K R E U VI
MBRETĖRIA E DARDANISĖ
Mbretėria Dardane doli nė skenėn historike nė shek. IV p.e. sonė dhe u bė njė prej faktorėve relevantė, politikė dhe ushtarakė nė Evropėn Juglindore gjatė shekujve III-I p.e. sonė Shteti i Dardanisė, duke i bėrė sfidė dominimit romak pėr njė kohė tė gjatė, ra nėn pushtetin e Perandorisė Romake. dhe iu bashkangjit Provincės sė Mezisė sė Epėrme (Moesia Superior) nė vitin 44 e. sonė. Mėvehtėsia e dikurshme, qė krijoi identitetin dardan dhe rezistenca e vazhdueshme, bėnė qė nė vitin 279 e. sonė tė krijohej njėsia e veēantė administrative-politike romake, Provinca e Dardanisė.
Territori dhe popullsia
Dardania shtrihej nė territorin e Kosovės sė sotme, tė Maqedonisė Veriperėndimore, tė Serbisė Jugore dhe nė njė pjesė tė Sanxhakut. Nė gjysmėn e dytė tė shek. III p.e. sonė, nė kuadėr tė mbretėrisė hyri edhe Peonia dhe qyteti me rėndėsi gjeo-strategjike Bylazora (Veleshi isotėm). Kosova, duke pėrfshirė edhe territorin e Shkupit, pėrbėnte hapėsirėn qėndrore tė kėsaj mbretėrie.
Dardania kishte njė pozitė tė volitshme gjeografike dhe gjeostrategjike, qė mundėsoi krijimin e ndėrlidhjeve me hapėsirat fqinje dhe ato mė tė largėta. Territori i saj, duke u pėrshkuar nga luginat e lumenjve Vardar, Drin, Moravė, Ibėr dhe Sitnicė, pėrbėnte njė udhėkryq tė rrugėkalimeve tė rėndėsishme ballkanike qė shpinin drejt Egjeut, Adriatikut dhe Detit tė Zi. Falė edhe pasurive natyrore (arit, argjendit, hekurit, fushave pjellore, pyjeve, kullotave), si dhe tė klimės sė pėrshtatshme, kontinentale dhe mesdhetare, Mbretėria Dardane nė shek. IV-II p.e. sonė njohu lulėzimin mė tė madh.
Nė Dardani jetonin njė varg fisesh, por nga burimet e shkruara ngelėn tė njohur vetėm fisi i dardanėve, galabrėve, daunėve dhe i thunatėve Pa dyshim, fisi i dardanėve, pas konsolidimit dhe fuqizimit tė aristokracisė fisnore, nė shekujt VI-IV p.e. sonė, mori rolin udhėheqės mbi bashkėsitė fisnore duke i dhėnė emrin mbretėrisė. Nė shek. V p.e. sonė kėto fise banonin nė hapėsirėn midis lumenjve Axios (Vardar), Drilon (Drin), Margus (Moravė) dhe Timakus (Timok). Etimologjia e emrit dardan, pėrkatėsisht e Dardanisė, lidhet me glosėn indoevropiane dardh-a, shqip: dardha, dhe do tė thotė vendi i dardhave. Edhe qytetet antike dardane e pėrcjellin zhvillimin fonetik tė shqipes, si Naissus-Nish, Scupi-Shkup, apo emrat e maleve e tė lumenjve nė Dardani, si Scardus mons (Mali Sharr), Drinus (Drini) etj..
Dardanėt janė njė nga fiset e mėdha ilire. Nė epokėn e hekurit, ata formuan njė kulturė me veēori lokale duke ruajtur tiparet e pėrbashkėta me kulturėn ilire. Vendbanimet nė kėtė kohė janė ngritur nė kodra gjeostrategjike, pranė burimeve tė qėndrueshme ekonomike. Vendbanimet rrethohen me ledhe prej dheu, pėrforcohen me gjerdhe, apo me ledhe prej gurėsh, tė ngritura me teknikė tė thatė. Kėto vendbanime njihen sot me emrat gradina, gadisha e gradisha, disa prej tyre qė banuan edhe nė antikitetin e vonė e nė mesjetė, njihen me toponimet gjytet dhe kala. Deri nė shek. IV p.e. sonė varrimi kryesor ėshtė bėrė nė nekropole tumulare, si nė gjithė trevėn tjetėr ilire. Nė fazat e hershme tė epokės sė hekurit ka edhe varrime me urna - kultura Bėrnicė (shek. XI-IX p.e. sonė).
Dardania paraurbane
Bazat pėr lindjen e shtetit dardan vėrehen nė protohistorinė dardane gjatė shek. VI-IV p.e. sonė. Nė kėtė fazė protourbane fuqizohet aristokracia fisnore, e cila akumulon pushtetin, duke krijuar kėshtu bazė pėr njė shtresė tė ardhshme skllavopronare. Lidhjet me jugun e zhvilluar, gjatė shek. VI-V p.e. sonė shpejtuan procesin e diferencimit shoqėror. Tregtarėt sollėn nė trojet dardane importe tė shumta luksoze pėr tė plotėsuar nevojat e aristokracisė vendėse gjithnjė nė rritje.
Prodhimtaria e mjeshtėrve dardanė u intensifikua nga mesi i shek. V p.e. sonė. Zejtarėt poēarė, prodhonin enė me ēark sipas traditės vendėse dhe sipas modeleve helene. Vendbanimet e fazės protourbane gjenden ende nė kodra, por me elemente mė tė avancuara arkitektonike, siē janė themelet me gurė e me lidhje tė thatė. Ato zgjerohen nė shpate kodrash, me tendencė tė vendosjes sė tyre rrėzė kodrave apo nė rrafsh, gjė qė bėhet tipike nė fazėn vijuese, me krijimin e qendrave urbane. Nekropolet e shek. VI-IV p.e.s. vazhdojnė tė jenė tė tipit tumular duke qenė pjesė e traditės
sė hershme ilire.
Dardanėt nė shek. IV p.e. sonė
Lindja dhe forcimi i Mbretėrisė Dardane
Lajmi i parė pėr dardanėt i pėrket mesit tė shek. IV p.e. sonė dhe tregon pėr njė pėrpjekje tė mbretėrisė sė Maqedonisė, qė ishte bėrė asokohe fuqia politike-ushtarake mė e madhe nė Ballkan, pėr tė forcuar kufijtė veriorė. Sipas historishkruesit romak, Justinit, Filipi II kishte mundur tė mposhte e tė nėnshtronte dardanėt e fqinjėt e tjerė. Kjo luftė e sundimtarit maqedon lidhet me pushtimin e Paionisė dhe nė pėrgjithėsi me veprimet e tij ushtarake kundėr ilirėve, sepse nė vitin 344 p.e. sonė ai sulmoi edhe shtetin ilir. Gjendja qė Filipi II vendosi nė kufirin me dardanėt qe e pėrkohshme dhe mė tepėr njė sigurim i kufijve me fqinjėt ilirė, tė cilėt e kundėrshtonin politikėn hegjemoniste tė Maqedonisė nė Ballkan. Nė kufirin me dardanėt shteti maqedon kishte arritur pasi kishte pushtuar viset e paionėve. Ngjarjet qė ndodhėn pas kėsaj lufte, duke filluar me kryengritjen e vitit 335 p.e. sonė tregojnė qartė se dardanėt nuk u pajtuan me politikėn pushtuese tė Maqedonisė dhe me gjendjen e krijuar nė kufirin jugor, prandaj edhe u bashkuan me koalicionin antimaqedon.
Duke pėrshkruar ngjarjet e mėsipėrme, autorėt antikė nuk pėrmendin asnjė qendėr banimi tė dardanėve dhe nuk thonė asgjė pėr organizimin e tyre tė brendshėm. Madje, ata nuk pėrmendin as sundimtarin e tyre. Por ngjarjet e mėvonshme dhe tė dhėna tė tjera burimore dėshmojnė se nė gjysmėn e dytė tė shek. IV p.e. sonė ishte kryer bashkimi i fiseve nė njė bashkėsi tė fuqishme. Dardania asokohe pėrbėnte njė tėrėsi gjeografike e politike mė vete.
Nė bashkėsinė e dardanėve ishte rritur mjaft pushteti i parisė pronare tė tokave. Nga gjiri i kėsaj parie doli mė vonė dinastia mbretėrore, qė i vazhdoi luftėrat me Maqedoninė, shkaku i tė cilave nuk qe vetėm plaēka.Kėto luftėra u nxitėn, nė radhė tė parė, nga politika e sundimtarėve maqedonė, tė cilėt duke mbajtur tė pushtuar Paioninė kishin ndėrprerė marrėdhėniet miqėsore midis dy fqinjėve dhe kėrcėnonin nė mėnyrė tė vazhdueshme dardanėt.
Nė fillim tė shek. III p.e. sonė nė trevėn qendrore tė Ballkanit del Mbretėria Dardane si njė organizėm politik i rėndėsishėm. Nė vitet 80 tė atij shekulli, nė trevėn e mėsipėrme ndodhėn dy ngjarje tė rėndėsishme, tė cilat lidhen njėra me tjetrėn: invazioni i keltėve, kalimi i tyre nė drejtim tė Greqisė e tė Maqedonisė dhe ndihma qė dardanėt i ofrojnė Maqedonisė pėr tu mbrojtur nga ky invazion. Sipas njoftimit tė Justinit, nė vitin 279 p.e. sonė « mbreti i dardanėve » kishte dėrguar delegatė te mbreti maqedon Ptoleme Kerauni pėr ti ofruar njė ndihmė ushtarake prej 20 mijė luftėtarėsh nė luftėn kundėr keltėve. Por Ptoleme Kerauni e pėrbuzi ndihmėn dhe iu pėrgjigj me fjalė fyese delegatėve dardanė. Dardanėt morėn masa mbrojtėse kundrejt keltėve. Pas disfatės nė Greqi, keltėt tė mundur e tė shpartalluar u
tėrhoqėn drejt veriut. Tepricat e ushtrisė sė tyre « u asgjėsuan tė gjitha nė tokėn e dardanėve, nėpėr tė cilėn deshėn tė kalonin », kėshtu shkruante Diodori nė tregimin e tij pėr pėrfundimin e invazionit tė keltėve.
Ngjarjet qė lidhen me invazionin e keltėve janė njė burim i ēmuar pėr tė njohur gjendjen e krijuar te dardanėt nė fillim tė shek. III p.e. sonė. Ndonėse nuk njihet emri i sundimtarit tė dardanėve, dihet se kėta tė fundit kishin mbretėrinė e tyre, e cila tashmė ishte njė forcė politike-ushtarake e fuqishme. Ndryshe nuk ka si shpjegohet ndihma prej 20 000 luftėtarėsh
qė mbreti dardan i ofroi shtetit maqedon. Ky veprim i sundimtarit tė dardanėve duhet parė si njė tregues i fuqisė sė Mbretėrisė sė Dardanėve dhe, ndoshta, edhe si njė pėrpjekje pėr tė ndryshuar marrėdhėniet me fqinjėt jugorė.
Pas kėtyre ngjarjeve, nė burimet e shkruara antike, pėr katėr dekada nuk ka ndonjė lajm pėr dardanėt. Sė pari mund tė mendohet se gjatė kėsaj kohe dardanėt qenė tė shtrėnguar tė merrnin masa pėr zhdukjen e pasojave tė invazionit kelt. Duke u mbėshtetur nė pėrhapjen e onomastikės dardane dijetarėt kanė shfaqur edhe njė mendim tjetėr: gjatė periudhės sė mėsipėrme Mbretėria e Dardanėve u forcua edhe mė tej duke zgjeruar njėkohėsisht kufijtė e saj nė veri e nė jug. Nė gjysmėn e dytė tė shek. III p.e. sonė rifilluan luftėrat midis Mbretėrisė Dardane dhe shtetit maqedon. Shkaku i fillimit tė luftėrave duket se ka qenė politika pushtuese e sundimtarėve maqedonė kundrejt fqinjėve tė tyre iliro-veriorė dhe nė mėnyrė tė veēantė pushtimi i truallit tė paionėve. Paionėt herėpashere janė ngritur kundėr pushtuesve maqedonė dhe, duke u bashkuar nė aleanca antimaqedone, kanė mundur tė ēlirohen. Njė aleancė e vjetėr, mė tepėr se sa njė pushtim, duhet tė ketė ekzistuar midis dardanėve e paionėve, sepse nuk mund tė shpjegohen ndryshe tė dhėnat e autorėve antikė sipas tė cilėve, sa herė qė paionėt fitonin pavarėsinė, dardanėt e kishin tė hapur rrugėn drejt Maqedonisė.
Krijoni Kontakt