K R E U V I
SHQIPĖRIA NĖ KOHĖN E GJERGJ KASTRIOTIT - SKĖNDERBEUT (1443 - 1468)
1. RIMĖKĖMBJA E SHTETIT TĖ KASTRIOTĖVE DHE FORMIMI I LIDHJES SHQIPTARE TĖ LEZHĖS
Jeta dhe veprimtaria e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut deri mė 1443
Gjergj Kastrioti lindi rreth vitit 1405. Ishte fėmija i parafundit nė familjen me shumė fėmijė tė Gjonit e tė Vojsavės. Kėta kishin katėr djem (Stanishėn, Reposhin, Konstandinin e Gjergjin) dhe pesė vajza (Marėn, Jellėn, Angjelinėn, Vlajkėn e Mamicėn). Kur lindi Gjergji, i ati, Gjon Kastrioti, ishte sundimtar i njė shteti tė rėndėsishėm, qė shtrihej sė paku nga rrethinat e Prizrenit e tė Tetovės nė lindje deri nė detin Adriatik nė perėndim. Qendra administrative e tij duhet tė ketė qenė Prizreni. Kėtu duhet tė ketė lindur edhe Gjergji. Qė kur Gjergji ishte fėmijė, familja e Kastriotėve i ndjeu rrjedhimet shkatėrrimtare tė pushtimeve osmane. Dokumentet tregojnė se nė vitin 1409 Gjon Kastrioti ishte detyruar t’u dorėzonte peng osmanėve njė nga djemtė e tij, ndoshta Stanishėn, dhe mė pas edhe djalin e vogėl, Gjergjin. Ky u dorėzua si peng rreth moshės nėntėvjeēare, kur osmanėt pushtuan Krujėn (nė fillim tė vitit 1415) qė ishte nė kufi me zotėrimet e Kastriotėve.
Dėrgimin e Gjergjit tė vogėl nė oborrin osman rreth moshės nėntėvjeēare, e dėshmojnė, pavarėsisht nga njėri-tjetri, burime historike bashkėkohore ose pak mė tė vona, vendase e tė huaja. Kėtė e pohojnė autorėt e vjetėr shqiptarė, veprat e tė cilėve shėrbejnė si burime mė tė rėndėsishme pėr njohjen e historisė sė Shqipėrisė tė shek. XV, si Marin Barleci, Marin Beēikemi, Gjon Muzaka, Dhimitėr Frėngu. Edhe nė jetėshkrimin mė tė hershėm pėr Gjergj Kastriotin, tė hartuar rreth viteve 1481-1482 prej Martin Segonit, tregohet se ai u dėrgua i vogėl peng, u rrit dhe u edukua pranė oborrit tė sulltanit. Tė njėjtėn gjė njoftojnė edhe kronistė e historianė tė huaj, bashkėkohės me Skėnderbeun, si italianėt F. Filelfo, I.Potani, R. Volaterani, bizantini L. Halkokondili, shumica e autorėve osmanė tė shek. XV e XVI: Ashik pasha Zade, Tursuni, I. Bitlisi etj..
Gjergji, pasi u mor peng rreth moshės nėntėvjeēare, u dėrgua nė kryeqytetin e Perandorisė Osmane, nė Edrene. Ai u edukua kėtu gjatė njė periudhe dhjetėvjeēare nė shkollėn e iē- ogllanėve, ku u dallua mbi tė tjerėt. Nė kėtė shkollė futeshin zakonisht djemtė e zotėrve tė nėnshtruar pėr t’u pėrgatitur e edukuar nė frymėn osmane si komandantė tė zotė e feudalė tė bindur. Kėta zakonisht shėrbenin si spahinj nė vendet ku pushtimi osman ndeshte nė qėndresėn e popullsisė, si dhe nė vendet nga ata kishin ardhur. Gjergj Kastrioti nga natyra ishte i pajisur me dhunti tė veēanta, shumė tė ēmuara. Sipas dokumenteve tė kohės dhe njoftimeve tė Marin Barlecit, Gjergj Kastrioti kishte mendjemprehtėsi tė veēantė dhe arriti tė zotėronte disa gjuhė tė huaja. Ai ishte shtatlartė, shpatullgjerė e shumė i fuqishėm. Luftonte mbi kalė e nė kėmbė dhe ishte mjeshtėr i pashoq nė pėrdorimin e shpatės e tė armėve tė tjera. Gjergji u shqua gjatė viteve tė shkollės, kur iu vu emri mysliman Skėnder, dhe mori pjesė nė fushata tė ndryshme ushtarake, nė Ballkan dhe nė Azi tė Vogėl, gjatė tė cilave fitoi njė pėrvojė tė madhe ushtarake. Pasi mbaroi shkollėn e iē-ogllanėve, Skėnderbeu hyri nė kuadrot ushtarake tė sistemit feudal osman dhe pėrparoi shpejt nė karrierėn shtetėrore, nga pozita e spahiut deri nė postin e lartė tė sanxhakbeut.
Funksionet si kuadėr osman pėr vite tė tėra Skėnderbeu i ushtroi nė Shqipėri, duke u lidhur me mjedisin vendas dhe interesat e familjes sė tij. Emri i Gjergj Kastriotit pėr herė tė parė pėrmendet nė Shqipėri bashkė me ata tė vėllezėrve tė tij nė dokumente tė vitit 1426 pėr ēėshtje pronėsie. Nė kėtė kohė Skėnderbeu kishte mbaruar shkollėn e iē-ogllanėve dhe ishte nė Shqipėri si spahi, mė pas u bė subash i Krujės dhe qėndroi nė kėtė post zyrtarisht deri nė fund tė vitit 1438, kur nė zeametin pėrkatės ėshtė shėnuar se i rijepej Zaganoz Beut. Qysh nė fillim, kur u hartua regjistri kadastral osman i vitit 835 h. (1431-1432), zeameti i subashit tė Krujės ėshtė regjistruar me emrin e Zaganoz Beut. Pas riemėrimit zyrtar nė fund tė vitit 1438 nė postin e subashit tė Krujės, Zaganoz Beu duhet tė jetė rikthyer me vonesė nė Krujė, sepse Skėnderbeu pėrmendet nė Shqipėri edhe mė 7 dhe 10 korrik tė vitit 1439. Nuk dihet se cilėt fshatra formonin timarin e tij nė Shqipėri, kur ai ishte nė postin e njė spahiu. Ndoshta kanė qenė disa fshatra tė vilajetit tė Dhimitėr Jonimės, diku midis Lezhės e Rubikut, ku nė mes tė viteve 30 Skėnderbeu pati nė zotėrim njė timar tė madh, me tė paktėn nėntė fshatra.
Skėnderbeu konsiderohej si bashkėsundimtar me tė drejta tė plota me anėtarėt e tjerė tė familjes nė veprimtarinė politike tė Kastriotėve. Prandaj emri i tij ėshtė shėnuar gjatė viteve 20 e 30 nė aktet zyrtare qė rregullonin marrėdhėniet e Kastriotėve me vendet e tjera, si p.sh. nė vitin 1426 nė njė aktblerje nga Kastriotėt tė njė pirgu pranė manastirit Hilandar nė malin Athos dhe nė njė aktdhurimi tė dy fshatrave tė Kastriotėve pėr manastirin e Hilandarit, si dhe nė mars tė vitit 1438 kur Stanisha dhe Gjergji kėrkuan qytetarinė e Venedikut dhe mė vonė (korrik 1439) edhe atė tė Raguzės. Qytetaria veneciane e raguzane kėrkohej qė, nė rast shkatėrrimi e dėbimi nga zotėrimet e veta prej osmanėve, familjarėt e Gjonit tė strehoheshin nė kėto vende.
Gjatė viteve tė qėndrimit nė Shqipėri si kuadėr osman Skėnderbeu punoi aktivisht pėr mbrojtjen e interesave tė familjes sė tij. Kėshtu, sipas njė dokumenti osman pa datė, kur Gjon Kastrioti ra nė konflikt me osmanėt dhe humbi krahinėn e Ishmit (Mysjen), Skėnderbeu u kėrkoi autoriteteve osmane qė ta merrte si zeamet kėtė krahinė. Gjatė kėtyre viteve ai kishte njė timar tė madh nė trevėn Lezhė-Rubik, qė pėrshkohej nga udha e karvaneve qė lidhte bregdetin me Prizrenin. Kjo rrugė ishte shumė e rėndėsishme pėr veprimtarinė ekonomike e tregtare tė shtetit tė Kastriotėve. Mė 1437-1438 Skėnderbeu u bė qeveritar (subash) i vilajetit tė Krujės dhe siguroi pėr kėtė njė feud tė madh prej dhjetėra fshatrash. Ky gradim ndikonte shumė nė forcimin e pozitave ekonomike e politike tė zotėrimeve tė Kastriotėve qė shtriheshin nė lindje e nė veri tė vilajetit tė Krujės.
Pas vdekjes sė Reposhit (1431), qė i qe kushtuar jetės fetare, dhe tė Konstandinit, dy vėllezėrit e tjerė drejtuan shtetin e Kastriotėve, sepse ati i tyre, Gjon Kastrioti, ishte i sėmurė dhe vdiq nė maj tė vitit 1437. Tė dy vėllezėrit i kushtuan vėmendje ruajtjes e forcimit tė marrėdhėnieve me Venedikun e Raguzėn, prej tė cilave arritėn mė 1438 e 1439 tė siguronin tė drejtat e privilegjet qė kishte patur ati i tyre me ato dy vende. Ata vepruan bashkėrisht deri kur vdiq Stanisha mė 1446. Pas vitit 1439 Skėnderbeu nuk pėrmendet mė nė tokat shqiptare. Nė kėtė kohė nė Ballkan po fillonin trazira tė reja, si rrjedhojė e aksioneve ushtarake antiosmane tė Janosh Huniadit. Prandaj sulltan Murati II e largoi Skėnderbeun nga posti i subashit tė Krujės, duke e emėruar sanxhakbej me sa duket larg tokave shqiptare, ndoshta nė Nikopol tė Bullgarisė. Gjatė viteve tė qėndrimit nė Shqipėri si funksionar osman, Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu del me emrin mysliman (Iskėnder) nė dokumentet osmane, kurse nė ato perėndimore ka pėrdorur vetėm emrin e krishterė Gjergj, gjė qė shpreh lidhjet e tij me parinė drejtuese shqiptare.
Sigurimi i privilegjeve dhe i qytetarisė sė Venedikut e tė Raguzės nė fund tė viteve 30, nė njė kohė kur Skėnderbeu po pėrparonte nė karrierėn politike si kuadėr i Perandorisė Osmane, tregojnė se ai e shikonte tė ardhmen jo nė kuadrin e karrierės sė njė funksionari osman. Pėrkundrazi, praninė e tij nė radhėt e kuadrove osmane, ai e gjykonte si diēka tė pėrkohshme. Nė kushtet kur sė bashku me tė vėllanė, Stanishėn, kishin marrė drejtimin e zotėrimeve tė Kastriotėve, largimin e tij nga posti i subashit tė Krujės dhe emėrimin si sanxhakbej larg Shqipėrisė, Skėnderbeu nuk mund ta shikonte si njė « gradim », por si shprehje tė mosbesimit tė sulltanit ndaj tij. Ndonėse kaloi njė kohė tė gjatė nė shkollėn e iē-ogllanėve e nė vende tė huaja si kuadėr e komandant i shquar i ushtrisė osmane, Skėnderbeu mbajti lidhje tė ngushta me familjen e tij, me interesat e zotėrimeve tė tyre. Ai jetoi pėr vite tė tėra nė atdheun e vet, ku u brumos dhe u formua nė mjedisin e luftės sė shqiptarėve kundėr pushtuesit tė huaj osman dhe tė disfatave tė para qė osmanėt pėsuan nė Shqipėri gjatė kryengritjeve tė viteve 30. Kthesa rrėnjėsore e Skėnderbeut nė nėntor tė vitit 1443, duke ardhur nė Shqipėri pėr tė ngritur lart flamurin e luftės kundėr pushtuesve osmanė, ishte rrjedhojė e pėrvojės jetėsore shumė tė pasur tė tij dhe e luftės sė shqiptarėve.
Krijoni Kontakt