Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Letra: Enver Hoxha, urdhër për të vrarë

    Letra: Enver Hoxha, urdhër për të vrarë



    Ka urdhëruar personalisht vrasje ish-udhëheqësi legjendar i Partisë Komuniste Shqiptare, Enver Hoxha, apo jo? Si arriti një “profesor” gjirokastrit, i padiplomuar, të kapë, fillimisht kreun e partisë dhe më tej gjithë kupolën e shtetit? Falë aftësive të veçanta drejtuese, apo sepse ishte mjeshtër i thurjes së intrigave dhe eliminimit të kundërshtarëve?

    Polemikat për t’iu dhënë përgjigje dokumentare këtyre pytjeve kanë nisur që herët, por edhe pse vazhduan me intensitet të shtuar, veçanërisht përgjatë periudhës postkomuniste, nuk u arrit të jepej një përgjigje ekzakte. Ca, sepse-ish krerët e lartë të udhëheqësisë komuniste të mbetur gjallë vazhduan të luajnë rolin e besnikut të partisë dhe Enverit, duke mos dëshmuar asgjë me rëndësi rreth këtij misteri, ca sepse edhe kur u arrit të zbuloheshin dokumente kompromentuese në arkivën e shtetit, u urdhërua që ato të mos publikoheshin. Kështu që, në këtë pikë historia vazhdoi të qëndrojë e patundur, duke e konsideruar figurën e ish-udhëheqësit komunist të papërlyer.

    Fatin e fshehjes ka pasur edhe letra që kemi shtënë në dorë dhe po e publikojmë sot, rreth trembëdhjetë vjet pas shkundjes prej saj të pluhurit arkivor. Kjo letër është një nga faktet e zbuluara gjatë “gërmimeve” në Arkivin Qendror të Shtetit, nga një ekip special historianësh, i ngritur me urdhër qeveritar, por që mbeti e papublikuar, pas dhënies së një urdhri të dytë shtetëror për bllokim. Ndoshta, ngaqë përmbajtja e saj është tejet kompromentuese dhe rëndon aq sa për të qenë shkëndija e parë e hedhjes poshtë të gjithë atyre historive dhe trilleve bajate që afrimojnë vetitë e rralla të ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha, e që, për fatin e keq, i gjen ende në tregun e përditshëm të shtypit dhe medias.

    Pra, ka urdhëruar drejtpërdrejt Enver Hoxha vrasje, apo dora vrastare ka vepruar në emër të popullit? Dokumenti që po paraqesim mban nr.24 dhe i përket dosjes 76, F 14, të Arkivit Qendror të Shtetit dhe emërtesën “Pjesë nga letra e Enver Hoxhës drejtuar Nako Spirut, ku jepet udhëzim për vrasjen e Zef Malas* dhe Llazar Fundos**”. Ajo është firmosur prej ish-udhëheqësit komunist, më datën 4 prill 1944 dhe nis me togfjalëshin: “I dashur shoku Nako”, për të vazhduar më tej me këtë tekst: “Zef Mala të mos shkojë në Kosovë. Përkundrazi, ta dekoroni me një plumb kresë. Ai s’është i mirë dhe duhet të zhduket. Gjeni mënyrën që të mos kuptohet, por në asnjë mënyrë të mos lihet pasdore kjo punë, sikundër i ka lënë pasdore shoku Hysen të tjera këshilla që i kemi dhënë dhe për të cilat është përgjegjës.

    Çështja e Zai Fundos mbetet ajo që ka qenë. Çështja e autokritikës s’na intereson dhe as që duhet të përmendet, sikundër e kanë bërë në Korçë, gjë që e popullarizon. Ai mbetet armik i poshtër i partisë dhe hesapin dhe autokritikën s’mund ta bëjë as këtu, as në Itali, po atje lart ku e kanë dënuar. Prandaj dhe ky, po të gjendet, po atë fat. Në këtë pikë u thuaj shokëve që të mos gabohen. Të fala shoqërore Tarasi***”




    * Zef Mala, ish-kryetar i grupit komunist të Shkodrës

    ** Llazar Fundo, i dënuar nga udhëheqja e PKSH-së si tradhtar i Kominternit dhe i vijës së PKSH-së.

    *** Tarasi, njëri nga pseudonimet që ish-udhëheqësi komunist, Enver Hoxha, mbante gjatë kohës së luftës.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Auroraa
    Anëtarësuar
    02-07-2007
    Vendndodhja
    KOSOVA dhe USA
    Postime
    399
    Enver Hoxha .. ncncncncn sa njeri i lig kishte qene ky. Kam pare shume emicione ne TVSH per Enverin. Me ka ardhur keq cka ju ka bere shqiptareve ne Shqiperi.nejse

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    .....eh ....Sikur te ishte vetem enver hoxha...sa enverer ka lindur kjo toke edhe sa do lindin.............
    "Jugosllavia ështe pjelle imperialiste e fuqive te medha ,edhe si e tille do shperbehet nje dite"

    enver hoxha

    andej nga kosova kame degjuar per nje tjeter enver brraçe rrugova...ai qe kur thereshin bijet e lokes ai pinte kafe me miloshemotermadhin?

  4. #4
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Vaj vatani e mjer mileti per keta envera!
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

  5. #5
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Enver Hoxhen mos e tret dheu sa mrapa i la Shqiptaret.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2007
    Postime
    61
    Në atë 50 vjetësh u çlirua vendi, u zhduk analfabetizmi.... kurse pas viteve 1955 u bë vendi yn me Univerzitet në Tiranë. U krijua akademia e shkencave, teatri kombëtar, kinematografia shqiptare. U krijua Instituti i Historisë dhe Arkeologjisë u bënë gërmime në gjithë vendin. Përderisa sot historia shqiptare është ndryshuar dhe është në interes të fqinjëve se ata urdhërojnë.
    U arrit të njëhsohej gjuha shqipe mision ky i filluar me rilindesit mori formë në atë kohë. Këto arritje ishin fryt i mundit sakrificave gjakut të popullit tonë dhe ato nuk mund të hidhen poshtë me arsyen absurde se u benë në kohën e diktatures. Deri aty patën mundësi , tash e tutje i mbetet kohës profesorëve, akademikëve që ta përcjellin dhe ta ngrisin edhe më lartë Gjuhën Shqipe.
    U ndërtuan fabrika dhe uzina, u thanë këneta duke e shëndrruar në tokë buke e më pas u ndërtuan edhe hidrocentrale për të arritur elektrifikimin edhe nëpër fshatrat më të thella.
    Në vitin 1945 as një km hekurudh nuk kishte vendi i yn ? ,.... kurse në deri në vitin 1990 kishte përafërsisht 800 km...U ndërtuan spitale duke zhdkur sëmundjen malarja [ që ti më bënë krahasime të Shqipëris me shtete të Afrikës] por shko gjeje ndonjë tjetër e të ja mbushësh gushen me ato që pjell mendja e jote zotri. Linjat telefonike u shtrinë deri në rajonet më të thella të vendit. Shteti nga ligjet kanuneve kaloi në zbatimin e ligjeve të shtetit, u shuan gjakmarrjet që sot sidomos veriu mbyllen nga hakmarrjet..... dhe janë të mbyllura shumë familje. Gruaja u ngrit në të njejtin nivel me burrin nëse ma heret nuk ishte por ishte e shtypur nga konservatorët e kohës.
    Pas viteve të 80-ta diku kishte përfunduar ndërtimi i brezareve që nga Himara deri në Butrint. Ishte kjo vepër e rinisë sonë kurse sot e kemi një rini pothuajse krejtësisht të shkatërruar. Tani dalim pak tek ushtria ...
    Në vitin 1949 Shteti shqipëtar ishte ai që u përballi ushtrisë greke që pretendonte jugun ishte ushtria shqiptare
    e cila i perballoi vetë ate plan djallëzor më pas edhe provokimeve të jugosllavëve që deshtën të futen nga Korça gjithashtu edhe Angloamerikanëve që u nisen nga Kajro pa ndihmë nga jashtë, kurse në vitin 1999 Shteti Shqiptar i varur nga të huajt priste ndihmën e Natos dhe ushtria shqiptare ishte e paafte për ti mbrojtur shtetasit e saj kur sërbët sulmuan kufirin. Kurse Enver Hoxha dikur kundërshtoi Hrushovin për ca kushte që i vuri Shqiperise.

    Sa e pavarur është sot Shqipëria !?

    Pas hapjes së Shqipërs... ajo sot është e varur ekonomikisht. Kjo varësi është e rrezikshme për shkak të futjes së kapitalit nga Shteti Grek i cili ka qëllime antishqiptare. Ky investim i shtetit Grek ua zen frymën; investimeve shqiptare, telefonis shqiptare, rrugëve që po ndërtohen shqiptare, gjithashtu edhe kursimeve shqiptare me një fjalë është bllokuar dhe paralizuar ekonomia e vendit në secilën pore të jetës....Sidomos pas viteve 1997.
    Të mos filloj tani edhe ti shkruaj borgjet që ka marr shteti që nga fondi ndërkombëtar etj etj.... që dikur nuk e kishte as një Lek borgji të huajve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Etërit : 20-10-2007 më 08:18 Arsyeja: marr nga një shkrim me pseudonim Shpatii

  7. #7
    O eterit, pash zotin ca e ke kete fjalim pleniumi qe ke sjelle ketu?

    Jo per gje po ke harruar pa permendur burgjet nga me mizoret ne Europe, kampet e punes se detyruar, dhunen psikologjike dhe fizike te ushtruar ndaj nje populli te tere. Shitjen e Kosoves, zhdukjen masive te trurit intelektual te asaj kohe, masakrimin e historise, etnologjse dhe kultures se lashte te shqiptareve. Ke harruar pa permendur sigurimin qe te plaste brenda per nje shishe vaj qe thoje se mungon ne treg. Ke harruar pa permendur te vraret ne kufij apo nena e baballare qe ju thane syte se nuk e dinin se ku i kishin kockat bijte e tyre. Ke harruar te permendesh percudnimin moral dhe mendor te nje populli te tere, varferine e tejskajshme, majmunerine ndaj cdo gjeje te huaj qe perbente sakrilegj...Nuk i numeroj dot me se u lodha.

  8. #8
    S'eshte per tu cuditur. Kane ngelur ende pinjollet e atij sistemi. S'ke c'ben, do ja degjojme zerin edhe per nja 10-20 vjet derisa koha te bej te veten e ti zhduki njehere e pergjithmone nga faqja e dheut kete fare te ndyre.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  9. #9
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Fara e qelbur e komunizmit..............shkaku pse jemi ketu ku jemi,nuk kemi shpetuar akoma,jane nga te gjitha krahet majtas dhe djathtas,me te felliqurit jane pseudoantikomunistet e djathte qe ne fakt jane komuniste 24 karat,po keta te majtet?keta jane plehra te vertete
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-08-2007
    Postime
    192
    shkrimi nga "eterit" se bashku me ate te "darius"plotesojne historikisht sistemin komunist te udhehequr nga e. h.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. DASHURIA NDAJ ARMIQEVE - Urdher i Krishti!!!
    Nga Rroni01 në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 10:13
  2. Qytetet Shqiptare Te Ngritura Me Urdher Dhe Agonia E Tyre
    Nga Astrit Kosturi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 02:58
  3. Prostitutë me urdhër të vjehrrës
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 21-01-2007, 16:48
  4. Shën Gliqeria - 13 maj
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-12-2006, 01:41
  5. Moisiu jep urdher te vriten qente e Biznesmenit Roche
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 23:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •