
Postuar më parë nga
Octopus
Po ku i lexoni ju të gjitha këto gënjeshtra?
Që t’i gjykohet dikujt për tradhti bashkëshortore duhet të plotësohen disa kushte nga të cilat më të rëndësishme janë:
- femra dhe mashkulli të cilët kanë kryer tradhti bashkëshortore duhet pa përdorim të dhunës të pranojnë se kanë kryer këtë vepër (nga kjo deklaratë mund të tërhiqen në çdo kohë para ekzekutimit të dënimit). Nëse e tërheqin pranimin konsiderohet që nuk kanë kryer tradhtinë dhe dënimi nuk ekzekutohet.
- Nëse vet nuk pranojnë atëherë është e nevojshme që tradhtinë bashkëshortore (që gruan dhe mashkullin ti shohin gjatë aktit) ta shohin 4 (katër) dëshmitarë që në gjykatë do të dëshmonin që kanë parë këtë. D.m.th. katër dëshmitarë, jo një apo dy apo tre. Nëse nuk ka katër dëshmitarë procedura nuk hapet.
- Nëse gjatë gjykimit njëri prej këtyre katër dëshmitarëve e tërheq deklaratën e vet, të akuzuarit lirohen dhe dënimi nuk ekzekutohet.
- Gjykata vërteton nëse dëshmitarët janë të besueshëm, apo mos kanë interes personal që t’i akuzojnë të akuzuarit, çfarë ka qenë sjellja e tyre para procesit etj...
Nëse femra e akuzuar lind gjatë procedurës atëherë mund të përsëritet procedura edhe një herë.
Ka edhe shumë kushte tjera që dikush të dënohet për shkelje të kurorës por këto do të ishin më të rëndësishmet. Vetëm shiko se sa imagjinatë të sëmurë ka pasur autori që ka gënjyer për procedurën rreth tradhëtisë bashkëshortore. Paramendo vetëm se si do të ishte po të ishte e vërtetë kjo që thotë autori i këtyre gënjeshtrave.
Siç mund të shohësh pra nuk janë myslimanët “ata qe vresin grate me gure se i doli kemba nga percja”.
Islami, për dallim nga Bibla, ka rrugëdalje që assesi mos të vijë deri tek e gjithë kjo. Nëse gruas nuk i pëlqen burri i saj, ajo mund të kërkojë shkurorëzim, nuk ka nevojë të bëjë amoralitet.
Në postimin e ardhshëm:
Cili është qëndrimi i dijetarëve lidhur me ata që rrethojnë veten me dinamit dhe vrasin dhjetëra të pafajshëm, makinat bombë, djegia me benzinë e të ngjashme me këto.
Paqe dhe mirësi!
Octopus
Krijoni Kontakt