Close
Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 129
  1. #61
    Pavarėsisht nga premtimet joshėse tė anzhuinėve, jo menjėherė e jo tė gjithė fisnikėt shqiptarė u tėrhoqėn prej tyre. Koha e gjatė, qė iu desh Karlit I Anzhu pėr tė realizuar planin e vet, ishte prova mė e mirė se nė gjirin e aristokracisė shqiptare kishte ngurrime lidhur me njė orientim proanzhuin. Nė fakt, anzhuinėt pėrcaktuan qysh nė fillim hapėsirėn midis Durrėsit e Vlorės ose mė saktė midis Matit e Seman-Devollit, si zonė e interesave tė tyre jetike nė Shqipėri. Tokat jashtė tyre anzhuinėt i panė para sė gjithash nė funksion tė marrėdhėnieve me shtetet aleate ballkanike, nė radhė tė parė me mbretėrinė e Serbisė. Kjo vijė politike e anzhuinėve i prishi kėta qysh nė fillim me njė krah tė rėndėsishėm tė aristokracisė shqiptare. Aleanca me Mbretėrinė Serbe pati gjithmonė pėrparėsi pėr Karlin Anzhu dhe ky refuzoi tė merrte nė mbrojtje fisnikėt shqiptarė, si Gropajt e Dibrės, tokat e tė cilėve ndodheshin nėn kėrcėnimin e pushtimit serb.

    Por marrėdhėniet e anzhuinėve nuk vonuan tė prishen edhe me fisnikėt-vasalė tė tyre tė « Mbretėrisė sė Arbrit ». Premtimet lidhur me njohjen e autonomisė e tė privilegjeve tė vjetra, qė Karli I u kishte dhėnė krerėve shqiptarė nė fillim, u treguan se ishin demagogji. Fisnikėt shqiptarė u detyruan tė kryejnė « betimin dhe homazhin feudal » (ligii homagii iuramentum). Kėtu u vendos njė administratė e fortė ushtarake, ku aristokracia shqiptare nuk pėrfaqėsohej nė asnjė instancė tė saj. Tė gjithė funksionarėt, qė nga « kapiteni e mėkėmbėsi i Mbretėrisė sė Arbėrisė », te mareshali, kėshtjellarėt, intendentėt e postet mė tė ulėta, ishin me kombėsi franko-italiane. Shqiptarėt ishin pėrjashtuar nga ēdo rol efektiv nė kėtė « Mbretėri tė Arbėrisė ». Fisnikėt shqiptarė, qė njohin pėr kryezot Karlin I Anzhu e qė u pėrfshinė nė « Mbretėrinė e Arbėrisė », u organizuan prej anzhuinėve nė njė lloj « kėshilli regjence ». Karli I u vinte atyre kufirin e tė drejtave e detyrave, kur i kėshillonte se « duhej t’i bindeshin mėkėmbėsit e kapitenit tė pėrgjithshėm tė Mbretėrisė sė Arbrit dhe ta ndihmonin atė me tė gjitha forcat e pėr ēdo punė, qoftė me kėshilla, qoftė me mjetet e nevojshme ».

    Dokumentet anzhuine lėnė tė kuptohet qartė se ku konsistonte ndihma e krerėve shqiptarė pėr kryezotin anzhuin. Nė radhė tė parė ata duhet tė shoqėronin trupat anzhuine nė fushatat ushtarake. Ky shėrbim i tyre pėrputhej me thelbin e regjimit anzhuin e tė « Mbretėrisė sė Arbrit », tė cilėn anzhuinėt e projektuan dhe e ndėrtuan si njė bėrthamė tė njė perandorie tė tėrė ballkanike. Shqiptarėt duhet tė luftonin, kėshtu, pėr njė qėllim qė s’qe i tyre e qė ata nuk e ndienin. Kjo i zhgėnjeu shpresat fillestare tė tyre, tė ushqyera nga premtimet e Karlit I Anzhu, qė ua serviri atyre « Mbretėrinė e Arbrit » si njė pasardhėse tė natyrshme tė Principatės sė Arbrit, ku fisnikėt shqiptarė do tė ruanin autonominė e tyre e do tė luanin rol parėsor.

    Por regjimi i ri anzhuin nuk pati pasoja negative vetėm nė planin politik. Anzhuinėt vendosėn nė zotėrimet e tyre njė regjim tė rreptė shfrytėzimi. Fonde tė mėdha tokėsore iu rrėmbyen pronarėve vendas, nė radhė tė parė kundėrshtarėve tė regjimit anzhuin, e u shpėrndanė nė tė mirė tė kurorės, tė funksionarėve e feudalėve anzhuinė dhe tė kishave, kuvendeve e manastireve katolike tė themeluara me shumicė nga klerikėt e huaj, tė ardhur bashkė me anzhuinėt e qė pėrfaqėsonin njė mbėshtetje shoqėrore e mjet diversioni ideologjik tė tyre. Fshatarėsia shqiptare, qė punonte nė kėto toka, iu nėnshtrua njė shfrytėzimi intensiv e tė panjohur deri atėherė. Tė ardhura tė mėdha hynin nė arkėn mbretėrore e tė funksionarėve anzhuinė nga taksat e detyrimet qė shpeshherė kėta ia impononin nė mėnyrė arbitrare popullsisė vendase.

    Vendosja e regjimit anzhuin pati reflekse negative edhe nė jetėn e qyteteve. Autonomia e tyre u ngushtua, organet bashkiake tė qeverisjes pushuan sė funksionuari e u zėvendėsuan nga administrata anzhuine. Interesat ekonomikė tė shtresave tregtare-zejtare e tė vegjėlisė u dėmtuan rėndė nga politika e monopolit shtetėror mbi prodhimin e shitjen e produkteve kryesore, si dhe nga detyrimet nga mė tė ndryshmet qė nėpunėsit anzhuinė ngarkonin nė kurriz tė popullsisė qytetare. Tė ardhurat e shumta qė vinin nga prodhimi dhe tregtia e kripės shkonin nė dobi tė mbajtjes sė trupave dhe tė administratės anzhuine nė Shqipėri.

    Nė kėtė mėnyrė regjimi anzhuin ngjalli qė nė muajt e parė zhgėnjim e pakėnaqėsi midis shtresave mė tė ndryshme tė shoqėrisė shqiptare. Zėdhėnėse e kėsaj pakėnaqėsie u bė aristokracia shqiptare, brenda e jashtė kuadrit tė « Mbretėrisė sė Arbrit », e cila e pa se anzhuinėt i shkelėn pa ngurruar aspiratat e saj politike. Pėr t’i detyruar krerėt shqiptarė qė t’i rrinin besnikė e mos tė ngrinin krye, Karli I filloi tė marrė peng fėmijėt e tyre, tė cilėt i ēonte e i ruante nė kėshtjellat e Italisė sė Jugut, ku kėta trajtoheshin si tė ishin robėr, aq sa nė mjaft raste ata tė tentonin tė arratiseshin.

    Pėrplasjet e shqiptarėve me anzhuinėt, qė nė fillimet e vendosjes sė kėtyre tė fundit nė Shqipėri, favorizuan lojėn e bizantinėve. Duke filluar nga vera e vitit 1272, perandori bizantin Mihali VIII Paleolog ishte vėnė nė kontakt me fisnikėt shqiptarė dhe pėrpiqej t’i bėnte ata pėr vete e t’i hidhte kundėr anzhuinėve. Pėrpjekja e tij mbėshtetej nė premtimet e garancitė qė u paraqiste shqiptarėve e s’ka dyshim qė nė kėtė pikė ai nuk mbeti pas, madje e kapėrceu rivalin e tij, Karlin I Anzhu, pėrderisa arriti qysh nė fillim tė bėnte pėr vete (« tė mashtrojė », sipas shprehjes sė Karlit I) mjaft prej tyre.


    Nė verėn e vitit 1274, vetė dokumentet anzhuine bėjnė fjalė pėr njė aleancė operative midis bizantinėve e fisnikėve shqiptarė. Nė gusht tė atij viti aleatėt kishin arritur njė fitore tė parė mbi anzhuinėt, duke u shkaktuar atyre mjaft tė vrarė e duke zėnė shumė tė tjerė robėr. Nė muajin nėntor komandantėt anzhuinė nė Shqipėri i raportonin mbretit anzhuin Karl se « arbėreshėt e bizantinėt kishin rrethuar Durrėsin ». Informatat e mėvoshme konfirmonin se luftimet tashmė ishin pėrqendruar nė afėrsi tė kėshtjellave bizantine. Shpėrthimi i konfliktit tė hapur me shqiptarėt bėri qė fronti i luftimeve tė zhvendosej me shpejtėsi nė afėrsi tė kėshtjellave anzhuine tė bregdetit.

    Forca tėrheqėse e kėtij orientimi tė ri tė aristokracisė shqiptare kundėr anzhuinėve u bėnė ata fisnikė qė kishin mbajtur njė qėndrim tė rezervuar ndaj anzhuinėve e qė nuk ishin pėrfshirė nė « Mbretėrinė e Arbrit ». Tė tillė qenė Pal Gropa e Gjin Muzaka, zotėr pėrkatėsisht tė zonės sė Dibrės dhe asaj tė Beratit. Me kohė me kėta fisnikė u bashkuan edhe tė tjerė, nga ata qė ishin njohur vasalė tė mbretit Karl. Nė mėnyrė mjaft domethėnėsė Karli I Anzhu fillon t’i quajė me emrin « tradhtarėt e mi » (proditores nostros) fisnikė tė tillė si Blinishtėt, Skurrajt, Jonimėt etj., qė deri atėherė kishin qenė « besnikėt e tij » (fideles suos). Ky qėndrim i ri qe me pasoja fatale pėr sundimin anzhuin. Zotėrimet shqiptare tė Karlit Anzhu apo, siē preferonte t’i quante ai, « Mbretėria e Arbrit », qė s’ishte veēse njė shumė zotėrimesh tė fisnikėve shqiptarė, vasalė tė tij, u reduktua, pas armiqėsimit me ta, nė kėshtjellat bregdetare tė Durrėsit, Vlorės e Kaninės.

    Rrjedhja e re, qė morėn marrėdhėniet e shqiptarėve me anzhuinėt, dhe aleanca shqiptaro- bizantine, qė pasoi, i pėrmbysi planet e mėdha tė Karlit I Anzhu, i cili kishte shpresuar t’i ēonte ushtritė e tij deri nė Konstandinopojė. Pėr mė tepėr planet e mbretit anzhuin u komprometuan edhe nga afrimi i perandorit bizantin, Mihalit VIII Paleolog, me Papėn. Ujdia qė kėta tė dy arritėn nė Koncilin e Lionit, mė 1274, pėr tė realizuar bashkimin e kishave, e izoloi Karlin Anzhu duke i hequr atij pėrkrahjen e pakushtėzuar tė Papatit. Nė vend qė tė vazhdonte mėsymjen drejt Lindjes, Karli u detyrua tė nėnshkruante njė armėpushim me Mihalin VIII Paleolog (1276). Ndėrkohė « bizantinėt » e kishin kthyer Beratin nė qendrėn ku sė bashku me fisnikėt shqiptarė organizoheshin operacionet kundėr kėshtjellave anzhuine. Komandėn e kėsaj kėshtjelle ata ia kishin besuar njė fisniku vendas, sebastit Stano, qė kryente funksionin e qefalisė (qeveritarit) tė qytetit. Nė atė kohė bizantinėt kishin arritur tė rrėmbenin edhe Spinaricėn, lokalitetin bregdetar midis Vlorės e Durrėsit. Nė kėtė mėnyrė, zotėrimet jugore tė anzhuinėve ishin ndarė nga Durrėsi nėpėrmjet kėtij pykėzimi bizantin nga Berati nė bregdet. Ndėrlidhjet midis zotėrimeve anzhuine dhe midis tyre e Mbretėrisė sė Sicilisė kryheshin vetėm me anėn e detit. Por edhe komunikimi detar ishte bėrė i rrezikshėm, sepse njė flotė bizantine me bazė nė Spinaricė e nė Butrint sulmonte anijet anzhuine.

    Duke parė gjendjen katastrofike tė trupave tė tij nė Shqipėri, mbreti Karli I Anzhu mendoi tė organizonte njė fushatė tė re, gjatė sė cilės tė nėnshtronte krerėt kryengritės shqiptarė dhe tė merrte kėshtjellat e pushtuara ndėrkohė nga perandori bizantin Mihali VIII Paleolog. Nė kėtė kuadėr rėndėsi e posaēme iu dha kėshtjellės sė Beratit, kundėr sė cilės u pėrqendrua goditja kryesore anzhuine. Marrja e Beratit do tė ēlironte nga presioni bizantin bazat bregdetare tė anzhuinėve (Vlorėn, Durrėsin) dhe do tė krijonte kushtet pėr pėrparimin e ushtrive tė Karlit Anzhu nė brendėsi tė vendit. Ėshtė pėr kėto arsye qė Karli I i shkruante komandantit tė ushtrisė anzhuine nė Shqipėri se « nuk mund ta shprehte me fjalė rėndėsinė qė i jepte pushtimit tė kėshtjellės sė Beratit » (ad captionem castri Bellgradi, que ultra quam dici valeat cordi nostro residet ).

    Nė prag tė mėsymjes, Karli I Anzhu konfirmoi aleancat me Serbinė e me Despotatin e Epirit. Despot Niqifori I i Epirit u shpall vasal i mbretit anzhuin dhe i dorėzoi kėtij kėshtjellat e Butrintit, tė Sopotit e tė Porto-Palermos. Por para sė gjithash Karli I bėri njė pėrpjekje tė re pėr t’i rregulluar marrėdhėniet me shqiptarėt e pėr t’i shkėputur kėta nga bizantinėt. Nė kėtė kuadėr Karli I liroi nga burgjet italiane njė numėr krerėsh shqiptarė kryengritės, mes tė cilėve Gjin Muzakėn, i cili mbahej « i lidhur me pranga tė forta hekuri » nė burgun e kėshtjellės sė Brindizit sė bashku me Dhimitėr Zogun, Kasnec e Guljelm Blinishtin. Karlit I Anzhu i erdhėn kėrkesa tė pėrsėritura nga fisnikėt shqiptarė pėr ta liruar Muzakėn. Me sa duket, Gjin Muzaka gėzonte pozitė e autoritet tė veēantė dhe nėpėrmjet tij mbreti anzhuin u pėrpoq tė ndikonte mbi krerėt shqiptarė. Nė gusht tė vitit 1280 ai urdhėroi lirimin e robit Muzaka, « pasi tė kishte dhėnė peng gruan e fėmijėt e pasi tė ishte betuar se nuk do tė bashkohej mė me armiqtė e mbretit Karl e nuk do tė fliste e do tė vepronte mė kundėr tij ». Nė kushtet e pėrgatitjes sė mėsymjes anzhuine mbi Beratin, neutralizimi i Muzakajve, zotėr tė vendit, merrte kuptim tė veēantė.

    Megjithatė, pėrpjekjet e anzhuinėve pėr diversion nė radhėt e aristokracisė shqiptare nuk dhanė rezultat. Nė prag tė betejės vendimtare pėr Beratin lajmet qė i vinin Karlit I nga komandatėt e tij nė Shqipėri e njoftonin se « arbrit kishin ngritur pėrsėri krye dhe sulmonin trupat anzhuine ». Qėndrimi i vendosur antianzhuin i shumicės sė fisnikėve shqiptarė kushtėzoi nė mėnyrė vendimtare ecurinė e mėsymjes anzhuine. Ndėrkohė qė ushtria e Hygo de Sylit, e pėrforcuar nga kontingjentet e ardhura nga Durrėsi, Vlora e Butrinti, kishte mbyllur rrethimin e Beratit, shqiptarėt sulmonin kėshtjellat anzhuine tė bregdetit duke e detyruar komandantin anzhuin t’i shpėrqendronte forcat e tė niste pėrforcime nė drejtim tė atyre kėshtjellave. Rrethimi anzhuin i Beratit zgjati disa muaj. Nė dhjetor tė vitit 1280 anzhuinėt mundėn mė nė fund tė zinin lagjet e jashtme tė qytetit (suburbia). Por nė betejėn finale, qė u zhvillua nė pranverėn e vitit tjetėr buzė Osumit, mbrojtėsit e kėshtjellės i shkaktuan njė disfatė tė rėndė kalorisė frėnge, duke zėnė rob edhe vetė komandantin e ushtrisė anzhuine.

    Pas disfatės sė Beratit anzhuinėt u tėrhoqėn me shpejtėsi nė skajin bregdetar, ku mundėn tė ruajnė edhe pėr ca kohė kėshtjellat e rėndėsishme tė Durrėsit, Vlorės e Kaninės. Nė vitin 1282 Karli I projektoi njė fushatė tė re kundėr Bizantit, por po atė vit nė Sicili shpėrtheu kryengritja e madhe anti-anzhuine e « Mbrėmjeve siciliane », nė tė cilėn kishin dorė edhe perandori bizantin, Mihali VIII Paleologu, e mbreti i Aragonės. Paskėtaj nisi njė periudhė 20-vjeēare luftėrash midis aragonasve e anzhuinėve pėr zotėrimin e Sicilisė. Nė kushte tė tilla ekspedita e re kundėr Bizantit mbeti e parealizuar. Kėshtjellat qė anzhuinėt mbajtėn edhe pėr disa vjet nė bregdetin shqiptar mbetėn si ishuj tė izoluar nėn rrethimin e vazhdueshėm tė shqiptarėve e tė bizantinėve. Brenda vitit 1285 anzhuinėt braktisėn edhe Durrėsin, Vlorėn e Kaninėn. Fortesat e Butrintit, Sopotit e Porto-Palermos, qė ata mundėn tė mbajnė nė jug, nė territoret e Despotatit tė Epirit, ishin pika mbėshtetėse pa ndonjė rėndėsi strategjike tė veēantė. Nė kėtė mėnyrė, pas rreth 15 vjetėsh pėrpjekjesh pėr tė fituar e pėr tė mbajtur pozitat e tyre nė Shqipėri, anzhuinėt u detyruan tė tėrhiqen e t’ia lėnė vendin Perandorisė Bizantine, qė sakaq rivendosi autoritetin e saj nė njė pjesė tė mirė tė tokave shqiptare.

  2. #62
    4. GJENDJA KISHTARE NĖ SHQIPĖRI NĖ SHEK. XI-XIV






    Ndarja e kishave (1054). Pėrparimet e katolicizmit nė Shqipėrinė e Epėrme




    Nė kapėrcim tė shek. X-XI, trevat shqiptare ishin nėn juridiksionin kishtar tė tri kryepeshkopatave, tė cilat drejtonin njė numėr tė madh selish peshkopale vartėse (sufragane). Kėto qenė kryepeshkopata e Naupaktit, ajo e Durrėsit dhe kryepeshkopata e Ohrit. Kjo e fundit, e krijuar dhe e fuqizuar si e tillė nga carėt bullgarė, mundi tė tėrheqė nėn juridiksionin e vet njė numėr peshkopatash, deri atėherė sufragane tė dy mitropolive fqinje. Tė tilla qenė peshkopatat e Himarės, Butrintit, Drinopojės e Kozilit (pranė Prevezės), qė iu shkėputėn Naupaktit, apo selitė e Vlorės, Glavinicės e Cernikut qė deri atė ēast i pėrkisnin Durrėsit. Nė kėtė mėnyrė kryepeshkopata e Ohrit pėrmblodhi numrin mė tė madh tė peshkopatave shqiptare. Pėrveē selive qė iu shkėputėn Durrėsit e Naupaktit, ajo kishte nėn vete edhe selitė peshkopale tė Nishit, Prizrenit, Shkupit, Dibrės, Kėrēovės, Pėrlepit, Devollit, Kolonjės, Manastirit etj.. Kryepeshkopata e Ohrit e ruajti kėtė shtrirje edhe pas rėnies sė Perandorisė Bullgare (1018). Perandori Bizantin Bazili II ia rikonfirmoi kishės sė Ohrit tė gjitha sufraganet qė i ishin akorduar nga carėt bullgarė, pėrfshirė selitė e shkėputura nga Naupakti e Durrėsi, me gjithė protestat e kryepeshkopėve tė kėtyre tė fundit.

    Juridiksioni i Durrėsit, qė fillimisht shtrihej prej Tivari nė Vlorė vazhdoi tė zvogėlohej derisa aty nga viti 1143, nga 14 sufragane qė kishte mė parė, i kishin mbetur vetėm 4 sufragane: Kruja, Kunavia, Stefaniaka dhe Lezha. Rėndėsi tė madhe pati shkėputja prej tij e selive peshkopale tė Dioklesė (Gentės), tė cilat pėrpiqeshin tė krijonin njė dioqezė kishtare mė vete me qendėr Tivarin. Nė kuadrin e luftės pėr njė autonomi politike nga Bizanti, princėrit e Dioklesė i shfrytėzuan dhe i inkurajuan pėrpjekjet e klerit tė tyre pėr njė shkėputje kishtare nga Konstandinopoja. Rezultati i pėrpjekjeve tė tilla ishte shkėputja mė 1022 e peshkopatave tė Ulqinit e tė Tivarit nga Durrėsi dhe rikthimi i tyre nė sferėn e kishės sė Romės. Papa Benedikti VIII i shpalli nė atė kohė dy peshkopatat shqiptare si sufragana tė kryepeshkopatės sė Raguzės.

    Shembulli i Tivarit dhe i Ulqinit u ndoq nė vitet e mėvonshme edhe nga peshkopatat e tjera shqiptare tė veriut. Nė kėtė mėnyrė, ndarja zyrtare e kishės (1054), nė kishė katolike tė Perėndimit, me qendėr nė Romė, e nė kishė ortodokse tė Lindjes, me qendėr nė Konstandinopojė, i gjeti trojet shqiptare tė ndara midis dy qendrave tė mėdha tė botės sė krishterė. Pjesa mė e madhe e tyre vazhdoi tė qėndrojė e lidhur me Patriarkatin e Konstandinopojės. Por nė skajin veriperėndimor ishte kristalizuar njė enklavė katolike e pėrfaqėsuar nga peshkopatat diokleate tė Tivarit, Ulqinit, Shkodrės, Pultit, Drishtit qė njohėn autoritetin kishtar tė Papės sė Romės.

    Njė funksion tė rėndėsishėm, si bėrthama tė besimit katolik, zhvillonin nė Diokle e nė trevat e tjera veriore tė Shqipėrisė manastiret e mėdha benediktine, ndėr tė cilat shquheshin manastiri i Shėn Serxhit e Bakut (Shirgjit) nė derdhjen e Bunės, ai i Shėn Mėrisė sė Rotecit afėr Tivarit, si dhe manastiret e Shėn Lleshit nė Orosh (San Alexandro in monte), i Shelbuemit nė Rubik, i Shėn Mėrisė sė Ndėrfandes (Mirditė), e tė Shėn Kollit (Mat). Pushteti jo vetėm shpirtėror, por edhe ekonomik i kėtyre abacive qe aq i madh, sa qė Papati i shkėputi ato nga juridiksioni i kryepeshkopit tė Tivarit dhe i vuri nėn administrimin e vet tė drejtpėrdrejtė.

    Nė ēėshtje tė organizimit tė kishave katolike shqiptare tė veriut Papati, ashtu si dikur Patriarkati i Konstandinopojės, u pėrpoq tė evitonte njė autonomi tė madhe tė tyre. Ndonėse mė 1077 papa Grigori VII shpalli krijimin e kryepeshkopatės sė Tivarit, kėsaj nuk iu dhanė kompetencat e njė mitropolie, nė radhė tė parė nuk iu njoh e drejta e emėrimit tė peshkopėve nė selitė varėse. Sė bashku me kishat e Ulqinit, Shkodrės, Shasit (Suaēit), Drishtit e Pultit, kryepeshkopata e re e Tivarit u vu nė varėsi tė kishės sė Raguzės. Pėr mė se njė shekull peshkopatat shqiptare luftuan pėr t’u shkėputur nga varėsia e Raguzės, duke hyrė nė konflikt jo vetėm me kėtė, por edhe me vetė Papatin. Papa Anastasi IV mė 1153 e, pas tij, papa Aleksandri III mė 1167 kaluan deri nė masa ekstreme, duke shkarkuar nga funksionet peshkopėt e Ulqinit, Tivarit, Drishtit e duke kėrcėnuar me tė njėjtėn masė edhe prelatėt e tjerė, qė refuzonin tė njihnin si autoritet epror kryepeshkopin e Raguzės.

    Kjo luftė e gjatė e peshkopatave katolike shqiptare pėr njė autonomi nga qendrat e huaja kishtare, pėrkatėsisht nga Raguza, u kurorėzua mė nė fund me sukses nė kohėn e pontifikatit tė papės Inocent III (1199-1211). Kjo kthesė nė politikėn e Papatit ndaj kishės katolike shqiptare pėrkonte me njė fazė tė re zhvillimi pėr Kishėn Katolike nė pėrgjithėsi. Dobėsimi i Perandorisė Bizantine nga gjysma e dytė e shek. XII, qė ēoi nė shembjen e saj mė 1204 nga kryqtarėt perėndimorė, i hapi rrugė strategjisė sė Papatit pėr shtrirjen e ndikimit tė vet nė trevat ballkanike, qė ishin nėn juridiksionin e Patriarkut ortodoks tė Konstandinopojės. Nė kuadrin e njė strategjie tė tillė, kėndi i peshkopatave katolike shqiptare nė veriperėndim tė vendit fitoi rolin e njė baze operacionale tė katolicizmit kundėr ortodoksisė. Duke u nisur nga kufijtė e dioqezės sė Tivarit, kisha katolike depėrtoi nė thellėsi, nė drejtim tė Lindjes (Kosovė) e tė Jugut (Principata e Arbrit). Nė fillim tė shek. XIII, mė saktė nė vitin 1204, burimet historike flasin pėr herė tė parė pėr ekzistencėn e selive peshkopale katolike nė Kosovė, si nė Prizren e nė Shkup. Nė vitet e mėvonshme kisha katolike dėshmohen edhe nė

    qendra tė tjera, si nė Graēanicė, Trepēė, Novobėrdė, madje edhe nė lokalitete e deri nė fshatra tė vogla, gjė qė flet pėr njė pėrhapje tė gjerė tė ritit katolik nė ato treva, qė 5-6 shekujt e fundit, tė paktėn administrativisht, kishin qenė tė lidhura me kishėn ortodokse tė Lindjes. Shtrirja e ritit katolik nė viset e Dardanisė sė vjetėr (Kosovė), tė banuara kryesisht nga popullsi shqiptare, pėrkon me kalimin e tyre dhe tė Dioklesė (Gentės) nga sundimi bizantin nėn pushtimin e shtetit serb tė Rashės. Politika kishtare e mbretėrore serbe synonte qė kisha ortodokse serbe, qysh prej vitit 1219 autoqefale, tė zinte nė kėto hapėsira vendin e Kishės sė Konstandinopojės. Themelimi dhe kthimi nė ritin serb i njė sėrė manastiresh e kishash nė Kosovė, Maqedoni e nė Diokle (Gentė), si dhe zhvendosja nė Pejė e selisė sė Patriarkatit serb i shėrbenin pikėrisht kėtij qėllimi.

    Megjithatė, tė ndodhur nėn presionin dhe kėrcėnimet e Papatit e tė fuqive katolike tė Evropės, mbretėrit dhe kisha serbe u detyruan sė paku fillimisht ta tolerojnė deri diku praninė e kishės katolike nė viset e pushtuara sėrishmi. Kjo vlen sidomos pėr viset e Dioklesė, tradicionalisht tė lidhura me Romėn. Pėr tė shmangur ballafaqimin me popullsinė vendase dhe me botėn katolike tė pėrtejdetit, mbretėrit e parė serbė tė dinastisė Nemanja ua njohėn pėr ca kohė atyre autonominė kishtare qė kishin gėzuar edhe mė parė, nė kohėn e sundimit bizantin. Nė kėtė kuadėr, pėr gjithė gjysmėn e dytė tė shek. XIII, edhe pushteti laik nė Diokle iu besua njė princeshe katolike, gruas franceze tė mbretit Stefani I Urosh, Helenės. Nė kujtesėn e popullsisė shqiptare tė Dioklesė, emri i mbretėreshės Helena u ruajt pėr shumė kohė si bamirėse e mbrojtėse e besimtarėve dhe e objekteve tė kultit katolik. Njė mbishkrim mbi gur nga manastiri benediktin i Shėn Serxhit e Bakut (Shirgjit), qė ruhet sot e kėsaj dite, kujton se nė vitin 1290 mbretėresha Helenė e rindėrtoi nga themelet kėtė vend tė shenjtė pėr besimtarėt e zonės.

    Sidoqoftė, qėndrimet tolerante ndaj katolikėve shqiptarė nė viset e pushtuara pėrbėnin vetėm njė pėrjashtim nė politikėn e Nemanjėve serbė dhe lidheshin me rolin dhe ndikimin e mbretėreshės franceze, Helenės. Qysh kur serbėt e Stefan Nemanjės u shfaqėn nė viset e Kosovės e tė Dioklesė (Gentės), fillojnė tė duken dėshmitė e para historike mbi « persekutimet e Zhupanit tė madh » (1173), si dhe pėr « ankthet e vuajtjet e katolikėve tė robėruar » (1199). Politika e shtetit serb ndaj popullsive katolike tė viseve shqiptare tė pushtuara u kristalizua sidomos nė kohėn e sundimit tė mbretėrve Stefan Uroshi II (1282-1321), Stefan Uroshi III (1322-1331) e Stefan Dushani (1331-1355). Koha e sundimit tė kėtyre sovranėve ėshtė periudha e pėrqendrimit dhe e konsolidimit mė tė madh tė mbretėrisė serbe. Ajo pėrkon gjithashtu me prishjen pėrfundimtare tė marrėdhėnieve tė kėsaj me Papatin dhe me fuqitė katolike, siē ishin Hungaria dhe anzhuinėt francezė. Duke i konsideruar shqiptarėt katolikė si njė element destabilizues dhe aleat i natyrshėm i kėtyre fuqive, mbretėrit serbė zbatuan njė politikė tė tėrė, qė erdhi duke u pėrpunuar dora-dorės e qė gjeti shprehjen mė tė qartė nė « Kodin e Stefan Dushanit » (1349).

    Disa nga nenet mė tė rėndėsishme tė kėtij kodi, i kushtoheshin « shkuljes sė herezisė katolike » dhe veprimeve kundėr besimtarėve dhe klerikėve katolikė, qė nuk dėgjonin tė konvertoheshin nė ortodoksinė serbe. Pėr kėta shpallej hapur pėrvetėsimi dhe prishja e kishave, sekuestrimi i pasurisė, damkosja me hekur tė nxehtė, dėbimi dhe deri ndėshkimi me vdekje. Dokumente tė shumta tė asaj kohe provojnė se kėto masa tė parashikuara kundėr katolikėve nė kodin e sė drejtės mesjetare serbe, u zbatuan nė praktikė me egėrsinė mė tė madhe, duke shkaktuar kryengritjet e popullsisė shqiptare si dhe protestat e ashpra tė Papatit, qė mė se njė herė shpalli deri organizimin e kryqėzatave perėndimore pėr tė shpėtuar popullsitė katolike qė vuanin nėn shtypjen e mbretėrve « skizmatikė » tė Rashės.

  3. #63
    Kisha e Arbrit nė shek. XII-XIII




    Drejtim tjetėr i pėrhapjes sė ritit katolik nė trevat shqiptare qe ai i territoreve nė jug tė rrjedhės sė lumit Drin, ku nė kapėrcim tė shek. XII-XIII fillonin kufijtė e Principatės sė Arbrit. Ashtu si nė trevat mė veriore shqiptare, edhe nė shtrirjen e Principatės sė Arbrit, pėrhapja e ritit katolik u kushtėzua sė tepėrmi nga rrethanat politike qė u krijuan kėtu pas mesit tė shek. XII e qė lidhen me krizėn e pėrgjithshme tė Perandorisė Bizantine dhe tronditjen e pozitave tė shtetit e tė kishės bizantine nė Shqipėri. Nuk pėrjashtohen kėtu ndikimet qė vinin nga Durrėsi. Prania e kolonive tregtare italiane, siē qe ajo e venecianėve dhe e amalfitanėve, nėnkuptonte dhe praninė e kishave tė posaēme, rreth tė cilave grumbulloheshin dhe organizoheshin kėto komunitete tė huaja. Tė tilla kisha pėrmenden qė mė 1081, si kisha e Shėn Mėrisė sė Amalfitanėve dhe ajo e Shėn Andresė, kjo e fundit ndėrtuar nga venecianėt. Pas venecianėve dhe amalfitanėve, nė Durrės nuk vonoi tė shfaqej edhe njė komunitet katolik vendas. Por, nga ana tjetėr, ndryshimi i orientimit fetar nė kėtė trevė ishte shprehje e ndryshimit tė orientimit politik tė aristokracisė sė Arbrit, qė pas mesit tė shek. XII merr nuanca tė qarta properėndimore.

    Ndikimet e katolicizmit nė trevėn e Arbrit pėrcilleshin, pra, nėpėrmjet kishės sė Dioklesė (Gentės), nga veriu, dhe nėpėrmjet kishės katolike tė Durrėsit, nga perėndimi. Pėr mė tepėr, ashtu si nė Dioklenė fqinje, nė Arbėr ekzistonin prej kohėsh shumė tė vjetra njė numėr abacish tė urdhrit tė benediktit tė themeluar nga misionarė perėndimorė. Ndonėse nėn hije, kėto vazhduan tė funksionojnė edhe pas ndarjes sė kishave, mė 1054, duke mbajtur gjallė orientimin roman (katolik) tė tyre e duke shėrbyer si pikėmbėshtetje e Papatit nė kėto treva. Tė tilla manastire qenė, p.sh., manastiri i Shėn Lleshit nė derdhjen e poshtme tė Matit, i Shėn Pavlit nė Blinisht, i Shėn Mėrisė sė Ndėrfanit buzė Fanit tė Madh, manastiri i Shėn Lleshit nė Orosh, i Shėn Kollit nė Breg-Matė, i Shėnepremtes nė Kurbin e sė fundi, manastiri i Shelbuemit nė Rubik. Kėto abaci nuk pėrmenden pėrpara vitit 1166, por elementė tė veēantė, si shtresat me mozaikė, afresket apo mbishkrimet e mureve, dėshmojnė qartė pėr njė hershmėri shumė tė madhe tė tyre. Pas ndarjes sė kishave, mė 1054, kėto manastire u kthyen nė avanposte tė katolicizmit roman nė sferėn ortodokse, duke luajtur rolin e tyre nė ndryshimin e raportit tė forcave midis ritit ortodoks dhe atij katolik nė zonėn e Arbrit. Aty nga mesi i shek. XIII, kisha ortodokse kishte humbur tashmė mjaft terren nė kėtė zonė. Nė vitin 1143 arkimandriti Nil Doksopatri kumton se mitropolisė ortodokse tė Durrėsit i kishin mbetur vetėm 4 sufragane nga 14 qė kishte pasur dikur. Nga kėto, tre i pėrkisnin territorit tė Arbrit dhe qenė peshkopatat e Krujės, Kunavisė dhe Stefaniakės, qė edhe gjeografikisht ndodheshin mė pranė Durrėsit. Ndėrkaq, mė 19 qershor tė vitit 1166, titullari i kishės sė Arbrit, peshkopi Lazar, i shoqėruar nga abati i manastirit benediktin tė Shelbuemit (Rubik),

    Gjergji, mori pjesė nė ceremoninė e pėrurimit tė kishės katolike tė Shėn Trifonit nė Kotorr, ku iu rezervua nderi i veēantė i konsakrimit tė njėrit prej altareve tė kishės. Nė ceremoninė nė fjalė ndodheshin edhe pėrfaqėsues tė peshkopatave dhe tė abacive tė tjera katolike shqiptare nga Drishti, Shirgji, Ulqini, Tivari, Shasi si dhe « priori Andrea i Arbrit » qė me sa duket pėrfaqėsonte pushtetin laik tė asaj krahine. Njė vit mė vonė, papa Aleksandri III, nė njė letėr dėrguar peshkopit Llazar tė Arbrit, lėvdon angazhimin e tij pėr ta shkėputur kishėn e tij nga ortodoksia bizantine e pėr ta lidhur atė me Romėn. Me atė rast e fton Llazarin tė njohė si epror tė tij, tė caktuar nga Selia e Shenjtė, mitropolitin e Raguzės. Ashtu si selitė e tjera peshkopale shqiptare, edhe peshkopata e Arbrit nuk pranoi tė vihej nėn urdhėrat e kryepeshkopatės dalmatine. Por ajo nuk u shpall as sufragane e kryepeshkopatės sė Tivarit, kur kjo e fundit fitoi atribute mitropolitane dhe grumbulloi rreth vetes qendrat peshkopale tė Dioklesė. Njė dokument papal i vitit 1188 bėn tė ditur se peshkopata e Arbrit ishte vendosur nė atė kohė nėn varėsinė e drejtpėrdrejtė tė Selisė sė Shenjtė. Emėrimi dhe shugurimi i kreut tė saj bėhej vetėm nga Papa i Romės. Peshkopata e Arbrit ishte e vetmja ndėr tė gjitha peshkopatat katolike tė pellgut dalmato-shqiptar qė gėzonte njė status tė tillė.

    Ėshtė jashtė ēdo dyshimi se lėvizjet e kishės sė Arbrit pėrcaktoheshin nė njė masė tė madhe nga vullneti politik i krerėve tė Arbrit. Orientimi i ri i kishės sė Arbrit nga Roma katolike, si dhe organizimi i saj i pavarur nga qendrat fqinje, i pėrgjigjej drejtimit tė ri properėndimor e autonomist tė politikės sė tyre. Akti i fundit i kėtij orientimi ishte edhe braktisja e ritit ortodoks dhe konvertimi nė katolicizėm nga vetė krerėt e Principatės sė Arbrit. Njė hap i tillė u ndėrmor nė vitin 1208 nga princi Dhimitėr. Nė njė letėr pėr papėn Inocenti III, Dhimitri i shfaqte kreut tė kishės katolike vendimin pėr t’u futur bashkė me vasalėt e tij, nė gjirin e kishės katolike. Papa nisi qė atė vit nė drejtim tė Arbrit dy emisarė tė tij, ndėr tė cilėt njėri ishte arkidhjaku katolik i Durrėsit, qė do tė merreshin me pėrgatitjen doktrinale tė princit tė Arbrit e tė njerėzve tė tij. Ceremonia solemne e bashkimit tė tyre me kishėn e Romės do tė zhvillohej nė njė fazė tė dytė, nė praninė e njė legati apostolik, tė dėrguar posaēėrisht nga Papa.

    Traktaktivat midis Papatit e princėrve tė Arbrit u ndėrprenė si rezultat i rrethanave tė reja politike qė u krijuan nė krejt zonėn e Durrėsit e tė Arbrit pas vitit 1210. Kėto u pėrfshinė pėrsėri pėr rreth gjysmė shekulli nė sferėn e ndikimit bizantin e gjatė kėsaj kohe kisha e Arbrit u lidh sėrish me botėn ortodokse. Megjithatė, prirjet pro-katolike mbetėn gjithmonė tė fuqishme si nė Arbėri, ashtu dhe nė Durrės. Kėtu, krahas kishės ortodokse, vazhdoi tė funksionojė pandėrprerė edhe kisha katolike, qė, nė mungesė tė kryepeshkopit, drejtohej nga njė arkidhjak i zgjedhur nga mbledhja e klerit vendas. Nė kėtė kohė nė Durrės duken edhe shenjat e para tė mbėrritjes sė misionarėve tė urdhrave tė rinj, dominikanė e franēeskanė. Nė zonat periferike tė Arbrit, nė kufi me Pultin e Shkodrėn, kisha katolike i ruajti tė paprekura pozitat e saj. Vetė peshkopi i Arbrit, i pėrsėriti mė 1250 papa Inocentit IV dėshirėn pėr futjen e dioqezės sė tij nėn tutelėn e Romės. Kėsaj iu paraqit njė rast ideal pėr konsolidimin e pozitave tė katolicizmit nė njė zonė kaq tė kontestuar nga tė dy kishat rivale, atėherė kur anzhuinėt e Napolit morėn Durrėsin dhe e shtrinė juridiksionin e tyre nė tė gjitha viset e Principatės sė Arbrit (1272). Nė atė kohė u derdhėn nė Shqipėri njė numėr i madh fretėrish dominikanė e franēeskanė, qė u vendosėn nė abacitė e vjetra benediktine ose themeluan qendra tė reja manastirore.

    Ata u kthyen nė njė mjet aktiv tė propagandės papale, e cila ndikoi mjaft nė konsolidimin dhe nė shtrirjen e mėtejshme tė pozitave tė katolicizmit nė Shqipėri. Megjithatė, pėrsa i pėrket shtrirjes sė ngushtė tė Arbrit, kėtu riti katolik nuk arriti tė zhvendoste plotėsisht besimin ortodoks. Qoftė pėr traditė, qoftė si rrjedhojė e ndikimit, qė kisha ortodokse ushtroi vazhdimisht nė kėtė bėrthamė qendrore tė trojeve shqiptare, kėtu u arrit tė realizohej njė simbiozė e deri njė pėrzierje e tė dy riteve, pėr tė cilėn papėt e Romės u ankuan mė se njė herė. Njė simbiozė e pėrzierje e tillė u shpreh materialisht nė ekzistencėn e funksionimin paralel tė kishave e manastireve katolike e ortodokse nė gjithė zonėn e Arbrit si dhe nė Durrės. Nuk janė madje tė rralla rastet kur brenda tė njėjtit tempull tė gjenden sė bashku elementė simbolikė, ikonografikė, ritualė e kulturorė qė i pėrkasin njėrit apo tjetrit rit. Shembull tipik nė kėtė drejtim ishte kisha e hershme e Shėn Mėrisė nė Brrar afėr Tiranės, njė themelim i bujarėve Skurra, ku skenat biblike nė afresket e mureve, ose mbishkrimet latine apo greke, dėshmojnė pėr njė pozitė tė papėrcaktuar tė gjithė kėsaj treve midis katolicizmit e ortodoksisė e nė njė kuptim mė tė gjerė midis qytetėrimit perėndimor e atij bizantin. Pikėrisht pėr kėtė arsye, njė misionar katolik, qė vizitoi Arbėrinė mė 1308, konstatonte se banorėt e kėtij vendi qenė « sa katolikė, aq edhe ortodoksė ». Edhe mė kuptimplote pėr ēėshtjen e prirjeve kulturore e fetare qė mbizotėronin nė atė kohė nė trevėn e Arbrit ėshtė shembulli i Karl Topisė, princ i Arbrit nė vitet 1350-1385. Edhe pse botėrisht shpallej si princ katolik e ithtar i Papės, Karl Topia nė praktikė u shqua si themelues (ktitor) kishash e manastiresh ortodokse e nė pėrgjithėsi si mbrojtės e pėrkrahės i kulturės bizantine nė principatėn e tij.




    Kristalizimi i sferės ortodokse nė shek. XIII-XIV




    Pavarėsisht nga dobėsimi apo humbja e pozitave nė treva tė caktuara, fakti ėshtė se pėrtej brezit Durrės-Ohėr pozitat e kishės ortodokse nė Shqipėri nuk u rrezikuan asnjėherė seriozisht nga mėsymja e katolicizmit roman. Aty ndihej fuqishėm veprimi i qendrave tė mėdha tė ortodoksisė bizantine, siē qenė kryepeshkopatat e Durrėsit, Naupaktit, dhe sidomos ajo e Ohrit. Njė numėr i madh kishash e manastiresh bizantine, tė ndėrtuara qė nė shekujt e hershėm tė mesjetės e qė ruhen ende sot nė vende tė tilla, si nė Ohėr, Korēė, Elbasan, Pojan, Berat, Ballsh, Pėrmet, Gjirokastėr, Sarandė, dėshmojnė pėr ndikimin e plotfuqishėm qė kisha ortodokse bizantine ushtronte nė kėto vise. Disa nga kėto manastire administroheshin e drejtoheshin drejtpėrdrejt nga Patriarku i Konstandinopojės e gėzonin kėshtu statusin e lakmuar tė manastirit stavropegjiak. Tė tillė dėshmohen tė kenė qenė manastiri i Shėn Kollit nė Mesopotam (Delvinė), njė fondacion i hershėm i perandorit bizantin Konstandini IX Monomak (1042-1054), apo manastiri i Labovės sė Kryqit dhe ai i Hoteahovit (Ēamėri).

    Ndryshe nga viset e tjera shqiptare nė veri tė vijės Durrės-Ohėr, nė territoret nė jug tė saj kriza e Perandorisė Bizantine nė shek. XII dhe shembja e saj mė 1204 nga kryqtarėt nuk i tronditi pozitat e ortodoksisė bizantine. Pėr mė se gjysmė shekulli pas rėnies sė Konstandinopojės, e gjithė shtrirja prej Durrėsit nė Prevezė u pėrfshi nė kufijtė e Despotatit tė Epirit, njė formacion qė nė pikėpamje shtetėrore e kishtare qe njė imitim i Perandorisė Bizantine. Nėn tutelėn e Despotėve tė Epirit, peshkopatat e Durrėsit, Ohrit, Kaninės, Beratit, Devollit, Drinopojės, Himarės, Butrintit, Eurojės etj., njohėn njė periudhė lulėzimi tė veēantė. Pas vitit 1260, pjesa mė e madhe e kėtyre trevave u pėrfshi edhe pėr gati njė shekull tjetėr (deri mė 1346) nė kuadrin e Perandorisė sė rindėrtuar Bizantine, gjė qė ndikoi akoma mė shumė nė forcimin e karakterit ortodoks tė besimit nė to. Rrethanat politike bėnė shpesh qė familjet fisnike Matrėnga, Muzaka, Zenebishi, Spata, Losha tė kishin marrėdhėnie me fuqitė katolike si anzhuinėt e Napolit ose Venediku, madje dhe me vetė Papatin. Si rezultat ndodhi qė nė pikėpamje kishtare ndonjė pinjoll i tyre tė kthehej nė katolik. Njė dokument i vitit 1290 jep pikėrisht emrat e njė grupi « neofitėsh » katolikė qė u pėrkisnin familjeve nė fjalė. Pavarėsisht nga episode tė tilla, trevat jugore shqiptare dhe banorėt e tyre qėndruan, nė pėrgjithėsi, tė lidhura me ritin ortodoks.

    Pavarėsisht nga fakti qė ndarja kishtare qė prej shek. XI u bė njė realitet nė jetėn shoqėrore nė Shqipėri, ajo nuk arriti asnjėherė tė ushqejė shfaqje tė intolerancės e tė fanatizmit fetar. Pėrgjatė gjithė mesjetės kėtu s’ka asnjė tė dhėnė qė tė pohojė ekzistencėn e ballafaqimeve e tė konflikteve fetare midis shqiptarėve ortodoksė dhe atyre katolikė. Kjo bashkėjetesė e ky mirėkuptim u ruajt edhe kur struktura fetare nė Shqipėri ndryshoi nė mėnyrė radikale dhe kur pjesa mė e madhe e popullsisė u konvertua nė islamizėm.

  4. #64
    5. PRONA FEUDALE NĖ SHQIPĖRI GJATĖ SHEK. XI-XIV






    Prona feudale dhe evoluimi i saj nė Shqipėri (shek. XI-XIV)




    Shekulli X ofron dėshmitė e para historike pėr format fillestare tė pronės feudale nė Shqipėri. Ato kanė tė bėjnė kryesisht me pronat kishtare, dokumentacioni i tė cilave mundi tė ruhej mė mirė nėpėr arkivat e biblotekat e manastireve dhe institucioneve tė tjera kishtare. Konkretisht, pėr vitet 1018 e 1020 ruhen dy akte dhurimi tė perandorit bizantin Bazili II pėr disa nga peshkopatat shqiptare. Nė aktet (diplomat) nė fjalė bėhet fjalė pėr numra tė ndryshėm klerikėsh e parikėsh, qė pėrfaqėsojnė kategori tė ngjashme bujqish, tė cilėt bashkė me tokėn e tyre lidheshin pas peshkopatave nė fjalė me detyrimin qė t’u dorėzonin atyre tatime tė caktuara, tė cilat mė parė i dorėzoheshin shtetit bizantin. Kėshtu, kryepeshkopit tė Ohrit i akordoheshin 30 klerikė e po aq parikė, njėlloj sa edhe peshkopit tė Kosturit. Kurse peshkopi i Glavinicės do tė kishte nė viset nėn juridiksion tė tij, nė Mallakastėr e Kaninė, 40 klerikė e 40 parikė, po aq sa dhe peshkopi i Beratit. Peshkopė tė eparhive mė pak tė rėndėsishme, si tė Cernikut (Cėrrikut), e Dropullit (Adrianopolit) do tė kishin nga 15 pėr secilėn nga tė dy kategoritė, kurse ai i Himarės 12 pėr ēdo kategori. Nė aktet e Bazilit II pėrcaktohet se peshkopatave nė fjalė u jepej e drejta e nxjerrjes pėr vete (ekskusia) tė tė ardhurave qė mė parė i dorėzoheshin shtetit bizantin.

    Lidhja e njė numri tė caktuar fshatarėsh, bashkė me ngastrat e tyre, pas personave fetarė ose laikė me qėllim shlyrjen nė favor tė kėtyre tė fundit tė atyre detyrimeve, qė fshatarėt nė fjalė deri atėherė ia kishin dorėzuar shtetit, pėrbėn njė shenjė paralajmėruese pėr marrėdhėniet e reja qė po pėrvijoheshin nė fshatin shqiptar. Megjithatė, njė lidhje e tillė qe ende e brishtė, qoftė pėr faktin se numri i ekonomive fshatare qė i atashoheshin njė personi a njė institucioni fetar tė caktuar qe i ulėt, qoftė pėr faktin se pjesa e rentės qė kėta tė fundit merrnin nga kėto ekonomi fshatare qe ende e vogėl nė krahasim me sasinė e rentės qė shkonte nė favor tė shtetit. Nga ana tjetėr, ky sistem linte krejtėsisht nė duart e shtetit atributet e pushtetit gjyqėsor, duke i dhėnė atij njė pozitė mbisunduese si ndaj bujqve « tė dhuruar », ashtu dhe ndaj beneficiarit qė tash e tutje pėrfitonte njė pjesė tė rentės sė tyre.

    Gjithsesi, aktet e dhurimit tė perandorit bizantin Bazili II tė viteve 1018-1020 zbulojnė njė fazė embrionale tė sistemit tė pronies (pronoia), i cili nga shek. XI u bė forma tipike e pronės feudale nė Bizant. Institucioni i pronies pati njė pėrhapje tė gjerė edhe nė trevat shqiptare, aq sa fjala « pronie » u trashėgua nė fjalorin e shqipes, duke marrė nė dallim nga kuptimi qė kishte fillimisht, kuptimin e ēdo forme zotėrimi tė pakushtėzuar (pronė). Nė fakt, pronia ishte njė sasi e caktuar toke e pėrfaqėsuar nga njė numėr ekonomish fshatare, qė perandori bizantin me anė tė njė diplome tė posaēme (krysobull) ua shpėrndante personave laikė apo institucioneve fetare pėr t’i pasur nė zotėrim tė kushtėzuar.

    Pronia nuk ishte kurrsesi njė zotėrim me tė drejta tė plota. Duke marrė pronien, titullari i saj, proniari, fitonte tė drejtėn tė vilte nga ekonomitė fshatare, qė pėrbėnin pronien e tij, njė numėr tė caktuar detyrimesh qė deri atėherė shkonin nė dobi tė arkės perandorake. Nė kėmbim ai ishte i detyruar t’i pėrgjigjej thirrjes sė perandorit pėr shėrbim ushtarak, duke u paraqitur me njė numėr kalorėsish e kėmbėsorėsh tė armatosur me shpenzimet e veta. Kėshtu nė fund tė shek. XIV njė proniar nga familja Dukagjini i pėrgjigjej thirrjes sė kryezotit pėr luftė duke u paraqitur me 40 kalorės e 100 kėmbėsorė. Nė pikpamje juridike, pronia ishte, pra, e ngjashme me stratiotika ktemata, d.m.th. me ngastrat e ushtarėve-bujq tė periudhės paraardhėse. Si njėra dhe tjetra jepeshin pėr shfrytėzim me kusht dhe kushti kryesor ishte kryerja e shėrbimit ushtarak. Por nė pikėpamje shoqėrore ndryshimi mes njėrės dhe tjetrės qe i madh. Zotėruesit e ngastrave ushtarake i pėrkisnin klasės sė fshatarėsisė sė lirė, qė merreshin vetė me punimin dhe shfrytėzimin e tyre. Nė tė kundėrtėn, zotėruesit e pronies i pėrkisnin klasės sė pronarėve tė mėdhenj, qė pėrdornin punėn e tė tjerėve, tė bujqve parikė (paroikoi).

    Pronia lidhej ngushtė me personin tė cilit i jepej. Ajo nuk shitej, nuk ndahej, nuk dhurohej. Pas vdekjes sė titullarit, proniarit, ajo i kthehej pėrsėri pushtetit qendror dhe me njė krysobull tė re perandori ia kalonte atė njė proniari tė ri, qė sigurisht merrte pėrsipėr detyrimin ushtarak. Pronia mund tė trashėgohej nga i ati tek i biri nė rast se ky merrte pėrsipėr tė kryente detyrimet ushtarake si i ati. Por dhe nė kėtė rast nevojitej miratimi i pushtetit qendror, pėrkatėsisht i perandorit. Instituti i pronies e pėrshpejtoi edhe nė Shqipėri procesin e feudalizimit, sidomos nėpėrmjet krijimit tė njė shtrese tė re tė pasurish, tė fisnikėrisė ushtarake. Nė shek. XII vendi gėlonte nga fisnikė tė tillė qė mbanin tituj bizantinė, si sebastos, kaballarios etj.. Pėr shumė nga kėta, pajisja me pronia e me tituj nga pushteti qendror bizantin shėnoi edhe fillimin e njė procesi integrimi nė shtetin dhe administratėn bizantine.

    Me kalimin e kohės pronia pėsoi ndryshime thelbėsore. Nė shek. XIII-XIV proniarėt fituan njė numėr tė madh privilegjesh e atributesh, duke e zhvendosur gjithnjė e mė shumė pushtetin qendror. Sasia e rentės qė shkonte nė dobi tė proniarit u rrit sė tepėrmi nė raport me atė qė i shkonte arkės qendrore. Proniarėt filluan tė merrnin pėr vete edhe taksėn e tokės, qė ishte atribut i pandashėm i pushteti qendror. Proniarėt ngritėn njė aparat tė tyrin administrativ, qė zėvendėsoi atė shtetėror, me nėpunės, roje, ushtarė, ndonjėherė edhe me gjykatės tė vetėt. Nė fakt, pas shek. XIII, ndodhte shpesh qė proniarėt tė pėrvetėsonin edhe tė drejtėn e gjykimit fillimisht pėr ēėshtjet e vogla, mė vonė edhe pėr krimet e rėnda, duke i hequr pushtetit qendror njė nga prerogativat kryesorė tė ushtrimit tė sovranitetit.

    Nė shek. XIV, pronia i ishte afruar sė tepėrmi statusit tė njė zotėrimi feudal tė pavaruar. Ajo tanimė mund tė trashėgohej, tė ndahej, madje dhe tė shitej. Gjithnjė e mė rrallė proniari pėrmbushte detyrimin kryesor ndaj shtetit, atė ushtarak, madje kjo shpjegon pėrse nė ndonjė rast del se zotėrues dhe administratorė tė proniave tė ishin edhe gra. Megjithatė, nė fund tė shek. XIV dhe gjatė gjithė shek. XV, nė pėrputhje me intensifikimin e veprimtarive ushtarake si pasojė e sulmeve tė turqve osmanė, vihet re njė rigjallėrim i institucionit tė tokave ushtarake (stratiotika ktemata), qoftė nė formėn e mirėfilltė feudale (pronia), por sidomos nė formėn e vjetėr tė parcelave tė vogla ushtarake tė periudhės sė perandorėve « maqedonė » (shek. IX-XI). Shumė nga shqiptarėt e emigruar nė Greqi, nė shek. XIV-XV, u vendosėn bashkė me familjet e tyre nė zotėrimet e feudalėve bizantinė, tė cilėt u dhanė atyre nė pėrdorim toka, vreshta e kullota kundrejt kryerjes sė shėrbimit ushtarak nė mbrojtje tė zotėrimeve nė fjalė. Burimet e kohės i quajnė ata rėndom stratiotė (ushtarė). Institucioni i pronies njohu njė pėrhapje tė madhe nė zonėn e Shkodrės, ku nė shek. XIV dėshmohet njė numėr i madh proniarėsh, tė cilėt me miratim tė Venedikut administronin fonde tė caktuara tokash nėn juridiksionin e Shkodrės kundrejt detyrimit pėr t’i shėrbyer me luftėtarė qeveritarit venecian tė atij qyteti. Nga ana tjetėr, nė zotėrimet e saj tė Peloponezit, tė Eubesė e tė Dalmacisė, Republika e Venedikut tėrhoqi masa tė tėra emigrantėsh shqiptarė, tė cilėve u premtonte ngastra toke, vreshta, kullota etj., kundrejt angazhimit tė tyre nė mbrojtje tė kėshtjellave e zotėrimeve veneciane nga sulmet e turqve osmanė. Pėr mė se njė shekull, kėta pronarė-luftėtarė shqiptarė (stratiotė), qenė shtylla kurrizore e ushtrive tė Venedikut sa nė zotėrimet e tij tė Shqipėrisė, ashtu dhe nė ato tė Greqisė e tė Dalmacisė.

    Reparte stratiotėsh shqiptarė u pėrdorėn nga Venediku edhe nė Itali, nė luftėrat me shtetet rivale tė tij. Fama e stratiotėve shqiptarė, si Mėrkur Bua, Manol Blesi etj., i kapėrceu edhe kufijtė e Italisė e u pėrhap nė Gjermani, Francė, Poloni, ku kėta stratiotė ofruan shėrbimet e tyre. Ndonėse pronia u bė dukuri mbizotėruese nė shek. XI-XIV, krahas saj vazhduan tė ekzistojnė forma tė tjera tė pronės. Kjo vlen nė radhė tė parė pėr bashtinėn apo pronėn mė tė drejta tė plota e tė pakushtėzuara, qė posedohej mbi bazėn e titujve tė pronės (titulus possessionis). Kishte bashtina qė i pėrkisnin pėrfaqėsuesve tė aristokracisė dhe qė si tė tilla kishin shtrirje tė madhe dhe punoheshin nga bujqit. Kėto njiheshin nė Bizant me emrin « paraspor ». Por kishte edhe bashtina tė vogla, prona tė bujqve, qė punoheshin nga vetė pronari. Kategorisė sė bashtinės i pėrkisnin edhe pronat e qytetarėve tė Durrėsit, Shkodrės, Drishtit etj., nė rrethinat e qyteteve nė fjalė. Nė Durrės qytetarėt zotėronin nė pronė tė plotė edhe kullotat nė malin e afėrt tė Temalit. Ndarja, trashėgimia apo shitblerja e bashtinave ishte njė dukuri e zakonshme, qė ndeshet herėt nė Durrės, Dibėr, Devoll, Vageneti e gjetkė. Bashtina ishte e vetmja kategori e pronės qė paraqitej lirisht nė tregun e tokės. Shitblerja e saj pasqyrohej nė ndryshime tė shpejta e tė thella tė statusit shoqėror. Njė shitje e shpejtuar e tokės apo edhe njė pėrjashtim nga e drejta e trashėgimisė mund ta kthente sakaq njė pronar nė njė bujk tė varfėr (paroikos), siē ndodhi mė 1223 me Tanushin, birin e Gjinit, nga Dibra, i cili u detyrua tė punonte si bujk (poroikos) nė tokat e tė tjerėve, pasi e ėma dhe vėllezėrit nuk i dhanė pjesėn e tokės qė i pėrkiste si trashėgim nga i ati.

    Afrimi i statusit tė pronės sė kushtėzuar (pronies) me atė tė pronės sė pakushtėzuar (bashtinės) pas shek. XIII, i dha vrull tė papėrmbajtur procesit tė pėrqendrimit tė tokave nė pak duar, rrjedhimisht dhe rrėnimit tė pronarėve tė vegjėl. Ky proces u shoqėrua me rritjen e tė drejtave (imuniteteve) dhe tė atributeve sovrane tė pronarėve tė veēantė dhe me fuqizimin e pozitės sė tyre ekonomike, juridike e politike si ndaj masės sė fshatarėve tė vet, ashtu edhe ndaj pushtetit qendror. Kjo ėshtė koha kur mund tė flitet pėr marrėdhėnie feudale tė zhvilluara nė Shqipėri.

  5. #65
    Zotėrimi feudal nė Shqipėri, si kudo nė Bizant apo nė Perėndim, pėrbėhej nga dy pjesė kryesore: toka e fshatarėve-parikė e ndarė nė ngastra (stases) dhe toka e zotėrisė qė ishte nė zotėrim tė drejtpėrdrejtė tė tij. Toka e fshatarit pėrfaqėsohej nga shtėpia e tij (zjarri) me anekset dhe me arėn, vreshtin, kopshtin etj.. Zotėrimi i fshatarit nuk ishte i pėrqendruar: ai ndahej nė shumė ngastra tė vogla, shpeshherė larg njėra-tjetrės. Pjesa tjetėr e fondit tė tokės
    nė njė zotėrim feudal ishte pronė e drejtpėrdrejtė e fisnikut dhe si e tillė administrohej prej tij (paraspori). Kjo pjesė e zotėrimit feudal (ekonomia demaniale) erdhi vazhdimisht duke u shtuar, paralelisht me fuqizimin e aristokracisė. Karakteristike ėshtė qė, nė njė fazė tė parė, ishin ngastrat e fshatarėve ato qė realizonin pjesėn kryesore tė prodhimit feudal. Por nė shek. XI pjesa e tokave nė administrim tė drejtpėrdrejtė tė fisnikut i kaloi tė parat si nga sasia, ashtu dhe nga prodhueshmėria. Shtrirja e madhe e tyre lejonte pėrdorimin e metodave e tė teknikave tė pėrparuara, siē qe qarkullimi bujqėsor 3-vjeēar, si dhe shfrytėzimin intensiv i tokave nėpėrmjet ujitjes, plehėrimit etj..

    Edhe mė i shpejtė ishte procesi i pėrqendrimit tė tokave nė duart e institucioneve fetare, manastireve e peshkopatave. Ndryshe nga ē’kishte ndodhur deri nė shek. XII, kur sipėrfaqet nė zotėrim tė tyre ishin rritur si rezultat i dhurimeve tė bėra nga ana e pushtetit qendror, tani, pas shek. XII, dhuruesit e mėdhenj tė manastireve e tė peshkopatave janė fisnikėt e mėdhenj apo tė vegjėl, pa pėrjashtuar dhe kategorinė e njerėzve tė thjeshtė tė fshatit e tė qytetit. Nė fillim tė shek. XIV manastiret e peshkopatat kishin arritur tė grumbullonin sasi tė pamasa fondesh tokėsore. Njė pjesė e konsiderueshme e viseve tė Kosovės ishin atė kohė pronė e manastireve tė mėdha, si ai i Hilandarit nė malin Athos, ai i Deēanit (nė rrethin e Pejės), i Vranjės (Shkodėr), i Kryeėngjėllit (Prizren), i Shėn Gjergjit (Shkup) etj.. Vetėm manastiri i Deēanit zotėronte nė shek. XIV rreth 20 000 ha tokė, qė zinin njė zonė pak a shumė kompakte nė Rrafshin e Dukagjinit. Toka i dhurohej manastirit bashkė me bujqit, tė cilėt ēliroheshin nga detyrimet ndaj feudalit. Kėto i kalonin manastirit tėrėsisht, nė formėn e detyrimeve nė natyrė, nė tė holla e nė punė angari.

    As feudali, pronar i dikurshėm, as njerėzit e tij nuk mund tė shkelnin nė atė tokė e tė mblidhnin detyrimet. Nė aktdhurimin e dy fshatrave tė zonės sė Dibrės pėr manastirin e Hilandarit, mė 1426, Gjon Kastrioti deklaronte se fshatrat nė fjalė do tė ishin tė lirė nga ēdo lloj detyrimi qė i kishin dhėnė deri atėherė atij; kėto tė drejta ai ia kalonte tė plota manastirit. Tė ardhurat e manastireve ishin kryesisht nė produkte bujqėsore. Por njė pjesė, sigurisht mė
    e vogėl, vinin nga veprimtaria zejtare dhe nga aktivitete tė tjera. Kėshtu, manastiri i Prizrenit merrte falas nga zona e Pultit njė sasi fshikėzash mėndafshi, verė e kripė, kurse manastiri i Deēanit pėrpos kėtyre merrte edhe njė sasi hekuri (50 nade). Manastiri i Prizrenit merrte 1 mijė hyperperė nė vit nga doganat e Prizrenit. Tė ardhura tė mėdha manastiret nxirrnin nga panairet tė organizuara nė territorin e tyre. Shpeshherė nė panaire tė tilla, si p.sh. nė panairin e Shėn Gjergjit nė Shkup, ishte e ndaluar tė tregtoheshin produkte tė tjera, qė s’ishin tė manastirit nė fjalė.

    Njė burim i qėndrueshėm tė ardhurash pėr kishėn mbetej, nė fund, taksa pėr kishėn (kanonikon), e paguar nė natyrė e nė tė holla. Njė pjesė e mirė e saj merrte rrugėn pėr nė Romė e Konstandinopojė. Dorėzimi i detyrimeve (prebenda) ishte njė nga shkaqet e fėrkimeve qė lindnin herė pas here midis klerit vendas shqiptar, nga njėra anė, dhe Papatit tė Romės e Patriarkatit tė Konstandinopojės, nga ana tjetėr. Nė pėrpjekje pėr tė gjetur mjete financiare plotėsuese, veēanėrisht nė kohė luftėrash, pushteti qendror vendoste tatime tė jashtėzakonshme mbi popullsinė. Kėshtu, nė vitet e fundit tė shek. XII, perandori bizantin vendosi mbi popullsinė e provincave perėndimore tė perandorisė tė ashtuquajturin alamanikon (taksa gjermane), pėr tė pėrballuar nevojat e luftės me perandorin gjerman, Henrikun V tė Sicilisė. Nė shek. XV Venediku u impononte banorėve tė zotėrimeve tė tij nė Shqipėri mbledhjen e herpashershme tė detyrimeve tė jashtėzakonshme (recollecta), me tė cilat siguronte paqen me komandantėt osmanė tė krahinave fqinje.

    E gjithė piramida e shoqėrisė feudale mbėshtetej nė shfrytėzimin e punės sė bujqve (parikėve). Kategori tė tjera bujqish ishin edhe « tė huajt » e « tė lirėt » (ksenoi, eleutheroi). Kėta ishin tė privuar nga toka e nga ēdo lloj prone, pra tė parregjistruar nga fisku dhe vendoseshin nė feud nė cilėsinė e punėtorit me mėditje. Por me kohė edhe kėta pajiseshin me njė copė tokė pėr tė cilėn paguanin detyrimet pėrkatėse, duke u shkrirė, kėshtu, dhe ata
    nė masėn e parikėve.




    Detyrimet feudale




    Sistemi i detyrimeve feudale qė rėndonin mbi fshatarin nuk ishte i njėjtė pėr tė gjitha viset shqiptare. Ai ndryshonte sipas konfiguracionit tė terrenit, por edhe sipas sferave politike nė tė cilat pėrfshihej kjo apo ajo zonė. Edhe raporti midis llojeve tė ndryshme tė rentės, nė natyrė, nė tė holla e nė angari, ndryshonte nga vendi nė vend e nga koha nė kohė. Fuqizimi i fisnikėve kundrejt pushtetit qendror bėri qė nga shek. XIII, pjesa e rentės nė angari e nė tė holla tė rritej nė krahasim me rentėn nė natyrė. Njėherėsh ndryshoi edhe raporti midis rentės qė shkonte nė favor tė shtetit dhe asaj nė dobi tė fisnikut, nė fitim tė kėtij tė fundit. Detyrimet pėr shtetin pėrfshinin detyrimin mbi tokėn (soku), qė nė trevėn e Shkodrės pėrbėhej nga pagimi i njė dukati dhe tė njė modi grurė (afėr 250 kg) nė vit nga ēdo ekonomi fshatare. Krahas sokut paguhej dhe taksa « pėr tym » (zjarr, shtėpi) e barabartė me njė dukat flori, e ashtuquajtura « e dhjeta e melit », taksa e obrokut, baras me 4 grosh argjendi nė vit, qė paguhej si kontribut pėr mbajtjen e ushtrisė dhe tė nėpunėsve qeveritarė gjatė qėndrimit nė njė vend tė caktuar etj.. Njė vend tė rėndėsishėm zinte aerikoni, qė nė fillimet e tij kishte qenė thjesht njė gjobė e parashikuar pėr njė numėr shkeljesh e krimesh (vrasje, pėrdhunim, gjetje thesari). Me kalimin e kohės aerikoni u kthye nė njė detyrim tė pėrhershėm. Kontribute tė tjera tė bujkut pėr shtetin kishin tė bėnin me punė angari nė ndėrtime rrugėsh, urash, kėshtjellash (kastroktisia) apo nė transporte tė ndryshme, me taksa tė veēanta si e dhjeta e derrave, taksa e verės, e vajit etj..

    Nga ana e tij, fisniku merrte si rregull 1/10 e prodhimeve, por kjo nuk pėrjashtonte qė duke shfrytėzuar pushtetin, ai tė kėrkonte sasi mė tė madhe. Nė rastet kur pronari jepte me qira ngastra nga paraspori i tij pėr bujq nevojtarė, ai kėrkonte deri nė 1/4 e 1/2 e prodhimit. Pėr raste festash fshatarėt ofronin gjithashtu dhurata nė natyrė (kaniske), tė cilat ishin tė detyruara dhe aspak me dėshirė, siē e thotė emri i tyre. E madhe ishte gama e punėve angari qė bujqit kryenin gjatė vitit nė pronat e fisnikut: nga lėrimi i tokės, mbjelljet, korrjet, vjelje e vreshtave, e deri te transportimi i produkteve nėpėr depo, prerja e transporti i druve tė zjarrit, i kripės etj.. Nė shek. XIV angaritė zinin njė peshė tė madhe tė detyrimit tė fshatarit. Nė disa zona tė Shqipėrisė ato zinin deri nė 2 ditė pune nė javė nė pronat e fisnikut apo nė shėrbime tė ndryshme.

    Nė shek. XII-XIV vertikalizimi feudal i shoqėrisė shqiptare u thellua edhe mė tepėr. Lidhjet e varėsisė ekonomike e juridike pėrfshinė sektorė gjithnjė e mė tė gjerė tė popullsisė fshatare. Burimet flasin pėr kthim nė pronė feudale jo vetėm tė zonave fushore, por dhe tė atyre kodrinore e madje malore. Nė pronėsi feudale po kalonin edhe bastionet e fundit tė pronės sė bashkėsisė, pyjet, kullotat, korijet, peshkoret etj.. Ky proces feudalizimi mori vrull sidomos nė periudhėn e dobėsimit tė Perandorisė Bizantine, qė pėrkon me sundimin e dinastisė sė Perandorisė Paleologe (shek. XIII-XV). Atė kohė edhe prona e pėrkohshme dhe e kushtėzuar (pronia) pėrmbylli evolucionin e saj tė kthimit nė njė pronė tė vėrtetė feudale tė pėrhershme, tė trashėgueshme e tė pakushtėzuar. Shitblerja e lirė e tokave e favorizoi sė tepėrmi pėrqendrimin e tokės nė duar tė njė numri tė kufizuar pronarėsh.

    Por masėn dėrrmuese njerėzore, mbi tė cilėn ngrihej pushteti i fisnikut, e pėrbėnin pa dyshim bujqit, qė banonin dhe punonin nė zotėrimet e tij. Tashmė lidhjet feudale tė varėsisė po ktheheshin nė njė karakteristikė themelore tė marrėdhėnieve tė tyre me « tė fuqishmit ». Burimet historike i pėrmendin shpesh herė bujqit me termat servi, villani apo paroikoi, qė dėftejnė bujkrobin e mirėfilltė. Tė njėjtat burime japin tė dhėna tė mjaftueshme, qė tregojnė se nė zona tė gjera tė Shqipėrisė popullsia e fshatit kishte rėnė realisht nė statusin e bujkrobėrisė. Njė udhėtar anonim tregon, nė vitin 1308, se fshatarėt nė krahinat kryesisht malore tė Kėlcyrės, Tomorricės, Stefaniakės, Kunavisė, Pultit e Dibrės, punonin tokat dhe vreshtat e fisnikėve tė veēantė, u dorėzonin atyre detyrime tė caktuara dhe kryenin shėrbime tė tjera shtėpiake pėr ta. Historiani bizantin Kantakuzeni, nga ana e tij, dėshmon se fuqia e krerėve tė kėtyre krahinave mbėshtetej sė tepėrmi nė bagėtitė e imta e tė trasha qė ata zotėronin nė kope tė panumėrta. Ky pėrqendrim i pasurisė nė pak duar, kishte pa dyshim anėn tjetėr tė shpronėsimit e tė varfėrimit tė masės sė bujqve.

  6. #66
    6. QYTETET E SHQIPĖRISĖ





    Zhvillimi urbanistik dhe popullsia




    Qytetet qenė ato qė pėsuan mė shumė gjatė periudhės kalimtare tė kapėrcimit nga lashtėsia nė mesjetė. Si rezultat i shthurjes sė plotė tė sistemeve tė vjetra tė qeverisjes, tė ekonomisė, tė komunikimit qytetet shqiptare shėnuan njė dobėsim e tkurrje nė funksionet e tyre. Nga ana e tyre, sulmet « barbare » qė u pėrsėritėn rregullisht nė shek. V-VII, i dhanė dhe ato njė goditje tė pandreqshme pjesės mė tė madhe tė qyteteve tė Ilirikut Perėndimor. Nishi, Doklea, Skampa, Amantia, Onkezmi, Euroia nuk i mbijetuan dot kėsaj periudhe tė trazuar. Qytete tė tjera, si Apolonia, Butrinti, Adrianopoli, Bylisi (Glavinica) humbėn shkėlqimin e dikurshėm dhe mbijetuan vetėm si qendra tė thjeshta peshkopale e ushtarako-administrative. Nė fakt, edhe burimet e kohės i emėrtojnė pjesėn mė tė madhe tė qyteteve tė hershme, jo mė si qytete (polis), por si kėshtjella (kastellia, polismata), duke nėnvizuar me kėtė rėnien e funksionit ekonomik e shoqėror tė tyre. Shkodra, Lezha, Ulqini, Liknidi (Ohri) arritėn tė mbeten qendra tė banuara, ndonėse dhe ato u goditėn rėndė. Nė mjaft raste, qytetet e dikurshme u shpėrngulėn nė lartėsitė e afėrta, ku popullsia ndihej mė e sigurt brenda mureve tė rindėrtuara ose tė ndėrtuara rishtas. I tillė qe rasti i Krujės, i Kaninės, i Petrelės. Edhe nė Lezhė, qendra e gravitetit u zhvendos nga qyteti i poshtėm i zhvilluar rreth portit (Lissus), nė pikėn e afėrt mbizotėruese, ku ndodhej kėshtjella e vjetėr.

    Njė rast tė pėrveēėm pėrbėn qyteti i Durrėsit, i cili edhe nė shekujt e mesjetės sė hershme vazhdoi tė jetė « metropoli i Ilirikut » (Niqifor Brieni). Qyteti-port, pikėnisje e rrugės Egnatia, ishte nyja kryesore qė lidhte Perandorinė Bizantine me zotėrimet e saj nė Itali dhe, nė pėrgjithėsi, me Perėndimin. Nė shek. V perandor Anastasi I, me origjinė nga ky qytet, e qarkoi atė me mure solide qė u qėndruan tė gjitha kohėrave. Rėndėsi e veēantė iu kushtua fortifikimit tė Durrėsit nga krahu i veriut (Kepi i Pallės), ku njė istėm me gjerėsi 7 km e bashkonte qytetin me pjesėn tjetėr tė kontinentit. Nė kėtė krah, ku priteshin goditjet kryesore kundėr qytetit, gjendej e ashtuquajtuara « Porta e Kalorėsit », e pėrmendur mė 1246 dhe qė e mori emrin nga statuja e bronztė e kalorėsit, e vendosur s’dihet kur mbi traun e portės. Po nė kėtė krah ngrihej njė kullė e fuqishme, e restauruar mė 1225 nga despoti Teodor Engjėlli i Artės. Rreth vitit 1280 anzhuinėt ndėrtuan nė mbrojtje tė portit njė kullė tė re nė krahun jugor, buzė detit, qė u lidh me kėshtjellėn bizantine me anė tė njė muri. Nė kėtė anė tė kėshtjellės ekzistonte qysh nė shek. XI njė lagje e banuar prej tregtarėsh nga Venediku dhe Amalfi. Nė pjesėn mė tė lartė tė qytetit ndodhej fortesa (castrum, praetorium), ku qėndronte garnizoni i qytetit.

    Nė shek. XIII edhe qendra tė tjera shqiptare, si Drishti, Deja, Shasi, Prizreni, Lezha, Kruja, Berati, Kanina etj., bėnė njė hap tė rėndėsishėm drejt kthimit tė tyre nga kėshtjella me fizionomi kryesisht ushtarake, nė qendra urbane tė zhvilluara. Nė pamundėsi pėr t’u zhvilluar brenda rrethit tė mureve tė trashėguara nga e kaluara, qytetet nė fjalė u shtrinė jashtė tyre. U formuan kėshtu lagjet e jashtme (proastion, suburbium), tė cilat shumė shpejt u kthyen nė qendra tė jetės ekonomike tė qytetit. Kėtu zhvilloheshin tregjet dhe ishin pėrqendruar dyqanet e punishtet. Nė mjaft raste, si p.sh. nė Berat, kėto lagje u rrethuan edhe ato me mure pėr t’u mbrojtur nė rast rreziku. Pėr tė siguruar furnizimin me ujė tė qytetit, pėrveē burimeve natyrore, shfrytėzoheshin ujėrat e mbledhura nė cisterna tė posaēme tė hapura nė vendin mė tė sigurt tė qytetit. Nė raste tė veēanta, si p.sh. gjatė rrethimit tė gjatė tė Beratit nga anzhuinėt, mė 1280-1281, shfrytėzohej edhe uji i lumit, me tė cilin kėshtjella lidhej me sisteme tė fshehta e tė mbrojtura vendkalimesh.

    Duke filluar nga shek. XIII, qendra tė reja, me drejtim kryesisht tregtar e doganor, lindėn nė grykėderdhjet e disa prej lumenjve kryesorė tė Shqipėrisė. Tė tilla qendra ishin: Shirgji (Bunė), Shufadaja (Mat), Bregu (Shkumbin), Pirgu (Seman), Spinarica (Vjosė) etj.. Zakonisht qytetet kishin nėn jurisdiksionin e tyre edhe njė territor pak a shumė tė shtrirė, qė pėrfshinte fshatra, toka buke, vreshta, ullishte, pyje, kullota si dhe kripore apo peshkore. Kėshtu, mė 1274, nė juridiksionin e Vlorės ishin dy distrikte (arkondi) me njė numėr fshatrash (casalia). Nė vitin 1343 rreth 17 fshatra pėrreth Krujės, mes tė cilėve Zalli, Shėn Vlashi, Vilėza, Ēerkeza, Kallmeti, ishin pronė e banorėve tė qytetit dhe figuronin si pjesė e territorit tė tij. Situatė e ngjashme dėshmohet edhe nė Shkodėr e nė Durrės. Pėr shfrytėzimin e pronave e tė pasurive nė territoret pėrreth, banorėt e qyteteve punonin vetė ose pajtonin vendas me pagesė (villici, villani). Kufijtė e juridiksionit ishin tė pėrcaktuara historikisht dhe ēdo pėrpjekje pėr ndryshimin e tyre bėhej shkak pėr konflikte, shpeshherė edhe tė armatosura, me qytetin fqinjė. Probleme tė tilla juridiksioni pati qyteti i Ulqinit me atė tė Shasit (Suatium), Shkodra me Sardėn (Shurdhahun). Grindja pėr disa fshatra, qė dikur kishin qenė nėn juridiksionin e Drishtit, u bė shkak pėr marrėdhėnie tė acaruara midis tij e Shkodrės, qė mė 1399 degjeneruan nė njė pėrplasje tė armatosur.

    Nė gjysmėn e parė tė shek. XIV, popullsia e qyteteve u rrit mjaft. Durrėsi llogaritej tė kishte atėherė rreth 25 mijė banorė. Qyteti u bė njė qendėr qė thithte vazhdimisht banorė tė rinj nga zonat fshatare. Durrėsi dhe Shkodra nė shek. XIV njohėn njė dyndje tė madhe banorėsh tė rinj tė ardhur nga fshatrat pėrreth. Nė shek. XV, njė pjesė e mirė e popullsisė sė Pargės pėrbėhej nga tė ardhur prej fshatrave fqinje Aja e Rapėzi. Nė mjaft raste, autoritetet e mirėprisnin kėtė imigracion tė brendshėm. Pėrveēse sillnin gjak e fuqi tė reja, tė porsaardhurit paraqitnin edhe leverdi tė tjera; nė shumė raste, si nė Durrės, bujqit e vendosur nė qytet detyroheshin tė derdhnin njė shumė tė caktuar parash ose ta shlyenin kėtė shumė me punė angari nė tokat e komunės. Por krahas masave fshatare, popullsisė sė qyteteve i shtoheshin edhe fisnikė tė rrethinave qė pėr njė arsye apo tjetrėn vendosnin tė shpėrnguleshin pėrfundimisht ose ta kalonin aty njė pjesė tė mirė tė kohės pėr tė ndjekur interesat e tyre ekonomikė, ose pėr tė shijuar kėnaqėsitė qė jepte jeta qytetare (pro factis suis vel pro placere). Shumė prej tyre kishin prona, magazina dhe kishin blerė edhe shtėpi tė tyre nė qytet. Nė shek. XIV urbanizimi i zotėrve tė tokės u bė njė dukuri normale. Me kohė, kėta pėrfaqėsues tė aristokracisė sė tokės u integruan nė jetėn e qytetit, morėn nė dorė veprimtari tė ndryshme ekonomike, fituan statusin e « qytetarit » (civis) dhe shpeshherė u pėrfshinė nė organet drejtuese bashkiake.

    Nėse rryma e banorėve tė ardhur prej fshatit jepte ndihmesė nė rritjen e popullsisė sė qyteteve, faktorė tė tjerė shkaktonin bjerrjen e saj. Kėtu vijnė nė vėshtrim tė parė luftėrat dhe pasojat e tyre shkatėrrimtare. Rrethanat e shekujve tė parė tė mesjetės, kur mjaft qytete u rrėnuan pėr tė mos u rimėkėmbur mė, u pėrsėritėn herė pas here edhe nė mesjetėn e mesme dhe nė atė tė vonė, duke ēuar drejt rrėnimit dhe zhdukjes sė plotė qytete tė tėra. Kėshtu, nga sulmet e tartarėve, nė vitin 1242, e pėsoi keq qyteti i Shasit (Suatium), i cili paskėtaj mbulohet nga heshtja. Nė vitin 1356, si rrjedhim i sulmeve tė serbėve, qyteti i Drishtit dhe ai i Ballecit pėrshkruhen si « tėrėsisht tė rrėnuara » (totaliter dissipatum). Po atė vit njė ushtri serbe sulmoi Beratin, duke djegur e shkatėrruar me themel lagjet e jashtme tė qytetit. Duke filluar nga ēereku i fundit tė shek. XIV, shumė nga qytetet shqiptare u bėnė pre e inkursioneve osmane, me pasoja tė rėnda pėr to.

    Pėrballė sulmeve tė ushtrive tė huaja, forcimi i sistemit tė mbrojtjes pėrbėnte njė shqetėsim kryesor tė autoriteteve dhe tė popullsisė sė qyteteve. Meremetimi i mureve dhe i kullave mbrojtėse pėrbėnte nė kėtė kuptim njė veprimtari tė rėndomtė. Ndėrkohė, nė momente tė jashtėzakonshme rreziku, siē qe ai qė u shfaq nga dhjetėvjeēarėt e fundit tė shek. XIV me inkursionet osmane, u ndėrmorėn masa tė pashembullta mbrojtėse. Kėshtu, pėr tė penguar inkursionet osmane drejt Butrintit, pak kilometra nė veri tė tij, u ngrit njė mur, i quajturi Heksamil, sipas shembullit tė murit qė, po pėr tė njėjtėn qėllim, ishte ngritur nė istmin e Korintit. Pėr tė shmangur goditjet e ushtrive osmane nė vitet e para tė shek. XV, nė Durrės u konceptua njė projekt madhėshtor, qė parashikonte hapjen e njė kanali nė krahun lindor tė qytetit dhe kthimin e tij nė njė ishull. Rrallimi i popullsisė sė qyteteve pėr shkak tė luftėrave dhe epidemive tė ndryshme i detyronte autoritetet e ndonjė qyteti tė urdhėronin ripėrkufizimin e zonės urbane, duke ngritur mure tė reja rrethuese brenda perimetrit tė mureve tė dikurshme.

    Pėrpos luftėrave, dukuri tė tjera tė zakonshme pėr kohėn, si zia e bukės, epidemitė dhe fatkeqėsitė natyrore, ndikonin nė uljen e numrit tė banorėve tė qyteteve. Epidemitė, si ajo e murtajės, bėnin kėrdinė posaēėrisht nė qytete, ku kishte njė dendėsi tė madhe popullsie dhe kushte tė papėrshtatshme sanitare. Qyteti i Durrėsit pėrjetoi epidemi vdekjeprurėse mė 1362, 1401 e 1481. Murtaja e vitit 1481 goditi rėndė edhe Vlorėn, e cila, siē thonė burimet, u braktis krejtėsisht nga banorėt qė kėrkuan shpėtim nė fshatrat pėrreth. Murtaja e vitit 1348, e ashtuquajtura vdekja e zezė, qė u pėrhap nė tė gjithė Evropėn, shkaktoi viktima tė shumta edhe nė Shqipėri. Pėrveē murtajės, edhe epidemi tė tjera, si kolera e malarja, mbillnin vdekjen nė qytetet shqiptare.

    Pasoja tė rėnda pėr qytetin kishin fatkeqėsitė e ndyshme natyrore. Pėrmbytjet, zjarret dhe tėrmetet goditnin herė pas here, duke shkaktuar pasoja tė rėnda e duke ndryshuar deri edhe fizionominė e tyre. Tėrmeti i vitit 1269 e shkatėrroi thuajse krejtėsisht qytetin e Durrėsit dhe, me atė rast, njė pjesė e mirė e banorėve qė mbijetuan gjetėn strehė nė qytete fqinjė, si nė Berat, ose emigruan nė Itali. Njė tėrmet shkatėrrues goditi, mė 1356, edhe qytetin e Beratit, kurse mė 1452 ishin rrufetė ato qė dogjėn e shkretuan qytetin e Dejės. Pėr tė shmangur rrezikun e rėnies sė zjarreve e tė epidemive, autoritetet bashkiake nė qytete, si Durrėsi, Shkodra, Tivari etj., nxirrnin urdhėresa qė disiplinonin ndėrtimin e shtėpive, hedhjen e plehrave nė vende tė caktuara dhe derdhjen e ujėrave tė zeza nė kanale e gropa tė posaēme. Problemet e higjienės qytetare gjenin pasqyrim edhe nė Statutet e qyteteve, siē provojnė Statutet e qytetit tė Shkodrės. Megjithatė kushtet e jetesės, veēanėrisht nė lagjet popullore mbeteshin shumė tė rėnda dhe shtėpitė e ulta me dėrrasė e kashtė tė ngjitura njėra pas tjetrės, rrugėt e ngushta e tė errėta, qė ktheheshin nė depozita plehrash e ujėrash tė zeza, bėheshin vatra zjarri e epidemish vdekjeprurėse.

    Problemi i sigurisė ishte gjithashtu njė shqetėsim i vazhdueshėm dhe qė nuk lidhej vetėm me situatat e jashtėzakonshme tė konflikteve tė jashtme. Rastet e sulmeve dhe tė plaēkitjeve ndaj qytetarėve dhe pronės sė tyre ishin tė shpeshta, veēanėrisht nė orėt e vona. Statutet e Shkodrės i detyronin qytetarėt qė lėviznin natėn tė mbanin pishtarė tė ndezur, pėr t’u identifikuar nga rojet e qytetit. Nėse ndokush kapej duke lėvizur pa pishtar « pas rėnies sė kambanės sė tretė », atij i viheshin nė ngarkim vjedhjet qė rastėsisht ndodhnin atė natė nė qytet. Edhe mė e rrezikshme ishte dalja jashtė qytetit. Punėtorėt e kriporeve tė Durrėsit shkonin nė punė tė armatosur me shkopinj, ēekiēė e shpata nga frika e plaēkitėsve (1436). Banorėt e qyteteve, qė kishin statusin e qytetarit (civis), ndaheshin nė fisnikė (nobiles) e popullorė (popolares). Fisnikėt pėrfshinin sipėrmarrėsit e mėdhenj, pronarėt e anijeve, tregtarėt, nėpunėsit e lartė komunalė, si dhe pronarėt e mėdhenj tė tokave qė jetonin nė qytet. Zakonisht shtėpitė e tyre ndodheshin nė pjesėn mė tė lartė e mė tė mbrojtur tė qytetit (castrum), qė izolohej nga pjesa tjetėr me mure dytėsore. Nė aktet mesjetare pėrfaqėsuesit e fisnikėrisė qytetare dallohen nga titulli « zot » (kyr, ser) qė shoqėron emrin e tyre. Nė shtresėn e popullorėve pėrfshiheshin zejtarėt e tregtarėt e zakonshėm, ēirakėt, kallfėt, marinarėt, punėtorėt e krahut nė pėrgjithėsi. Nė qytete kishte edhe njė masė tė madhe banorėsh, kryesisht tė ardhurit rishtas nga fshatrat, qė ende nuk e kishin fituar tė drejtėn e qytetarisė. Kėta ishin tė pėrjashtuar nga njė sėrė tė drejtash dhe nga pjesėmarrja nė jetėn politike e shoqėrore tė qytetit.

  7. #67
    Banorėt e qyteteve kishin njė sėrė detyrimesh ndaj kryezotit ose komunės. Si dėshmi tė njohjes sė sovranitetit mbi tokėn, ata u paguanin atyre njė shumė tė prerė pėr sokun e obrokun apo siē quhej ndryshe akrostiku. Detyrime tė tjera paguheshin pėr masat e peshat, pėr tregun, pėr therrjen e bagėtisė, pėr peshkimin, pėr mirėmbajtjen e mureve tė qytetit (maldenar). Nė raste tė veēanta, qytetarėt detyroheshin tė kryenin edhe shėrbim roje nė muret e qytetit ose tė merrnin pjesė nė punime mbrojtėse. Dallimet ekonomike dhe pakėnaqėsitė shoqėrore, marrėdhėniet shpeshherė problematike me rrethinėn bujqėsore dhe me aristokracinė e saj, ndėrhyrjet e ndikimet e huaja, ishin disa nga faktorėt qė ushqenin konfliktualitetin nė qytetet shqiptare nė mesjetė. Shprehja mė e lartė e tyre ishin revoltat popullore, si ato tė kapėrcimit tė shek. XIV-XV nė Shkodėr e nė Drisht, revolta qė bashkuan masa tė gjera tė qytetit e tė fshatit kundėr « kryezotit » tė huaj dhe fisnikėve vendas tė lidhur me tė. Por edhe kur shumė nga qytetet ranė nėn sundimin e fisnikėve vendas, nė gjysmėn e dytė tė shek. XIV, konfliktet me ta nuk munguan. Me tė tilla u shoqėrua hyrja e Balshajve nė Shkodėr, nė Tivar apo nė Vlorė, sundimi i Topiajve nė Durrės apo i Dukagjinėve nė Lezhė. Konfliktet nė fjalė ishin shprehje e njė dukurie tė pėrgjithshme pėr Ballkanin e mbarė Evropėn feudale. Qytetet detyroheshin t’u paguanin kryezotėrve ose fisnikėve njė shumė tė caktuar (akrostik, census, dacium, tributum). Nė vitin 1363, Durrėsi u detyrua tė rrisė doganat e portit, pėr tė siguruar tributin pėr fisnikėt fqinjė.

    Komuna e Tivarit duhej t’i paguante Balshės 2 000 dukate nė vit. Pavarėsisht nga lidhjet e ngushta dhe nga fakti qė marrėdhėniet qytet-fshat rregulloheshin nga tradita, doket e deri te normat statutore, nuk mungojnė rastet e konflikteve tė ashpra deri tė pėrgjakshme mes banorėve tė qytetit dhe tė fshatit. Domethėnės pėr shkallėn e armiqėsisė qė ndizej herė pas here ėshtė rasti i vitit 1438, kur qytetarėt e egėrsuar tė Tivarit sulmuan njė fshat nė rrethin e Ulqinit, duke djegur shtėpi e duke vrarė e masakruar banorė. Krahas qytetarėve me tė drejta tė plota (cives), qė merrnin pjesė pa kufizim nė jetėn ekonomike, shoqėrore e politike tė qytetit, nė qytetet tona pėrmenden shpesh edhe banorėt me qėndrim e status tė pėrkohshėm (habitantes, morantes), tė cilėt jo rrallė herė ishin artizanė, tregtarė e sipėrmarrės tė huaj. Nė shek. XI nė Durrės dėshmohen dy koloni me qytetarė nga Venediku e nga Amalfi, qė kishin lagjet si dhe kishat e tyre, pėrkatėsisht kishėn e Shėn Andresė dhe kishėn e Shėn Mėrisė sė amalfitanėve. Venecianėt e Durrėsit, sipas kronistit italian Malaterra, ishin « nga familje fisnike » (de nobili genere). Ashtu si venecianėt nė Durrės, edhe raguzanėt kishin nė Shkodėr, nė Tivar e nė Vlorė kolonitė e tyre tregtare me lagje e kisha tė veēanta. Nė Durrės, nė vitin 1401, dėshmohen edhe disa banorė hebrenj, tė varfėr e tė paktė nė numėr. Ata merreshin kryesisht me tregtinė e vogėl, dhe, siē del, ishin tė detyruar tė paguanin njė taksė shtesė. Njė prani e vogėl hebrenjsh dėshmohet edhe nė Vlorė, nė fund tė shek. XIV.

    Tė huajt nuk kishin tė drejtė tė zgjidhnin e tė zgjidheshin nė organet bashkiake, porse gėzonin mbrojtje tė veēantė pėr jetėn e pasurinė e tyre. Venediku e Raguza kishin konsujt e tyre nė qytete, si Durrėsi, Vlora, Spinarica, qė mbronin interesat e qytetarėve tė tyre. Ndonėse midis masės sė qytetarėve dhe kėtyre banorėve tė huaj tė qytetit lindnin herė pas here keqkuptime, kėto nuk dėshmohet tė jenė shndėrruar ndonjėherė nė pogrome e raprezalje kundėr tyre. Marrėveshje tė rregullta dypalėshe garantonin jetėn e pasurinė e qytetarėve venecianė apo raguzanė nė Durrės ose nė Vlorė. Megjithatė, ndodhte qė nė kohėn e krizave politike midis qyteteve shqiptare dhe shteteve tė Venedikut, Raguzės, Napolit etj., tregtarėt e sipėrmarrėsit e ndryshėm me origjinė nga kėto shtete, tė bėheshin objekt i armiqėsisė dhe i sulmeve tė popullsisė vendase. Nė raste tė tilla, Republika e Venedikut ose ajo e Raguzės, kanė hyrė nė traktativa tė gjata me perandorin bizantin apo me princėrit e zotėrit shqiptarė, pėr tė siguruar dėmshpėrblime pėr qytetarėt e vet.

    Nė qytetet e zhvilluara tė bregdetit, veēanėrisht nė Durrės, kishte njė rreth tregtarėsh e sipėrmarrėsish vendas tė lidhur ngushtėsisht me interesa ekonomikė me Raguzėn e sidomos me Venedikun. Ata eksportonin dhe importonin prej andej mallra tė ndryshme dhe shpeshherė kishin aty magazina, dyqane, madje dhe shtėpi tė tyre. Sipas burimeve tė kohės, pėr shkak tė interesave ekonomikė, por edhe tė njė formimi kulturor kozmopolit, kjo kategori njerėzish nė marrėdhėniet e pėrditshme shpeshherė « hiqej sikur tė ishte me origjinė veneciane » (pro Venetis expediantur). Kjo shtresė kishte mbėshtetjen e Venedikut. Nė fakt, nė momentin e kalimit tė Durrėsit nė duart e Venedikut, mė 1392, u duk qartė roli vendimtar i kėtij krahu « filo-venecian », ku bėnte pjesė edhe kryepeshkopi durrsak Dhimitėr Nesha, si dhe ndonjė feudal i fuqishėm i rrethinave.




    Institucionet qeverisėse nė qytetet shqiptare




    Nė pikėpamje tė strukturės shoqėrore e tė organizimit politik, nė Shqipėrinė mesjetare ndesheshin dy lloje qytetesh: qytetet e llojit italo-dalmatin dhe ato tė tipit bizantin. Qė tė dyja kėto gėzonin njė traditė tė gjatė vetėqeverisėse, bartėse e sė cilės ishin fillimisht njė grup familjesh, qė shquheshin pėr pasuri, prona e pushtet. Tė tilla qenė nė Durrės gjatė shek. X- XIII familjet Krisili e Kabasilla (Kabashi), pinjollė tė tė cilave shfaqen herė pas here si « tė parė » tė vendit (proteuon) dhe si mbajtės titujsh e dinjitetesh tė larta bizantine, pėrfshirė ato tė arkondit e tė patricit. Fuqia ekonomike e kėtyre familjeve mbėshtetej nė ndėrtesat, dyqanet, depot e nė anijet qė ato zotėronin nė qytet, e sidomos nė sipėrfaqet e mėdha tė tokave qė kishin sa nė rrethet e Durrėsit, aq edhe nė Lezhė, Mat, Myzeqe e deri nė Dibrėn e nė Kolonjėn e largėt. Nė Vlorė e nė krahinėn e saj, prej shek. XI e deri vonė nė shek. XVII, familja Frėngu ėshtė vazhdimisht protagoniste nė qeverisjen dhe nė ngjarjet qė lidhen me atė zonė.

    Gjatė gjithė periudhės sė sundimit bizantin apo tė sundimeve tė tjera tė huaja, tė drejtat sovrane mbi qytetet i pėrkisnin kryezotit, qė sipas rastit mund tė ishte perandori bizantin, mbreti serb, mbreti i Napolit apo Republika e Venedikut. Kėta e ushtronin sovranitetin nėpėrmjet zyrtarėve tė caktuar enkas prej tyre dhe qė ishin njėherėsh komandantė tė ushtrisė dhe gjykatės. Nė vitin 1166 nė Krujė funksione tė tilla kryeshin nga njė prior, kurse nė Durrės nga njė proteuon (tė dyja fjalėt, njėra latine e tjetra bizantine, pėrkthehen « i pari »). Nė shek. XIII Ulqini dhe Tivari kishin nė krye njė kont. Nė periudhėn e fundit bizantine dhe gjatė sundimit serb tė Stefan Dushanit (1332-1355) mjaft qytete kishin nė krye sebastin ose qefalinė, qė u korrespondojnė ofiqeve napolitane e veneciane tė kontit e tė kapitenit (shek. XIII-XIV). Nė kohėn e sundimit tė despotėve serbė Llazareviēė (1421-1443), nė Drisht, nė Tivar e nė Novobėrdė kryezoti pėrfaqėsohej nga vojvoda. Funksioni i tij, kryekėput ushtarak, flet pėr njė kufizim tė tė drejtave tradicionale vetėqeverisėse tė kėtyre qyteteve.

    Me shembjen e Perandorisė Serbe tė Stefan Dushanit (1355), mjaft nga qytetet ranė nė dorė tė krerėve feudalė shqiptarė: Balsha (Shkodra, Drishti, Tivari, Vlora), Zaharia (Deja), Dukagjini (Lezha), Topia (Durrėsi, Kruja), Gropa (Ohri, Dibra), Muzaka (Berati, Kosturi), Zenebishi (Gjirokastra, Parga), Shpata (Arta) etj.. Nė ndonjė qytet, si nė Drisht, nė Shas e diēka mė pėrpara nė Prizren, pushteti laik ushtrohej nė mėnyrė tė pazakontė nga peshkopi i qytetit. Shenja pėr njė pėrfshirje tė klerit nė qeverisjen e qytetit ekzistojnė edhe nė Tivar, ku mė 1372 pėrmendet « burgu i kryepeshkopit ». Venediku solli njė nomenklaturė tė re nė qeverisjen e qyteteve shqiptare pas vitit 1392, kur ai u bė zot i tyre. Nė Durrės u vu tė qeveriste bail-kapiteni, nė Shkodėr kont-kapiteni, kurse nė Tivar e nė Drisht qeveritari venecian quhej podesta. Nė Lezhė pushteti venecian pėrfaqėsohej nga kėshtjellari (castellanus) i qytetit.

    Gjithsesi, edhe nė kohėn e sundimeve tė huaja, posti i qeveritarit u besohej nė ndonjė rast edhe vendasve. Kėshtu, mė 1251 konti i Drishtit ishte njė fisnik vendas; po pėrfaqėsues i parisė lokale ishte mė 1266 edhe kapiteni i Durrėsit, Andre Vrana, qė ishte caktuar nė atė post nga kryezoti i radhės, mbreti Manfred Hohenshtaufen i Sicilisė. Pėrgjithėsisht, sundimtarėt e huaj pėrpiqeshin tė fitonin simpatitė e parisė dhe tė popullsisė sė qyteteve, duke u pėrpjekur tė harmonizonin interesat e veta me interesat dhe ndjeshmėritė e vendasve. Megjithatė, qė njė harmonizim i tillė ishte i pamundur, kėtė e tregojnė ankesat e vazhdueshme tė pėrfaqėsive qytetare ndaj shkeljeve dhe abuzimeve qė qeveritarėt e huaj bėnin gjatė ushtrimit tė mandatit tė tyre. Kėshtu, nė shek. XV, banorėt e Tivarit ishin aq shumė tė zemėruar nga pėrvetėsimet e paligjshme, nga detyrimet e angaritė arbitrare si dhe nė pėrgjithėsi nga sjelljet e vrazhda tė podestasė venecian Xhakomo Delfin, saqė e kishin bėrė zakon ta quanin atė me emrin « Neron ».

    Njė nga lėshimet themelore, qė kryezotėt e ndryshėm u detyruan t’u bėnin qyteteve shqiptare, ishte njohja deri nė njė farė shkalle e kuadrit juridik e institucional, qė pėrbėnte thelbin e autonomisė tradicionale tė tyre. Nė ēastin e vėnies nė zotėrim tė Durrėsit, pėrkatėsisht nė 1272 e 1392, Karli I Anzhu dhe Republika e Venedikut nxituan tė deklaronin qėllimin e tyre pėr tė respektuar pronat, privilegjet si dhe statutet e « doket e mira » (bonos usus) tė durrsakėve. Njė pjesė e tė ardhurave, qė merreshin nga doganat komunale (nė Shkodėr dogana e peshkut, nė Drisht ajo e mishit dhe e barit), edhe paskėtaj vazhduan tė shkonin nė dobi tė bashkisė. Mbi tė gjitha, u ruajtėn deri diku institucionet tradicionale vendase, qė vazhduan tė funksiononin krahas pushtetit tė kryezotit tė pėrfaqėsuar nga

    qeveritarėt e tij. Nė Durrės, Vlorė e gjetkė dėshmohet mbijetesa e bashkėsisė sė qytetarėve (universitas, communitas), qė ishte forma mė e gjerė e organizimit qytetar. Ishin pikėrisht banorėt e qytetit me status tė qytetarit, qė nė njė ditė tė caktuar tė vitit mblidheshin dhe zgjidhnin nėpunėsit komunalė. Nė Shkodėr mbledhja e qytetarėve bėhej ditėn e Shėn Markut, mė 25 prill. Atė ditė kambanat e Shėn Stefanit ftonin popullin tė grumbullohej nė sheshin para katedrales, ku nė praninė e peshkopit dhe tė parisė sė qytetit bėhej pėrzgjedhja e gjyqtarėve (tre), e kėshilltarėve (tetė) dhe e financierėve (dy) tė komunės. Mandati i tyre ishte pėr njė vit. Gjykatėsit, kėshilltarėt, financierėt bashkė me mė tė shquarit e qytetarėve (boni homines) ishin anėtarėt e njė asambleje mė tė ngushtė, Kėshillit komunal. Ky mblidhej nėn drejtimin e gjykatėsit tė parė, qė nė Durrės e nė Vlorė quhej me emrin bizantin prokathemen, dhe trajtonte ēėshtje qė kishin tė bėnin me besnikėrinė dhe me integritetin moral tė qytetarėve e tė nėpunėsve komunalė. Veē kėsaj, Kėshilli komunal kishte detyrė tė zgjidhte njė radhė tjetėr nėpunėsish, mes tė cilėve noterėt dhe sekretarėt e gjyqit (cancellarius). Noterėt nė mjaft raste parapėlqeheshin me kombėsi tė huaj, pėr tė shtuar shkallėn e besueshmėrisė sė tyre. Pėr kėtė qėllim, noterėt rekrutoheshin jo rrallė edhe nga radhėt e klerit. Nė Durrės dualizmi kulturor-fetar pasqyrohej edhe nė ekzistencėn paralele tė dy noteriateve: noterė qė i pėrpunonin aktet e tyre nė latinisht dhe ata qė i pėrpunonin nė greqishten bizantine.

  8. #68
    Nė Vlorė, si nėn sundimin bizantin e serb, ashtu edhe nė kohėn e sundimit tė Balshajve (1371-1418), ndėr postet mė tė rėndėsishme komunale ishte ai i admiralit, qė tradicionalisht mbulohej nga njė fisnik vendas. E njėjta gjė ndodhte nė Durrės me postin e protontinit. Si admirali, ashtu edhe protontini, ishin komandantė tė flotės sė qytetit. Caktimi i vulės sė qytetit, i njėsive tė matjes e tė peshave ishin disa nga prerogativat kryesore tė organeve bashkiake. Ato ishin tė patjetėrsueshme. Ēdo qytet kishte vulėn, masat e peshat e veta. Njė nėpunės i posaēėm ishte caktuar pėr tė verifikuar ēdo muaj saktėsinė e tyre. Nė Durrės masat dhe peshat e autorizuara mbanin vulėn e qytetit. Statutet e Shkodrės parashikonin dėnime tė rėnda pėr ata qė pėrdornin masa e pesha tė falsifikuara. Nė Durrės vula e qytetit vihej edhe mbi thasėt e kripės, prodhimi i sė cilės ishte monopol i bashkisė. Nė Shkodėr letrat qė mbanin vulėn e qytetit (charta sigillata) kishin vlerėn e dokumentit autentik, njėlloj si aktet noterike.

    Statutet ishin shprehja mė e lartė e organizimit komunal tė qyteteve shqiptare nė mesjetė. Ato pėrmblidhnin aktet normative qė rregullonin nė tėrėsinė e tyre organizimin e funksionimin e qytetit, si dhe marrėdhėniet midis qytetarėve, midis tyre dhe shtetit, midis vetė qytetit dhe ambientit rrethues. Nga tė dhėnat e deritanishme del se me statute ishin pajisur Durrėsi, Shkodra, Drishti, Tivari e Ulqini. Statutet e Durrėsit u nxorėn jashtė pėrdorimit dhe humbėn gjatė sundimit tė Topiajve nė qytet (1368-1392). Disa vite pas kalimit tė qytetit nėn sundimin e Venedikut, mė 1398, u gjetėn 35 kapituj tė kėtyre statuteve, qė ruheshin nė kuvendin franēeskan tė qytetit. Statutet e Drishtit, tė quajtura « Statutet dhe urdhėresat e kapitullit tė kishės katedrale tė Drishtit », pasqyrojnė jetėn e njė qyteti qė identifikohej me fenė dhe ku kleri, posaēėrisht peshkopi i qytetit, kishin njė rol mbizotėrues. Ato qė ruhen tė plota janė pikėrisht « Statutet e Shkodrės », njė kopje e tė cilave u zbulua sė fundi nė fondet e Muzeut Korrer nė Venedik. « Statutet e Shkodrės », siē thuhet nė Kreun IV tė tyre, ruheshin nė dy kopje autentike, njėra nė dhomėn e thesarit dhe tjetra pranė gjykatės sė qytetit. Ato pėrbėhen nga 279 kapituj shkruar nė venecianishten e shek. XV. Edhe pse tė ngjashme me statutet e qyteteve italo-dalmatine, statutet e Shkodrės pėrmbajnė mjaft elementė origjinalė, qė i referohen ambientit specifik shqiptar. Mjafton tė pėrmenden nė kėtė suazė referencat ndaj institucionit tė « besės » dhe tė « hakmarrjes », qė nuk gjenden nė statute tė tjera.





    Tregtia dhe zejet




    Pėr shkak tė pozitės sė saj tė favorshme strategjike si urė midis Lindjes e Perėndimit, Shqipėria vazhdoi tė jetė nė mesjetė njė vend i pėrfshirė nė trajektoret kryesore tė lėvizjeve tregtare, posaēėrisht tė atyre me drejtim Perėndim-Lindje e anasjelltas. Njė numėr i madh rrugėsh zinin fill nga pikat bregdetare tė Tivarit, Ulqinit, Shirgjit, Meduės (Shėngjinit), Shufadasė, Durrėsit, Bregut, Pirgut, Spinaricės, Vlorės, Butrintit, Sajadhės, Pargės etj.. dhe zgjateshin drejt brendėsisė, duke u ndalur nė qendrat e njohura tė Breskovės, Zveēanit, Nishit, Pejės, Prizrenit, Shkupit, Dibrės, Ohrit, Manastirit, Janinės, Kosturit, Selanikut e deri nė Konstandinopojė.

    Durrėsi dhe rruga e vjetėr Egnatia qenė dy nyje thelbėsore nė rrjetin ndėrkombėtar tė shkėmbimeve tregtare. Qė nė shek. XI dhe akoma mė shumė nė shekujt pasardhės, tregtarė venecianė sillnin nė Durrės produkte tė ndryshme, njė pjesė tė tė cilave e ēonin drejt Lindjes nėpėrmjet rrugės Egnatia. Veprimtari e ethshme zhvillohej edhe nė krahun e kundėrt, nga Konstandinopoja e Selaniku pėr nė Durrės, e prej kėndej, me anije, pėr nė Venedik. Bartės tė tregtisė nė njė itinerar tė tillė ishin shpeshherė edhe tregtarėt durrsakė, tė cilėt vazhdimisht pėrmenden me anijet e tyre nė Venedik. Rėndėsinė e tyre e evidenton qysh mė 1155 gjeografi arab Al Idrizi. Nė kėtė qark tregtar, midis Venedikut e Konstandinopojės, Shqipėria futej natyrshėm me eksportet dhe me importet e saj. Gruri, kripa, produktet e leshit, bulmetrat, vera, dylli, mėndafshi, lėkurėt, lėnda e drurit ishin zėrat kryesorė tė tregtisė e tė eksporteve shqiptare. Mes tyre, njė vend tė rėndėsishėm zinte edhe eksporti i bagėtisė sė gjallė. Njė objekt luksi veēanėrisht tė kėrkuar pėrfaqėsonin kuajt, posaēėrisht ata tė Kolonjės. Mė 1391, perandori Manueli II Paleologu i dhuroi ministrit tė tij, Georg Mazalon, « kalė arbėrie » (albanos hyppos), duke e quajtur atė « njė dhuratė tė shkėlqyer pėr njė burrė tė shkėlqyer ». Pėr tė shkuar nga prodhuesi te konsumatori produktet e ndryshme rėndoheshin me dogana e taksa tė ndryshme, qė shpeshherė bėheshin objekt kontestimi mes tregtarėve dhe autoriteteve. Dhėnia e privilegjeve doganore ishte kėrkesa kryesore qė Republika e Venedikut dhe ajo e Raguzės u kėrkonin autoriteteve nė Shqipėri. Tė tilla privilegje jepeshin me marrėveshje tė veēanta, siē ishte ajo e Dhimitrit tė Arbrit me Raguzėn (1208), ose ato tė qyteteve tė Durrėsit e Vlorės me qytetet italiane tė Adriatikut: Ankonėn, Riminin etj..

    Privilegjet tregtare, tė akorduara mė 1208 nga Princi Dhimitėr i Arbrit, zbulojnė qė nė kėtė kohė Republikėn tregtare tė Raguzės si njė partner tė rėndėsishėm pėr qytetet dhe sundimtarėt lokalė shqiptarė. Nė fakt, tregtarėt raguzanė u shquan pėr njė prani tė kudondodhur tė tyre nė trevat shqiptare, nė kėrkim tė produkteve jetike pėr qytetin-shtet tė Adriatikut, veēanėrisht tė grurit e tė kripės. Aktet raguzane tė shek. XIII-XV dėshmojnė qartė se Republika e Raguzės nė luftė tė pėrhershme me zotėrinjtė sllavė tė prapatokės dhe me Republikėn rivale tė Venedikut, e bazonte mbijetesėn e vet edhe tek importet qė vinin nga Shqipėria. Tregtarėt raguzanė importonin me shumicė lėndė druri nga limanet e vogla, qė duke filluar nga shek. XIII, lindėn nė grykėderdhjet e lumenjve kryesorė tė Shqipėrisė. Si pasojė e prerjeve masive tė porositura prej tyre, sipėrfaqe tė tėra pyjore qė mbulonin fushėn perėndimore, veēanėrisht nė derdhjet e Matit, Bunės e Drinit, erdhėn duke u zhdukur.

    Produkte tė tjera tė eksportit shqiptar drejt Raguzės ishin vera, dylli, mėndafshi, velanija, lėkurėt e deri armėt dhe plumbi e argjendi, qė mbėrrinin nga qytetet e Kosovės. Nga ana tjetėr, njė numėr produktesh tė zgjedhura vinin nė Shqipėri nga jashtė, kryesisht nga Venediku, Raguza e qytetet e tjera italiane. Tė tilla ishin cohėrat e shtrenjta, armė, stoli prej ari, xhama, enė e orendi shtėpie prej xhami e fajance etj.. Vlora ishte bėrė nė shek. XIII-XIV njė qendėr pėr tregtinė e beharnave, qė mbėrrinin kėtu nga vendet e Lindjes dhe prej kėtej rishpėrndaheshin pėr nė Venedik e qendra tė tjera tė Italisė e tė Dalmacisė. Vėllimi i madh i shkėmbimeve tregtare diktoi qysh herėt praninė e pėrfaqėsuesve tė Venedikut ose tė Raguzės nė qytetet kryesore shqiptare, ku ata pėrfaqėsonin dhe mbronin interesat e shtetasve tė tyre. Njoftimi i parė mbi ekzistencėn e njė « konsulli » venecian nė Durrės i pėrket vitit 1249 (Nicolaus Mauro, consultor Venetorum in Durachio).

    Mė 1277 dėshmohet pėr herė tė parė prania e njė « konsulli » venecian edhe nė Spinaricė, gjė qė nė vetvete flet pėr lulėzimin e kėsaj qendre tė re tregtare nė bregdetin nė veri tė Vlorės. Spinarica ishte porti kryesor nga ku niseshin pėr nė Raguzė eksportet e grurit dhe, pėr tė mbėshtetur veprimtarinė e tregtarėve raguzanė, njė konsull i Raguzės u caktua tė vepronte nė kėtė qendėr tregtare (1301). Edhe nė Prizren Raguza kishte vendosur konsullin e saj, tė paktėn nga viti 1332. Konsuj tė Venedikut e tė Raguzės kishte edhe nė Shkodėr e nė Ulqin. Qytetet shqiptare u kthyen nė qendra tė zhvilluara tė prodhimit zejtar. Nė Durrės dhe, nė njė masė mė tė vogėl nė Vlorė, njė masė e madhe njerėzish e kishin lidhur jetėn me detin. Pėrveē pronarėve tė anijeve, tė kapitenėve (nauclerius) dhe tė detarėve tė thjeshtė, kishte edhe grupe tė tėra qė merreshin me peshkim e me nxjerrjen e kripės. Karpentierė e ndėrtues anijesh merreshin drejtpėrsėdrejti me prodhimin e barkave dhe tė anijeve. Nė fushėn e pėrpunimit tė drurit shquheshin edhe prodhuesit e vozave (botarii). Nė Durrės pėrmenden gjithashtu zanate tė tjera: lėkurėtarė, kėpucarė, bukėpjekės, kasapė (macellarius). Gurskalitėsit (petrarii) e kėpucarėt pėrmenden pak a shumė nė tė gjitha qytetet, ndėrkohė qė prodhimi i mėndafshit zinte mjaft forca pune nė Shkodėr, Prizren, Pult, Drisht, Vlorė e nė Berat.

    Nė Prizren, nė Durrės e nė Shkodėr punohej metali pėr prodhimin e armėve, tė veglave tė punės dhe tė orendive shtėpiake. Nė Ulqin e Shkodėr njiheshin prodhuesit e kambanave, nė Vlorė pėrmenden prodhuesit e shpatave (spadarius), kurse farkėtarėt (ferrarii) gjendeshin pak a shumė nė ēdo qytet tė Shqipėrisė. Shqiptarėt shquheshin nė mbathjen e kuajve, aq sa nė disa qytete italiane veēohej mėnyra shqiptare e mbathjes sė kuajve (ferrare al modo albanese). Qytete tė Kosovės, si Novobėrda, Zveēani, Janjeva, pėrveēse pėr nxjerrjen, dalloheshin edhe pėr punimin e mjaft xeherorėve, si arit, argjendit, plumbit. Prizreni gėzonte njė famė tė pakrahasueshme pėr aftėsitė e argjendarėve tė tij.

    Ndėr mjeshtėritė qė kėrkonin njė pėrgatitje tė veēantė ishin ato tė mjekut, piktorit e tė arkitektit. Mjeshtėr tė kėtyre zanateve i gjejmė tė ushtrojnė veprimtarinė e tyre edhe jashtė vendit, siē qe rasti i njė piktori nga Durrėsi qė mė 1388 punonte pėr llogari tė komunės sė Raguzės, ose rasti i arkitektit Andre Aleksi po nga Durrėsi, i cili midis viteve 1448-1477 ndėrtoi njė sėrė kishash e altaresh nė qytetet dalmatine tė Arbes, Traut e Splitit. Nė Berat kishte mjeshtėr tė shquar nė pikturė, nė punimin e arit e tė argjendit, nė gdhendjen e drurit. Porositės i veēantė i punėve tė tyre ishte kisha, pėr llogari tė sė cilės ata punuan miniaturat elegante tė kodikėve, afresket, ikonat, ikonostasėt, pajisjet e orenditė e ēmuara tė kultit, qė pjesėrisht ruhen deri sot. Porositės tė veprave me vlerė artistike ishin gjithashtu komunat qytetare si dhe pėrfaqėsues tė aristokracisė.

    Nė qytetet kryesore zejtarėt ishin tė organizuar nė korporata. Nė Prizren kėpucarėt kishin shoqatėn e tyre tė drejtuar nga kryemjeshtri (protomaistor). Nė Durrės njė kryekasap (protomacellarius) drejtonte shoqatėn e kasapėve tė qytetit. Shoqatė kishin nė Durrės edhe noterėt. Organizimet zejtare merrnin shpeshherė ngjyra fetare. Nė Shkodėr, Drisht, Ulqin e nė Tivar organizime tė tilla quheshin « shkollė » ose « vėllazėri » (scuola, frataglia). Ato mbanin emrin e njė shenjtori, patroni. Kėshtu, nė Shkodėr njihen « shkolla e Shėn Barbarės », « shkolla e Shėn Mėrkurit » dhe « shkolla e Kryqit tė Shenjtė ». Nė Drisht tri shkollat mė me emėr (scuole maiores) ishin e Shėn Gjergjit, e Shėn Mėrisė dhe e Kryqit tė Shenjtė. Ndikimi i kishės nė kėto organizata zejtare shfaqet edhe nga emri me tė cilin thirrej mbledhja e anėtarėve tė tyre, kapitull (capitulus). Pėrveēse mbronin interesat e anėtarėve tė tyre, organizatat nė fjalė merreshin edhe me vepra bamirėsie, duke ofruar ndihmė pėr tė vobektėt e tė sėmurėt.

    Tregues i zhvillimit ekonomik dhe i rritjes sė vėllimit tė tregtisė nė qytetet e Shqipėrisė ėshtė edhe qarkullimi i madh i monedhave. Pėrdoreshin qė nga monedhat me vlerė tė veēantė prej ari, si ato tė Bizantit (hyperper, nomisma, emmanuelata), dukati i Venedikut e fiorini i Firences, deri te monedhat prej argjendi, bronzi e bakri, si groshi, denari, stamena etj.. Rritja e autonomisė sė qyteteve dhe krijimi i principatave tė pavarura shqiptare nė shek. XIV-XV u pasqyrua edhe nė prerjen e monedhave vendase. Monedhėn e vet e kishin nė kėtė kohė Shkodra, Ulqini, Tivari, Drishti, Shasi (Souacia). Monedha e Shasit paraqet, nė njėrėn anė, kėshtjellėn e qytetit me shkrimin latinisht Civitas Souacia, kurse nė krahun tjetėr mban figurėn e padronit tė qytetit, Shėn Gjonit. Monedha tė tyre prenė edhe sundimtarė tė fuqishėm shqiptarė, si Gropajt e Ohrit e Balshajt e Shkodrės. Monedha e Gjergjit II Balsha ka nė njėrėn anė padronin e qytetit tė Shkodrės, Shėn Stefanin, kurse nė anėn tjetėr simbolin e Balshajve, ujkun, tė rrethuar nga emri nė latinisht i Gjergjit.

  9. #69
    K R E U I I I







    FUNDI I SUNDIMEVE TĖ HUAJA. FORMACIONET SHTETĖRORE SHQIPTARE NĖ SHEK. XIV - FILLIMI I SHEK. XV







    1. SHKĖPUTJA NGA BIZANTI DHE EKSPANSIONI SERB NĖ TREVAT SHQIPTARE





    Fundi i pranisė anzhuine dhe shtrirja e depėrtimit serb nė Shqipėri


    Me thyerjen pėrfundimtare tė ushtrive anzhuine nė Berat mė 1281, Perandoria Bizantine e rivendosi edhe njė herė autoritetin e vet nė Shqipėri, por kontrolli i saj kufizohej tani nė njė zonė mė tė ngushtė nė krahasim me fundin e shek. XII. Nė krahun verior bizantinėt morėn Durrėsin dhe Krujėn, por nuk arritėn tė shtriheshin mė tutje. Atė kohė mbreti serb Stefan Uroshi II Milutin (1282-1321) kishte nisur njė mėsymje nė front tė gjerė nė gjithė vijėn Mat- Ohėr. Madje, mė 1296 ai mundi tė pushtonte pėrkohėsisht edhe Durrėsin, ndėrkohė qė nė krahun lindor ushtritė serbe nuk mundėn t’i afrohen Ohrit, tė mbrojtur nga fisniku shqiptar, Progon Skurra. Njė mbishkrim mbi murin e kishės sė Shėn Klementit nė Ohėr, rindėrtuar prej tij nė vitin 1295, kujton se Progoni mbante titullin e lartė bizantin tė heteriarkut tė madh dhe se gruaja e tij, Eudokia, ishte mbesė e perandorit Androniku II Paleolog.

    Gjithsesi paqja e arritur mė 1299 midis perandorit Androniku II tė Bizantit dhe mbretit serb Uroshi II ua njohu serbėve territoret e pushtuara nė veri tė Durrėsit e tė Ohrit. Megjithatė, ato vazhduan tė jenė njė zonė jo e qetė. Nga njėra anė, inkursionet serbe vazhduan edhe paskėtaj nė jug tė Matit, por, nga ana tjetėr, nė vitet e para tė shek. XIV vihet re njė riaktivizim i anzhuinėve tė Napolit nė Shqipėri. Vėrshimi i serbėve nė trevėn e Durrėsit dhe tė Arbrit tė hershėm prekte edhe interesat e anzhuinėve e tė Papatit, tė cilėt vazhdonin ta konsideronin veten si titullarė tė pushtetit laik e fetar nė ato treva. Rikthimi i anzhuinėve nė Shqipėri u mirėprit edhe nga vetė fisnikėria shqiptare, e cila shpresat e njė ndalimi tė mėsymjes serbe i varte tashmė te bashkėpunimi me botėn perėndimore katolike. Nė shtator 1304 bashkėsia qytetare e Durrėsit dhe krerėt shqiptarė nga familjet Matrėnga, Arianiti, Skurra, Blinishti, Zenebishi, Shpata etj., njohėn pėr kryezot princin Filip tė Tarentit, djalin e mbretit Karli II Anzhu. Nga ai ēast trashėgimtari i fronit tė Napolit mori dhe titujt zot i Mbretėrisė sė Arbrit dhe despot i Romanisė (Epirit). Nė pranverė tė vitit 1305 princi Filip i
    Tarentit zbarkoi me njė ushtri nė Durrės dhe me ndihmėn e vendasve e mori qytetin.

    Megjithatė, ofensiva e re anzhuine u shua shumė shpejt. Marrėdhėniet e princit tė Tarentit me fisnikėt shqiptarė u prishėn dhe po atė vit ky u kthye nė Itali me synim qė tė vinte pėrsėri nė pranverėn e ardhshme me njė ushtri mė tė madhe. Megjithatė, edhe paskėtaj anzhuinėt nuk mundėn ta shtrijnė kontrollin e tyre pėrtej Durrėsit. « Vasalėt » e tyre shqiptarė nuk mungonin tė ngrinin krye dhe tė kėputnin ēdo lidhje me kryezotin e pėrtejdetit, sa herė qė ky kėrkonte ta ndėrtonte njė pushtet real nė Durrės dhe nė « Mbretėrinė e Arbrit ». Nė pamundėsi tė realizonin synimet e tyre nė Shqipėri, nė vitin 1311 anzhuinėt e Napolit menduan pėr njė ēast t’i ndėrronin zotėrimet e tyre me Sicilinė. Por titullari i kėsaj tė fundit, Frederiku i Aragonės, i informuar se anzhuinėt nuk zotėronin njė pushtet real nė Durrės dhe nė trevėn e Arbrit, nuk e pranoi ofertėn, megjithėse kėto territore, siē shprehej ai, « ishin shumė tė pasura dhe bujare » (que es molt noble e rich).

    Nė kėtė mėnyrė, nė Durrės dhe nė prapashpinėn e tij vazhdoi tė ruhej edhe paskėtaj njė sovranitet gjithnjė e mė formal i anzhuinėve. Pėr bashkėsinė qytetare tė Durrėsit dhe pėr fisnikėrinė feudale tė Arbrit, mbajtja e lidhjeve me anzhuinėt konsiderohej e dobishme, sidomos tani kur serbėt po mėsynin gjithnjė e mė fort drejt jugut. Midis anzhuinėve dhe serbėve vazhdonin tė ekzistonin marrėdhėnie aleance, qė kėta tė fundit hė pėr hė nuk donin t’i prishnin. Nė fakt marrėveshja e arritur mė 1308 kishte rikonfirmuar zonat e ndikimit anzhuin e serb nė Shqipėri edhe pėr vitet e ardhshme. Anzhuinėt dhe Papati filluan t’u pėrgjigjen realisht ftesave tė aristokracisė shqiptare pėr t’iu kundėrvėnė ofensivės serbe nė dhjetėvjeēarin e dytė tė shek. XIV, kur plasėn hapur kundėrshtitė serbo-anzhuine mbi sundimin nė Shqipėri e nė Dalmaci dhe kur u fik ēdo shpresė e Romės lidhur me njė kthim tė mbretėrve serbė nė fenė katolike.

    Aty nga viti 1318 serbėt shpėrthyen njė ofensivė tė re nė Shqipėri, duke pushtuar Durrėsin dhe Arbrin bashkė me Krujėn. Atė kohė u krijua njė koalicion antiserb i fuqive katolike, tė bashkėrenduara nga papati, nė tė cilin kishin njė rol tė rėndėsishėm edhe shqiptarėt. Nė pranverėn e vitit 1319 njė numėr fisnikėsh shqiptarė nga dyert Blinishti, Jonima, Arianiti, Matrėnga, Muzaka etj., nėpėrmjet peshkopit tė Krujės, Andreas, i bėnin tė ditur papa Johanit XXII se ishin gati « tė ngrinin krye dhe tė hidhnin tej zgjedhėn e mbretit tė Rashės (Serbisė) ». Ata premtonin gjithashtu tė braktisnin ritin ortodoks dhe tė pėrqafonin katolicizmin, duke u ndarė edhe kishtarisht nga pushtuesit serbė. Si rezultat i kėsaj qėndrese tė organizuar dhe tė bashkėrenduar me Papatin dhe me fuqi katolike tė Evropės, si Napoli, Hungaria, Kroacia etj., serbėt u bllokuan edhe pėr disa vjet pėrtej Durrėsit dhe krahinės sė tij, ku anzhuinėt vazhduan tė ushtronin njė sovranitet pėrherė e mė tė vakėt.




    Shqipėria « bizantine » nė gjysmėn e parė tė shek. XIV. Shkėputja nga Bizanti




    Nėn presionin serb dhe pėrballė ujdisė sė krerėve shqiptarė me anzhuinėt e Napolit, qysh nė vitet e para tė shek. XIV Perandoria Bizantine u detyrua tė braktiste Durrėsin, Krujėn dhe territoret e tyre, duke mbajtur viset nė jug tė rrjedhės sė lumit Shkumbin. Pushteti bizantin u ruajt pak a shumė nė mėnyrė tė qėndrueshme nė trevėn qė pėrfshinte viset e Myzeqesė, Vlorės, Beratit, Tomorricės, Kėlcyrės, Skraparit, Ohrit, Korēės, Kolonjės e Kosturit. Viset poshtė Vlorės e rrjedhės sė Vjosės vazhduan, kur mė shumė e kur mė pak, tė bėjnė pjesė nė Despotatin e Artės (Epirit). Territoret e fituara rishtazi nė veri tė tij, Perandoria Bizantine i organizoi nė njė njėsi tė veēantė politiko-administrative, Despotatin e Beratit. Qyteti buzė Osumit, pėrveēse qendėr e rėndėsishme strategjike, fitoi tani njė profil tė plotė edhe pėrsa i pėrket zhvillimit ekonomik. Roli i tij u rrit sė tepėrmi pas shkėputjes tė rrugės sė vjetėr Egnatia nga sfera e sundimit bizantin. Berati u bė pika kulmore e arteries sė re qė lidhte pellgun e Ohrit me portin e Vlorės, e cila u bė porti kryesor bizantin nė Adriatik. Gjatė fundit tė shek. XIII dhe gjysmės sė parė tė shek. XIV, nė Vlorė shėnohet njė lėvizje e pazakonshme mallrash. Kanina vazhdonte tė luante edhe tani rolin e njė kėshtjelle nė mbrojtje tė Vlorės. Por Kanina ishte njėherėsh rezidenca e parapėlqyer pėr aristokracinė e krahinės si dhe qendėr peshkopale, sė cilės perandor Androniku II Paleologu i rikonfirmoi mė 1307 tė drejtat dhe privilegjet e vjetra.

    Pėrfaqėsues i drejtpėrdrejtė i pushtetit bizantin nė Despotatin e Beratit ishte qefaliu, qė ishte para sė gjithash njė funksionar ushtarak. Nė dokumentet e kohės ai cilėsohet si « qefaliu i Beratit », por edhe « qefaliu i Vlorės ». Nė fakt, edhe rezidenca fikse e tij luhatej midis kėtyre dy qendrave, qė ishin mė tė rėndėsishmet e despotatit. Me qėllim qė qefaliu tė mbahej sa mė shumė nėn kontroll, pushteti qendror e vuri atė nėn vartėsinė e njė funksionari epror, i cili ushtronte pushtet tė pakufizuar nė despotat. Tė tillė « guvernatorė tė pėrgjithshėm » nė Despotatin e Beratit dėshmohen qė nga viti 1277. Ata zgjidheshin gjithmonė nga rrethi familjar i perandorit dhe mbanin tituj tė lartė, si megas dukas, despot, protovestiar. Nėse kėta zgjidheshin gjithmonė nga rrethi mė i afėrt familjar i perandorit, qefalitė ishin shpeshherė pėrfaqėsues tė aristokracisė lokale. Shqiptarė ishin, p.sh., qefaliu i parė i Beratit, me emrin Stano (1277), ose Gjon Pikerni (1314). Nivelet mė tė ulėta tė administratės dhe tė ushtrisė sė despotatit pėrfaqėsoheshin nė pjesėn dėrrmuese nga elementi vendas. Fisnikė nga familjet Matrėnga, Skurra, Muzaka, Ganxha, Frėngu etj. pėrmenden vazhdimisht nė jetėn politike tė Despotatit tė Beratit. Por tashmė shumė prej kėtyre po e shfrytėzonin postin dhe autoritetin pėr tė ndėrtuar pushtetin e tyre tė pavarur.

    Despotati i Beratit fitonte njė rol specifik nė kuadrin e Perandorisė Bizantine tė shek. XIII- XIV. Pėrveēse pėrfaqėsonte « portėn » e vetme bizantine drejt Perėndimit, ai formonte edhe barrierėn kryesore pėrballė ekspansionit tė Serbisė drejt jugut. Por, nga ana tjetėr, Despotati i Beratit ishte edhe pikėmbėshtetja nga ku Perandoria Bizantine ushtronte presion mbi Despotatin fqinjė tė Artės (Epirit). Ky vazhdonte tė ishte, qysh nga viti 1204, njė formacion i pavaruar. Despotėt e tij bizantino-italianė nga familjet Engjėlli e Orsini, gjatė gjithė viteve 1270-1330 u pėrpoqėn tė ruanin pushtetin e tyre kundrejt perandorėve tė Bizantit, tė cilėt kėmbėngulnin ta quanin Despotatin si « tokė tė tyre », ndėrsa despotėt e tij si « vasalė » tė perandorėve bizantinė. Pėr tė siguruar mbėshtetje ndaj presionit bizantin, despoti Niqifori I Engjėlli pranoi, mė 1294, tė bėhej vasal i anzhuinėve tė Napolit. Mė 1320, despoti tjetėr, Nikolla Orsini, kėrkoi t’i vinte tokat e tij nėn mbrojtjen e Venedikut, duke njohur kėtė pėr kryezot. Nga ana tjetėr, despotėt e dobėt tė Epirit nuk ishin nė gjendje tė mbyllnin ēdo portė dhe tė kėrkonin ballafaqim me Bizantin. Pothuaj tė gjithė ata, pas Mihalit II Engjėll (1230-1268), ishin martuar me princesha nga oborri bizantin.

    Sidoqoftė kjo lojė e despotėve tė Artės, pėr ta mbajtur mirė sa me anzhuinėt e Napolit, aq edhe me perandorėt e Bizantit, shpehherė rezultoi tė ishte e rrezikshme. Nė vitin 1303 e 1306 anzhuinėt u shfaqėn me ushtri nėn muret e Artės pėr tė kėrkuar pėrmbushjen e detyrimeve qė rridhnin nga vasaliteti i despotit Thoma (1296-1318). Po ashtu, nė vitin 1314 ushtria dhe flota e Despotatit tė Beratit, nėn komandėn e qefalisė Gjon Pikerni dhe protontinit tė Vlorės, Gjergj Ganxha, kryen njė inkursion mbi Artėn nga toka e nga deti. Disa vjet mė vonė, mė 1308, Janina bashkė me pjesėn mė tė madhe tė Vagenetisė (Ēamėrisė) iu aneksua Despotatit bizantin tė Beratit. Si qeveritar tė kėtij territori tė ri bizantin, perandori Androniku II Paleolog caktoi komandantin shqiptar, sebastin Skurra. Dhjetėvjeēarėt e fundit tė pranisė bizantine nė Shqipėri, pėrkatėsisht nė Shqipėrinė e Poshtme, karakterizohen nga dy dukuri qė e bėnin gjithnjė e mė formale lidhjen e saj me Bizantin. Nga njėra anė, ushtria dhe administrata bizantine mbusheshin gjithnjė e mė shumė me elementin vendas, kurse, nga ana tjetėr, po zgjerohej vazhdimisht numri i zonave autonome, ku pushtetin real e ushtronin krerėt dhe zotėrit e vendit. Njoftimet historike tė viteve 30 tė shek. XIV bėjnė tė ditur se atė kohė Perandoria Bizantine vazhdonte tė ruante kontrollin e saj kryesisht nėpėr qytetet dhe kėshtjellat e Despotatit tė Beratit. Rrethinat e tyre, sidomos zonat e brendshme dhe malore, qeveriseshin tashmė nga fisnikėt vendas. Me qėllim qė t’i mbante tė lidhur pas vetes krerėt shqiptarė, Perandoria Bizantine u detyrua ta njihte edhe me marrėveshje tė veēanta (synthekai) pushtetin e tyre, madje duke i shpėrblyer edhe me tituj tė lartė bizantinė. Atė kohė, Andrea I Muzaka, zoti i fuqishėm i viseve mes Ohrit, Kolonjės e Beratit, u shpėrblye me titullin e lartė bizantin tė « despotit », qė ishte i dyti nė hierarkinė e titujve bizantinė, pas atij tė perandorit. Tė tjerė fisnikė shqiptarė u nderuan me tė tjerė tituj tė lartė, si sebastokrator etj..

    Megjithatė tensioni midis pushtetit bizantin dhe aristokracisė vendase shqiptare doli nė pah gjatė luftėrave civile nė Bizant (1321-1328) dhe shpėrtheu hapur pas ardhjes nė fuqi tė perandor Andronikut III Paleolog (1328-1341). Midis viteve 1328-1333 Andronikut III iu desh tė drejtonte vetė disa fushata ushtarake pėr tė nėnshtruar shqiptarėt e Ohrit, Devollit, Kolonjės, Epirit e tė Thesalisė. Sipas fjalėve tė historianit bizantin Johan Kantakuzeni, pjesėmarrės dhe kryekomandant nė ato operacione, shqiptarėt jetonin nė autonomi dhe nuk e njihnin pushtetin e perandorit. Por kryengritjet shqiptare shpėrthenin nė vatra tė reja, sapo qė ushtritė bizantine arrinin tė shuanin tė mėparshmet. Aty nga mesi i viteve 30 ato mbėrritėn nė shkallėn mė tė lartė tė pjesėmarrjes dhe tė organizimit tė tyre. Atė kohė tė pakėnaqur nga politika e re centralizuese e kėtij perandori dhe tė vendosur tė shkėputeshin njėherė e mirė nga Bizanti, krerėt shqiptarė ngritėn nė kėmbė krahina tė tėra. Nė Vlorė, Berat, Kėlcyrė, Skrapar, Kolonjė e nė Ohėr, nė Epir dhe nė Thesali, kryengritėsit shqiptarė sulmuan qytetet dhe kėshtjellat bizantine dhe pjesėrisht i morėn ato.

    Kryengritja shqiptare e shtyu perandorin Androniku III Paleolog tė ndėrmerrte njė fushatė tė madhe ushtarake nė Shqipėri. I shoqėruar nga domestiku i madh, Johan Kantakuzeni, perandori bizantin hyri nė tokat e Despotatit tė Beratit nė pranverėn e vitit 1336. Ushtria bizantine, bėrthamėn e sė cilės e pėrbėnin repartet e zgjedhura me mercenarė osmanė, i shtypi me ashpėrsi flakėt e kryengritjes. Fshatra tė tėra u dogjėn, ndėrkohė qė popullsisė iu rrėmbyen pasuri tė paēmueshme nė tė holla, nė produkte e nė bagėti. Kantakuzeni flet pėr 300 mijė kokė qe, 5 mijė kuaj e 1 milion e 200 mijė krerė dhen tė rrėmbyera pronarėve shqiptarė. Shtypja e kryengritjes shkaktoi valėn e parė tė madhe tė eksodit shqiptar drejt jugut. Mjaft familje fisnike shqiptare u detyruan tė lėnė gjėnė dhe pronat e tyre dhe tė vendoseshin nė Peloponez. Tė tjera u pėrpoqėn tė gjejnė shpėtim nė Durrėsin anzhuin dhe
    tė marrin rrugėn e Italisė.

    Shtypja e dhunshme e kryengritjes nė Despotatin e Beratit pėrcaktoi rėnien e lėvizjes edhe nė trevat e tjera. Despina e Epirit, Ana, dhe bashkėsitė shqiptare tė Thesalisė pranuan mė nė fund tė njihnin pushtetin bizantin. Megjithatė, rivendosja e pushtetit bizantin nė trevat e Despotatit tė Beratit, tė Despotatit tė Epirit dhe tė Thesalisė nuk e pati jetėn e gjatė. Tensioni antibizantin nė kėto vise vazhdoi tė mbetej i gjallė, dhe me vdekjen e perandorit Androniku III (1341), kryengritjet morėn njė hov tė ri. Tashmė pasardhėsit e Andronikut III, tė angazhuar nė njė luftė tė re pėr fronin dhe tė ndodhur pėrballė njė ofensive tė re tė Serbisė drejt Jugut, nuk mund tė merreshin me kryengritjen shqiptare. Pėr rrjedhim, bizantinėt u detyruan tė lėnė nė duart e kryengritėsve shqiptarė edhe kėshtjellat e tyre tė fundit nė Shqipėri.

  10. #70
    Shqipėria gjatė sundimit tė car Stefan Dushanit (1331-1355)




    Qėndresa e organizuar e fisnikėve shqiptarė, herė-herė e bashkėrenduar edhe me anzhuinėt e me fuqi tė tjera evropiane, kishte mundur t’i mbajė serbėt pėr mjaft kohė larg Durrėsit e Principatės sė Arbrit. Por pushtimi i kėtyre tė fundit si dhe i gjithė tokave shqiptare, njohu njė shkallėzim tė ri nė kohėn e sundimit tė mbretit serb, Stefan Dushanit (1331-1355). Qė nė verėn e vitit 1336, nė ujdi me perandorin bizantin Androniku III Paleolog, i cili nė atė kohė drejtonte ekspeditėn ndėshkimore nė Shqipėrinė e Poshtme, mbreti serb organizoi njė fushatė tė madhe, nė pėrfundim tė sė cilės pushtoi viset qendrore midis Matit e Shkumbinit.

    Pushtimi serb u bė shkas pėr riorganizimin e krerėve shqiptarė. Pėr t’i dhėnė mė tepėr gjerėsi qėndresės sė tyre, kėta iu drejtuan pėr aleancė mbretit Robert Anzhu tė Napolit, i cili ishte i interesuar sė tepėrmi pėr Durrėsin e prapatokėn e tij qė anzhuinėt vazhdonin t’i konsideronin feud tė tyre. Nė fakt, mbreti Robert dėrgoi qė atė vit nė Shqipėri njė ushtri tė vogėl nėn komandėn e djalit tė tij, Luigjit, e cila duhej tė bashkėpunonte me forcėn kryesore tė kryengritėsve shqiptarė. Nė muajin dhjetor midis Luigjit, qė pėrfaqėsonte mbretin Robert, dhe despotit Andre II Muzaka, pėrfaqėsuesit tė krerėve feudalė shqiptarė, u nėnshkruan nė Durrės paktet e aleancės qė hapeshin me premtimin anzhuin pėr t’u ofruar ndihmė ushtarake fisnikėve shqiptarė. Paktet nė fjalė numėronin edhe njė sėrė tė drejtash e privilegjesh, tė cilat anzhuinėt ia njihnin posaēėrisht despotit Andre Muzaka dhe familjes sė tij. Tė tilla tė drejta e privilegje kishin tė bėnin me pronat e pasuritė e tundshme e tė patundshme tė Muzakajve, me titujt, nderet e ofiqet, qė u ishin dhėnė atyre qė sė hershmi nga perandorėt e Bizantit e qė do t’u jepeshin nė tė ardhmen nga mbretėrit anzhuinė etj.. Kundrejt kėtyre, despoti Andre Muzaka duhej tė konfirmonte bindjen dhe besnikėrinė e tij ndaj oborrit anzhuin e t’i garatonte ato duke dėrguar peng nė Napoli njėrin nga djemtė e tij.

    Njė traktat tė ngjashėm anzhuinėt e nėnshkruan dy vjet mė vonė, mė 1338, edhe me kontin Tanush Topia, tė cilit i konfirmuan zotėrimin e tokave midis Matit e Shkumbinit bashkė me dhėnien e njė shpėrblimi vjetor prej 1 000 grosh. Pėrmbajtja e pakteve nė fjalė, si dhe ecuria e deriatėhershme e marrėdhėnieve tė oborrit anzhuin me krerėt shqiptarė, tregojnė se pozita e tyre kundrejt njėri-tjetrit kishte ndryshuar nė favor tė tė dytėve. Anzhuinėt jo vetėm nuk ishin nė gjendje tė impononin me forcė sundimin dhe vullnetin e tyre, por nė tė kundėrtėn, ata pėrpiqeshin t’i joshnin me tituj e privilegje zotėrit e plotfuqishėm shqiptarė pėr tė ruajtur sovranitetin e tyre formal mbi Durrėsin e mbi prapatokėn e tij. Mobilizimi i ri i fisnikėve shqiptarė nuk mundi t’u bėnte ballė pėr njė kohė tė gjatė sulmeve tė pėrsėritura tė serbėve. Brenda vitit 1343 forcat eprore tė Dushanit kishin mundur tė shtronin territoret e Arbrit tė hershėm, me kryeqendėr Krujėn. Po atė vit qyteti i Beratit pėsoi sulmin e parė nga njė ushtri serbe qė vinte nga ana e Ohrit. Nė verėn e vitit 1346 ishte vetė Stefan Dushani, qė nė krye tė njė fushate tė madhe, pushtoi njėrėn pas tjetrės kėshtjellat e Kosturit, Beratit dhe tė Kaninės. Nė 2-3 vjetėt qė pasuan, Stefan Dushani, i cili qė prej vitit 1346 filloi tė quhej « perandor i Romanisė, i Sklavonisė dhe i Arbėrisė », aneksoi Epirin e Thesalinė, duke krijuar njė perandori tė re ballkanike, kufijtė e sė cilės fillonin nga Danubi e pėrfundonin nė gjirin e Korintit dhe nė detin Egje. Njė numėr popujsh tė huaj, shqiptarė, bullgarė, grekė, vllehė hynė nė pėrbėrje tė Perandorisė Serbe.

    Perandoria e Stefan Dushanit qe konkretizimi i ambicieve pushtuese tė klasės feudale serbe. Nė vendet e pushtuara feudalėt serbė u pajisėn me fonde tė mėdha tokėsore qė iu rrėmbyen popullsisė vendase. Burimet historike dėshmojnė masat veēanėrisht tė ashpra qė Stefan Dushani zbatoi nė dėm tė popullsisė shqiptare. « Arbrit janė tė shtypur keq nga zgjedha e padurueshme dhe tepėr e rėndė e sunduesve tė urryer sllavė.... Klerikėt poshtėrohen e persekutohen, fisnikėt shpronėsohen e burgosen », shkruhet nė njė relacion tė vitit 1332 tė kryepeshkopit frėng tė Tivarit, Guljelmi i Adės. Pushtimi serb solli ndryshime tė mėdha pėrsa i pėrket pėrbėrjes sė elitės sunduese. Nė krahinat apo nė qytetet e pushtuara u vendos njė administratė serbe, nė krye tė sė cilės qenė njerėzit mė tė afėrt tė carit, tė cilėt mbanin sipas rastit titujt despot, cezar, qefali etj.. Kėshtu, nė krye tė provincės sė Beratit u vu despoti Ivan Aseni, kunati i carit serb, nė Epir u zgjodh Simeon Uroshi, vėllai i tij, kurse nė Thesali Qezar Preljubi, i cili nė vitin 1355 u vra gjatė njė revolte tė shqiptarėve tė atyshėm.

    Pushtimi serb solli ndryshime tė reja nėpėrmjet intensifikimit tė shtypjes ekonomike e shoqėrore tė popullsisė shqiptare. Kodi i Stefan Dushanit, dokumenti kryesor qė sanksiononte marrėdhėniet ekonomike, politike e juridike tė shtetasve tė Perandorisė me pushtetin e carit e tė klasės sunduese serbe, pėrfshinte nė sistemin e marrėdhėnieve feudale edhe bashkėsitė e lira fshatare e blegtorale, duke i dhėnė ato si pronė feudale pėr manastiret e pėr feudalėt serbė. Njė masė e tillė godiste rėndė fshatarėsinė e lirė shqiptare, posaēėrisht atė tė zonave malore, qė kishte mundur t’i shpėtonte deri atėherė shfrytėzimit feudal e tė ruante njė farė autonomie politike ndaj pushtetit qendror. Kodi i Stefan Dushanit mbėshtetej nė institucionet juridike dhe dokesore serbe dhe si i tillė ai nė shumė aspekte binte ndesh me institucionet dhe traditėn e popujve tė tjerė qė u pėrfshinė nė suazėn e shtetit serb. Nė mjaft raste ai shpallte ndalimin e institucioneve tradicionale vendase, siē qe ai i mbledhjeve (kuvendeve) tė fshatit, ku vendosej e gjykohej pėr probleme tė ndryshme, qė tani kalonin nė kompetencė tė feudalėve tė veēantė e tė vetė carit serb.

    Pasoja sidomos negative pati pushtimi serb nė viset veriore shqiptare e veēanėrisht nė Kosovė, ku sundimi serb zgjati gati dy shekuj. Tė pasura me toka bujqėsore, me qendra tė zhvilluara minerare, zejtare e tregtare, kėto territore kishin qenė njė joshje e vazhdueshme pėr mbretėrit serbė. Duke filluar nga shek. XIII, mbretėrit serbė nga dinastia Nemanja punuan pėr ta zhvendosur epiqendrėn e shtetit tė tyre nga Rasha nė drejtim tė viseve tė pasura tė Kosovės e tė Gentės. Qytetet e kėtyre tė fundit, Shkodra, Prizreni, Prishtina e Shkupi, u bėnė nė kohė tė ndryshme seli tė oborrit serb. Njė tjetėr qendėr e rėndėsishme e Kosovės, Peja, prej mesit tė shek. XIII u kthye nė qendėr tė kishės autoqefale serbe. Zhvendosja e qendrave tė gravitetit tė shtetit serb drejt jugut u shoqėrua me dukuri tė tjera tė natyrės shoqėrore e etnike, tė cilat qenė mė tė dukshme nė Kosovė. Njė pjesė e aristokracisė vendase u shpronėsua e u zėvendėsua nga aristokracia serbe e tokės, laike e sidomos fetare. Duke filluar nga gjysma e dytė e shek. XIII serbizohen kishat e manastiret e Kosovės dhe ndėrtohen shumė syresh, tė cilat u pajisėn me fonde tė mėdha tokėsore. Nė kohėn e sundimit tė Stefan Dushanit, aty nga gjysma e shek. XIV manastiret, tashmė tė serbizuara, tė Deēanit, Greēanicės, Banjskės, Kryeėngjėllit, manastiri i Hilandarit nė Malin Athos e krahas tyre peshkopatat e Pejės, Prizrenit etj., zotėronin njė pjesė tė konsiderueshme tė fshatrave tė Kosovės e tė viseve tė tjera veriore shqiptare.

    Shtrirja e shtetit serb nė drejtim tė Kosovės u shoqėrua edhe me ardhjen kėtu tė kolonėve tė rinj nga territoret e Serbisė sė mirėfilltė (Rashės). Tė porsaardhurit populluan fshatrat e braktisura (selishtė) ose u vendosėn nė pronat e pėrvetėsuara rishtazi nga feudalėt apo kishat e manastiret serbe. Krahas kolonizimit, mbretėrit serbė, e nė veēanti car Stefan Dushani, zbatuan njė politikė qė synonte asimilimin e popullsive shqiptare tė viseve tė pushtuara. Si mė tė efektshme nė kėtė drejtim u zgjodhėn represioni dhe persekutimet nė lėmin fetar. Kapituj tė tėrė tė kodit tė Stefan Dushanit dhe urdhėresa tė veēanta tė carit serb parashikonin masa tė rrepta, si sekuestrim tė pasurisė, damkosje, dėbim e deri dėnim me vdekje pėr tė krishterėt katolikė e ortodoksė, qė nuk pranonin tė konvertoheshin nė ortodoksinė serbe e nuk ripagėzoheshin duke marrė emra sllavė. Krahas dokumenteve arkivore dėshmitarė tė ndryshėm tė kohės, si udhėtari anonim i vitit 1308, kryepeshkopi frėng i Tivarit, Guljelm i Adės (1332), kardinali italian Guido da Padova (1350), e nėnvizojnė me theks tė veēantė kėtė aspekt tė politikės sė mbretėrve serbė ndaj popullsive tė pushtuara josllave, e cila ishte sanksionuar nė tė drejtėn mesjetare serbe, kodin e Stefan Dushanit (1349). Masa tė tilla goditnin nė radhė tė parė popullsitė shqiptare tė besimit katolik e tė atij ortodoks-bizantino tė viseve veriore e verilindore, ku presioni i shtetit serb ishte mė i fortė. Ato pėrcaktuan pėrhapjen e fenomenit tė sllavizimit fetar-onomastik nė shtresa tė caktuara tė popullsisė shqiptare.

    Kjo ėshtė arsyeja qė midis shek. XIII-XIV, krahas shqiptarėve gjithsesi tė shumtė, qė mbanin emra, si Gjin, Dedė, Gjon, Progon, Llesh, gjenden nė kėto treva edhe shqiptarė tė tjerė, tė cilėsuar nga vetė dokumentacioni si tė tillė, qė mbanin emra sllavė ose qė i ishin pėrshtatur onomastikės sllave. Emra, si Pribisllav, Radomir, Vladislav apo mbiemrat Vogliē, Kuqeviē, Flokovci, Gjinovci etj., dėshmojnė se nė kėtė kohė (gjysma e parė e shek. XIV) njė pjesė e popullsisė shqiptare tė trevave veriore, nėn presionin e dhunshėm tė pushtuesve serbė, gjendej nė njė fazė kalimtare tė njė asimilimi kulturor e fetar. Nė mjaft treva ky proces asimilimi u ndėrpre nė kushtet e reja qė u krijuan me shkatėrrimin e shtetit serb e mbėrritjen e turqve osmanė (gjysma e dytė e shek. XIV). Pikėrisht nė kėtė kohė vihet re aty njė kthim i popullsisė nė onomastikėn karakteristike shqiptare, krahas dukurisė sė re tė marrjes sė emrave osmanė. Megjithatė, nė njė pjesė tė territoreve nė fjalė, sidomos nė zona tė veēanta tė Gentės (Zetės), procesi i sllavizimit vazhdoi edhe paskėtaj duke ēuar gradualisht nė asimilimin kulturor dhe etnik tė bashkėsive tė tjera shqiptare.

    Pushtimi serb i Stefan Dushanit, i ngarkuar me pasoja tė rėnda ekonomike, shoqėrore e etnike, ndeshi nė qėndresėn e ashpėr tė popullsisė shqiptare. Qė nė vitin e parė tė sundimit tė Stefan Dushanit, nė trevat veriperėndimore shpėrtheu njė kryengritje antiserbe, nė krye tė sė cilės u vu bujari Dhimitėr Suma (1332). Zgjerimi i saj e nxiti kryepeshkopin e Tivarit, Guljelmin e Adės, tė projektonte organizimin e njė kryqėzate tė Perėndimit kundėr serbėve, e cila do tė mbėshtetej nė kontributin vendimtar tė kryengritėsve shqiptarė tė zonave tė veriut. Nė letrėn qė i dėrgonte pėr kėtė qėllim dukės sė Burgonjės, Filipit VII Valua, prelati frėng pohonte se pėr organizimin e kėsaj kryqėzate antiserbe nuk mund tė gjendej vend mė i pėrshtatshėm sesa zonat kryengritėse nė fjalė, « ...ku populli arbėr mund tė nxirrte nė luftė mė se 15 000 kalorės, burra tė shėndetshėm, trima e luftėtarė tė mirė, tė aftė pėr ēdo betejė ». Qėndresa e shqiptarėve kundėr pushtimit serb nuk qe karakteristikė vetėm pėr viset e veriut, por pėr tė gjitha trevat shqiptare deri thellė nė Epir. Ajo doli akoma mė nė pah pas vdekjes sė carit serb, Stefan Dushanit (1355). Kryengritjet e zonės sė Beratit (1356) dhe tė Himarės (1358), e reduktuan pushtetin e despotit sllav Ivan Komnen Asenit vetėm nė qytetin e Vlorės e nė rrethinat e tij. Mė 1356 dėshtoi njė pėrpjekje pėr tė ripushtuar Beratin me ndihmėn e ushtrisė sė Simeon Uroshit, sundimtarit serb tė Epirit. Megjithatė, sipas njė shėnimi tė kohės nė njė nga kodikėt e Beratit, serbėt me atė rast u sollėn aq mizorisht « saqė edhe tė vdekurit i nxorėn nga varri ». Njė vit mė parė, mė 1355, shqiptarėt e Thesalisė ngritėn krye kundėr qeveritarit serb, Qezar Preljubit, dhe e vranė atė. Pak kohė pas ekspeditės sė tij kundėr Beratit, edhe Simeon Uroshi, vėllai i Dushanit, u detyrua nga shqiptarėt e Epirit t’i linte zotėrimet e veta. Nė kėtė mėnyrė qė nga Genta e Kosova deri poshtė nė Epir lindėn ose u ringjallėn formacione politike tė dyerve mė tė shquara shqiptare, Balshėt, Gropajt, Topiajt, Matrėngėt, Muzakėt, Zenebishėt, Bua-Shpatat etj.. Zhvillimi i pavarur politik i trojeve shqiptare hynte tani nė njė fazė vendimtare, duke i orientuar ato gjithnjė e mė shumė drejt krijimit tė njė shteti tė pėrqendruar shqiptar.

Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •