Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316

    Shkrirja e Institucioneve te Akademise se Shkences

    Si do tė shkrihen institutet e Akademisė sė Shkencave

    Tirana Observer, 20 Gusht 2007

    Nėse projektvendimi pėr reformėn nė Institutin e Albanologjisė do tė miratohet, atėherė Rusia, Serbia dhe vende tė tjera nė Ballkan do tė ketė mė shumė studiues dhe specialistė tė kulturės shqiptare se sa vetė Shqipėria. Akti nėnligjor i hartuar nga specialistėt e qeverisė, parashikon qė gjashtė institutet qė merren me studime nė fushėn e Albanologjisė tė shkrihen nė njė tė vetme, duke larguar nga puna pjesėn mė tė madhe tė punonjėsve.

    Nga 300 specialistė dhe doktorė shkencash, qė punojnė aktualisht nė kėto gjashtė institute, nė bazė tė projektvendimit numri i tyre shkon nė 120. Ndėrkohė qė Shkolla Ruse e Shėn Petersburgut dhe ajo e Moskės kanė mbi 100 studiues tė gjuhės dhe kulturės shqiptare. Pa llogaritur kėtu Akademinė Serbe dhe tė vendeve tė tjera tė Ballkanit qė kanė pothuaj tė njėjtin numėr specialistėsh qė merren me studimin e kulturės sė popullit tonė.

    Projektvendimi

    Pas ligjit pėr reformėn nė Akademinė e Shkencave, njė projektvendim i hartuar nga qeveria parashikon njė tjetėr reformė nė institutet e kėsaj akademie. Instituti i Historisė, Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė, Instituti i Arkeologjisė, Instituti i Kulturės Popullore, Qendra e Enciklopedisė Shqiptare, Qendra e Studimit tė Arteve do tė shkrihen nė njė institut tė vetėm, atė tė Albanologjisė. Sipas burimeve nga Akademia e Shkencave, nė grupin e punės qė u ngrit para disa kohėsh, nuk ishte parashikuar qė tė bėhej njė reformė kaq drastike.

    Reforma

    Brenda muajit shtator rreth 180 punonjės tė kėtyre instituteve do tė duhet t’u thonė lamtumirė vendeve tė punės. Por sipas specialistėve, humbja mė e madhe nuk janė vendet e punės, por roli qė kanė kėto institute nė ēėshtjen e gjuhės, kulturės dhe identitetit kombėtar. Me njė numėr mė tė reduktuar punonjėsish ulet dhe roli qė kanė nė shkencat shqiptare kėto institucione. Duke sjellė vetėm njė shembull tė thjeshtė, shtetet fqinje, si Serbia, por edhe universitetet ruse kanė njė numėr mė tė madh studiuesish qė merren me gjuhėn dhe kulturėn shqiptare. Argumentimi qė kanė marrė punonjėsit e kėtyre institucioneve nga ana e specialistėve qė kanė harruar projektvendimin, ėshtė se “shkenca patriotike ka vdekur, dhe nuk ka mė nevojė pėr studime tė identitetit, nė njė kohė qė vendi po shkon drejt evropianizimit”. Anėtarėt e Akademisė dhe specialistėt e kėtyre institucioneve nė grupin e parė qė u ngrit pėr reformėn ranė dakord qė tė kishte njė ndryshim tė statusit tė kėtyre institucioneve. Por kjo gjė pritej tė bėhej gradualisht brenda njė viti. Ndėrkohė qė projektvendimi qė pritet tė miratohet tė mėrkurrėn parashikon qė reforma tė bėhet nė shtator. Sipas pėrfaqėsuesve tė Akademisė sė Shkencave, ky projektvendim nuk ėshtė dėrguar nė kėtė institucion pėr oponencė, si dhe nuk janė pyetur pėrfaqėsues tė tjerė tė shoqėrisė civile. Akademia i ka kėrkuar qeverisė dhe ministrive qė tė dėrgojnė njė kopje tė projektvendimit, pasi kėto institucione kanė qenė nė varėsi tė Akademisė prej mėse tre vitesh.

    Qendra Ndėruniversitare e Studimeve Albanologjike

    1. Instituti i Historisė
    2. Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė
    3. Instituti i Arkeologjisė
    4. Instituti i Kulturės Popullore
    5. Qendra e Enciklopedisė Shqiptare
    6. Qendra e Studimit tė Arteve


    Qendra Kėrkimore universitare e Gjeoshkencave

    1. Instituti i Sizmologjisė
    2. Instituti i Hidrometeorologjisė
    3. Instituti i Fizikės Bėrthamore
    4. Instituti i Kėrkimeve Biologjike
    5. Instituti i Informatikės dhe Matematikės sė Aplikuar
    6. Qendra e Studimeve Hidraulike
    7. Qendra e Studimeve Gjeografike

    Qendra Kėrkimore Universitare e Ujit, Energjisė dhe Mjedisit

    1. Instituti i Hidrometeorologjisė
    2. Qendra e Kėrkimeve Hidraulike.

    * * *

    Jo me kot kam theksuar disa argumente dhe fakte ne artikullin e mesiperm, me i cuditshmi nder te cilet eshte argumenti ne ngjyre blu. Pra, sipas qeverise, meqenese shkencat patriotike (dhe shkencat e tjera ne pergjithesi) konsiderohen te vdekura, atehere institucione specifike te akademise duhen shkrire. Absurditeti qendron ne faktin se ne vend qe qeveria te ndermarre hapa per te promovuar shkencen duke kontribuar materialisht dhe me ane te projektit "Brain Gain", ajo kontribuon ne ndertimin e mezareve te rinj per pjesen e pavdekur te shkences. Eshte patetike ta imagjinosh shkrirjen, jo me ta vulosesh ate.

    Sa per te permendur nje ide qesharake te shkrirjes, eshte nje absurditet perfshirja e Institutit te Informatikes dhe Matematikes se Aplikuar (INIMA) ne qendren e shkencave gjeofizike. Nga njera ane, kjo mund te ule koston materiale, por nga ana tjeter ajo do te rrise koston marxhinale te dobise ne punen e fushes se informatikes dhe shkencave kompjuterike, ashtu sic do te ule efektivitetin e kesaj qendre. Ne kete pike, do te dekurajohen shume informaticiene te rinj, te cilet mund te perbejne nje pjese kyce te ofertes se shumepritur te eksperteve dhe specialisteve te fushes ne fjale. Prandaj, projekti "Brain Gain" ne fushen e informatikes mund te jape pak (per te mos thene ne menyre pesimiste asnje) nga rezultatet e paramenduara. Eshte per t'i thene mjaft idese plakaroqe qe te huajt duhet ta ndertojne shkencen ne Shqiperi, teksa shqiptaret mund te jene eksperte ekuivalente te cdo fushe te aplikueshme ne vend.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ngrihet Qendra Albanologjike dhe Instituti i Gjeoshkencave

    Nga Armand Maho

    Qeveria mori dje nė shqyrtim disa projektvendime tė rėndėsishme pėr reformėn nė fushėn e institucioneve kėrkimore. Kryeministri Berisha i ka vlerėsuar ato si “njė kthesė rrėnjėsore drejt shkėputjes nga njė alternativė, sė cilės i ka kaluar koha, shkėputjes nga njė formė organizimi e shkencės dhe vendosjen e saj nė alternativėn perėndimore".

    Duke veēuar kėto vendime, kryeministri Berisha u shpreh se, "kjo ka ardhur si pasojė e njė pune tė gjatė, tė kujdesshme dhe me pėrkushtim tė njė grupi tė gjerė studiuesish dhe pėrfaqėsuesish tė botės akademike shqiptare."

    Sipas kryeministrit, "nė reformėn e institucioneve kėrkimore tė Akademisė sė Shkencave ka pasur vetėm njė synim kryesor: fuqizimi, mbėshtetja dhe pėrsosja e organizimit tė veprimtarisė kėrkimore shkencore tė kėtyre institucioneve, si dhe vendosja e tyre aty ku ato sot qėndrojnė nė tė gjitha vendet perėndimore."

    "Kjo reformė synon shkėputjen e tyre nga platforma burokratike sovjetike. Nuk duhet tė mohojmė pėrpjekjet e stafeve tė gjera akademike pėr t'u shkėputur, por modeli ishte i vjetėr dhe pėr ata qė kanė punuar me modele, kėto modele nuk zėvendėsohen duke ndryshuar, por duke vendosur njė model tė ri", - tha kryeministri Berisha.

    Nė kėtė drejtim, ai u shpreh se, "nėse tenton tė arrish njė gjė tė re me njė model tė vjetėr, pėrsėrit tė shkuarėn". Sipas kryeministrit, "mėsimėdhėnia dhe kėrkimi shkencor lidhen nė mėnyrė pėrfundimtare dhe organike".

    Qendra e Studimeve Albanologjike

    "Universitetet janė djepi i gjenisė krijuese, i mendimit intelektual, mendimit shkencor. Pra, nė pėrputhje me fushat dhe prioritetin e tyre krijohet Qendra e Studimeve Albanologjike, e cila pėrfshin pas vėrejtjeve dhe sugjerimeve qė kanė bėrė personalitetet e shquara, disa institute si: Instituti i Albanologjisė, Instituti i Arkeologjisė, Instituti i Historisė dhe uroj qė ky institut t'u thotė shqiptarėve tė vėrtetėn mbi historinė e tyre", - deklaroi kryeministri.

    Nė kėtė linjė, kryeministri theksoi se, "edhe sot e kėsaj dite shqiptarėt e kanė tabu historinė e tyre, ndaj ėshtė e domosdoshme qė kėtij instituti t'i kėrkohet tė bėjė historinė jashtė tendencioziteteve ideologjike."

    "Mund tė jemi i vetmi komb qė ende nuk mund tė njohim historinė. Nėse diku mund tė mendohet se kjo nuk na intereson, pėr tė mos thėnė ndonjė tjetėr se kjo na turpėron, sepse sigurisht po t'i nxjerrėsh gjėrat jashtė kontekstit tė kohės mund tė dalin ndryshe, por shqiptarėt nuk kanė pse tė mos vlerėsojnė historinė e tyre dhe arritjet, dėshtimet, sukseset, disfatat, nė mėnyrė qė ajo tė bėhet gjithnjė e mė shumė racionale", - deklaroi kryeministri.

    Duke informuar mė tej mbi kėtė reformė, kryeministri theksoi se, "njė institut tjetėr do tė jetė Instituti i Antropologjisė Kulturore, Instituti i Kulturės Popullore dhe Arteve dhe kjo merr njė vlerė shumė tė madhe, por edhe Instituti i Arkeologjisė ėshtė njė tjetėr institucion i rėndėsishėm i kėsaj qendre, e cila do tė quhet Qendra e Studimeve Albanologjike."

    Sipas kryeministrit, "me kėto hapa pakėsohet burokracia, shtohet shkenca, shtohen investimet dhe financimet".

    "Ne kemi njė potencial tė jashtėzakonshėm nė kėto fusha, si nė fushėn e gjuhėsisė, historisė, arkeologjisė. Njė vend tė pasur me zona arkeologjike sa askush tjetėr, tė pasur nė kulturėn e tij dhe mjerisht jo tė ekspozuar sa duhet", - tha kryeministri, duke shprehur besimin se, "kjo qendėr do tė shkėlqejė dhe do t'u japė njė shtytje tė madhe shkencave albanologjike tė vendit, shkenca bazė tė kombit shqiptar".

    Instituti i Gjeoshkencave

    Gjithashtu, kreu i qeverisė informoi se, "do tė ngrihet Instituti i Gjeoshkencave pranė Institutit Gjeoteknik tė Tiranės dhe ky pėrfshin njė seri departamentesh, institutesh me njė rol shumė tė madh nė rritje".

    Sipas tij, "disa prej kėtyre institucioneve kanė pėsuar njė rrudhje tė madhe". "Sot hidrometeorologjia pėrbėn njė nga pėrparėsitė e mėdha tė kėtij vendi, por ky institut nuk kryen dot, pėr shkak tė mungesės sė fondeve, as detyrėn mė elementare tė monitorimit tė pasurisė sė parė tė kėtij vendi, tė ujėrave. Unė dhashė kėtė shembull, por probleme tė tilla mund tė kenė edhe institucione tė tjera", - tha kryeministri.

    Nė kėtė kuadėr, ai garantoi se, "qeveria ėshtė e vendosur t'u japė atyre tė gjithė buxhetin, tė gjithė mbėshtetjen, tė gjithė hapėsirėn qė ato tė pėrmbushin misionin e tyre, nė mėnyrė qė tė krijojnė ligjėrisht hapėsira tė reja tregu."

    Berisha: Mė shumė fonde pėr ekselencėn shqiptare

    "Nė tė vėrtetė, kjo reformė pėrbėn njė modernizim real tė universiteteve tona. Me kėtė reformė, universitetet tona ngjasojnė me shumė se kurrė me universitetet e vendeve tė tjera perėndimore", - tha kryeministri, duke kėrkuar qė tė rikonsiderohet rritja e buxhetit pėr kėrkime shkencore dhe investimin nė ekselencat shqiptare.

    Sipas tij, "njė fond ėshtė krijuar dhe ky fond do tė fuqizohet, por njė fond i dytė do tė krijohet pėr ekselencat, jo vetėm nė botėn akademike, por ekselencat nė administratėn publike shqiptare, ndaj dhe Ministria e Arsimit duhet tė monitorojė sė bashku me Kėshillin e Lartė tė Arsimit zbatimin e kėsaj reforme, si dhe tė shqyrtojė tė gjithė problematikėn dhe vėshtirėsitė qė mund tė dalin nė zbatimin e saj, duke ndėrhyrė pėr tė lehtėsuar maksimalisht konsolidimin e saj."

    "Kjo ėshtė njė reformė shumė e rėndėsishme pėr vendin, sepse ka tė bėjė me tė ardhmen e vendit, tė universiteteve, me tė ardhmen e zhvillimit tėrėsor tė Shqipėrisė. Ėshtė e domosdoshme qė nė procesin e integrimit tė mund tė shfrytėzohen tė gjitha lehtėsirat qė siguron ky proces pėr fuqizimin e kėrkimit shkencor. Kjo kėrkon anėtarėsimin nė nisma tė caktuara, kėrkon buxhetin pėr kėto nisma, nė mėnyrė qė tė pėrfitohet maksimalisht prej tyre", - tha kryeministri, duke shprehur besimin se, "Ministria e Arsimit dhe Ministria e Integrimit do tė bashkėpunojnė ngushtė pėr suksesin e plotė tė kėsaj reforme".

    Tema

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Berisha: Tė rishkruhet historia

    Kthehen sėrish debatet pėr Luftėn, periudhėn e Enver Hoxhės dhe 28-29 Nėntorin

    Kėshilli i Ministrave ka miratuar dje vendimin pėr rishikimin e historisė sė Shqipėrisė. Me propozim tė ministrit tė Arsimit, Genc Pollo, qeveria krijoi Qendrėn e Studimeve Albanologjike dhe e ngarkon atė tė merret me rishkrimin e historisė jashtė tendencave ideologjike. Duke kėrkuar rishikimin e historisė nga Qendra e Studimeve Albanologjike, e cila pėrbėhet nga Instituti i Historisė, qė do tė ketė tė drejtėn ekskluzive pėr tė shkruar historinė nga e para, kreu i qeverisė premtoi se do tė shtohen financimet dhe investimet nė kėtė fushė. Sipas Kryeministrit Berisha, mund tė jemi i vetmi vend i cili akoma nuk e njeh historinė e tij. "Disa njerėz mendojnė se nuk na intereson historia jonė, pėr tė mos thėnė edhe njė herė tjetėr se herė-herė edhe na turpėron, sigurisht po t‘i nxjerrėsh gjėrat jashtė kontekstit tė kohės mund tė dalin ndryshe, por shqiptarėt nuk kanė pse tė mos e vlerėsojnė historinė e tyre, arritjet, ` ndėshkimet, sukseset, disfatat nė mėnyrė qė ajo tė bėhet gjithmonė e mė shumė racionale", tha kreu i ekzekutivit.

    Njė sėrė vendimesh tė sjella nga Ministria e Arsimit kanė pasur tė bėjnė me njė pikė tė pėrbashkėt, siē ėshtė ajo e reformės nė institucionet kėrkimore tė Akademisė sė Shkencave. Sipas Berishės, kjo reformė ka pasur vetėm njė synim kryesor, fuqizimin, mbėshtetjen dhe pėrsosjen e organizimit tė veprimtarisė sė kėtyre institucioneve.

    Qendra Albanologjike

    Pas vėrejtjeve dhe pas sugjerimeve tė marra nga personalitete tė shquara tė vendit, qeveria krijon Qendrėn e Studimeve Albanologjike, e cila pėrbėhet nga disa institute. Disa prej tyre janė Instituti i Albanologjisė, Instituti i Arkeologjisė, Instituti i Historisė etj. Kreu i qeverisė pohoi se "uroj qė Instituti i Historisė t‘u thotė shqiptarėve tė vėrtetėn". Fjala e Berishės, nė fakt, i ėshtė referuar periudhės qė nga instalimi i regjimit komunist tė Enver Hoxhės e deri mė sot. Propozimi pėr ngritjen e kėsaj qendre dhe mė tepėr pėr shkrimin e historisė nė mėnyrė tė detajuar, ka ardhur nga Ministria e Arsimit. Gjithsesi, vlen tė theksohet se njė vendim i tillė pritet tė krijojė debate ashtu si nė ambientet akademike edhe nė skenėn politike. Pėr tė gjitha kėto vlen tė theksohet ndarja e dy poleve kryesore politike pėr datėn e ēlirimit tė Shqipėrisė, ku e djathta feston 28 Nėntorin dhe e majta 29 Nėntorin. Kreu i Ekzekutivit, pasi ka vendosur miratimin e kėsaj nisme, ka ngarkuar numrin njė tė Ministrisė sė Arsimit tė ndjekė me vėmendje kėtė zhvillim. "Zoti ministėr, edhe sot e kėsaj dite shqiptarėt e kanė tabu historinė. Mendoj se ėshtė e domosdoshme qė kėtij instituti t‘i kėrkohet tė bėjė histori jashtė tendencioziteteve ideologjike, pasi mund tė jemi i vetmi komb qė akoma nuk mund tė njohim historinė tonė", tha Berisha. Bėrja e historisė, gjithmonė e mė shumė racionale, ka qenė nė fokusin e djeshėm tė vendimeve tė Kėshillit tė Ministrave. Institut tjetėr qė do tė krijohet pranė kėsaj qendre do tė jetė ai i kulturės popullore dhe arteve. Sipas kryetarit tė Kėshillit tė Ministrave, kjo merr njė vlerė shumė tė madhe. "Instituti i Arkeologjisė ėshtė njė tjetėr institucion i rėndėsishėm i kėsaj qendre, e cila do tė quhet Qendra e Studimeve Albanologjike. Pra, kėtu taksohen burokracia, shtohet shkenca, do tė shtohen financimet e investimet dhe ne duhet ta marrim me seriozitetin mė tė madh", tha ai. Sipas Berishės, Shqipėria dhe shqiptarėt kanė njė potencial tė jashtėzakonshėm nė kėto fusha, ashtu si nė fushėn e gjuhėsisė.




    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  4. #4
    Ne fakt Berisha do bente mire qe rishkrimin e historise ta fillonte shume me perpara se lufta e dyte boterore dhe periudha e komunizmit. Po kush ta bej thuaj? Te marumit ...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Po! Historia duhet rishikuar. Ne shqiptaret nuk duhet te kemi turp nga historia jone. Kjo eshte nje ndermarrje e madhe duke pasur para sysh se duhen rishikuar tekstet e historise duke filluar nga klasa e trete fillore.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Jo me kot kam theksuar disa argumente dhe fakte ne artikullin e mesiperm, me i cuditshmi nder te cilet eshte argumenti ne ngjyre blu. Pra, sipas qeverise, meqenese shkencat patriotike (dhe shkencat e tjera ne pergjithesi) konsiderohen te vdekura, atehere institucione specifike te akademise duhen shkrire. Absurditeti qendron ne faktin se ne vend qe qeveria te ndermarre hapa per te promovuar shkencen duke kontribuar materialisht dhe me ane te projektit "Brain Gain", ajo kontribuon ne ndertimin e mezareve te rinj per pjesen e pavdekur te shkences.
    Me beri pershtypje togefjaleshi "shkencat patriotike", eshte hera e pare qe e lexoj dhe nuk e kam te qarte se cfare perfaqeson. A mund ta perkufizosh pak?

    Eshte patetike ta imagjinosh shkrirjen, jo me ta vulosesh ate.
    Berisha nuk po shkrin "shkencen", po shkrin ate organizmin shterpe me emrin Akademia e Shkencave te Shqiperise qe ne keto 2 dekadat e fundit ngjason me nje klub pleqsh qe nuk duan tu hapin rrugen shkencetareve te rinj shqiptare. Kur gjithe shoqeria shqiptare perjeton 2 dekada tranzicioni qe kane sjelle transformime te jashtezakonshme, Akademia e Shkencave te Shqiperise vazhdon te jete nje klub ekskluziv i 80 e kusur vjecareve te shkolluar ne Moske dhe qe u linden e thinjen ne epoken komuniste qe transformoi jo vetem botekuptimin e tyre, por tjetersoi edhe shpirtin e tyre.

    Ajo qe eshte e debatueshme eshte cila duhet te jete menyra me e mire e reformimit, por nuk besoj se ka ndonje intelektual shqiptar me mendje te shendoshe e integritet te pacenuar qe nuk deshiron te shohi ndryshime rrenjesore ne Akademine e Shkencave. Dhe nuk ka te beje aspak me emrat e pervecem apo akademiket e nderuar, ka te beje me nevojen e jashtezakonshme qe shqiptaret kane per te rigjetur identitetin e tyre te vertete kombetar larg ndikimeve ideologjike dhe te cliruar nga "vija e Partise dhe mesimet e shokut Enver".

    Une dua te shoh 20 tituj librash e studimesh te publikuara/sponsorizuara nga qendra e studimeve albanologjike ne vit. Dua te shoh dhjetra simpoziume te organizuara nga kjo qender ne mbare hapesiren shqiptare ne bote ne tema nga me te ndryshmet. Dua te shoh krijimin e fondacioneve qe mundesojne bursa shkolle per studente te shkelqyer me mundesi te kufizuara ekonomike. Dua te shoh akademiket shqiptare te pushtojne ekranet e televizioneve, faqet e gazetave, valet e radiove, hapesiren virtuale te Internetit si nje perpjekje per te ndergjegjesuar, edukuar dhe emancipuar gjithe opinionin publik shqiptar.

    Ky eshte per mua kriteri mates i suksesit/deshtimit te reformave ne kete fushe.

    Albo

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Me beri pershtypje togefjaleshi "shkencat patriotike", eshte hera e pare qe e lexoj dhe nuk e kam te qarte se cfare perfaqeson. A mund ta perkufizosh pak?
    Duhet te ta perkufizoj une, apo kryeministri Berisha, krijuesi i termit? E paske vene re edhe ti shtrirjen intelektuale te politikanit ne fjale.

    Akademia e Shkencave te Shqiperise vazhdon te jete nje klub ekskluziv i 80 e kusur vjecareve te shkolluar ne Moske dhe qe u linden e thinjen ne epoken komuniste qe transformoi jo vetem botekuptimin e tyre, por tjetersoi edhe shpirtin e tyre.
    Nese per ty shkenca eshte vartese e cale e politikes, atehere te jap te drejte. Megjithate, nuk eshte e tille. Per me teper, Akadamia e Shkencave vizitohet nga akademike te botes perendimore vazhdimisht. Revista shkencore e akademise sone publikohet edhe ne France e Gjermani. Dua te them se punet shkencore ekzistojne dhe kryhen vazhdimisht, por asnje nga politikanet tane nuk ia ve veshin. Sa projekte per energjetiken dhe ujin e pijshem jane mbyllur neper sirtare, vetem sepse tryezat e rrumbullakta me politikanet shqiptare dhe shkencetare deshtojne? Atehere nga vjen ky stagnacion, nga 80 vjecaret me tituj, apo nga ministri i shendetesise qe ka bere specializim elektro-auto? Ketu qendron ajo patetikja qe permenda.

    Une dua te shoh 20 tituj librash e studimesh te publikuara/sponsorizuara nga qendra e studimeve albanologjike ne vit.
    Pere kete qender nuk kam c'them me teper, sepse jam i te njejtit mendim. Megjithate, mungojne incentivat per te kryer studime. Shkencetaret ne Shqiperi, sa per dijeni, jo vetem qe nuk kane suportin e politikaneve, por as te qytetareve. Imagjino sa revista biznesi e profesionale ekzistojne, e sa revista shkencore botohen. Cuditesh me raportin asimetrik.

    Dhe nuk ka te beje aspak me emrat e pervecem apo akademiket e nderuar, ka te beje me nevojen e jashtezakonshme qe shqiptaret kane per te rigjetur identitetin e tyre te vertete kombetar larg ndikimeve ideologjike dhe te cliruar nga "vija e Partise dhe mesimet e shokut Enver".
    Po, ky eshte njeri aspekt i historise, i cili ka nevoje per rishqyrtim. Por, sic thote Darius, eshte vetem nje aspekt. Tani qe Shqiperia eshte e lire (ose pothuaj e tille), historia duhet rishqyrtuar sa me objektivisht. Qellimi i Berishes nuk eshte rishqyrtimi i historise se Shqiperise, por rishkrimi nga ana e tij e nje pjese te historise. Mbaj mend se librat e historise ne shkollen tete-vjecar ishin te mbushura me fotot e Berishes, te Hajdarit, etj. Ky eshte rishqyrtim? Rrezik foton e Enverit, te Saliut, dhe te Nanos do t'i vendosin ne nje faqe nen titullin "Familja".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 24-08-2007 mė 05:11
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  8. #8
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Nė kėtė kuptim, thekson Duka, ka shumė rėndėsi qė historinė tonė ta paraqesim siē duhet dhe jo vetėm konfliktet me fqinjėt, por edhe marrėdhėniet e fqinjėsisė sė mirė dhe tė bashkėpunimit me ta, si njė obligim qė kemi pėr brezin e ri edhe nė kuadėr tė frymės sė integrimit ballkanik e mė gjerė

    me pak fjale sala pervec inateve personale per te lare,na qenka paguar edhe nga greku....

    Mendoj gjithsesi se eshte dicka pozitive ne kendveshtrimin afatgjate se akademiket tane kruhen e s'punojne fare...duke ulur numrin mbase fillojne dhe e luajne cik menderen ata qe duan te zene nje vend atje dhe nxjerrin gjera per te qene e jo keto pacavure qe na serviren per momentin....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Arkeologu dhe politikani Neritan Ceka vlerėson se pas nismės nuk ka prapaskena politike

    Ceka: Reforma nė shkencė? Berisha u keqkuptua

    Intervista/ Kreu i PAD-sė mendon se do tė jetė shumė e vėshtirė rishkrimi i historisė


    Presidenti i Partisė Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, njėkohėsisht njėri nga personalitetet e arkeologjisė shqiptare, vlerėson se nuk ka asnjė prapaskenė politike pas reformės nė kėrkimin shkencor. Nė njė intervistė pėr "Shqip" ai sqaron se deklarata e Kryeministrit ėshtė keqkuptuar dhe bėn me faj stafin ndihmės tė kreut tė ekzekutivit.

    Zoti Ceka, si e vlerėsoni deklaratėn e fundit tė Kryeministrit Berisha pėr reformėn nė kėrkimin shkencor, ēka nėnkuptonte edhe rishkrimin e historisė?

    Besoj se ka pasur njė lloj keqkuptimi tė asaj ēka tha Kryeministri. Nė njė sistem demokratik nuk mund tė ndodhė diēka e tillė. Imagjinoni sikur kėtė deklaratė ta bėnte Kryeministri i Francės ose i Gjermanisė. Kėto, pėr mendimin tim, janė gjėra pa precedent. Duhet parė nė rastin konkret qė ėshtė njė reformė nė kuadrin e Akademisė, ku studimet albanologjike kalojnė nė njė qendėr tė kėrkimeve universitare nė varėsi tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, por duke ruajtur tė gjithė statusin akademik, autonominė e institutit. Kjo presupozon qė ky ėshtė njė organizėm autonom dhe i pavarur nė veprimtarinė e tij nga qeveria dhe politika nė pėrgjithėsi. Njėsoj siē ėshtė Universiteti dhe Akademia e Shkencave. Sė dyti, dua tė them se historia qė ne kemi sot nuk ėshtė njė histori zyrtare dhe e standardizuar, siē ishte nė kohėn e komunizmit. Atėherė ēdo gjė vendosej nė zyrat e Komitetit Qendror dhe ndiqej nė tė gjitha instancat. Ne sot kemi njė botim tė Akademisė sė Shkencave mbi historinė e Shqipėrisė, por ky nuk ėshtė njė tekst standard, nuk ėshtė njė detyrim pėr tė gjithė qytetarėt dhe institucionet. Shkollat nuk e kanė me detyrim tė ndjekin me patjetėr interpretimet e atij teksti. Madje, duhet thėnė se edhe historitė e shkollave bėhen nė bazė tė njė konkursi midis autorėve, ku secili shpreh interpretimin e vet mbi ngjarjet historike. Pėr mė tepėr akoma, njė shkollė mund tė pėrdorė disa tekste alternative, pra nė njė klasė pėrdor njė tekst dhe te tjetra, me njė mėsues tjetėr, mund tė pėrdorė njė tekst tjetėr. Unė dua tė them se ajo ēka kanė bėrė historianėt shqiptarė kėto 50 vjet qė na ndajnė nga Lufta e Dytė Botėrore nuk ėshtė diēka qė mund tė korrigjohet kollaj e tė hidhet poshtė. Duhet pranuar se breza tė tėrė historianėsh kanė dhėnė njė kontribut tė shquar duke u bazuar nė dokumentet arkivore. Instituti i Historisė ka qenė shumė serioz, ashtu siē ka qenė Instituti i Arkeologjisė, i Gjuhėsisė ose ai i Kulturės Popullore. Librat e botuar prej tyre janė tė njohur e tė pranuar edhe jashtė vendit, tezat e albanologjisė shqiptare mund tė them se dominojnė, pėr sa i pėrket vėrtetėsisė dhe seriozitetit nė tėrė punimet nė kėto fusha, qė janė ndėrkombėtare. Nė kėtė logjikė, nuk mundet qė njė iniciativė qė ndryshon gjithēka tė ndėrmerret nga njė person i vetėm, qoftė ky edhe Kryeministri. Do thosha se e gjithė zhurma e bėrė kėto dy ditėt e fundit ėshtė pa sens, pa logjikė, e palidhur me realitetin dhe qė nuk thotė asgjė. Nuk mund tė jetė njė kthesė nė studimet albanologjike krijimi i njė qendre universitare, qė s‘ėshtė gjė tjetėr veēse njė fazė tranzitore e kalimit tė studimeve nga Akademia drejt universiteteve.

    A janė tė pėrgatitura nė fakt universitetet nė Shqipėri pėr kėtė hap qė parashikohet?

    Natyrisht qė kjo ėshtė njė pyetje shumė me vend. Besoj ka qenė edhe arsyeja se pse kėto institute nuk u kaluan direkt pranė universiteteve, siē u bė me shkencat teknike, nė dy qendrat e krijuara nga institutet. Duhet tė them nė kėtė rast se universitetet tona nuk janė tė pėrgatitura tė pėrthithin aktivitetin e mirėfilltė shkencor. Nga ana tjetėr, duhet pranuar se ka shumė studiues seriozė qė janė njėkohėsisht pedagogė tė universiteteve ose tė fakulteteve shoqėrore. Ka shumė studiues nga Akademia nė fushėn e shkencave, tė cilėt kanė ushtruar njė aktivitet tė gjatė pedagogjik duke krijuar njė brez tė ri studiuesish evropianė. Qendra e kėrkimeve universitare nė kėtė kuptim ėshtė njė fazė tranzitore, kjo ėshtė arsyeja se pse ėshtė ruajtur statusi akademik i kėsaj qendre dhe format e organizimit. Janė ruajtur edhe institutet e veēanta nė kundėrshtim me njė mendim qė, pėr fat tė mirė, nuk pati mbėshtetje qė ishte pėr t‘i kthyer ato nė departamente.

    Eksponentė tė opozitės nuk kanė hezituar ta cilėsojnė nismėn si antikombėtare. A qėndrojnė kėto?

    Natyrisht ka qenė njė debat ku edhe unė jam shprehur. Personalisht kam qenė kundėr kėsaj reforme, e kam quajtur tė parakohshme dhe tė panevojshme. Veēanėrisht nė fushėn e shkencave shoqėrore, duke i konsideruar ato njė thesar tė krijuar me shumė mundim, qoftė pėr sa i pėrket akumulimit tė informacionit shkencor, qoftė pėr sa i pėrket pėrgatitjes sė kuadrove shkencore. Nė momentin qė qeveria merr pėrgjegjėsitė pėr njė veprim tė tillė, jam munduar tė ndikoj pozitivisht pėr njė zgjidhje, tė themi sa mė tė lumtur. Mund tė them se zgjidhja e gjetur pėr tė ruajtur statusin akademik dhe format e instituteve, ruan njėkohėsisht edhe memorien e akumuluar nga kėto institute. Njėkohėsisht ruan autoritetin e kėtyre instituteve qė ėshtė i barabartė me atė tė akademive qė veprojnė sot nė vendet fqinje, Greqi, Maqedoni, Serbi, tė cilat ndikojnė fuqishėm tek opinioni publik pėr sa i pėrket historisė sė kombeve. Nga ana tjetėr, duhet tė themi se ka edhe njė tendencė pozitive kohėt e fundit, qė kjo memorie tė mos pėrdoret negativisht nė gjithė ato procese qė na ēojnė drejt integrimit. Pra, pėr tė rrafshuar ato maja qė janė krijuar nga historia nė keqpėrdorimin e fakteve historike.

    Vazhdimisht periudha e komunizmit ėshtė nė qendėr tė debatit, kur flitet pėr historinė. A mendoni, nė fakt, se ka momente qė duhen rishkruar?

    Debati nuk ėshtė vetėm pėr periudhėn e komunizmit, debati mė i madh ėshtė pėr periudhėn e pushtimin nazi-fashist nė Shqipėri. Tė rolit qė ka luajtur e majta e asaj kohe, sepse nuk mund tė identifikohet gjithė e majta me Partinė Komuniste dhe Enver Hoxhėn. Gjithashtu, kėtu futet edhe fati qė pati e djathta shqiptare, e cila nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr u komprometua nė bashkėpunimin e saj me pushtuesit. Kjo ėshtė diēka qė nuk mund tė korrigjohet asnjėherė. Natyrisht qė do ketė interpretime, sepse edhe veprimet e sė djathtės nuk kanė qenė unike, mes tyre ka pasur njerėz qė mbanin qėndrim properėndimor. Fakti se mund tė alternohet sot e majta dhe e djathta nė pushtet, nuk do tė thotė se mund tė alternohet edhe e vėrteta historike. Sa pėr periudhėn e komunizmit, besoj se qėndrimet janė mė tė unifikuara. Nuk duhet tė kemi asnjė mėdyshje qė kur vjen e majta mund tė fshihen krimet e komunizmit dhe kur vjen e djathta tė fillojnė zhvarrimet, ose kur vjen e majta vendoset 29 Nėntori dhe kur vjen e djathta hiqet 29 Nėntori. Besoj se kėto janė pjesa tragjikomike e historisė sonė, por historinė nuk e bėjnė gjithmonė fitimtarėt, historinė e bėjnė historianėt mbi bazėn e arkivave. E bėn ēdo njeri nė njė vend demokratik qė ka tė drejtėn tė shkruajė variantin e tij, tė ketė lexuesit e tij, ashtu siē historia e kultura e vendit tonė nuk ėshtė vetėm ekskluzivitet i penave shqiptare. Ka institute tė huaja qė kanė si objekt kulturėn dhe historinė e Shqipėrisė.

    A mendoni zoti Ceka se ishte momenti i duhur pėr njė nismė tė tillė, kur vendi ndodhet nė krizė energjetike dhe shumė probleme tė tjera?

    Ju siguroj se kjo s‘ka tė bėjė fare me prapaskena politike. Thjesht, ka qenė nevoja pėr tė nxjerrė njė vendim tė Kėshillit tė Ministrave nė pėrputhje me ligjin qė u miratua nė Kuvend. Pėr faktin e thjeshtė se nė 1 shtator kėto institute duhet tė paguhen nga Ministria e Arsimit dhe jo mė nga Akademia, pasi do mbeteshin punonjėsit pa rroga. Kam idenė se punonjėsit e zyrave tė Kryeministrit i bėnė njė shėrbim tė keq atij duke lanēuar njė thėnie qė nuk mund tė jetė direktivė, thėnie brenda katėr mureve dhe jo pėr t‘u shumėfishuar nga altoparlantėt e shtypit tonė. Jam i sigurt se Kryeministri tani po merret me ēėshtjet e energjisė elektrike, me ēėshtjet e furnizimit me ujė, ēėshtjet e kriminalitetit dhe tėrė ēėshtjet qė do dalin jo vetėm nga rifillimi i politikės nė shtator, por edhe atyre qė lidhen me shkollat, spitalet etj.

    Shqip

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Reforma nė institutet shkencore, kush ikėn dhe kush qėndron

    Akademikėt nėn 75 vjeē, pėrfitues nga ligji i ri. Vetėm 50 pėr qind e punonjėsve do tė mbeten nė institute

    Jonida Tashi

    Tiranė- Shkrirja e Instituteve tė Akademisė sė Shkencave, pėrveē nxjerrjes nga puna tė rreth 50 pėr qind tė kėtyre punonjėsve, do t’i sjellė edhe njė dėm tė madh Akademisė nė zhvillimet shkencore. Data 31 dhjetor do tė jetė dhe dita qė do t’u japė shkėputjen pėrfundimtare kėtyre instituteve nga Akademia, si dhe dita e fundit e punės pėr punonjėsit e kėtyre instituteve. Megjithėse vendimi i fundit i qeverisė pėr Akademinė e Shkencave ėshtė kundėrshtuar nga tė gjithė akademikėt dhe punonjėsit e instituteve kėrkimore, ai ka rėnė nė vesh tė shurdhėt. Ajo qė dihet deri tani se ēdo tė ndodhė me fatin e tyre ėshtė se 500 punonjėsit e kėtij institucioni kėrkimor do t’i marrin pagat e tyre deri nė fund tė muajit dhjetor. Nė njė prononcim pėr gazetėn “Albania”, sekretari Shkencor i Akademisė sė Shkencave, Eduard Sulstarova, ka shpjeguar vendimin e marrė nga Gjykata Kushtetuese si dhe pasojat e kėtij vendimi pėr akademinė dhe punonjėsit e saj. Ai shprehet mjaft skeptik pėr zhvillimet e ardhshme shkencore qė do tė realizojė Akademia e Shkencave pa kėto institute. “Heqja e instituteve i bėn njė dėm tė madh kėrkimit shkencor pėr arsye se kjo ishte njė eksperiencė pozitive 40-vjeēare dhe mjaft frytdhėnėse pėr Akademinė”, - ka pohuar profesor Sulstarova.

    Shpėrblimi

    Mė shumė pėrfitues nga ligji i sapomiratuar pėr akademikėt do tė jenė tė gjithė ata akademikė, tė cilėt i pėrkasin moshės nėn 75 vjeē. Eduard Sulstarova ka bėrė tė ditur se shpėrblimi pėr akademikėt do tė jetė mė i lartė. Kjo pėr arsye se akademikėt, pėrveē pagės pėr shpėrblimin e punės, qė ėshtė minimalisht paga e profesorit 1 milion e 70 mijė lekė, do tė marrin edhe shpėrblim pėr titullin “Akademik”, qė ėshtė 400 mijė lekė nė muaj. Pėrballė kėsaj situate e kundėrta do tė ndodhė me pozitėn e anėtarėve tė Akademisė qė janė mbi moshėn 75 vjeē, tė cilėt do tė marrin vetėm pensionin pėrkatės dhe shpėrblimin pėr titullin.

    Kush ikėn dhe kush qėndron


    Vendimin e Gjykatės Kushtetuese profesor Sulstarova e cilėson si tė padiskutueshėm, pavarėsisht pėlqimit qė kanė akademikėt pėr tė. Kjo edhe pėr vetė faktin se megjithėse kėrkesat edhe mendimet e tyre akademikėt i kanė shprehur para miratimit tė ligjit, ato nuk janė marrė parasysh dhe qeveria ka vendosur vetė. Mė tej Sulstarova pohon: “Ne i kemi shprehur mendimet tona para miratimit tė ligjit nė komisionet parlamentare kur e kemi kontestuar tė gjithė ligjin si tė papėrshtatshėm pėr Akademinė e Shkencave. Por tė gjitha vėrejtjet e bėra nga Akademia nuk janė marrė parasysh dhe ligji ėshtė miratuar nė Parlament ashtu si ka ardhur nga qeveria”. Aktualisht, Akademia e Shkencave ka 26 anėtarė, qė quhen akademikė. Nė bazė tė ligjit tė sapomiratuar, numri i akademikėve do tė shkojė deri nė 30, por do tė ketė edhe 15 anėtarė korrespondentė. Ndėrsa pėrsa i pėrket pėrbėrjes, kjo Akademi pėrbėhet nga dy pjesė, qė janė akademikėt dhe institutet. Ligji i ri e lė Akademinė pa institute dhe kėto tė fundit i tjetėrson dhe transferon nė universitete. Janė pikėrisht 13 institute tė ndara nė dy grupe: Shkencat Natyrore Teknike dhe Shkencat Shoqėrore Albanologjike, tė cilat do tė kthehen nė universitete dhe mund tė jenė kėshtu njė shans pėr t’u punėsuar disa prej punonjėsve tė kėtyre instituteve. Profesor Sulstarova ka bėrė tė ditur se do tė jetė vetėm gjysma e kėtyre punonjėsve qė do tė mund tė punėsohen nė kėto universitete. Pėr kėtė ai ėshtė shprehur: “Nga 200 punonjėsit e pėrjashtuar nga ligji i ri vetėm 50 pėr qind (rreth 100 persona) do tė punėsohen nė institute”. Ndėrkohė qė pėr Institutet e Shkencave Natyrore shkurtimet do tė jenė edhe mė drastike, sepse shansin pėr tė mbetur ende nė punė do ta kenė mė pak se 50 pėr qind e punonjėsve.

    Kontestimet

    Gjithēka ka nisur qė nė dhjetor tė vitit 2006, kur qeveria miratoi ligjin pėr akademikėt, i cili u kontestua nga njė grup deputetėsh pėr tre probleme kryesore. Eduard Sulstarova bėn tė ditur se pika e parė e kontestuar ishte problemi i anėtarėve tė jashtėm tė Akademisė, tė cilėt nė bazė tė ligjit tė ri tė sapomiratuar nuk ekzistojnė mė. Ndėrkohė qė, aktualisht Akademia e Shkencave ka 21 anėtarė tė jashtėm, qė janė personalitete tė njohura nė fushėn e shkencės. E drejta e votės ka qenė pika e dytė e kontestuar. Profesor Sulstarova shpjegon se nė bazė tė ligjit tė vjetėr, akademikėt me moshė mbi 75-vjeē janė anėtarė tė Asamblesė sė Akademisė, por nuk mund tė zgjidhen nė poste drejtuese dhe nuk kanė tė drejtė vote as pėr tė zgjedhur dhe as pėr t’i zgjedhur. Paga e akademikėve ka qenė pika e tretė e kontestuar nga deputetėt, tė cilėt kanė kėrkuar qė akademikėt tė paguhen me pagė dhe jo me shpėrblim. Nė bazė tė ligjit tė vitit 2004 dhe vendimit tė Kėshillit tė Ministrave i vitit 1999, tė gjithė anėtarėt e Akademisė nė vendin tonė merrnin pagė pėr tė gjithė jetėn, siē ndodh nė shumė vende tė tjera tė botės pėr kėtė kategori. Eduard Sulstarova ka bėrė tė ditur se me ligjin e ri akademikėt nuk marrin mė pagė, por shpėrblim. Gjykata Kushtetuese, me gjithė kontestimin e deputetėve dhe kėrkesat e akademikėve, anuloi nga ligji i miratuar nė Parlament vetėm tė drejtėn e votės. Sekretari i Akademisė sė Shkencave shprehet: ”Tani tė gjithė anėtarėt e Akademisė, qė i pėrkasin moshės mbi 75 vjeē, e fitojnė tė drejtėn e votės”. Kjo e drejtė shfrytėzohet pėr zgjedhjen e organeve drejtuese, zgjedhjen e anėtarėve korrespondentė tė Akademisė, por edhe pėr disa probleme tė tjera kur atyre u kėrkohet vota.

    Albania
    24 Tetor 2007

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  2. Diplomohen studentėt e Akademisė Teologjike "Ngjallja e Krishtit"
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-10-2010, 00:23
  3. Shkenca ne Islam
    Nga Shėn Albani nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  4. Zhvillimet e fundit ne Akademinė e Shkencave
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 06-12-2009, 17:12
  5. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •