Close
Faqja 17 prej 37 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 368
  1. #161
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Ej e moret vesh qeveria amerikane dha doreheqjen se u rrezua nje vinc ne Manhaten ku prishi tre ndertesa dhe u vrane kater vete.......sa te poshter qe jane i bejne vincat pa pike sigurie!

  2. #162
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    pse shko gjer nameriqi ti mer daj. shikjo evropen se atje jeto. ose ma mir shikjo shpin tate qi po digjet
    no glove no love

  3. #163
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,065
    Postimet në Bllog
    22
    Kjo është një tragjedi kombëtare e përmasave të një apokalipsi që bie mbi një popull që ka njohur vetëm vuajtje. Ngushëllimet e mia për familjet e të vdekurve, lutje për shërimin e shpejtë të të plagosurve e lënduarve, dhe një thirrje të gjithë shqiptarëve në botë që të ndihmojnë financiarisht dhe në cdo formë të mundshme të gjitha viktimat për humbjet e tyre njerëzore dhe për dëmet e tyre materiale. Kjo tragjedi është shumë e rëndë dhe e papërballueshme për shtetin shqiptar apo për mbarë shoqërinë shqiptare. Dhe nuk duhet të presim vetëm ndihmat nga jashtë, pasi nuk jemi më në vitet 90, duhet të kontribuojmë të gjithë financiarisht. Është minimumi që mund të bëjmë. Tragjedi të tilla nuk shkaktojnë vetëm dhimbje e shkatërim, tragjedi të tilla shërbejnë edhe për të testuar dashurinë e dhembshurinë e një populli. Lotët duhet të kthehen në përqafime dhe dhimbja e gjaku i atyre të lënduarve duhet të jetë një sinjal për secilin prej nesh që të vërë njërën dorë në zemër e tjetrën në xhep, për të ndihmuar financiarisht të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Dhuroni me dorën në zemër sikur kjo tragjedi tu kish ndodhur ju, familjes suaj, të afërmve tuaj. Në ditët që do të vijnë forumi shqiptar dhe Albasoul do të japi kontributin e vetë në fushatën e sensibilizimit të ndihmave humanitare për këtë tragjedi.

    Dy fjalë edhe për ata që nuk dinë të respektojnë as të gjallët e as të vdekurit

    Sic ndodh rëndom me njerëz që në vend të zemrës kanë një gur, të pafuqishëm për të shprehur asnjë shenjë dashurie dhe dhembshurie për popullin e tyre, këta janë më të prirur që të kërkojnë fajtorët dhe të spekullojnë në kulm, kur spitalet shqiptare janë mbushur me të plagosur në gjendje kritike jete, kur familjet e viktimave ende nuk kanë mësuar fatin e të afërmve të tyre, kur një qytezë e tërë është shpërngulur nga frika e shpërthimeve të tjera. Kur njerëzit ende lëndojnë, vajtojnë humbjen, dhe janë pushtuar nga paniku dhe frika, këta zemër-gurë vazhdojnë ritualin e tyre të kukuvajkave që ekzistojnë vetëm për fatkeqësi të tilla. Një fatkeqësi kombëtare si kjo në sytë e tyre shërben si një fat e shans i madh për të avancuar agjendat e tyre politike, karrieriste e personale. Këta janë ata që janë askushi dhe duan të bëhen dikushi duke shfrytëzuar fatkeqësinë e dhimbjen e shqiptarëve.

    Nuk është kjo koha për të ndarë fajet e për të gjetur fajtorët. Pasi të gjithë të vdekurit të jenë mbuluar dhe të kenë marrë nderimet e merituara, pasi të gjithë të lënduarit të kenë marrë ndihmën mjekësore për jetën, pasi të gjithë të shpërngulurit dhe njerëzit e ngelur të pastrehë të kenë siguruar një tavan mbi kokë dhe ushqimin për jetën, pasi shteti dhe ushtria shqiptare të ketë vënë situatën e sigurisë në të gjitha repartet e depot ushtarake nën kontroll, pasi flakët e zjarreve të jenë shuar dhe njerëzit të mund të kthehen në shtëpitë e tyre të braktisura, vetëm atëherë mund të fillojmë e diskutojmë mbi fajin dhe fajtorët.

    Varrosni të vdekurit, ndihmoni të lënduarit, vendosni situatën nën kontroll e pastaj gjeni fajtorët.

    Albo

  4. #164
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Jemi bere shume vend qesharak. Pra disa ditesh qe zi kombetare pasi disa rrebele grabiten nje varke me dhune dhe u mbyten ne te duke i mare jeten edhe pronarit te lokalit ne fshatin Farke.
    Ndersa sot po kerkojme te shkaterrojme municionet me pleq dhe femije te moshes 16 vjec.
    Te kishte plase mire, te ishte hedhur ne ere e gjithe Tirana. Keshtu do kishte qene me mire.

  5. #165
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Per fa te keq edhe fatkeqsite elementare si kjo e fundit ne Gerdec po shfrytezohen per te bere politike e agjitim. Po i ipen edhe dimensione te jashtzakonshme e te fryera. Po quhet tragjedi e po perdoren shprehje joadekuate ne lidhje me havarine e cila ne realitet, ishte me teper pyetje kohe, se gjase.

    Aty behej fjale per municion te skaduar, e jo per asgjesim perimesh te skaduara. Puna me asgjesimin e municioneve te skaduara e cila sic jam informuar po vazhdon qe 4-5 vjete e qe parashihej te perfundonte tek pas vitit 2012 po edhe me vone per shkak te ngecjeve dhe mosplotesimit te zotimeve neper kontrata nga ana e paleve kontraktuese, nenkupton rrezik te vazhdueshem te shperthimit aksidental, pavaresisht masave te sigurise. E megjithate, aty nuk perjashtohet as mundesia e sabotimit...

    Nje havari e ketille diku ne pikat e asgjesimit ishte qeshtje kohe pra, e jo qeshtje gjase. Ai qe 'luan' me zjarr heret a vone digjet, dhe sa me gjate qe luan me te, gjasat se nje dite do te digjet vertete, shtohen. Nje dite do te ndodhe nje ekces qe do te shkaktoje pakujdesi, pakujdesia havari e havaria nje bilanc te tmerrshem.

    Megjithate, dikush qe ka pasur pervoja te tilla me depo te municionit, do te priste nje bilanc krejtesishit tjeter. Nje bilanc me permasa te humbjeve 101% ++
    Nje bilanc, me mbi 300 te vdekur ne vend duke ia lene hapur probabilitetit edhe dy here aq ne zonen e banuar. Por ndodhi e kunderta.

    Nga gjithsej sa gjindeshin ne vatren e shperthimit, nuk pesuan as 5% te numrit qe teorikisht do te llogariteshin te vdekur qe ne valen e pare te goditjes pa asnje shprese se do te kete te ndonje te shpetuar. Ne zonen zero para shperthimit ndodheshin mbi 300 persona! Por ndodhi e kunderta. Humbje pati me pak se aq sa do te llogariteshin si te shpetuar nga mrekullia. Teorikisht bilanci i te vdekurve ka mundur te jete i kundert. Te shpetuar vetem 9, edhe ata ne gjendje te rende shendetsore.

    Prandaj, krahasuar me rrezikun dhe permasat vdekjeprurese te tij, une kunsideroj se kjo fatkeqsi ka kaluar me humbje minimale ne njerez ne krahasim me shifrat e pritshme dhe se mund te quhet nje mrekulli e vertete.

    Nje municion te tille do te mund ta kishte detonuar edhe nje terrmet i shkalles se mesme, andaj perllogari te tilla nga njerez te papergjegjshem kombtarisht jane dashakeqe dhe te demshme ne cdo situate. Sepse kjo ishte nje fatkeqsi elementare.
    Ne Fatkeqsi Elementare, nuk kerkohet fajtor por veprim; ndihme sa me e shpejte dhe mobilizim i pergjithshem drejte sanimit te demeve te perjetuara.

    Kur eshte ne pyetje jeta e njeriut nuk ka fatkeqsi te lehta, kjo eshte nje fatkeqsi e rende dhe humbjet jane te medha. Por mrekullisht gjer tani po tregohet se jane me te vogla se humbjet priteshin. Dhe sa per te keputur spekulimet dashakeqe mjafton te kujtojme humbjet qe ne patem ne aksidentin ne trafik te nxenesve Kosovar qe po ktheheshin nga ekskursioni ne Shqiperi pak vjet me pare.

    Humbjet ne njerez, qe jane pasuria me e madhe e shoqerise sone ne kete havari te llahtarshme, fatmirsisht nuk jane me te medha se humbja aq e prekshme e vellezerve binjake ne naten e ditelindjes se tyre me gjithe anetaret e pranishem te familjes qe sapo kishin mbushur 3 vjet me barken e fundosur ne liqe.

    Prandaj urojme te gjithe se bashku, qe numri i raportuar i viktimave te mos rritet, me crast shprehim tronditjen tone te thelle dhe ngushellimet me te sinqerta anetareve te familjeve qe humben te dashurit e tyre ndersa te plagosurve nje sherim sa me te shpejte dhe sa me te suksesshem te gjithe se bashku keshtu te tronditur dhe te piklluar sic kemi qelluar kudo qe gjindemi duke ndare kete dhimbje te madhe per ne.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  6. #166
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Nje tragjedi shume e rende, qe na ka trondit shume. Ngushllime te gjithe atyre qe kane humbur njerez te familjes se tyre.

  7. #167
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Te shkretet shqiptare....te shkretet ne
    Ah shqiptar, o fatzi

  8. #168
    Lajm i tmerrshem ky. Ngushellime gjithe familjeve dhe ishalla sa me pak te vdekur.

    Sa ka vajtur numri i te vdekurve dhe te plagosurve?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 17-03-2008 më 09:32

  9. #169
    Citim Postuar më parë nga BlackEagle Lexo Postimin

    Dorheqje zoti Berisha, dhe zoti Mediu.

    Si nuk behen njerez disa mer zot. Jo te shikojne fatkeqesine qe ra mbi koke dhe permasat qe jane kolosale po e shfrytezojne direkt per qellime dhe mllefe politike. Mire qe nuk fajesuat Berishen dhe per 16 te mbyturit e Farkes. Se cfare faji ka Berisha per kete gje hajde merre vesh. Duhet te kontrolloje dhe kontratat e cdo kompanie qe vjen ne Shqiperi Berisha tani se eshte zot i plotfuqishem dhe duhet te jete ne dijeni dhe per dy bide apo tre pllaka qe vihen neper banjot e institucioneve shqiptare. Sa qesharake qe behen disa...

  10. #170
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Si nuk behen njerez disa mer zot. Jo te shikojne fatkeqesine qe ra mbi koke dhe permasat qe jane kolosale po e shfrytezojne direkt per qellime dhe mllefe politike. Mire qe nuk fajesuat Berishen dhe per 16 te mbyturit e Farkes. Se cfare faji ka Berisha per kete gje hajde merre vesh. Duhet te kontrolloje dhe kontratat e cdo kompanie qe vjen ne Shqiperi Berisha tani se eshte zot i plotfuqishem dhe duhet te jete ne dijeni dhe per dy bide apo tre pllaka qe vihen neper banjot e institucioneve shqiptare. Sa qesharake qe behen disa...

    Normal qe pergjegjesite duhen nxjerre pasi te mbaroje dhe ndihma karshi atyre njerezve qe duhen ndihmuar. Nuk besoj se qeveritaret tane te dashur nuk jane pergjes per ate qe ndodhi?
    E njejta ndodhi ndodhi sot e nje vit me pare ne Tepelene dhe askush nuk mori asnje pergjegjesi per ate cka ndodhi atje, mos duhet te plase ne shtepine tende qete besh dike me faj!?
    A e di zoteria juaj qe aty punonin gra per larjen e predhave para cmontimit? A di qe punotoret qe punonin aty nuk kishin idene e armatimit ushtarak dhe mbi kete arsye mund te kete ndodhur nje gabim njerezor teper banal por mjaft tragjik.
    Per kete ngjarje duhet hetuar shume thelle dhe te dalin pergjegjesit se kush solli gjithe ate municion aty qe per mua eshte vendi me i gabuar i zgjedhur.
    Le te mos veme emra specifike si Berisha apo Mediu, le te themi qe eshte gabuar dhe te leme prekurorine te nxjerre fajtoret.

    Dito.

Faqja 17 prej 37 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Balliu i "55" u pergjigjet akuzave per implikim ne aferat e Gerdecit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 12:23
  2. Shqiptari shmang tragjedine
    Nga AjSi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 22:36
  3. Sot 1 vit nga tragjedia e Gërdecit
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 24-03-2009, 19:53
  4. Tragjedia e Gerdecit dhe politizimi i tij
    Nga AVataj në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-01-2009, 09:02
  5. Kush ka pergjegjesi per tragjedine e Gostivarit?
    Nga pacifist në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 13-01-2009, 12:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •