Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Google përzgjedh Liljana Hoxhën ndër personat më të klikuar

    Është e angazhuar plotësisht në shtypin e shkruar, duke dhënë mendimin e saj, që si gjithmonë mbetet origjinal. Edhe pse ndihet shpeshherë e ‘censuruar’ në shprehjen e mendimit të saj, ajo përsëri nuk ndalet, duke shkruar pambarim. Dhe në fakt ka ardhur koha të shpërblehet, madje në mënyrë ndërkombëtare. Agjencia më e shpejtë e kërkimit, Google Internacional, në vazhdën e personave përzgjedhës nga e gjithë bota, në bazë të klikimeve në këtë ‘motor’ kërkimi, ka përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë pikërisht nusen e djalit të madh të ish-diktatorit Enver Hoxha, zonjën Liljana Hoxha. Ndihet mjaft ‘e përkëdhelur’ për këtë, mjaft e vlerësuar dhe e dashur nga personat që e lexojnë dhe e ndjekin hap pas hapi në veprimtarinë e saj, me mendimet dhe ‘dossierët’ e saj. Ja se ç’tregon vetë zonja Hoxha për këtë përzgjedhje në një intervistë të shkurtër për ‘Bluetooth’.
    Si e pritët ÇEK-un e ardhur nga GOOGLE, shoqëria më e madhe internacionale e kërkimit në Internet?
    U befasova shumë, pasi së pari nuk e njihja një fenomen të tillë. Nuk dija por me sa sondova posaçërisht pas kësaj, duket si eksperiencë e parë për Shqipërinë e programit GOOGLE ADSENSE. Natyrisht u emocionova shumë kur kontributi im për fitimet e GOOGLE INTERNATIONAL përfaqësonte Shqipërinë. Sepse zarfi fliste: POSTA SHQIPTARE, LILIANA HOXHA, Tirana, ALBANIA. Pra unë isha thjesht një anonime prej Shqipërie që iu kisha sjellë përfitime ekonomike, kur në Shqipëri censurohem politikisht.
    Mund të na thoni cila ishte shuma e çekut?
    Besoj se nuk është e rëndësishme të thuhet. Është një shumë modeste, për mua i rëndësishëm është thjesht vlerësimi.
    Për kufizimet që keni pasur në media, si kanë mundur t’ju ndjekin kaq shumë?
    Kjo është magjia e internetit. Çdo shqiptar i interesuar të më lexojë mua në çdo cep të botës, fillimisht do klikojë në GOOGLE emrin tim. Me sa duket, numri i klikimeve ka qenë i tillë sa të bëjnë të mundur dërgimin e CHEK-ut pa asnjë kontratë e detyrim ligjor midis këtij organizmi të fuqishëm ndërkombëtar interneti dhe një individi të panjohur të botës, që qëllova unë.
    Si e parashikoni ecurinë e mëtejshme?
    Me këtë rast, ‘GOOGLE INTERNATIONAL’ më dha mundësi komunikimi të drejtpërdrejtë. Nevojitet hapja e një sit web-i, të cilin me kohë kam dashur ta bëj për hir të censurës, por siç i thonë, prej mukajetit apo edhe mungesës së theksuar të ambicies, e kam lënë pas dore me moton: Lëri gjërat të vijnë vetë! ‘GOOGLE INTERNATIONAL’ vetvetiu ma dikton këtë zgjidhje, që çdo shqiptar ta ketë fare të lehtë të më gjejë madje në pavarësinë time totale. Veç kreative të jem.
    Cila do jetë përmbajtja e sitit të web-it tënd?
    Besoj se së paku ata që më kanë klikuar, e kanë tashmë të qartë që unë përpiqem vetëm për të vërtetën mundësisht të dimensioneve kombëtare. Deri më sot kjo e vërtetë është stigmatizuar nga unë hap pas hapi vetëm në thelb. Detajet do t’i zbardh tepër vonë, ose nëse vullneti politik i sotshëm dhe i nesërm të më detyrojë ta bëj për të qenë e pakundërshtueshme, siç kam qenë deri më sot. Falënderoj gjithë lexuesit e mi nëpërmjet ‘GOOGLE INTERNATIONAL’ dhe jo që automatikisht më dhanë notën sa jam gjallë, që nuk e shpresoja kurrë.

    P.S
    Me duket e cuditshme kjo, po juve ?

  2. #2
    une kujtoja se ishte Inis Gj. more, po kjo Liliana ç'ne? Nejse, zonje grua dhe kjo...
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

  3. #3
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Perse ju duket zonja LILIANA SOTIRI (HOxHA) me e klikura ne internet ne Google? Sa mire qe e kemi ne shqiptaret ,ne flasim dhe klikojme si kofini pas te vjelave. Kjo zonje qe nuk diti te dale nga Blloku ,ku çdo gje i shkonte ne shtepi,ku nuk njohu vuajtje dhe mjerim,ku lindi dhe rriti femijet e saj ,ne kushtet e nje borgjezeje dhe nuk mendoj se si rriteshin femijet e tjere ,jo qe nuk ka te drejte morale te flasi po dhe nuk duhet te lejohet nga vete qeveria . C'fare merite ka kjo zonje? E ema e saj nje pergjegjese e devotshme dhe sekretare Partie po qe bente ligjin te Kombinati Ushqimor ,nje grua arrogante dhe prepotente ,nje komuniste pa shpirt dhe i jati po i tille ne emrin e te bijes dhe te krushqise, te zhduknin nga puna pa ditur se ke nevoje te rritesh femije!!
    A i pelqeu asaj Enveri dhe Nexhmia dhe tani i eshte turrur si nje grifshe e keqe Nexhmies ,vjerres se saj . Cfare po kerkon kjo zonje? Ndonji shperblim si e persekutuar? Apo kerkon te hedhi balte aty ku se meriton?! S'me çudit kjo bishe qe eshte terbuar po me habit fakti qe kam patur dhe kam nje respekt per femijet e Enverit ,çfare i thote burri kesaj zonje te krrisur? Perse ai hesht ? C'fare kerkojne te fshehin keta burre dhe grua ? E dime se ç'fare fare rriten dhe edukuan ,ua njohim dhe femijet dhe lakuriqesite e grave te tyre! Valle kush e klikon kete monster? Po shikoni nji here ,nga sa persona ne bote klikohet ENVER HOXHA ? Cfare kerkon kjo zonje nga Nexhmija? Perse eshte irrituar kaq shume ? Perse akuzon te vjehrren per vdekjen e ENVERIT ,po turp nuk ka kjo femer? Perse nuk u irritua kjo ,kur populli skishte buke ,kur femijet e ketij vendi iken u larguan per nje jete qe se dinin as vete se ku shkonin ? Perse nuk priu e para ne demonstrata? Ajo ska bere asgje .Ku ishte kjo femer qe ne koke ka lloj lloj fantazish te semura, pse se tregoi kjo qe nuk ishte per socializem dhe le te bente ca vite burg? Asaj i pelqente jeta mondane e bllokut ,per mua kjo eshte nje mosmirenjohese. Le ta votoje jo google po dhe kush te kete qejf. Personalisht e urrej dhe kam nji antipati.Kaq keq eshte katandisur kjo zonje ? Perse si çon ato para ne nji spital dhe te tregoje qe ben nje bamiresi nje here te vetme,por na gezohet se klikohet per budalliqet dhe sajimet duke filluar qe nga Isuf Kalo,Ramiz Aline,Nexhmije Hoxhen ,pikerisht ata qe e mbajten afer dhe ja blene mendjen....Pse nuk e nderron mbiemrin kjo zonje kur na qenka kaq namusqare....kjo eshte thjesht nja karrieriste e ndyre qe kerkon te fitoje lek duke hedhur balte per ate bote ku ne cilen nuk vuajti aspak!!Ndersa ne te gjithe,duke filluar qe nga gjysherit tane,prinderit tane,neve vete na takon te shkruajme nje liber me vuajtjet tona,me kurbetin tone dhe me vdekjen e mijerave te rinjve dhe te rejave.....me korrupsionin qe vuan populli jone dhe varferine....Le te ndihmoje popullin ajo dhe mos na shese dengla neper faqe internetit me budalliqet e saj!
    Mbase nepermjet ketij klikimi zonja e nderuar do na kerkoje nje vend ne Parlament apo qeveri..
    Koha jote perendoj zonje!


    Ps....Kam nje vleresim te madh per shkrimtarin Ismail Kadare,por jo si njeri,por vetem si shkrimtar.
    Kjo zonje me beri ta kujtoj pasi ne 1990 ai vete shkroj "Te gjithe ata qe iken,ishin jashteqitja e kombit" dhe pak kohe me mbrapa erdhi dhe ai vete te "jashteqitja"!
    Duke u quajtur edhe ky i persekutuar ne nje kohe qe ka qene keshilltari i Enver Hoxhes dhe nuk ka vuajtur fare as ai!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 27-01-2008 më 23:04
    "Carpe Diem"

  4. #4
    Feniks. Maska e niktironci
    Anëtarësuar
    25-03-2007
    Vendndodhja
    Aty ku jetohet.
    Postime
    337
    Hipokrizia eksistonte dhe egsiston ne te gjitha sistemet.
    Ne mbreterite, ne fashizem, komunizem socializem si edhe kapitalizem .
    Eshte pjese e pandare e jetes se perditeshme.Mendoj qe njerezit ``mendojne`` se kane ndryshuar por as qe mund ta coj neper mend se eshte e vertete.Ata mbeten te tille deri sa te vdesin.

  5. #5
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    E kush na e paska kliku kaq shume kete zonjen?

    Per mua fiton Bleona.
    As qe du me dit!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Une besoj se ketu eshte bere nje gabim i madh nga gooogle ...
    Me siguri se njerzit kane kerkua "Hoxha" e pastaj google motorri i ka derguar tek kjo zonja...
    e kuptohet se Enver hoxha eshte ende personi me i perfolur ne internet...pro kjo Liljana i paska kositur edhe parat e Xhagjit....
    postoni ndonje link apo ndonje tekst shkrim nga kjo zonje qe te vleresojmi ketu...se kjo me duket e pabesushme...
    Nje rast; per nje vite videot e mia jane shiquar apo klikuar nga me se 70 000 persona, nuke jane shume por atehere tek kjo Liljana paska patur me miliona...,?
    Po forumi shqiptar so do te kishte fituar nga google ?
    De na spjegon ndonjeri qe njehe me mire kete rregull te motorrve....

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Sa Kot Lexo Postimin
    E kush na e paska kliku kaq shume kete zonjen?

    Per mua fiton Bleona.
    Une qekur pashe kete videon mendova te kerkoj vetem per Nuri-meden dhe t'ja kaloj Bleones, i ka hik koha ksaj
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

  8. #8
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Nuk mendoj se eshte ajo me e klikuara ne google, ka shume te tjere, me siguri do jete ndonje gabim ose inskenim.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  9. #9
    Se mendon ti mer MaDaBer po e mendon Google qe e ka me fakte dhe shifra Eshte e drejte ose jo, e meriton apo jo, kjo eshte tjeter pune por fakti eshte qe kjo zonje paska numrin me te madh te klikimeve ne motorin Google dhe pike. Fjalet e tjera jane fukarallik.

  10. #10
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Perse ju duket zonja LILIANA SOTIRI (HOxHA) me e klikura ne internet ne Google? Sa mire qe e kemi ne shqiptaret ,ne flasim dhe klikojme si kofini pas te vjelave. Kjo zonje qe nuk diti te dale nga Blloku ,ku çdo gje i shkonte ne shtepi,ku nuk njohu vuajtje dhe mjerim,ku lindi dhe rriti femijet e saj ,ne kushtet e nje borgjezeje dhe nuk mendoj se si rriteshin femijet e tjere ,jo qe nuk ka te drejte morale te flasi po dhe nuk duhet te lejohet nga vete qeveria . C'fare merite ka kjo zonje? E ema e saj nje pergjegjese e devotshme dhe sekretare Partie po qe bente ligjin te Kombinati Ushqimor ,nje grua arrogante dhe prepotente ,nje komuniste pa shpirt dhe i jati po i tille ne emrin e te bijes dhe te krushqise, te zhduknin nga puna pa ditur se ke nevoje te rritesh femije!!
    A i pelqeu asaj Enveri dhe Nexhmia dhe tani i eshte turrur si nje grifshe e keqe Nexhmies ,vjerres se saj . Cfare po kerkon kjo zonje? Ndonji shperblim si e persekutuar? Apo kerkon te hedhi balte aty ku se meriton?! S'me çudit kjo bishe qe eshte terbuar po me habit fakti qe kam patur dhe kam nje respekt per femijet e Enverit ,çfare i thote burri kesaj zonje te krrisur? Perse ai hesht ? C'fare kerkojne te fshehin keta burre dhe grua ? E dime se ç'fare fare rriten dhe edukuan ,ua njohim dhe femijet dhe lakuriqesite e grave te tyre! Valle kush e klikon kete monster? Po shikoni nji here ,nga sa persona ne bote klikohet ENVER HOXHA ? Cfare kerkon kjo zonje nga Nexhmija? Perse eshte irrituar kaq shume ? Perse akuzon te vjehrren per vdekjen e ENVERIT ,po turp nuk ka kjo femer? Perse nuk u irritua kjo ,kur populli skishte buke ,kur femijet e ketij vendi iken u larguan per nje jete qe se dinin as vete se ku shkonin ? Perse nuk priu e para ne demonstrata? Ajo ska bere asgje .Ku ishte kjo femer qe ne koke ka lloj lloj fantazish te semura, pse se tregoi kjo qe nuk ishte per socializem dhe le te bente ca vite burg? Asaj i pelqente jeta mondane e bllokut ,per mua kjo eshte nje mosmirenjohese. Le ta votoje jo google po dhe kush te kete qejf. Personalisht e urrej dhe kam nji antipati.Kaq keq eshte katandisur kjo zonje ? Perse si çon ato para ne nji spital dhe te tregoje qe ben nje bamiresi nje here te vetme,por na gezohet se klikohet per budalliqet dhe sajimet duke filluar qe nga Isuf Kalo,Ramiz Aline,Nexhmije Hoxhen ,pikerisht ata qe e mbajten afer dhe ja blene mendjen....Pse nuk e nderron mbiemrin kjo zonje kur na qenka kaq namusqare....kjo eshte thjesht nja karrieriste e ndyre qe kerkon te fitoje lek duke hedhur balte per ate bote ku ne cilen nuk vuajti aspak!!Ndersa ne te gjithe,duke filluar qe nga gjysherit tane,prinderit tane,neve vete na takon te shkruajme nje liber me vuajtjet tona,me kurbetin tone dhe me vdekjen e mijerave te rinjve dhe te rejave.....me korrupsionin qe vuan populli jone dhe varferine....Le te ndihmoje popullin ajo dhe mos na shese dengla neper faqe internetit me budalliqet e saj!
    Mbase nepermjet ketij klikimi zonja e nderuar do na kerkoje nje vend ne Parlament apo qeveri..
    Koha jote perendoj zonje!


    Ps....Kam nje vleresim te madh per shkrimtarin Ismail Kadare,por jo si njeri,por vetem si shkrimtar.
    Kjo zonje me beri ta kujtoj pasi ne 1990 ai vete shkroj "Te gjithe ata qe iken,ishin jashteqitja e kombit" dhe pak kohe me mbrapa erdhi dhe ai vete te "jashteqitja"!
    Duke u quajtur edhe ky i persekutuar ne nje kohe qe ka qene keshilltari i Enver Hoxhes dhe nuk ka vuajtur fare as ai!
    Eshte shume normal reagimi yt DI_ANA. Por po te kujtoj vepren e nje gjeniu te letersise boterore qe ka luftuar sistemet totalitare (ka qene dhe ne luften e e Spanjes), Britanikut George Orwell: Animal Farm apo Ferma e Kafsheve. Liljana Hoxha se bashku me soj e sorrollop te Diktatorit dhe Bllokmeneve te tjere jane derrat, dosat, zagaret dhe bucet e kesaj ferme. Pasi mbaruan se ngreni kafshet e e tjera ato filluan luften brenda llojit. Keshtu dhe Liljana Hoxha perfaqeson nje nga ato kafshet e Fermes se Orwellit qe pasi shtypte nen emrin e diktatorit njerez te thjeshte e te ndershem, filloi te kafshonte ne llojine vet. Arsyet jane te qarta:
    per te pastruar figuren e vet duke u larguar nga familja Hoxha me teorine e viktimizimit dhe perndjekjes ajo largohet nga faji i perbashket; ndersa arsyeja tjeter jane paret e vjedhura nga populli shqiptar te cilat i mori vetem nje nga femijet e Enverit kurse tjetri mbeti me gisht ne goje. Ja perse eshte bere e famshme ajo ne Google sepse ne motoret e kerkimit shqiptaret donin te ngopeshin me luften qe plasi brenda familjes dhe te shikonin me kenaqesi sesi preken tashme ata me njeri-tjetrin qe deri dikur nuk guxonim ti shifshim as ne fotografi.
    FLANGO MA NON FLECTO

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Google – superfuqia e re
    Nga Davius në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-09-2005, 19:53
  2. Google Talk, programi i Google për chat
    Nga qoska në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 12:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •