Kam pershtypjen se Serbet po luajne sipas skenarit te paralajmeruar nga Rusia+ Eagleburger ne Keshillin e Sigurimit, sipas te cilit vendimi per nje Kosove te pavarur do te sjelle turbullira dhe gjakderdhje te medha ne vitet e ardhshme.
Keto "turbullira" te inskenuara kerkojne ne mos anullimin, se paku ndarje te pjeses me te begate te Kosoves nga kjo e fundit. Me qe BE nuk mund te anulloje vendimin, pavaresia mund te behet preh e cungimit territorial.
Qeveri te Kosoves dhe Shqiperise nuk eshte koha per negociata! Mbase demonstrata masive te ngjashme duhet te zhvillohen nga popullatat e Shqiperise dhe Kosoves per te kundershtuar demagogjine Serbe. Mbase BE eshte mire te paralajmerohet se Kosova nuk do pranoje cungim ne se dikush eshte duke punuar naten per kete.
Asnje nga mediat perendimore nuk po shoh t'i cilesoje Serbet si vandale. Perkundrazi, fajesojne Bushin qe me vendimin e tij ka krijuar armiqesi me popullin e dashur Serb. E njejta edhe ne Britani. Paparaci kosovar/shqiptar (Visar Kryeziu) pasuron mediat e huaja me pamje te shiptareve te raskapitur duke terhequr karroce me kale ne Vuciterne, nderkohe qe serbet publikojne fotografi te popullates qe vajton. Mesazhi eshte i qarte.
PS. Ne se Obama fiton ne Amerike, prisni nje prononcim pro Serb te SHBA-ve.
Krijoni Kontakt