Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 70
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e bnik
    Anëtarësuar
    27-12-2007
    Postime
    152
    Citim Postuar më parë nga Dalan Lexo Postimin
    bnik ti ben "copy-paste" nga forumet e tjera apo je i njejti person me emrin bilderberg ne forumin "x" ?!!!
    Nuk po e postoj lidhjen qe te nxjerr tek nje postim identik me tendin...
    Materiali mund te jete interesant por te besh CTRL+C - CTRL+V nuk eshte edhe aq kur e ben nga njeri forum ne nje tjeter.
    Po!
    Ne jemi 1 grup shqiptaresh qe punojme cdo dite duke sakrifikuar edhe kohen tone te lire per te informuar shqiptare kudoj ane ne lidhje me historine, kulturen, politiken, gjuhen tone etj.
    Kemi krijuar disa grupe ne youtube (shume video me tematike shqiptare jane te njerit grup qe quhet United Albania), nje network ne yahoo answers, bloge dhe web site te ndryshme (qe nuk po i vendos ketu pasi dikush do me akuzonte se po bejme reklame) ku bashkohemi , bisedojme dhe punojme.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Tema eshte mjaft interesante, jam i gatshem ti perkthej une materialet, do doja vetem 2 dite kohe.
    Ju falemnderit bnik, krenohemi me ju, vetem perpara, rrofshi !

    xfiles,

    Te pershendes, keni dhene nje propozim si burrat, çofshi me nder dhe mezi e presim kete dokument.

    shendet
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 29-01-2008 më 13:38

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga bnik Lexo Postimin
    1) Ky studim i Universitetit Kroat ka treguar qarte qe shqiptaret jane autoktone ne Ballkan dhe Europe:
    "HLA Class I Polymorphism in the Albanian Population" Z. Grubi}1, V. Kerhin-Brklja~i}1, E. ^e~uk-Jeli~i}1, S. Kuci2 and A. Ka{telan1 1 National Referral Organ Transplantation and Tissue Typing Center, University Hospital Center Zagreb, Zagreb, Croatia 2 Faculty of Medicine Prishtina, Prishtina, Kosovo

    Link: http://209.85.129.104/search?q=cache...n&ct=clnk&cd=1
    Link: http://hrcak.srce.hr/file/15462 ne file PDF
    Link i portalit qendror te gazetave shkencore kroate: http://hrcak.srce.hr/index.php?show=...ak_jezik=15462
    Artikulli origjinal i perkthyer:
    (artikulli shkencor eshte i renduar me terma mjaksore, shpresoj te jete sa me i qarte)


    Polimorfizmi HLA Klasi I ne Popullsine Shqiptare.
    1-Qendra e Referimit Nderkombetar te Transplantit te Organeve dhe Tipizimit te Indeve
    2-Fakulteti i Mjeksise Prishtine.


    ABSTRAKTE
    Polimorfizmi HLA Klasa I u studiua ne nje kampion te popullsise shqiptare.
    93 shqiptare te shendetshem dhe pa lidhje farefisnore me njeri tjetrin u
    klasifikuan per antigenet HLA-A,-B dhe -Cw me testin standart te mikrolifocitotoksicitetit.
    Antigenet me frekuence me te larte ishin: HLA-A2(34%), A3(14.5%) dhe A1(12.4%); B51(19.3%),
    B35(12.4%) dhe B18(10.2%); Cw4(16.2%), Cw7(16.2%) dhe Cw6(10.8%). Haplotipet HLA me frekuence
    te larte tek shqiptaret perfshinin A2-B51(4.3%), A2-B18(2.4%), A2-B53(2.4%),Cw4-B35 (7.6%),
    dhe Cw7-B18 (6.5%), te cilat nuk jane shume te ndryshme nga popullsite e tjera fqinje.
    Frekunca e ulet e haplotipit HLA-A1-B8 (1.1%) vihet re tek popullsia shqiptare.
    Frekuenca e antigenit HLA-B27(1.1%) eshte nje nga me te uletat te vrojtuara tek Kaukazianet.
    Rezultate te tilla jane te rendesishme ne studimet e HLA-A1-B8, HLA-B27 dhe lidhjes se tyre me
    semundjet. Keto gjetje do te jene gjithashtu te dobishme per te kuptuar origjinen e shqiptareve,
    duke perfaqesuar nje baze per studime te metejshme rreth Polimorfizmit HLA tek popullata shqiptare.



    Karakteristika kryesore e sistemit HLA eshte nje polimorfizem i madh, i cili e ben shume te dobishem ne studimin e popullatave dhe per te studiuar origjinat grupeve etnike te ndryshme. Mund te perdoret gjithashtu per te veçuar popullatat. Si fillim, alele te veçanta verehen vetem ne disa popullata (psh. HLA-A36,-A43 tek Negroidet) ose disa alele jane shume te shpeshta ne disa popullata(psh. HLA-A2). Se dyti ç'ekuilibri i theksuar i lidhjeve midis aleleve HLA ne dy ose tre pozicione fqinje tregon se kombinime te caktuara(haplotipe HLA) jane karakteristike ne frekuence ne nje ose me shume popullata.

    Shqiptaret jane nje popullate shume homogjene, historia e tyre sugjeron qe ata nuk u perziene me popullatat fqinje. Gjithashtu supozohet se Shqiptaret kane origjine Ilire. Iliret jane te nje interesi te veçante sepse nuk ka asnje marrveshje ne lidhe me origjinen e tyre, nese Iliret ishin emigrante ne gadishullin e Ballkanit apo nje popullsi autoktone. Pavaresisht nga origjina e tyre, Iliret dhe Traket jane nje nder popullsite me te vjetra qe u vendosen ne Europen Jugore. Shumllojshmeria antropologjike e Europes se jugut dhe gadishullit ballkanik eshte nje rezultat i perzjerjes dhe emigrimit masiv. Prania e Grekeve dhe Romaneve ka qene e percaktuar mire ne materiale arkeologjike. Gotet dhe Hunet pushtuan Gadishullin e Ballkanit ne shekullin e peste. Me vone, ne shekullin e gjashte dhe te shtate Sllavet emigruan ne Ballkan. Territori i Kosoves ishte respektivisht nen sundimin Bizantin dhe Otoman.

    Qellimi i ketij studimi ishte te perftonte informacion ne lidhje me shperndarjen e antigeneve HLA te Klases I ne popullaten shqiptare te Kosoves dhe te krahasonte rezultatet me popullata te tjera nga Europa e jugut.

    Nentedhjet e tre (93) shqiptare te shendetshem dhe pa lidhje farefisnore nga Prishtina u studiuan si pjese e Komponenti Antropologjik i Punes Nderkombetare te Njembedhjete te Histokompatibilitetit(Anthropology Component of XI-th International Histocompatibility Workshop). Kjo popullate duhet te konsiderohet si perfaqesuese per pjesen me te madhe te Kosoves meqenese Prishtina u be nje qender e rendesishme e emigrimit pas Luftes se Dyte Boterore. Ajo u be qendra industriale,politike dhe kulturore ne Kosove.

    Tipizimi i indeve per antigenet HLA-A,-B dhe -Cw u krye mbi suspension limpocit T+B, sipas standaritit te metodes se mikrolifocitotoksicitetit. Sera tipizuese("sera" shembull "immune sera" terminologji mjekesore - xfiles) u perftua nga laboratori jone dhe nga burime tregtare.

    Frekuencat antigene dhe haplotipel u llogariten me metoden e gjasave me te medha(maximum likely-hood method - xfiles). Vlera e ç'ekuilibrit te lidhjes (LD)(Link Disequilibrium) u llogarit per çdo analize te 2 vendndodhjeve te haplotipit (HLA-A,-B; HLA-B,-Cw) duke perdorur formulen Ld HF-aixbj. Ne kete ekuacion, HF eshte frekuenca e halotipit dhe ai dhe bj perfaqesojne frekuencat e aleleve Ai dhe Bj respektivisht. Domethenia e ndryshimit te frequencave te antigeneve dhe haplotipeve ndermjet popullsise u vleresua duke perdorur katrorin "chi" (chi-square), ndersa testi i sakte Fisher,Äôs u perdor nese ndonje nga vlerat ne tabelen 2x2 ishte me pak se 5.

    Frekuencat HLA-A,-B dhe -Cw te percaktuara tek shqiptaret jane rradhitur ne tabelen !. Nuk u vu re asnje devijim nga ekuilibri i Hardy-Weinberg. Alelet me te shpeshta HLA-A te gjetura ne popullsine shqiptare ishin HLA-A2 (34.4%) dhe -A3 (14.5%), te ndjekura nga HLA-A1 (12.4), -A24 (10.7%) dhe -A28 (5.4%). Alelet e tjera kishin frekuenca me te pakta se 5%, ndersa HLA-A30 nuk u gjet ne kete kampion. Krahasimet e frekuencave te HLA-A midis Shqiptareve dhe popullatave fqinje nuk nxori dryshime domethenese. Ne kete kampion nuk u perftua aspak nje frekuence e larte e antigenit HLA-A32 siç u sugjerua nga Cuccia. Ata raportuan nje frekuence prej 10.4% per antigenin HLA-A32 ne dy fshatra itnaliane te populluar eksluzivisht nga shqiptare . Shqiptare te jugut qe u arratisen nga pushtimi turk ne europe themeluan keto fshatra ne shekullin e pesembedhjete dhe kjo popullate nuk u perzje gjentikisht me italianet. Nder 19 antigenet e ndryshem ne pozicionin HLA-B te gjetura ne popullsine shqiptare, me te shpeshtet ishin HLA-B51 (19.3%), -B35 (12.4%) dhe -B18(10.2%). HLA-B51 u gjet me frekuence me te larte(por jo shume i ndryshem) se sa ne popujt e evropes jugore (Italianet, Greket, Rumunet, Kroatet). Antigenet e tjera HLA-B kishin frekuenca me pak se 10%. Nje nga karakteristikat e popullsise shqiptare eshte frekuenca shume e ulet e HLA-B27(1.1%). Kjo gjetje eshte ne perputhje me te dhenat nga dy fshatrat italiane te banuar nga shqiptare dhe eshte e rendesishme te permendim studime te metejshme rreth lidhjes midis HLA dhe semundjeve. Qe do te thote, ky gen sherben per identifikimin e pacienteve me rrezikshmeri te larte per "ankylosing spondylitis" (AS) dhe mund gjithashtu te identifikoje pacientet mjaftueshmerisht heret ne rast te nje pikture jo te qarte klinike. Nje frekuence e ulet e ketij antigeni ndoshta na udhezon ne renien e ulet te AS tek shqiptaret ose ne te tjere antigene HLA-B te lidhur me semundje. Fatkeqsisht nuk ka te dhena te publikuara mbi perhapjen e AS ne popullsine shqiptare ose shperndarjen e geneve HLA midis pacienteve me AS nga Kosova.

    Nder nente antigenet HLA-Cw te caktuara ne kete kampion me te shpeshtat ishin HLA-Cw4 dhe -Cw7 me frekuenca te barabarta (16.2% sejcila). Frekuenca e larte e HLA-Cw7 eshte ne marreveshje me Evropianet e tjere, meqe HLA-Cw7 eshte raportuar te jete antigeni me prevalent.

    Gjithashtu u krye analiza dy-pozicioneshe e haplotipeve midis pozicioneve HLA-A,-B dhe HLA-Cw,-B (Tabela 2). Haplotipi me i shpeshte HLA-A,-B ishte HLA-A2,-B51(4.3%) si tek Greket (5.0%), Rumunet

    (4.5%) dhe Portugezet (5.3%). Haplotipi HLA-A1,-B8 eshte me pak i shpeshte se ne disa popullata fqinje. (1.1% krahasuar me greket 2.3%, italianet 4.2%, rumunet 4.4% dhe kroatet 6%. Frekuenca e ulet e ketij haplotipi mund te jete domethenes ne studimet e ardhshme epidemiologjike rreth semundjeve autoimunitare tek kjo popullate. Konkretisht, eshte e pranuar qe haplotipi HLA-A1,-B8,-DR3 eshte i lidhur me shume semundje autoimunitare(shembull: Systemic Lupus Erythematosus).

    Frekuenca e tij e ulet sugjeron gjithashtu nje perzjerje te ulet mes Shqiptareve dhe popullatave te tjera. Do te ishte interesante te studioheshin banoret e nje fshati te Kosoves (Janjevo) te populluar me Kroate si nje shembull i nje popullate te izoluar, dhe ti krahasojme keto rezultate me te dhenat e tanishme dhe popullsine Kroate.

    Perderisa studime te plota te Polimorfizmit HLA nuk jane raportuar ende per shumicen e popullatave te evropes jug-lindore, ashtu si nga popullsite e lindjes se afert, nuk mund te nxirret nje rezultat perfundimtar mbi origjinen e Shqiptarve. Te dhenat tona paraprake sugjerojne qe popullata Shqiptare tregon disa karakteristika te haplotipeve HLA Klasi I e per rrjedhoje nje studim i zgjeruar , perfshire analizat e ADN DR,DQ dhe haplotipet karakteristike HLA te zgjeruara, me metoda te tipizimit molekular do te ishin te justifikueshme.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga xfiles : 29-01-2008 më 17:49

  4. #14
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Une mendoj se keto te dhena jane me teper se te vlefshme per kete forum. Sic shihet ato popullin shqiptar perpos qe e paraqesin si autokton pertej nje 8000 vjecari (8000 vjet me pare per here te pare fillon te perdoret qumeshti i lopes si ushqim poashtu), tregon edhe per aftesine e ketij populli te shtrihet gjeografikisht ne gjithe egjeun e pertej.
    Kjo ka rendesi per mua sepse rri ne pajtim te plote me teorine time te "shkaperderdhjes se madhe" te kultures shqiptare e cila pushtoi gjithe boten e atehereshme duke i dhene spunto civilizimit njerezor te ngritet permbi format primitive te ekzistimit te shoqerive para shkaperderdhjes se madhe. Kulture dhe civilizim qe me inicimin e saj krijoi klustere te vecante civilizimesh pa te cilet bota kurre nuk do ta arrinte llojllojshmerine qe ka e me kete as pasurine dhe zhvillimin kulminant te sotem.

    E qe bazohet ne kualitetin e puritetit te esences se formes, te cilin ky gjen e transmeton te popujt tjere. ...
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #15
    Ja pse keto te dhena i doja ne shqip ne kete forum baptist Sa lexova rrjeshtat e para me nje fryme kerkova te perkthehej pasi dua qe ate mesazh ta lexojne te gjithe.

  6. #16
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Ja pse keto te dhena i doja ne shqip ne kete forum baptist Sa lexova rrjeshtat e para me nje fryme kerkova te perkthehej pasi dua qe ate mesazh ta lexojne te gjithe.
    Une per vete e lexova me "syrin e gazetes" ( me nje shikim ) dhe verejta ato qe po dilnin nga permbajtja. Por eshte fakt se ka nevoje per perkthim pak më me nge se qe eshte postuar. [Se eh ku e di une, mund te kete edhe te dhena kunderthenese..., sepse une metodikisht nuk bazohem ne kete lloj informatash "statistikore" por mund te konsiderohen me shume si mbeshtetese e me pak si mbeshtetje ose pikenisje ne studime historike]

    Pra nuk e kam lexuar me kujdes, por suma sumarum ajo qe pash une shkonte ne pajtim me ate qe shkrova siper.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #17
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    kjo gje eshte diskutuar me heret ketu:
    http://www.forumishqiptar.com/showth...t=82971&page=9

    nuk e dijme se Haplogrupi E3b1 a eshte me e vjetra apo jo por e verteta eshte se kryeqendra e ketij Hl eshte Kosova dhe jorastesisht quhet haplogrup i ballkanit.


  8. #18
    nuk e dijme se Haplogrupi E3b1 a eshte me e vjetra apo jo por e verteta eshte se kryeqendra e ketij Hl eshte Kosova dhe jorastesisht quhet haplogrup i ballkanit.
    Kaq e zorshme eshte te merret vesh?Duhet ekzistojne studime te ngjashme mbi eshtra te hershme,besoj se do te ishte relativisht e "lehte" te nxirrej nje perfundim.

  9. #19
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Nuk duhet të lihet anash edhe haplogrupi I, sepse edhe ky është ilir.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Dhe q'eshte me interesante se keto data perputhen me kulturen e Vinçes qe eshte me e vjetra ne europe pra Gjerdapi mund te kete qene si nje vendebanim i pare i pelasgeve e ilirve e thrakasve para 8000 vitesh.

    A ka mundesi ndonjeri prej jush te na spjegoje neve qe se njohim medecinen, nese kan kohe te na pershkruajne ne nje tablo domethenjet latine apo angleze si psh. çka do thot Haplogrupi etj...çkuptojmi me keto terma medicinale.

    ju falemnderit
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 30-01-2008 më 08:27

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  5. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •