Hungaria mbeshtet anetaresimin e Shqiperise ne NATO
Ministri hungarez i mbrojtjes ne konferenecen e perbashket te shtypit me Mediu deklaroi se vlereson rolin e Shqiperise ne zhvillimet politike ne Ballkan.
Hungaria mbeshtet fuqimisht anetaresimin e Shqiperise ne NATO dhe planin Ahtisaari. Mesazhi eshte dhene gjate vizites se ministrit tone te mbrojtjes Fatmir Mediu ne Budapest gjate takimit qe pati me homologun e tij hungarez, zotin Imre Szekerez si dhe me ministren e jashtme Kinga Gonz. Ministri hungarez i mbrojtjes Szekerez ne konferenecen e perbashket te shtypit me zotin Mediu deklaroi se vlereson rolin e Shqiperise ne zhvillimet politike ne rajonin e Ballkanit.
Duke folur per ceshtjen e Koosves Szekerez tha se qeveria e tij mbeshtet planin Ahtisaari per statusin e ardhshem te Kosoves. Ai u shpreh se qeveria e ardhshme e Kosoves duhet te gjeje te gjitha instrumentat e duhur politike per implementimin praktik te planit Ahtisaari. Edhe ministrja e jashtme hungareze Kinga Gonz u shpreh se nje kosove e pavarur sipas planit Ahtisaari eshte dhe zgjidhja e duhur diplomatike qe mbeshtet Hungaria.
(news24/balkanweb)
Krijoni Kontakt