BooooooooooooooM! Rusia do e haj keq!
Kercenimi rus, Burns: Moska te hedhe poshte deklaratat e Rogozin
Nënsekretari amerikan i Shtetit i quajti "të papërgjegjshme" komentet e përfaqësuesit rus në NATO se mund të nevojitet perdorimi i forces ushtarake pasi disa shtete njohen pavaresine e Kosoves
Shtetet e Bashkuara i kane bërë thirrje Rusisë te hedhë poshtë komentet e sotme të zyrtarit të lartë rus se mund të nevojitet perdorimi i forces ushtarake për të fituar respektin pasi qeveritë perëndimore njohën Kosovën përkundër vërejtjeve të Rusisë. Nënsekretari i Shtetit Nicholas Burns i quajti " të papërgjegjshme" komentet e përfaqësuesit rus në NATO, Dimitrij Rogozin.
Burns gjithashtu kritikoi retorikën e ashpër të qeverisë ruse me të cilën dënohet njohja e pavarësisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende perëndimore."Ne e këshillojmë fuqishëm Rusinë që të jetë më e përgjegjshme në komente publike të saj ndaj Kosovës.Rusia është e izoluar këtë javë, shumë pak vende e mbështesin pozicionin e saj" tha Burns. Nënsekretari i shtetit gjithashtu ka thënë se Rusia nuk është shumë kooperative lidhur me Kosovën.
Nderkaq protestën e sotme në Mitrovicë, Nicholas Burns e ka quajtur "në masë të madhe simbolike".
(europa e lire/balkanweb)
Krijoni Kontakt