Ajo që ka ndodhur me Turkun dhe Grekun tërë këtë kohë , përveç ndonjë incidenti asgjë tjetër , është xhaxhai i madh ai që ul gjakrat (ose që i nxeh) .
Ajo që ka ndodhur me Turkun dhe Grekun tërë këtë kohë , përveç ndonjë incidenti asgjë tjetër , është xhaxhai i madh ai që ul gjakrat (ose që i nxeh) .
Procesi i modifikimit te kufijve ne Ballkan ka filluar qe ne momentin kur Maqedonia u shkeput nga Ish-Jugosllavia. Qe ne ate kohe u fol per plane ndarjesh te kesaj ish republike midis Shqiperise dhe Bullgarise dhe do ishte bere po mos te kishte qene per ate kerricin tone Berishen qe i pari njohu me vrap Maqedonine si shtet. E keqja jone si komb eshte jo sepse skemi njerez te afte e te mencur, por sepse politikat qe kemi ne krye jane gomere dhe te paafte. Njerezit e afte shkelmohen dhe detyrohen te largohen nga vendi. Ose i mbyt kuterbimi dhe llumi qe ka sot politika shqiptare.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
pikerisht,kush e di sa do vuajme akoma!por dhe njerezit e afte nuk e durojne dot llumin dhe ikin,ah sikur te kishin me shume guxim!
UNE JAM TI-TI JE UNE
E LA NOSTRA GIOIA CON NOI
-------------------------------------------------------
duket se e ka bere per ty kete shkrim...
-------------------------------------------------------
Kosova si shtet-«pulë e fërguar» dhe kombi shqiptar si rast i veçantë shtetformimi
Wednesday, 05 March 2008 gazeta sot
Nga Kastriot Myftaraj
Kur pashë për herë të parë flamurin e ri të Kosovës, ku paraqitet harta e Kosovës në ngjyrë të verdhë, në një sfond blu, kjo, edhe për shkak të formës që ka harta e Kosovës, më bëri asosacion me një pulë të fërguar, sipas asaj shprehjes së famshme që dikur një ministër izraelit ka thënë për një shtet të mundshëm palestinez.Në vitin 1996, ministri i izraelit i informacionit, David Ben-Illam, i pyetur nga gazetarët nëse mund të krijohej një shtet, në territoret që Izraeli u kishte lëshuar palestinezëve, u përgjigj: «Ata mund ta quajnë atë shtet nëse, duan, ose mund ta quajnë zog pule të fërguar». Kosova është pikërisht një shtet-«pulë e fërguar» në furrën e gjeopolitikës, ashtu siç është me territorin e cunguar-juridiksioni i qeverisë së Kosovës efektivisht shtrihet në jo më shumë se 83% të territorit të Kosovës prej 10.887 kilometrash katrore, duke qenë nën kontrollin e Serbisë pjesa veriore e Kosovës. Epigrami i shtetit të Kosovës sot është: 9000 kilometra katrore, 2.1 milion banorë, 95% shqiptarë, shtet i kyçur në tokë, pa dalje në det (landlocked), me një ekonomi të botës së tretë, madje jo të nivelit të ekonomive të mira të botës së tretë, pa titull legal ndërkombëtar, me një Serbi-dhelpër në kufi që pret rastin ta gllabërojë «pulën e fërguar».
Flamuri i Kosovës sikur është bërë për të ushqyer revanshin e Serbisë, duke i kujtuar asaj turpin e saj nacional, për atë që e lëshoi Kosovën, dhe ende e ka lënë atë në duart e të tjerëve. Flamuri me simbolin e ngjashëm me «pulën e fërguar», sikur i kujton Serbisë se ajo ka bërë «Chicken out» në Kosovë. «Chicken out» është ajo proverba angleze që tregon dikë që tërhiqet i trembur në përballjen me dikë tjetër. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duket se është i kënaqur që ta quajë shtet «pulën e fërguar», mjaft që ajo është tashmë në «tryezën» e tij dhe ai po e shijon. Kjo u kuptua kur Thaçi në seancën e Kuvendit për shpalljen e pavarësisë së Kosovë, në fillim nuk e përmendi fare Rugovën (a thua kishte frigohej se mos ai çohej nga varri dhe ia merrte «pulën e fërguar»), pastaj kur e qortuan për këtë dhe u sigurua se «pula e fërguar» ishte e tija, më në fund u bind ta përmendte emrin e të vdekurit të madh, të bezdisshëm. «Bac u kry!» A thua Baca Adem Jashari luftoi e u vra për këtë «pulë të pjekur».
Tash çka pret Thaçi, që Baca të çohet e t’ i thotë: Të bëftë mirë! Shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, e kanë bërë këtë gjë me justifikimin se Kosova është një rast i veçantë. Unë kam bindjen se ato vende europianoperëndimore që e kanë njohur Kosovën, veç Britanisë së Madhe, e kanë bërë këtë gjë, për të evituar që SHBA të gjenin një justifikim për të avancuar në bashkimin e Kosovës me Republikën e Shqipërisë, duke e ndaluar këtë gjë, së paku përkohësisht. Është e habitshme që Bashkimi Europian nuk ka një qëndrim të përbashkët për pavarësinë e Kosovës, e megjithatë ka marrë përsipër të administrojë Kosovën që ka shpallur pavarësinë. Por, rast i veçantë nuk është Kosova, por kombi shqiptar. Për këtë mjaft të shikosh shifrat e territorit dhe të popullsisë të shteteve-kombe në Ballkan, përreth Shqipërisë. Edhe pas ndarjes së Kosovës nga Serbia, 7. 5 milion banorë të Republikës së Serbisë, nga të cilët, sipas regjistrimit zyrtar serbë janë 6.2 milion ose 82%, kanë një shtet me 77.474 kilometra katrore. Në Greqi 11 milion banorë- në letër të gjithë me nacionalitet grek, se Greqia nuk i njeh minoritetet- kanë 131.990 kilometra katrore. Në Bullgari, 7.6 milion banorë, nga të cilët 83.9 %, ose 6.3 milion janë bullgarë, sipas regjistrimit zyrtar të popullsisë, kanë 110.910 kilometra katrore. Në Malin e Zi, 620.000 banorë kanë 13. 812 kilometra katrore, dhe nga këta vetëm 43.16%, ose 267.669, janë deklaruar si të etnisë malazeze, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë të vitit 2003. Ndërsa 3.5 milion milionë banorë të Republikës së Shqipërisë sot, nga të cilët 97% shqiptarë kanë 28748 kilometra katrore.
Në Republikën e Shqipërisë nuk bëhet fjalë për minoritete konsistente joshqiptare, por për «minoritete» shqiptare të ardhur nga përtej kufirit, si rezultat i spastrimit etnik të serbëve dhe grekëve, shqiptarët e Kosovës të ardhur në vitet 1913-1935 dhe çamët e ardhur në fund të Luftës së Dytë Botërore. Jo më pak se 20% e popullsisë së Republikës së Shqipërisë sot përbëhet nga shqiptarë të tillë. Është e qartë se ka një asimetri të madhe në raportin territor-popullsi, mes shqiptarëve dhe nacioneve (kombeve fqinje), sa i përket shtetit kryesor të kombit. Edhe pjesët e e mbetura jashtë vendit-amë të kombeve fqinje kanë shtete konsistente, në krahasim me shqiptarët. 1.4 milion serbët që jetojnë në Republikën Serbe të Bosnjë-Herzegovinës, kanë 24.875 kilometra katrore. Serbët e Republika Serpska të Bosnjë-Herzegovinës përbëjnë 96% të popullsisë së Republika Srpska, praktikisht aq sa shqiptarët në Kosovë. Në vitin 1991, në territorin që sot mbulon Republika Serbe e Bosnjë-Herzegovinës, vetëm 54% e banorëve ishin serbë, ndërsa realiteti i sotëm demografik është rezultat i spastrimit etnik.
Në Qipro, gjysmë milioni grekë, kanë 5896 kilometra katrore të ishullit të ndarë. Në Maqedoni, 1.3 milion maqedono-bullgarë, dominojnë në një shtet me 25.713 milion kilometra katrore, ku ata zënë sipas regjistrimit zyrtar, 64% të popullsisë. Ndërsa 2 milion shqiptarë të Kosovës, kanë vetëm 9 mijë kilometra katrore, në Kosovën praktikisht të ndarë! Sot rreth shtatë milion shqiptarë janë të ndarë në gjashtë shtete: Republika e Shqipërisë, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mali i Zi, Greqi. Është e qartë se kombi shqiptar është në pozitën më të pafavorshme, nga pikëpamja e shtetformimit, duke qenë. Dhe që të arrihet deri këtu kanë influencuar shumë kombet fqinje që janë përpjekur t’ i zhdukin shqiptarët, dhe ta ndajnë mes shteteve të tyre, territorin e banuar nga shqiptarët. Për këtë arsye ai përbën një rast të veçantë dhe do të ishte gjëja më e natyrshme që shqiptarët në dy anët e kufirit të kërkojnë bashkimin e territoreve të banuar prej tyre me Republikën e Shqipërisë. Në këto rrethana, shtetformimi i nacionit (kombit) shqiptar duhet trajtuar si një rast i veçantë nga qendrat ndërkombëtare të vendim-marrjes. Miti i «Shqipërisë së Madhe» është një nonsens.
Nëse me Republikën e Shqipërisë që ka 28748 kilometra katrore, do të bashkohen Republika e Kosovës që sot efektivisht ka 9 mijë kilometra katrore (Kosova mund të kompensohet me Luginën e Preshevës me rreth 1300 kilometra katrore, ose ndërkombëtarët mund ta neutralizojnë separatizmin serb në pjesën veriore të Kosovës), gjithashtu dhe territori i banuar nga shqiptarë në Maqedoni, me rreth 8 mijë kilometra katrore, gjithashtu dhe territori i banuar nga shqiptarë në Malin e Zi, me rreth 2000 kilometra katrore, atëherë do të dalë një shtet shqiptar me rreth 50 mijë kilometra katrore., dhe me rreth 6.5 milion banorë. Nëse Shqipëria me 50 mijë kilometra katrore dhe me rreth 6.5 milion banorë quhet «Shqipëri e Madhe», kur ajo është më e vogël si territor dhe si popullsi, se të gjithë shtetet-kombe fqinje të rajonit, si Serbia, Greqia, Bullgaria, edhe ashtu siç janë sot, atëherë këtu kemi të bëjmë jo thjesht me një absurditet, por me një prapamendim të keq. Atëherë kemi të bëjmë me mospranimin historik të ekzistencës së nacionit (kombit) shqiptar dhe të shtetit shqiptar, në çfardo kufijsh që të jetë ai, nga ana e fqinjëve sllavë dhe grekë. Në sallonet e diplomacisë ndërkombëtare, i pari projekt për një shtet të madh ballkanik, që u bë fakt i kryer, duke sjellë tension të madh ndërkombëtar, ishte «Bullgaria e Madhe», e krijuar nga Rusia me Traktatin e Shën Stefanit. Bullgaria e Shën Stefanit ishte vërtet Bullgari e Madhe, se kishte dalje të gjerë në Egje, dhe kufiri i saj perëndimor ishte Drini i Zi, duke hyrë kufiri i saj jugperëndimor deri në zonën e Korçës. Atëherë kufinjtë e Bullgarisë u tkurrën me presionin e Britanisë së Madhe në Traktatin e Berlinit.
Në ndërkohë ekzistonin projektet e Serbisë së Madhe, që synonte të zgjerohej në Bosnjë dhe Herzegovinë, Maqedoni dhe në hapësirën shqiptare, për të siguruar dalje në Adriatik, dhe i Greqisë së Madhe, që synonte të aneksonte Shqipërinë e Jugut dhe të zgjerohej në bregdetin lindor të Egjeut, si dhe në Dardanele. Në Konferencën e Londrës, në 1912-1913, u projektet e Serbisë së Madhe dhe të Greqisë së Madhe, në dëm të shqiptarëve. Një dokument ndërkombëtar ku u sanksionuan Serbia e Madhe dhe Greqia e Madhe ishte Traktati i fshehtë i Londrës, i vitit 1915, ku këto vende zgjeroheshin edhe në dëm të shqiptarëve. Pas Luftës së Parë Botërore, me Traktatin e Versajës dhe Traktatin e Sevrës, u realizuan praktikisht projekti i Serbisë së Madhe me Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene, të dominuar nga serbët, si dhe i Greqisë të Madhe, të zgjeruar në bregdetin lindor të Egjeut. Në këtë kohë ndërhyrja e SHBA evitoi që në Serbinë e Madhe të përfshiheshin dhe territore të gjera të Shqipërisë Veriore, dhe në Greqinë e Madhe të përfshiheshin territore të gjera të Shqipërisë së Jugut, siç u përcaktua në marrëveshjet paraprake mes fuqive të mëdha.
Italia fashiste, me grandiozitetin e vet musolinian, për t’ u krijuar shqiptarëve përshtypjen se fashizmi po u jepte madhështi, gjeti emërtimin «Shqipëria e Madhe» për shtetin e bashkuar shqiptar të kontrolluar nga Italia, që krijoi me Marrëveshjen e Vienës të vitit 1941. Ky ishte një cilësim absurd se shteti i bashkuar shqiptar i vitit 1941, kishte një territor prej vetëm 40.500 kilometrash katrore, duke qenë se me Shqipërinë e vitit 1913, u bashkuan vetëm diçka më shumë se 11 mijë kilometra katrore, nga territori i ish mbretërisë jugosllave. Duke Kjo u përdor megjithatë nga fqinjët për të etiketuar dhe projektin nacional shqiptar të shtetformimit me cilësimin pezhorativ «Shqipëri e Madhe». Dhe të mendosh që ky cilësim në sens përkeqësues përdorej nga fqinjët që, jo një herë kishin bërë fakt të kryer një Serbi të Madhe sa tre-katër herë territori i Shqipërisë së vitit 1941, apo një Greqi të Madhe sa shtatë-tetë herë territori i Shqipërisë së vitit 1941 (kujtoni invazionin grek deri pranë Ankarasë, në Luftën Greko-Turke pas Luftës së Parë Botërore), apo edhe një Bullgari të Madhe, sa katër pesë herë territori i Shqipërisë në 1878 dhe 1941. Dhe të mendosh se nocionin «Shqipëria e Madhe» e kanë bërë të vetin ata kombe fqinje, shtetet e të cilëve jo një herë kanë bërë marrëveshje për të ndarë territoret e banuar nga shqiptarë, duke përfshirë dhe shtetin shqiptar, si dhe duke i spastruar këto territore nga shqiptarët që i quajnë mbetje osmane.
Duke dhënë alarmin nga rreziku i «Shqipërisë së Madhe» grekët dhe serbët tradhtojnë mospranimin nga ana e tyre të ekzistencës së kombit shqiptar dhe të shtetit shqiptar të 1813, pa folur për shtetin e ri të Kosovës. Gjithashtu tradhtojnë dhe synimin kriminal për të eliminuar nacionin shqiptar në Republikën e Shqipërisë, atë të Kosovës dhe në territoret shqiptare në vendet e tjera fqinje, duke i ndarë ato mes vedi. Argumenti kryesor që duhet të kenë shqiptarët në dy anët e kufirit, për të kërkuar zyrtarisht në qendrat ndërkombëtare të vendim-marrjes, bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm, është pikërisht alarmi i ekzagjeruar që bëjnë fqinjët më të mëdhenj dhe më të fuqishëm, për rrezikun e së ashtuquajturës «Shqipëri e Madhe». Ky alarm i fqinjëve nuk mund të argumentohet me rrezikun se Shqipëria e bashkuar, me shumësi muslimane do të bëhet një bastion i terrorizmit islamik në Ballkan. Nëse treguan ndonjë gjë situatat e vështira që kaluan shqiptarët në dy anët e kufirit, në dekadat e fundit, duke përfshirë dhe luftar, kjo është mungesa e ndjenjës së fortë fetare islame tek shqiptarët. Me gjithë ato të këqija që u bënë serbët shqiptarëve, së paku që nga viti 1981, dhe më tutje, duke u kulmuar me genocidin e viteve 1998-1999, nëse shqiptarët e Kosovës do të kishin një ndjenjë të thellë islamike, do të kishin nxjerrë së paku nja dyqind kamikazë kundër serbëve, sipas shembullit të palestinezëve.
Të njëjtën gjë do të kishin bërë edhe shqiptarët e Maqedonisë në luftën e vitit 2001. Me terrorin që ushtruan sllavo-maqedonët vitin e kaluar në një fshat shqiptar në Maqedoni, dhe me videot-horror që u publikuan ku tregohej keqtrajtimi i shqiptarëve, edhe shqiptarët e Maqedonisë për të cilët është krijuar miti se janë më të islamizuarit ndër shqiptarët, do të kishin nxjerrë nja 300 kamikazë, që do t’ u kishin futur tmerrin sllavo-maqedonëve. Por, edhe të ashtuquajturit besimtarë radikalë islamikë në Shqipëri, në vitin 1998, kur këtu filloi gjuetia e radikalëve islamikë, duke u marrë dhe femrat me kokën e mbuluar me shami në furgonat e policisë, gjoja për verifikim, do të kishin dalë nja njëqind kamikazë shqiptarë nga ata djemtë me mjekra të gjatë dhe me pantallona të shkurtra, vëllezërit dhe burrat e atyre femrave. Në 1998, qeveria shqiptare, me justifikimin e gjuetisë ndaj radikalëve islamikë të ardhur në Shqipëri nga vendet arabe, zbatoi një skenar të nxitjes së terrorizmit islamik në Shqipëri, tek vetë besimtarët muslimanë shqiptarë, në mënyrë që të sabotohej ndërhyrja e pritshme ushtarake e NATO kundër Serbisë. Ky episod i errët, i bërë nën hundën e CIA-s së drejtuar atëherë nga greku Tenet, madje dhe me bashkëfajësinë e saj, ende nuk është sqaruar.
E vërteta është se në 1998, në kohën e luftës në Kosovë, dhe në prag të ndërhyrjes ushtarake të NATO kundër Serbisë, muslimanët praktikantë shqiptarë u provokuan për të bërë atentate terroriste kamikaze kundër institucioneve shqiptare. Fakti që kjo nuk ndodhi, megjithatë flet shumë për atë se sa e thellë është ndjenja fetare tek muslimanët praktikantë shqiptarë, posaçërisht tek të rinjtë. Siç thotë Paul Johnson, në histori kanë rëndësi jo vetëm gjërat që ndodhin, por dhe ato që nuk ndodhin. Tashmë është e qartë se Islami shqiptar është vetëm një rudiment, edhe tek praktikantët e tij. Tashmë që fuqitë kryesore perëndimore e kanë pranuar Kosovën si një rast të veçantë, ato nuk mund të mos e pranojnë edhe nacionin shqiptar si një rast i veçantë shtetformimi, që nuk duhet penguar të bashkohet në një shtet të vetëm. Me këtë gjë duhet të pajtohen dhe ato forca në Republikën e Shqipërisë që kanë qenë tradicionalisht refraktare ndaj bashkimit për shkak të prishjes së balancave krahinore që induktohen në politikë dhe në pushtet. Derisa bashkimi do të jetë dhe një interes gjeopolitik dhe gjeostrategjik i SHBA, këto forca duhet ta dinë se do të paguajnë një çmim të madh nëse tentojnë të reagojnë ndaj bashkimit. Unë në dy libra jam munduar t’ u tregoj nga një pikëpamje e ndryshme nga ajo tradicionale e këtyre forcave, se cili do të jetë skenari i rastit më të keq, nëse i kundërvihen seriozisht bashkimit.
Urime eshte nje nga shkrimet me simpatike qe kam lexuar ketu.Lajmet Greke kane 5 dite qe e japin kete lajm me shume patriotizem.Akoma edhe per ngjarjen e Dhimbshme per Shqiperine qe e dhane shume lajme te huaja nuk e dha dje.Por SHBA u ka vene kushte Greqise edhe njera nga keto qe duhet te gezohemi eshte ajo Njohja e Pavarsise se Kosoves.Zoti Imic ka propozuar disa emra ku ne te gjitha Perbehet fjala Maqedoni.Dicka qe Greqia e quan si tallje sepse ata nuk duan te perbehet fare Fjala Maqedoni.Kjo e gjitha behet sepse kane friken e Bashkimit te Shqiperise.
duket se e ka bere per ty kete shkrim...
kete shkrim e ka goditur ne fakt,ske cti thuash,i ka thene bukes buke e ujit uje ... E vetmja gje kuptueshmerisht e papermendur eshte se frika e vendeve fqinje nuk eshte dhe aq kjo shqiperi prej 50 mije km2,por fuqia qe mund te mblidhet brenda ketyre 50 000 km2...
Ne harte kjo shqiperi ngelet me e vogel edhe se bosnja-hercegovina e
Kroacia,por vete ndertimi gjeografik nxit mbledhjen e nje energjie te madhe...Prej maleve te pejes deri ne malin e gramozit kemi nje shtylle vertikale e ne horizontalisht kemi malet e sharrit qe lidhen fort me shtyllen vertikale....Mishi i ketij 'skeleti',eshte kosova,zona shqiptare ne maqedoni dhe ultesira perendimore(qe zgjatet pertej podgorices)...Pra ka nje strukture te pavdekshme,megjithese ne piken ku lidhen malet e sharrit me shtyllen vertikale,serbi krijoi goranet,per te prishur skeletin....
Mirepo problemi eshte se kjo strukture malore,ky skelet rrezaton me shume fuqi sesa 50 mije km 2,pra trupi eshte shume i dobet per 'kockat e trasha' dhe plot me palce...Eshte duke u 'dhjamosur' mishi,pra kosova,ult.perendimore e zona ne maqedoni,ne nje kohe qe trupi ka nevoje per muskuj,pra per zgjerim muskulor e siperfaqeje,dhjami po i 'del' prej kohesh e quhen 'emigrante'...Sikur keta 2 milione shqiptaret qe kane dale nga ballkani ne 30 vjetet e fundit te ishin vendosur ne luginen e moraves,pllajen e manastirit e cameri,atehere edhe kockat do preheshin,dhjami do kthehej ne muskuj dhe organizmi shqiptar do ishte i shendetshem,i plote e i pershtatshem per kultivimin e virtyteve paqesore...
Kete frike kane te gjithe,se e dine qe oreksi vjen duke ngrene,edhe pse ne fillim thua skam uri,ashtu sikunder thuhet shpesh sot nga shqiptaret,qe skane uri,se u mjafton nje 50 mije km2,nje shqiperi 'etnike' qe ne fakt nuk eshte e tille,sepse shqiperia etnike veshtiresisht mund te shkeputet plotesisht si koncept nga iliria etnike....Shqiperia Natyrore do ishte percaktimi me i goditur per shqiperine e 1878,ajo me trup te shendetshem,prej te ciles kane frike te gjithe fqinjet....
Shqiperia e 50 mije km2 eshte vetem nje hap drejt shqiperise natyrore,jo sepse e do 'dhjami ' por sepse eshte nevoja e 'kockave'....Kjo eshte nje shqiperi e ligesht,qe nuk te lejon shendetin e nevojshem qe truri te punoje me kapacitet te plote,pra qe trupi ti dhuroje trurit energjine e nevojshme....
Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!
hahahaha .... perdora ca paralelizmin .... Puna eshte se cdo shtet eshte nje trup... mali e dominon fushen ashtu sikunder kocka dominon mishin... Historikisht mali ka dominuar fushen e vetem qyteti 'shpeton' fushen nga mali... Mali nderkaq shpeton fushen nga pushtuesit....
Gjeopolitika merret pikerisht me ndikimin e jashtezakonshem te gjeografise ne politiken nderkombetare...
Qe shqiperia natyrore e 1878 eshte nje trup i shendetshem kjo duket qarte ne harte...Ne Ballkan fuqine gjeografike e kane krahas nesh vetem bullgaret,te cilet kane malet e ballkanit dhe sistemin e rilla - rodopit qe i japin energjine fushave e biles ne takimin e tyre ndodhet edhe kryeqyteti Sofje...Pika e rendesishme me e afert e takimit te 2 shtyllave shqiptare eshte Prizreni,pika me energjine me te fuqishme te brendshme,rol qe iu njoh pikerisht kur po kercenohej shqiperia natyrore ne 1878....
Sidoqofte hidhi nje sy shqiperise se 1913,sa pak mish ka.. E shiko sesi mishi nuk ka ku ti zgjeroje muskujt (apo dhjamin )pervec se ne det(flote ,pirateri apo emigracion) e disi ne epir,cka edhe ka ndodhur historikisht gjate mijevjecareve e vazhdon edhe sot....
Kjo eshte edhe frika e greqise,eshte 'organike' marrja e camerise,nga ana shqiptare dhe biles edhe marrja e detit,ku greku ka dominim te plote....
Kosova tashme nuk ka ku te shkoje,sepse per here te pare ne jeten e saj,ndodhet e izoluar nga ballkani qendror,ku eshte jeta e saj natyrale, keshtu qe do derdhe energjine ne detin adriatik... Kjo energji e bashkuar eshte teper per dominimin grek te adriatikut dhe per mbajtjen e camerise .....
Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!
Krijoni Kontakt