Mund te hapet nje nenforum me statistikat e forumit?
Ne nenforum mund te mblidhen te gjitha te dhenat statistikore qe jepen ne forum dhe qe jane te shperndara, psh sa anetare jane, sa postime jane bere ne dite, sa tema jane hapur dhe te krijohet nje database me te dhena per c'do muaj apo c'do vit.
Mund te paraqitet perkatesia e anetareve sipas shteteve qe hyjne ne forum (psh ka 5% nga Shqiperia, 12% nga ShBA, 34% nga Italia e keshtu me radhe). Cili anetar ka qene me aktiv, cila teme apo nen forum ka pasur me shume vizita (apo postime). Ne qofte se eshte e mundur te kishte edhe nje paraqitje grafike.
Te behet edhe nje dallim me anetaret, pra te quhen anetare aktive ata qe kane te pakten nje postim ne tre muajt e fundit, keshtu do duket me realisht numri i anetareve te forumit. Se numri 25.000 apo 30.000 nuk tregon dicka.
Une nuk marr vesh edhe shume nga shkencat kompjuterike dhe keto qe them nuk di ne qofte se jane te realizueshme apo jo apo sa e lehte eshte nje gje e tille prandaj kerkoj mirekuptim.
Mendoj se nje nenforum i tille do bente mire edhe tek moderatoret, pra do tu lehtesonte punen duke shikuar cili forum do ishte me i ngarkuar, cili do me shume vemendje etj por edhe anetareve te cilet mund te kerkonin disa informacione perkatese.
Psh, nje anetar mund te bej nje studim per emigracionin dhe ti duhen informacione per diasporen shqiptare. Meqe FSH ka shume anetare, duke pare shtetin e hyrjes dhe perqindjet mundet pak a shume te krijoje nje ide per shqiptaret e emigruar.
Shpresoj te merret parasysh ky sugjerim i vogel.
Krijoni Kontakt