pash nje afirmim absurd ,me nje pergjigje te paqarte.Dhe kjo per te mos u ngatarruar,sepse nje gje eshte konvertimi,dhe nje gje tjeter eshte precesioni apo pole shift

    E di qe ju keni shkruar,por pikerisht per kete duhetv te kishit nderhyre per sqarim,ndersa ju i pergjigjeni dikujt qe flet per konvertim polesh,e pastaj na kaloni tek Pole shift.....
    Sa per fotot e njejta,ishin vetem per ilustrim,e nuk thashe qe i kam bere une....pastaj eshte e veshtire te gjesh ne web foto ku ju s'keni fut duart
    ...ty Scion,rrofsh per sqarimet,ma ndricove mendjen,se s'dishim gjo ne.Gabimi yt nuk qe se fole per ice Age,po per Konvertim polesh.
    Deep sky une tu pergjigja direkt ty per shkak te deklarates tende paksa bufonike per disinformacion. Kjo eshte e para, e dyta ne pergjigjen time te kam dhene detaje per te dyja rastet (dhe me e forta ti vazhdon serisht ta quash absurde e aq me teper te paqarte gje qe me le te mendoj nje mungese te kuptuari nga ana jote). Ti vazhdon e flet per precesion kur ai nuk kishte fare te bente me kete teme. Tani qe mos e zgjasim me pergjigje e lagu se lagu gje qe bejne temen te merzitshme do deshiroja brenda mundesive qe pergjigjet te jene ose te referuara dhe me informacion ose me mire te lihen fare pasi mendimet personale ne kete pike sikur nuk sjellin asgje te re dhe argumentuese. Tjetra qe e vleresoj negative ne kete teme eshte toni aspak i miresjelle i joti dhe pergjigja disi agresive. Jo se me behet vone pasi personalisht jam mesuar si me tipa qe skane mbaruar te mesmen po ashtu dhe me ata qe e kane mbaruar ate dhe ca me shume madje, por nuk besoj ne kete lloj komunikimi madje refuzoj ta trajtoj si te tille. E kuptoj hidhesine tende ndaj meje qe mbase ka lidhje me disa replika e te kaluaren por nuk mund te personalizoj temat pse x apo y ka probleme manaxhimi te 'inatit' apo gjera te tjera te kesaj natyre. Te dhashe nje pergjigje gjeresisht te ilustruar dhe me reference. Nese nuk te pelqen atehere ke dy zgjedhje, ose ta kundershtosh me argumenta (gje qe e preferoj shume ne teme se i jep rruge debatit) ose te zgjidhet evitimi per te shmangur paraqitjen aspak serioze personale. Nga sa mbaj mend ne nje teme ke permendur dicka ne lidhje me kohen e ikjes ne Itali dhe periudhen kur ndodhi gje qe me kujton moshen tende te re dhe gjerat qe rrjedhin prej saj. Pra nuk ta ve re sepse kam qene vete ne ate moshe dhe shpesh dija personale te duket eklipsuese deri ne madheshti. Eshte dicka qe do te te kaloje dhe do mesohesh me faktin qe fillimi dihet por fundi asnjehere.

    Kete argument e mbylla ketu dhe publikisht prej meje ske me gjera te tilla. Me intereson shume me teper permbajtja e ketij nenforumi dhe temat qe trajtohen sesa replikime personale mbi ofezat apo sjelljet aspak korrekte. Do e vleresoja shume nese nga ky moment tema qendron ne ate binar per te cilen eshte hapur. Je i lire te komunikosh me mua privatisht per gjera qe i quan jo korrekte nga ana ime.

    Gjithe te mirat

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e marolsi
    Anėtarėsuar
    14-11-2006
    Postime
    186
    A ka mundesi te dime se cfare do te ndodhe vertet pas kesaj , nese di ndonjeri dicka , nese jo keto qe thone lajmet dhe gazetat e ndryshme apo dhe webfaqet e ketyre jane bere boze. Thone po te njejtat gjera qe dmth avazi mukes askush nuk di gje tamam .
    Ne Tirone.

  10. #170
    Perseri sot eshte trajtuar lajmi i hakimit te sistemit kompjuterik te LHC ne CERN. Sipas nje lajmi tjeter sot deklarata e pare eshte e kamufluar dhe nuk paraqet te verteten ashtu sic eshte. Grupi i quajtur GST ose Greek Security Team dhe i menduar thjesht me ete emer si akronim ne te vertete eshte grek dhe ka tentuar shume me teper sesa eshte deklaruar deri tani por qe fatmiresisht eshte ndaluar ne kohe nga IT e CERN. Grupi jo vetem qe arriti te futej ne sistem por edhe ka fshire nje ose disa file shume te rendesishme duke qene vetem nje hap larg nga marrja nen kontroll i sistemit. Arsyeja deri me sot e shpjeguar thjesht si perpjekje per te provuar sigurine e sistemit kompjuterik nuk eshte aq e thjeshte dhe aq me pak e vetmja. Ne Greqi ka patur nje reagim shume te keq ndaj eksperimentit te CERN dhe paniku ne rradhet e njerezve ka qene i madh. Sipas nje analisti te krimeve kompjuterike kjo ka lidhje dhe me faktin qe vete Laboratori gjigand ka dhene nje informacion te pamjaftueshem dhe pamjen e kane plotesuar deklaratat e shkenctareve te ndare ne dy grupe, pro e kunder. Kjo ne vend qe te sqaroje popullsine ne mbare globin ka shkaktuar me shume konfuzion dhe frika eshte me e pranishme sesa optimizmi per kete eksperiment. Ja nje foto nga faqja e GST



    Edhe vete ne kete lajm ka nje forme histerie nga menyra sesi paraqitet dhe deri tani skenaret mund te jene te shumte. Gjeja me e mire do ishte nje informim me i detajuar dhe lehtesisht i kuptueshem per masat. Ne rradhe te pare duhen dhene perfitimet e medha te ketij eksperimenti dhe duhet bere publike oponenca midis akademikeve. Eshte shume e lehte per jo profesionistet dhe pjesen derrmuese te popullsise se planetit qe te panikohet kur lexon e degjon gjera te pergjithshme per nje eksperiment i cili konsiderohet nga nje grup shkenctaresh (pjesa qe terheq me shume vemendje pasi prek psikozen e frikes) si rrezik per krijimin e nje mini vrime te zeze qe mund te gelltise gjithe planetin.

Faqja 17 prej 36 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 10:34
  2. Projekti i BB-sė, regjistrimi i pronave brenda 10 ditėsh
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 23:30
  3. Promoteus, projekti mė i mundshėm pėr gazin
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-08-2006, 07:34
  4. Projekti amerikan pėr Lindjen e Mesme tė Madhe
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 26-01-2005, 11:20
  5. Dėshton projekti pėr Kosovėn
    Nga drini_nė_TR nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-08-2003, 03:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •