Close
Faqja 13 prej 22 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 212
  1. #121
    Mbas dy ditesh 'sherri' intensiv me serbet ne lidhjet qe kam postuar me siper jam bindur per dicka. Gjithmone e kam ditur qe propaganda e tyre ka qene shume e fuqishme sic kane qene dhe investimet ne ate drejtim. Por sma kishte marre mendja kurre qe helmi i kesaj propagande te kishte helmuar kaq keq opinionin nderkombetar. Dhe ketu e kam fjalen per njerez te thjeshte. Ne mes morise se webfaqeve nga me disinformueset dhe mashtrueset qe mund te ekzistojne ku na nxjerrin ne shqiptaret si popull te pabese, semitiste, te dhunshem, fondamentaliste etj etj etj... ka dhe studime nga shkenctare dhe doktore serbe me tituj doktorature dhe profesorlleku te marre neper Universitetet e botes qe nen kuadrin akademik kane bere nje pune kolosale per te perpunuar opinionin nderkombetar mbi te verteten historike, Serbine, Kosoven dhe sidomos popullin tone. Nga debati i ashper qe po bej ne ate faqe ku nuk jane vetem serbe por nga e gjithe bota bindem per kete gje me shume se kurre.

    Ndersa shkenctaret dhe akademiket tane skane bere as perpjekjen me te vogel qe e verteta historike te rrije aty ku eshte. Jemi shume mbrapa ne kete drejtim. Sa keq

  2. #122
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Mbas dy ditesh 'sherri' intensiv me serbet ne lidhjet qe kam postuar me siper jam bindur per dicka.
    Na i sill dhe nje here linqet se nuk po i gjej...
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #123
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Si çdo e keqe edhe kjo e ka te miren e vet. Qe ata i kan besu ene vet rrenat e tyne, ene kjo osht tuj u bo gropen.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  4. #124
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Hahahaaaaaa gjinahat a skan buk me ngren bre keto,a thua aq keq paskan mbetur pa kosoven hahahaaaaaaaaaaaaaa u knaqa,far e pist keta sllavet.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  5. #125
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Serbët djegin Ambasadën e SHBA, sulmojnë dhe tonën

    Dhjetëra protestues i kanë vënë zjarrin Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Beograd, gjatë protestës masive kundër pavarësisë së Kosovës. Ndërtesa

    ishte e mbyllur para protestës, ndërsa dyert dhe dritaret ishin të mbuluara. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Sean McCormack, tha se asnjë nga punonjësit e ambasadës nuk ndodhej brenda. Ai u bëri thirrje autoriteteve të Serbisë që ta kontrollojnë situatën. "Ne jemi në kontakt me Qeverinë serbe për t'u siguruar se ata i kanë ndërmarrë masat e duhura për t'i përmbushur obligimet e tyrendërkombëtare. Deri tash ata nuk kanë ofruar siguri të duhur policore. Në mënyrë që të jemi të sigurt se ambasada është e mbrojtur, ne u bëjmë thirrje që ta kontrollojnë situatën", tha Sean Mc- Cormack. Ndërkohë mbrëmë rreth orës 11 protestues serbë kanë sulmuar dhe ambasadën Shqiptare në Beograd, por policia në këtë rast ka mundur ti zmbrapsë. Sipas burimeve nga ambasada gjendja pas sulmit u vu nën kontroll. Por dje në mbrëmje ambasada e SHBA u sulmua për herë të dytë dhe në këtë mësymje gjeti vdekjen një protestues serb e u plagosën 70 të tjerë. Protestuesit gjithashtu kanë djegur edheflamujt e Ambasadës kroate dhe asaj kanadeze. Njoftohet se policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe është përleshur me protestuesit, por kjo ka ndodhur vetëm pasi demonstrata kishte marrë përmasa të mëdha. Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve të protestave në Beograd që të tërhiqen nga rrugët dhe të pushojnë së sulmuari ambasadat e huaja. "Kjo vetëm e dëmton mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit tonë, si dhe mbrojtjen e Kosovës. Kjo vetëm e largon Kosovën nga Serbia", porositi Tadiq nga Bukureshti. Protestuesve më herët iu drejtua kryeministri Vojisllav Koshtunica. "Vëllezërit tanë në Kosovë nuk janë të vetëm dhe nuk janë të harruar. Përderisa do t'i hedhim poshtë ultimatumet, ne do të jemi të lirë. Përkushtimet janë bërë, fjalët tona i ka dëgjuar e gjithë bota dhe dihet shumë mirë se sa e fortë është fjala serbe. Kosova është Serbi", tha Koshtunica.

    Serbët në kufi

    Pjesëtarët e Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK), të ndihmuar edhe nga paqeruajtësit ndërkombëtarë të KFOR-it, kanë ndaluar dje në mesditë një grup prej rreth 200 serbësh, veteranë të luftërave të viteve të '90-të, në vendkalimin kufitar Merdar, në mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën kanë tentuar dhunshëm të hyjnë nga Kurshumlia në Podujevë. Serbët, siç deklaruan për KosovaLive zyrtarë të SHPK-së, kanë kaluar kordonin e policisë serbe, ndërkaq kanë hasur në barrikadat e SHPK-së në pjesën e Kosovës. Zëdhënësi i policisë kosovare, Veton Elshani, tha për KosovaLive se në orën 13:20, një grup prej rreth 200 serbësh, kanë tejkaluar kordonin serb të policisë në vendkalimin Merdar dhe kanë mësyrë territorin e Kosovës, mirëpo para tyre kanë dalë njësitet e SHPK-së, të cilët i kanë zmbrapsur ata. Aktualisht në vendkalimin Merdar, siç tha ai, kanë dalë edhe paqeruajtësit ndërkombëtarë të KFOR-it, ndërsa gjendja e sigurisë është nën kontroll të plotë të njësive të sigurisë. Ndërsa serbët, sipas Elshanit, janë afër urës në zonën neutrale, ndërsa në shenjë revolte kanë ndezur disa goma. Në anën tjetër, mediat serbe transmetojnë lajme, sipas të cilave, serbët, veteranë të luftërave të viteve '90-të në ish- Jugosllavi, kanë hyrë në territorin e Kosovës dhe i kanë sulmuar me gurë policët e SHPK-së.

    BANJA LUK LUKA, , PRO PROTEST TEST TESTOJNË OJNË

    SERBËT E BOSNJËS


    Një incident i veçuar u njoftua në Bosnje- Hercegovinë, ku protestuesit serbë në Banja Lluka qëlluan me gurë policinë, e cila u kundërpërgjigj. Ndërkaq, një numër vendesh të tjera vazhdojnë të njohin pavarësinë e Kosovës. Italia dhe Estonia njohën sot pavarësinë e Kosovës. Një numër vendesh kanë njohur zyrtarishtpavarësinë e Kosovës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Shqipërinë, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë.

    SHPK dhe KFOR ndalojnë hyrjen në Kosovë të 200 rezervistëve serbë

    Zmbrapsen serbët, tentuan thyerjen e kufirit në Merdar

    Pjesëtarët e Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK), të ndihmuar edhe nga paqeruajtësit ndërkombëtarë të KFOR-it, kanë ndaluar dje në mesditë një grup prej rreth 200 serbësh, veteranë të luftërave të viteve të '90-të, në vendkalimin kufitar Merdar, në mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën kanë tentuar dhunshëm të hyjnë nga Kurshumlia në Podujevë. Serbët, siç deklaruan për KosovaLive zyrtarë të SHPK-së, kanë kaluar kordonin e policisë serbe, ndërkaq kanë hasur në barrikadat e SHPK-së në pjesën e Kosovës.

    Zëdhënësi i policisë kosovare, Veton Elshani, tha për KosovaLive se në orën 13:20, një grup prej rreth 200 serbësh, kanë tejkaluar kordonin serb të policisë në vendkalimin Merdar dhe kanë mësyrë territorin e Kosovës, mirëpo para tyre kanë dalë njësitet e SHPK-së, të cilët i kanë zmbrapsur ata. Aktualisht në vendkalimin Merdar, siç tha ai, kanë dalë edhe paqeruajtësit ndërkombëtarë të KFOR-it, ndërsa gjendja e sigurisë është nën kontroll të plotë të njësive të sigurisë. Ndërsa serbët, sipas Elshanit, janë afër urës në zonën neutrale, ndërsa në shenjë revolte kanë ndezur disa goma. Në anën tjetër, mediat serbe transmetojnë lajme, sipas të cilave, serbët, veteranë të luftërave të viteve '90-të në ish-Jugosllavi, kanë hyrë në territorin e Kosovës dhe i kanë sulmuar me gurë policët e SHPK-së. Ndryshe, sulmi i qytetarëve të Serbisë në drejtim të Kosovës, erdhi pasi Kosova më 17 shkurt e shpalli veten të pavarur dhe sovrane, ndërkohë që shteti i ri u pranua nga vendet më me ndikim në botë. Rebelimi i serbëve fillimisht u shfaq në pjesën veriore të Kosovës, ku një grup serbësh të maskuar dogjën dy pika kontrolli në mes Kosovës dhe Serbisë. Sulmin mbi këto pika të SHPK-së, i mori një organizatë fantazmë e serbëve, e quajtur "Mlada Bosna". Ndërkaq, pas këtij akti të dhunshëm, paqeruajtësit e KFOR-it janë stacionuar në pikat e djegura kufitare

    Banja Luka, protestojnë serbët e Bosnjës

    Një incident i veçuar u njoftua në Bosnje-Hercegovinë, ku protestuesit serbë në Banja Lluka qëlluan me gurë policinë, e cila u kundërpërgjigj. Ndërkaq, një numër vendesh të tjera vazhdojnë të njohin pavarësinë e Kosovës. Italia dhe Estonia njohën sot pavarësinë e Kosovës. Një numër vendesh kanë njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Shqipërinë, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë.

    "Amnesty International u bën thirrje autoriteteve të dënonjnë sulmet ndaj veprimtarëve

    Serbët kërkojnë rikthimin e kohës së Milosheviçit

    Organizata Amnesty International u bëri thirrje autoriteteve serbe dhe në veçanti kryeministrit Vojisllav Koshtunica, si dhe Presidentit Boris Tadiç, të dënojnë menjëherë sulmet ndaj veprimtarëve të të drejtave të njeriut dhe pakicave etnike në vend.

    "Nëse autoritetet nuk veprojnë tani, mund të vihen në rrezik jetë njerëzish, pasi janë planifikuar protesta të tjera kundër pavarësisë së Kosovës," paralajmëroi Nicola Duckëorth, Drejtor i Programit për Evropën dhe Azinë Qendrore në organizatën Amnesty International.

    "Autoritetet serbe duhet të dënojnë me forcë çdo përpjekje për të vënë në shënjestër pjesëtarë të shoqërisë serbe. Ata duhet të sigurohen se çdo sulm ndaj veprimtarëve për të drejtat e njeriut dhe pakicave të hetohen menjëherë, për të identifikuar personat përgjegjës, dhe për t'i sjellë para drejtësisë", tha ai.

    Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, një anëtar i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daeic foli në parlamentin serb në mbështetje të një politike të ish-Presidentit Sllobodan Millosheviç, duke thënë se ai do të ishte pro ndalimit të të gjitha partive politike dhe organizatave joqeveritare që e njihnin pavarësinë e Kosovës. Ai veçoi Natasha Kandiçin, një veprimtare e të drejtave të njeriut dhe drejtore e Qendrës për Ligjin Humanitar në Beograd, që mori pjesë në ceremoninë e shpalljes së pavarësisë në Kuvendin e Kosovës më 17 shkurt 2008. Sipas njoftimeve të medias, Partia Socialiste e Serbisë po depoziton një ankesë penale kundër Natasha Kandiçit për nxitje për të komprometuar tërësinë territoriale të Serbisë.

    Përveç këtij kërcënimi, Amnesty International është gjithashtu e shqetësuar për sigurinë e Natasha Kandiçit. Një intervistë me Borko Iliçin, nënpresident i Partisë Demokratike të Serbisë, në të përditshmen Kurir, ishte e titulluar "Tradhtare". Një tjetër artikull në të përditshmen Vecernje Novosti titullohej "Natasha Kandiç, gruaja që nuk ekziston", duke lënë të kuptohej se si një person joekzistent, eliminimi i saj nuk do të kishte pasoja. Edhe aktivistë të tjerë të të drejtave të njeriut kanë pasur shqetësime për sigurinë e tyre.

    Gjatë protestave të 19 shkurtit në qytetet kryesore të Serbisë, ku morën pjesë qindra njerëz, demonstruesit, sipas njoftimeve, bënë thirrje për vrasjen e shqiptarëve. Në Kragujevac, një restorant goranësh, u vandalizua. Në Bor, dritaret e një dyqani që menaxhohet po nga goranët, u thyen, po ashtu edhe xhamat e makinave.

    "Është shumë e rëndësishme që autoritetet të marrin masa të dukshme për të parandaluar çdo lloj shkelje të të drejtave të njeriut në të ardhmen", tha zoti Duckëorth.

    Ministri i Jashtëm Lulzim Basha flet mbi pretendimet e Serbisë

    Basha: Kufijtë e Kosovës, të pacenueshëm

    TIRANË- Në momentet kur Kosova sapo ka shpallur pavarësinë e saj, ministri i Jashtëm Lulzim Basha tha dje se Shqipëria nuk do të pranojë asnjë skenar të ndarjes së Kosovës. Ministri Basha deklaroi se integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm dhe qëndrimi i qeverisë kosovare është i rakorduar me aleatët, qëndrim ky gjakftohtë dhe me vetëbesim. Gjatë një konferencë për shtyp, dhënë së bashku me ministrin e Jashtëm të Letonisë, Maris Riekstins Basha, theksoi se Kosova e pavarur në kufijtë e saj ndërkombëtarë do vazhdojë të pranohet nga komuniteti ndërkombëtar, dhe ky është i vetmi realitet që do të mbizotërojë. "Asnjë përpjekje për të vënë në diskutim integritetin territorial të Kosovës, nuk mund të ketë sukses, pasi kosto e përpjekjeve të tilla është shumë më e lartë se çdo përfitim i momentit. Ndaj besojmë se si komuniteti serb në Kosovë, ashtu edhe Beogradi, e kuptojnë rëndësinë e të vepruarit në kufijtë ekzistues, abstraktë dhe konkretë, dhe pavarësisht prej situatës së momentit, e cila ishte e parashikueshme, integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm", është shprehur Basha. Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Letonisë deklaroi se vendimi i vendit të tij për njohjen e pavarësisë së Kosovës erdhi pas një analize të plotë të zhvillimit në rajon,dhe e ardhmja e Serbisë është në Bashkimin Evropian.

    Kryeministri kërkon rishqyrtimin e kuadrit ligjor me Kosovën

    Berisha: Kosova, të vendoset godina për ambasadën

    Kryeministri Sali Berisha i kërkoi dje të gjitha ministrive që të rishqyrtojnë kuadrin ligjor të bashkëpunimit me Kosovën. Gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha tha se të gjitha ministritë duhet të punojnë për plotësimin e kuadrit ligjor dhe nënshkrimin e të gjitha marrëveshjeve të bashkëpunimit mes dy vendeve. "Të gjitha ministritë të rishqyrtojnë të gjithë kuadrin ligjor të bashkëpunimit me Kosovën dhe të punojnë për plotësimin e tij, dhe nënshkrimin e të gjitha marrëveshjeve të nevojshme për një bashkëpunim të shkëlqyer midis dy vendeve të pavarura," u shpreh Kryeministri. Një tjetër kërkesë e Berishës ishte dhe ajo e drejtuar për Ministrinë e Jashtme. Kjo e fundit, tha Berisha, duhet të përcaktojë brenda një afati të shkurtër ndërtesën për ambasadën, që qeveria shqiptare do t'ia bëjë dhuratë qeverisë së Kosovës. Duke vlerësuar punën e bërë gjatë këtyre viteve në këtë drejtim, Kryeministri theksoi se me pavarësinë e Kosovës krijohen kushte dhe hapësira të reja të mëdha bashkëpunimi mes dy vendeve.


    Shekulli
    Sui generis

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e F-tim
    Anëtarësuar
    21-02-2008
    Postime
    88
    14:25/22.02.08 - Fitzerald: NATO i konsideron protestat serbe si destabilizuese


    Ne i konsiderojmë protestat në Beograd si destabilizuese për rajonin, deklaroi në Tiranë, Komandanti i Forcës së Bashkuar Aleate të NATO-s në Napoli, Admirali Mark Ficxherald, pas një takimi me Kryeministrin Sali Berisha.
    Ne i kërkojmë udhëheqësve të Serbisë t'i tërheqin njerëzit dhe të marrin parasysh këtë fakt, natyrën destabilizuese të këtyre protestave. Është e drejta e njerëzve që të protestojnë në një vend demokratik, por nuk është e drejta e tyre që të marrin armët, deklaroi komandanti i NATO-s, gjatë një konference për shtyp.
    Përsa i takon rolit të KFOR-it në Kosovë, Admirali Ficxherald deklaroi se mandati i tij është ruajtja e sigurisë atje.
    Në radhë të parë mandati i KFOR-it në Kosovë është ruajtja e sigurisë për atë komb që do të thotë se do t'i trajtojmë njerëzit në mënyrë të barabartë dhe të paanshme. Ky ka qënë dhe do të jetë mandati i KFOR-it dhe besoj se ne këtë gjë e bëjmë shumë mirë. KFOR-i ka forcat e duhura në Kosovë që të mbrojë çdo qytetar, nënvizoi zyrtari i lartë i NATO-|||Lajme.Net|||
    (C) Lajme.Net 2002 - 2006 .Ndalohet riprodhimi i faqes ose nje pjese te saj pa kerkuar nje leje te shkruar.
    Shikohet me mire me Internet Explorer


    KENDI I REKLAMAVE
    __________________________________________________ ___________
    every moment is another chance

  7. #127
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Aman kur s'kan vdek te gjithe serbet kush po lodhet per te.
    Ata askujt nuk i bejn keq pervec vehtes por nga emocionet qe kan s'din ca jan tu be jo te ua ven flaken Ambasadave por eshte e kot kur nuk vrahen njeri me tjetrin dhe te ia ven flaken gjithe Beogradit
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  8. #128
    Uashingtoni reagon ashpër ndaj sulmit kundër Ambasadës në Beograd

    Shtetet e Bashkuara kanë protesutar zyrtarisht ndaj qeverisë së Serbisë mbi masat e pamjaftueshme të sigurimit në ambasadën Amerikane në Brograd, e cila u sulmua dje dhe u dogj pjesërisht nga demonstruesit. Departamenti i Shtetit tha se nervozizmi i serbëve mbi pavarësinë e Kosovës nuk është e justifikueshëm për sulme dhe nxitje anti amerikane në Serbi.

    Zyrtarë të Departamentit të Shtetit thanë se ata janë ende duke u përpjekur të krijojnë një tabllo të qartë të rrethanave të sakta të sulmeve. Por ata shtuan se është e qartë se forcat serbe të policisë pranë ambasadës ishin të pamjaftueshme, kur mijëra demonstrues të nervozuar mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara ishin pranë saj.

    Në një konferencë shtypi dje vonë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormack, tha se zyrtarët dërguan trupa të mjaftueshme policore për të zmbrapsur turmën vetëm pasi ishte shkelur territori i ambasadës dhe pasi nën-Sekretari i Shtetit për Marrëdhëniet Politike, Nicholas Burns, paralajmëroi Kryeministrin serb, Vojisllav Koshtynica dhe Ministrin e Jashtëm, Vuk Jeremiç, se ata do të ishën përgjegjës direkt në qoftëse sulmet do të vazhdonin.


    “Mesazhi ishte shumë i qartë se situata ishte e papranueshme dhe se ata duhet të vepronin menjëherë për të dërguar menjëherë forca të mjaftueshme policore që territori i ambasadës dhe personelit tonë të mos sulmoheshin. Ai ia bëri fare të qartë këtë ministrit të jashtëm se ai do të vinte përpara përgjegjësisë direkte qeverinë serbe për mbrojtjen dhe sigurinë e punonjësve tanë të ambasadës”.

    Zoti McCormack tha se zoti Burns, duke zbatuar urdhërat e Sekretares së Shtetit, Condoleezza Rice, i tha zyrtarëve serbë një situatë e tillë nuk mund të përsëritet më në të ardhmen dhe upër këtë mori siguri nga zoti Koshtunica.

    Zëdhënësi tha se futja në ambasadë dhe zjarret, dëmtuan vetëm një zyrë pritjeje dhe se zonat e sigurisë dhe dokumenta sekrete nuk ishin prekur.

    Duke pasur parasysh demonstratat mbi Kosovën, Ambasadori Amerikan, Cameron Munter, ndërpreu në mesditën e djeshme aktivitetin e ambasadës dhe në momentin e sulmit në ndërtesë ndodheshin vetëm disa punonjës, të sigurimit dhe të tjerë.

    Personeli i ambasadës amerikane është jashtë rrezikut, megjithëse zyrtarët serbë të zjarrfikësve njoftuan se në territorin e ambasadës gjetën një trup të shkrumbuar, ndoshta ndonjë nga protestuesit.

    Serbia ka qenë kritike e ashpër ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj të ngushtë evropiane, për njohjen ditën e hënë të pavarësisë së Kosovës.

    Administrata e Presidentit Bush ishte e mendimit se pavarësia e mbikqyrur nga bashkësia ndërkombëtare, siç ishte thënë vjet nga i dërguari i OKB-së, Marti Ahtisari, ishte e vetmja zgjidhje e drejtë për rajonin e trazuar.

    “Nuk duhet të ketë më nxitje për dhunë. Ne jemi të interesuar për dialog me qeverinë e Serbisë. Bashkimi Evropian është i interesuar për një dialog politik me qeverinë e Serbisë. Është shumë e qartë se ka pikpamje të kundërta rreth veprimeve tona për njohjen e Kosovës dhe veprimeve që të tjerë kanë ndërmarrë për njohjen e Kosovës. Ne mund të bisedojmë rreth kësaj, por asnjë nga këto, asnjë nga këto mosmarrveshje nuk janë një justifikim për të shtyrë të tjerët drej dhunës”.

    Serbia tërhoqi ambasadorin e saj nga Washingtoni në fillim të javës. Zoti McCormack tha se ambasada do të jetë e mbyllur për disa ditë, por Ambasadori Munter do të qëndrojë në Beograd dhe se nga ana e Shteteve të Bashkuara nuk ka qëllime për uljen e nivelit të marrëdhënieve pas ngjarjeve të djeshme.
    Inter Campione d'Italia!!
    2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013... 2500

  9. #129
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vazhdojne tentimet e Serbeve....

    Protesta ne Mitrovice, manifestues serbe tentojne te hyjne ne pjesen shqiptare

    Behet e ditur se rreth 5 mije protestues serbe jane mbledhur mbi uren e lumit Iber duke hedhur parrulla kunder pavaresise se Kosoves.

    MITROVICE- Forcat e Kombeve te Bashkuara jane perballur serish sot me nje proteste ne Mitrovice. Behet e ditur se rreth 5 mije protestues serbe jane mbledhur mbi uren e lumit Iber duke hedhur parrulla kunder pavaresise se Kosoves. Sipas raportimeve njoftohet se protestuesit kane tentuar te kalojne gardhin e forcave te sigurise per te shkuar ne pjesen jugore te Mitrovices. E ndodhur perballe nje situate te tille, forcat e sigurise jane detyruar te shperndajne protestuesit duke perdorur gaz lotesjelles. Protestuesit serbe mbanin ne duar flamuj ku shkruhej “Kosova eshte e jona” dhe protesta ka vijuar per nje kohe te gjate, por nuk jane shenuar incidente qe vinin ne rrezik jeten e njerezve apo forcave te sigurise.


    (news24/balkanweb)
    Sui generis

  10. #130
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Berisha e Fixherald denojne protestat serbe

    Gjate nje takimi me komandanti Fixherald dy bashkebiseduesit kane denuar thirrjet nacionalste dhe esktremiste te kryeministri serb Koshtunica

    Tirane-Protestat e djeshme ne Beograd i ka denuar edhe kryeministri shqiptar Sali Berisha. Deklaratat e kreut te qeverise u bene gjate takimit me admiralin Admiral Mark P. Fitzgerald
    Gjate nje takimi ne Tirane dy bashkebiseduesit kane denuar thirrjet nacionalste dhe esktremiste te kryeministri serb Vojisllav Koshtunica. Kreu i qeverise shqiptare u shpreh se thirrje te tilla te kujtojne kohen e Milloshevicit. "Të sulmosh ambasadat e vendeve të lira të rikujton të shkuarën milosheviçiane. Dua të theksoj se në ngjarjet e djeshme në Beograd kishte disa realitete. Në tërësi populli serb nuk iu përgjigj thirrjes dhe kjo duhet vlerësuar. Megjithë mobilizimin e të gjitha mjeteve të transportit të Serbisë, shumica serbe dëshmoi dje se nuk është për këtë rrugë", u shpreh Berisha gjatë një konference për shtyp.
    Sipas tij, "ishte jashtëzakonisht e rëndë që kryeministri i vendit thërret mitingje për t'u rënë sirenave të nacionalizmit dhe ishte akoma më e shëmtuar që grupe huliganësh, gangsterësh dhe të papërgjegjshmësh iu vunë zjarrin ndërtesave. Kjo është një rrugë që shkon drejt së shkuarës dhe jo drejt së ardhmes dhe unë besoj se është në të kundërt me interesin e vetë kombit serb".

    Fixherald u shpreh se Serbia duhet te heqe dore nga qendrime te tilla dhe se protesta si ato te dites se djeshme mund te destabilizojne rajonin. "Ne i konsiderojmë protestat në Beograd si destabilizuese për rajonin".
    Fixherald shtoi se mandati i KFOR-it ne Kosove nuk do te ndryshoje. "Ne i kërkojmë udhëheqësve të Serbisë t'i tërheqin njerëzit dhe të marrin parasysh këtë fakt, natyrën destabilizuese të këtyre protestave. Është e drejta e njerëzve që të protestojnë në një vend demokratik, por nuk është e drejta e tyre që të marrin armet.
    Persa i perket Kosoves në radhë të parë mandati i KFOR-it është ruajtja e sigurisë për atë komb që do të thotë se do t'i trajtojmë njerëzit në mënyrë të barabartë dhe të paanshme. Ky ka qënë dhe do të jetë mandati i KFOR-it dhe besoj se ne këtë gjë e bëjmë shumë mirë. KFOR-i ka forcat e duhura në Kosovë që të mbrojë çdo qytetar", deklaroi komandanti i NATO-s, gjatë një konference për shtyp me kryeministrin Berisha.
    Fixherald deklaroi gjithashtu se serbet kane tentuar te futin arme drejt Kosoves.


    (d.b)
    Sui generis

Faqja 13 prej 22 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kush janë Dibranët ?
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  2. Ambasada Amerikane: Si duhet të aplikoni për viza!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 22:33
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Mbi politikën e jashtme të SH.B.A.-së
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 11:06
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •