Ndihmė tė rėndėsishme u dhanė mbrojtėsve tė kėshtjellės shqiptarėt qė vepronin jashtė saj, nė rrethinat e Shkodrės dhe nė vise tė tjera mė tė largėta, si edhe luftėtarėt e Gjon Gjurashit. Kėta vinin nga kėshtjellat e papushtuara, nga liqeni i Shkodrės, nga ngushtica e gryka tė rrezikshme dhe sulmonin pandėrprerė trupat osmane dhe karvanėt e furnizimit tė tyre, duke u shkaktuar dėme tė rėnda.
Pas njė muaji bombardimi tė pandėrprerė tė mureve tė Rozafės, Sinan Pasha urdhėroi mė 18 korrik qė tė sulmohej kėshtjella, duke pėrdorur gjerėsisht tė gjitha mjetet e mundshme. Me besim tė plotė se do ta merrnin kėshtjellėn, osmanėt vėrshuan me tėrbim drejt mureve tė saj, por sulmi i tyre ndeshi nė qėndresėn e pamposhtur tė mbrojtėsve tė kėshtjellės. Kėta kundėrsulmonin me heroizėm dhe largonin forcat osmane, duke u shkaktuar humbje tė rėnda. Sipas njė letre tė shkruar ato ditė nga qeveritari venecian i Shkodrės, A. Loredani, ushtria osmane la nė kėto luftime mbi 7 mijė tė vrarė dhe njė numėr shumė tė madh tė plagosurish.
Trupat osmane nga dita nė ditė po ndesheshin nė vėshtirėsi gjithnjė e mė tė mėdha, si prej sulmeve tė luftėtarėve shqiptarė qė vepronin nė viset pėrreth, ashtu dhe nga mungesa e furnizimit me ushqime e materiale tė tjera tė nevojshme pėr ushtarėt dhe kuajt e tyre. Kėto vėshtirėsi e bindėn Sinan Pashėn se ishte e kotė qė tė vazhdonte mė tej luftėn, prandaj vendosi qė ti largonte ushtritė nga rajoni i Shkodrės. Mė 9 gusht ushtritė osmane hoqėn rrethimin nga Shkodra dhe gjatė largimit dogjėn e shkatėrruan ēdo gjė, duke pėrfshirė edhe kėshtjellėn e Dejės, pas njė qėndrese tė fuqishme tė popullsisė sė saj tė udhėhequr nga vėllezėrit Lekė e Nikollė Dukagjini. Largimi i tyre prej tokave shqiptare shkaktoi njė valė gėzimi jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė shtetet italiane e nė vende tė tjera, sepse, siē shkruante Gj. Merula, kur osmanėt sulmonin muret e kėshtjellės sė Rozafės thirrja e tyre e luftės ishte « Roma! Roma! », gjė qė tregonte se ata synonin qė, pas pushtimit tė qyteteve shqiptare, tė fillonin pushtimin e Italisė.
Rėnia e Krujės, e Shkodrės dhe e kėshtjellave tė tjera
Luftimet e vitit 1474 treguan se luftėtarėt shqiptarė ishin ata qė mbrojtėn me gjakun dhe jetėn e tyre qytetin e Shkodrės, duke pėrballuar me heroizėm sulmin e forcave osmane. Shqiptarėt luftonin me vetėmohim kudo qė ndodheshin, si mbrojtės tė kėshtjellės, si sulmues nė rrethinat e Shkodrės etj.. Prandaj Republika e Venedikut u kujdes tė forconte lidhjet me ta, duke u kushtuar vėmendje sidomos marrėdhėnieve me fisnikėt shqiptarė, si me Dukagjinėt, Gjurashėt, Stres Balshajt, Arianitėt etj..
Pas rrethimit tė parė tė Shkodrės, sulltan Mehmeti II i angazhoi ushtritė osmane kryesisht me pushtimin e brigjeve tė Detit tė Zi dhe pas dy vjetėsh i drejtoi ato kundėr Shqipėrisė Qendrore e tė Epėrme.
Dėshtimi i fushatės ushtarake tė vitit 1474 e bindi sulltan Mehmetin II se pėr pushtimin e kėshtjellave shqiptare duhej pėrdorur i gjithė potenciali ushtarak i Perandorisė Osmane dhe se ato duhej tė sulmoheshin radhazi. Pėr zbatimin e kėtij plani trupat osmane erdhėn pėrsėri nė Shqipėri nė vitin 1476, rrethuan Krujėn, qė ishte pėr ta pengesa mė e rėndėsishme nė drejtim tė Shkodrės.
Republika e Venedikut duke vlerėsuar rėndėsinė strategjike tė Krujės pėr mbrojtjen e zotėrimeve te saj nė Shqipėri, u pėrpoq tė lidhej sa mė shumė me shqiptarėt dhe kėrkoi qė tė kthehej nė Shqipėri djali i Skėnderbeut, Gjon Kastrioti, i cili jetonte nė pronat qė kishte trashėguar nė Mbretėrinė e Napolit. Pėr mbrojtjen e Krujės Venediku vendosi kėtu 300 stratiotė shqiptarė tė sjellė nga Moreja.
Pėr tė liruar Krujėn nga rrethimi u formua njė ushtri e pėrbashkėt shqiptaro-veneciane, e cila nė vitin 1477 sulmoi trupat osmane, qė mbanin tė rrethuar Krujėn, dhe u shkaktoi atyre humbje tė rėnda. Nė vend qė fitorja tė ēohej nė fund, ushtria shqiptaro-veneciane ra pas plaēkės sė madhe tė kampit armik, veprim ky qė u dha mundėsi forcave kundėrshtare tė riorganizoheshin menjėherė dhe tė ndėrmerrnin njė sulm tė befasishėm. Trupat osmane siguruan njė fitore tė plotė mbi ushtrinė shqiptaro-veneciane dhe vazhduan kėshtu rrethimin e Krujės.
Nė pranverė tė vitit 1478 trupa tė freskėta osmane filluan tė marshonin mbi tokat shqiptare dhe mė 14 maj kontingjentet e para tė tyre rrethuan Shkodrėn. Brenda njė kohe tė shkurtėr, deri mė 15 qershor, ato u pėrforcuan me ardhjen e ushtrive tė tjera tė drejtuara nga bejlerbeu i Rumelisė, nga bejlerbeu i Anadollit, si dhe nga vetė sulltan Mehmeti II. Pas njė rrethimi dyvjeēar mbrojtėsit heroikė tė Krujės dhe banorėt e strehuar nė kėshtjellė, tė mbetur pa asnjė lloj ushqimi, u detyruan tė pranonin kėrkesėn e sulltanit pėr dorėzimin e kėshtjellės me kusht qė tė largoheshin tė lirė nga qyteti. Mė 16 qershor tė vitit 1478 trupat osmane hynė nė kėshtjellėn e Krujės, por sulltani nuk e mbajti premtimin dhe ata, me pėrjashtim tė qeveritarit venecian, vranė tė gjithė meshkujt e rritur qė gjendeshin nė Krujė, ndėrsa gratė e fėmijėt i kthyen nė skllevėr.
Pasi mori Krujėn, sulltani kėrkoi pushtimin e menjėhershėm tė Shkodrės. Prandaj tė gjitha forcat ushtarake osmane u pėrqendruan nė luftė pėr pushtimin e saj.
Ashtu si gjatė rrethimit tė vitit 1474, krahas qytetarėve shkodranė, nė luftėn pėr mbrojtjen e Shkodrės nė 1478 morėn pjesė edhe banorė tė rrethinave e tė viseve tė tjera shqiptare, duke pėrfshirė edhe bashkėluftėtarė tė Skėnderbeut. Nė radhėt e tyre ishin edhe anėtarė tė familjes sė njohur shkodrane Dukagjini, nga tė cilat ranė nė fushėn e nderit Teodori dhe Budomiri.
Pėr tė mposhtur mbrojtėsit e Shkodrės, si asnjėherė mė parė, osmanėt pėrdorėn gjerėsisht artilerinė, tė cilėn e vendosėn rreth kėshtjellės. Vetėm topa tė rėndė ishin mbi 10. Prej mė se njė muaji mijėra predha goditėn vazhdimisht muret e Rozafės, tė cilat i dėmtuan rėndė. Edhe pse nė shumė vende muret u rrafshuan, mbrojtėsit e kėshtjellės u pėrleshėn trup me trup me forcat osmane dhe i zbrapsėn e i thyen sulmet e vazhdueshme tė tyre. Nė kėto luftime tė rrepta krahas burrave morėn pjesė edhe gratė e strehuara nė kėshtjellė.
Humbje tė rėnda trupave osmane u shkaktuan edhe luftėtarėt qė vepronin nė rrethinat e Shkodrės. Kėta sulmonin vazhdimisht nga drejtime tė ndryshme, sidomos duke ardhur me varka nga liqeni i Shkodrės dhe nga bregu i pėrtejmė i Bunės.
Deri nė fillim tė muajit gusht tė vitit 1478 trupat osmane e sulmuan vazhdimisht kėshtjellėn e Rozafės, por pa ndonjė pėrfundim dhe me humbje tė rėnda pėr ta. Prandaj sulltan Mehmeti II vendosi ti mposhtte mbrojtėsit e saj nėpėrmjet urisė duke forcuar rrethimin e tyre. Pėr kėtė ai ndėrmori sulme mbi tė gjitha kėshtjellat e tjera nė afėrsi tė Shkodrės, si Zhabjaku, Drishti e Lezha, qė shėrbenin si baza tė rėndėsishme strehimi e furnizimi pėr luftėtarėt
shqiptarė qė vepronin jashtė kėshtjellės sė Rozafės.
Detyra pėr pushtimin e kėshtjellės sė Zhabjakut, qė ishte nė brigjet e liqenit tė Shkodrės, iu ngarkua ushtrisė sė bejlerbeut tė Rumelisė. Mbrojtėsit e Zhabjakut, ku e kishte selinė Gjon Gjurashi (Cėrnojeviēi), djali i Stefanit qė kishte vdekur rreth vitit 1465, nuk bėnė asnjė qėndresė dhe ua dorėzuan kėshtjellėn trupave osmane.
Pushtimi i Drishtit, ku po pėrhapej sėmundja e murtajės, iu ngarkua ushtrisė sė bejlerbeut tė Anadollit. Pėr tri javė mbrojtėsit e Drishtit pėrballuan me burrėri sulmet e trupave osmane. Vetėm pasi shkatėrruan me artileri nga tė gjitha anėt muret e fortesės (muret rrethuese tė qytetit), mė 1 shtator ushtritė osmane u futėn nė qytetin e shkretuar tė Drishtit, kurse kėshtjella e tij mbeti ende e papushtuar. Rreth 300 drishtianė tė zėnė rob, ata i vranė nėn muret e Rozafės pėr tė ligėshtuar mbrojtėsit e saj. Disa ditė mė vonė, pasi morėn mė parė Lezhėn, osmanėt pushtuan edhe kėshtjellėn e Drishtit. Edhe me mbrojtėsit e kėshtjellės sė zėnė rob ata vepruan si me tė tjerėt, duke i vrarė nėn muret e kėshtjellės sė Rozafės.
Mė 5 shtator trupat e bejlerbeut tė Rumelisė u futėn lehtėsisht nė kėshtjellėn e Lezhės, sepse ajo u braktis nga komandanti venecian qė drejtonte mbrojtjen e saj. Banorėt e qytetit, qė ishin strehuar nė ishullin e Lezhės, u kapėn dhe u vranė para mureve tė kėshtjellės sė Shkodrės.
Pas pushtimit tė kėshtjellave tė mėsipėrme, qė e pėrforconin mbrojtjen e Shkodrės, sulltan Mehmeti II me pjesėn mė tė madhe tė ushtrisė, mė 8 shtator tė vitit 1478, mori rrugėn e kthimit nė Stamboll. Trupat qė mbetėn nė Shqipėri kishin pėr detyrė tė vazhdonin rrethimin e Shkodrės derisa uria tė mposhtte qėndresėn heroike tė shqiptarėve.
Ndėrkohė, pas pėrpjekjeve shumėvjeēare, mė 25 janar 1479, Venediku arriti tė siguronte nėnshkrimin e paqes me sulltan Mehmetin II. Nė traktatin e paqes, ndėr tė tjera, ishte pėrfshirė edhe ēėshtja e Shkodrės. Nė bazė tė tij Shkodra kalonte nė duart e osmanėve, kurse mbrojtėsit e banorėt e saj mund tė largoheshin tė lirė prej qytetit tė tyre. Mė 25 prill tė vitit 1479 forcat osmane hynė nė Shkodėr. Banorėt e Shkodrės e tė rrethinave tė saj i braktisėn ato masivisht dhe u vendosėn kryesisht nė rajonin e Venedikut. Bashkė me ta emigruan edhe personazhe tė shquara tė jetės politike shqiptare, si Lekė e Nikollė Dukagjini, Gjon Gjurashi (Cėrnojeviēi) etj..
Po gjatė vitit 1479, Republika e Venedikut u dorėzoi osmanėve nė Shqipėrinė e Poshtme kėshtjellat bregdetare tė Himarės, tė Sopotit (Borshi) e tė Kastrovilės. Osmanėt morėn edhe zotėrimet e fundit qė despoti Leonard I (IV) Toko kishte nė Shqipėrine e Poshtme. Edhe pas rėnies sė kėtyre kėshtjellave nė duart e osmanėve, lufta e shqiptarėve kundėr pushtuesve nuk u shua, ajo mbeti gjithnjė e gjallė dhe iu pėrshtat rrethanave tė reja, kur qytetet e kėshtjellat e vendit kishin rėnė pėrfundimisht nė duart e pushtuesve.
Krijoni Kontakt