Close
Faqja 27 prej 38 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 376
  1. #261
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar mė parė nga Dasius Lexo Postimin
    Tė bukura janė kėto pėrshkrimet qė bėn dhe poetike, por e dimė shumė mirė qė nuk janė tė vėrteta. Janė hiperbolizime tė njė prblematike njerėzore. Janė kėndvėshtrime metafizike qė nuk e marrin zhvillimin e njeriut nė kohė e caktuar dhe sipas rrethanave. Kapesh pas termit "njeriu i ri" pėr tė justifikuar ngjarjet e pas 90s. Mė vjen keq por kėtė nuk mund ta bėsh. Nuk mund t'i fusėsh qė tė gjithė nė njė thes.
    Personalisht jam i rrepte dhe nuk justifikoj asnje krim. Po e gjitha dhuna, vjedhja dhe mentaliteti neo-shqiptar i pas '90 se jeta apo pasuria e tjetrit nuk ka asnje vlere ka lidhje direkte me edukimin (lavazhin e trurit) qe iu be ketij kombi per 50 vjet rrjesht.
    Koncepti "njeriu i ri" lidhet me kalimin e shoqėrisė Shqiptare nga sistem feudalo-ēifligar nė sistem "socialist". Njeriu i ri lidhet me zhvillimet nė KULTURĖ, SHKENCĖ, ART, ARSIM, SHĖNDETĖSI. Njeriu i ri ėshtė ai qė ka dritė tek shtėpia, qė njeh tė drejtat e gruas, qė mėson tė punojė tokėn me rendiment, qė mėson tė jetojė jetėn moderne, qė mėson tė ushqehet dhe tė vishet ashtu siē duhet, tė luftojė zakonet prapanike, tė shpjerė fėmijėt nė shkollė, tė ketė mundėsi tė shkojė nė shkollė tė lartė, tė ndėrtojė halen brenda nė shtėpi me kushtet e nevojshme, tė ruajė higjenėn, tė pranojė tė renė, tė mos ndikohet nga bestytnitė, tė mos jetojė nė njė dhomė me bagėtinė, e shumė e shumė tė tjera, detaje kėto qė ty dhe tė tjerėve as qė u kanė vajtur ndonjėherė ndėrmend. Juve, sidomos ata qė kanė jetuar nė qytet, as qė iu bėhet vonė pėr ndryshimet dhe zhvillimet rrėnjėsore qė ka pėsuar fshati shqiptar. As qė ia keni idenė e problematikave nga mė seriozet qė ekzistonin nė atė kohė dhe qė duheshin zgjidhur. Fluturoni me pras nė b... pa qenė fare tė ndėrgjegjshėm pėr realitetin Shqiptar.
    Ti ngaterron nivelin normal te progresit te nje shteti(fakt se shtete si Greqia -shtet perendimor apo Jugosllavia shtet lindor paten me teper progres ne fushat e lartpermendura sesa Shqiperia) me reformat qe u bene gjate diktatures. Ajo qe thua ti, po ta perkthesh ne ditet e sotme eshte si te thuash "Sala i beri njerezit me makina, shtepi, u dha pashaporta e i nxorri ne Perendim te shkollohen". Ti paraqet fenomene te kohes qe ishin te perbashketa si ne Perendim ashtu dhe ne Lindje si fenomene ekzluzive te Shqiperise ne kohen e Enverit.
    Permende dritat. E di ti qe Shqiperia eshte vendit i fundit ne Evrope qe perfundoi elektrifikimin e vendit ne 1972 (data zyrtare eshte 1971 por fakt eshte se fshatrat e fundit kane qene Libofsha e Ndernenasi ne Fier te pa elektrifikuar deri ne 1972). Ky eshte progresi? Qe ishim te fundit ne Evrope?
    Kush e ka menduar ndonjėherė se si mund tė bėhen me shtėpi, me mijėra familje, brenda njė afati tė shkurtėr??? Kush e ka menduar ndonjėherė se si thahet njė fushė e tėrė pėr tė hapur tokė tė re buke??? A e dini ju mor zotėri qė pothuajse tė gjitha fushat e shqiėrisė kanė qenė kėneta??? Kush e ka menduar ndonjėher se si mund tė elektrifikohet njė popull i tėrė? Se si mund tė edukohet njė popull i tėrė analfabet, i pagdhendur e pėr mė tepėr me bindje mesjetare??? Ka menduar kush nga ju se si mund tė fitosh tokė tė re nė kodra??? Tė ndėrtosh shkolla nė majat mė tė larta, shtėpi kulture, spitale, universitete, hidrocentrale?
    Ne rradhe te pare me mijera familje u nxorren nga shtepite e tyre dhe u hodhen neper bodrume per te strehuar te tjeret. Pra nuk u krijuar asgje. Thjesht u be rishperndarje e pasurise duke iu dhene atyre qe nuk e kishin ndertuar shtepine strehim dhe duke lene ata qe i kishin ndertuar shtepite neper bodrume. Mos me hap barkun per strehimin pra ne fund te viteve '80 rradha per nje dhome e nje guzhine (minimalja) ishte 5 vjet mesatarisht. Per familje te tjera qe kishin nevoje per 2-3 dhoma e nje guzhine, rradha ishte me teper (personalisht familja ime priti 7 vjet per 2 + 1 dhe ne kohen qe na u dha na duhej 3+1 se sipas ligjit une kalova 18 vjec dhe quhesha kurore me vete). Ky eshte progresi? Si imigrant i paligjshem ne Greqi me page poshte minimumit e pata kete lloj "progresi" ne 2 muaj!!!!
    Sa per elektrifikimin ta permenda me siper. Ishte koha per te ne te gjithe Evropen. Shqiperia ishte ne fakt shteti i fundit qe u elektrifikua. Te fundit nuk i jepet medalje!
    Si mendoni ju? Se kėto bėhen tak fak brenda vitit dhe o burra tė merremi me llukset??? Mos abuzo me termin "njeriu i ri" mos zotėri nėse nuk ke lexuar asnjė libėr pėr popullin shqiptar, historinė e njerėzve tė thjeshtė, gjendjen nė tė cilėn jetonin shqiptarėt. Mos fol broēkulla.
    Fakt eshte se njerezit ne diktature akoma pas 50 vjetesh ishin akoma pa shtepi, pa drita, pa uje, pa ushqim. Dhe keto nuk jane llukse, por minimalja sipas standarteve te kohes.

    Kur flet pėr kėtė problematikė, ti nuk merr aspak parasysh elementin njerėzor. Ti harron qė shoqėritė mė primitive kanė edhe tragjeditė mė tė mėdha. Diktaturė komuniste ka pasur edhe nė vend tė tjera. Dhunė dhe terror ka pasur edhe nė vende tė tjera e megjithatė atje njerėzit nuk vranė njeri tjetrin. Kjo nuk ndodh sepse e ka fajin filan sistem apo filan diktator. Kjo vjen si rezultat i nivelit shoqėror tė njė populli. Populli shqiptar ka qenė popull primitiv dhe menjėherė pas 90 ave u kthye nė identitet.
    Vėrtetė qė shoqėria Shqiptare ka trashėguar dia probleme nė lidhje me tė drejtat e njeriut, por kjo nuk e justifikon egėrsinė e paparė qė shpėrtheu menjėherė pas 90-ave. Kėtė e justifikon vetėm natyra primitive e shoqėrisė Shqiptare qė nuk diti tė ruajė vlerat mė tė mira tė Shoqėrisė nėn diktaturė.
    Shqiptaret kane qene primitive, te eger, por gjithnje kane pasur dinjitet. Ate dinjitet qe kishin diktatura ua u mori per 50 vjet me rradhe. Ne shtetet e tjera ish komuniste u bene korrigjime, kriminelet u denuan, pasurite iu kthyen ish pronareve, te denuarit padrejtesisht moren hakun e punes se detyruar. Asgje nga keto nuk ndodhi ne Shqiperi. Plaget e diktatures ne Shqiperi jane akoma te hapura.

    Si tė tjerėt, edhe ti lėshon mufka njėra pas tjetrės, gjėra tė stėrthėna e qė nė thelb nuk thonė asgjė. Llafe pa fund, qurravitje e sharje kot e mė kot, pa dallim.
    Mos ia fut kot se Shqipėria nuk ka pasur gjithmonė problem me ushqimin. Nuk ka qenė e thjeshtė natyrisht, por tė paktėn ushqimin e nevojshėm e kishte. Sot me mijėra janė familjet qė nuk blejnė dot bukė dhe venė e shesin deri tek fėmijėt.
    Avash se na i bere shqiptaret perbindesha qe shesin femije. Rastet e shitjeve te femijeve jane me gishta te numeruar dhe nje pjese e mire e tyre jane prej familjeve rome. I njejti fenomen i braktisjes se femijeve ishte dhe gjate diktatures (shtepite e femijes ishin plot ne cdo rreth). I vetmi ndryshim sot eshte se disa familje marrim demshperblim per kohen e shtatzanise (ti e quan shitje femije).

    Vazhdojnė pėrrallat dhe hiperbolizimet. Reformat agrare mund edhe tė jenė tė nxituara ose tė gabuara, por kurrėsesi nuk mund tė quhet
    ashtu si thua ti. Nė radhė tė parė, fshatari shqiptar pas lufte nuk kishte fare tokė. Atė e zotėronin ēifligarėt e mėdhenj. Gjithsej nja 20 veta nė tė gjithė Shqipėrinė. Tokėn fshatarėve ua dha "pushteti popullor" dhe ata e patėn tė tyren pėr disa vite. Pastaj pėr reformat e ndryshme mund tė diskutojmė pasi edhe unė kam rezervat dhe komentet e mia. Pėrfshi dhe ato tė viteve 80.
    Aq pak toke kishte fshatari shqiptar sa sot dhe ata me komunistet e komunisteve na kane dale e na kerkojne ca ullishta ne Kanine, orizore ne Myzeqe e tokat e stergjyshit ne Durres. Te gjithe fshataret kane dale se kishin toka dhe po i marrin mbrapsht sot.
    Nuk e di me kė flas. Sa njohuri shkencore ke? Sa ke lexuar dhe sa e ke vetėm me tė jetuar? Kėto janė gjėra qė duhen pasur parasysh.
    Edhe kam lexuar edhe kam jetuar. Kur ra diktature kam qene ne moshe vote.
    Kėtu ia ke fut rromlla pėrtomlla. Sa kanė ndėrtuar tė rinjtė e tė rejat nėpėr aksione "vullentare" nuk kanė ndėrtuar tė burgosurit.
    Dhe ajo zotėri quhet punė e detyruar. Ekziston edhe sot e kėsaj ditė nė Amerikė.
    Po po e vertete. Te rinjte e te rejat neper aksione "vullnetare" 30 ditore ku me teper mbarseshin me njeri tjetrin e benin plazh sesa punonin, ne fakt benin me teper pune sesa te burgosurit politike qe e benin ate pune me detyrim per 365 dite ne vit e me automatik tek koka.

    Fakt eshte se "vullnetarizmi" propagandohej e ekzagjerohej neper gazeta, libra e romane. Per punen e detyruar nuk shkruante asnje.

    Ne Amerike nuk ekziston me pune e detyruar prej 50 vjetesh.
    "Who is John Galt?"

  2. #262
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Peter Strelzyk, Doris Strelzyk.

  3. #263
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2010
    Postime
    520

    Ja si ia prenė kokėn babait tim, kapiten Gjelosh Lulit"

    Ja si ia prenė kokėn babait tim, kapiten Gjelosh Lulit"

    Dashnor Kaloēi

    Me ardhjen e komunistėve nė pushtet, babai im, kapiten Gjelosh Luli, qėndroi i fshehur nėpėr male duke u strehuar tek miqtė e tij, sa nė malėsitė e Hotit tė pėrtej kufirit dhe atė tė Kastratit kėtej kufirit, ku u rrethua dhe ra disa herė nė pėrpjekje me Forcat e Ndjekjes. Aty nga dhjetori i vitit 1947, ai u rrethua nė shpellėn ku streohej nė zonėn e Kastratit dhe mbeti i ngrirė nė dėborė. Pas shumė kėrkimesh kufoma e tij u gjet nga Forcat e Ndjekjes, tė cilat ia prenė kokėn dhe trupin e tij e lanė mbi dėborė qė ta shqyenin kafshėt e egra. Mė pas kokėn e tij ata e morėn me vete dhe sollėn nė Koplik, ku thirrrėn disa fshatarė qė e kishin njohur atė, pėr tė bėrė verifikimin nėse ishte ajo koka e Gjelosh Lulit".

    Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr: Gazetėn", ėshtė 61-vjeēarja Izabela Luli (Mari) e bija e kapitenit tė famshėm Gjelosh Lulit, nipit tė heroit tė Deēiqit, Dedė Gjon Lulit, ish-komandantit tė pėrgjithshėm tė Forcave Nacionalistė tė Malsisė sė Madhe, i cili u masakrua nė mnėyrėn mė barbare nga forcat komuniste nė fundin e dhjetorit tė vitit 1947. Po kush ishte Gjelosh Luli, cila ėshtė e kaluara e tij dhe ku u diplomua ai? Cili ishte aktiviteti i tij gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut e nė periudhėn e pushtimit fashist tė vėndit dhe pėrse e masakruaun komunistėt kufomėn e tij?

    Gjeloshi, nipi i Dedė Gjon Lulit

    Gjelosh Luli u lind nė vitin 1912 tė nė fshatin Traboin tė Malsisė sė Madhe, nė familjen e patriotit tė madh dhe heroit tė Luftės sė Deēiqit, Dedė Gjon Lulit. Babai i Gjeloshit, Gjokė Luli, ishte kushėri i parė me djalin e Dedė Gjon Lulit, por e e gjithė familja e tyre jetonte bashkė nė njė kullė atje nė fshatin Traboin. Qė kur ishte fare i vogėl, Gjelosh Lulin, e pėrkundi nė djep, Nora e Hotit, "Heroina e Popullit", tė cilėn Dedė Gjon Luli e kishte nusen e djalit. Nga ajo familje e madhe, pėrveē Dedė Gjon Lulit, kanė qenė tepėr tė njohur edhe dy djemtė e tij, Kola me Gjergjin, tė cilėt patėn luftuar pėrkrah babait tė tyre. Kola vdiq tepėr i ri, pasi u helmua nga serbėt nė njė hotel tė Vlorės nė vitin 1910, nė shenjė hakmarrje ndaj Dedė Gjon Lulit, ndėrsa Gjergji mbeti i vrarė nė Luftėn e Deēiqit, teksa ishte duke ngritur flamurin sė bashku mė babanė e tij. Pėrveē kėtyre burrave qė kanė lėnė emėr tė madh, nga familja e Gjelosh Lulit ka qenė tepėr i njohur edhe Luc Nishi, nip i kėsaj shtėpie, i cili u vra duke luftuar me armė nė dorė nė Luftėn e Koplikut nė vitin 1920. Gjatė asaj beteje tė madhe, Luc Nishi i vuri gjoksin topit tė artilerisė serbe dhe trupi i tij u bė copa copa. Aty nga viti 1913 kur u bė ndarja e kufijve tė Shqipėrisė nga Fuqitė e Mėdha dhe fshati Traboin mbeti nėn juridiksionin e Malit tė Zi, si shumė familje tė tjera tė atij fshati, edhe familja e Dedė Gjon Lulit u shpėrngul qė andej dhe erdhi e u vendos nė njė fushė nė afėrsi tė qytetit tė Shkodrės. Edhe sot e kėsaj dite ajo fushė afėr fshatit Shtoj, njihet me emėrin: Hoti i Ri. Qė nga ajo kohė e nė vazhdim familja e madhe e Dedė Gjon Lulit ka jetuar nė atė fshat, kurse shtėpitė e tyre pėrtej kufirit nė Traboin, mbetėn tė shkreta pa njeri. Nė atė familje tė madhe qė u vendos nė Hotin e Ri, jetoi edhe familja e Gjok Lulit, babait tė Gjeloshit, i cili kishte gjashtė fėmijė: Pjetrin, Gjeloshin, Rrokun, Nolin, Gjelinėn dhe Nocėn. Gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut, familja e Gjok Lulit u respektua dhe u nderua shumė nga regjimi zogist, pėr arsye se ai ishte nip i heroit tė madh, Dedė Gjon Lulit. Nisur nga ky fakt, pėrveē djalit tė madh Pjetrit i cili qėndroi me prindėrit e tij nė shtėpi, tre djemtė e tjerė tė Gjokės, Gjeloshi, Rroku e Noli, pėrfituan bursa shtetėrore nga qeveritė e Monarkisė dhe studjuan nė universitetet e akademitė e Italisė. Ndėrsa Gjeloshi me Nolin u diplomuan nė shkollat dhe akademitė ushtarake, Rroku u diplomua nė degėn e Ekonomisė nė njė nga universitetet e Italisė.

    Nė Akademinė e Torinos

    Gjelosh Luli nuk ishte mė shumė se shtatė vjeē kur erdhi nė qytetin e Shkodrės dhe filloi mėsimet e para tė shkollės fillore. Pas kėsaj ai ndoqi mėsimet e gjimnazit klasik pranė Konviktit "Malet Tona" tė atij qyteti, ku u dallua si njė nga nxėnėsit mė tė mirė tė asaj shkolle. Lidhur me kėtė, e bija e tij, 61-vjeēarja Izabela Luli (Mari) dėshmon: "Pas mbarimit tė shkollės sė mesme nė vitin 1929, babai, Gjelosh Luli, pėrfitoi njė bursė shtetėrore nga qeveria zogiste e asaj kohe dhe shkoi pėr tė ndjekur studimet e larta pranė Akademisė Ushtarake tė Torinos nė Itali. Nė atė akademi ai u diplomua me rezultate tė shkėlqyera nė degėn e Artilerisė dhe pas mbarimit tė saj bėri edhe njė vit tjetėr specializim nė kursin e Aplikacionit. Nė vitin 1934, babai u kthye nė Shqipėri dhe u emėrua nė njė nga repartet e Regjimentit tė Artilerisė nė qytetin e Tiranės ku iu dha edhe grada e togerit. Pėrveēse profesionit tė tij si oficer artilerie ku ai ishte diplomuar me rezultate tė larta, babai nė atė kohė ishte i dhėnė shumė edhe pas shkrimeve publicstike dhe gjuhėve tė huaja, duke zotėruar shumė mirė italishten, frėngjishten e gjermanishten. Pasi shėrbeu pėr disa vjet nė Regjimentin e Artilerisė nė Tiranė, Gjeloshi u transferua pranė familjes sė tij nė qytetin e Shkodrės, duke u caktuar pėrsėri nė njė repart artilerie. Nė vitin 1936 teksa babai shėrbente si oficer nė qytetin e Shkodrės, u martua me nėnėn tonė. Elenėn, e cila ishte bijė e familjes sė njohur Mirakaj nga rrethi i Pukės. Nė atė kohė qė u bė martesa, nėna jonė sapo kishte mbaruar gjimnazin pranė Institutit Femėror "Nana Mbretė-reshė" nė qytetin e Tiranės, ku ishte diplomuar me rezultate shumė tė larta. Gjatė atyre viteve qė babai shėrbeu si ushtarak nė qytetin e Shkodrės, ku mori dhe gradėn e Kapitenit tė Parė, ai gjithshtu dha edhe mėsim si pedagog i gjuhėve tė huaja nė gjimnazin klasik tė Shkodrės. Qė nga ajo kohė babai filloi tė botonte vazhdimisht shkrime tė ndryshme nė shtypin e kohės, e kryesisht nė revistėn "Hylli i Dritės" tė cilėn ai e kishte shumė pėr zemėr. Ndėrsa babai ishte i dhėnė pas shkrimeve publicistike, nėna jonė, Elena, shkruante vazhdimisht poezi tė cilat edhe sot pas kaq vitesh, me shumė mundime ne i kemi ruajtur dhe i kemi nė shtėpinė tonė. Po kėshtu qė nė ato vite, Gjeloshi, kishte shfaqur hapur ndjenjat e tij antikomuniste me anė tė shkrimeve tė ndryshme qė botonte nė shtypin e kohės dhe ajo gjė njihej mirė prej tė gjithėve nė qytetin e Shkodrės", dėshmon Izabela Luli, lidhur me babanė e saj Gjelosh Lulin, tė cilit Mbreti Zog i dha mundėsinė e shkollimit nė Itali, pėr arsye se ishte nip i Dedė Gjon Lulit.

    Kreu i nacionalistėve tė Malsisė sė Madhe

    Pushtimi i Shqipėria nga Italia fashiste nė prillin e vitit 1939, e gjeti kapiten Gjelosh Lulin, si oficer nė Regjimentin e Artilerisė tė qytetit tė Shkodrės. Si shumė ushtarakė tė tjerė edhe ai e kundėrshtoi pushtimin fashist, por nė vitin 1940 kur iu bė thirrje tė gjithė ish-ushtarakėve tė Monarkisė sė Zogut, qė tė riktheheshin nė Ushtrinė Kombėtare, edhe ai u kthye dhe u emėrua pėrsėri nė Regjimentin e Artilerisė ku kishte shėrbyer vite mė parė. Lidhur me veprimtarinė e Gjelosh Lulit gjatė viteve tė pushtimit fashist dhe mbarimin e Luftės, e bija e tij. Izabela Luli dėshmon: "Nė vitet e para tė pushtimit, babai, nuk u pėrzie fare me punėt e politikės por vazhdoi tė shėrbente siu ushtarak i Artilerisė dhe herė pas here vazhdoi tė shkruante shkrime letrare e historike nė revistėn "Hylli i Dritės"e nė ndonjė gazetė tjetėr tė asaj kohė. Asokohe familja jonė banonte nė Lagjen "Badra" tė Shkodrės, ku pas motrės sė madhe Klarės qė kishte lindur nė vitin 1938, nė vitin 1942, aty u linda dhe unė. Nė atė kohė babai ynė njihej si nacionalist i flaktė e antikomunist i vendosur dhe tė tillė e kishte edhe rrethin e tij shoqėror, ku pėrveēse me shumė intelektualė tė njohur tė qytetit, ai kishte shoqėri e miqėsi tė ngushtė edhe me oficerėt: Mark Gjeka, Mark Mala, Mark Dredha si dhe me Gjon Dostanishtėn e Gaspėr Palin. Deri aty nga viti 1943, babai mbajti detyrėn e Komandantit tė Pėrgjithshėm tė Forcave Ushtarake tė gjithė Qarkut tė Shkodrės, ndėrsa mė pas kur filloi konflikti i armatosur midis forcave komuniste dhe atyre nacionaliste, ai doli nė mal dhe u zgjodh me detyrėn e Komandantit tė Forcave Nacionaliste tė Malsisė sė Madhe. Si komandant i atyre forcave nacionaliste, Gjeloshi, qėndroi maleve me armė nė dorė deri nė mbarimin e Luftės dhe nė nėtorin e vitit 1944, ai sė bashku me major Llesh Marashin dhe njerzit qė komandonin, shkuan nė qyetezėn e Koplikut dhe bėnė njė kuvend me popullin e asaj krahine. Gjatė atij takimi, Gjeloshi mbajti njė fjalim ku midis tė tjerash iu drejtua tė gjithė popullit qė ishte atje duke iu thėnė: "Lufta ka mbaruar dhe komunistėt e kanė fituar atė, prandaj ju shkoni nėpėr shtėpiat tuaja, sepse s'kena ma gjak me derdh kot. Ndėrsa unė po largohem e do tė vazhdoj rrugėn qė kam nis". Ky ishte dhe takimi i fundit i babait me malėsorėt e asaj krahine, sepse mė pas ai doli nė mal nė arrati", dėshmon Izabela Luli, lidhur me babanė e saj kapiten Gjelosh Lulin, qė nė atė kohė ishte komandant i Forcave Nacionaliste tė Malsisė sė Madhe.

    Tre vjet i arratisur nėpėr male

    Qė nga nėntori i vitit 1944 kur kapiten Gjelosh Luli u largua nga qyteti i Shkodrės, ai doli nė arrati dhe qėndroi i fshehur nėpėr male, pėr tė shpėtuar nga hakmarrja e komunistėve tė cilėt e kishin shpallur atė armik. Lidhur me kėtė dhe peripecitė e familjes, pas arratisjes sė tij, e bija Izabela dėshmon: "Pas arratisjes sė babait, nėna. Elena, me mua dhe motrėn Klarėn, (qė nė atė kohė ishim shumė tė vogla) nuk patėm fatin tė qėndronim shumė nė shtėpinė tonė, sepse qė nė janarin e vitit 1945 ne na internuan nė Katėr Rrugėt e Shijakut. Nė momentin qė po na nxirrnin nga shtėpia vetėm me rrobat e trupit, motra, Klara, qante me tė madhe duke kėrkuar njė fustan tė bukur qė ia kishte sjellė babai nga Italia. Nė atė kohė njeri nga ushtarėt qė po kontrollonin shtėpinė, doli nė dritare dhe pasi pyeti nėnėn se kė fustėn kėrkonte motra, e gjeti dhe ia hodhi atė nga dritarja, e motra pushoi sė qari. Nė Shijak ne na lanė nė njė stallė dhe mė pas na internuan pėrsėri nė Kalanė e Beratit dhe nė qytezėn e Kuēovės. Nė atė kohė qė ne ishim tė internuar atje, babai qėndronte i fshehur nėpėr male, sė bashku me mikun e tij, Major Llesh Marashin. Pas arrestimit tė Lleshit, babai qėndroi vetėm me mikun e tij tė ngushtė, (probatinin) Marash Dodėn nga Kastrati, duke u strehuar ndėr miqtė e tij nė atė krahinė. Aty nga fundi i vitit 1945, dymbėdhjetė burra tė Hotit shkuan nė Kastrat dhe morėn takim me parinė e asaj krahine, duke iu thėnė: "Na e dorzoni kapiten Gjelosh Lulin, se ėshtė marre pėr ne qė ai streohet kėtu nė Kastrat dhe jo nė Hot, qė ėshtė dhe vėndlindja e tij". Pas kėsaj kėrkese, paria e Kastratit iu pėrgjigj burrave tė Hotit duke iu thėnė: "Po edhe ne me bukė e kemi mbajt Gjelosh Lulin". Kastratasit nuk pranuan me e dorzu Gjelosh Lulin dhe e mbajtėn tė strehuar edhe pėr shumė kohė nė atė krahinė. Kur u dha njė amnisti nga qeveria komuniste e Tiranės, babai e detyroi probatinin e tij, Marash Dodėn, qė tė dorzohej dhe vetė qėndroi pėrsėri i fshehur nė njė shpellė nė Kastrat. Nga viti 1945 deri nė vitin 1947, atė e strehuan dy familje, nga kushėrinjtė e tij matanė kufirit, Mark e Kol Miri, tė fisit Dedėvukaj. Ndėrsa kėtej kufirit ai ka qėndruar i fshehur tek dy vėllezėrit, Mark e Lul Gjeloshi. Kur nė atė krahinė shkonin forcat tė shumta komuniste pėr kontroll, babanė e kalonin matėnė kufirit dhe kur kishte kontrolle andej, ata e sillnin pėrsėri kėtej kufirit. Nė vitin 1946, forcat shqiptare tė Ndjekjes e rrethuan shtėpinė e Mark e Kol Mirit nė Traboin tė Malit tė Zi, por babai mundi qė tė shpėtonte dhe iku ndėr male. Pas kėsaj forcat e Sigurimit e lidhėn Kol Mirin kėmbė e duar dhe i ndezėn dy zjarre anash tij. Ndėrsa filloi t'i fryhej mishi i trupit nga flakėt e zjarrit, Kola bėrtiti qė ta zgjidhnin, sepse do t'u tregonte vėndin ku fshihej Gjelosh Luli. Ndėrsa Kola bėrtiste nga dhimbjet, vėllai i tij, Marku, qė ishte i lidhur nė njė trung lisi aty pranė, i bėnte me shenjė qė tė mos tregonte. Pasi e zgjidhėn, Kola i sorollati Forcat e Ndjekjes nėpėr male pa ua treguar vėndin ku fshihej Gjelosh Luli dhe ai mundi qė tė shpėtonte prej tyre, duke u arratisur nga njė shtėpi ku ata shkuan pėr tė kaluar natėn. Pas kėsaj Kola mundi qė tė arratisej nga Shqipėria, ndėrsa tė vėllanė e tij, Markun, e burgosėn me dėnime tė gjata. Pas kėsaj ngjarje, Gjelosh Luli, iku nga Hoti dhe u strehua nė Kastrat, ( i mbajtur nė vig nga fshataėrt pasi i kishin ngrirė kėmbėt) ku nė dhjetorin e vitit 1947 atė e rrethuan dy herė Forcat e Ndjekjes. Nė rrethimin e dytė ai iku nga shpella pa e kapur, por mbeti i ngrirė nė dėborė ku dhe e gjetėn tė vdekur forcat e Sigurimit. Pasi e gjetėn nė dėborė, ata ia prenė kokėn Gjeloshit dhe trupin e tij e lanė aty nė dėborė qė ta shqyenin kafshėt e egra. Kokėn e tij ata e sollėn nė qėndrėn e Malsisė sė Madhe, nė Koplik, dhe aty mblodhėn shumė fshatarė qė e kishin njohur atė, pėr tė bėrė verifikimin, nėse ishte ajo koka e Gjelosh Lulit. Aty nga pranvera e vitit 1948, trupin e tij e gjeti njė ēoban i atyre anėve, i cili e varrosi dhe vuri njė shenjė qė tė mos e harronte vėndin. Nė atė kohė ne na hoqėn nga internimi e na kthyen nė Shkodėr dhe nga ajo gjė ne e morėm me mėnd se babanė e kishin vrarė, sepse ishte si rregull qė kur vritej njė njeri, familjen e tij e kthenin nga internimi. Nė Shkodėr ne na morėn nė shtėpinė e tyre, Nora e Hotit me Katrinėn, vajzėn e Luc Nishit dhe tek ato ne kemi qėndruar gjatė gjithė kohės sė regjimit komunist. Por edhe pas vrasjes sė babait, fatkeqėsitė tona nuk mbaruan, sepse nė vitin 1953, arrestuan nėnėn tonė, Elenėn, tė cilėn e dėnuan me dhjetė vjet burg pėr agjitacion e propagandė. Dėnimi i saj erdhi pasi ditėn qė vdiq Stalini ajo tha: "Shyqur qė vdiq ky kriminel, por kur po i vjen rradha kėtij tonit". Deri nė vitin 1991, ne nuk e mėsuam dot tė vėrtetėn e zhdukjes sė babait, sepse pėr atė thuheshin shumė legjenda dhe ēobani qė e varrosi trupin e tij pa kokė, nuk ia tregoi asnjeriu deri nė shėmbjen e regjimit komunist. Aty nga viti 1991, ai na dėrgoi fjalė qė tė shkonim aty pėr tė marrė eshtrat e babit tonė, por kur shkuam ne, ai kishte njė muaj qė kishte vdekur. Pas shumė kėrkimesh, ne i gjetėm eshtrat e babait pa kokė dhe pas njė ceremonie qė bėmė nė fshatin Kushe, eshtrat e tij i sollėm nė varret e Rrmajt tė qytetit tė Shkodrės ku prehen e dhe sot", e pėrfundon rrėfimin e saj Izabela Luli, pėr babanė e saj, kapitenin e famshėm, Gjelosh Luli, tė cilin komunistėt e masakruan nė mėnyrėn mė barbare, duke i prerė kokėn nė natėn e vitit tė ri tė vitit 1947.

  4. #264
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    “Jeta e fshehur e Enver Hoxhės – Kush ishte Qemal Stafa e si u vrą e kush e spiunoi”



    Enver Hoxha ishte tashmė njė komedian i sprovuar, aq mė tepėr qė kishte dhe natyrė prej komediani, kėshtu qė nuk e kishte tė vėshtirė ta luante rolin e tė pikėlluarit. Por vrasėsi i vėrtetė i Qemal Stafės ishte ai vetė. Pėr shtėpinė ku u rrethua Qemal Stafa Nasho Jorgaqi, nė monografinė e tij pėr Qemal Stafėn, tė botuar kur Enver Hoxha ishte nė pushtet, thotė, duke u mbėshtetur nė kujtimet e bashkėkohėsve komunistė:
    Ishte njė nga ato bazat e reja qė qenė marrė pas zbulimit tė bazave tė vjetra. Por si bazė e re ishte akoma e paprovuar mirė. Veē kėsaj ajo ndodhej pėrballė kazermave tė artilerisė sė ushtrisė italiane, nė njė vend tė zhveshur, aq sa nga dritaret e saj tė pėrparme mund tė shihje me sy deri rruga e Dibrės lart… Qemali vinte pėr herė tė parė nė kėtė bazė… Aty gjeti njė shok tė Komitetit Qendror dhe tri vajza.

    Si rrinte Qemal Stafa nė njė bazė kaq tė papėrshtashme? Kuptohet se kėtė e bėnte pėr arsye se kishte garanci nga OVRA! Shoku tjetėr qė u gjend i rrethuar bashkė me Qemal Stafėn ishte Kristo Themelko, anėtar i Komitetit Qendror tė PKSH, i ngarkuar pėr ēėshtjet ushtarake, ndryshe «Shule», siē quhej pėr shkak tė origjinės sllavo-maqedone. Fashistėt kishin kapur kėshtu nė ēark me njė goditje njė gjah tė ēmuar, gati njė tė tretėn e Komitetit Qendror (forumi mė i lartė drejtues i PKSH, se Byroja Politike nuk qe krijuar ende) prej 7 vetėsh tė PKSH. Por Themelko, qė dukej se ishte gjithashtu njeriu i OVRA, nuk u duhej fashistėve. Atyre u duhej vetėm Qemal Stafa. Nė librin e Nasho Jorgaqit, ngjarja pėrshkruhet sipas dėshmive:

    tė dy ilegalėt u larguan disa hapa nga shtėpia, po ndėrsa shoku i Qemalit hyri nė njė hendek mė tė djathtė tė shtėpisė, nga ku kish mundėsi tė luftonte e tė mbrohej, Qemali qendroi, duke u angazhuar nė luftė me armiqtė, pėr tė siguruar tėrheqjen e shokut… Pasi hodhi edhe bombėn e dytė, nisi tė vraponte nėpėr kopshtin e gjelbėruar dhe doli nė fushė tė hapur.

    Nė fakt Qemali qėndroi pėr mos tė rrezikuar veten, siē ėshtė udhėzimi pėr agjentėt e infiltruar nė lėvizje subversive kur bien nė prita tė tilla. Qemali mendonte se kjo ishte njė njė goditje e rastėsishme dhe ai qendroi pas qė tė dorėzohej, me mendimin se, kur ta kapnin, OVRA do ta shpėtonte. Por OVRA e kishte shitur. Pėr fatin e keq tė Qemalit, fashistėt qė e kishin rrethuar atė nuk ishin aq naivė sa ata qė shkuan tė arrestojnė Enver Hoxhėn dhe qė nuk kishin rrethuar ndėrtesėn. Qemal Stafėn e prisnin armėt e fashistėve edhe kur doli nga dera e pasme. Qemal Stafa u vra nga padronėt e tij dhe ironikisht njeriu i cili e kėrkoi kokėn e tij, Enver Hoxha, kur erdhi nė pushtet e bėri ditėn e vrasjes sė Qemalit ditėn e pėrkujtimit tė gjithė dėshmorėve.

    Qemal Stafa u bė i famshėm nė Shqipėri dhe jashtė saj si komunist i vendosur dhe i deklaruar publikisht, kur nė 4 shkurt 1939, deklaroi para gjykatės speciale pėr krime politike nė Tiranė, ku kishte dalė si i pandehur nė atė qė u njoh si gjyqi i komunistėve (i pari gjyq i kėtij lloji qė mbahej nė Shqipėri):
    Akuzat qė mė atribuohen figurojnė tė gjitha ndėr procese tė cilat i pranoj dhe deklaroj se jam komunist i bindur, komunizmi ka me e shpėtue gjendjen e sodshme.
    Nė 1936 Qemal Stafa, pėr shkak se njė vit mė parė i kishte vdekur i ati, shkoi me banim nė Tiranė, sė bashku me familjen, ku vazhdoi shkollėn nė gjimnazin shtetėror tė kryeqytetit, ku u pranua pavarėsisht incidentit qė pati nė Shkodėr. Nė Gjimnazin e Tiranės ai vazhdoi veprimtarinė revolucionare, duke u lidhur me degėn e Grupit komunist tė Shkodrės, atje. Nė verėn e vitit 1938, nė kohėn qė Qemal Stafa mbaroi shkollėn e mesme dhe po bėnte pėrpjekje pėr tė siguruar njė bursė pėr studime tė larta jashtė vendit, nė Shqipėri filluan arrestimet masive tė komunistėve.

    Italisė fashiste tė Musolinit i duhej njė lėvizje komuniste nė Shqipėri, nė thelb po pėr ato arsye qė i duhej Zogut. Musolini donte t’ u thoshte fuqive perėndimore se nė Shqipėri ekzistonte njė rrezik komunist dhe se Italia ishte bastioni kundėr tij. Pra, lėvizja komuniste nė Shqipėri bėhej pjesė raison d’ etre tė fashizmit, rrezikut komunist ndėrkombėtar. Gjithashtu, italianėve u duhej njė lėvizje komuniste nė Shqipėri, e toleruar deri nė njė pėrmasė diskrete, pėr t’ i mbajtur shtresat e larta dhe tė mesme, si dhe intelektualėt antikomunistė shqiptarė tė lidhur pas Italisė fashiste, tė cilėn do ta shikonin si mbrojtėse tė Shqipėrisė nga komunizmi.
    Regjimi fashist nė Shqipėri i joshi komunistėt me poste dhe benefice, dhe kėta tė fundit e bėnė «Paktin Molotov-Ribentrop» para se ta bėnin Moska dhe Berlini. Enver Hoxha mori njė lejė pėr tregėti cigaresh me shumicė, gjė qė nė atė kohė ishte njė gjė mjaft fitimprurėrėse dhe quhej si privilegj i madh, se duhani ishte monopol i shtetit.

    Qemal Stafa nuk bėri pėrjashtim nga prirja e komunistėve pėr bashkėpunim me regjimin fashist. Nė monografinė e Nasho Jorgaqit thuhet:
    Vetė Xhovani Xhiro, organizator i rinisė fashiste, u pėrpoq ta afronte Qemalin. Nė rrugė tė tėrthorta e tė drejtpėrdrejta, ai i ofroi pozita shtetėrore tė rėndėsishme, por Qemali nuk pranoi kurrsesi. Ai refuzoi ēdo lloj nėpunėsie nė aparatin shtetėror tė pushtuesve.

    Qemal Stafa atėherė donte para sė gjithash qė t’ i jepej e drejta pėr tė vazhduar shkollėn e lartė qė e pati ndėrprerė pas arrestimit. Pėr kėtė ai flirtoi me fashistėt. Nasho Jorgaqi shkruan:
    Sa pėr tė mos ndenjur pa punė, po mė shumė qė tė njihej nga afėr e tė blente prej tyre, Qemali u dha pėr njė kohė mėsime tė gjuhės shqipe disa aviatorėve italianė.
    Nashoja i «Mėrgatės sė qyqeve» duhet ta dijė se po tė pėrdorim logjikėn e Manush Kelmendit, kėtu del saktė se Qemali ka punuar pėrkthyes i ushtarakėve italianė, se pilotėve italianė nuk u duhej qė tė mėsonin shqip, kur ishin shqiptarėt ata qė mėsonin italisht. Kėshtu del se Qemali ishte njeriu i OVRA, shėrbimit sekret fashist, se vetėm njė njeri i tillė mund tė kishte privilegjin tė punonte pėrkthyes me aviatorėt italianė. Dhe pėr tė fituar dashamirėsinė e fashistėve Qemali arriti deri atje sa tė botonte shkrime nė gazetėn «Fashizmi», organ i Partisė Fashiste Shqiptare, anėtar i sė cilės duket se u bė. Nasho Jorgaqi shkruan:
    Atėherė u gjet njė ish-bashkėnxėnės i Qemalit i viteve tė Shkodrės, agjent i fashistėve, Lazėr Radi, tė cilit i kishin mbetur disa shkrime nga koha e gjimnazit tė Shkodrės dhe ndėrmjet tyre skica letrare «Rreze frėngjijash». Skicėn Lazėr Radi e botoi arbitrarisht nė fletushkėn «Fashizmi». Ky ishte njė incident qė e revoltoi pa masė Qemalin, sepse dukej haptazi qėllimi mashtronjės i fashistėve.

    Kjo ėshtė si ato pėrrallat e atij personazhit tė «Mėrgatės sė qyqeve», tė marrit Daut, nė kafenenė e mėrgatės, se kurrkush nuk e beson qė Lazėr Radi na paska ruajtur njė shkrim tė Qemalit qė nga vitet e Gjimnazit dhe e paska botuar pa lejen e kėtij tė fundit! Dhe pėr mė tepėr kur pas botimit nė gazetėn «Fashizmi» Qemalit iu dha e drejta tė rifillonte studimet nė Itali me bursėn e regjimit fashist. Nasho Jorgaqi pėr kėtė thotė:
    Njė vit mė parė Qemali ishte regjistruar nė fakultetin e drejtėsisė tė Universitetit tė Firences. Nė rrethet komuniste nė muajt e parė tė pushtimit fashist diskutohej ēėshtja, nėse duhej tė vinin shokėt pėr studime nė Itali. Lufta kundėr fashizmit akoma nuk kish marrė forma tė organizuara… Grupi i Shkodrės dha orientime qė shokėt tė shkonin pėr studime nė Itali… Ata jo vetėm do tė pajiseshin me kulturė e do tė fitonin horizont, po vajtja atje po tė shfrytėzohej si duhet, do t’ i shėrbente njohjes nė vend tė fashizmit. Si pasojė, ata do tė dinin ta demaskonin e ta luftonin mė mirė armikun nė atdhe.
    Bukur! Por duket se komunistėt kėshtu po i merrnin pėr idiotė fashistėt! Se si do ta toleronte fashizmi kėtė komunist tė deklaruar, qė tė vinte edhe nė universitetet e Italisė dhe tė bėnte subversion?! Dhe pėrse nė Shqipėri komunistėt nuk fillonin luftėn e organizuar nė vitin 1939? Se atėherė u bė Pakti Molotov-Ribentrop, pas tė cilit komunistėve nė gjithė botėn, duke pėrfshirė dhe Shqipėrinė, u erdhi urdhėri nga Moska qė tė ndėrprisnin ēdo veprim, qoftė edhe verbal kundėr fashizmit. Kėshtu Qemali nė shtator 1939 shkon nė Itali pėr studime. Nasho Jorgaqi shkruan:

    Fashistėt i nxorrėn mjaft pengesa. Bile nuk donin ta linin pėr tė kaluarėn e tij si komunist, por duke mos pasur fakte tė reja, u detyruan t’ i jepnin pasaportėn.
    Shumė indulgjentė kėta fashistėt me komunistin e deklaruar Qemal Stafa! Ashtu si Sigurimin i Shtetit me atė personazhin e Nasho Jorgaqit, Manush Kelmendin, alias Isuf Mullai. Dhe kjo nė kohėn qė shqiptarė tė tjerė jokomunistė, por antifashistė ishin duke i internuar nė ishujt e Italisė, duke pėrfshirė dhe komunistė tė padėgjueshėm ndaj Moskės si Zai Fundo. Nasho Jorgaqi nuk thotė se me ē’ pare shkoi Qemali pėr studime nė Itali kur nė shtėpi kishte vetėm nėnėn e ve, qė jetonte me qera, dhe nuk kishte pasuri. Duket qartė se shkoi me paret e fashizmit. Nė 17 maj 1941 Policia e Tiranės do t’ i kumtonte Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė pėr Qemal Stafėn:
    Studenti universitar nė objekt, banues kėtu, ėshtė aktualisht nė Firence pėr arsye studimi, i shėnuar nė Rubrikėn e Kufirit me masėn paraprake: «Tė ndiqet dhe tė survejohet» Nga Komanda e Grupit Ē.RR e Tiranės iu sinjalizua Kuesturės Mbretėrore tė Firences si komunist, qė rezulton i pėrfshirė nė listėn e personave tė rrezikshėm qė burgosen nė rrethana tė caktuara.
    Me kėto tė dhėna Qemal Stafa minimalisht duhej tė ishte internuar nė ndonjė ishull nė Itali dhe jo tė lejohej tė shkonte pėr studime nė Firence. Nasho Jorgaqi nė librin e vet pėr Qemal Stafėn shkruan:
    kuestori italian i Tiranės, B. Skaminaci, kur i bie nė dorė shkresa qė bėn fjalė pėr tė drejtėn qė i ėshtė dhėnė Qemalit tė ndjekė studimet nė Itali, shėnon mbi tė jo pa nervozizėm me laps tė kuq: Dhe dėrgojmė pėr studime njė element tė kėsaj natyre?

    Pyetja e oficerit italian tė policisė mund tė kishte njė pėrgjigje racionale vetėm nėse Qemal Stafa ishte agjent i shėrbimit sekret italian dhe se nė Itali shkoi pėr studime pėr shpėrblim dhe me mision.. Nė njė dokument tė Luogotenencės (Mėkėmbėsisė), autoritetit mė tė lartė shtetėror italian nė Shqipėri, tė 22 prillit 1940 thuhet:
    Nė Luogotenencėn e Pėrgjithshme referohet nga rrugė e besuar, se studenti shqiptar pranė Universitetit Mbretėror tė Firences, Qemal Stafa, qė ka ardhur para pak ditėsh nė Shqipėri, ishte bėrė nxitėsi ndėrmjet kolegėve tė tij nė Firence, pėr formimin e njė bėrthame komuniste nė opozitė tė plotė me regjimin.
    Pra, duket qartė se Qemal Stafa nė Firence po bėnte agjentin-provokator pėr tė zbuluar rrethet studentore komuniste. E megjithatė, edhe pas kėsaj nuk urdhėrohet arrestimi i Qemal Stafės. Duket qartė se atė e mbronte OVRA, policia sekrete politike fashiste. Nė 29 mars 1940, oficeri i lartė i policisė nė Shqipėri, italiani A. La Verde raportonte pėr Qemal Stafėn:
    I sipėrpėrmenduri, sikurse mė ėshtė thėnė, ėshtė akuzuar tri herė si komunist dhe mė 1939, pėrpara gjykatės (e ka fjalėn pėr gjyqin e shkurtit 1939- K.M.), sė cilės i ishte kaluar, kishte deklaruar hapur se ishte komunist. Pėr kėtė motiv u arrestua dhe pastaj u internua.

    E megjithatė Qemal Stafa vazhdonte tė shijonte Firencen si student nė njė fakultet tė pėlqyer ku edhe bashkėmoshatarėt italianė ėndėrronin tė studionin. Qė Qemal Stafa ishte agjent i shėrbimit sekret fashist, kjo u kuptua kur nė nėntor 1940, me fillimin e Luftės Italo-Greke, ai u arrestua nė Itali dhe u ēua para Gjykatės Speciale tė Romės, si njeri emri i tė cilit ishte nė listat e njerėzve tė rrezikshėm. Por nuk u burgos dhe as u internua, se e mbrojti OVRA. Qemal Stafa u lirua dhe vazhdoi studimet. Urdhėri pėr arrestimin e Qemal Stafės doli vetėm nė fund tė tetorit 1941:
    Me urdhėr nga Roma i kėrkohet Tiranės arrestimi i Qemal Stafės. Me teleks nr 71. 12739.3406 tė datės 17 tetor, Ministria e Brendshme nė Romė urdhėroi arrestimin e Qemal Stafės.
    Derisa urdhėri pėr arrestimin e Qemal Stafės vjen nga Roma, kuptohet se ky njeri ishte jashtė juridiksionit tė autoriteteve tė Mbretėrisė Shqiptare dhe kėtė status Qemalit mund t’ ia jepte vetėm OVRA. Arrestimi i tij ėshtė urdhėruar nė tetor 1941, se atėherė ishte koha kur po themelohej PKSH, dhe italianėt donin qė t’ i rrisnin reputacionin Qemal Stafės, nė mėnyrė qė ky tė ngjitej sa mė lart nė hierarkinė komuniste dhe ta kontrollonte atė pėr llogari tė tyre.

    Nė 2 nėntor 1941, Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė nė Tiranė u drejtohet kuesturave tė Tiranės dhe Elbasanit, duke kėrkuar arrestimin e menjėhershėm tė Qemal Stafės:
    Lutemi tė bėni urgjentisht arrestimin dhe bastisjen e banesės sė komunistit Stafa Qemal tė Hasanit.
    Nė 3 nėntor 1941 Kuestura e Tiranės njofton Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė se Qemal Stafa nuk gjendet dhe se kėrkimet pėr tė dolėn tė pafrutshme nė Tiranė dhe nė zona tė tjera tė vendit. Kuptohet se kjo ishte njė lojė qė bėhej pėr tė rritur reputacionin e Qemal Stafės mes komunistėve, duke qenė se fotografia dhe emri i Qemal Stafės do tė publikoheshin gjithandej dhe ai kėshtu do tė bėhej i famshėm si i kėrkuar. Pėr tė tjerat e mbronte OVRA. Nė 16 nėntor 1941 Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė, Tiranė njofton kuesturėn e Romės se:
    Qemal Stafa dalė nga Shqipėria direkt pėr nė Itali, nuk rezulton mė i rikthyer as me rrugė ajrore, as me rrugė detare. Duke menduar megjithatė se ndėrkohė ndodhet nė Itali, lutemi t’ u ipni instruksione organeve kompetente pėr ndalim.

    Vetėm njė njeri qė kishte mbrojtjen e OVRA-s mund tė hynte, nė atė kohė, nga Italia nė Shqipėri nė atė kohė, pa u marrė vesh nga policia. Gjashtė muaj pasi u shpall nė kėrkim, Qemal Stafa do tė vritej nga policia. Me sa duket tashmė OVRA kishte zgjedhur midis Enver Hoxhės dhe Qemal Stafės sa i pėrket liderit tė lėvizjes komuniste dhe zgjedhja ra mbi Enver Hoxhėn. Qė ky i fundit ishte njeriu i OVRA, kjo kuptohet nga ajo qė thotė nė kujtimet e veta «Kur lindi Partia», se kur karabinierėt erdhėn ta arrestojnė nė dyqanin «Flora» nė 29 tetor 1941, tė nesėrmen e demonstratės, dhe disa ditė para themelimit tė PKSH, ata shkuan tek banaku dhe pyetėn Enver Hoxhėn ku ėshtė Enver Hoxha, ndėrsa ky i fundit u tha se po shkonte ta njoftonte dhe, duke thirrur emrin e vet doli nga dera e pasme dhe u largua! Kaq naivė tė ishin treguar nė rastin e Enver Hoxhės kėta karabinierėt, tė cilėt kur shkonin tė kapnin komunistėt e tjerė rrethonin shtėpinė dhe nuk u ikte dot njeri nga dera e pasme. Qemal Stafa tentoi ta bėnte kėtė gjė pa sukses disa muaj mė pas kur u rrethua. Ėshtė e qartė se loja e arrestimit tė Enver Hoxhės u bė pėr tė rritur reputacionin e tij, nė prag tė themelimit tė PKSH. Enver Hoxha u kėrkoi italianėve t’ ia hiqnin qafe rivalin Qemal Stafa dhe ata e gjetėn konvenuese ta bėjnė kėtė.
    Vrasja e Qemal Stafės koincidon jo rastėsisht me periudhėn e fillimit tė spastrimeve nė parti.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 14-09-2010 mė 10:30

  5. #265
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    Dosja e Diktaturės, zbulohet e vėrteta e armėve nėpėr kisha



    Mbi bazėn e dokument eve tė arkivit del e qartė dėshmia e sinqertė e At Ēiprian Nikės: “Armėt nuk i kam pas vetė. Ishin disa mbeturina tė lėna nga gjermanėt kohė mė parė, qė kur ishin strehuar dhe kishin banuar nė seminarin tonė”. I shkreti At Ēipriani, mendonte se bėhej fjalė pėr 3-4 mbeturina rrangallė tė mbetura si trofe pas ikjes sė gjermanėve, dhe me sinqeritet e thoshte edhe atė, pa e ditur se do tė dilte nė fotografi pranė njė mori pushkėsh fare tė reja, qė ishin futur njė mėngjes nė atė kuvend e nė atė kishė. “Njeriu e ka pėr detyrė tė thotė gjithmonė tė vėrtetėn, por jo tė thotė gjithė tė vėrtetat”, – porosit Aristoteli, por ishte koha e Lilo Zenelėve, dhe jo e Aristotelėve. “Gjithė arkivin me vlerė historike e futėm nė dy koshunj tė mėdhenj, - dėshmon at Zef Pllumi. - Ishte njė pasuri e pamasė dokumentesh tė Rilindjes Kombėtare, si dhe shkrimet, letrat, kujtimet e dorėshkrimet e Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtinės, imzot Doēit, imzot Bumēit etj. Ishin dhe dokumentet e Gjeēovit, fondi i Fishtės etj. Dorėshkrimet pėrgjithėsisht i sistemuam nė valixhe metalike, qė kishin qenė dikur arka municioni dhe ishin lėnė bosh nga gjermanėt, sepse ishin tė pėrshtatshme kundėr lagėshtirės. E ironia e dhimbshme konsistonte nė faktin se nė libra, revista dhe ekspozita nxirrnin fotografitė tona para atyre arkave tė shoqėruar me nėnshkrimin: ‘Ja municioni i fshehur nė kishė, nė ato arka qė me shkrimet e tyre gjermanisht kishin diēka tė tillė lidhur me municionin...’

    Natyrisht, ishte kjo njė djallėzi ‘e vogėl’ e Sigurimit, e vėshtirė pėr ta kuptuar cilido”. “Ka qenė njė vepėr e shėmtuar, qė na ka kushtuar shumė, - dėshmon at Leon Kabashi. - Mė duket, urdhri kishte ardhur nga Tirana. Punonjėsit e Sigurimit tė Shkodrės u futėn nga oborri i gjimnazit tė franēeskanėve, u lidhėn me njė student (Xhakua) dhe me ndihmėskuzhinierin, tė cilėve me sa duket i kishin thėnė qė mė parė se kleri ka mbaruar, ndėrsa ju do tė shpėrbleheni. At Aleks Baēli, qė kishte parė lėvizjet e dyshimta, ndenji gjithė natėn nėn mbikėqyrje (nė sakristi) dhe mundi tė shohė hyrjet e daljet e asaj nate nė kishė, por ngaqė ishte mjaft larg dhe errėsirė, nuk mundi tė dallojė saktėsisht se ēfarė po bėhej aty”. “Nė tė dalė tė dritės, - tregon at Zef Pllumi, - forcat e Sigurimit shpėrthyen brutalisht kuvendin, mblodhėn gjithė fretėrit, organizuan atė ‘kontrollin e imėt’ deri ndėr altare, dhe nė njėrin prej tyre gjetėn me shumicė armė...” I nxorėn gjithė fretėrit nė oborr, shumica pėrfunduan nė pranga, shuplakė e pėshtymė, shkelma e sharje, ēka s’ishte parė asnjėherė nė asnjė vend tė botės. Kuvendi ishte shkelė nė atė mėnyrė, sa banorėt pėrreth s’e harrojnė ende sot. S’vonuan shumė dhe ia behėn tė ftuarit dhe autoritetet. U gjendėn menjėherė prezent telekamerat jugosllave pėr tė dokumentuar kėtė ngjarje, zjarri i sė cilės sapo ishte vėnė. E pėrballė kėsaj tė vėrtete, ja se si bėhej propaganda: “Armėt e shumta dhe tė llojeve tė ndryshme qė u gjetėn tė fshehura nė seminar, kuvend e institucione tė tjera, - pohon provinciali franēeskan Mati Prendushi, - ne i ruanim me shumė kujdes.

    Depot me armė, njė pjesė tė pushkėve, tė mitralozėve, tė bombave dhe mortajave e municionin pėrkatės, ne i patėm marrė nga ushtria italiane”. (Rakip Beqja, f. 72). Nė altarin e zemrės sė Krishtit, nė ish-kishėn franēeskane Shkodėr, sipėr dhe nė fund tė tij janė fshehur armė lufte (fishekė, mitraloza e bomba ), pėr t’u pėrdorur kundėr pushtetit popullor. (Idem. f.80). “Nė altarin e Shėn Ndout, nė kishėn franēeskane u gjetėn armė brezi. Disa ditė mė vonė, edhe nė kishėn e madhe nė Shkodėr u gjetėn armė lufte tė markės gjermane dhe arka me municion”, - thuhet nė njė vend tjetėr. “Mė 16 dhjetor 1946, seksioni i Sigurimit tė Shtetit zbuloi nė abacinė e Mirditės, brenda nė kishė e nė qelė, armė e materiale tė tjera komprometuese”, - njofton pėrgjegjėsi i Sigurimit tė Mirditės, togeri Bardhok Biba. “Mė 1946 u zbuluan me shumicė armė lufte, pushkė, bomba e mitraloza tė fshehura nga klerikėt nė arqipeshkvinė e Shkodrės... Prifti Donat Kurti, mbasi ka prishur murin e dhomės sė tij, tregon vendin ku gjendej depoja e armėve tė fshehura, qė kleri katolik kishte marrė nga gjermanėt”, - thuhej nė njė vend tjetėr. E pėrballė kėsaj propagande qė bėhej nė opinionin kombėtar dhe ndėrkombėtar, si mund tė zbulohej e vėrteta, kur dėshmitar i vetėm ishte Zoti e frat (vėlla) Ndou, portieri i kishės? Ai nuk pranoi tė dorėzojė ēelėsat e tė hapė portėn pėr tė futur armėt e reja e pa pluhur, pushkėt e gjata e mauzeret e llustrosura, rreth orės 4.30 tė mėngjesit tė asaj dite tė zezė. Pėr kėtė veprim, e masakruan si mos mė keq! “Ishim te burgu i Ulqinakut, - kujton Terezina Zorba. - Natėn erdhėn e morėn At Mati Prendushin. Tė nesėrmen na tregoi se bashkė me At Pal Dodėn, Donat Kurtin e Ēiprian Nikėn, ata i ēuan nė kishėn e franēeskanėve, hapėn elterin e Shna Ndout, u vunė pushkė e mitraloza nė krahė dhe i fotografuan disa herė”.

    Gjithēka, pra, ishte organizuar e pėrgatitur si s’ka mė mirė. Regjisorėt kishin qėlluar specialistė tė pėrkryer... Ishin nga ata qė pyesnin: “Kako si ti Pope...”, e qė drejtonin kėtė lojė tė dhimbshme. Por, tani le tė kthehemi pėr disa ēaste tek pėrgjigjja qė i kishte ardhur lutjes sė imzot Gjinit: Ja shkresa e fundit: Ju njoftojmė se tė dėnuarit me vdekje: 1. Mons. Frano Gjini 2. P. Mati Prendushi 3. D. Nikollė Deda, tė gjithė nga Shkodra u ekzekutuan mė datėn 11.3.1948, nė orėn 5 paradite dhe fjala e fundit ka qenė: - Rroftė Krishti mbret, Feja katolike dhe katolikėt nė botė. Rroftė Papa! Gjaku dhe trupi jem mbeten kėtu, por shpirti dhe zemra ėshtė te Papa! Rroftė Shqipnia! Mons. Frano Gjini - Jam i pafajshėm; po vdes nė krye tė detyrės t’eme. Rroftė Krishti mbret! Rroftė Papa! Rroftė Kisha Katolike! Rroftė Shqipnia! Ja baj hallall gjyqit dhe atyne qė do tė shtinė mbi trupat tonė tė pafajshėm. P. Mati Prendushi. - Rroftė Shqipnia! Po vritem nė punėn time! Rroftė Krishti mbret! Rroftė populli shqiptar! Mons. Nikollė Deda. P/ Kryetarin e Gjykatės Kapiten I, Misto Bllaci (Arkivi i Ministrisė sė Rendit). 11 mars 1948, ora 5 e mėngjesit... Burgu i fretėrve ka lėvizje e zhurmė mė shumė se asnjėherė tjetėr... Hekura duarsh e shula dyersh, zhurmė makinash e trokitje ēizmesh pėrbėjnė sfondin e atij mėngjesi tė vrenjtur... Te vendi tashmė tradicional i pushkatimeve janė rreshtuar 16 vetė, ndėr ta 4 janė klerikėt mė nė zė, imzot Gjini e Deda, at Prendushi e Nikaj... 12 tė tjerėt janė qytetarė qė nga gjyqet e mėparshme, janė dėnuar pėr kryengritjen e Postribės: Abdulla Kazazi e Guljelm Suma, Xhelal Hardolli e Bilbil Hajni, Fahri Rusi e Caf Dragusha, Cin Sereqi e Dulo Kali, Kol Prela e Pjetėr Pali, Paulin Pali e Murat Haxhia.

    Pra, drejtėsia e historia i ėshtė borxh edhe atyre pėr tė provuar pėrfundimisht tė vėrtetėn e pėr tė zbuluar pafajėsinė e tyre. Ata janė intelektualė e inxhinierė, avokatė e deputetė, por mbi tė gjitha, janė patriotė e martirė tė demokracisė shqiptare. Njė shi i imėt i shtohej atij sfondi vajtues nė orėt e para tė mėngjesit... Ashtu flokėthinjur, tė lidhur pranė njėri-tjetrit, klerikė, myslimanė e tė krishterė qėndrojnė para njė grope tė madhe qė ngjason me njė gojė tė hapur e gatshme pėr t’i pėrpirė. Njė heshtje si vetė vendi nė tė cilin ndodheshin, varret ...... -AKTI I DYTĖ- ZBULOHET E VĖRTETA Tė vėrtetėn e dinte vetėm Zoti e frat Ndou, portieri, tė cilit i kishin kėrkuar ēelėsat... por tashti edhe ai nuk mund tė fliste, sepse e kishin ēuar edhe atė tek Zoti... Ēfarė mund t’i ketė mbetur pa thėnė kėsaj drame tė pėrgjakshme? Nuk kanė kaluar as katėr muaj nga pushkatimi, dhe njė valė e re arrestimesh shpėrthen sėrish nė Shkodėr, e bujshme dhe tepėr e veēantė pėr llojin e saj. E veēanta konsistonte te tė arrestuarit. Ėshtė njė grup tashmė tė rinjsh, 20-25 vjeēarė, tre nga tė cilėt janė jo vetėm anėtarė partie, por edhe punonjės tė Sigurimit tė Shtetit. Mė 28 korrik 1948 do tė arrestohen: 1. Pjerin Kēira - 25 vjeē, anėtar partie, aspirant nė seksionin e sigurimit Shkodėr, korrespondent i “Zėrit tė popullit”. 2. Gjovalin Mazreku - 20 vjeē, anėtar partie, kapter nė seksionin e sigurimit, Shkodėr. 3. Lin Ēollaku- 23 vjeē, anėtar partie, kapter nė seksionin e sigurimit, Shkodėr. 4. Zef Bardhoku - 24 vjeē, anėtar partie, nėpunės. 5. Nush Simoni - 22 vjeē, nėpunės banke. Edhe pėr ta - rituali i zakonshėm. Po cila ishte akuza? Natyrisht, do tė bėhej shpejt e shpejt edhe pėr ta njė...

    Procesverbal Prokuroria ushtarake e Tiranės me funksion nė Shkodėr, me Aktakuzėn e saj datė 26.5.1949 i sjell pėr gjykim kėsaj gjykate ēėshtjen penale pėr tė pandehurit Pjerin Kēira... me shokė se: - Kanė qenė anėtarė tė njė grupi tė organizuar nė mbledhje tė fshehta. - Kanė bėrė agjitacion e propagande me gojė e me shtyp. - Kanė marrė vendime qė tė kryejnė atentate kundėr funksionarėve tė partisė e tė pushtetit dhe kanė kėrkuar tė bėjnė atentat kundėr njė anėtari tė sigurimit, por qė nuk e kanė kryer nga frika se mos diktoheshin... etj. Kur u formua dhe ēfarė ishte ky grup? Mbi bazėn e dokumenteve rezulton qė grupi u krijua mė 18 korrik 1948, dhe se nė njė mbledhje tė rregullt me votime kanė zgjedhur kryetar Pjerin Kēirėn. “Koēi Xoxe nuk ka dominuar mbi sekretarin e parė tė partisė, E. Hoxhėn, prandaj ky i fundit ėshtė fajtor e pėrgjegjės pėr gjithēka qė po ndodhte nė Shqipėri”. Ishte ky mendimi i anėtarėve tė kėtij grupi nė atė periudhė tė turbullt, kur njė “tradhti” zbulohej nė Shqipėri e qė me vonė (3 mars 1949) u hiqej mandati edhe vetė Koēi Xoxes e Pandi Kristos (Arkivi i Kuvendit Popullor). Pra, veprimtaria e grupit rezulton tė jetė zbuluar nė krye tė dhjetė ditėve... Tė ishte njė armiqėsi apo truk qė organizonte Sigurimi, i cili nuk kursente as edhe shėrbėtorėt e vet kur duheshin zhdukur gjurmėt?... Dhe, hetimet do tė zgjasin njėmbėdhjetė muaj, e natyrisht edhe torturat me devocion tė posaēėm po i realizonin Ali Xhunga, Kasem Troshani e shumė tė tjerė, qė deri dje kishin qenė shokė tė tyre... Madje, gjatė procesit gjyqėsor, tė pandehurit akuzojnė pėr kėto tortura dhe tė mėsipėrmit detyrohen tė vijnė dhe tė dėshmojnė nė gjyq siē e ka kėrkuar mbrojtja. Por natyrisht, as qė mund tė ndodhte ndryshe. U provua “katėrcipėrisht” se deklaratat e tė pandehurve ishin marrė “pa asnjė detyrim e presion”...

    Akuzohen gjithashtu pėr atentate qė kishin dashur tė bėnin kundėr Abaz Lazes, Lilo Zenelit, Ali Begut etj. Dhe... njė procesverbal tjetėr: “Sot, mė datėn 28.5.1949 trupi gjykues, i pėrbėrė nga kapiten i parė, Vangjel Kocani, kryetar, dhe toger Haxhi Beqiri e kapter Ali Tirana, anėtarė, me prokuror, kapiten i parė, Harito Nashin, hapin gjyqin kundėr tė pandehurve...” ...pėr tė arritur kėshtu nė pretencėn e prokurorit qė dėnon Pjerin Kēirėn e Nush Simonin me 20 vjet, Zef Bardhokun me 15 vjet, Gjovalin Mazrekun me 13 vjet e Lin Ēollakun me 8 vjet. Tė nesėrmen, mė 11.6.1949, pas mbrojtjes formale, gjykata vendos pėr Pjerin Kēirėn dėnim me vdekje, me pushkatim e gjithēka merr fund. Kjo, sė paku zyrtarisht nė bazė tė dokumenteve tė arkivuara. Pjerin Kēira dėrgohet tek Zalli i Kirit e pushkatohet, siē ishin pushkatuar shumė tė tjerė para tij e siē do tė pushkatoheshin edhe shumė tė tjerė pas tij. Ku qėndron e veēanta? Fatkeqėsisht, dokumentet e arkivit nuk na ndihmojnė... Ato ose janė zhdukur, ose me qėllim janė ndryshuar qė tė mos pėrmendet fare ai sekret qė lidh bashkė kėto dy akte tė kėsaj drame tė pėrgjakshme. Ndoshta e veēanta kishte filluar qė mė herėt... Ajo kishte filluar qė atėherė kur Pjerin Kēira, nga A-P kthehej nė a-p po me njė ndryshim tepėr tė madh... Pra, nga anėtar partie, nė armik i popullit. Dikur, anėtar partie me privilegje e favore. Dikur, aspirant i sigurimit tė shtetit e pėrgjegjės i burgut tė kishės. Dikur, hetues i At Mark Harapit, dom Anton Muzajt e sa e sa tė tjerėve. Dikur, i njohur e i fuqishėm me miq e shokė, oficerė e hetues tė sigurimit. E tashti, pėrsėri a-p, por me vulėn e zezė si armik i popullit.

    Pra, antipod i asaj ēka kishte qenė dikur; nga persekutor, nė i persekutuar e kaq menjėherė e papritmas... Pėr hir tė sė vėrtetės duhet pohuar qė tė rinjtė kishin qėlluar trima dhe realizuan njė gjyq qė do tė kujtohej pėr shumė kohė pėr llojin e vet. Tė 16 seancat do tė vazhdonin njėra pas tjetrės, pėr tė arritur nė pikėn kulmore, kur kryetari i gjykatės do t’i mbyllė gojėn Pjerin Kēirės. Ai, pėr tė pastruar ndėrgjegjen, nxjerr njė sekret qė e digjte prej kohėsh, por qė do tė binte si bombė mbi trupin gjykues e mbi tė gjithė sallėn: “Mos mendo se bėn me mua siē kemi bėrė me klerikėt katolikė, duke ia futur armėt nė kishė e duke i detyruar pėrmes torturave ēnjerėzore tė pranojnė se janė tė tyret... Pėr tė mbuluar poshtėrsitė tuaja e tė E. Hoxhės, ju doni tė dėnoni njerėzit e pafajshėm!”. Natyrisht, kjo shokoi plotėsisht kryetarin e trupit gjykues, qė deri atėherė me zor po e mbante veten e po zotėronte situatėn. Nuk kishte rrugė tjetėr. Seanca duhej tė mbyllej. - Neve qė kishim radhėn tė gjykoheshim mbas Pjerinit, - dėshmon Ernest Pėrdoda, - gjyqi do tė na bėhej me dyer tė mbyllura... Deklarata e tij pėr futjen e armėve nė kishė i kishte futur frikėn... - Pjerini ka qenė nxėnėsi im, - dėshmon at Leon Kabashi. - Nė vitin 1947, ndėrsa torturohesha nga Anesti Kopali pėr tė vėrtetuar akuzat e paqena mbi armėt, isha i lidhur pėr shtyllė pa hangėr, pa pirė e pa fjetė. E pranė meje kalon Pjerini, tė cilit iu drejtova me fjalėt: “A ky ėshtė komunizmi i vėrtetė, me zhdukė tė pafajshmit”? Ai mė hodhi njė vėshtrim dhe iku pa folė asnjė fjalė. Mbas pak erdhi roja me pak ujė e ushqim dhe mė zgjidhi...

    Munda tė kuptoj qė ai diēka ishte rrezikuar. Me fjalėn e fundit ai nxori nė dritė tė vėrtetėn e madhe se, armėt i kishte futur vetė sigurimi dhe pėr kėtė u pushkatua duke u bėrė martir i sė vėrtetės...” Ndėrsa bashkėvuajtėsi i qelisė, zoti Ahmet Bushati kujton ēastet e fundit: -Erdhėn duke kėnduar himnin kombėtar e menjėherė sapo e futėn nė birucė, me sinjalin qė kishim filloi menjėherė tė mė tregojė pėr qėndrimin e tij dhe vendimin e gjyqit... U pėrpoqa t’i mbush mendjen se nuk mund ta pushkatojnė, por ai fare i qetė m’u pėrgjigj: - Jo, jo! Qė do tė mė pushkatojnė atė e di mirė, jam i sigurt, sepse i kam dekonspiruar aty ku atyre u djeg mė fort, por unė e bana timen. - Tė nesėrmen ne u ndamė se Pjerinin e ēuan nė Burgun e Gestapos. - Ishte viti 1949, - kujton ish-i burgosuri Gjon Ljarja. Gjendesha i arrestuar nė burgun e sigurimit, tė quajtur Burgu i Gestapos. Tek njė birucė-nevojtore, ku zakonisht ndrynin tė dėnuarit me vdekje, ato ditė kishin futur tė dėnuarin me pushkatim Pjerin Kēira...Njė paradite dėgjova qė u hapėn hekurat e dyert dhe dikush u fut tek ai e sapo u largua, Pjerini filloi tė kėndojė me zė tė lartė: “Por si fleta e ejllit tė Zotit” e kėngė tė tjera patriotike... Nga darka mundi tė mė tregojė se i kishin komunikuar pushkatimin e se nė drekė ishte takuar edhe me nėnėn dhe tė fejuarėn pėr tė fundit herė para pushkatimit. -Deshėm t’i japin shpresė, - vazhdon njė tjetėr dėshmitar, - duke i thėnė se kemi ndėrhyrė te Tuk Jakova e se do t’i falej jeta, por pėrsėri jo! - Gjithēka ka marrė fund! - ishte pėrgjigjja e Pjerinit, - veē ju lutem mė sillni njė prift qė tė rrėfehem pėr tė fundit herė. E nėse nuk do ta lejojnė si prift, le tė maskohet e tė veshet si fshatar e tė vijė tek unė, se e pres patjetėr pėr rrėfimin e fundit”. Mė tej zoti Gjon Ljarja vazhdon: -Rreth orės 22 dėgjuam sėrish zhurmė ēelėsash e dyersh, na e mori mendja. Pjerini filloi tė thėrrasė me zė tė lartė: “Lamtumirė, ma bani hallall shokė!” E kėshtu, doli nė oborr ndėrsa zhurma e motorit tė njė makine qė u nis pėrfshiu gjithēka. Pastaj, prapė heshtje varri... Shėnim: Pjesa e mėsipėrme ėshtė pėrzgjedhur nga botimi i ri i dr.Pjetėr Pepės, “Dosja e diktaturės”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 14-09-2010 mė 10:32

  6. #266
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,763
    Citim Postuar mė parė nga Toro Lexo Postimin
    Personalisht jam i rrepte dhe nuk justifikoj asnje krim. Po e gjitha dhuna, vjedhja dhe mentaliteti neo-shqiptar i pas '90 se jeta apo pasuria e tjetrit nuk ka asnje vlere ka lidhje direkte me edukimin (lavazhin e trurit) qe iu be ketij kombi per 50 vjet rrjesht.

    Ti ngaterron nivelin normal te progresit te nje shteti(fakt se shtete si Greqia -shtet perendimor apo Jugosllavia shtet lindor paten me teper progres ne fushat e lartpermendura sesa Shqiperia) me reformat qe u bene gjate diktatures. Ajo qe thua ti, po ta perkthesh ne ditet e sotme eshte si te thuash "Sala i beri njerezit me makina, shtepi, u dha pashaporta e i nxorri ne Perendim te shkollohen". Ti paraqet fenomene te kohes qe ishin te perbashketa si ne Perendim ashtu dhe ne Lindje si fenomene ekzluzive te Shqiperise ne kohen e Enverit.
    Permende dritat. E di ti qe Shqiperia eshte vendit i fundit ne Evrope qe perfundoi elektrifikimin e vendit ne 1972 (data zyrtare eshte 1971 por fakt eshte se fshatrat e fundit kane qene Libofsha e Ndernenasi ne Fier te pa elektrifikuar deri ne 1972). Ky eshte progresi? Qe ishim te fundit ne Evrope?

    Ne rradhe te pare me mijera familje u nxorren nga shtepite e tyre dhe u hodhen neper bodrume per te strehuar te tjeret. Pra nuk u krijuar asgje. Thjesht u be rishperndarje e pasurise duke iu dhene atyre qe nuk e kishin ndertuar shtepine strehim dhe duke lene ata qe i kishin ndertuar shtepite neper bodrume. Mos me hap barkun per strehimin pra ne fund te viteve '80 rradha per nje dhome e nje guzhine (minimalja) ishte 5 vjet mesatarisht. Per familje te tjera qe kishin nevoje per 2-3 dhoma e nje guzhine, rradha ishte me teper (personalisht familja ime priti 7 vjet per 2 + 1 dhe ne kohen qe na u dha na duhej 3+1 se sipas ligjit une kalova 18 vjec dhe quhesha kurore me vete). Ky eshte progresi? Si imigrant i paligjshem ne Greqi me page poshte minimumit e pata kete lloj "progresi" ne 2 muaj!!!!
    Sa per elektrifikimin ta permenda me siper. Ishte koha per te ne te gjithe Evropen. Shqiperia ishte ne fakt shteti i fundit qe u elektrifikua. Te fundit nuk i jepet medalje!

    Fakt eshte se njerezit ne diktature akoma pas 50 vjetesh ishin akoma pa shtepi, pa drita, pa uje, pa ushqim. Dhe keto nuk jane llukse, por minimalja sipas standarteve te kohes.


    Shqiptaret kane qene primitive, te eger, por gjithnje kane pasur dinjitet. Ate dinjitet qe kishin diktatura ua u mori per 50 vjet me rradhe. Ne shtetet e tjera ish komuniste u bene korrigjime, kriminelet u denuan, pasurite iu kthyen ish pronareve, te denuarit padrejtesisht moren hakun e punes se detyruar. Asgje nga keto nuk ndodhi ne Shqiperi. Plaget e diktatures ne Shqiperi jane akoma te hapura.

    Si tė tjerėt, edhe ti lėshon mufka njėra pas tjetrės, gjėra tė stėrthėna e qė nė thelb nuk thonė asgjė. Llafe pa fund, qurravitje e sharje kot e mė kot, pa dallim.

    Avash se na i bere shqiptaret perbindesha qe shesin femije. Rastet e shitjeve te femijeve jane me gishta te numeruar dhe nje pjese e mire e tyre jane prej familjeve rome. I njejti fenomen i braktisjes se femijeve ishte dhe gjate diktatures (shtepite e femijes ishin plot ne cdo rreth). I vetmi ndryshim sot eshte se disa familje marrim demshperblim per kohen e shtatzanise (ti e quan shitje femije).


    Aq pak toke kishte fshatari shqiptar sa sot dhe ata me komunistet e komunisteve na kane dale e na kerkojne ca ullishta ne Kanine, orizore ne Myzeqe e tokat e stergjyshit ne Durres. Te gjithe fshataret kane dale se kishin toka dhe po i marrin mbrapsht sot.

    Edhe kam lexuar edhe kam jetuar. Kur ra diktature kam qene ne moshe vote.

    Po po e vertete. Te rinjte e te rejat neper aksione "vullnetare" 30 ditore ku me teper mbarseshin me njeri tjetrin e benin plazh sesa punonin, ne fakt benin me teper pune sesa te burgosurit politike qe e benin ate pune me detyrim per 365 dite ne vit e me automatik tek koka.

    Fakt eshte se "vullnetarizmi" propagandohej e ekzagjerohej neper gazeta, libra e romane. Per punen e detyruar nuk shkruante asnje.

    Ne Amerike nuk ekziston me pune e detyruar prej 50 vjetesh.
    Pergjigje e sakte dhe e drejte.Llogjik qe nuk mund te kundershtohet.

  7. #267
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anėtarėsuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    288
    Personalisht jam i rrepte dhe nuk justifikoj asnje krim. Po e gjitha dhuna, vjedhja dhe mentaliteti neo-shqiptar i pas '90 se jeta apo pasuria e tjetrit nuk ka asnje vlere ka lidhje direkte me edukimin (lavazhin e trurit) qe iu be ketij kombi per 50 vjet rrjesht.
    Ti thua se nuk ka asnjė lidhje mirėpo me sa duket, paske pėrfytyrime shumė idealiste pėr Shqiptarėt nė tėrėsi. Po tė kishe lexuar, qoftė edhe njė libėr tė vetėm nga tė huaj ose Shqiptarė pėr mentalitetin e populllit Shqiptar ndėr vite nuk do ta kishe aq tė vėshtirė ta kuptoje atė qė them unė.

    Unė nuk dua tė them se tė gjithė Shqiptarėt kanė njė mendje kriminale, porse shoqėria shqiptare, pėr arsye tė ndryshme ka qenė gjithmonė shumė e rreptė, e egėr dhe relativisht e prapambetur nė ēdo aspekt tė jetės. Kėtu ia vlen tė pėrmendim elementė tė tillė mburrjeje nga mentaliteti shqiptar siē ėshtė vjedhja e gruas dhe pėrvetėsimi i pasurisė sė tjetrit, tė cilin e gjen nė kanunin e ēdo krahine, kėtu e 500 vjet pėrpara.

    Lexo dokumente bizantine qė flasin pėr Shqiptarėt, lexo dokumente Osmane, lexo libra tė tjerė nga tė huaj. Madje, Shqiptarėt nė ushtrinė Osmane kishin njėsinė e tyre tė veēantė tė bashibozukėve e cila nė thelb kishte si qėllim futjen e terrorit, bastisjen, pėrdhunimet etj.

    Ti mund tė argumentosh se kėto krime kryeshin edhe nga popujt e tjerė. Ėshtė e vėrtetė. Por njė kėndvėshtrim mė i thellė i historisė sė Shqiptarit do tė tė tregojė se ky mentalitet ėshtė rrėnjosur thellė nė ndėrgjegjen tonė dhe se ėshtė kthyer nė zakon kombėtar prezent edhe nė jetėn e pėrditshme. Gjė qė pasqyrohet sot nė ekonominė Shqiptare, nė pasurinė qė kanė akumuluar Shqiptarėt si popull. Pasuri trafiqesh, droge e gjithėfarėlloj krimi tė organizuar.

    Ti ngaterron nivelin normal te progresit te nje shteti(fakt se shtete si Greqia -shtet perendimor apo Jugosllavia shtet lindor paten me teper progres ne fushat e lartpermendura sesa Shqiperia) me reformat qe u bene gjate diktatures.
    Nuk ka njė zhvillim normal standart tė progresit tė njė shteti. Nuk ka dy shtete nė Europė qė janė njėsoj. Nėse ti je nė gjendje qė gjatė historisė tė heqėsh paralele dhe tė thuash se progresi i shtetit Shqiptar ka qenė ndonjė herė i njėjtė me progresin e shtetit Grek dhe atij Jugosllav, atėherė unė pres kokėn.

    Kėto shtete kanė tė paktėn njė eksperiencė 100 vjeēare mė shumė se ne nė organizimin e shtetit. Dhe kėtė do tė ta ilustroj me njė shembull shumė tė thjeshtė (pa marrė parasysh faktin qė janė mė tė mėdha e mė tė fuqishme). Ne po kalojmė nė tė njėjtat gjurmė qė kanė kaluar edhe fqinjėt tanė, por kjo pėr shkak tė ligjeve tė natyrės po ndodh gati 100 vjet me vonesė.

    Nėse marrim si shembull hartėn e Greqisė dhe tė Serbisė, ose tė Malit tė Zi, do tė vėmė re se kėto kombe fituan pavarėsinė 100 vjet pėrpara nesh, por formėn e tyre tė sotshme (pak, a shumė) e fituan vetėm pas njė periudhe pothuajse 100 vjeēare , pikėrisht atėhere kur ne sapo e fillonim rrugėn tė pavarėsisė.

    Nė 2008, pas pothuajse 100 vjetėsh, me shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės dhe marrėveshjen e Ohrit, populli Shqiptar arriti, si tė thuash formėn e tij, jopėrfundimtare, por autoritative, duke dalė tashmė nga lista e kombeve tė trajtuar si popull i kategorisė sė dytė. Kohė kjo qė i venojitet njė populli pėr tu afirmuar.

    Pra, kur krahason shtetet, bėn mirė tė marrėsh parasysh edhe zhvillimet historike e faktorė tė tjerė nė njė kohė mė tė gjatė se sa 50 vjet.

    Ajo qe thua ti, po ta perkthesh ne ditet e sotme eshte si te thuash "Sala i beri njerezit me makina, shtepi, u dha pashaporta e i nxorri ne Perendim te shkollohen". Ti paraqet fenomene te kohes qe ishin te perbashketa si ne Perendim ashtu dhe ne Lindje si fenomene ekzluzive te Shqiperise ne kohen e Enverit.
    Ti i merr gjėrat pėr tė mirėqena, a thua se bien nga qielli, ose na i bėn dhuratė Plaku i Vitit tė Ri. Harron qė historia bėhet nga njerėzit, po ashtu edhe ekonomia. Mė vjen tė gajasem kur thua qė ishin "fenomene tė kohės, tė pėrbashkėta". Fenomene????? Fenomen mund tė quhet rėnia e shiut, kthimi i materies nė energji e anasjelltas, rrymat nėnujore, ose fenomenet psikologjike njerėzore, tė cilat nuk varen drejtpėrdrejtė nga njeriu.

    Fenomen mund tė quhet edhe fryma optimiste dhe vėllazėrore e pas luftės brenda dy kampeve, gjė qė i dha mundėsi shqipėrisė tė pėrfitojė burime tė mėdha financimi.

    Mė vjen keq po unė nuk mund tė ndjek kėtė lloj logjike abstrakte qė ndjek ti. Ēfarė mund tė tė them unė ty???? Ti do me ta shit sapunin pėr djathė. I thua punės njerėzore "FENOMEN". Hajde, hajdeeeeeee!

    Makinat, shtėpitė dhe ēdo tregues tjetėr i mirėqėnies ekonomike vjen si rezultat i drejtpėrdrejtė tė njė pune tė planifikuar njerėzore. Cilėsia e punės njerėzore varet nga disa faktorė: njohuria, aftėsia planifikuese, aftėsia profesionale, cilėsia punės, etj, etj.

    Cilėsia e punės varet nga aftėsia e njė populli pėr tė punuar e pėr tė prodhuar. Nga cilėsia e punės dhe prodhimit varet e cilėsia e jetesės. Edhe sot ekėsaj dite, Shqiptarėt kanė cilėsinė dhe standartin mė tė ulėt nė Europė.

    Nuk ėshtė ēudi qė 5 milionė Kroatė kanė njė GDP 78 miliardė dollarė bazuar nė ekonomi shėrbimesh dhe 4 milionė Shqiptarė kanė njė GDP 22 miliardė dollarė bazuar nė emigracion, bujqėsi dhe pastaj shėrbime.

    Shqiptarėt nuk kanė treguar asnjėherė rendiment mė tė lartė se sa gjatė kohės sė diktaturės komuniste. Asnjė herė (mė pėrpara nė hisotri) nuk ka qenė niveli dhe cilėsia e jetesės mė i lartė se sa nė kohėn e diktaturės. Dhe kjo falė frymės revolucionare qė dominonte Shqipėrinė nė atė kohė. Liderėt e asaj kohe, nė shumė aspekte ditėn ta shfrytėzonin kėtė vrull.

    Liderėt e pas 90s, i bėnė M.U.T.I.N vrullit revolucionar demokratik dhe Shqipėria ėshtė kėshtu sip ėshtė sot.

    Permende dritat. E di ti qe Shqiperia eshte vendit i fundit ne Evrope qe perfundoi elektrifikimin e vendit ne 1972 (data zyrtare eshte 1971 por fakt eshte se fshatrat e fundit kane qene Libofsha e Ndernenasi ne Fier te pa elektrifikuar deri ne 1972). Ky eshte progresi? Qe ishim te fundit ne Evrope?
    Ke qenė, je dhe do tė jesh i fundit nė europė pėr njė kohė shumė tė gjatė. Dhe kjo nuk varet nga regjimet por nga aftėsia prodhuese e njė kombi. Lexo, mėso, kupto zhvillimet e shoqėrive njerėzore.

    Ne rradhe te pare me mijera familje u nxorren nga shtepite e tyre dhe u hodhen neper bodrume per te strehuar te tjeret. Pra nuk u krijuar asgje. Thjesht u be rishperndarje e pasurise duke iu dhene atyre qe nuk e kishin ndertuar shtepine strehim dhe duke lene ata qe i kishin ndertuar shtepite neper bodrume. Mos me hap barkun per strehimin pra ne fund te viteve '80 rradha per nje dhome e nje guzhine (minimalja) ishte 5 vjet mesatarisht. Per familje te tjera qe kishin nevoje per 2-3 dhoma e nje guzhine, rradha ishte me teper (personalisht familja ime priti 7 vjet per 2 + 1 dhe ne kohen qe na u dha na duhej 3+1 se sipas ligjit une kalova 18 vjec dhe quhesha kurore me vete). Ky eshte progresi? Si imigrant i paligjshem ne Greqi me page poshte minimumit e pata kete lloj "progresi" ne 2 muaj!!!!
    Sa per elektrifikimin ta permenda me siper. Ishte koha per te ne te gjithe Evropen. Shqiperia ishte ne fakt shteti i fundit qe u elektrifikua. Te fundit nuk i jepet medalje!
    Ti, edhe tani nė kapitalizėm, ku askush nuk tė fal asgjė, vazhdo me logjikėn tėnde tė dhuratave nga qielli. Futja kot sa tė duash.

    E para, Shqipėria ėshtė e mbushur jo vetėm me pallate tė ndėrtuara nga shteti, qoftė me punė vullnetare, qoftė jo, por pjesa mė e madhe e shtėpive tė reja nėpėr fshatra, atje ku ka qenė nevoja, ėshtė ndėrtuar me ndihmė nga shteti. Shtėpia ishte falas. Ky ėshtė fakt, ashtu siē ėshtė fakt edhe ajo e bodrumeve ose e realiteti tė fundit tė viteve 80 qė thua ti, tė cilėn unė se mohoj.

    E dyta. Unė nuk blej dot shtėpi me dy muaj rrogė, as me kredi. Dhe nuk di jashtė shtetit qė njė rrogė normale tė mjaftojė pėr tė blerė shtėpi. Pėr ēfarė progresi e ka fjalėn ti?

    Fakt eshte se njerezit ne diktature akoma pas 50 vjetesh ishin akoma pa shtepi, pa drita, pa uje, pa ushqim. Dhe keto nuk jane llukse, por minimalja sipas standarteve te kohes.
    Standartet e kohės mit trego pak sot ti mua, meqė jemi edhe nė moshėn e internetit. Ke dalė ndonjė herė jashtė more zotėri? Dil njė herė, hapi sytė.

    Shqiptaret kane qene primitive, te eger, por gjithnje kane pasur dinjitet. Ate dinjitet qe kishin diktatura ua u mori per 50 vjet me rradhe. Ne shtetet e tjera ish komuniste u bene korrigjime, kriminelet u denuan, pasurite iu kthyen ish pronareve, te denuarit padrejtesisht moren hakun e punes se detyruar. Asgje nga keto nuk ndodhi ne Shqiperi. Plaget e diktatures ne Shqiperi jane akoma te hapura.
    Vazhdo ėndėrro me sy hapur. Lexo Bajronin me shokė dhe imagjino kėshtjella prej floriri e kalorės prej argjendi.

    Avash se na i bere shqiptaret perbindesha qe shesin femije. Rastet e shitjeve te femijeve jane me gishta te numeruar dhe nje pjese e mire e tyre jane prej familjeve rome. I njejti fenomen i braktisjes se femijeve ishte dhe gjate diktatures (shtepite e femijes ishin plot ne cdo rreth). I vetmi ndryshim sot eshte se disa familje marrim demshperblim per kohen e shtatzanise (ti e quan shitje femije).
    Po, po, ti jetoke nė qiell o shoku.

    Aq pak toke kishte fshatari shqiptar sa sot dhe ata me komunistet e komunisteve na kane dale e na kerkojne ca ullishta ne Kanine, orizore ne Myzeqe e tokat e stergjyshit ne Durres. Te gjithe fshataret kane dale se kishin toka dhe po i marrin mbrapsht sot.
    Po t'i kthehshin tokat ish-pronarėve ORIGJINALĖ, para reformave komuniste, pjesa mė e madhe e Shqipėrisė do tė bėhej pronė e 20-30 familjeve gjithsej.

    Edhe kam lexuar edhe kam jetuar. Kur ra diktature kam qene ne moshe vote.
    Mund ta kesh jetuar. por pėr tė lexuar, dyshoj. Artikujt gazetaresk nuk hyjnė nė lexim serioz.

    Po po e vertete. Te rinjte e te rejat neper aksione "vullnetare" 30 ditore ku me teper mbarseshin me njeri tjetrin e benin plazh sesa punonin, ne fakt benin me teper pune sesa te burgosurit politike qe e benin ate pune me detyrim per 365 dite ne vit e me automatik tek koka.
    Kėto gjėra qė thua ti, i kanė bėrė ata qė njef ti. Ata qė njof unė kanė histori tė tjera tė ndritura e jo pallavra rrugaēėsh.

    Ne Amerike nuk ekziston me pune e detyruar prej 50 vjetesh.
    Lexo, lexo, se me zhvillimin e shoqėrisė ka ndryshuar dhe shfrytėzimi i nejriut.

    Tė pėrgėzoj shumė pėr gjakftohtėsinė dhe rregullin nė diskutim. Si rrallė herė kam parė kėtu diksutantė tė vetė disiplinuar si puna jote.
    Por pėr sa i pėrket njohurisė tėnde rreth Shqipėrisė, mendoj se ka mangėsi tė theksuara.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dasius : 13-09-2010 mė 04:54
    Atdheu mbi tė gjitha
    Tradhtarėt nė tė s'ėmės

  8. #268
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anėtarėsuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    288
    Duke marrė shtysė nga ajo qė tha Toro pėr hedhjen e familjeve nė bodrume, unė do t'i shtoja edhe njė krim tjetėr listės time:

    Ekzistenca e qytetarėve tė dorės sė dytė (tė deklasuarve e kulakėve) nė njė shoqėri qė pretendon se ekziston barazia.
    Atdheu mbi tė gjitha
    Tradhtarėt nė tė s'ėmės

  9. #269
    Qemal Stafa dalė nga Shqipėria direkt pėr nė Itali, nuk rezulton mė i rikthyer as me rrugė ajrore, as me rrugė detare. Duke menduar megjithatė se ndėrkohė ndodhet nė Itali, lutemi t’ u ipni instruksione organeve kompetente pėr ndalim.
    Vetėm njė njeri qė kishte mbrojtjen e OVRA-s mund tė hynte, nė atė kohė, nga Italia nė Shqipėri nė atė kohė, pa u marrė vesh nga policia. Gjashtė muaj pasi u shpall nė kėrkim, Qemal Stafa do tė vritej nga policia. Me sa duket tashmė OVRA kishte zgjedhur midis Enver Hoxhės dhe Qemal Stafės sa i pėrket liderit tė lėvizjes komuniste dhe zgjedhja ra mbi Enver Hoxhėn. Qė ky i fundit ishte njeriu i OVRA, kjo kuptohet nga ajo qė thotė nė kujtimet e veta «Kur lindi Partia», se kur karabinierėt erdhėn ta arrestojnė nė dyqanin «Flora» nė 29 tetor 1941, tė nesėrmen e demonstratės, dhe disa ditė para themelimit tė PKSH, ata shkuan tek banaku dhe pyetėn Enver Hoxhėn ku ėshtė Enver Hoxha, ndėrsa ky i fundit u tha se po shkonte ta njoftonte dhe, duke thirrur emrin e vet doli nga dera e pasme dhe u largua! Kaq naivė tė ishin treguar nė rastin e Enver Hoxhės kėta karabinierėt, tė cilėt kur shkonin tė kapnin komunistėt e tjerė rrethonin shtėpinė dhe nuk u ikte dot njeri nga dera e pasme. Qemal Stafa tentoi ta bėnte kėtė gjė pa sukses disa muaj mė pas kur u rrethua. Ėshtė e qartė se loja e arrestimit tė Enver Hoxhės u bė pėr tė rritur reputacionin e tij, nė prag tė themelimit tė PKSH. Enver Hoxha u kėrkoi italianėve t’ ia hiqnin qafe rivalin Qemal Stafa dhe ata e gjetėn konvenuese ta bėjnė kėtė.
    Vrasja e Qemal Stafės koincidon jo rastėsisht me periudhėn e fillimit tė spastrimeve nė parti.

    Oh e nxorren dhe Qemalin agjent tani? Kush i shkruan keto pacavure pash zotin?

  10. #270
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Themie Thomai: Si i rezistova Enver Hoxhės pėr 13 vjet ministre

    » Dėrguar mė: 27/10/2009 - 14:29

    Ilda Lumani

    Ruan tė njėjtin autoritet nė pamje si tė ishte ende pjesė e dikastereve tė larta. Trupdrejtė, e kujdesshme me pamjen, fl okėt e lyer, njė truk i lehtė dhe njė fjalor i zgjedhur dhe i rrjedhshėm. Themie Thomai, ministrja e Bujqėsisė pėr 13 vjet, vjen nė njė rrėfi m tė veēantė nė “Bulevard VIP”. Mes historive tė shumta qė rrėfen nga ajo kohė, vė re dhe nostalgji,
    por edhe njė keqardhje pėr prishjen e gjithēkaje qė u ndėrtua nga ajo si ministre. Edhe pse e vėmendshme ndaj zhvillimit tė ekonomisė dhe politikės, ajo tashmė i ėshtė pėrkushtuar tėrėsisht jetės familjare pėr tė rikuperuar kohėn
    e humbur gjatė rinisė sė saj, kur i duhej tė merrte pėrgjegjėsi tė mėdha. Qė nė moshėn 21-vjeēare u bė kryetare kooperative. 10 vjet mė pas, kur ajo ishte 31 vjeē, u thirr nė Komitetin Qendror pėr t’ju emėruar posti i ministres sė Bujqėsisė, tė cilin e mbajti pėr 13 vjet. Por, si ishte kjo eksperiencė dhe cilat ishin pėrplasjet e saj me Byronė. Le tė ndjekim kėtė rrėfi m tė veēantė, sė bashku...
    Rinia juaj i pėrket viteve ‘60- ’70. Si ishte atėherė rinia dhe si e kujtoni ju sot?
    Do pėrpiqem tė them diēka nga rinia ime, e cila ka qenė edhe e bukur siē ėshtė rinia vetė e bukur, por edhe me probleme. E them kėtė, sepse nė moshė fare tė mitur mua mė ka lėnė babai, mė ka vdekur dhe nėnės i duhej tė pėrballonte familjen. Dhe, ndonėse ajo ishte nė moshė fare tė re, ne ishim dy fėmijė, motėr dhe vėlla, ndaj ajo
    u pėrball me shumė sakrifi ca, prandaj them qė rinia kishte edhe gjėra tė bukura, por edhe peripeci, nga ana
    ekonomike; nėna duhet tė mbante familjen, fėmijėt...
    Unė gjatė gjithė kohės sime tė rinisė kam qenė aktive, mė ka pėlqyer kėnga, muzika, fi lmi, sporti, mėsimi po se po. Kam qenė vazhdimisht me rezultate tė mira, dhe tė gjitha kėto e bėnin jetėn tė bukur. Dhe, nėse kishe ndonjė gjė, e harroje. Qė nė moshė tė re unė jam marrė edhe me rininė, kam punuar shumė me rininė. Unė jam bėrė nė njė moshė fare tė re, qė 21 vjeēe kryetare kooperative nė Kėmishtaj, gjė e cila nuk ma la ta ēoja rininė time deri nė fund. Kjo atėherė ishte njė detyrė e vėshtirė, sepse kishte tė bėnte me jetėn e shumė kooperativistėve qė ishin atėherė, qė duhet tė realizoje prodhimin, qė ata tė mund tė merrnin paratė. Dhe, kjo natyrisht nuk tė linte kohė tė merreshe me problemet e mirėfillta tė rinisė apo tė kėnaqėsisė qė tė jep rinia, ndaj shpejt unė hyra nė hallet e punės, tė drejtimit, tė realizimit tė planit. Nė fillim nuk kam dashur, e kam refuzuar kėtė punė, pėr vetė moshėn qė kisha, pėrvojėn qė nuk e kisha fare, por siē ishte nė atė kohė, tė thoshin qė kėtė detyrė do ta bėsh dhe do ta bėje.
    Si ndiheshit kur u jepnit urdhra punėtorėve, qė mund tė ishin edhe prindėrit tuaj nė moshė?
    E kisha vėshtirė, sepse kisha shumė nga ata qė njihja qė kur isha e vogėl dhe mė kishin mbajtur afėr, por puna e donte qė tė jepje dhe urdhėr, tė jepja njė detyrė qė do ta bėnin. Ajo qė dua tė vė nė dukje ėshtė se, edhe pse kam qenė e re, pėr ēudi ata njerėz mė kanė kuptuar shumė mirė. Edhe unė u kam ndenjur afėr, nė mėnyra tė ndryshme jam pėrpjekur tė njoh psikologjinė e tyre, tė heq mendimet e tyre, qė ishin tė lidhura fort me traditėn dhe nuk u pėlqente tė bėje njė kapėrcim tė menjėhershėm nė mendime. Dhe, kur ti u thoshe diēka tė re, ishte pak e vėshtirė. Duke ndėrtuar njė punė tė tillė, edhe pse ishte shumė e vėshtirė, ne si kolektiv, specialistėt, kolegėt e me tė gjithė atje, mendoj se bėmė mė tė mirėn qė mund tė bėhej nė atė kohė. Nuk mund tė them qė ishte e shkėlqyer gjithēka, por bėmė mė tė mirėn e mundshme pėr kohėn. Ekonomia, pėr tė cilėn unė kam drejtuar pėr 10 vjet si kryetare kooperative, arriti rezultate. Prodhimi bujqėsor dhe blegtoral krahasohej nė atė kohė edhe me rezultatet e Europės. Ekonomia u rrit, nė rendimentin e grurit, tė misrit, prodhimeve tė tjera bujqėsore qė kishte drejtim kooperativa. Ne punonim si njė ekip me specialistėt qė kishim. Madje, kishim ngritur laboratorė pėr prodhimin e farnave, pėr prodhimin e grurit, punimin e tokave, plehėrimin e tyre, dhe kėto lidhje ishin me institucione shkencore. Pothuaj kėtė kooperativė ne e kishim kthyer nė njė institucion shkencor. Pse e thashė kėtė? E vura nė dukje, sepse pa shkencė pa dituri, pa punė, pa dashuri, bujqėsia nuk mund tė ecė. Dhe, ajo punė e vėshtirė, kur i shtohej kėnaqėsia e arritjeve, e lehtėsonte peshėn e vėshtirėsisė. Kjo ka qenė njė shkollė shumė e madhe pėr mua dhe kam mendimin qė edhe sot, nė zgjedhjen qė i bėhet administratės duhet t'i vihet pėrparėsi kėsaj. Mendoj se punonjėsi para se tė kalojė nė administratė duhet tė ketė kaluar nė njė stazh prodhimi, a punė tjetėr qė tė mund tė jetė nė gjendje tė perceptojė rregullat me njerėzit nė radhė tė parė, teknikat, etika, teknologjitė, qė sot janė shumė mė lehtė pėr t'i pėrvetėsuar, mjetet e informacionit nuk mund tė krahasohen me atė kohė. Dhe, them se kjo do t'i shėrbejė gjithsecilit, qoftė pėr karrierėn e tij, por do t'i bėjė mirė edhe vetes. Praktika ka rėndėsi tė madhe.
    Ndėrsa keni qenė kryetare kooperative pėr 10 vjet, jeta juaj personale si ka shkuar?
    Unė jam martuar me tim shoq nė vitin 1967, kur isha 22 vjeē. Jemi njohur tė rinj, isha e fejuar kur u bėra kryetare kooperative. Bashkėshorti im ka mbaruar pėr mjekėsi, ėshtė mjek stomatolog, kemi dy fėmijė, njė vajzė dhe njė djalė, tani janė tė rritur. Jeta familjare (duke pasur kėto presione), pėrsa i pėrket argėtimit ka qenė e kufizuar. Tė gjitha hapėsirat ishin tė pakta dhe duhet tė them qė ata kanė bėrė sakrifica, burri dhe fėmijėt, nėna ime dhe vėllai.
    Bashkėshorti juaj, si e pėrballonte punėn tuaj dhe faktin se impenjimet tuaja familjare ishin tė kufizuara?
    Ne atėherė kemi pasur disa koncepte tė qarta, dhe mendoj se gjėja mė pozitive ka qenė qė im shoq nuk ka ndėrhyrė nė punėn time. Mė ka lėnė tė punoj sipas rregullave tė kohės, dhe kjo mė ka ndihmuar tė jem shumė e paanshme ndaj gjykimeve me njerėzit, me punėn. E vlerėsoj shumė kėtė si njė ndihmesė tė madhe qė mė ėshtė ofruar nga bashkėshorti im gjatė gjithė kohės. Ai e ka pasur pak mė tė vėshtirė, sepse merrej mė shumė me fėmijėt dhe nė atė kohė ēdo gjė ishte e planifikuar, e diktuar, duhet ta realizoje. Unė ēdo ditė kisha tė bėja me marrėdhėniet me kooperativistėt, me shtetin e kėshtu qė nuk mund tė ishe njė familjare shembullore.
    Por, ama nė moshėn 31-vjeēare ju u bėtė ministre. Si erdhi ky propozim?
    Kjo ndodhi nė vitin '75, kur ne arritėm rezultate shumė tė mira nė prodhim dhe nga ana shkencore, tė cilat sapo ishin bėrė tė ditura nė media. Madje u bė njė qendėr qė vinin edhe pėr eksperiencė nė kooperativė. Nė vitin '76, krejt papritur (mua nuk mė kishte shkuar kurrė mendja), mė thanė qė tė kėrkojnė nė Komitetin Qendror. Mendova se do tė bėhej ndonjė mbledhje pėr ēėshtjen e detyrave, meqė rezultatet kishin qenė tė mira dhe u nisa pėr nė Tiranė. Nė pritje ishin edhe tre shokė, qė do tė bėheshin zėvendėsministra. Dhe, ata tė thirrur si unė nė Komitetin Qendror. Kur shkuam, na komunikoi vendimin Hysni Kapo dhe pastaj na thirri Enveri dhe tha: "Siē ua tha dhe Hysniu, ju jeni vendosur nė kėto detyra tė reja". Pėrsėri unė shfaqa mendimin qė kjo ėshtė njė detyrė shumė e vėshtirė dhe vet natyra e bujqėsisė ėshtė e vėshtirė, sepse ajo lidhet edhe me kushtet klimaterikė, ėshtė delikate, e kėshtu qė nuk mundet t'i pėrgjigjem kėsaj detyre. Por, ai mė tha: "Kjo ėshtė vendosur dhe ju duhet ta kryeni kėtė detyrė". Natyrisht u bisedua edhe pėr bujqėsinė, si njė degė e rėndėsishme e ekonomisė. Unė u shqetėsova shumė, se isha e papėrgatitur pėr njė gjė tė tillė dhe isha mjaft e emocionuar. Nuk mund ta konceptoja si karrierė, pėr mua ishte detyrė dhe mendoja, a do jem e zonja ta bėj kėtė apo jo. Unė si natyrė nuk marr pėrsipėr njė detyrė qė nuk e bėj dot, tė thoshin e ulėm nė njė karrige sepse ishte grua. Unė nuk luftoja pėr kėto, unė duhet ta meritoja kėtė punė. Duke u nisur nga kjo, pasi u bėnė dorėzimet, fillova punėn nė Ministrinė e Bujqėsisė.
    Ēfarė kujtoni nga dita e parė e punės si ministre?
    Tė them tė drejtėn, atė ditė kam qenė edhe paksa e hutuar, por mė kujtohet kur erdha nga zyra, shkova pėr tė ngrėnė drekė tek restorant "Drini", pasi familjen e kisha ende nė Lushnjė. Mė parė shkoj tė laj duart dhe njė vajzė e re (si ju) mė shihte dhe mė pyeti, ju jeni filania, po i thashė. E ke tė vėshtirė, - mė pyeti? E vėshtirė ėshtė, - i thashė, - akoma nuk e kam provuar. - Unė e di qė ėshtė e vėshtirė, por pėrderisa kam qenė 10 vjet kryetare kooperative e di qė do ta bėj. Ajo mė tha: "Ti mos e merr me frikė, se ke tėrė gratė e Shqipėrisė me vete". Mė inkurajoi. Nuk ja mėsova emrin, por u ndjeva e lumtur. Ishte e vėshtirė, sepse bujqėsia ishte njė institucion i rėndėsishėm, mbahej njė popullatė, fshat-qytet me tė, punonte fuqia punėtore nė industrinė e lehtė dhe ushqimore, kishte njė pjesė tė rėndėsishme tė eksportit tregtia e jashtme. Pra, ishte njė detyrė me pėrgjegjėsi qė duhet ta ndiqje. Kjo, natyrisht mua mė shqetėsonte, mė rriste pėrgjegjėsinė mė shumė, kėmbėnguljen, por edhe probleme shumė kishte.
    Cila ka qenė dita mė e vėshtirė si ministre?
    Ka pasur shumė, po tė ishte njė do tė ishte mirė. Sa fillova detyrėn nė ministri (unė fillova nė datėn 1 maj '76) nė datėn 5 qershor ka rėnė njė breshėr i madh qė ka rrafshuar gjithė fushėn e Lushnjės dhe njė pjesė tė fushės sė Fierit. Duheshin masa tė jashtėzakonshme pėr ta rikuperuar, jo grurin se ai iku, por pėr ta mbjellė misėr, etj. Ishte njė ngarkesė, sepse pėrveē emocionit, se sa kisha filluar punė, u shtua edhe kjo. Ka pasur momente tė vėshtira pėr tė mbajtur edhe qėndrime. Pėr shembull, ka qenė njė herė mes tė tjerave, qė diskutohej se fshatarėt, kooperativistėt kishin nė dispozicion vetėm njė dynym tokė qė mund ta kultivonin pėr nevojat e tyre. Shtrohej problemi, kėta kooperativistė do tė kishin fėmijė, fėmijėt do tė rriteshin, ata do tė martoheshin dhe do tė largoheshin nga trungu i familjes. Problemi shtrohej se a do tė ndahej ky dynym mes tyre, apo ai qė martohej duhet tė merrte tokė tjetėr. Dhe, unė si ministre e Bujqėsisė isha qė duhej tė merrnin njė dynym tjetėr dhe me kėtė pikėpamje unė shkova nė qeveri, tė cilėn qeveria nuk ma pranoi nė atė kohė.
    Kush e ka kundėrshtuar mė shumė kėtė tezė tuajėn?
    Ka pasur shumė, por nuk dua tė merrem me emra. Nuk u pranua dhe kemi vajtur tek Byroja Politike (sepse ajo vendoste) me dy mendime, mendimi i qeverisė pėrballė timit. Atje, pasi dhanė mendimet dhe se ēfarė mendoja unė, mė bėnė shumė pyetje, edhe provokuese, qė ēfarė ėshtė kjo, nė kėtė mėnyrė ndahet toka. Unė u pėrpoqa tė jepja shpjegime, qė toka nuk ndahet, ata qė punojnė do marrin tokė dhe do tė prodhojnė pėr veten e tyre, dhe kjo duhej bėrė. Presioni ishte shumė i madh, ē'ėshtė e vėrteta.
    Keni pasur frikė?
    Unė nuk para kam pasur frikė, por presioni ishte i madh. Kam qenė e hapur nė mendimet e mia, aq sa mė lejonte koha dhe hapėsira, tė kuptohemi. Ky ka qenė njė moment i vėshtirė. Mė kujtohet njė herė tjetėr, ka qenė problemi i shtimit tė sipėrfaqeve qė mbilleshin me sojė, njė bimė vajore, qė diskutohet edhe sot. Ato i kėrkonin pėr nėnproduktet, por ama donte investime tė mėdha. Apo, edhe shtimi i sipėrfaqeve tė duhanit. Unė nė atė kohė i kam kundėrshtuar me argumente. Presion shumė i madh mė ėshtė bėrė, pse e kundėrshton, kjo ėshtė direktiva. Unė u thosha qė kjo nuk bėhej, pasi kėrkonte teknologji, etj. Dhe, natyrisht qė nuk u bė. Gjithashtu ministria e Bujqėsisė nuk ishte dakord qė tė bėhej, tufėzimi i bagėtive. Ky ishte njė gabim i madh. Kjo pasi, e zhveshi fshatarin si prodhues dhe e bėri konsumator. Atėherė u bėnė konsumatorė tė gjithė. Unė nė njė formė ose nė njė tjetėr e kam kundėrshtuar, natyrisht kam marrė edhe risqe. Kjo e dėmtui shumė blegtorinė.
    Po me Enver Hoxhėn keni pasur pėrplasje?
    Pėr ēėshtjen e ndarjes sė tokės, qė u pėrmenda mė lart, kam pasur nė fakt. Vet me atė, madje. Ka qenė diku nga vitet '80. Unė isha pėr dhėnien e tokės pėr ēdo familje edhe kur ajo shtohej nga njė dynym. Qeveria jo. Nė mbledhje Enveri mė tha: "Pse ty tė ka lėnė Partia qė tė mendosh pėr fshatarėt". Jo, i thashė. Unė kėtė mendim kam, meqė jam nė kėtė fushė, pastaj si vendoset ėshtė nė dorėn tuaj. Natyrisht, nuk ishte e lehtė, por nuk mund tė veproja dhe tė thosha ndryshe, se unė e dija ēfarė donte fshatari.
    Njė femėr nė njė dikaster tė vėshtirė pėr mbi 12 vjet? Vetėm merita e punės?
    Ėshtė e vėrtetė qė unė kam ndenjur pėr njė kohė tė gjatė nė krye tė dikasterit dhe fitova njė pėrvojė shumė tė mirė. Por, unė ēdo punė qė marr pėrsipėr e ēoj deri nė fund. E dua punėn, e dashuroj punėn, jetoj me tė. Dhe, nuk ishte se unė i bėja hyzmetin karriges qė tė rrija mė gjatė, nuk mė kishte shkuar mendja kurrė pėr kėtė, unė i bėja hyzmet njė pune tė madhe qė ishte e dobishme pėr vendin tim. E dija vėrtetė atje ku njerėzit jetonin, punonin, dhe shihja njerėz qė ushqeheshin mirė dhe njerėz qė ushqeheshin jo mirė. Ministria e Bujqėsisė mė ka bėrė qė unė tė njoh detajet e jetės shqiptare nė fshat. Kam shkelur me kėmbė gjithė Shqipėrinė, mund tė jenė tė rralla fshatrat qė nuk i kam shkelur, kam fjetur nė shumė shtėpi familjarėsh, nga Tropoja nė Konispol, kam gjetur ngrohtėsinė nė ata njerėz, kam gjetur dashurinė; dashuri pėr punėn, dhe kjo mė ka bėrė edhe mė tė motivuar pėr punėn. Mendimet dhe idetė qė mė jepnin mė kanė ndihmuar dhe me gjithė vėshtirėsitė qė kisha, thosha po jap njė kontribut aq sa mund tė jepja.
    Si e kujtoni atė kohė?
    E kujtoj edhe me dashuri, por edhe me dhimbje, sepse shumė gjėra tė bukura qė u bėnė nė bujqėsi (qė ishte mundi dhe djersa e gjithė shqiptarėve, sepse tė gjithė punonin pėr bujqėsinė), u shkatėrruan. Pėrveē gjithė atyre agrumeve qė u mbollėn dhe u bė njė kurorė qė ēdo stinė tė kishte frutat e veta, me ē'kam parė gjithēka ėshtė shkatėrruar. Dhe, e dyta ishte sistemi i vaditjes e kullimit. 63 pėr qind e tokave ishin nėn ujė, mbi 2000 e ca ishin rezervuare, sistemi fushor ishte i vaditur, ky sistem u cungua dhe deri diku u prish. Dhe, e treta sipas meje, gabim ėshtė qė toka tė shpėrdorohej nė mėnyrė tė paparė nga erozioni, sepse pritat mbrojtėse nuk ekzistojnė. Ne jemi zonė kodrinore-malore dhe pritat qė ndalojnė pėrmbytjet e reshjeve nuk ekzistojnė mė. Gjithashtu, toka po zihet nga ndėrtime pa kriter, po ēimentohet dhe ajo nuk pjell mė. Toka ėshtė copėzuar, dhe ti nuk mundesh tė aplikosh njė teknologji tė lartė, qė prodhimi ynė tė mos ishte vetėm pėr vendin, por edhe pėr eksport. Kam dėgjuar qė janė bėrė investime, sepse unė jetėn e kam tė lidhur me bujqėsinė, por ato janė tė pamjaftueshme. Sa mė parė tė fillohet si duhet njė punė e mirė nė bujqėsi, asnjėherė nuk ėshtė vonė. Duke zhvilluar bujqėsinė, do tė kishte shumė njerėz nė punė dhe do tė luftohej papunėsia.
    Si ėshtė e pėrditshmja juaj?
    E pėrditshmja ime.... natyrisht nuk marr pjesė nė ndonjė grupim politik, kam dalė nė pension prej 4 vjetėsh. I jam pėrkushtuar familjes, se kam shumė deficite nga e kaluara. E kam ndjerė kėtė dhe tani jam mė e pėrkushtuar pėr fėmijėt. Ata janė rritur, por kam dėshirė tė jem prezente pranė tyre. Kam njė nip i cili ėshtė nė gjimnaz, kam njė mbesė 10 vjeē dhe njė tė vogėl qė ėshtė njė vjeē. Mė kėnaqin, mė ēlodhin. Takoj dhe miqtė, shokėt, diskutojmė pėr shumė gjėra. Dhe, kėshtu e mbush kohėn. Ndėrkaq ndjek zhvillimet nė vend. Nuk jam indiferente, dhe sidomos diskutimet dhe investimet qė bėhen pėr bujqėsinė i ndjek me kėrshėri. Nuk ngelen pas vėmendjes edhe zhvillimet politike.

    gsh.
    NE VITET E ARTA TE KESOJE MINISTRE,FSHATI ISHTE NE GJENDJEN ME SKANDALOZE.NJE KOOPERATIVIST PUNONTE VETE PER 30 LEK PER DITE PUNE,NE FSHAT FSHATARI NUK GEZONTE TE MBANTE NJE PUL TA THERTE PER VITE TE RI,KJO INJORANTJA ,E QUANTE PRONEN PRIVATE ARMIKUNE E POPULLIT ,NE KOHEN E SAJE 70/% E POPULLSISE NUK NGOPEJ ME BUKE.

    RROGA E NJE KOPERATIVSTI ISHTE 30 LEK PER DTE PUNE KUR NJE BUKE KUSHTONTE 40.NE FSHAT HANIN BUKE MISRI ,PAVARSISHTE SE ATA E PRODHONIN ATE.

    NE KOHEN E SAJ FSHATARI NGA E PA USHQYERA DUKEJ SI TALIBAN,SI UFO.
    SOT KKJO BENE MORAL DHE TREDONE ARRITJET BEMAT E SAJE ,NJINJORANTE NE KETE FUSHE,KUR AJKA E INTELIGJENCESE DERGJEJE NEPER BURGJE

    KEJO DREJTONTE ATE FAR MINISTRIE ,,,TURP SI AKOMA LEJOHET KETA FUNDURINA TE BEJE AKOMA PROPAGANDE ,

    NE AMERIKE A NE VENDET E ZHVILLUARA NUK LEJOHET NEPER MEDIA TE BEHET PROPAGANDE A TE PUBLIKOHEN KRIMINELAT SI HITLERI ,POL POTI ,

    KJO I PERKET ASAJ KLASE QE IKA DUART ME GJAKE.QE SHTYPI,SHFRYTEZOI,MASAKROJE NJE POPULLSI ,NJE KOMBE TE TERE.KETO MOSTRA

    NE RASTE SE ESHTE DEMOKRACI NUK MUND TE DALIN SI DALIN KETA NE MEDIA.
    POR NE SHQIPERI NUK ESHTE E THENE TE KETE DEMOKRACI,PRAP JANE KETA,ME PINJOLLTE E TYRE QE AKOMA SUNDOJNE ATE VEND


    PRANDAJ SHQIPTARET KERKOJNE DITA DITES TE LENE VENDIN E TYRE SE KJO KLASE DOMIINON AKOMA ATY ,,,,DIKUR I KISHIN DUART ME GJAKE SOTE I KANE XHEPAT ME PARE,,,,FARE E KEQE KISH PAS THEN QAZIM MLLETI.....

    PASKA QENE EDHE KJO SHUME E PA PRIVILEGJUAR,,MERE ME MENDE PPULLI I THJESHT..........

Faqja 27 prej 38 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  3. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •