Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Krenar që SHBA-të njohën ndër të parat pavarësinë e Kosovës
Nga Joseph Biden
Statusi i Kosovës ka qenë sfida e fundit e madhe që ka mbetur nga zhbërja e Jugosllavisë. Paqartësia politike e këtij vendi ka nënkuptuar për njerëzit e tij të mos kenë para vetes prospekte për të siguruar investime të huaja, aq të nevojshme për rindërtimin e ekonomisë së tyre apo për një themel politik, mbi të cilin do të rindërtohej shoqëria e tyre.
Për dy vite me radhë, Kombet e Bashkuara kanë bërë përpjekje të ndërmjetësojnë një marrëveshje mbi pavarësinë e Kosovës. Fatkeqësisht, Serbia dhe patroni i saj rus e kanë refuzuar planin, nëpërmjet të cilit Kosova do të fitonte “pavarësinë e mbikëqyrur” dhe pakica serbe do të fitonte mbrojtje të fuqishme.
Asnjëherë gjatë këtyre dy viteve negociatash mbi të ardhmen e Kosovës, Serbia nuk ka arritur të dëshmojë se si vazhdimi i sovranitetit të Serbisë mbi Kosovën do ta përmirësonte jetën e shqiptarëve etnikë, të cilët përbëjnë më shumë se 90 % të popullatës në Kosovë.
Në botën moderne, sovraniteti nuk është e drejtë e trashëguar, është një besim i shenjtë midis qeverisë dhe njerëzve që ajo përfaqëson.
Sllobodan Millosheviçi e ka shkelur këtë besim, gjatë përpjekjeve për ta spastruar etnikisht Kosovën dhe qeveritë që pasuan në Serbi nuk bënë asgjë për ta rivendosur atë besim. Beogradi synonte të mbante vetëm Kosovën dhe jo kosovarët që jetonin aty.
Jetojmë në një botë ku historia ka rëndësi, por edhe qeniet njerëzore gjithashtu. Kosova nuk mund të mbetej një suvenir territorial nga fitorja e kaluar imperialiste e Serbisë. Prandaj, edhe pse zgjidhja e statusit të Kosovës nëpërmjet deklaratës së njëanshme për pavarësinë nuk është ideale, megjithatë mendoj se ishte e nevojshme. Jam krenar që Shtetet e Bashkuara ishin në mesin e vendeve të para në botë që njohën shtetin e ri të pavarur të Kosovës.
Qeveria e re e Kosovës duhet të mbrojë trashëgiminë e madhërishme nga e kaluara e Serbisë, por ne duhet të ndihmojmë në ruajtjen e së ardhmes së Kosovës. Qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike në Kosovë është pajtuar me mbrojtjen e fuqishme për pakicat kombëtare në Kosovë dhe ka iniciuar një sërë kontaktesh pajtimi me serbët e Kosovës. Populli i Kosovës është duke demonstruar se çfarë shteti dëshiron të ndërtojë. Nëse kanë sukses, Kosova do të lulëzojë.
Nuk do të jetë e lehtë. Kosova është duke luftuar me nivele të larta të papunësisë, korrupsionin e gjerë dhe tensionet e vazhdueshme etnike. Por, ky vend posedon rezerva të mëdha energjitike, një popullatë të re dhe potenciale për të qenë me shumicën myslimane më properëndimore në botë. Nëse njerëzit e saj vazhdojnë t’i mbrojnë të drejtat e njeriut dhe të luftojnë korrupsionin, liderët e Kosovës meritojnë mbështetjen tonë të fuqishme në punën e tyre për t’iu bashkuar tërësisht komunitetit të shteteve dhe institucioneve ndërkombëtare.
Do të ishte ideale që të ofronim mbështetje entuziaste edhe për ambiciet euro-atlantike të Serbisë gjithashtu. Beogradi duhet ta përcaktojë dinamikën, në bazë të së cilës edhe vendet tjera në Ballkan masin përparimin e tyre në rrugën për t’iu bashkuar Bashkimit Europian dhe NATO-s.
Por, në vend të kësaj, serbët kanë qenë të viktimizuar nga liderët, të cilët nuk e lëshojnë asnjë rast për të lëshuar rastin. Në vend që të ecin me vendosmëri drejt Europës, liderët në Beograd kanë vazhduar me të vjetrën, përkundër politikave shkatërrimtare të së kaluarës së afërt.
Jam veçanërisht i zhgënjyer me veprimet e disa zyrtarëve të qeverisë serbe, të cilët kanë ardhur në pushtet pasi që kanë zmbrapsur një tiran, por tani iu janë nënshtruar taktikave të njëjta, të cilat dikur i kanë kundërshtuar.
Refuzimi i vazhdueshëm i kryeministrit Koshtunica për të bërë thirrje për arrestimin e të përndjekurve për krime lufte dhe refuzimi i tij për të nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Europian e kanë dëmtuar rëndë pozicionin ndërkombëtar të Beogradit. Liderët e tjerë serbë kanë qenë më pak flagrantë në veprimet e tyre, por, megjithatë, kanë dështuar të marrin qëndrime të palëkundshme, të cilat do të mundësonin që vendi i tyre të ecë përpara.
Dhuna që pasoi shpalljen e pavarësisë së Kosovës ka qenë një rezultat i parashikueshëm dhe i parandalueshëm i individëve, që në një zemërim publik dhanë zjarr dhe pastaj hoqën dorë nga përgjegjësia për pasojat. Qeveria e Serbisë duhet të ndalojë së përdoruri pavarësinë e Kosovës si një arsyetim për të nxitur edhe më shumë dëme në vendin e saj tashmë të lënduar.
Ajo duhet të fillojë të kthejë faqen në politikat e dështuara të 15 vjetëve të fundit dhe të ecë drejt së ardhmes si pjesë e Europës. Ne nuk mund të lejojmë që mosfunksionimi në Beograd të shpërndahet në Kosovë dhe në Bosnjë. Amerikanët, europianët dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë kanë investuar jashtëzakonisht shumë dhe nuk mund të shohin që ambiciet demokratike të këtyre vendeve të shtypen.
Çdo përpjekje nga Beogradi për të nxitur kaos në veriun e Kosovës apo në Republikën Serbe të Bosnjës, duhet të trajtohet me shpejtësi dhe vendosmëri nga Bashkimi Europian dhe nga NATO-ja. Veprimet e Serbisë duhet të jenë faktorë edhe në vendimet e investitorëve të huaj, të cilët konsiderojnë të nisin projekte në këtë vend.
Për tetë vjet me radhë, njerëzit në Kosovë dhe në rajon kanë qenë në betejë për të ndërtuar ekonominë dhe shoqërinë e tyre në themelet e një pasigurie. Sot kemi mundësinë që ta heqim këtë vello dyshimi. Europianët dhe amerikanët duhet të jenë të kujdesshëm në thirrjet e pamenduara për largim nga ky rajon, tani që Kosova është në këmbë të veta. Tensionet do të vazhdojnë të jenë të larta gjatë muajve të ardhshëm. Madje, edhe nën rrethanat ideale, ruajtja e stabilitetit në Ballkan do të kërkojë infuzione thelbësore të ndihmës për zhvillim, paqe-ruajtje dhe diplomaci të shëndoshë.
* Fjalimi i senatorit Joseph Biden, kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin Amerikan
Finlanda njeh pavaresine e Kosoves
Presidentja e Republikes Finlandeze, Tarja Halonen, nenshkroi tekstin per njohjen e pavaresise se Kosoves, qe u miratua nga qeveria e qendres se djathte
Helsinki – Ashtu sic ishte njoftuar dite me pare, Finlanda njohu sot zyrtarisht pavaresine e Kosoves.
Sic bejne te ditur agjenci te lajmeve nderkombetare, Presidentja e Republikes Finlandeze, Tarja Halonen, nenshkroi tekstin per njohjen e pavaresise se Kosoves, qe u miratua nga qeveria e qendres se djathte, u be e ditur prane kabinetit te saj.
Kosova e pavarur eshte njohur tashme nga shumica e vendeve evropiane si dhe SHBA-ja.
Shtete te tjera anetare te BE-se si Qiproja dhe Spanja, refuzojne per momentin njohjen e pavaresise se Kosoves.
(d.b)
Edhe Kroacia shume afer njohjes se shtetit me te ri te botes.
“Kroacia do ta njohe Kosoven brenda muajit mars”. Keshtu ka deklaruar presidenti kroat Stipe Mesiç, gjate nje vizite te tij ne Japoni ku i pyetur rreth shtetti me te ri te Ballkanit, ai nuk ka refuzuar te jape komentet e tij.
“Besojme se pavaresia e Kosoves eshte e rendesishme per stabilitetin ne rajon”, ka thene Mesiç.
bw
Kosova është e pavarur, ky është fakt dhe historia duhet të ecë përpara, thotë Frid
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit Daniel Frid tha sot se lidershipi kosovar tani duhet të fokusohet në ndërtimin e shtetit funksional dhe demokratik. Gjatë vizitës në Prishtinë, ai tha se ndarje të Kosovës nuk do të ketë. “Në pjesën veriore të Kosovës ka probleme, por me kalimin e kohës do të tejkalohen”, tha Frid, pas takimeve me krerët e institucioneve në Prishtinë. Frid është zyrtari i parë i lartë nga Uashingtoni që viziton Kosovën që nga shpallja e pavarësisë me 17 shkurt.
Sfida kryesore tani mbetet ndërtimi i shtetit, për të cilin shumë kosovarë kanë luftuar për kohë të gjatë, shtet i bazuar në sundimin e ligjit, me institucione të fuqishme demokratike, për të gjithë njerëzit e tij, të pandarë, shtet me paqe të brendshme dhe me fqinjët, i cili do të ecë drejtë Evropës.
Me këto rekomandime ka ardhur për vizitë në Prishtinë nënsekretari amerikan i shtetit Daniel Frid.
“Gjatë gjithë këtyre viteve Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar pranë kosovarëve dhe do ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen. Po, ka sfida serioze përpara. Problemet ekzistojnë dhe duhet të tejkalohen. Por, nëse kosovarët u qasen këtyre problemeve në frymën e bashkëpunimit dhe besimit si dhe duke refuzuar nacionalizimin dhe urrejtjen, atëherë e ardhmja e mirë do t’u takoj juve”, tha Frid.
Frid përsëriti qëndrimin e Uashingtonit se ndarje të Kosovës nuk do të ketë.
“Ne nuk besojmë në ndarje. Në fund të fundit sa më shumë që mendoni për të, aq më e pakuptimtë bëhet. Më shumë se gjysma e popullatës serbe jeton në jug të Ibrit. Edhe rusët zyrtarisht e kanë përjashtuar ndarjen, brenda Grupit të Kontaktit. Ka natyrisht çështje dhe probleme në veri që kërkojnë zgjidhje dhe kjo do të marrë kohë”, tha Frid.
Krerët e institucioneve të Kosovës, së bashku me mirënjohjen për angazhimin e Uashingtonit, u zotuan se do të vazhdojnë angazhimin për ndërtimin e shtetit të të gjithë qytetarëve. Presidenti Fatmir Sejdiu ka theksuar se Kosova e ka arritur pavarësinë e saj falë ndihmës së madhe të miqve të saj, në krye me SHBA-të.
Kryeministri Hashim Thaçi,i së bashku me flamurin e Kosovës që i dhuroi zyrtarit amerikan, u zotua për zhvillimin e gjithëmbarshëm të Kosovës.
Ndërsa, kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka shprehur konsideratat më të thella për qeverinë dhe popullin amerikan, të cilët kanë meritat më të mëdha për pavarësinë e Kosovës.
Si njëri ndër zyrtarët kryesorë të Departamentit të Shtetit, që është marrë drejtpërdrejt me çështjen e Kosovës, Frid udhëzoi lidershipin që të angazhohet maksimalisht në zhvillimin ekonomik të vendit. Ai tha se udhëheqja vendore nuk ka pse fokusohet shumë në çështje të tilla, si ndarja e kompetencave ndërmjet UNMIK-ut dhe misionit të BE-së.
Ndërkohë, çështjen e demarkacionit të kufirit me Maqedoninë Frid tha se nuk e sheh si problem të rëndësisë së veçantë dhe se zgjidhja do të gjendet.
Lidhur me informacionet e ditëve të fundit për mundësinë e vizitës së presidentit Xhorxh Bush në Kosovë, pas samitit të NATO-s në Bukuresht, Frid tha se presidenti amerikan nuk planifikon një vizitë të tillë. Por, sërish ai ritheksoi angazhimin e Departamentit të Shtetit për mbështetje të Kosovës.
| s.b & RTK staff |
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Putin: Rusia njohje shtetit te Kosoves vetem sipas te drejtes nderkombetare
Presidenti rus ne largim, Vladimir Putin ka dhene mesazhin e pare pozitiv per njohjen e Kosoves Republike te pavarur. Kete e beri gjate takimit sot ne Moske me kancelaren gjermane, Angela Merkel
Ceshtja e Kosoves ka qene ne focus te bisedimeve mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit rus Vladimir Putin. Duke diskutuar kete ceshtje, presidenti rus qe po largohet nga posti, Vladimir Putin ka thene se vendi i tij do ta pranoje pavaresine e Kosoves, vetem nese kjo do te zgjidhet ne kuadrin e se drejtes nderkombetare. ‘Nese do te arrihet nje menyre kompromisi per kete ceshtje, atehere ne do te jemi dakord’, ka thene Putin.
Vladimir Putin vazhdon te jete kreu me i larte i vendit, deri sa te betohet ne detyre ne muajin Maj, presidenti i ri Dimitri Medvedev i cili fitoi me shumice derrmuese zgjedhjet e javes se shkuar. Kancelarja gjermane, Merkel u be zyrtarja e pare e larte qe viziton Rusine pas zgjedhjeve presidenciale. Merkel dhe Putin kane diskutuar edhe per Iranin si dhe furnizimin me gaz per Europen. Me pas Merkel do te takohet me presidentin e ri Medvedev. Gjermania ishte nder vendet e para qe njohen Kosoven e pavarur, por Berlini ishte gjithashtu nje nder shtetet e para qe uroi Medvedevin per fitoren ne zgjedhje.
bw
Ahtisaari: Vendet e BE të njohin Kosovën, zhgënjim nga Spanja
Ahtisaari kritikoi Spanjën duke u shprehur: "Jam i zhgënjyer nga qëndrimi i Spanjës. Kosova është një rast "sui generis", këmbënguli Ahtisaari
Marti Ahtisari, ish- ndërmjetës i OKB-së në bisedimet për statusin e Kosovës, u kërkoi dje të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të njohin shtetin e ri kosovar, duke kritikuar Spanjën që refuzon ta njohë. "Shpresoj që vendet që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, e në veçanti vendet e Bashkimit Evropian, ta bëjnë", deklaroi diplomati finlandez gjatë një seminari në Helsinki. 27 vende, ndër të cilat SHBA, Franca, Britania e Madhe, Gjermania, dhe Italia e kanë njohur tashmë sovranitetin e saj. Vende të tjera në të kundërt, përfshi edhe anëtare të BE-së si Qiproja dhe Spanja, por edhe Rusia, aleate tradicionale e Beogradit, refuzojnë për momentin ta njohin pavarësinë nga frika se mos ushqejnë synimet separatiste në vendet e tyre. M. Ahtisaari kritikoi Spanjën duke u shprehur: "Jam i zhgënjyer nga qëndrimi i Spanjës. Kosova është një rast "sui generis", këmbënguli Ahtisaari. "Askush nuk mund të nxjerrë konkluzione nga Kosova për konflikte të tjera kudoqofshin", vlerësoi ai. Ndërsa u shpreh lidhur me kundërshtimin e Moskës ndaj pavarësisë së Kosovës, ai parashikoi se "do të mbizotërojë bon sensi". "Kosova është tashmë një shtet i pavarur. Të gjithë duhet të mësohen me këtë", paralajmëroi ish-presidenti finlandez. Ahtisaari tha ndër të tjera se kishte rënë dakord me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, për t'i dhënë fund mandatit të tij të ndërmjetësit për Kosovën. Ky vendim hyri në fuqi në fund të shkurtit.
bw
![]()
Pozitive? Nuk e di si e ka interpretu Balkanweb pozitivisht kete koment nese ka thene ashtu. Putini edhe me pare e ka thene kete. Me menyre kompromisi ai ka spjeguar se cka don te thote ai. Kompromis per ate eshte qe Serbia duhet t'a njohe njeher Kosoven si dhe Keshilli i Sigurimit ne KB t'a pranoj. Nuk eshte dicka e re qe ka thane ai me sa e di une. Por nese e zbusin retoriken e tyre dhe ne fund pajtohen te bejn ndonje kompromis me BE dhe Naton si p.sh. qe beren me Gjeorgjine dhe Ukrainen qe mos te marrin ftese per ne Nato dhe dicka tjera, ateher ndoshta mund te jua japin lejen jodirekte disa shteteve tjera qe t'a njohin Kosoven. Le te shpresojm.
Ndryshuar për herë të fundit nga Besniku : 08-03-2008 më 19:52
Sot pritet qe edhe Lituania ta njohe shtetin e pavarur te Kosoves
Sot pritet qe edhe Lituania ta njohe shtetin e pavarur te Kosoves. Lituania si anetare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s eshte nder vendet e para qe ka perkrahur pavaresine e Kosoves,l menjehere pas shpalljes me 17 shkurt. Njohja pritet te votohet nga Parlamenti ne Lituani.
Deri tani Kosoven shtet te pavarur e sovran e kane pranuar 27 shtete, shumica prej te cilave anetare te BE-se dhe NATO-s. Lituania do te jete ne kete rast vendi i 28 me radhe i cili zyrtarisht do ta njohe pavaresine e Kosoves.
(d.b)
Krijoni Kontakt