Close
Faqja 9 prej 27 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 265
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Spy Agent
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Postime
    36

    Cool Nje mashtrim

    Nuk besoj se po antaresohemi ne Nato ne thjeshte po lozim lojen qe na servirin te tjeret. Vertet jemi nje shtet shume i vogel dhe pa mbrojtje por Natua me shume kerkon te perfitoje. Ne fakt eshte e ngateruar se ne perdorim termin Nato. Nden kete emer perfshihen Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ata thjeshte me lojen e antaresimit me imazhin e reme shtrine rrenjet thelle ne administraten tone duke na bere te dorezojme vet kombin tone me deshire te plote. Nuk jam nacionalist i terbuar de as ekstremist as komunist etj etj por jam i brendshem ne institucionet ushtarake dhe kam vene re lojen qe luhet ne thjeshte jemi shitur dhe ata na kane blere te thuash Nato eshte kot ne jemi te futur jo ne Nato por ne lojen e tyre. Pa mendoni pak bazat me te medhaja ushtarake shqipetare drejtohen ne menyre te terthorte nga Amerikanet, ata thone cte bejme kur te behen reformat dhe gjithcka. Per shembull baza Detare e Pashalimanit nje nga krenarite e ushtrise ui jepet ne perdorim nje gjenerali te huaj gjasme i Natos por me kombesi Amerikane.

    Ju do thoni ce duan? Thjeshte per te bere bazat e tyre thjeshte per te kontrolluar trafikun sic ndodhi ne vitin 1997 kur ushtria jone u paralizua dhe armet u cuan per te bere luften e Kosoves dhe shume e shume poshtersi te tjera.

    Natua nuk eshte per ne ne jemi shume te varfer per te mbajtur shpenzimet e saj se fundja ne spo bejme gje tjeter vecse blejme armet e vjetera te botes dhe shesim teritorin tone ne kembim te emrit Nato

  2. #82

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e Spy Agent
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Postime
    36

    Cool Per Dariusin

    Mond te te vije per te qeshur Darius dhe cuditem qe nuk e beson kete gje.

    Ti beson Ufot, pushtimin nga alienet, fantazmat, magjine e zeze beson cdo gje qe eshte jo vetem nje enigem por edhe fantazira te shfrenuara deri aty sa thuhet bota eshte e pushtuar nga alienet qe jetojne nentoke dhe implantojne aparate qe drejtojne trurin njerzor. Ti beson kaq shume dhe nuk beson nje gje kaq te dukshme dhe ben humor me ato qe them.

    Eshte sa e drejte dhe e mjerueshme qe ne jemi te shitur per hir te ekonomise te dobet qe kemi dhe korupsionit dhe fatkeqsisht drejtohemi ne menyre te terthorte nga nje shtet i cili thjeshte na perdor per qellimet e tija.

    Ky eshte realiteti dhe me pas do vine alienet e tu te na pushtojne.

    Shaka apo jo, mos u merzit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Spy Agent : 04-06-2008 më 17:02

  4. #84
    E pyeta veten disa here te te pergjigjesha apo jo dhe me ne fund thashe po pergjigjem meqe qenke shakator dhe tipa te tille nganjehere me argetojne. Te besosh eshte dicka shume e mire, te shfaqesh mendime te te tjereve ne forum dhe te diskutosh per ate qe thone te tjeret po ashtu eshte mire pasi te hap mendjen dhe te zgjeron njohurine. Natyrisht qe jo gjithmone ajo qe shtrohet per diskutim perfaqeson bindjet personale por kjo ska rendesi pasi dhe niveli i te kuptuarit te te tjereve nuk eshte i njejte dhe ska si te pretendohet. Po te ishte keshtu, bota do kishte qene krejt ndryshe.

    Le ti kthehemi komentit tend te meparshem. Qe anetaresimi ne Nato eshte qarte nje 'favor' qe na behet ne shqiptareve kjo dihet. Por te pretendosh qe ky anetaresim u be pasi Nato ka interesa perfitimi ndaj Shqiperise mua te them te drejten sikur nuk me rreshket poshte fytit. Meqe je i brendeshem ne punet e ushtrise duhet te pakten te kishe kuptuar qe gjeopolitika ndikon direkt ne vendimarrje dhe kushtet ishin te tilla qe Nato patjeter duhet te kishte nje kembe ne Ballkanin Perendimor, sidomos me situaten ne Serbi dhe ku i dihet Maqedoni-Greqi ne nje te ardhme te afert. Ti ushtri ske patur asnjehere as ne kohen e Enverit pavaresisht nga pallavrat qe thuheshin dhe beheshin. Nuk pate as me mbrapa dhe as tani. Keshtuqe futja ne Nato eshte nje kapote e hedhur kraheve qe te mban ngrohte dhe pse jo, dhe antiplumb qe te shpeton menderen nese i teket fqinjit verior apo jugor te te kepusi ndonje karamele nga siper.

    Sa per alienet e mij mos u shqeteso. Sa te kete nje spy agent kaq realist ska bir nene ti mbushi mendjen atyre qe te vijne e te te dalin ty perpara.

    Ja vdekje fashizmit or ti mik

  5. #85
    Spy Agent, duhet bere diplomaci sot me vendet perendimore dhe jo si njehere e nje kohe ne epoken e "Komandantit Legjendar" qe s'pyeste per asnjeri. Eshte mese e vertete qe si bota perendimore si ajo lindore nuk eshte se ka ndonje dashuri per shqiptaret. Ne fund te fundit kurre nuk kane pasur ndonje dashuri qe te kete sot. Megjithate kjo nuk duhet ta pengoje Shqiperine qe te luaje te njejten loje hipokrite te diplomacise sikurse e luajne edhe vendet e tjera te Ballkanit per interesat e tyre kombetare. Une mendoj se hyrja ne NATO e Shqiperise eshte nje hap i drejte dhe me nje rendesi gjeo-strategjike te vecante. Madje hyrja e Shqiperise ne NATO eshte vetem gjysem hapi ne kompletimin e garancise territoriale te saj. Hapi i ardhshem eshte hyrja ne BE dhe sa me shpejt qe te jete e mundur. Pse them sa me shpejt?! Sepse ka vende ne BE qe jane kunder integrimit te Shqiperise ne kete organizate. Jane vende qe enderrojne te shohin vendin tone dhe faktorin shqiptar ne Ballkan si njehere e nje kohe te izoluar, pa mundesi qe tu degjohet fjala ne Evrope, pa aftesi vendimarrjeje etj. Imagjino sa disavantazh dhe zhgenjim do te ishte, sidomos per shqiptaret e Kosoves, sikur Serbia te hynte para nesh ne BE dhe qe ne fakt shanset qe kjo te ndodhe nuk duken te vogla.
    Prandaj epoka e te ruajturit nga "armiqte imperialiste" dhe e veteizolimit ka vdekur njehere e pergjithmone. Per kombet e vogla si ne ka vetem nje alternative per sa i perket marredhenieve me boten e jashtme. Ajo eshte diplomacia intensive dhe krijimi i sa me shume aleancave me kombet e fuqishme. E vetmja shprese per nje te ardhme me te mire dhe te sigurte per brezat qe do vijne dhe qe do te vazhdojne rrugen e konsolidimit te metejshem te marredhenieve me boten.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Spy Agent
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Postime
    36

    Cool NATO kerkon Leke

    A ju ka thene njeri se sa miljona dollare duhet te paguaje shqiperia per te hyre ne nato. Dhe e dini se cfare blihet me keto leke? Blihet armatim skarco qe per pak kohe del jashte funksionit. Natua dashamirsja jone na lejon te blejme armatim te vjeter me pak leke sipas tyre, por qe perseri duhet ta rinovojme mbas disa vitesh dhe ne do shpenzojme me shume se ti blejme te reja sot.

    Shqiperia ka nje armatim dhe nje potencial ushtarak shume cilesor sidomos ne armatimin individual sic jane armet e dores Kallashnikov por Nato kerkon ti zevendesoje me M4 dhe M8 nje arme amerikane e luftes se Vjetnamit. Ne do ti japim armatim te ri dhe ata do ta blejne si peshe per hekur dhe ne do blejme rraqet e botes qe nuk bejne dy leke dhe per kuriozitet ne do blejme nje arme qe do hiqet nga qarkullimi sic eshte M4.

    Shqiperia kishte 12 4Siluruse anijet me te shpejta te sulmit dhe vendet perendimore i enderonin te tilla por nuk u lejohet blerja nga Rusia dhe Kina dhe nuk munden kure te prodhonje nje kundershtare te denje qe te perballet me to. Ne i kishim keto anije ne gjendje pune 100% dhe per kuriozitet keto anije ecin me shpejt se skafet me te shpejte te prodhuar pasi sipas konstruktit te tyre ato kane tre motore dhe fluturon mbi uje me ane te kraheve dhe nuk ka fare kontakt me detin pervec helikave. Dhe Nato qe na do shume urdheroj ti shkrinim per hekur rreth 100 mije leke te reja per cope dhe na dha te blenim anije te vjetra patrulluse qe nuk jane as luftarake.

    Per kuriozitet a e dini c'rol luan Shqiperia ne forcat e Natos, jau them une, luan rrol mbeshtetes, ne vetem do bejme furnizimet ne raste lufte vetem do bejme hamallin dhe teritori yne do jete tranzit keto jane marveshjet ndaj mos u gezoni shume ne kurre skemi per te mare armatim per lufte apo armatim sulmi por vetem mbrojtes dhe cfare sigurie eshte kjo per ne.

    Nje nga sekretet e tjera qeveritare eshte dhe marveshia e fshehte qe firmosi Bushi kur erdhi per vizite ne Shqiperi qe qe ne forcat e armatosura shqiptare ne cdo digaster e sektor te kete nje amerikan i cili ta drejtoje e te sigurohet qe te kryhet agjenda e tyre dhe u miratua keshtu qe neve nuk drejtojme shtetin tone por drejtohemi si manikina, mos mendoni se Bushi erdhi te vizitoje Fush Krujen, erdhi te firmoste reformat ne fushen ushtarake, te merte autorizimin e perdorimit te tokes ajrit dhe detit sipas nevojave te shteteve te Bashkuara dhe te ndertimit te disa bazave ushtarake me punonjes Shqiptare dhe drejtusa te huaj. Dhe ky eshte gabimi cdo gje behet me emer te Natos.

    A e dini qe sigurimi Shqipetar ka firmosur marveshie me CIA-n Amerikane qe te ndertoje zyrat e saj mu brenda shkolles se Bashkuar ne Tirane ku po bejne dhe vendstrehime nentoksore. Eshte vertet e cuditshme apo jo, vereni pak me vemendje sa kamera sigurie jane vene sa aparatura te tjera zbuluese dhe sa shume sekret ka mbi to, mos mendoni vertet se jane ne ndihme te studenteve te montoheshin me dhjetra kamera ne cdo cem me shikim naten zhurmusa dhe aparate zbulimi termike. Nuk eshte fantashkence munt te dilni nje xhiro e ti shihni. A e dini qe jemi shteti i vetem ne bote qe pranon nje agjensi spiunazhi brenda vendit te vet sikur te mos ishte gje.

    Ju do thoni c'humbasim ne, ne ne nje fare menyre fitojme, per kete jam koshient dhe une se e njo gjendjen e mjerueshme ku jemi por ne humbasim si shtetas vendin tone, do jemi thjeshte njerez qe hame buke dhe asgje me shume. Duhet pak nacionalitet cuna per kete gje Kosova mori pavarsine se jane te bashkuar dhe fanatike te flamurit te tyre ndersa ne e shesim per te hyre ne nato i servilosemi BE-se etj etj. Lereni komunizmin dhe Enverin, ai qe bure shteti ne kohen e vet dhe jo mashtrusa si keta te sotmit qe thone kemi zemer shqiptari dhe jetojne jasht shtetit qe dhe femijve u mesojne te mos e flasin gjuhen e vendit, u vene emra te huaj dhe thone s'jemi shqipetare qe te marin nacionalitet tjeter dhe kjo i ben te ndihen mire. Ja kate jane shqipetaret jane mesur me prijesa se ne bashkesi nuk jetojne dot, e shesin vendin per dy leke.

    Une jam atdhetar dhe nuk mendoj vetem per vete sot qe do futem ne Nato e do me rritet rroga se do me vije turp neser qe do na thote i huaji kjo eshte toka jone se nae dhate vete se nuk ishit te zote ta mbanit dhe atehere nuk do flitet me shqip.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Spy Agent : 05-06-2008 më 09:23

  7. #87
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-05-2005
    Postime
    153
    Sunday, April 06, 2008
    Priten ndryshime

    Duke ftuar Shqiperine ne NATO, Amerika ndeshkoi politiken dhe politikanet antishqiptar te ketyre 18 viteve te fundit.
    Duke ftuar Shqiperine ne NATO, Amerika afirmoi edhe nje here se eshte me popullin shqiptar dhe i kerkon atij te beje ndryshimet e nevojshme qe ti paraprije sfidave te tashme dhe te ardhme.
    Me ftesen e marre per ne NATO, politika serbo, greko-fanariote, ruse e realizuar me fanatizem nga veglat e tyre shqiptare per ti ndare shqiptaret nga aleatete e tyre qe ashtu ti coptojne dhe gelltitin me kollaj pothuajse kapitulloi. Gerdeci, edhe kjo perpjekje e fundit e veglave shqiptare (politikane dhe qeveritare) per te ndalur marshimin shqiptar deshtoi. Procesi eshte i pakthyeshem. Pritet pastrimi i Shqiperise. Do te kete ndryshime ne terren.
    Ftesa per ne NATO, ky sinjal i fuqishem amerikan pas atij te Fushe Krujes duhet te na japi force dhe shprese per te ndryshuar Shqiperine.
    E treta, e verteta. Kete radhe (dy te parat pavarsia e Kosoves, NATO) nuk ka te beje me arenen nderkomebtare. Kete radhe ndryshim do te thote Shqiperi. Kete radhe ndryshimin do ta bejme ne. Le te sherbeje Gerdeci si nje moment per te pastruar Shqiperine nga fara e keqe e te shiturve, korruptuarave, kontrabandistave, krimineleve, kenibaleve ne pushtet dhe politike. Le te sherbeje Gerdeci si nje fshese gjigande, si nje garanci qe nuk do te kemi Gerdec tjeter por dite te harreshme.
    Te gjithe ne shesh! Mos te ndalim deri sa te dalin fajtoret! Te mos ndalim deri sa te veme para pergjegjsise vrasesit e femijeve tane te urritur!
    Priten ndryshime. Ndryshimin do ta bejme ne.

    Petrit Kola

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2008
    Postime
    8

    miresevjen kjo dite per shqipetaret dhe hija Gerdec

    kjo dite eshte nje dite historike per kombin bashke me shpalljen e pavaresise se kosoves,e shendrron vendin e shqipetareve ne nje stabilitet ekonomiko-politik dhe qeteson gjakrat midis popujve te ballkanit.si shqipetar jam ndjer krenar kur shikoja udheheqesit e vendit te ulur ne tryezen e perbashket me presidenti e nje superfuqie botrore qe vendos politiken botrore per popujt e vegjel.mendoj se kjo nuk ishtemerite e udheheqjes se vendid por deshira e popullit tone kur ne 90 thothte e duam shqiperine si europa.faleminderit Amerike,qebete te mundur clirimin e kosoves nga serbia ju jemi mirenjohes per gjithcka qe bete per popullin tim.turpi ishte gerdeci ku shteti jone mendon vetem per korrupsion dhe fitime per vete duke bere qe strukturat sigurimit kombetar jane ne hijen e politikes ky eshte turpe per ato qe jane zgjedhur qe nuk mbajne premtimet e tyre turpe per te gjithe qe i kemi zgjedhur?
    Ndryshuar për herë të fundit nga albert_s : 08-06-2008 më 07:28

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Une s'kam asnje reagim, çka do te tuani per mua qe jam ?

    Per mua ky hape me rikujton integrimin e treojeve ilire ne perandorine romake, imagjinonani tani qe sa e sa ushtare ilire kane rene
    per mbrojtej te ketyre trojeve, te kujtojmi se pari Agronin, nejse, shkoi shpejyte pa e pare pushtimine e ilirisë, pastaj Teuta qe shifej gjoja si rebele dhe nuke hezitoi qe ti vrasi edhe te derguarit nga senati i romes vetem qe te tregohej se ky vend esht i gatshem per lufte dhe se pirateria eshte diçka normale; kush jeni ju qe mund te na ndaloni kete tregeti apo keti pirateri qe vijon gjysh pas gjyshi ?
    Me nje fjale masakroi te gjithe te derguarit e senatit, diçka e papranueshme, edhepse nxirrej pastaj se keta pirat kne vepruar koke me vete...
    nejse, e dijmi te gjithe pake a shumë te kaluaren e popullit tonë, mirepo kjo oferyte qe vjen pertej atlantikut kurresesi nuke duhet refyzuar !
    Ne jemi popull avanturier, ku rafshim mos u vrafshim, punë e madhe, vdiç amerika perseri do dali diçka tjeter;;; ku i dihet kesaj pune, ne kemi qelluar ne nje UDHKRYQÊ te tille per mos te thene te mallkuar ku, ne s'kemi fuqi ti zgjedhim as miqet tanë, e as armiqet por mundohemi se si te egzistojmi ne kete lamesh te botes....

    Mirepo per çudi te armiqve tane ne gjithemon prap se prape ngelim ngadhnjimtar, kjo eshte me e rendesishme....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 10-06-2008 më 15:51

  10. #90
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    nga ana ekonomike dhe integruese nuk sjell ndonje ndryshim per shqiperine, ne fund te fundit do te duhet te bejme me shume reforma ne fushen ushtarake, te dergojme me shume djem shqiptar ne luftera qe nuk na perkasim, dhe te vrasim mendjen ne duhet hequr kallashi apo jo... Me pak fjale duhet ti japim me shume leke ushtrise etj etj..
    Liberté, égalité, fraternité

Faqja 9 prej 27 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  4. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •