Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    Nuk tha as qe do e njohi ama

    Nejse une degjova pak nga konferenca per shtyp e saj dhe pergjigjen qe dha per ceshtjen came. Greqia eshte nje vend europian dhe si e tille ka institucione legale ku camet mund te drejtohen per problemin e pronave. Me pak fjale jane gjykata ato (ne mos greke ato nderkombetare) qe do zgjidhin kete problem dhe aspak qeveria apo parlamenti grek. Me nje fjale, pergjigje pa pergjigje. Kot nuk eshte tre breza politikane kjo Dora. Gjak i denje i Micit eshte...

  2. #12
    Greqia do ta njohi Kosoven te pavarur ne te ardhmen e afert. Ja, 36 Gushti afer eshte
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    He he hyj njeriu po na flet.Nqs nano e shiti shqiperine per asgje te greket ky tjetri po sillet si partner i barabarte dhe po mundohet te gjeje aleate per nje qellim te caktuar. O hyj ben mire te rrish urte dhe mos e trego budallallekun tend vend e pa vend. Shko e beje punen e partise ne vende te tjera e mos na derdellis ketu ne forum.

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet nė Bllog
    22
    Keto jane kohe te arta per diplomacine greke, ajo eshte duke afirmuar vetveten si kryeqyteti i gjeopolitikes Ballkanase ne njė epokė post-jugosllavi. Opozita ndaj emrit Maqedoni, roli gjithmone e mė i madh qė Greqia po luan nė Kosovė, partneriteti dhe bashkėpunimi i ngushtė me Shqipėrinė, investimet fitimprurese qe biznesi grek ka bere ne shtete si Maqedonia dhe Shqiperia, ka bėrė qė Greqia tė shohi lėvizjet pėr pavarėsi tė shteteve tė vogla si Maqedonia, Mali i Zi e Kosova si tregje tė reja ekonomike pėr biznesin e saj.

    Dilema e vetme e diplomacisė greke nė kėtė kohė ėshtė raportet e reja qė Athina do tė mbajė me Beogradin. Njė njohje e menjėhershme e pavarėsisė sė Kosovės do tė shėnonte prishjen e marėdhėnieve greko-serbe dhe fillimin e njė ftohjeje midis dy vendeve. Nga ana tjetėr, Greqia nuk ka se si tu japi mė shumė prioritet marėdhėnieve me Beogradin kur ky ėshtė njė shans qė shteti grek ka 1 shekull qė pret. Sinjalin e parė pėr kėtė e dha kryeministri Karamanlis i cili me turin e vetė ballkanik tė nisur nė Zagreb, Beograd, u ndal edhe nė Prishtinė, vizita e parė e njė burri shteti evropian nė Kosovė. Vizita e Karamanlis nė Prishtinė sinjalizonte gadishmėrinė e njohjes nga ana e Athinės sė lindjes sė njė shteti tė ri ballkanik nė Kosovė.

    Arsyeja tjetėr pėrse Greqia nguron tė njohi pavarėsinė e Kosovės ka lidhje me solidaritetin e popujve tė tjerė sllavė tė ballkanit me qėndrimin e serbėve. Njohja e pavarėsisė sė Kosovės nga Greqia ka pėr tė ardhur vetėm pasi ky solidaritet sllav tė jetė prishur me kohėn. Dhe jam i bindur qė Greqia ėshtė njė nga ato shtete qė po punon nė prapaskenė me anė tė diplomatėve tė saj pėr tė carė solidaritetin sllav nė Ballkan. Njohja dje e pavarėsisė sė Kosovės nga Kroacia, Hungaria dhe Bullgaria, ishte sinjali i parė pozitiv qė njohja e Athinės pėr pavarėsinė e Kosovės nuk ėshtė shumė larg.

    Athina do tė jetė shteti kumbar i pavarėsisė sė Kosovės. Pa mbėshtetjen e qeverisė greke pėr tė hapur korridorin veri-jug Prishtinė-Shkup-Selanik pėr lėvizjen e mallrave, embargoja e Serbise mbi ekonominė kosovare do tė ishte vdekjeprurės. Gjithashtu, korridori i ri qė po ndėrtohet nė Shqipėri Durrės-Morinė qė do tė lidhi Kosovėn me portin e Durrėsit, ėshtė arteria tjetėr jetedhenese e Kosoves. Edhe kjo rruge po ndertohet me kredi te leshuara nga bankat greke. Dhe te gjitha keto investime dhe qendrime te Greqise, kane ne thelb te tyre interesat ekonomike te saj, shtrirjen e biznesit grek pertej kufijve te Greqise.

    Mbeshtetja per anetaresine ne NATO dhe ratifikimi i mareveshjes se asocimit, jane dy objektivat kryesore te qeverise shqiptare ne kete vizite te ministres se jashtme greke.

    Albo

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet nė Bllog
    22
    Topalli: Vizita e Ministres Bakojanis, njė etapė e re nė marrėdhėniet shumė tė mira mes dy vendeve.

    Bakojanis: Greqia mbėshtetje tė plotė Shqipėrisė nė proceset integruese.

    Kryetarja e Kuvendit tė Shqipėrisė, Jozefina Topalli priti sot nė takim Ministren e Punėve tė Jashtme tė Greqisė, Teodora Bakojanis, e cila ndodhet nė njė vizitė zyrtare nė Tiranė.

    “Vizita juaj, tha Kryetarja e Kuvendit, shėnon padyshim njė etapė tė re nė marrėdhėniet shumė tė mira mes Shqipėrisė dhe Greqisė.”

    Zonja Topalli shprehu mirėnjohjen dhe falėnderimet pėr mbėshtetjen qė Qeveria greke i ka dhėnė Shqipėrisė. mbėshtetje qė u ofrua e mėnjėhershme edhe nė ngjarjen tragjike tė Gėrdecit.

    Zonja Topalli dhe zonja Bakojanis biseduan mbi zhvillimet nė Shqipėri dhe rajon, duke ndarė mendimin pėr intensifikim tė dialogut politik nė nivele shumė tė larta

    “Ėshtė njė lajm i mire, tha zonja Topalli, deklarata juaj se parlamentit grek do tė ratifikojė MSA-nė Shqipėri-BE menjėherė pas Pashkėve. Marrėdhėniet shumė tė mira mes dy parlamenteve tona jam e bindur se do tė njohin njė stad tė ri nė njė vizitė tė pritshme tė Kryetarit tė Parlamentit grek Sioufas, nė pėrgjigje tė ftesės sime pėr njė vizitė zyrtare nė Shqipėri.”

    Nga ana e saj zonja Bakojanis shprehu kėnaqėsinė qė ndodhet nė kėtė vizitė nė Shqipėri duke garantuar se mbėshtetja e Greqisė do tė vijojė tė jetė e plotė dhe e gjithanshme nė proceset integruese tė Shqipėrisė nė BE dhe NATO.

    “Qeveria dhe Parlamenti shqiptar , tha zonja Topalli janė tė angazhuar plotėsisht nė reformat integruese nė strukturat Euro-Atlantike, dhe jemi tė bindur se mbėshtetja e Greqisė pėr marrjen e ftesėn pėr anėtarėsim nė NATO nuk do tė na mungojė.”

    Kryetarja e Kuvendit e njohu shkurtimisht zonjėn Bakojanis me reformat e fundit dhe me ligjet e rėndėsishme tė miratuara nga Kuvendi i Shqipėrisė nė ekonomi, drejtėsi, arsim e shėndetėsi, si dhe me punėn e bėrė nė pėrmbyllje tė reformės zgjedhore.
    Duke u ndalur nė reformat fiskale, zonja Topalli tha se pas reduktimit tė taksave, rritjes ekonomike prej 6 pėrqind, inisitaivat pėr lehtėsimin e procedurave pėr liēensimin e bizneseve, Shqipėria ka krijuar klimėn e duhur pėr thithjen e investimeve tė huaja.

    “Do tė ishte njė kėnaqėsi, tha zonja Bakojanis, t’ju shoh nė njė vizitė tė afėrt tuajėn nė Greqi, jo vetėm pėr rritjen e marrėdhėnieve mes dy parlamenteve, por edhe pėr dinamizimin e bashkėpunimit mes grave nė politikė.”

    Kuvendi i Shqiperise

  6. #16
    Perjashtuar Maska e _Matrix_
    Anėtarėsuar
    07-06-2007
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    489
    Bakojani esht nje nder politikanet me te rralla ne Grei dhe gjithmon i ka mbeshtetur Shqiptaret qe jetojne aty ...

  7. #17
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Sot, Wednesday, 19 March 2008

    Bakojanis vjen nė Tiranė si Ledi Makbeth tė shijojė performancėn terroriste greke Berisha-Delijorgji
    Nga Kastriot Myftaraj

    Sot viziton Tiranėn ministrja e jashtme e Greqisė, Theodora (Dora) Bakoyanis.Zonja Bakoyannis vjen nė Tiranė pesė ditė pas shpėrthimit nė Gėrdec qė pėrbėn njė tragjedi pa precedent edhe nė kohėn e Luftės sė Dytė Botėrore, nė historinė e Shqipėrisė. Anticipimi i vizitės sė paralajmėruar tė zonjės Bakoyannis nga shpėrthimi nė Gėrdec mund tė jetė njė koincidencė, por njė gjė ėshtė e sigurt. Zonja Bakoyannis tashmė vjen nė Shqipėri tė shijojė atė qė mund tė quhet performancė terroriste greke, e zbatuar nga Berisha, Mediu dhe biznesmeni grek Mihal Delijorgji.

    Njė nga versionet qė u dha pėr tė shpjeguar ngjarjen e Gėrdecit qe se ajo ėshtė njė akt terrorist. Ngjarja e Gėrdecit mund tė quhet njė akt terrorist nė njė sens tė caktuar. Kur planifikohet njė akt terrorist, shtetėror, ose joshtetėror, duke pėrfshirė dhe atė tė 11 shtatorit 2001 nė SHBA, planifikuesit shfrytėzojnė nė maksimum rrethanat qė u japin dorė atyre ta kryejnė, dhe po mundėn ta kamuflojnė aktin terrorist. Nė kėtė sens, pakujdesitė dhe neglizhencat shpesh abuzive tė palės tjetėr shihen si avantazhe tė palės terroriste dhe pėrdoren si tė tilla. Nė rastin e atentateve tė 11 shtatorit nė SHBA terroristėt islamikė shfrytėzuan nė maksimum pakujdesitė dhe neglizhencat e autoriteteve amerikane pėr masat e sigurisė nė avionė, aeroporte, si dhe nė kontrollin e atyre qė ndjekin kurse pėr pilotė avionėsh. Gjithashtu terroristėt islamikė qėllimisht e bėnė atentatin nė ditėn e njė feste ēifute, kur punonjėsit ēifutė do tė mungonin nė punė, nė mėnyrė qė tė fajėsonin ēifutėt pėr atentatin, pra qė ta kamuflonin autorėsinė e vet nė aktin terrorist.

    Nė rastin e shpėrthimit tė Gėrdecit, mėnyra krejt e papėrgjegjshme se si ka vepruar qeveria shqiptare nė procesin e ēmontimit tė municioneve, ėshtė bėrė njė avantazh strategjik pėr ata qė kanė dashur qė nė Shqipėri tė ndodhė njė ngjarje qė i ka tė gjitha efektet qė shkakton njė akt terrorist. Tashmė ėshtė vėrtetuar me dokumente se biznesmeni minoritar grek Mihal Delijorgji ishte ai qė zgjodhi Gėrdecin pėr tė ngritur tė ashtuquajturėn fabrikė tė ēmontimit tė municioneve, duke krijuar njė firmė me qendėr nė Gėrdec tė Vorės nė dhjetor 2007, pikėrisht nė funksion tė projektit tė Ministrisė sė Mbrojtjes pėr ēmontimin e municioneve dhe shitjen e skrapit dhe barutit tė dalė nga procesi i ēmontimit. Pra vendin e zgjodhi Delijorgji, ndėrsa qeveria me njė papėrgjegjshmėri tė madhe e pranoi atė, pa u menduar shumė, kuptohet se mendjen e kishte pėr tė marrė pėrfitimet korruptive nga kjo aferė. Kuptohet se Delijorgji nuk e zgjodhi Gėrdecin vetėm pėr lehtėsi biznesi, siē mund tė duket, por e zgjodhi nė funksion tė njė plani terrorist.

    Minoritari grek Mihal Delijorgji ėshtė njė person shumė i dyshimtė, ortak i kompanive greke dhe greko-qipriote qė kanė lidhje tė ngushta me ushtrinė greke dhe ushtrinė greko-qipriote, mes tė cilave dhe i kompanisė greke tė cilės Millosheviqi i dha pėr shfrytėzim dikur minierėn e Trepēės nė Kosovė. Kuptohet se kėto kompani janė tė lidhura me shumė fije dhe me shėrbimin sekret grek, atė greko-qipriot, si dhe serb. Nuk ka dyshim se Mihal Delijorgji ėshtė njeriu i shėrbimeve sekrete greke dhe greko-qipriote, tė cilat kanė lidhje tė ngushta me shėrbimet sekrete serbe. Delijorgji e zgjodhi Gėrdecin se kėtė vend ia sugjeruan padronėt e tij nė shėrbimet sekrete greke, nė sintoni me ato serbe. Gėrdeci u zgjodh pikėrisht nė funksion tė shpėrthimit tė ardhshėm, si njė zonė urbane qė kishte nė njė anė autostradėn kryesore nė vend, dhe nė anėn tjetėr aeroportin e vetėm ndėrkombėtar tė Shqipėrisė. Pra, njė vend shumė i pėrshtatshėm pėr tė bėrė njė atentat terrorist me pasoja tė rėnda.

    Nėnshtrimi i pushtetarėve shqiptarė ndaj vullnetit tė biznesmenėve grekė dhe minoritarė grekė, qė ndodh pas vitit 1997 dhe qė vazhdoi edhe pas vitit 2005 kur Berisha u rikthye nė pushtet, pikėrisht pasi pranoi kėtė gjė, u shndėrrua nė njė avantazh strategjik pėr planifikuesit e aktit terrorist grek dhe serb. Zgjedhja e Delijorgjit pėr Gėrdecin u pranua pa diskutim nga qeveria “Berisha”, ashtu siē ėshtė pranuar nga qeveria e majtė para vitit 1997, qė nė portin e Durrėsit tė vendosen depozitat e karburantit tė kompanive greke, pėr tė cilin vendim dikur ka firmuar si ministėr edhe Edi Rama. Edhe tolerimi abuziv qė iu bėhet nga qeveritė shqiptare kompanive greke dhe tė minoritarėve grekė, kur shkelin rregullat e punės, u pėrdor si avantazh strategjik nga planifikatorėt e aktit terrorist. Ē’ ėshtė mė kryesorja, Delijorgji u tolerua qė tė shkelė njė nga pikat e kontratės, qė i dha pėrmasa tė mėdha tragjedisė, atė qė furnizimi i radhės me municion nga Ministria e Mbrojtjes do tė vinte pasi tė ishte hequr e gjithė sasia e ēmontuar. Shkelja e kėsaj pike tė kontratės nga Delijorgji bėri qė nė tė ashtuquajturėn fabrikė tė Gėrdecit tė grumbullohej njė sasi kolosale baruti, tritoli tė dalė nga procesi i ēmontimit, si dhe municioni tė paēmontuar, qė i dha pėrmasa aq tė mėdha tragjedisė. Nė rast se qeveria do tė kishte bėrė tė respektohej sė paku kjo pikė e kontratės, pavarėsisht zgjedhjes krejt tė papėrshtatshme tė vendit ku bėhej ēmontimi, shpėrthimi dhe tragjedia e ardhur nga ai, do tė kishin qenė nė pėrmasa shumė mė tė vogla se ē’ ndodhi, dhe me dėme shumė mė tė vogla.

    Qeveria shqiptare nuk bėri qė tė respektohet kjo pikė e kontratės, se qeveria shqiptare ėshtė e papėrgjegjshme dhe e paralizuar nga tmerri prej Greqisė, si lepuri prej syve tė kobrės, si dhe pėr faktin se qeveritarėt shqiptarė e kishin mendjen mė tepėr tek ryshfeti qė u jepte Delijorgji. Pikėrisht kjo gjė favorizoi aktin terrorist. Grumbullimi progresiv i barutit, tritolit dhe predhave, derisa u arrit nė njė sasi kolosale, ka qenė pjesė e planit terrorist. Tashmė ēdo incident qė do tė ndodhte do tė kishte pasoja katastrofale. Delijorgji e dinte mirė se grumbullimi i materialeve tė rrezikshme tė dala nga municionet e ēmontuara nė tė njėjtin vend ku vinin sasi tė reja municioni pėr ēmontim, ishte baraz me vėnien nė punė tė njė supermine tė kronometruar, qė do tė shpėrthente nga ēasti nė ēast me pasoja katastrofale. Delijorgji, i cili ka shumė vite qė merret me kėtė punė, i dinte pasojat e asaj qė po bėnte dhe ai nuk ishte idiot, por njė njeri shumė i zgjuar. E megjithatė Delijorgji bėri atė qė bėri sepse e urdhėruan padronėt e tij tė shėrbimit sekret grek, nė bashkėpunim me atė serb, tė cilėt e urdhėruan qė tė vepronte kėshtu, deri edhe duke e kėrcėnuar qė t’ i fshijnė llogaritė bankare qė ka nė Qipron greke. Dhe nė kėto rrethana, Delijorgji pranoi tė bėnte atė qė bėri, duke hyrė dhe nė burg nė Shqipėri. Pastaj, meqė Delijorgji ka dhe shtetėsi greke, ai do tė transferohet qė tė vuajė dėnimin nė njė burg nė Greqi, nga ku do tė dalė me njė emėr tjetėr, pėr tė shijuar paratė e fituara nga biznesi i vdekjes nė Shqipėri. Kjo ėshtė e vėrteta e asaj qė ndodhi.

    Nuk ėshtė rastėsi qė Gėrdeci u zgjodh nga Delijorgji nė dhjetor, nė prag tė shpalljes, dhe se sasia e materialeve tė dala nga procesi i ēmontimit tė municioneve tė rėnda, filloi tė rritet nė Gėrdec nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, dhe nė javėt pas saj, derisa katėr javė pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės ndodhi shpėrthimi. Me rritjen e sasisė sė lėndėve tė dala nga ēmontimi i municioneve dhe tė vetė municioneve, shpėrthimi me pasoja katastrofike mund tė ndodhte nė ēdo moment, para ose pas 15 marsit. Serbisė, por edhe aleates sė saj Greqisė, qė nuk po e njeh pavarėsinė e Kosovės, u interesonte qė, para ose pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, nė Tiranė tė ndodhte njė gjė si ajo qė ndodhi. Dhe ata ia arritėn qė ta bėjnė. Ia arritėn qė ta bėjnė me ndihmėn faktike tė qeverisė shqiptare.

    Ajo qė ndodhi nė Gėrdec ėshtė njė rast nga manuali se si grekėt i pėrdorin amerikanėt pėr tė kamufluar punėt e tyre tė mbrapshta nė Shqipėri. Tashmė janė publikuar dokumente se Delijorgji kishte tėrhequr si partner me 25% nė kompaninė e vet “Albdemil” dhe pronarin e kompanisė amerikane e cila zyrtarisht ishte prokuruar nga Ministria e Mbrojtjes pėr tė bėrė ēmontimin e municioneve, dhe tė cilėn tė drejtė kompania shqiptare ia kishte kaluar me nėnkontraktim kompanisė sė Delijorgjit, ku ortak ishte dhe pronari i kompanisė kontraktore amerikane. Pra, kontraktori amerikan i shtetit shqiptar, ishte ortak minor nė kompaninė e nėnkontraktorit shtetas shqiptar (me kombėsi greke)!!! Ambasada amerikane deklaroi pas ngjarjes nė Gėrdec se ka marrė vesh nga njoftimet e qeverisė se nė kėtė ngjarje ėshtė pėrzier dhe njė kompani amerikane, dhe deklaroi se ajo ėshtė larguar nė dhjetor, ēka nuk ėshtė e vėrtetė, se pronari i kompanisė amerikane ishte ortak nė kompaninė nėnkontraktore tė Delijorgjit, dhe Delijorgji nuk kishte kontratė tė drejtpėrdrejtė me Ministrinė e Mbrojtjes, por nėnkontratė me kompaninė amerikane. Shikoni se ē’ pėrrallė pėr kalamaj tregon teta ambasada amerikane. Ajo i merr vesh nga njoftimet ato qė bėjnė kompanitė amerikane nė Shqipėri! Nė mars 1945, nė Berlinin qė po digjej nga bombardimet aleate, dhe kur ushtria gjermane ishte tėrhequr prej katėr muajsh nga Shqipėria, dhe ushtria sovjetike ishte nė portat e Berlinit, njė nėpunės i Ministrisė sė Jashtme Gjermane shkruante njė raport pėrmbledhės mbi situatėn e pėrgjithshme nė Shqipėri nė kohėn e tėrheqjes sė ushtrisė gjermane, atė politike, ekonomike, ushtarake etj. Do tė ishte mirė qė ai raport tė pėrkthehej e tė botohej se ėshtė shumė instruktiv. Nga ēka thotė ambasada amerikane, del se njė nėpunės gjerman nė shtetin nazist nė prag tė rėnies, paska qenė shumė mė i pėrgjegjshėm se diplomatėt amerikanė sot nė Shqipėri. Tolerimi i lojės greke nė Shqipėri, po e bėn diplomacinė amerikane tė dalė nė role kllouneske. Ēfarė raporti do tė bėjnė pėr atė qė ndodhi stacioni i CIA nė Tiranė, i DIA (shėrbimi sekret ushtarak amerikan), i FBI etj?

    Nė Shqipėri ka ndodhur njė akt terrorist greko-serb ku nėnshtrimi dhe lakmia korruptive e qeveritarė shqiptarė pėr tė cilat janė fajtorė edhe amerikanėt, qė i udhėzojnė politikanėt shqiptarė qė t’ i nėnshtrohen ēdo dėshire tė grekėve, si dhe qė i kanė vėnė ata (Fatmir Mediu ėshtė njė investim politik ekskluzivisht amerikan), ėshtė pėrdorur si avantazh strategjik. Ashtu siē ėshtė pėrdorur dhe tėrheqja e biznesmenėve amerikanė nė kėtė aferė. Kjo ėshtė e vėrteta. Ėshtė njė traditė e keqe qė zanafillat i ka nė Luftėn e Dytė Botėrore kur amerikanėt dhe britanikėt pėrdorėn pilotė me origjinė greke dhe serbe nė misione bombarduese tė objektivave gjermane nė Shqipėri, tė cilėt pėr urrejtje ndaj shqiptarėve i lėshuan bombat nė zonat urbane, duke shkaktuar tragjedinė e 13 tetorit 1943, kur avionėt bombardues amerikanė dhe britanikė shkaktuan 500 tė vrarė e tė plagosur nė qytetin e Tiranės. Ky ishte terrorizėm grek dhe serb i bėrė ndaj popullsisė civile shqiptare, nėn flamurin amerikan. Le tė nxjerrė Departamenti i Mbrojtjes i SHBA emrat e pilotėve qė kanė marrė pjesė nė atė mision dhe do tė dalė e vėrteta zyrtarisht, se jozyrtarisht dhe privatisht dihet dhe thuhet. Zonja Bakoyannis do tė vijė nė Tiranė tė shijojė performancėn terroriste qė u bė nga shėrbimet sekrete greke e serbe, me anė tė Delijorgjit, Mediut, Berishės.

    Zonja Bakoyannis do tė flasė sigurisht edhe pėr liritė e tė drejtat e minoritetit grek nė Shqipėri, duke kėrkuar pėrmirėsimin e tyre. Por ē’ liri dhe tė drejta kėrkojnė mė tepėr minoritarėt grekė nė Shqipėri, kur atyre shteti shqiptar u ka dhėnė tė drejtė tė ngrenė njė superminė fitimprurėse nė mes tė njė zone tė banuar nė hyrje tė kryeqytetit mes superstradės kryesore nė vend dhe aeroportit tė vetėm ndėrkombėtar nė vend? Derisa shteti shqiptar u jep minoritarėve grekė lirinė dhe tė drejtėn t’ i venė adoleshentėt shqiptarė tė ēmontojnė predha topi pėr njė pagė urie, atėherė ėshtė e qartė se ky shtet nuk mund t’ u mohojė minoritarėve grekė asnjė liri dhe tė drejtė. Derisa njė minoritar grek regjistron paratė e fituara nga predhat e ēmontuara nė mes tė njė zone urbane nga adoleshentė tė uritur, zonja Bakoyannis nuk ka tė drejtė tė kėrkojė regjistrim popullsie mbi baza etnike dhe fetare nė Shqipėri, se atėherė punėtorėt e uritur tė Delijorgjit qė pranojnė tė zbėrthejnė predha pėr njė pagė urie nė njė depo baruti, nuk do tė jetė e vėshtirė qė tė binden tė regjistrohen si grekė pėr dy paga shpėrblim. Kėshtu do tė kishin bėrė edhe grekėt sikur dikur gjermanėt t’ ua kėrkonin kėtė gjė, kur grekėt shkonin nė Gjermani si emigrantė tė uritur.

    Zonja Bakoyannis vjen nė Tiranė si Ledi Makbethi, qė i ka duart me njollat e gjakut tė viktimave tė Gėrdecit. Zonja Bakoyannis qė mban mbiemrin e burrit tė saj tė parė tė vrarė, Pavllos Bakoyannis, i vrarė nga terroristėt e “17 nėntorit”, edhe pse ėshtė martuar tashmė me Isidoros Kouvelos, dhe kėtė e bėn pėr ta nderuar bashkėshortin e parė, viktimė tė terrorizmit, tashmė ka pėrsipėr dhe njė mbiemėr tjetėr vendi-viktimė terrorizmi, atė tė Gėrdecit. E nėse Zonja Bakoyannis sot e anulon vizitėn, atėherė arsyeja e vėrtetė ėshtė se ajo nuk ka kurajė tė kalojė para vendit tė krimit, se Gėrdeci ėshtė nė anė tė autostradės ku zonja Bakoyannis do tė kalojė nė rrugėn nga aeroporti nė Tiranė.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Ministria e jashtme greke Bakojani viziton Prishtinėn
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-09-2006, 08:46
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07
  5. Ministria e Jashtme ēeke: Mos udhėtoni nė Kosovė dhe Maqedoni
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 10:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •