Close
Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 129
  1. #21
    K R E U I V




    SHTETI I EPIRIT







    1. LINDJA E SHTETIT TEK EPIROTĖT




    Territori dhe popullsia

    Nė periudhėn antike treva qė nga malet e Llogarasė dhe tė Kudhėsit me rrjedhjen e mesme tė Vjosės nė veri dhe deri nė gjirin e Ambrakisė dhe nė kufijtė e Etolisė nė jug, qė nga malet e Pindit nė lindje e deri tek brigjet e detit Jon nė perėndim, pėrbėnte njė njėsi gjeografike- politike mė vete tė formuar historikisht dhe tė njohur me emrin Epir, nga greqishtja e vjetėr Apeiros qė do tė thotė stere, tokė. Me fjalėn Epir autorėt grekė nėnkuptonin nė fillim ēdo vend kontinental pėrballė ishujve. Po me kėtė kuptim, p.sh., Homeri e quan Akarnaninė Epir, gjithashtu mė vonė edhe Tukididi. Kėshtu i quanin edhe brigjet pėrkundrejt tyre banorėt e ishujve tė Jonit, duke u nisur nga pozita e vet ishullore.

    Ky emėr i pėrdorur nė fillim si njė emėr i pėrgjithshėm pėr tė caktuar pozitėn kontinentale tė krahinės etnikisht ilire, qė ndodhej pėrballė tyre, u shndėrrua mė vonė nė njė nocion tė pėrveēėm gjeografik, qė i atribuohej njė krahine tė veēantė me kufijtė pak a shumė tė pėrcaktuar historikisht. Nė kėtė kuptim emri Epir ndeshet pėr tė parėn herė tek shkrimtari grek i fundit tė shek. VI p.e. sonė, Hekateu, kur thotė se Oriku ėshtė liman i Epirit, dhe pak mė vonė tek Pindari, i cili e quan Epirin « tė famshėm me hapėsira kodrash tė shkėlqyeshme... qė fillojnė nga Dodona e deri nė brigjet e Jonit ».

    Nė gjysmėn e dytė tė shek. IV p.e. sonė, me transformimin e bashkėsisė molose nė njė shtet tė ri federativ, tė quajtur epirot, qė pėrfshinte pjesėn mė tė madhe tė popullsisė sė kėtij territori duke pasur njė nėnshtetėsi tė vetme, epirote, emri Epir merr tani njė kuptim tė pėrcaktuar qartė politik. Shkrimtari grek i shek. IV p.e. sonė numėron nė kėtė kohė nė Epir vetėm 14 fise, por nga burimet e tjera historike-epigrafike rezulton qė ky numėr tė ketė qenė shumė mė i madh. Nga fiset mė kryesore ilire, tė cilat luajtėn njė rol tė rėndėsishėm nė historinė politike tė kėsaj krahine, pėrmenden sidomos thesprotėt, kaonėt, molosėt etj.. Ndėrmjet kėtyre fiseve ndodhnin luftėra tė vazhdueshme pėr epėrsi territoriale dhe politike dhe kishte njė prirje pėr separatizėm midis sundimtarėve tė veēantė tė tyre. Kjo gjendje vazhdoi tė paktėn deri nė fillim tė shek. IV p.e. sonė, kur mbretėrit molosė arritėn t’u imponohen shumė prej fiseve fqinje epirote dhe tė krijonin njė mbretėri tė fuqishme, me bazė federative, qė autorėt grekė e quanin Koinon tė molosėve.






    Premisat pėr krijimin e shtetit nė Epir





    Si rezultat i zhvillimit tė mėparshėm ekonomiko-shoqėror, nė shek. V p.e. sonė nė Epir ishin krijuar tė gjitha premisat pėr lindjen e formacioneve tė hershme shtetėrore. Diferencimi social, sidomos tek fiset ekonomikisht mė tė pėrparuara tė kėsaj krahine, siē ishin molosėt, kaonėt, thesprotėt etj., pasqyrohet qartė nė burimet historike qė nė shek. VIII- VII p.e. sonė, por tani ai merr pėrpjesėtime mė tė gjera. Aristokracia epirote e tokės dhe e bagėtive, kishte arritur t’u impononte pushtetin e vet prodhuesve tė vegjėl fshatarė dhe tė
    shfrytėzonte pėr interesat e saja ekonomike punėn e shtresave tė tjera e tė skllevėrve.

    Nė duart e kėsaj aristokracie ishin grumbulluar tashmė pasuri tė mėdha qė i mundėsonin asaj tė hynte nė marrėdhėnie tė ngushta me shoqėrinė antike tė Greqisė. Nė gjysmėn e dytė tė shek. V p.e. sonė, nė Epir ekzistonin edhe shtresa tė tjera; pėrveē aristokracisė sė tokės, ishte fuqizuar edhe shtresa e zejtarėve e tregtarėve. Shumė kuptimplotė nė kėtė drejtim paraqitet njė mbishkrim i vitit 427/426 zbuluar nė sanktuarin e Poseidonit nė Tenarė, sipas tė cilit njė farė Eskrioni, epirotas, liron skllavin e tij, Herakleid, duke ia kushtuar kėtė akt hyut tė detrave. Sipas pėrmbajtjes dhe vendgjetjes sė mbishkrimit Eskrioni duhej tė kishte qenė pikėrisht njėri nga pėrfaqėsuesit e tregtarėve skllavopronarė epirotas tė lidhur me tregtinė detare. Kjo ėshtė prova mė e hershme epigrafike, qė dėshmon pėr ekzistencėn e institucionit tė skllavėrisė nė Epir tė paktėn qė nga gjysma e dytė e shek. V p.e. sonė.

    Mbi bazėn e kėtij diferencimi tė brendshėm dhe tė luftės sė vazhdueshme qė bėnin sundimtarėt e fiseve tė veēanta pėr nėnshtrimin e fqinjėve tė tyre, nė Epir lindėn njė tok federatash, sistemi politik i tė cilave mbėshtetej nė bashkimin e njė grupi fisesh tė federuara tė quajtura koine. Mė herėt kėto bashkėsi u krijuan rreth fiseve ekonomikisht dhe politikisht mė tė fuqishme tė Epirit, si tek thesprotėt, kaonėt dhe molosėt. Ashtu siē paraqiten nė mesin e shek. V, ato ndryshonin midis tyre jo vetėm nga madhėsia dhe rėndėsia politike, por edhe nga struktura e tyre organizative. Sipas njė lajmi tė Tukididit, i cili u referohet viteve tė para tė luftės sė Peloponezit, Koinonet e kaonėve dhe tė thesprotėve nuk e njihnin pushtetin e mbretit. Nė krye tė tyre qėndronin dy magjistratė mė tė lartė ekzekutivė tė quajtur nė traditėn historike, prostatė, tė cilėt zgjidheshin ēdo vit nga rrethet aristokratike tė fisit qė kryesonte Koinonin.

    Molosėt, ndryshe nga dy koinonet e para, sundoheshin nga mbretėr, pushteti i tė cilėve tanimė ishte bėrė i trashėgueshėm. Tukididi pėrmend qė nė vitin 470 p.e. sonė njė mbret molos Admetin, qė i dha strehim politik gjeneralit grek Themistokliut tė dėbuar me ostrakizėm nga Greqia. Sipas pėrshkrimit tė kėsaj ngjarjeje, Admeti paraqitet si njė sundimtar me origjinė fisnike, i fuqishėm dhe me influencė deri nė rrethet qeveritare tė Athinės. Pėr veprimtarinė politike tė federatave tė Epirit burimet historike heshtin pothuajse fare. Ato i shohim tė dalin nė skenėn e historisė vetėm nė kohėn e luftės sė Peloponezit, kur ushtritė e kaonėve, tė thesprotėve, tė molosėve etj., me sundimtarėt e tyre nė krye, marrin pjesė nė anėn e Spartės nė ekspeditėn luftarake kundėr qytetit Strato tė Akarnanisė. Midis kėtyre bashkėsive tė veēanta rolin mė tė rėndėsishėm dhe aktiv nė historinė politike tė vendit filloi ta luajė Mbretėria e Molosėve. Nė qoftė se deri nė fundin e shek. V p.e. sonė kėto bashkėsi vepronin tė veēuara dhe nė konflikte tė brendshme me njėra-tjetrėn, tani ėshtė Mbretėria Molose ajo qė do tė marrė iniciativėn pėr tė zgjeruar pushtetin e saj dhe pėr ta vėnė Epirin nė rrugėn e bashkimit tė tij politiko-ushtarak.

  2. #22
    2. KOINONI (LIDHJA) E MOLOSĖVE




    Gjendja ekonomiko-shoqėrore dhe kulturore e Epirit nė fundin e shek. V dhe gjatė shek. IV p.e. sonė



    Nga fundi i shek. V dhe sidomos gjatė shek. IV p.e. sonė, nė Epir vihet re njė zhvillim i mėtejshėm i ekonomisė nė tė gjitha degėt e saj: nė bujqėsi, blegtori, e sidomos nė zejtari; zhvillohet prodhimi i mallrave, zgjerohen lidhjet tregtare etj.. Nė Epir shfaqet tani njė faktor shumė i rėndėsishėm qė luan njė rol tė ndjeshėm nė zhvillimin e mėtejshėm, ky ėshtė qyteti epirot. Kėshtu nė fundin e shek. V dhe nė gjysmėn e parė tė shek. IV, sipas tė dhėnave burimore historike dhe arkeologjike, lindin qytetet Kasope, nė krahinėn e Kasopisė nė skajin jugperėndimor tė Epirit dhe Elea afėr Velianit nė krahinėn Eleatis tė Thesprotisė. Nė Epirin Qendror lindin qytetet Passaron (Gardhiqi), kryeqendra tradicionale e shtetit tė molosėve dhe qyteti i Kastrisė qė identifikohet me Euremenin ose Tekmonin antik.

    Nė gjysmėn e dytė tė shek. IV p.e. sonė urbanizimi nė Epir mori pėrpjesėtime mė tė mėdha dhe rritet akoma mė shumė pesha e tij nė zhvillimin ekonomik dhe politik tė vendit. Lindin qytete tė reja, midis tė cilave nė Thesproti, Elina (Dymokastro), Kutēi dhe Gitana (Gumani) qė sipas Tit-Livit, duhet tė ishte qendra kryesore e Koinonit tė thesprotėve; nė Kaoni, Teqeja e Melanit, Himara, Foinike (Finiqi), qė ishte qyteti mė i madh dhe mė i fortė i Kaonisė dhe kryeqendra e saj. Qytetet e Epirit, ashtu sikurse dhe ato tė Ilirisė, ishin tė fortifikuara me mure tė fuqishme prej blloqesh shumėkėndėshe ose tė ndėrthurura me teknikė muraturash trapezoidale apo kuadratike sipas kushteve tė veēanta tė terrenit ose tė guroreve. Pėr pėrforcimin e mureve ngriheshin kulla nė vendet mė tė atakueshme nga armiku. Nė sistemet mė tė hershme fortifikuese kėto kulla mungonin ose ishin dukuri tė rralla. Vetėm nga gjysma e dytė e shek. IV, ato hynė nė pėrdorim tė gjerė si njė komponent i nevojshėm dhe i domosdoshėm nė kushtet e zhvillimit tė mėtejshėm tė teknikės luftarake.

    Mėnyra antike e prodhimit i dha njė hov tė menjėhershėm prodhimit zejtar dhe sidomos atyre degėve qė lidheshin me ndėrtimet. Brenda mureve mbrojtėse tė kėtyre qyteteve kishte muratorė, gurskalitės, farkėtarė, poēarė, tjegullabėrės, arkitektė etj.. Zhvillimi i degėve tė ndryshme tė zejtarisė dhe shtimi i prodhimeve bujqėsore dhe blegtorale nxitėn dhe mė tej zgjerimin e tregtisė brendapėrbrenda, me kolonitė helene tė bregut tė Jonit dhe sidomos me krahinat fqinje mesdhetare. Kjo e fundit zhvillohej mė tepėr pėrmes trafikut detar, tė pėrcaktuar nga vetė pozicioni i favorshėm bregdetar i krahinave, megjithėse funksiononin nė kėtė drejtim dhe rrugėt tokėsore.

    Nė qoftė se deri nė shek. V p.e. sonė Epiri lidhjet ekonomike i mbante kryesisht me Korinthin dhe kolonitė e tij nė brigjet e Jonit, nga fundi i kėtij shekulli ai filloi tė orientohet edhe nga Athina. Tani janė mallrat e prodhimit atik, ata qė mbizotėrojnė nė tregjet e Epirit. Prej kėtej Athina si kėmbim tėrhiqte prodhime bujqėsore e sidomos blegtorale, lėkura, lėndė druri etj., pėr tė cilat ajo kishte gjithnjė nevojė. Nė zhvillimin e tregtisė detare rol tė veēantė luanin edhe portet detare nė brigjet e Kaonisė, si Onkesmi, Himara, Butrinti etj..

    Zgjerimi dhe intensifikimi i tregtisė ēoi nga ana e vet nė shtimin progresiv tė prodhimit tė mallrave, bėri tė nevojshme lindjen dhe qarkullimin e monedhės autonome. Nė fillim ishte Lidhja e Molosėve ajo qė hedh e para nė treg monedhėn e vet (rreth viteve 400 p.e. sonė). Kėto ishin monedha kryesisht prej bronzi, megjithėse pati nė kėtė kohė edhe prerje jetėshkurtėr dhe tė kufizuar monedhash prej argjendi. Mė vonė filluan tė presin monedha edhe qytete tė veēanta dhe nė fund tė shek. IV edhe shteti federativ i epirotėve.




    Mbretėria e Molosėve gjatė sundimit tė Tharypės (423-385 p.e. sonė)





    Nė ēerekun e fundit tė shek. V p.e. sonė shtetin e molosėve e kryesonte Tharypa (423-385p.e. sonė), i cili, sipas njė lajmi tė Tukididit, e trashėgoi fronin mbretėror tė babait nė njė moshė tė mitur duke pasur pėr njė kohė si tutor Sabylintin, prijėsin e atintanėve. Tradita historike i atribuon kėtij sundimtari njė seri reformash tė karakterit ekonomik, ushtarak dhe kulturor, tė cilat ēuan nė zgjerimin dhe nė forcimin e mėtejshėm tė Mbretėrisė Molose. Nė radhė tė parė ato prekėn formėn e hershme tė qeverisjes dhe legjislacionin e vjetėr tė vendit. Kuvendi i popullit si organ i trashėguar nga rendi i komunės primitive, mori tani pėrmbajtje tė re. Nė organet drejtuese tė shtetit, rol tė rėndėsishėm fillon tė luajė prostati, funksionari mė i lartė i shtetit pas mbretit. Ky zgjidhej pėr ēdo vit nė Kuvendin e Popullit nga rrethet aristokratike, tė cilat ushtronin fuqishėm autoritetin e tyre nė kuvend. Duke qėndruar pranė mbretit, si mbrojtės i ligjeve tė vendit, prostati nė fakt e kufizonte shumė pushtetin mbretėror, dhe me kėtė ai ruante tė palėkundshme pozitat e aristokracisė nė veprimtarinė politike tė shtetit.

    Kjo formė e kufizuar e pushtetit qendror nga aristokracia e tokės, si edhe ligjėrimi i tė drejtave tė tjera tė saj, i japin Mbretėrisė Molose atributet e njė shteti me mbeturina tė theksuara tė rendit fisnor. Mbretėria Molose qė nė fillim tė veprimtarisė sė saj politike tėrhoqi vėmendjen e shteteve fqinje tė Mesdheut dhe sidomos tė Athinės dhe tė Spartės, tė cilat sapo kishin nisur midis tyre konfliktin e armatosur pėr supremaci ekonomike dhe politike nė Greqi. Nė kėtė konflikt historikisht tė njohur si Lufta e Peloponezit dhe qė, siē dihet, zgjati me ndėrprerje tė vogla plot 28 vjet (432-404 p.e. sonė) dhe pati pasoja tė rėnda pėr Greqinė, tė dyja palėt ndėrluftuese bėnė pėrpjekje qė tė siguronin pėrkrahjen e shtetit tė ri tė molosėve, meqė territori i tij zinte njė pozicion mjaft tė favorshėm strategjik me rrugėn midis brigjeve veriperėndimore tė Greqisė dhe tė Maqedonisė e Thesalisė.

    Nė fillim ishte Sparta ajo qė ushtroi ndikimin e saj mbi shtetin molos. Nė vitin 429 p.e. sonė, molosėt i ofrojnė asaj deri ndihmėn ushtarake, duke dėrguar kontingjente tė konsiderueshme luftėtarėsh pėr pushtimin e qytetit Stratos tė Akarnanisė. Mirėpo edhe pas kėsaj fushate tė pasuksesshme, e cila synonte tė dobėsonte ndikimin e Athinės nė kėtė zonė kufitare tė Epirit, diplomacia athinjote nuk hoqi dorė nga pėrpjekjet e saj pėr tė pėrmirėsuar marrėdhėniet me shtetin e molosėve. Ajo kishte shumė nevojė pėr pėrkrahjen e kėtij shteti tė ri energjik nė qendėr tė Epirit. Pėrmes territorit tė tij Athina mund tė kontrollonte nga shpina maqedonėt e paqėndrueshėm tė Perdikės si dhe thesalėt, me tė cilėt ajo sapo kishte krijuar lidhje miqėsore pas kryengritjes sė lynkestėve (433 p.e. sonė).

    Nga ana tjetėr, me kėto marrėdhėnie Athina synonte tė kishte edhe pėrfitime ekonomike. Se sa rėndėsi i jepte Athina lidhjeve me shtetin molos, kėtė e tregon dhe fakti se ajo nė kėtė kohė merr pėrsipėr edukimin e Tharipės sė vogėl nė njė nga shkollat e Athinės dhe e pret atė mė vonė nė Athinė me nderime tė veēanta duke e regjistruar si qytetar nderi. Pėr vendosjen e marrėdhėnieve tė mira me Athinėn ishte i interesuar gjithashtu edhe vetė shteti i molosėve, i cili kėrkonte tė siguronte pėrkrahje pėr politikėn e zgjerimit territorial qė projektoi Tharypa, tė cilėn ai filloi ta realizonte nė vitet e fundit tė jetės sė tij.

    Kėto marrėdhėnie tė ngushta ekonomike dhe politike me Athinėn i hapėn rrugė depėrtimit tė ndikimit tė qytetėrimit helen, i cili u shfaq nė strukturėn organizative tė shtetit, nė ndėrtimet, nė pėrdorimin e gjuhės dhe tė shkrimit grek nė rrethet e aristokracisė dhe tė administratės shtetėrore, nė trajtimin tipologjik dhe metrologjik tė monedhave tė para molose sipas prototipave tė monedhės atike tė fundit tė shek. V dhe fillimit tė shek. IV p.e. sonė. Ky ndikim do tė shfaqet gjithashtu dhe nė jetėn kulturore e artistike, qendra e sė cilės bėhen qytetet. Nė Passaron, p.sh., mendohet tė jetė ftuar dramaturgu i shquar grek Euripidi, pėr tė vėnė nė skenė tragjedinė e tij « Andromaka », ku lavdėrohej origjina dinastike e mbretėrve molosė. Kjo vepėr ndikoi shumė nė kultivimin e mitit gjenealogjik tė molosėve, sipas tė cilit zanafilla e tyre i referohet tani Molosit, biri i Neoptolemit tė Akilit dhe i Andromakės, tė vesė sė Hektorit, qė pas shkatėrrimit tė Trojės erdhėn dhe u vendosėn nė Epir.

  3. #23
    Lidhja Molose (ēereku i parė i shek. IV p.e. sonė).


    Struktura e saj organizative


    Gjatė sundimit tė Alketės, birit tė Tharypės, shteti molos mori zhvillim tė mėtejshėm. Nuk ėshtė pėrcaktuar me saktėsi se nė ē’kohė dhe nė ē’rrethana e trashėgoi fronin. Dihet se nė vitin 385 p.e. sonė ai gjendej i strehuar politik tek Dionizi, tirani i Sirakuzės. Nė burimet
    historike nuk jepen as motivet qė e shtynė Alketėn tė braktiste fronin. Ka mundėsi qė ky, duke dashur tė vazhdonte politikėn e aleancės me Athinėn, nė njė kohė kur kjo kishte pėsuar tashmė humbje ushtarake dhe diplomatike nga Sparta, tė ketė ndeshur nė kundėrshtimin e partisė filospartane. Nė kėtė kohė kjo filloi tė aktivizohej shumė, sidomos pas fitoreve tė Agesilaut nė Akarnani (389-388 p.e. sonė), qė i hapėn rrugėn Spartės pėr tė shtrirė ndikimin e vet jo vetėm nė Greqinė Veriperėndimore, por edhe nė Epir.

    Dionizi qė ishte interesuar dhe po vepronte aktivisht pėr tė vendosur njė kontroll efektiv nė detin Adriatik dhe mbi rrugėt qė tė ēonin pėr nė Epir, e mirėpriti Alketėn dhe e ndihmoi atė qė tė rikthehej nė fronin e humbur. Me kėtė mėnyrė tirani i Sirakuzės synonte tė siguronte
    njė aleat tė ri, qė do tė pėrkrahte pikėsynimet e tij politike dhe tregtare nė brigjet e Ilirisė dhe tė Epirit. Pėr kėtė qėllim nė vitin 385 p.e. sonė, Dionizi bėri njė marrėveshje me Alketėn pėr tė ndėrhyrė ushtarakisht nė territorin e shtetit tė molosėve duke i siguruar njė ndihmė efektive nė kontingjente luftarake dhe armatime. Ky sulm i papritur i forcave tė bashkuara iliro-sirakuzane, u shkaktoi molosėve rreth 15 000 tė vrarė sipas Diodorit tė Sicilisė. Pėrforcimet qė u dėrgoi Sparta molosėve nuk e ndryshuan gjendjen e tyre tė vėshtirė. Siē duket, ajo nuk u angazhua aq shumė nė kėtė luftė, pasi nuk ishte e interesuar tė hynte nė konflikt me Dionizin. Kėshtu ky aksion i nxitur prej tiranit tė Sirakuzės pėrfundoi me sukses dhe me rivendosjen e Alketės nė krye tė shtetit molos.

    Pasi pėrforcoi pozitat brendapėrbrenda mbretėrisė, Alketa vazhdoi politikėn e zgjerimit territorial tė shtetit tė tij tė filluar qė nė kohėn e Tharypės, rivendosi marrėdhėniet e ndėrprera pėr pak kohė, me Athinėn. Nė vitin 377 ndihmoi aktivisht Lidhjen e dytė detare tė Athinės, duke lehtėsuar veprimet e saj luftarake kundėr Spartės nė pellgun e Jonit. Nė vitin 372 p.e. sonė Alketa i dha mundėsi njė reparti prej 600 pelltastėsh tė Stesiklit, tė kalonin nėpėr territorin molos dhe tė lidheshin nė Korkyrė pėrmes bregut tė Epirit. Me politikėn e tij ekspansioniste, Alketa arriti tė shtrijė sovranitetin e vet mbi njė territor tė konsiderueshėm tė Epirit. Sipas njė mbishkrimi dekretor tė viteve 370-368 p.e. sonė kufijtė e Mbretėrisė Molose qė trashėgoi nė kėtė kohė i biri i tij Neoptolemi, shtriheshin nė lindje deri nė Hestiotiden perėndimore, nė verilindje deri nė kufijtė e Orestides nė luginėn e sipėrme tė Haliakmonit dhe nė veriperėndim pėrmes njė rripi toke deri nė kufijtė e Parauejes nė rrjedhjen e mesme tė Vjosės. Molosėt dolėn nė det siē duket nė zonėn e Kestrinės, nė veri tė lumit Kalama (Thiamis). Nga perėndimi pas aneksimit tė Dodonės nė fund tė shek. V p.e. sonė, molosėt e shtrinė kontrollin e tyre deri tek lugina e sipėrme e Aheronit.

    Kjo shtrirje territoriale e Mbretėrisė Molose nė kohėn e Alketės, duket se pėrputhet plotėsisht me cilėsimin qė i bėn kėtij sundimtari Polidami i Fardales nė njė fjalim tė transmetuar nga historiani e gjenerali grek Ksenofoni, kur e quan atė « sundimtar suprem tė Epirit ». Kėto tė dhėna burimore dhe epigrafike tregojnė se nė kohėn e kėtij sundimtari dhe tė pasardhėsit tė tij kishte avancuar mjaft procesi i bashkimit politik tė popullsive tė veēanta tė Epirit, proces ky qė ēoi nė krijimin e organizimit mė tė gjerė shtetėror qė njihet me emrin Lidhja e Molosėve. Duke gjykuar nga tė dhėnat mbishkrimore tė kėsaj periudhe, nė kėtė Lidhje pėrveē molosėve bėnin pjesė edhe shumė popullsi tė tjera epirote, si tripolitėt, kelaithėt, paialėt, arktanėt, genoait, ethenestėt, onopernėt, etj.. Kėto grupe tė veēanta etnike merrnin pjesė nė qeverisjen e kėsaj lidhjeje pėrmes pėrfaqėsuesve tė zgjedhur tė tyre, tė cilėt nė dekretet mbishkrimore quhen demiorgė ose synarhontė. Njė mėnyrė e tillė qeverisjeje, i jepte kėtij formacioni tė ri shtetėror karakter federativ, por nėn hegjemoninė e molosėve.

    Lidhja Molose, e cila pėrfaqėsonte etapėn e parė nė procesin e zgjerimit dhe tė konsolidimit progresiv tė shtetit federativ tė Epirit, kishte njė strukturė organizative tė brendshme tė pėrcaktuar qartė me institucione legjislative dhe ekzekutive. Nė krye tė Lidhjes sė Molosėve qėndronte mbreti nga familja e Eakidėve. Por pushteti i tij, ashtu siē e thekson Aristoteli, ishte i kufizuar. Mbreti kur merrte pushtetin nė dorė, ishte i detyruar tė bėnte fli nė altarin e hyut tė luftės nė Passaron dhe tė betohej pėrpara pėrfaqėsuesve tė shtetasve tė tij, se do tė sundonte sipas ligjeve tė vendit. Pėrfaqėsuesit nga ana e tyre, i premtonin mbretit se do ta pėrkrahnin atė gjatė sundimit tė tij. Ky betim tradicional midis mbretit dhe pėrfaqėsuesve, ishte njė formė e trashėguar nga rendi i vjetėr fisnor, por qė tani merr njė pėrmbajtje tė re duke siguruar me kėtė ndikimin e aristokracisė nė drejtimin e kėsaj lidhjeje shtetėrore.

    Mbreti ishte komandant suprem i ushtrisė sė Lidhjes Molose dhe gėzonte njė pushtet tė padiskutueshėm nė kohė lufte. Pas mbretit funksionari mė i lartė nė Lidhjen Molose vinte Prostati, njė magjistrat eponym qė zgjidhej pėr ēdo vit nga komunitetet e ndryshme etnike tė bashkuara nė kėtė lidhje. Ai kryesonte kuvendin e popullit, e thirrte atė, drejtonte punėt e tij, paraqiste propozimet pėr t’u miratuar etj..

    Nė mbishkrime sė bashku me prostatin pėrmendet edhe sekretari, qė zgjidhej pėr ēdo vit zakonisht nga i njėjti fis, tė cilit i pėrkiste dhe prostati. Kuvendi i popullit pėrbėhej, me sa duket, nga tė gjithė burrat e aftė pėr luftė, qofshin kėta molosė apo anėtarė tė bashkėsive tė tjera qė pėrfshiheshin nė Lidhjen e Molosėve. Ky kuvend votonte vendime, tė cilat akordonin tė drejta qytetarie, proksenie dhe privilegje tė tjera. Nė kėtė kuvend legjislativ mund tė merrnin pjesė tė gjithė burrat e aftė pėr tė mbajtur armė tė tė gjitha komuniteteve etnike tė pėrfshira nė Lidhjen e Molosėve. Kuvendi mund tė mblidhej disa herė nė vit, me pėrjashtim tė rasteve tė jashtėzakonshme. Vendi i mbledhjeve tė tij ishte Passaroni, megjithėse ato mbaheshin edhe nė qendra tė tjera, si p.sh. nė Dodonė etj.. Vendimet apo ligjet pėr tė cilat votonte Kuvendi, pėrgatiteshin siē duket nga njė institucion tjetėr i veēantė, nga Kėshilli. Ky ndoshta ishte ai senat pėr tė cilin flet Justini duke ia atribuar krijimin e tij mbretit Tharypė.

    Organ tjetėr, i ndryshėm nga Kėshilli, ishte dhe kolegji i pėrfaqėsuesve tė komuniteteve tė ndryshme nė Lidhjen e Molosėve, me anė tė tė cilėve ato merrnin pjesė nė drejtimin e pėrbashkėt tė punėve tė shtetit. Nė krye tė kėtij kolegji, qėndronte mbreti nga familja e Eakidėve dhe dy magjistratėt e zgjedhur ēdo vit, prostati dhe sekretari, tė cilėt mund tė ishin molosė ose jo. I tėrė ky organizim shtetėror i jepte Lidhjes Molose, qė pėrfaqėsonte njėkohėsisht dhe shtetin mė tė fuqishėm nė Epir deri nė ēerekun e fundit tė shek. IV p.e. sonė, formėn e njė shteti federativ monarkik.




    Marrėdhėniet politike tė Lidhjes me Maqedoninė




    Pas viteve 60 tė shek. IV p.e. sonė nė politikėn e jashtme tė Lidhjes Molose vihen re ndryshime tė dukshme, qė ēuan nė zgjerimin territorial dhe nė fuqizimin e mėtejshėm politik tė saj. Nė kėtė kohė nė kufijtė verilindorė tė Epirit filloi tė mėkėmbet me shpejtėsi shteti maqedon. Gjatė sundimit tė Filipit II Maqedonia u shndėrrua nė njė monarki tė fuqishme tė centralizuar, nė njė forcė kryesore politike dhe ushtarake nė Ballkan. Duke shfrytėzuar krizėn e shteteve greke, Filipi pasi zgjeroi dhe konsolidoi shtetin e vet, nuk vonoi tė ndėrhynte edhe nė ēėshtjet e brendshme tė tyre duke zhvilluar njė politikė konsekuente hegjemoniste mbi to. Nė kėtė drejtim Epiri duhet tė shėrbente si njė mbėshtetje pėr tė shtrirė kontrollin maqedon nė brigjet perėndimore tė Greqisė, pėr kėtė qėllim Filipi II i dha njė rėndėsi tė veēantė vendosjes sė njė aleance tė qėndrueshme me Lidhjen Molose. Pėr kėtė aleancė ishte interesuar dhe vetė Lidhja, sa kohė qė Maqedonia do t’i linte dorė tė lirė pėr ta ēuar mė tej politikėn e zgjerimit tė mėtejshėm tė kufijve tė saj. Dhe jo rastėsisht Arryba, i cili kryesonte nė kėtė kohė Lidhjen, shpejtoi tė lidhte krushqi me Filipin II, duke i dhėnė kėtij tė fundit nė vitin 357 p.e. sonė mbesėn e tij, Olymbinė pėr grua.

    Midis viteve 360-344 p.e. sonė, Lidhja Molose shėnon njė zgjerim tė mėtejshėm tė territorit tė saj nga verilindja duke arritur kufirin mė tė largėt nė kėtė drejtim deri tek Parauejtė nė pellgun e Pėrmetit, Timfejtė dhe Orestėt nė luginėn e sipėrme tė Haliakmonit. Por nė vitin 344 p.e. sonė, Lidhja detyrohet tė heqė dorė nga kėto krahina, tė cilat Filipi II ia kaloi Maqedonisė. Kur pak mė vonė Athina nisi tė pėrzihet nė ēėshtjet e brendshme tė Epirit, duke rrezikuar pozitat e Maqedonisė nė Epir, Filipi II sulmoi ushtarakisht Ambrakinė duke kaluar nėpėr territorin shtetėror tė Lidhjes. Pasi mposhti Ambrakinė dhe nėnshtroi kolonitė helene tė elejve nė Kasopi, Buketin, Pandosinė dhe Eletren, zboi nga froni Arrybėn, aleatin e lėkundur dhe tė pabindur tė Maqedonisė, i cili kėrkoi strehim nė Athinė. Nė krye tė Lidhjes Molose vuri kunatin e vet Aleksandrin 20-vjeēar, tė mbiquajtur Molos, tė cilit i dorėzoi dhe qytetet qė sapo i kishte pushtuar. Pėr ta angazhuar edhe mė shumė ndaj Maqedonisė, Filipi II i dha Aleksandrit pėr grua tė bijėn, Kleopatrėn, dhe e pėrkrahu atė nė politikėn e zgjerimit territorial tė shtetit molos. Gjatė sundimit tė Aleksandrit (342-331 p.e. sonė), Lidhja Molose i zgjeroi shumė kufijtė e saj nė drejtim tė krahinave jugore dhe veriperėndimore tė Epirit. Nėn kontrollin e Lidhjes hynė tani jo vetėm kolonitė elease, por edhe tėrė Kasopia fqinje, tė cilat u bėnė aleatė tė saj (symnatios), duke gėzuar njė farė autonomie dhe tė drejtėn qė tė prisnin monedhat e tyre.

    Aleksandri arriti t’i imponojė pushtetin e tij dhe Koinonit tė thesprotėve, deri atėhere i pavarur, megjithėse territorialisht nė pėrfitim tė Lidhjes Molose, e cila ushtronte mbi tė presion tė vazhdueshėm, pėr tė dalė nė det. Jashtė kontrollit tė shtetit molos ende mbetej nė kėtė kohė Koinoni i kaonėve, qė vazhdoi tė ruante pavarėsinė e tij. Zgjerimi territorial nė drejtim tė pjesės mė tė zhvilluar nga pikėpamja social-ekonomike tė Epirit dhe nė mėnyrė tė veēantė dalja e tij gjerėsisht nė det, e fuqizuan edhe mė shumė ekonomikisht dhe politikisht shtetin molos, dhe hapėn rrugė pėr njė intensifikim tė lidhjeve sidomos me brigjet perėndimore tė Mesdheut.

    Nė vitin 334 p.e. sonė Tarenti kėrkoi nga Aleksandri molos ndihmė ushtarake, meqenėse po rrezikohej pavarėsia e qytetit dhe e aleatėve tė tij nga lukanėt. Aleksandrit do t’i jepej mundėsia qė tė pėrhapte influencėn e Epirit edhe nė qytetet e tjera tė Italisė sė Jugut, pėr tė cilėn ishin tė interesuara shtresat sunduese tė vendit, qė ai pėrfaqėsonte dhe nė mėnyrė tė posaēme ajo tregtare. Kjo u bė nxitje qė Aleksandri tė ndėrhynte aktivisht nė ēėshtjet e qyteteve greke tė Italisė sė Jugut. Pasi ia la sundimin e Mbretėrisė Epirote gruas sė vet sa kohė qė ai do tė mungonte, Aleksandri u nis pėr nė Itali me forca tė kufizuara, sipas Aristotelit me 15 anije ushtarake dhe mjaft anije tregtare. Me tė zbritur nė Itali, ai e zgjeroi bėrthamėn e ushtrisė sė tij relativisht tė vogėl, me forca tarentine si edhe me mercenarė, me lukanė tė dėbuar dhe me kontingjentet qė i vunė nė dispozicion qytetet e tjera greke tė kėrcėnuara nga fiset italike.

    Nė fillim Aleksandri korri njė sėrė fitoresh kundėr lukanėve dhe samnitėve, futi nė dorė Heraklenė, koloninė e Tarentit, Sipontin e Apuljes etj., dhe pėr njė kohė ai e konsideroi veten sundimtar tė plotė mbi to. Nga kjo pozitė, ai bėri marrėveshje dhe me qytete tė tjera, madje dhe me Romėn. Nga vendet e kontrolluara prej tij dėrgoi pėr nė atdhe 300 familje tė shquara si pengje. Mė vonė lukanėt dhe samnitėt e morėn veten dhe me forca tė shumta tė bashkuara, filluan tė ushtrojnė pėrherė e mė tepėr presion mbi ushtrinė epirote dhe tė aleatėve tė saj numerikisht mė tė pakėt, derisa nė dimrin e vitit 331-330 p.e. sonė, pas njė beteje tė pėrgjakshme pranė Pandosisė, jo larg Kozencės, forcat e Aleksandrit u thyen keqas dhe ai mbeti i vrarė nė kėtė betejė. Me rrjedhimet qė patėn kėto ngjarje nė Epir mbyllet dhe etapa e parė e zhvillimit historik tė shtetit federativ epirot.

  4. #24
    3. ALEANCA (SYMAHIA) EPIROTE




    Formimi i shtetit tė epirotėve dhe organizimi politik i tij




    Nė gjysmėn e dytė tė shek. IV p.e. sonė ndodhėn ndryshime tė njė rėndėsie tė veēantė nė organizimin shtetėror tė Epirit. Lidhja e Molosėve shndėrrohet tani nė njė formė tė re shtetėrore tė njė karakteri gjithnjė federativ, si edhe mė parė, por me njė emėrtim tė ri kushtetues, tė quajtur aleancė e epirotėve. Ky shtet i epirotėve, siē rezulton nga tė dhėnat e ndryshme burimore tė kohės, u formua nga bashkimi i shtetit tė molosėve me aleatėt (symahoi) e tij, me Kasopene dhe qytetet e Eleasė fqinje me tė, si edhe me shtetin e thesprotėve. Nuk njihen me saktėsi motivet qė ēuan nė konsolidimin juridik tė kėtij organizimi tė ri shtetėror; po kėshtu ekzistojnė mendime tė ndryshme rreth saktėsimit tė datės sė kėsaj ngjarjeje, duke e vendosur atė nė kohėn e Aleksandrit ose fill pas vdekjes sė tij kur ishte regjente e shoqja e tij Kleopatra. Nė qoftė se do tė pranohet se organizimi i kėsaj forme tė re shtetėrore u bė nga Aleksandri Molos, pėrpara se ai tė fillonte fushatėn luftarake nė Itali, atėherė kjo duhet tė ketė qenė rrjedhojė e fuqizimit tė mėtejshėm tė Mbretėrisė Molose. Por, nėse formimi i saj do tė ketė ndodhur fill pas vdekjes sė Aleksandrit, ky organizim duhet parė si rrjedhojė e dobėsisė sė autoritetit tė sundimtarėve molosė. Megjithatė, ėshtė e sigurt, se rruga drejt kėsaj zgjidhjeje tė re nė organizimin shtetėror tė vendit qe hapur nga Aleksandri me politikėn e federimit tė territoreve tė reja qė i ishin atashuar Lidhjes Molose.

    Federata epirote nga pikėpamja e formės sė qeverisjes, pėrfaqėsonte njė shtet federativ me bazė monarkike dhe me tė drejta tė barabarta tė tė gjithė pjesėmarrėsve nė tė. Nė kuadrin e kėsaj federate ēdo bashkėsi e madhe apo e vogėl etnike kishte organizimin e brendshėm tė saj, Kuvendin e popullit, prostatin e tij. Bashkėsitė merrnin pjesė nė qeverisjen e shtetit epirot nėpėrmjet kolegjit tė pėrfaqėsuesve (damiorgė) tė tyre, qė dilte nga ēdo komunitet i veēantė etnik. Institucionet drejtuese tė kėtij shteti nuk ndryshonin nga pikėpamja funksionale nga ato tė Lidhjes Molose. Ndryshimi i emrave tė tyre nga molos nė epirot, nuk shprehin ende ndonjė diferencim real tė institucioneve shtetėrore. Nė kėtė drejtim mund tė thuhet se Lidhja e Molosėve vazhdon, zgjerohet, por pa u dobėsuar, nė njė formė tė re, nė atė tė shtetit epirot.

    Nė krye tė shtetit qėndronte mbreti, i cili zgjidhej gjithnjė nga familja mbretėrore e molosėve tė dinastisė tradicionale tė Eakidėve, por tani si mbret i shtetit epirot. Si edhe mė parė, pushteti i tij vazhdoi tė ishte i kufizuar nga prostati, i cili megjithėse ruante titullin « i molosėve » ushtronte autoritetin e tij mbi tė gjithė territorin e shtetit epirot. Ai kishte pėr detyrė tė ruante ligjet, tė organizonte mbledhjet e asamblesė tė nėnshtetasve epirotė, t’i drejtonte ato, tė bėhej interpret midis mbretit dhe nėnshtetasve nė kėmbimin e premtimeve reciproke nė faltoren e Zeusit Arcios, nė Passaron etj. Eklesia e molosėve, ia lėshon vendin tani njė asambleje tė re mė tė gjerė ku merrnin pjesė popullsia e tėrė shtetit epirot. Kjo asamble me funksione legjislative, qė miratonte edhe dekretet shtetėrore quhej Symahia e epirotėve. Kjo federatė me karakter tė theksuar politik-ushtarak merrej edhe me ēėshtje tė veēanta ekonomike dhe financiare qė ishin nė funksion tė saj. Kėshtu p.sh. nė bazė tė njė mbishkrimi dekretor tė viteve 317-312 p.e. sonė, gjetur nė Dodonė, nxirret pėrfundimi se tė ardhurat doganore ishin caktuar tė mblidheshin pėr llogari tė kėsaj aleance.

    Me krijimin e kėsaj kushtetute konfederale epirote, ndryshoi dhe sistemi i mėparshėm monetar. Monedhat e molosėve, tė thesprotėve dhe tė kasopasve, tė cilat qarkullonin deri atėherė nė Epir si monedha autonome, zėvendėsohen tani me njė prerje tė pėrbashkėt pėr tė tėrė Epirin, gjė qė pasqyrohet qartė dhe nė legjendėn e tyre, « e epirotėve ». Nuk dihet me saktėsi se ku qenė prerė kėto monedha tė Symahisė. Mund tė mendohet tė ketė qenė Dodona, ku mė vonė do tė provohet dhe ekzistenca e njė punishteje monetare. Por kjo nuk pėrjashton mundėsinė qė ato tė jenė prerė dhe nė ndonjė vend tjetėr, si p.sh. nė Pasaron. Aleanca epirote, me gjithė ndryshimet qė mund tė ketė pėsuar gjatė jetės sė saj, historikisht vazhdoi tė ekzistonte rreth njė shekulli deri nė vitet 334-233 p.e. sonė, kur u zėvendėsua nga Lidhja Republikane Epirote.




    Shteti i ri epirot nė ēerekun e fundit tė shek. IV p.e. sonė





    Pas vdekjes sė Aleksandrit molos, shteti i Epirit u gjet pėrpara vėshtirėsive serioze, tė shkaktuara nga grindjet e brendshme midis grupeve tė ndryshme politike tė shtresave sunduese, si edhe nga krijimi i situatave tė jashtme tė jo tė favorshme, qė ēuan nė prishjen e ekuilibrit nė marrėdhėniet midis shtetit tė Epirit dhe tė Maqedonisė. Nė krye tė luftės kundėr Maqedonisė u vu tani Olymbia. Kjo, fill pas vdekjes sė vėllait, qe kthyer nė vendlindje pėr t’iu kundėrvėnė Antipatresit tė Aleksandrit maqedon, me tė cilin ishte nė opozitė. Duke ardhur nė Epir ajo zboi nga regjenca Kleopatrėn (330-328 p.e. sonė) dhe filloi tė sundojė shtetin epirot si tutore e tė nipit tė mitur, Neoptolemit II pėr njė kohė dhe bashkė me Ajakidin tė birin e Arrybės.

    Nė vitin 317 p.e. sonė, pėrpjekjet e Olymbisė pėr tė marrė pushtetin nė Maqedoni, u kurorėzuan me sukses, por vetėm pėr pak kohė, pasi qe e detyruar ta lėshojė atė nga presioni ushtarak qė i bėri asaj Kasandri, i biri i Antipatrit. E ndjekur prej tij Olymbia u strehua nė Pella, ku mė kot priti ndihmėn e Ajakidit, meqenėse njė pjesė e madhe e ushtrisė sė tij kundėrshtoi vendimin pėr tė hyrė nė luftė me Maqedoninė. Kjo revoltė e ushtarėve, aktivizoi nė prapavijė elementėt promaqedonė, tė cilėt e detyruan kėshillin e aleancės mė nė fund tė dėbojė Ajakidin nga froni dhe tė rivendosė lidhjet me Maqedoninė. Olymbia e lodhur nga rrethimi i gjatė, uria dhe nga sulmet e pareshtura tė armikut, u dorėzua mė nė fund dhe u vra nga kundėrshtarėt e saj. Kjo disfatė nė frontin e luftės, i dha shkas njė vale tė tėrbuar ndjekjesh kundėr pėrkrahėsve tė Ajakidit. Opozita kėrkoi tė zhdukte edhe tė birin e tij, Pirron dyvjeēar, por nuk arriti, pasi njerėzit e tij e dėrguan fshehurazi tek mbreti ilir Glaukia, me tė cilin Ajakidėt kishin lidhje.

    Pėr tė shuar qėndresėn antimaqedone nė vend, Kasandri vendosi nė Epir njė regjim pushtimi. Ai e bėri kėtė siē duket, me qėllim qė tė ishte i lirė nė zbatimin e politikės sė tij pushtuese nė brigjet e Jonit dhe tė Adriatikut. Por ky presion i vazhdueshėm politik dhe shoqėror i Maqedonisė, shkaktoi njė valė tė papėrmbajtur zemėrimi midis popullsisė epirote, e cila u hodh nė opozitė tė hapur me shkelėsit e tė drejtave tė saj. Kėtė pakėnaqėsi e shfrytėzoi Ajakidi. Ky, pasi u kthye nė atdhe nė vitin 313 p.e. sonė, me ndihmėn e pėrkrahėsve tė tij nga Etolia, mundi tė organizojė me lehtėsi ushtrinė epirote dhe sulmoi kundėrshtarėt e tij tė brendshėm dhe tė jashtėm. Kjo ndodhi nė njė kohė kur Maqedonia sapo kishte filluar luftėn kundėr etolėve dhe ilirėve. Megjithatė kjo fushatė e Ajakidit nuk pati sukses dhe vetė mbreti mbeti i vrarė nė fushėn e betejės.

    Gjendja nė Epir nuk ndryshoi as mė vonė, kur nė krye tė shtetit epirot u vendos Alketa II, i biri i Ajakidit. Ai bėri shumė pėrpjekje pėr t’u shkėputur nga Maqedonia, por pavarėsisht nga sukseset e pėrkohshme, ai u detyrua mė nė fund tė pranonte paqen me kundėrshtarin nė kushte tė favorshme pėr kėtė. Alketės II iu desh tė ndryshonte dhe politikėn e vet dhe tė bėnte aleancė me Maqedoninė. Ky veprim krijoi njė opozitė tė fortė nė Epir, kundėr sė cilės ai luftoi me ashpėrsi, por pa rezultat. Ndėrkaq, veprimet e tij arbitrare, shkaktuan zemėrimin e popullsisė, qė shpėrtheu nė njė kryengritje hakmarrėse dhe qė pėrfundoi me vrasjen e Alketės II dhe tė bijve tė tij. Nė vitin 307 p.e. sonė u duk sikur gjendja do tė ndryshonte. Glaukia, duke mos e parė me sy tė mirė fuqizimin e ndikimit maqedon nė Epir, ndėrhyri me forcė nė punėt e brendshme tė tij dhe vendosi nė fronin mbretėror Pirron 12-vjeēar dhe bashkė me tė edhe ndikimin e tij. Por ky nuk zgjati mė shumė se 5 vjet, pasi Kasandri organizoi me njerėzit e vet shfronėsimin e Pirros, nė njė kohė kur ai ende nuk kishte forcuar mirė pozitat e tij, dhe vendosi nė fron Neoptolemin II. I ndodhur nė kėtė kohė jashtė Epirit, Pirroja u vu nė shėrbim tė sundimtarėve helenistikė, Demetėr Poliorketit dhe Ptolemeut tė Egjiptit pėr disa vite me radhė. Nė kėto vende ai pati rast qė tė shohė e tė mėsojė shumė si nga jeta shoqėrore, ashtu edhe nga arti luftarak i kėtyre vendeve, ku dhe u dallua sė tepėrmi duke treguar shkathtėsi, guxim dhe trimėri tė rrallė nė njė varg betejash.

    Nė vitin 297 vdekja e Kasandrit tė Maqedonisė dhe zemėrimi i popullsisė epirote ndaj sundimit arbitrar tė Neoptolemit II, e ndihmuan Pirron qė tė rikthehej nė atdhe. Pėr kėtė veprim ai qe pėrkrahur dhe nga Ptolemeu, i cili shpresonte tė kishte nė personin e Pirros njė mbėshtetje efektive pėr planet e tij nė Greqi. Pasi zbarkoi nė brigjet e Epirit me forcat e veta ushtarake tė sjella nga Egjipti dhe duke gjetur pėrkrahjen e popullit qė, sipas Plutarkut, e priti duke e pėrshėndetur me mbiemrin « Shqiponjė », Pirroja u vendos mė nė fund nė fronin e Mbretėrisė Epirote. Nė fillim ai u pėrpoq tė pėrforconte pozitat e tij nė Epir, dhe kėtė e arriti me durim, duke e ndarė pėr njė kohė fronin me Neoptolemin II, i cili kishte ende pėrkrahės nė qarqet sunduese. Kur ia arriti kėtij qėllimi, dhe, pasi mori vesh se rreth tij po kurdisej njė kurth nga pėrkrahėsit e Neoptolemit, Pirroja e vrau kėtė, dhe pas kėsaj shpejtoi tė pėrqendronte tė tėrė pushtetin mbretėror nė duart e veta.




    Epiri nė kohėn e sundimit tė Pirros (297-272 p.e. sonė)





    Nė fillim tė shek. III p.e. sonė, Epiri del nga kriza e vėshtirė dhe me pasoja tė rėnda politike qė e kishte mbėrthyer pas vdekjes sė Aleksandrit Molos dhe vihet nė rrugėn e zhvillimit tė mėtejshėm ekonomiko-shoqėror dhe politiko-kulturor. Nga njė politikė e paqėndrueshme e brejtur nga kontradikta tė brendshme dhe presione nga jashtė, shteti epirot kalon tani nė njė politikė energjike tė pavarur, me njė perspektivė tė gjerė nė fushėn e forcimit tė pushtetit shtetėror dhe tė zgjerimit territorial tė tij, qė u realizuan me njė shpejtėsi dhe me njė mėnyrė tė paparė deri atėherė. Gjatė sundimit tė Pirros shteti epirot bėhet njė fuqi imponuese e kohės me njė pushtet tė fortė mbretėror, me njė potencial tė madh ushtarak si dhe me njė autoritet politik tė shquar nė botėn mesdhetare tė kėsaj kohe.

    Pirroja vendosi marrėdhėnie diplomatike me disa shtete tė fuqishme tė asaj kohe dhe i forcoi lidhjet me martesa tė shumta qė bėri me bijat e sundimtarėve tė tyre. Qė kur ishte nė oborrin e Ptolemeut I, Pirroja qe martuar me tė bijėn e tij Antigonėn, mė vonė pas vdekjes sė saj, me Lanasen, tė bijėn e Agathoklit tė Sirakuzės, prej sė cilės mori si prikė dhe Korkyrėn qė ai kishte pushtuar dhe pastaj edhe me tė bijat e sundimtarėve ilirė, Audoleonit tė paionėve dhe tė Bardhylit tė Ri. Pirroja i kushtoi vėmendje tė posaēme organizimit tė ushtrisė, pėrpunimit tė njė strategjie efektive luftarake, pėr tė cilat kishte njohuri tė mėdha teorike, si dhe rritjes sė aftėsisė luftarake tė ushtrisė. Ai favorizoi gjithashtu dhe pėrparimin ekonomik dhe kulturor tė vendit qė u pasqyrua nė zhvillimin dhe nė intensifikimin e mėtejshėm tė urbanizimit tė Epirit. U zhvillua njė veprimtari e dendur ndėrtuese nė qytetet ekzistuese si nė Dodonė, Ambraki apo nė qytetet e tjera tė reja epirote, midis tė cilėve Berenike, Kasopi dhe Antigonea nė Kaoni, tė cilėt mbajnė emra qė kanė tė bėjnė me siguri me kohėn e sundimit tė Pirros. Pėr njė nivel tė lartė tė artit tė ndėrtimit nė kėtė kohė dėshmojnė edhe shtėpitė shumė tė bukura dhe tė ruajtura mirė tė Amotoposit nė Molosi, ku mendohet tė ketė qenė dhe Fylakeja antike.

    Pirroja projektoi njė politikė tė jashtme aktive ekspansioniste. Ai ndėrhyri nė ēėshtjet e ndėrlikuara tė botės greko-maqedone dhe italike me mendimin qė tė krijonte njė shtet tė madh epirot, i cili do tė pėrfshinte Ballkanin dhe pėrtej detit, Gadishullin Italik. Sė pari, Pirroja e drejtoi vėmendjen nga Maqedonia, ku pas vdekjes sė Kasandrit kishin shpėrthyer turbullira pėr trashėgimin e fronit. Kėtė gjendje tė vėshtirė tė Maqedonisė e shfrytėzoi pėr tė ndėrhyrė nė punėt e brendshme tė saj si pėrkrahės i Aleksandrit, tė birit tė Kasandrit. Me kėtė rast Pirroja i shkėputi Maqedonisė mjaft krahina qė gjendeshin nė atė kohė nėn kontrollin e saj dhe pikėrisht Tymfenė e Paraunenė epirote tė pushtuara nga Filipi II, Amfilokinė, Akarnaninė dhe Ambrakinė, tė cilėn e bėri kryeqytet tė mbretėrisė sė tij. Marrėdhėniet e fqinjėsisė sė mirė me Maqedoninė nuk vazhduan shumė dhe u prishėn nė vitin 294 p.e. sonė, kur Demetėr Poliorketi zhduku aleatin e tij Aleksandrin dhe mori nė duar frenat e Mbretėrisė Maqedone. Nė kėtė situatė Pirroja duke mos qenė mė i sigurt nė kufijtė lindorė tė mbretėrisė sė tij, u vu nė opozitė tė hapur me sundimtarin e ri maqedon dhe aderoi nė aleancėn antimaqedone qė u krijua pak mė vonė nė Greqi. Nė vitin 289 p.e. sonė, Demetri duke dashur t’u imponohej kundėrshtarėve tė vet, pushtoi Etolinė dhe sulmoi Epirin, por Pirroja kundėrveproi menjėherė. Pasi theu maqedonėt nė Etoli, duke u shkaktuar atyre humbje shumė tė mėdha, i detyroi ata tė tėrhiqeshin dhe nga Epiri.

    Kundėr Demetrit tė Maqedonisė filloi tė veprojė pak mė vonė koalicioni i sundimtarėve helenistikė: Ptolemeu i Egjiptit u nis me njė flotė tė madhe dhe ngriti kundėr tij qytetet e Greqisė, kurse Lysimaku, sundimtar i Trakisė dhe i njė pjese tė Azisė sė Vogėl, hyri nė Maqedoninė Veriore duke e shkretuar atė. Kjo gjendje vuri nė lėvizje edhe Pirron, i cili e sulmoi Maqedoninė nga jugu. Ky iu drejtua qytetit Edisa, dhe e pushtoi atė pa hasur nė ndonjė qėndresė tė madhe, meqė forcat mė tė rėndėsishme tė ushtrisė sė Demetrit ishin dislokuar nė veri kundėr Lysimakut. Pirroja ndėrkaq pėrparonte pa ndonjė qėndresė nga ana e maqedonėve dhe arriti, madje, tė shpallej mbret i tyre. Por kjo gjendje nuk zgjati shumė, pasi qe detyruar t’i ndante zotėrimet e tij nė Maqedoni me Lysimakun, i cili pretendonte se kishte dhėnė ndihmesė nė sukseset e Pirros duke mbėrthyer pėr njė kohė forca tė shumta tė Demetrit nė kufirin verior tė Maqedonisė. Kėto lėshime tė Pirros mėnjanuan konfliktin e mundshėm me Lysimakun, por nuk zhdukėn kontradiktat midis tyre.

    Nė kėtė kohė, zotėrimet e shtetit epirot nė Ballkan arritėn zgjerimin e tyre mė tė madh. Pirroja sundonte tani jo vetėm mbi tėrė Epirin, por edhe mbi njė pjesė tė madhe tė Maqedonisė dhe tė Thesalisė nė lindje, mbi krahinat greke nė jug tė Epirit, ku bėnin pjesė Ambrakia, Amfilokia e Akarnania. Nė veri zotėrimet e tij shtriheshin dhe mbi njė pjesė tė vogėl tė Ilirisė, si edhe mbi disa ishuj tė Jonit ku bėnte pjesė edhe Korkyra. Kjo hapėsirė territoriale, megjithatė, nuk pėrbėnte njė organizim tė qėndrueshėm politik rreth njė bėrthame tė fuqishme qendrore, as edhe njė komunitet territoresh dhe popullsish tė bashkuara me interesa tė pėrbashkėta, por njė konglomerat popujsh me zhvillim jo tė njėllojtė social, ekonomik dhe politik, tė nėnshtruar nga ushtria epirote nė krye tė sė cilės qėndronte si komandant Pirroja. Kjo ishte arsyeja qė kėto zotėrime, nė rastin mė tė volitshėm, u shkėputėn nga varėsia e Epirit. Dhe ky rast u shfaq menjėherė pas shpartallimit tė Demetrit nė Azi. Lysimaku qė e ndiente tani veten tė lirė dhe kohėn tė pėrshtatshme pėr tė aneksuar tėrė Maqedoninė, u drejtua me forca tė mėdha kundėr Pirros dhe e detyroi atė tė hiqte dorė nga pushtimet nė Maqedoni dhe nė Thesali.

    Ndėrkaq nė Italinė e Jugut u zhvilluan ngjarje, tė cilat nuk lanė pa tėrhequr vėmendjen e sundimtarit epirot, sidomos tani pas humbjes sė Maqedonisė. Qytetet greke tė Italisė sė Jugut, me tė cilat Epiri kishte vendosur me kohė lidhje tregtare, tė dobėsuara nga lufta e konkurrenca ndėrmjet tyre, nuk qenė nė gjendje tė zhduknin kontradiktat e ashpra qė karakterizonin marrėdhėniet midis tyre. Kėtė gjendje e shfrytėzoi me sukses Roma, e cila ndėrhyri pėr t’i zgjidhur kėto kontradikta nė tė mirėn e vet. Por ky fakt ngjalli pakėnaqėsi tek Tarentinėt, qė hynė nė konflikt tė hapur me romakėt. Duke mos e pėrballuar epėrsinė e forcave romake, me tė cilėt u bashkuan si aleatė edhe lukanėt, mesapėt dhe tarentinėt kėrkuan ndihmėn e Pirros. Shtetit epirot iu dha pėr tė dytėn herė mundėsia qė tė ndėrhynte aktivisht nė punėt e brendshme tė qyteteve tė Italisė sė Jugut. Qarqet sunduese tė Epirit e mirėpritėn kėtė ftesė, duke shpresuar se lufta nė Itali do t’u sillte pėrfitime tė mėdha. Pirroja iu pėrgjigj me kėnaqėsi kėsaj thirrjeje, duke menduar se kishte ardhur koha pėr tė bėrė hapin e rėndėsishėm
    nė formimin e njė perandorie tė madhe nė perėndim.

  5. #25
    Pirroja nė Itali





    Nė vitin 280 p.e. sonė, nė krye tė njė ushtrie tė madhe tė pėrbėrė kryesisht nga kontingjente molosėsh, thesprotėsh dhe kaonėsh (20 000 kėmbėsorė, 3 000 kalorės, 2 000 varkėtarė e 500 hobetarė), Pirroja u nis pėr nė Itali, duke pasur me vete dhe 200 elefantė. Pasi arriti nė Tarent ai mori menjėherė masa pėr ta vėnė qytetin nė pozita lufte; rekrutoi ushtarė nga popullsia qytetare dhe nė krye tė forcave tė bashkuara i doli pėrpara ushtrisė romake qė po pėrparonte nė drejtim tė qytetit. Tė dy ushtritė kundėrshtare u ndeshėn pranė Heraklesė. Kėtu u zhvillua beteja e parė, nė tė cilėn Pirroja korri njė fitore tė shkėlqyer, qė ia ngriti lart autoritetin mbretit epirot nė sy tė aleatėve. Nė anėn e tij kaluan tani dhe fiset italike kundėrshtare tė Romės, si edhe pjesa mė e madhe e qyteteve greke tė Italisė sė Jugut.

    Fitorja e Heraklesė, megjithatė nuk e zgjidhi fatin e luftės. Nė vitin 277 p.e. sonė, Roma grumbulloi forca tė tjera tė mėdha dhe e detyroi Pirron tė hynte pėrsėri nė luftė me tė. Por nė njė betejė tė ashpėr dhe tė pėrgjakshme qė u zhvillua pranė Askulit, Pirroja arriti t’i thyente pėr tė dytėn herė romakėt. Ata nuk mundėn t’i qėndronin manovrimit taktik luftarak tė Pirros dhe aq mė pak sulmit tė tėrbuar tė elefantėve, tė cilėt sollėn panik nė ushtrinė romake. Pirroja fitoi edhe kėsaj radhe, por kjo fitore i kushtoi atij humbje shumė tė mėdha. Qė atėherė fitore tė tilla me humbje u bėnė zakon tė quhen fitore pirrike ose « fitore e Pirros ». Pavarėsisht nga sukseset e para tė shpejta dhe tė bujshme tė Pirros, gjendja e tij nė Itali sa vinte e vėshtirėsohej. Forcat epirote tė ndodhura larg atdheut tė tyre, vinin gjithnjė duke u pakėsuar dhe duke u dobėsuar, ndėrsa Roma kishte ende rezerva tė shumta materiale e njerėzore pėr tė vazhduar luftėn. Pirroja, megjithatė, nuk u tėrhoq nga fushata e tij nė Itali. Mirėpo, pa pėrfunduar ende paqen me romakėt, ai u nis pėr nė Sicili pėr t’i shkuar nė ndihmė Sirakuzės, tė cilėn e kishin sulmuar kartagjenasit. Pėr tė kontrolluar gjendjen nė Itali, ai la vetėm disa garnizone.

    Nė vitin 276 p.e. sonė, forcat aleate epirote, greke dhe italike tė udhėhequra nga Pirroja, i shpartalluan keqas pushtuesit e ishullit dhe i zbuan ata pothuaj nga tėrė Sicilia. Kjo fitore e shpejtė dhe e shkėlqyer e rriti pushtetin politik dhe ushtarak tė Pirros, saqė siciliasit e deklaruan atė prijės dhe mbret tė tyre. Por Pirroja, si gjithnjė i papėrmbajtur nė aspiratat e tij tė guximshme politike, filloi menjėherė tė ushqejė mendimin pėr t’u hedhur nė Afrikė edhe pse nuk e kishte tė sigurt akoma gjendjen nė Itali. I prerė nė vendimin e tij, ai iu vu pėrgatitjes sė flotės dhe organizimit tė ushtrisė, pa menduar se ata kėrkonin rezerva tė mėdha njerėzore dhe financiare, tė cilat siciliasit e lodhur nga luftėrat dhe anarkia qė kishte pllakosur vendin pas vdekjes sė Agathoklit, nuk mund t’i siguronin. Nga ana tjetėr, ndėrhyrja arbitrare e Pirros nė punėt e brendshme tė qyteteve tė Sicilisė dhe shkelja nga ai e traditave tė tyre demokratike, bėri qė Pirroja tė humbiste dita-ditės e mė shumė besimin nė ishull dhe tė bėhej objekt sulmesh dhe komplotesh tė rrezikshme pėr jetėn e tij dhe fatin e ushtrisė epirote. Kėtė situatė tė brendshme plot turbullira dhe pasiguri, e shfrytėzoi menjėherė Kartagjena, e cila dėrgoi ushtri tė mėdha pėr ripushtimin e ishullit. Tė pėrkrahur tani edhe nga qytetet opozitare, kartagjenasit arritėn me lehtėsi t’i shkaktonin humbje mbretit epirot.

    Nė duart e tij mbeti vetėm Sirakuza, por edhe prej saj atij iu desh tė hiqte dorė, meqenėse nė kėtė kohė romakėt kishin rifilluar sulmet kundėr aleatėve dhe garnizoneve tė tij nė Itali. Me t’u kthyer nė Itali, Pirroja riorganizoi forcat e veta dhe tė aleatėve tė tij dhe u drejtua menjėherė kundėr dy konsujve romakė, tė cilėt me legjionet e tyre po vepronin nė drejtime tė ndryshme. Nė kėtė situatė ai vendosi t’i thyejė ato veēmas, sa kohė qė ende nuk ishin bashkuar. Sulmoi nė befasi legjionin romak qė gjendej pranė Beneventit. Kėtu u zhvillua edhe beteja e tretė dhe e fundit pėr Pirron nė Itali, ku pėsoi disfatė tė plotė. Pasi qe tėrhequr me humbje tė mėdha nė Tarent, Pirroja provoi tė kėrkojė ndihma nga Antigon Gonata dhe Antiohu i Sirisė pėr ta vazhduar luftėn kundėr Romės, por mė kot. I lodhur dhe pa pasur ndonjė shpresė pėr tė realizuar i vetėm qėllimet e tij nė Gadishullin Italik, ai u kthye nė Epir me ushtrinė epirote qė i kishte mbetur, duke lėnė nė Tarent vetėm tė birin e tij Helenin.

    Nė luftėn kundėr Romės Pirroja angazhoi forca tė mėdha epirote dhe aleate, qė mbulonin mjaft mirė legjionet e kundėrshtarit dhe manovroi me sukses pėr njė kohė nė operacionet luftarake, duke vėnė nė pėrdorim njė sistem taktik luftimi nga mė tė pėrparuarit e kohės. Mirėpo ushtria qė komandonte Pirroja, ndryshonte nga pėrbėrja dhe fryma luftarake nga ajo e kundėrshtarit. Ajo nuk e kishte kompaktėsinė e ushtrisė romake tė pėrbėrė nga nėnshtetasit e vet, por ishte njė ushtri mė tepėr mercenarėsh, tė armatosur mė sė miri dhe tė udhėhequr nga njė strateg i talentuar, por qė kishte hyrė nė njė aventurė ushtarake. Pas dėshtimit tė fushatės italike, Pirroja u pėrpoq tė shfrytėzonte nė favor tė tij gjendjen e krijuar nė Ballkan. Sė pari, vendosi tė shtinte nė dorė Maqedoninė. Nė vitin 274 p.e. sonė ai hyri nė luftė me sundimtarin e saj Antigon Gonatėn, i cili sa kohė qė Pirroja luftonte nė Itali, kishte arritur suksese nė konsolidimin e pushtetit tė tij qoftė nė Maqedoni, qoftė dhe mbi njė pjesė tė Greqisė. Ai arriti tė pushtojė njė territor tė gjerė tė Maqedonisė. Antigonit i mbeti vetėm pjesa nė lindje tė lumit Vardar. Ishte e qartė se epirotėt nuk mund tė bėheshin zot tė tėrė Maqedonisė sa kohė qė Antigoni mbante akoma nė dorė Maqedoninė bregdetare dhe rrugėt e komunikacionit detar. Nė kėto rrethana Pirroja vendosi ta luftonte kundėrshtarin nė Peloponez, i cili gjendej nėn kontrollin e tij. Nė vitin 272 p.e. sonė, pa siguruar ende mirė pozitat e tij nė tokat e pushtuara tė Maqedonisė, ai arriti nė Lakoni. Kėtu iu desh tė pėrballonte presionin e forcave spartane dhe maqedone tė bashkuara kundėr rrezikut epirot. Pasi korri njė sėrė fitoresh tė reja, Pirroja sulmoi mė nė fund Spartėn dhe Argosin, me tė cilat zhvilloi luftime tė ashpra, por pa rezultate. Gjatė pėrleshjeve nė rrugėt e Argosit, Pirroja u plagos dhe ashtu siē ishte i dėrrmuar, ra nė duart e kundėrshtarėve, tė cilėt e vranė. Ushtria epirote e mbetur pa prijės qe ēorganizuar dhe mė nė fund u shpartallua.

    Me luftėrat e tij pushtuese nė Ballkan, Itali dhe nė Sicili, Pirroja e rriti shumė fuqinė politike tė shtetit epirot dhe autoritetin e tij nė botėn mesdhetare. Gjatė sundimit tė tij, Epiri arriti tė bėhet njė nga shtetet mė tė fuqishme tė kohės helenistike. Nė kėto luftėra Pirroja pati pėrkrahjen e plotė tė aristokracisė e tė skllavopronarėve epirotė, gjithnjė tė etshėm pėr pushtime e lavdi, kurse si mbėshtetje kishte ushtrinė e vet tė stėrvitur mirė, tė pėrbėrė kryesisht nga fshatarė tė lirė, tė gatshėm pėr tė luftuar, meqė lufta pėr ta ishte njė mjet fitimi, burim plaēke dhe pasurie. Nė kėto suksese tė veprimeve ushtarake ndikoi edhe situata e jashtme e favorshme pėr tė, dhe pikėrisht turbullirat e anarkia qė krijoheshin herė pas here nė shtetet fqinje nga rrethanat e ndryshme politike. Kėto suksese tė shpejta luftarake, megjithėse jo tė qėndrueshme, i duhen atribuar nė njė farė mase dhe vetė manovrimit taktik, tė pėrsosur pėr atė kohė, tė forcave ushtarake gjatė luftimit, qė ishte kryesisht meritė e aftėsive tė shquara taktiko-luftarake tė Pirros.

    Fitoret e njėpasnjėshme dhe guximi i tij i provuar nė beteja tė shumta, e rritėn sė tepėrmi autoritetin e Pirros nė sy tė bashkėluftėtarėve tė vet dhe e forcuan aq shumė pushtetin e tij, sa qė arriti tė sundonte dhe tė vepronte i lirė nga ēdo kufizim kushtetues i aleancės epirote mbi territoret e pushtuara. Nė kėtė drejtim ai shkoi aq larg sa caktoi, siē duket, edhe fėmijėt e tij si mbretėr trashėgimtarė nė Itali dhe nė Sicili. Nė kėto vende Pirroja preu, nė kundėrshtim me kushtetutėn federative epirote, edhe monedha ari e argjendi personale me legjendė « Mbreti Pirro »; por ato, siē kuptohet nga mungesa e tyre nė trevat e Epirit, nuk duhet tė jenė lejuar tė qarkullonin brenda territorit tė Aleancės, ku vazhdonin tė kishin vlerė vetėm prerjet tradicionale tė Federatės sė epirotėve. Nė qoftė se nė territoret e pushtuara Pirroja sillej si monark i pakufizuar, brenda Aleancės ai mbetej ashtu si dhe mė parė mbret i molosėve dhe udhėheqės me pushtet tė kufizuar i Federatės epirote.

    Pirroja qe njė nga strategėt mė tė mėdhenj tė kohės helenistike. Kur e pyetėn njėrin nga shokėt e Aleksandrit tė Maqedonisė, se kush ishte tani strategu mė i shquar, ai iu pėrgjigj: « Pirroja kur tė arrijė moshėn e pjekurisė ». Ndėrsa mė vonė Hanibali, njė ndėr komandantėt mė tė pėrmendur tė botės antike, i dha Pirros vendin e dytė pas Aleksandrit, kurse vetes vendin e tretė. Pirroja qe njėkohėsisht dhe teoricien i madh nė artin ushtarak, por planet e tij tė gjera nuk ishin gjithnjė tė studiuara dhe kishin karakterin e aventurave ushtarake. Talenti i tij ushtarak nuk plotėsohej me largpamjen e njė politikani tė matur dhe tė pjekur. Synimet e tij ambicioze u bėnė pa llogaritur mirė tendencat e zhvillimit tė vrullshėm ekonomik dhe politik tė shtetit tė ri romak dhe potencialin ushtarak tė tij, si dhe mundėsitė e kufizuara materiale e njerėzore tė Aleancės Epirote. Pėr kėtė arsye dhe humbja pėrfundimtare e Pirros nė kėtė ndėrmarrje tė madhe pėrtej Adriatikut qe njė pėrfundim i natyrshėm dhe i pashmangshėm.




    Fundi i sistemit monarkik nė Epir




    Pas vdekjes sė Pirros, Aleanca Epirote filloi gradualisht tė humbiste fuqinė e saj tė mėparshme politike dhe ushtarake. Me gjithė pėrpjekjet e bėra pėr tė ruajtur zotėrimet e mėparshme nė Maqedoni, nė Greqi dhe nė Iliri, ajo qe e detyruar mė nė fund tė tėrhiqej prej tyre. Trashėgimtarit tė Pirros, Aleksandrit, qė nė fillim iu imponua njė luftė e rrezikshme nga mbreti i ilirėve Mytili, tė cilėn mė vėshtirėsi mundi ta pėrballonte. Kurse Demetri II, e detyroi atė tė hiqte dorė jo vetėm nga Maqedonia, por pėr njė kohė dhe nga vetė Epiri, mbi tė cilin vendosi kontrollin e tij. Pasi qe rikthyer nė atdhe me ndihmėn e etolėve, Aleksandri u pėrpoq edhe njė herė qė tė rimėkėmbte fuqinė e dikurshme tė Aleancės Epirote por mė kot, pasi ajo kishte marrė tatėpjetėn.

    Nė vitet 30 tė shek. III p.e. sonė, Mbretėria Epirote pėrjetoi periudhėn e fundit tė ekzistencės sė saj, e mbėrthyer nė njė krizė tė ashpėr, e cila rrėmbimthi e ēoi deri nė brerjen e themeleve tė regjimit monarkik. Depėrtimi gjithnjė e mė i thellė i skllavopronarisė nė fshatin epirot, po shkatėrronte dhe po shpronėsonte pėrherė e mė shumė prodhuesit e vegjėl tė lirė fshatarė, qė dikur pėrbėnin masėn kryesore dhe mė energjike tė ushtrisė federative epirote dhe ēoi nė dobėsimin e fuqisė dhe tė kompaktėsisė ushtarake. Kjo krizė e brendshme u acarua dhe mė tepėr nga situatat e jashtme jo tė favorshme pėr Aleancėn Epirote. Pėrreth saj vepronin tani shtete tė tilla tė fuqishme, si Maqedonia, Lidhja Etole dhe Shteti ilir, tė cilėt kėrkonin secili tė fusnin nėn kontrollin e vet Epirin, meqė ai zinte njė pozitė kyēe nė planet e politikės sė tyre pushtuese. Nė kėto situata sundimtarėt epirotė u treguan tė paaftė tė qeverisnin vendin. Aristokracia epirote, duke parė mė nė fund se ata nuk ishin mė nė gjendje tė mbronin dhe tė pėrkrahnin si dikur qėllimet e saj, e shfrytėzoi pakėnaqėsinė e popullit pėr t’i dhėnė fund njėherė e pėrgjithmonė regjimit tė vjetėruar monarkik nė Epir. Ajo e realizoi kėtė me vrasjen nė vitin 234/233 p.e. sonė tė mbretėreshės Deidames, qė ishte dhe sundimtarja e fundit prej dy shekujsh e dinastisė sė Ajakidėve.

  6. #26
    4. LIDHJA EPIROTE




    Organizimi i Lidhjes Epirote dhe karakteri i saj




    Kur kontradiktat e thella politike ēuan nė pėrmbysjen e regjimit monarkik nė Epir, Aleanca Epirote qė deri nė atė kohė ekzistonte si njė formė shtetėrore federative nėn hegjemoninė e mbretėrve molosė, reformohet tani mbi njė bazė tė re republikane, pak a shumė sipas modelit tė Lidhjes fqinje etole, duke u quajtur dhe Lidhja Epirote.Kjo ishte njė lidhje politike qė u siguronte tė drejta tė gjitha bashkėsive tė veēanta epirote qė bėnin pjesė nė tė dhe qė ruanin, nė kuadrin e kėsaj federate, vetėqeverisjen e brendshme tė tyre. Pra, edhe kėtu si mė parė mbetej parimi federativ i shtetit, por tani i bazuar mbi njė konstitucion tė ri, qė nuk njihte mė privilegje apo hegjemoni tė ndonjėrit prej anėtarėve tė saj, siē ndodhte nė Aleancėn e mėparshme, ku kryesonte mbreti i molosėve. Nė kėtė aspekt Lidhja paraqitej si njė formė mė e lartė shtetėrore, mė kompakte dhe operative. Tė gjithė anėtarėt e saj kishin njė shtetėsi dhe njiheshin zyrtarisht me emrin e pėrbashkėt epirotė. Lidhja, ashtu sikurse dhe aleanca epirote ruante tė drejtėn tė merrte vendime nė emėr tė tė gjithė epirotėve, pavarėsisht se kishte edhe bashkėsi qė qėndronin ende jashtė saj, siē ishin p.sh. kasopiasėt dhe athamanėt.

    Organi mė i lartė i Lidhjes ishte Kuvendi i Pėrgjithshėm me fuqi tė mėdha kėshillimore dhe vendimore, qė nuk ishte i pranishėm, (tė paktėn nuk ėshtė provuar ende), nė federatėn e mėparshme monarkike. Kėtu mund tė merrnin pjesė tė gjithė nėnshtetasit e saj tė lirė. Kuvendi zgjidhte magjistratėt federativė dhe vendoste mbi ēėshtje tė karakterit politik, ushtarak, ekonomik e shoqėror. Kėshtu ai vendoste pėr luftė ose pėr paqe, pėr thirrjen e popullit nėn armė, pėr aleanca me shtetet e tjera, pėr tė zgjedhur dhe pėr tė ftuar delegacione, pėr t’u dhėnė tė huajve tė drejta qytetarie, pronėsie etj.. Ai ushtronte dhe funksionet e instancės mė tė lartė gjyqėsore. Organi mė i lartė ekzekutiv ishte Kėshilli i Lidhjes, qė pėrbėhej nga pėrfaqėsues tė zgjedhur tė anėtarėve tė saj. Nė krye tė kėshillit qėndronte kolegji prej tre strategėve qė duhet tė pėrfaqėsonin ndoshta tė tri grupet mė tė mėdha etnike tė Epirit: molosėt, kaonėt dhe thesprotėt. Por mbi ta dominonte vetėm njėri, i ngarkuar me funksionin e komandantit ushtarak, funksion tė cilin e ushtronte mė parė mbreti i molosėve. Nėpunės tė tjerė tė Lidhjes ishin dhe sekretari i kėshillit, hiparku, komandanti i kalorėsisė etj. Kryeqyteti i Lidhjes tani u bė Foinike, kryeqendra e Kaonisė. Kėtu mblidhej zakonisht dhe Kėshilli i Lidhjes, megjithėse tė tilla mbledhje, siē duket, organizoheshin edhe nė qytete tė tjera tė Epirit.



    Zhvillimi ekonomik dhe politik i Epirit nė kohėn e Republikės (234/233-168 p.e. sonė)


    Qė nė fillim tė veprimtarisė sė saj Lidhja u ndodh pėrpara vėshtirėsive tė mėdha tė shkaktuara nga situata tė brendshme dhe tė jashtme jo tė favorshme pėr tė. Territorialisht ajo qe rrėgjuar afėrsisht nė kufijtė e shtetit epirot pėrpara sundimit tė Pirros. Kėshtu nuk bėnin mė pjesė nė tė: Ambrakia, Kasopia dhe Athamania. Megjithatė, ajo mori njė sėrė masash pėr riorganizimin administrativ dhe ushtarak tė vendit. Lidhja vuri dorė nė sistemin e mėparshėm monetar tė vendit. Tė gjitha kėto pasqyrojnė qartė ndryshimet qė u bėnė nė organizimin e brendshėm politik dhe nė zhvillimin ekonomik tė vendit. Nė periudhėn e Republikės sė Epirit u vu nė qarkullim njė masė e madhe monedhash, mė e madhe se asnjėherė tjetėr nė Epir, prej bronzi dhe prej argjendi. Disa tipa tė kėtyre monedhave u pėrmbahen simboleve tė vjetra tė pėrdorura qė mė parė nga Lidhja Molose apo Aleanca Epirote, megjithėqė ishin nė pėrshtatje edhe me njė varg simbolesh tė Aleksandrit dhe tė Pirros tė prera jashtė Epirit. Por, nė monedhat e federatės republikane tė Epirit shėnohen pėr tė parėn herė edhe emrat e nėpunėsve tė lartė, qė ka mundėsi tė lidhen dhe me strategėt eponym tė Lidhjes. Nuk dihet gjithashtu me saktėsi se ku mund tė jenė prerė kėto monedha; supozohet tė jenė prerė nė Dodonė ndoshta dhe nė Foinike, por nuk pėrjashtohet mundėsia qė njė nga vendprerjet e tyre tė ketė qenė dhe Antigonea, ku janė zbuluar tani sė fundi monedha tė pavulosura si dhe shufra bronzi pėr nxjerrjen e tyre. Pėrsa i pėrket zonės sė qarkullimit tė monedhave tė Lidhjes Epirote, ato pėrhapjen mė tė madhe e kanė pasur brenda trevave tė Epirit dhe sidomos nė zonat veriore tė tij. Pak prej tyre janė gjetur nė Greqi e nė Maqedoni, por kanė qarkulluar nė sasira tė konsiderueshme nė qytetet dhe krahinat e Ilirisė sė Jugut, sidomos nė ato kufitare me Epirin. Kjo tregon se midis kėtyre trevave fqinje nė ēerekun e fundit tė shek. III dhe nė fillim tė shek. II p.e. sonė ekzistonin marrėdhėnie tė rregullta dhe intensive tregtare, qė shprehen edhe nė afėrsitė stilistike dhe tipologjike tė disa monedhave republikane epirote me ato tė Amantisė, tė Orikut, tė Apolonisė etj.

    Qytetet epirote, nga pikėpamja e sistemit tė fortifikimit, urbanistikės, strukturės sė ekonomisė dhe tipareve tė kulturės ngjanin shumė me qytetet bashkėkohėse ilire; puna e skllevėrve zinte njė vend tė rėndėsishėm. Historiani grek Polibi duke pėrshkruar me hollėsi pushtimin e Foinikes nga ilirėt nė vitin 228 p.e. sonė, thotė se sipas marrėveshjes sė paqes, epirotėt e lirė qenė liruar me anė shpėrblimesh, ndėrsa skllevėrit e qytetit, ilirėt i morėn me vete sė bashku me pasuritė e tjera, prej tė cilave Teuta mbeti shumė e kėnaqur. Tė dhėna tė shumta pėr format klasike tė skllavopronarisė nė qytetet epirote tė kohės helenistike, ofrojnė dhe materialet epigrafike tė zbuluara kryesisht nė Dodonė e nė Butrot. Vetėm nė hyrjen perėndimore tė teatrit tė Butrotit janė afishuar tė skalitura nė blloqet e gurėve, 29 akte lirimi. Sipas kėtyre dekreteve shpallen tė lirė rreth 400 skllevėr, pjesa mė e madhe e tė cilėve vinte nga sferat e prodhimit, midis tė cilėve gjysma ishin gra.

    Nė kohėn e Republikės njė rol tė madh nė jetėn ekonomike dhe politike tė vendit filluan tė lozin qytetet e trevave veriore tė Epirit. Foinike, sipas Polibit, dallohet nė kėtė kohė si qyteti mė i fuqishėm dhe mė i pasur i Epirit, ndėrsa tė dhėnat arkeologjike tė fituara nė kėto vitet e fundit nė Antigone e paraqesin kėtė qytet tė madh, me njė sistem tė fuqishėm fortifikimi dhe me njė planimetri shumė tė rregullt urbanistike (sistemi hipodamik). Nė kėtė qytet funksiononin punishte tė veēanta tė specializuara nė degė tė ndryshme tė zejtarisė dhe zhvillohej njė veprimtari e gjerė tregtare, rrezja e shtrirjes tė sė cilės arrinte deri nė brigjet e Mesdheut Lindor dhe Perėndimor. Nė politikėn e jashtme, Lidhja Epirote qė nė fillim u tregua e paqėndrueshme dhe nuk kishte fuqi tė mjaftueshme pėr tė pėrballuar presionin diplomatik dhe ushtarak tė shteteve fqinje dhe konkretisht tė lidhjes etole nė jug, tė Maqedonisė nė lindje, shtetit ilir nė veri dhe atij romak nė perėndim. E ndodhur nė njė pozitė tepėr kyēe midis kėtyre shteteve rivale, me njė potencial tė madh ekonomik dhe ushtarak, ajo u tėrhoq mė tepėr pas politikės sė aleancave dhe tė qėndrimit asnjanės, qė e ēuan mė vonė Epirin nė humbjen e pavarėsisė sė tij tė plotė ekonomike dhe politike.

    Nė fillim Lidhja Epirote pati marrėdhėnie tė mira me etolėt. Nė vitin 230 p.e. sonė, kur asaj iu imponua njė luftė e rrezikshme nga ilirėt, tė cilėt pėr njė kohė e pushtuan dhe kryeqytetin Foinike, qenė pikėrisht etolėt ata qė bashkė me akejtė e ndihmuan aleaten e tyre qė tė pėrballonte kėtė provė tė vėshtirė. Por kjo ngjarje e tronditi aq shumė Epirin sa bėri qė Lidhja tė ndryshonte menjėherė politikėn e saj kundrejt etolėve, duke hyrė nė aleancė me kundėrshtarėt e tyre, me shtetin ilir, tė kryesuar nga Teuta dhe pak mė vonė me atė maqedon, nė krye tė tė cilit qėndronte Antigon Dosoni. Madje nė vitet 219-217 p.e. sonė, epirotėt e ndihmuan aktivisht pasardhėsin e Dosonit, Filipin V kundėr etolėve. Por kėtė veprim ata e paguan shtrenjtė, pasi etolėt duke kundėrvepruar, hynė nė Epir dhe shkretuan pjesė tė tėra tė tij duke mos kursyer as vetė Dodonėn qė ishte qendėr e rėndėsishme kulti. Edhe pas kėtyre ngjarjeve Epiri e pėrkrahu Maqedoninė, madje edhe atėhere kur Roma hyri nė luftė e vendosur pėr tė zhdukur kėta rivalė tė fuqishėm tė saj nė Ballkan. Nė vitin 205 p.e. sonė, Lidhja bėhet ndėrmjetėse midis palėve ndėrluftuese pėr vendosjen e njė paqeje, qė u nėnshkrua nė Foinike, pėr tė cilėn mė tepėr ishte e interesuar Maqedonia.

    Nė luftėn e dytė maqedono-romake, Epiri u pėrpoq tė ruante asnjanėsinė midis Maqedonisė dhe Romės dhe tė ndėrmjetėsonte rishtas nė vitin 198 p.e. sonė pėr njė paqe midis tyre, por kėsaj radhe pa dobi, meqenėse kėrkesat romake qenė tė rėnda pėr Filipin. Nė kėtė kohė tek njė pjesė e epirotėve filluan tė shfaqeshin tendencat e para pėr tė pėrkrahur hapur Romėn. Ndihma qė u dha romakėve Karopsi, njė prijės i kaonėve, pėr tė thyer qėndresėn e ushtrisė maqedone, e cila kishte zėnė grykėn e Vjosės midis maleve tė Trebeshinit dhe Dhembelit, qe mjaft domethėnėse nė kėtė drejtim dhe i kushtoi humbje tė mėdha Filipit. Kėto tendenca proromake u shfaqėn mė qartė, nė prag tė luftės sė tretė maqedone. Tė deleguar nga Roma erdhėn nė Epir dhe kėrkuan nga Kuvendi i epirotėve, qė ishte mbledhur nė qytetin bregdetar Gitana (akoma i paidentifikuar), tė pėrkrahte Romėn nė luftėn e saj pėrfundimtare me Maqedoninė. Ky presion diplomatik i vuri nė lėvizje pėrkrahėsit e Romės nė Epir. Mirėpo kėta duke dashur t’i imponojnė kėshillit tė Lidhjes politikėn e aleancės me Romėn, ngjallėn kundėrshtimin e njė pjese tė anėtarėve tė saj dhe nė mėnyrė tė veēantė tė molosėve, tė cilėt kėrkonin tė ruhej si dhe mė parė politika e ekuilibrit midis palėve ndėrluftuese, nė sajė tė sė cilės Epiri kishte shpėtuar deri tani pa u dėmtuar. Mė vonė kėto kundėrshtime dhe intriga tė brendshme, ēuan nė dobėsimin e unitetit tė veprimit tė Lidhjes. Nė vitin 170 p.e. sonė molosėt qenė hedhur mė nė fund definitivisht nga ana e Perseut, ndėrsa kaonėt e thesprotėt u radhitėn nė luftė pėrkrah romakėve.

    Nė kėto veprime arbitrare dhe tė kundėrta, Lidhja Epirote nė fakt e humbi pavarėsinė dhe funksionin drejtues tė saj. Fatin e Epirit duhet ta vendoste tani lufta dhe rrjedhimet qenė katastrofike sidomos pėr krahinat qė gjatė saj mbajtėn qėndrim antiromak. Nė vitin 169 p.e. sonė krahina tė tėra tė Epirit u shkretuan, rreth 70 qytete tė tij u plaēkitėn dhe u dogjėn nga pushtuesit romakė, ndėrsa 150 000 veta u kthyen nė skllevėr. Njė numėr i madh epirotėsh tė shquar u dėrguan nė Itali. Pas vitit 168 p.e. sonė, vetėm disa krahina qė pėrkrahėn Romėn nė luftėn e saj kundėr Perseut ruajtėn njė farė autonomie formale; ato u riorganizuan nė njė Lidhje tė re epirote, gjeografikisht tė kufizuar, tė quajtur sipas tė dhėnave epigrafike Lidhja e epirotėve pėrreth Foinikes, por qė mė vonė do tė pėrmendet vetėm si Lidhja Epirote. Qendra e jetės ekonomike dhe politike e kėsaj Lidhjeje, qe pėrqendruar kryesisht nė Foinike, por pėrveē Foinikes kishte edhe qendra tė tjera tė rėndėsishme si Pandosia e Dodona, tė cilat prenė nė kėtė kohė monedhat e tyre me legjendėn e « Epirotėve », por pa emra nėpunėsish, siē ishin, p.sh. ato tė prera nga Lidhja republikane para vitit 168 p.e. sonė. Lidhja Epirote pėrreth Foinikes u krijua si njė njėsi kinse autonome politike-administrative dhe ekonomike, por ndėr rrethana pushtimi dhe nėn kontrollin drejtpėrdrejt tė Romės, tė cilin ajo e ushtronte pėrmes njerėzve tė besueshėm nė Epir. Kjo Lidhje e vazhdoi ekzistencėn e saj, pavarėsisht se politikisht nuk pati ndonjė rėndėsi, deri nė vitin 148 p.e. sonė, kur, bashkė dhe me pjesėn tjetėr tė Epirit qė kishte mbetur jashtė kėsaj Lidhjeje, hyri mė nė fund nė sferėn e administrimit tė provincės maqedone tė porsakrijuar, ashtu sikurse dhe krahinat e tjera tė Ilirisė tė Jugut, nė jug tė lumit Mat.

  7. #27
    K R E U V




    SHTETI ILIR - FUQI MESDHETARE.





    LUFTĖRAT KUNDĖR ROMĖS (231 - 168)





    Nė historiografinė moderne ėshtė bėrė zakon qė shtetin ilir tė mesit tė shek. III ta quajnė shteti ardian. Studiuesit qė e pagėzuan me kėtė emėr ia atribuojnė formimin e kėtij shteti fisit tė ardianėve. Sipas tyre, ky fis, i shtyrė nga keltėt qė vinin nga veriu u bart gjatė shek. IV nė bregun e djathtė tė Naronės, pėrballė ishullit Far, nė jug tė dalmatėve; pa i braktisur kėto krahina, aty nga mesi i shek. III p.e. sonė nė kohėn e sundimit tė Pleuratit, atit tė Agronit, ardianėt zbritėn gjatė bregdetit deri thellė nė jug. Nėn goditjet e ardianėve, sipas kėtyre studiuesve, ranė mbretėritė e vjetra tė enkelejve dhe tė taulantėve dhe ardianėt u imponuan pushtetin e tyre gjithė fiseve tė Ilirisė sė Jugut; u krijua kėshtu njė mbretėri e re, shumė mė e gjerė sesa tė parat, qė shtrihej nga kufijtė e Epirit deri pėrtej Naronės nė veri.

    Kjo tezė, ndonėse pėrfaqėsonte mendimin mė tė pėrhapur, nuk mbeti pa u kundėrshtuar. Studiues tė tjerė vunė nė dyshim rolin e ardianėve nė formimin e shtetit dhe u pėrpoqėn qė t’i zėvendėsonin ata me labeatėt, tė cilėt kishin njė pozitė qendrore nė mbretėri ndaj asaj periferike tė ardianėve. Nuk u pranua gjithashtu origjina ardiane e dinastisė themeluese tė Agronit, e cila u kėrkua pėrsėri te labeatėt; u vu nė dukje me tė drejtė, se Agroni njihej si mbret i ardianėve, vetėm te historiani Dion Kasi, njė burim i vonė i shekullit II tė erės sonė, kurse autorė tė tjerė, mė tė hershėm e mė tė besueshėm, e pėrmendin si njė mbret tė ilirėve. Mė nė fund u pėrjashtua mundėsia e lindjes sė kėtij shteti, si rrjedhojė e pushtimeve tė njė fisi dhe u paraqit si krijesė e njė grupi sundimtarėsh, tė cilėt bashkuan fise qė kishin interesa tė pėrbashkėta dhe lidhje afėrie me dinastinė pushtuese.

    Me gjithė ndryshimet qė paraqesin pikėpamjet e shqyrtuara, ato bashkohen nė vėshtrimin qė i bėjnė thelbit tė ēėshtjes: formacioni politik pėr tė cilin bėhet fjalė paraqitet si njė shtet fisnor dhe si njė vepėr personale e njė sundimtari, qoftė ky Pleurati apo i biri i tij, Agroni. Teza mbi zhdukjen pas vitit 270 tė mbretėrisė sė enkelejve dhe tė taulantėve dhe formimi rreth mesit tė shek. III p.e. sonė i njė mbretėrie ardiane shumė mė tė gjerė e mė tė fuqishme se tė parat paraqitet sot si njė trajtesė mekanike. Me tė drejtė ėshtė vėnė nė dukje se kėsaj teze i mungon argumentimi historik dhe se e ashtuquajtura mbretėri e enkelejve ėshtė njė krijesė e historiografisė moderne.

    Nga ana tjetėr, shteti ilir i mesit tė shek. III shihet si njė dukuri krejt e re nė botėn ilire. Sipas autorėve tė kėsaj pikėpamjeje ilirėt nuk njihnin mė parė veēse njė rend fisnor dhe vetėm pas mesit tė shek. III u krijua ky « entitet politik krejtėsisht i ri ». Analiza objektive e burimeve tregon se mbretėria e Agronit ėshtė trashėgimtare e drejtpėrdrejtė e shtetit tė mėparshėm ilir, pa asnjė ndėrprerje nė traditėn e vet politike. Qendra e kėtij shteti ka qenė mė nė jug se sa pranohet dhe bėrthamėn e tij kryesore e pėrbėnin tokat e shtetit tė vjetėr ilir, tė cilat gjatė konfliktit me Romėn u bėnė teatri i veprimeve mė tė rėndėsishme ushtarake. Ardianėt banonin gjithashtu mė nė jug; sipas autorėve antikė ata nuk janė veēse njė nga popullsitė e rėndėsishme qė bėnin pjesė nė shtetin ilir dhe nuk u njihet ndonjė rol i veēantė nė formimin e mbretėrisė sė Agronit. Pėrfshirja e tyre nė pėrbėrjen e shtetit ilir ndodhi, sikurse ėshtė vėnė nė dukje me tė drejtė, nė drejtim tė kundėrt nga ai i pranuar, nėpėrmjet shtrirjes sė kėtij shteti nė veri. Burimet tregojnė qartė se banorėt e kėtij shteti quhen si mė parė « ilirė », vendi « Iliri » dhe sundimtarėt « mbretėr ilirė ».

    Meqė nė jetėn politike tė shtetit ilir nuk ka pasur asnjė ndėrprerje, dinastia e Agronit duhet tė ketė qenė e re dhe me origjinė veriore. Midis asaj dhe sundimtarėve tė mėparshėm nuk ka pasur asnjė lidhje. Ka tė ngjarė qė nė mesin e shek. III p.e. sonė ose pak mė parė, shteti ilir tė ketė njohur njė periudhė trazirash tė brendshme, hollėsitė e tė cilave nuk i dimė. Nuk ėshtė ēudi qė zhvillimi i vrullshėm i qyteteve tė Veriut, tė mbetura jashtė konflikteve luftarake qė prekėn pjesėn jugore tė shtetit ilir bashkė me qytetet e tij, tė ketė ndryshuar raportin e forcave dhe tė ketė ndikuar apo tė jetė bėrė bazė e ndryshimeve politike qė pasqyrohen vetėm nė ndryshimin e dinastisė sunduese dhe nė shkėputjen e dy qyteteve tė rėndėsishme tė Adriatikut Lindor, Dyrrahut e Apolonisė, nga shteti ilir.

    Historia e 60 vjetėve tė fundit (231-168 p.e. sonė) tė shtetit ilir ėshtė kryesisht historia e luftėrave me Romėn. Ngjarjet qė u zhvilluan nė prag tė kėtyre luftėrave janė vetėm njė prelud i tyre. Megjithatė kėto janė njė dėshmi e rėndėsishme pėr vendin qė zinte ky shtet midis fuqive tė tjera tė Ballkanit dhe pėr rolin e tij historik nė ngjarjet politike tė kohės. Burimi mė i rėndėsishėm pėr kėto luftėra ėshtė vepra e historianit grek Polibi. Por, kjo vepėr e shek. II p.e.s., qė pėrfaqėson njė histori tė pėrgjithshme, pėrshkohet nga njė tendenciozitet dhe subjektivizėm i theksuar, ku nuk fshihet simpatia ndaj Romės. Historia e ilirėve, ashtu sikurse nė pėrgjithėsi historia e kundėrshtarėve politikė tė Romės, paraqitet e shtrembėruar. Qėllimi kryesor i Polibit ėshtė tė justifikojė nė kėtė vepėr pushtimet romake, tė cilat i quan tė drejta, tė nevojshme dhe tė dėshirueshme nga popullsitė vendase. Pėr Polibin kėto pushtime ishin tė pashmangshme, sepse « fati i kishte caktuar Romės misionin tė sundojė botėn ». Njė pjesė e burimeve qė ka pėrdorur Polibi vjen nga historiani mė i lashtė romak Fabi Piktor dhe, sipas njė mendimi tė pėrgjithshėm, ka karakter thjesht propagandistik.

    Burimet e tjera pėr kėtė periudhė, duke qenė nėn ndikimin e njė tradite tė korruptuar rėndė paraqiten mė tė pasakta. Kjo vihet re nė radhė tė parė tek Livi, i cili i kushton mė tepėr vėmendje efektit retorik e moralizues sesa tė vėrtetės historike. Pėr hir tė paraqitjes sė bukur dhe tėrheqėse tė ngjarjeve, ai shpeshherė sakrifikon kėtė tė vėrtetė. Tregimet e tij janė tė veshura me petkun moralizues dhe nė mjaft raste me hollėsi fantastike. Shumė tė pasigurta janė edhe njoftimet e shkrimtarėve tė tjerė, Dion Kasi e Apiani, qė pėrfaqėsojnė ritransmetime tė cunguara, dhe mė tepėr tė pasakta tė tradicionit tė vjetėr.

  8. #28
    1. NGJARJET NĖ PRAG TĖ LUFTĖS ME ROMĖN




    Aleanca iliro-maqedone

    Sulmi kundėr Medionit




    Nė vitet 30 tė shek. III p.e. sonė shteti ilir kishte arritur kulmin e fuqisė sė vet. Polibi thotė se « Agroni, mbreti i ilirėve dhe i biri i Pleuratit, kishte njė fuqi detare dhe tokėsore shumė mė tė madhe nga ajo qė kishin pasur mbretėrit e mėparshėm tė Ilirisė ». Kufijtė e shtetit tė tij pėrfshinin njė trevė tė gjerė qė nga Narona deri nė Aoos me pėrjashtim tė Dyrrahut e tė Apolonisė. Qytetet e veriut, Lisi, Skodra, Ulqini e Rizoni, me limanet e gjiret e tyre tė mbrojtura, strehonin flotėn e fuqishme ilire dhe pėrbėnin bazėn e shtetit ilir. Ndėr fqinjėt e shtetit ilir vetėm Mbretėria Dardane ishte nė ngjitje, ndėrsa vendet jugore jetonin ditė tė vėshtira. Epiri, Maqedonia dhe Greqia ishin tė kapėrthyera nga luftėrat e ashpra socialo-politike dhe rivaliteti midis tyre. Nė mesin e shek. III pozita e Maqedonisė ishte lėkundur pėrsėri. Pėrpjekjet e Antigon Gonatės pėr tė ruajtur hegjemoninė e saj nė Greqi nuk sollėn rezultatet e pritura. Pasardhėsi i tij Demetri II u gjet nė njė situatė edhe mė tė vėshtirė. Lėvizja antimaqedone ishte forcuar, sepse mė nė fund dy lidhjet e mėdha greke, ajo Etole dhe Ahease ishin bashkuar kundėr Maqedonisė. Pėrmbysja e monarkisė nė Epir (viti 234) dhe dalja e kėtij vendi nga aleanca me Maqedoninė pėr t’u bashkuar me koalicionin republikan, antimaqedon, e rėndoi edhe mė shumė gjendjen.

    Raporti i forcave ndryshoi nė dėm tė Maqedonisė. Nė vitin 231 tė dy lidhjet e shtuan presionin e tyre ushtarak mbi Maqedoninė, duke ndėrhyrė me forca tė armatosura kundėr Akarnanisė, njė vend i vogėl qė gėzonte mbrojtjen e Maqedonisė. Pothuajse nė tė njėjtėn kohė njė sulm i furishėm dardan i pavarur apo i bashkėrenduar, shpėrtheu mbi Maqedoninė nga veriu. I ndodhur ngushtė, si rrallė ndonjėherė, Demetri kishte nevojė pėr aleat dhe kėtė e gjeti te sundimtari i shtetit ilir, Agroni. Kushtet e marrėveshjes nuk pasqyrohen nė burimet historike tė kohės. Versioni i Polibit, qė ėshtė edhe burimi i vetėm pėr kėtė ēėshtje, sipas tė cilit se Demetri ia mbushi mendjen Agronit me tė holla pėr tė ndihmuar qytetin akarnan Medionin, qė mbahej i rrethuar nga etolėt, duket se shpreh tendencėn e kėtij autori pėr t’u rezervuar ilirėve njė pozitė tė padenjė. Ngjarjet konkrete qė u zhvilluan pas kėsaj e sqarojnė mė mirė politikėn e shtetit ilir, si edhe domethėnien e pėrmbajtjen e kėsaj marrėveshjeje.

    Sidoqoftė njė aleancė midis Maqedonisė dhe Ilirisė qe pėrfunduar dhe ajo i vinte kėto dy shtete kundėr koalicionit republikan nė Greqi dhe kundėr rrezikut qė vinte prej tij. Ky rrezik qe bėrė real nė Epir dhe mund tė ndikonte keq edhe pėrtej kufijve tė tij. Ky ishte shkaku i kėsaj aleance, pėr hir tė sė cilės Maqedonia do tė sakrifikonte, siē do ta shohim, disa nga interesat e saj nė Epir dhe nė brigjet e Jonit, pėr tė kėnaqur aspiratat ilire nė kėto anė. Aleanca hyri nė veprim; ndėrsa Demetri ishte i zėnė me dardanėt, njė flotė ilire prej 100 anijesh me 5 000 veta u dėrgua nga Agroni kundėr etolėve nė Medion. Etolėt, qė e mbanin tė rrethuar qytetin, prisnin dorėzimin e tij nga ēasti nė ēast. Ata ishin aq tė sigurt saqė kishin filluar tė bėnin llogaritė pėr ndarjen e plaēkės. Tė shkujdesur nga ēdo problem i karakterit ushtarak, etolėt u gjetėn pėrpara tė papriturės sė hidhur. Ilirėt qė ishin futur nė liman natėn pa u ndjerė, zbritėn me tė shpejtė nga anijet dhe pasi u rreshtuan nė formacion luftarak u sulėn kundėr lėmit etol. Ilirėt ditėn ta maskojnė mirė lėvizjen e flotės sė tyre tė madhe dhe tė hyjnė nė gjirin e Ambrakisė, pa u diktuar. Por edhe sikur tė kishte ndodhur ndryshe, asnjėra nga flotat e dobėsuara greke nuk qe nė gjendje t’u dilte atyre pėrpara. Duke pėrshkruar kėtė fushatė, Polibi i atribuon njė rol tė veēantė befasisė nė taktikėn ilire dhe qėndrimit tė shkujdesur tė armiqve tė tyre. Nė tė vėrtetė ruajtja e fshehtėsisė nė lėvizjen e forcave, ashtu sikurse befasia janė elemente tė domosdoshme tė taktikės luftarake. Por kėta nuk qenė faktorėt kryesorė qė vendosėn fatin e betejės. Nga vetė zhvillimi i saj nuk ėshtė vėshtirė tė kuptohet se rolin vendimtar nė kėtė ndeshje e luajti organizimi mė i mirė i ushtrisė ilire dhe epėrsia e saj taktike nė manovrimin e forcave. Pesha qė kishte « rreshtimi i tyre » dhe pėrqendrimi i forcės goditėse nė pikėn mė tė dobėt tė armikut, pohon Polibi, bėnė qė ilirėt tė shkulnin armikun nga pozicionet e tij. Tė thyer nga ilirėt, etolėt u gjetėn pas kėsaj midis dy zjarreve. Medionasit, qė deri atėherė qėndronin tė mbyllur nė qytet, dolėn dhe i ranė armikut nė shpinė. Tė asgjėsuar, etolėt lanė nė fushėn e betejės shumė tė vrarė e tė plagosur dhe gjithė pajisjet e tyre luftarake.

    Pėrshtypja qė bėri nė Greqi kjo ngjarje qe shumė e madhe. Ushtria qė mbahej si mė e forta ndėr ushtritė greke, qė krenohej me traditat e saj luftarake, pėr fitoren mbi galėt nė vitin 270 dhe qė pėr gati 10 vjet me radhė i kishte shkaktuar kaq telashe Demetrit II tė Maqedonisė, kishte marrė papritur njė grusht dėrrmues. Jo mė i vogėl qe edhe shqetėsimi qė ngjalli nė botėn greke kjo ngjarje, qė nuk dihej se ē’pasoja mund tė kishte. Por ilirėt nuk kishin detyrė tjetėr kėtė radhė veē zhbllokimit tė Medionit, gjė qė u dha mundėsi tė izolonin Epirin nga kontakti me etolėt, duke pėrgatitur kėshtu kushtet pėr njė ndėrhyrje tė gjerė nė kėtė vend. Pas pėrfundimit tė betejės ata ngarkuan menjėherė plaēkėn nė anijet e tyre dhe morėn rrugėn e kthimit. Nė atdhe fitorja mbi etolėt u kremtua me tė madhe dhe Polibi tregon se mbreti Agron u dha aq shumė pas tė pirit dhe dėfrimeve saqė ato i shkaktuan vdekjen.



    Fushata e vitit 230 kundėr Epirit



    Trashėgimi nė fron i takonte tė birit, Pinit, qė Agroni e kishte me gruan e dytė, Triteutėn. Meqė ky ishte i mitur, sundimin e mori nė dorė bashkėshortja e tij e parė, Teuta. A ishte ky njė veprim i ligjshėm apo njė uzurpim nuk dihet me saktėsi, por ardhja e saj nė fuqi paraqet njė rast tė veēantė nė tė drejtėn e trashėgimisė. Mundet qė paaftėsia e sė ėmės t’i ketė lėnė vendin thjeshtrės; mundet gjithashtu qė nė vijėn mashkullore tė mos ketė pasur njė tjetėr mė tė afėrt me trashėgimtarin e ligjshėm, por mė shumė ka tė ngjarė qė thjeshtra energjike nuk donte t’ia kalonte kėtė tė drejtė njė dege tjetėr tė familjes mbretėrore, e cila mund tė sillte mė vonė ndėrlikime nė fatin e pinjollit tė Agronit. Sidoqoftė ardhja e saj nė fuqi nuk u bė nė rrugė tė zakonshme dhe vdekja e papritur e Agronit, ka tė ngjarė tė ketė krijuar nė oborrin ilir njė gjendje tė nderė. Por ēėshtja gjeti zgjidhjen e vet. E pėrkrahur nga pėrfaqėsuesit mė tė fuqishėm tė shtresės sunduese ilire, « miqtė » e mbretit, ajo u vu nė krye tė shtetit dhe me ta « ushtroi - siē thotė Polibi, - drejtimin e punėve ».

    Teuta nuk e ndryshoi politikėn e jashtme tė shtetit ilir dhe veprimtaria e mėtejshme e tij u zhvillua nė frymėn e aleancės sė farkėtuar nga Agroni me Maqedoninė. Nė vitin 230, njė vit pas fitores mbi Medionin, njė forcė ushtarake dhe detare ilire, « jo mė e vogėl se ajo e Agronit », u vu pėrsėri nė lėvizje drejt jugut. Kėtė radhė ajo kishte si objektiv kryesor aleatin verior tė etolėve dhe aheasve, Epirin. Njėkohėsisht flota ilire kishte marrė urdhėr tė konsideronte troje armike gjithė anėdetjen dhe t’i shtrinte veprimet deri thellė nė Elidė dhe nė Meseni, krahina qė ishin nėn ndikimin etol. Me kėtė aksion flota do tė mbante nėn presion armikun deri nė skajet mė tė largėta dhe do tė pėrcaktonte qėndrimin e shtetit ilir ndaj aleatėve tė etolėve e tė aheasve, kurse forcat kryesore do tė godisnin nga deti dhe nga toka objektivin kryesor, Epirin. Forcat detare ilire zbritėn nė afėrsi tė kryeqendrės sė Lidhjes Epirote, Foinikes, dhe u drejtuan kundėr saj. Pasi bindėn mercenarėt galė t’u dorėzonin qytetin, e zunė atė pa vėshtirėsi. Epirotėt tė shqetėsuar dėrguan forcat e tyre nė ndihmė tė Foinikes. Por pa arritur mirė tė vendosin lėmin e tyre buzė lumit, qė rrjedh pranė qytetit (Bistrica e sotme), morėn vesh se njė ushtri tjetėr ilire prej 5 000 vetash, nėn komandėn e Skerdilaidit, ishte drejtuar kundėr tyre, duke kaluar nėpėr ngushticėn e Antigonesė (gryka e Tepelenės). Forcat epirote qė u dėrguan kundėr tyre nuk e ndaluan dot marshimin ilir. Ndėrkaq ilirėt qė kishin zėnė Foiniken ndėrmorėn njė sulm tė fuqishėm kundėr lėmit epirot qė ndodhej nė anėn e pėrtejme tė lumit (Bistricės). Epirotėt u shpartalluan plotėsisht, duke lėnė nė fushė tė luftės shumė tė vrarė e tė plagosur; vetėm njė pjesė mundėn tė shpėtojnė e tė ikin tek atintanėt. Por edhe kėtė radhė dėshtimin e epirotėve Polibi e shpjegon me befasinė e goditjes ilire dhe shkujdesjen e armiqve tė tyre.

    Pas kėtij dėshtimi epirotėt e humbėn ēdo shpresė nė fuqitė e veta dhe iu drejtuan pėr ndihmė aleatėve tė tyre etolė e aheas. Ndihma nuk vonoi t’u jepej dhe forcat e tė dy lidhjeve arritėn nė vendin e quajtur Helikanon (njė vend i paidentifikuar) diku nė pellgun e Vurgut. Kėtu erdhėn dhe pushtuesit e Foinikes bashkė me forcat e Skerdilaidit, qė duhet tė kenė ndjekur rrugėn mė tė shkurtėr nga qafa e Skarficės pėr tė arritur nė Foinike. Tė dyja palėt u radhitėn pėrballė njėra-tjetrės, por nuk arritėn tė pėrleshen, sepse, siē thotė Polibi, ilirėt morėn urdhėr nga Teuta tė tėrhiqeshin nga Epiri, pėr t’u dalė pėrpara dardanėve qė po sulmonin nga lindja dhe pėr tė qetėsuar disa nga fiset qė ishin bashkuar me ta. Sa qe real dhe serioz ky rrezik dardan nuk mund tė thuhet, por fakti ėshtė se ilirėt nuk u shqetėsuan shumė dhe nuk u shpejtuan tė largohen nga Epiri pa i rregulluar mirė punėt e tyre. Ata pėrfunduan mė parė njė armėpushim me epirotėt, nė bazė tė tė cilit u kthenin atyre qytetin dhe robėrit qė ishin qytetarė tė lirė, kundrejt njė shpėrblimi, kurse skllevėrit dhe plaēkėn i mbajtėn pėr vete. Ushtria dhe flota morėn rrugėn e kthimit duke marrė me vete, me sa duket, edhe premtimin pėr njė aleancė tė ardhme. Dhe me tė vėrtetė kjo nuk vonoi tė pėrfundohet. Pėrfaqėsuesit epirotė arritėn me tė shpejtė te mbretėresha ilire dhe pėrfunduan me tė njė aleancė, duke marrė pėrsipėr tė ndihmonin ilirėt dhe tė jenė armiq tė etolėve dhe tė ahejve. Po kėtė gjė bėnė edhe akarnanėt, tė cilėt kishin ardhur sė bashku me epirotėt. Rezultati u arrit: Epiri u shkėput nga etolėt dhe aleanca me akarnanėt krijoi tani njė kufi tė largėt, por tė drejtpėrdrejtė midis lidhjeve greke dhe shtetit ilir.




    Shqetėsimet nė Romė. Pėrgatitjet pėr luftė




    Shqetėsimet nė Greqi qenė tė mėdha, por mė tė mėdha ishin ato nė Romė. Reagimi romak ėshtė transmetuar nė dy versione. Versioni i parė i pėrket Polibit. Sipas tij, nė kėtė kohė senati dėrgoi te mbretėresha ilire dy delegatė pėr t’u ankuar kundėr sulmeve tė piratėve ilirė, tė cilėt prej kohėsh u binin nė qafė tregtarėve italikė, por qė e kishin tepruar sidomos gjatė fushatės kundėr Foinikes. Bisedimet pėrfunduan nė grindje dhe fyerje, qė ēuan nė vrasjen, me urdhrin e Teutės, tė njėrit prej delegatėve, gjatė rrugės duke u kthyer. Bisedimet janė dhėnė me hollėsi megjithatė vėrtetėsia e tyre ėshtė e dyshimtė. Teutės, i ėshtė veshur njė qėndrim mendjelehtė prej gruaje, qė me tė drejtė ėshtė konsideruar si njė formulim tipik i huajtur nga historiografia helenistike e llojit sensacional. Versioni i dytė, ai i Apianit, ndryshon shumė prej atij tė Polibit. Sipas tij Agroni kishte pushtuar disa vise tė Epirit dhe Korkyrėn, pastaj Epidamnin dhe Farin dhe kishte vendosur garnizone nė to. Por meqė zuri tė sulmojė me flotėn e tij edhe vise tė tjera, ishulli Isa kėrkoi ndihmėn e romakėve. Kėta atėherė dėrguan delegatė sė bashku me isejtė, por delegatėve u dolėn nė det anijet ilire dhe vranė pėrfaqėsuesin e Isės dhe njė romak. Pra nė versionin e dytė motivi nuk ėshtė aspak pirateria, por mbrojtja e Isės dhe e qyteteve tė tjera tė bregdetit; delegatėt vriten, por pa arritur tė zhvillojnė bisedime dhe Teuta nuk zihet aspak nė gojė.

    Sidoqoftė nė tė dy rastet, sipas kėtyre burimeve, Romės i bėhej njė fyerje dhe shkelej « e drejta njerėzore ». Ky ishte motivacioni me tė cilin do tė nxitej opinioni publik dhe do tė justifikoheshin veprimet e mėtejshme tė Republikės, njė motivacion banal, tė cilin politika romake do ta pėrsėriste tė paktėn edhe njė herė tjetėr mė vonė kundėr ilirėve dalmatė. Por kėtė herė prej gojės sė Polibit mėsojmė, pėr ēudi, se romakėt u shpallėn luftė dalmatėve pėr t’i nėnshtruar, « por pėrpara popujve tė tjerė hiqeshin se e bėnin kėtė pėr shkak tė sjelljes sė keqe tė dalmatėve kundrejt pėrfaqėsuesve tė tyre ». Roma filloi tė pėrgatitej haptazi pėr luftė. Edhe mbretėresha ilire nga ana e saj nuk vonoi tė marrė masa mbrojtėse. Mė parė ajo u kujdes pėr forcimin e rendit tė brendshėm dhe qetėsoi fiset qė qenė shkėputur pas sulmit dardan. Por vėmendjen kryesore Teuta ia kushtoi sigurimit tė bregdetit. Ajo e dinte se nė gjendjen e krijuar njė pozitė me rėndėsi zinin Isa nė veri, Korkyra nė jug dhe dy qytetet e mėdha tė bregdetit, Dyrrahu e Apolonia. Ishte e qartė se kėto ishin pikat mė delikate qė do tė synonte armiku dhe zotėrimi i tyre do tė luante njė rol tė dorės sė parė pėr fatin e luftės. Prandaj mbretėresha shpejtoi tė vėrė dorė mbi to.

    Isa u sulmua e para, por meqenėse nuk u dorėzua, ilirėt vendosėn bllokadėn e saj. Pak mė vonė, nė pranverė tė vitit 229, njė ekspeditė e madhe u vu, njėkohėsisht nė lėvizje, kundėr Epidamnit dhe Korkyrės. Ndėrsa shumica e flotės vazhdoi lundrimin drejt jugut, njė pjesė e saj u ndal nė Epidamn. Orvatja pėr pushtimin e qytetit dėshtoi. Atėherė ilirėt u tėrhoqėn nė anijet e tyre dhe pasi dolėn nė det tė hapur, u bashkuan pėrsėri me forca tė tjera pėr tė vazhduar lundrimin drejt Korkyrės. Sapo mbėrritėn kėtu, forcat ilire zbarkuan dhe rrethuan qytetin. Korkyrasit e rrethuar kėrkuan ndihmėn e etolėve dhe tė aheasve. Nė tė njėjtėn kohė erdhėn pėr tė kėrkuar ndihmė tek ata edhe delegatė nga Epidamni dhe Apolonia. Kėrkesa u mor parasysh. Flota ahease prej 10 anijesh tė mėdha lufte nxitoi drejt Korkyrės. Ilirėt, si morėn dhe 7 anijet qė u kishin dėrguar akarnanėt, sipas marrėveshjes, u dolėn ahejve pėrpara. Ndeshja u zhvillua afėr ishullit Paksos. Flota ahease u shpartallua. Katėr anije u kapėn dhe njė e pestė u fundos, tė tjerat u detyruan tė sprapsen me shpejtėsi pėr t’i shpėtuar fatit tė tė parave. Lembet e lehta e tė shpejta ilire vendosėn fatin e kėsaj beteje. Tė pėrdorura me guxim e shkathtėsi nga detarėt ilirė, ata triumfuan mbi anijet e rėnda katėr e pesėrremėshe greke. Pas kėsaj Korkyra iu dorėzua ilirėve. Si morėn nė dorėzim qytetin, ilirėt lanė kėtu njė garnizon nėn komandėn e Demetėr Farit, kurse forcat kryesore u kthyen dhe bllokuan pėrsėri Dyrrahun. E tillė ishte gjendja kur forcat e paftuara romake u nisėn kundėr Ilirisė.

  9. #29
    2. LUFTA E PARĖ ILIRO-ROMAKE





    Shkaqet e luftės. Veprimet ushtarake




    Problemi i ndėrhyrjes romake nė Iliri ka qenė pėr historiografinė njė tezė e parapėlqyer, rreth sė cilės janė zhvilluar mjaft diskutime. Pikėpamja qė ka qenė pėr njė kohė tė gjatė mė e pranuar ėshtė se shkaku kryesor i kėsaj ndėrhyrjeje ka qenė pirateria ilire, qė i sillte dėme tė rėnda tregtisė italike. Duke pėrsėritur Polibin, kjo ndėrhyrje u paraqit si njė konflikt qė iu imponua senatit romak, nė kundėrshtim me vullnetin e tij, « pėr tė frenuar veprimet e sundimtares mendjelehtė ilire ». Tezės qė e shikonte ndėrhyrjen romake si pjesė tė njė plani pėr njė ekspansion mė tė gjerė nė lindje iu kundėrvu versioni se Roma as nė kėtė kohė e as mė parė nuk ka pasur njė politikė orientale. Mė vonė kjo teori u pėrsėrit dhe nė ditėt tona. Pasues tė saj i atribuojnė monarkisė ardiane njė « rol organizues » qė i dha piraterisė ilire « pamjen e njė imperializmi fillestar » dhe si pasojė bėri qė « zgjerimi ilir tė ndeshet me interesat romake ».

    Ėshtė e rėndėsishme tė sqarohet nė kėtė rast nėse ishte pirateria ilire ajo qė ēoi nė konfliktin iliro-romak dhe qė bėri tė pashmangshme luftėn apo shkaqe tė tjera mė tė thella. Pirateria lindi dhe u zhvillua tek ilirėt, ashtu sikurse dhe te popujt e tjerė tė Mesdheut, nė njė stad tė caktuar tė zhvillimit tė tyre historik. Kėshtu, burimet i pėrshkruajnė etruskėt, nė gjysmėn e dytė tė shek. IV, si njė popull qė terrorizonte lundrimin nė Adriatik dhe nė Egje; etolėt nė shek. III kishin gjithashtu njė nam tė keq si piratė. Edhe vetė romakėt, pretenduesit e mbrojtjes sė rendit, e kanė ushtruar piraterinė nė prag tė erės sonė. Tek ilirėt ajo luajti njė rol tė dukshėm qysh nga fundi i shek. IV. Ky mendim pajtohet si me njoftimet e autorėve antikė, ashtu dhe me vetė zhvillimin shoqėror e politik tė ilirėve nė kėtė kohė. Pirateria ishte njė dukuri e pandarė e shoqėrisė skllavopronare, qė e shoqėroi atė nė forma tė ndryshme gjatė gjithė ekzistencės sė saj.

    Por veprimet ilire qė pėrshkruan Polibi dhe qė kanė tė bėjnė me ngjarjet nė prag tė konfliktit tė armatosur me Romėn, nuk kanė aspak karakter piratesk. Ato ishin pjesė e politikės sė shtetit ilir lidhur me gjendjen e krijuar nė Greqi. Prandaj pėrpjekja e studiuesve pėr t’i shpjeguar shkaqet e ndėrhyrjes romake me anė tė piraterisė ilire nuk ėshtė e pėrligjur. Nuk kanė munguar orvatjet pėr tė kėrkuar shkakun e luftės edhe te « frika e zakonshme e romakėve ndaj fqinjit tė fortė ». Por edhe ky nuk ėshtė njė shpjegim i plotė. Ndėrhyrja e Romės lidhej nė rastin konkret me rrezikun qė paraqiste ky fqinjė i fortė, aleati i Maqedonisė pėr aspiratat e saj nė kushtet e njė Greqie tė dobėsuar nga lufta e brendshme. Sukseset nė perėndim e kishin rritur oreksin e qarqeve sunduese skllavopronare romake dhe e kishin bėrė mė tė fuqishme tendencėn pėr tė mos e ndarė sundimin e Mesdheut me fuqi tė tjera, kurse dalja e shtetit ilir nė arenė u shkonte ndesh kėtyre tendencave. Midis kontradiktave tė thella qė kishin pėrfshirė nė kėtė kohė botėn mesdhetare, ato tė shtetit ilir me Romėn dolėn nė plan tė parė dhe shkaktuan konfliktin e armatosur tė vitit 229. Nė tė ardhmen kėto kontradikta do tė thellohen e do tė shtrihen gjithnjė mė nė lindje, duke sjellė me vete konflikte tė reja tė armatosura.

    Qė nga sulmi kundėr Foinikes deri tek ardhja e delegatėve kishte kaluar njė vit. Megjithatė, kjo ēėshtje ziente qysh prej 2 vjetėsh, nga ngjarja e Medionit. Gjatė kėsaj kohe Roma kishte arritur tė bėnte, siē e pamė, hapat e nevojshėm diplomatikė pėr pėrgatitjen e opinionit publik. Ishin grumbulluar gjithashtu forca tė konsiderueshme ushtarake, tė cilat nė rastin e rėnies sė Korkyrės u vunė menjėherė nė lėvizje. Njė flotė prej 200 anijesh dhe njė ushtri prej 20 000 kėmbėsorėsh do tė merrte pjesė nė kėtė operacion, tė cilin do ta drejtonin dy konsujt qė ishin nė fuqi atė vit. Kjo tregon se sa i madh ishte preokupacioni i romakėve pėr fushatėn ilire dhe sa tė ndėrgjegjshėm ishin ata pėr vlerėn reale tė kundėrshtarit tė tyre. Nuk ishte kjo, pra, njė ēėshtje kaq e lehtė dhe e thjeshtė, siē ėshtė bėrė zakon tė paraqitet.

    Por zhvillimi i ngjarjeve tregon se mbretėresha nuk arriti t’i dalė rrezikut pėrpara. Qytetet e mėdha tė bregdetit, Dyrrahu, Apolonia dhe Korkyra, tė cilat do tė pėrbėnin pikėmbėshtetjet kryesore tė mbrojtjes, kishin mbajtur njė qėndrim negativ. Plani pėr pushtimin me forcė tė tyre nuk pati sukses. Kur romakėt iu drejtuan Korkyrės, flota dhe forcat ilire ishin tė shpėrndara dhe tė angazhuara nė bllokadėn e Dyrrahut dhe tė Isės. Garnizoni ilir i Korkyrės kishte mbetur i izoluar dhe kėsaj iu shtua tradhtia e Demetėr Farit. Romakėt, qė edhe kėshtu kishin ardhur me forca tė mėdha (200 anije), i gjetėn portat e hapura dhe e zunė qytetin pa vėshtirėsi. Forca tė tjera tė nisura nga Brindisi dhe ato tė Korkyrės, pasi u bashkuan, iu drejtuan Apolonisė e mė pas Dyrrahut dhe i zunė po me kaq lehtėsi. Shtresa sunduese e kėtyre qyteteve, e cila e kishte pėrcaktuar pozitėn e vet qė mė parė, i mirėpriti pushtuesit; ajo u tregua e gatshme tė hyjė nė ombrellėn romake mjaft qė tė ruante pozitat e veta dhe tė siguronte pasurinė e tregtinė. Kėtė politikė ndoqi edhe aristokracia parthine e atintane, e cila ishte e lidhur ngushtė me interesa ekonomike me qytetet fqinje, Dyrrahun dhe Apoloninė, ajo shpejtoi gjithashtu, siē thotė Polibi, «t’u nėnshtrohej me dashje» romakėve dhe tė sigurojė « miqėsinė e tyre ».

    Tė mbėshtetur nė planin fillestar tė mbrojtjes sė vijės bregdetare, ilirėt nuk qenė nė gjendje dhe nuk patėn kohė tė organizonin njė qėndresė serioze. Vetėm nė krahinat nė veri tė Dyrrahut romakėt ndeshėn nė kundėrshtimin ilir. Kėtu ardianėt i pritėn me armė nė dorė. Polibi nuk jep hollėsira pėr luftėn e tyre, thotė vetėm se i « i nėnshtruan », por kėtė radhė nuk pėrdor mė shprehjen « me dashje » si nė rastin e parthinėve dhe atintanėve. Ai nuk ka mundur, gjithashtu, tė heshtė pėr qėndresėn e fortė tė qytetit Nutria, pushtimi i tė cilit u kushtoi romakėve shumė ushtarė dhe oficerė tė vrarė. Duke pėrparuar drejt veriut gjatė bregdetit, thuhet se romakėt morėn edhe qytete tė tjera, por emrat e tyre nuk zihen nė gojė. Dimė qė Isėn e bllokuan romakėt dhe ilirėt, qė e mbanin tė rrethuar, u strehuan nė qytetin Arbone, kurse Teuta me forca tė vogla u mbyll nė qytetin e fortifikuar tė Rizonit.

    Fushata e asaj vere thuajse e kishte zgjidhur pėrfundimisht fatin e luftės.Viset e pushtuara nė veri, konsujt i lanė nėn mbikqyrjen e Demetėr Farit dhe vetė u kthyen nė Dyrrah me flotėn dhe forcat e tyre tokėsore. Njėri prej tyre u nis pėr nė Romė duke marrė me vete pjesėn mė tė madhe tė forcave; tjetri mbeti nė Iliri me 40 anije dhe si rekrutoi ushtarė nė qytetet qė ishin rreth e rrotull, vendosi ta kalojė aty dimrin pėr tė vigjėluar ardianėt dhe popullsitė e tjera qė ishin vėnė nėn « mbrojtjen » e Romės.

  10. #30
    Paqja e vitit 228 dhe pasojat e luftės sė parė





    Ndėrkaq Mbretėria Ilire kishte filluar tė shpėrbėhej. Duke parė kėtė gjendje, nė pranverė tė vitit 228, Teuta dėrgoi nė Romė pėrfaqėsuesit e saj qė pėrfundoi paqen me senatin. Kushtet e paqes qenė tė rėnda. Sipas Polibit, Teuta detyrohej: 1. t’u paguante romakėve njė tribut, 2. tė hiqte dorė nga pjesa mė e madhe e Ilirisė duke mbajtur pėr vete vetėm pak vende dhe 3. tė mos lundronte nė jug tė Lisit me mė shumė se dy anije, por edhe kėto tė paarmatosura. Tė formuluara me terma kaq tė pėrgjithshėm kėto kushte janė bėrė objekti i diskutimeve tė shumta. Pėrpjekjet qė janė bėrė pėr tė shpjeguar ndryshimet territoriale qė iu bėnė Mbretėrisė Ilire dhe pėr tė pėrcaktuar gjendjen juridike tė tokave tė shkėputura prej saj kanė ēuar nė pėrfundime tė ndryshme, tė cilat nė ndonjė rast ishin tė tilla qė nuk mund tė cilėsohen as si hipoteza.

    Pėr njė kohė ka zotėruar njė mendim, sipas tė cilit, romakėt i ndanė pushtimet e tyre nė dy pjesė. Nė veri krijuan njė shtet tė vogėl qė pėrbėhej nga ishulli i Farit dhe disa toka tė bregdetit pėrballė. Nė krye tė atij ata vunė tradhtarin Demetėr Farin, me qėllim qė tė vėzhgonte dhe tė njoftonte pėr ēdo veprim tė Mbretėrisė Ilire. Me tokat e tjera tė pushtuara nė jug romakėt krijuan njė protektorat, qė shtrihej prej Lisit e deri tek malet Akrokeraune dhe ato Kaone. Nė kėtė protektorat u pėrfshinė, pėrveē Dyrrahut, parthinėve dhe atintanėve, edhe qytetet Dimale, Aulona, Oriku, Bylisi, Amantia e deri Antigonea e largėt. Kėtyre u shtoheshin edhe ishujt Isa e Korkyra.

    Ndryshe nga kjo pikėpamje, mė realist ėshtė mendimi qė nuk njeh ndonjė teprim lidhur me tė ashtuquajturin protektorat romak nė Iliri. Me tė drejtė ėshtė vėnė nė dukje se ai nuk ka pėrbėrė kurrė njė rrip tė pandėrprerė toke, qė nga Lisi e deri te bregu kontinental pėrballė Korkyrės, por ka qenė pėrbėrė, ashtu si e nėnkupton Polibi dhe e shpreh Apiani, nga Apolonia, Dyrrahu dhe territoret e tyre, nga ishujt Korkyra, Isa dhe nga parthinėt e atintanėt, pa asnjė territor mė tepėr nga ato qė i ishin dorėzuar Romės. Lisi, i cili nė bazė tė traktatit pėrbėnte njė kufi detar, nuk pranohet edhe si kufi tokėsor midis Mbretėrisė Ilire dhe protektoratit romak. Duke u nisur nga kjo ėshtė shprehur mendimi se disa toka nė jug tė protektoratit mbetėn pėrsėri nėn vartėsinė e Mbretėrisė Ilire, me gjithė vėshtirėsitė qė paraqiste kjo vartėsi pėr tė qenė reale. Me kėtė sistem, traktati i siguronte Romės lundrimin e qetė nė ngushticėn e Otrantos dhe mbikqyrjen me anė tė protektoratit tė Mbretėrisė Ilire, duke i hequr kėsaj ēdo mundėsi qė tė bėhej pėrsėri njė fuqi e madhe.

    Kohėt e fundit janė bėrė pėrpjekje qė kėto mendime tė zėvendėsohen me njė tezė tė re, sipas sė cilės zotėrimet romake kufizohen gjithashtu me tokat e Dyrrahut, tė Apolonisė, tė parthinėve dhe tė atintanėve, por parthinėt shtriheshin nė luginėn e mesme dhe tė epėrme tė Shkumbinit, kurse atintanėt nė Ēermenikė. Kėshtu protektorati ngushtohet, por shtrihet thellė nė lindje. Rreth tij pastaj vendosen njė sėrė zonash tė pavarura, qė shėrbejnė, sikurse thuhet, si amortizatorė pėr zotėrimet romake. Nė veri tė Dyrrahut deri nė afėrsi tė Skodrės vendoset zotėrimi i Demetėr Farit, qė ndante protektoratin nga Mbretėria Ilire; nė lindje zotėrimet romake, duke depėrtuar thellė deri nė burimet e Drinit tė Zi, ndanin mbretėrinė ardiane nga aleatėt e saj maqedonė dhe bllokonin rrugėt nga Maqedonia pėr nė brigjet e Adriatikut; mė poshtė Dasaretia, qė zinte territorin midis Devollit dhe Osumit, u bė gjithashtu njė zonė e pavarur dhe formoi njė amortizator tjetėr ndaj Maqedonisė; mė nė fund, nė jug zona qė hyri nė vartėsinė e Romės pėrfundonte nė territorin e Apolonisė, qė takonte bregun e Vjosės, por nuk pėrfshinte Aulonin, Orikun, Bylisin dhe Amantien. Kėto katėr qytete formonin njė grup tė pavarur ose neutral, me fjalė tė tjera njė amortizator tjetėr ndaj Lidhjes Epirote.

    Ėshtė e pabesueshme qė romakėt tė kenė projektuar dhe realizuar njė sistem tė tillė mbrojtės, tė paktėn nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme, siē na paraqitet. Senati nuk mund tė zbatonte njė politikė jo realiste. Shtete tė tilla tė vogla nuk mund tė kishin njė vlerė reale, sepse fuqitė qė qėndronin pas kėtyre tė ashtuquajturve amortizatorė nuk do t’i pėrfillnin ato, nuk do t’i konsideronin si pengesė. Nė fakt tė gjitha sulmet qė shpėrthyen mė vonė prej Mbretėrisė Ilire apo Maqedonisė kundėr zotėrimeve romake nuk kanė ndeshur nė pengesėn e kėtyre lloj shteteve dhe nuk ka tė dhėna qė mbrojtja romake tė jetė mbėshtetur nė to. Pėrveē kėsaj, disa fakte tė veēanta qė pėrfshihen nė kėtė tezė janė krejt arbitrare. Kėshtu, ėshtė e pabazuar vendosja e zotėrimeve tė Demetėr Farit nė veri tė Dyrrahut deri nė afėrsi tė Skodrės dhe, po kėshtu, nuk qėndron lokalizimi i atintanėve nė Ēermenikė.

    Duke pranuar si tė drejtė mendimin qė zotėrimet romake nė tokėn ilire formoheshin nga Dyrrahu, Apolonia dhe parthinėt e atintanėt, mbetet sidoqoftė e paqartė shtrirja territoriale e kėtyre zotėrimeve. Pėrpjekjet pėr lokalizimin e parthinėve dhe tė atintanėve nuk kanė dhėnė pėrfundime tė kėnaqshme. Nė qoftė se pėr parthinėt ka ardhur duke u saktėsuar mendimi qė ata, si banorė tė tokave nė shpinė tė Dyrrahut, shtriheshin prej Ardaksanit e deri nė Aps (Apsos), pėr atintanėt mendimet e studiuesve ende nuk pėrkojnė. Megjithatė, po t’i ēlirojmė kėto pohime nga ndonjė interpretim jo i drejtė i burimeve dhe tė lėmė mėnjanė si tė dyshimta, ato burime qė i shtrijnė atintanėt deri nė Dodonėn e largėt apo nė luginėn e Drinos, atėherė do tė vėrejmė se burimet kryesore e mė tė besueshme e vendosin kėtė popullsi nė shpinė tė Apolonisė, nė Mallakastrėn e sotme. Kėshtu, parthinėt e atintanėt sė bashku zinin gjithė bregdetin prej Ardaksanit deri nė Aps (Apsos) me njė shtrirje nė lindje qė pėrfshinte edhe brezin kodrinor tė ultėsirės bregdetare. Nė kėtė territor bėnin pjesė njė varg qytetesh ilire, midis tė cilave ka tė ngjarė edhe Dimale, por jo Bylisi, qė zinte skajin mė jugor.

    Me vėnien nėn sundimin e tyre tė tokave mė tė rėndėsishme tė bregdetit, romakėt likujduan kėshtu zotėrimet e Mbretėrisė Ilire nė jug. Edhe nė qoftė se nė kėto anė mbeti ndonjė zonė qė nuk u pėrfshi nė zotėrimet romake, siē mund tė ishte Bylisi me rrethin e afėrt tė tij, Dasaretia apo ndonjė zonė tjetėr e brendshme malore, ato nė fakt mbetėn tė shkėputura nga Mbretėria Ilire, me tė cilėn edhe mė parė, pėr vetė natyrėn e shteteve antike, jo gjithmonė kishin lidhje tė forta. Koinoni i bylinėve, si njė bashkim i popullsisė dhe i qendrave tė vogla pėrreth, qė na pėrmendet nė burimet epigrafike i takon, me sa duket, kėsaj kohe.

    Nga analiza e pikave tė traktatit arrihet nė pėrfundimin se Roma e reduktoi shtetin ilir nė njė mbretėri tė vogėl nė veri tė Lisit. Nė jug ajo krijoi njė zotėrim tė vetin qė formohej nga Dyrrahu, Apolonia, parthinėt dhe atintanėt. Kėtė zotėrim ajo do ta pėrdorte si njė bazė pėr tė garantuar respektimin e traktatit dhe pėr tė shtypur ēdo pėrpjekje pėr rimėkėmbjen e shtetit ilir. Zotėrimet (dinasteia) e Demetėr Farit pėrbėnin gjithashtu njė kundėrpeshė ndaj Mbretėrisė Ilire nė veri, kurse krahinat apo qytetet e tjera tė jugut, qė mbetėn tė shkėputura nga kjo mbretėri, u lanė tė papėrfillura me besimin qė, si njėsi tė vogla, favorizonin pozitėn e Romės nė kėto anė. Ndalimi, sipas traktatit, i lundrimit nė jug tė Lisit kishte pėr qėllim tė kufizonte nga ana tjetėr fuqinė detare tė Mbretėrisė Ilire; pėr kėtė do tė shėrbenin nė mėnyrė tė veēantė zotėrimi i Isės dhe i Korkyrės. Kėshtu me anė tė kėtij traktati Roma siguronte tė gjitha masat e mundshme pėr ta dobėsuar shtetin ilir dhe pėr ta mbajtur atė nėn kontroll, por jo pėr ta asgjėsuar plotėsisht.

    Nė marrėdhėniet me Romėn Mbretėria Ilire mbeti, pas pėrfundimit tė traktatit, njė shtet tributar. Ėshtė thėnė se tributi ka qenė njė dėmshpėrblim qė do tė paguhej me kėste, megjithėse masa dhe mėnyra e shlyerjes sė tij nė traktat nuk pėrcaktohet. Gjendja juridike e qyteteve dhe e popullsive qė u pėrfshinė nė zotėrimet direkte tė Romės nuk ėshtė gjithashtu e qartė. Marrja e tyre nėn tė ashtuquajturėn mbrojtje nga Roma lejon tė nėnkuptohet se ato qenė vėnė nėn njė lloj varėsie. Ka shumė tė ngjarė qė kėto tė jenė konsideruar nga ana formale si « aleatė » apo « miq » qė u lejohej e drejta e njė vetadministrimi tė kufizuar. Por nė fakt ato ishin tė varurit e Romės dhe si tė tillė nuk mund tė hynin nė marrėdhėnie tė lira me shtetet e tjera. Pėrveē kėsaj, ata ishin tė detyruar tė pranonin nė ēdo kohė ushtritė romake dhe t’i furnizonin ato me ushqime apo t’i plotėsonin me kontingjente ndihmėse tokėsore e detare, siē ndodhi, qysh nė vitin e parė tė pushtimit, nė dimrin e vitit 229/228 dhe mė vonė. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr Demetėr Farin, qė u vu nė shėrbim tė Romės, si dinast i varur i njė zotėrimi tė vogėl nė ishullin e Farit dhe brigjet e Dalmatisė.

    Gjatė konfliktit Maqedonia, Lidhja Epirote dhe Akarnania kishin mbajtur njė qėndrim qė nuk pajtohej me detyrimet e tyre si aleatė tė shtetit ilir dhe me interesat e tyre politike nė pėrgjithėsi. Ky qėndrim shpjegohet me njė varg rrethanash. Sado me rezerva ta kenė parė kėta aleatė rritjen e fuqisė ilire, dalja e Romės nė brigjet lindore tė Adriatikut nuk mund tė ishte pėr ta mė e mirė. Por, nga ana tjetėr, nuk shohim, tė paktėn burimet nuk na e thonė, qė krahas masave mbrojtėse me karakter ushtarak, shteti ilir tė ketė marrė edhe masa pėr vėnien nė lėvizje tė aleatėve tė tij. Duket qartė se ilirėt, ashtu edhe aleatėt e tyre nuk arritėn t’i pėrfundonin pėrgatitjet pėr t’i dalė pėrpara rrezikut qė po i kėrcėnonte. Jo vetėm kaq, por vetė Maqedonia u gjend nė kėtė kohė e rrezikuar seriozisht nga njė sulm dardan, i cili i kushtoi jetėn sundimtarit tė saj, Demetrit II. Ky fakt nuk ishte pa rėndėsi nė zgjedhjen e momentit tė pėrshtatshėm pėr shpėrthimin e konfliktit tė armatosur kundėr ilirėve. Edhe nė qoftė se ky sulm ishte krejt i pavarur, nuk mund tė mos merret parasysh fakti qė ai pėrkon nė kohė me ngjarjet e pėrshkruara mė lart. Nė kėto rrethana romakėve nuk u mbetej gjė tjetėr veēse tė ndanin dhe tė paralizonin aleatėt jugorė, Lidhjen Epirote dhe Akarnaninė prej mbretėrive ilire. Kėtė detyrė ata e zgjidhėn duke drejtuar goditjen e tyre tė parė kundėr Korkyrės dhe Apolonisė.

    Pasi rregulluan punėt nė Iliri, romakėt pėrcaktuan edhe qėndrimin e tyre ndaj aleatėve dhe armiqve tė shtetit ilir. Nė gjendjen e re tė krijuar senati deshi t’u jepte atyre njė provė mė tė qartė tė pozitės sė Republikės. Menjėherė pas pėrfundimit tė traktatit tė paqes, konsulli qė mbeti nė Iliri u dėrgoi njė delegacion etolėve dhe ahejve pėr t’u shpjeguar arsyet e ndėrhyrjes dhe tė luftės nė Iliri dhe pėr t’u bėrė tė ditur kushtet e paqes qė u kishin imponuar ilirėve. Pėrfaqėsuesit bėnė ēmos tė justifikonin kėtė iniciativė tė Romės, duke nxjerrė nė pah pasojat e « lumtura » qė rridhnin prej saj pėr helenėt. Kujdesit dhe mirėsjelljes sė tyre tė shtirė, lidhjet e mėdha greke qenė detyruar t’u pėrgjigjeshin duke i pritur kėto delegacione plot respekt dhe duke dhėnė kėshtu, miratimin e tyre pėr kėto veprime tė Republikės. Mė vonė delegatėt vizituan edhe dy qytete tė mėdha tregtare, Korinthin dhe Athinėn, qė pėrfaqėsonin kundėrshtarin mė tė vendosur tė Maqedonisė dhe jo vetėm gjetėn tė njėjtėn pritje, por si asnjėherė mė parė, u lejuan tė merrnin pjesė nė lojėrat istmike. Krenaria greke ishte thyer dhe Roma kishte bėrė nė kėtė drejtim hapin e parė konkret. Nga ana tjetėr, Maqedonia, Epiri dhe Akarnania, aleate tė Mbretėrisė Ilire, nuk u vizituan. Me kėtė qėndrim mospėrfillės Roma u dha tė kuptojė atyre se nė cilėn anė ishin simpatitė e saj.

Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •