Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 114
  1. #1
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237

    Kosova në festë, feston shpalljen e pavarësisë

    Sejdiu: Pavarësia brenda disa ditësh

    Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu thotë për BBC-në se shpallja e pavarësisë është vetëm çështje ditësh.
    Zoti Sejdiu tha se është përgatitur çdo gjë për shpalljen e pavarësisë në koordinim me faktorin ndërkombëtar.

    Janë edhe pak ditë, s'mund ta saktësoj edhe sot nga ky moment, por mbase për pak kohë do të kemi edhe një qëndrim të prerë e të qartë.

    BBC


    Kosova në festë në Ditën e Pavarësisë
    Lajmi më i fundit nga Kosova e Pavarur
    Deklara e Pavaresise se Kosoves dhe reagimet e botes shqiptare mbi te.
    Fjala juaj për këtë ditë historike
    Albumi Fotografik i Pavarësisës së Kosovës
    Qëndrimi zyrtar i shteteve të huaja mbi pavarësinë e Kosovës
    Shtypi i huaj mbi pavarësinë e Kosovës
    Reagimet kundër pavarësisë së Kosovës
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-02-2008 më 18:26
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  2. #2
    Feniks. Maska e niktironci
    Anëtarësuar
    25-03-2007
    Vendndodhja
    Aty ku jetohet.
    Postime
    337
    Me ne fund.
    He mer burra se na plaset.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Po Pra Enderrojne Kot Brenda Disa Ditesh
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Kosova në shënjestër të intrigave raciste antishqiptare

    Nga Baki Ymeri

    Bukuresht

    Thonë se shpifja shëmbëllen me një thes puplash që i mer era dhe është e pamundur për ti shuar me zjarr e barot. Sa herë shqiptarët dalin para botës me kërkesa legjitime për sovranitet kombëtar, del në shesh Dhelpra e Ballkanit me intriga raciste kundër kombit shqiptar. Ç'kërkojnë serbrit në Kosovë, pyeste Shqiptari i Bukureshtit para 119 vitesh, duke e karakterizuar Serbinë si një dhelpër dinake që e mashtron botën sot e kësaj dite me shpifje gjoja se shqiptarët qenkan myslimanë dhe myslimanët nuk kanë ç'kërkojnë në Europë. Të mashtrosh opinionin me kesonofobi konfesionale, të jesh antiislamik apo antiikrishterë, don të thotë të jesh racist. Po qe se anketon shpirtin shqiptar në Kosovë, pikëpyetje në mbushet një autobus shqiptarësh që e qesin fenë para kombit, pos atyre që ishin kundër ngritjes së Katedrales së Kombit në zemër të Dardanisë.

    Po qe se e shfleton numrin më të ri të revistës bukureshtare Lumea (janar 2008), revistë e cila shpërndahet në të gjitha kancelaritë qeveritare e presidenciale, mund të krijosh përshtypjen se autori i artikullit "Gjarpëri" e ka gëlltitur Kosovën" (Emil Neakshu), është ndonjë mashë e shërbimeve të fshehta serbe, për të konstatuar më në fund se nuk e njeh as serbishten dhe as historinë, por shkruan si ndonjë robot ballkanik, duke transmetuar publicitet mashtrues, duke hedhur mesazhe ksenofobe, duke i ripërsitur të njëjta sintagma banale të huazuara ad/hoc nga shtypi i Beogradit, duke e konsideruar Kosovën si "vatër e seksit, drogës dhe krimit", duke e përmendur shtatë herë sintagëm "terrorist" për një personalitet kosovar, duke e konsideruar Kosovën si "provincës serbe", duke përmendur Fatos Klosin sipas të cilit Osama Bin Laden paska qenë në Tiranë (1995), duke shpifur gjoja se guerilat kosovare "ishin të inspiruara nga metodat e përdorura nga Al-Qaeda, duke shpifur gjoja se divizioni Skënderbeu paska bërë pastrime etnike në Kosovë, në kohën e Fyhrerit, "jo vetëm kundër serbëve por edhe kundër minriteteve tjera, ndër të cilat edhe hebrenj", duke mos e përmendur të vërtetën se derisa serbët dhe sllavët e Maqedonisë kanë shitur mbi pesëmijë hebrenj, Shqipëria është i vetmi vend në botë që i ka mbrojtur duke mos e dorëzuar asnjë në duart vrastare të çetnikëve serbë apo nazistëve italo/gjermanë.

    Pasi hedh një garniturë intrigash të montuara kundër kryeminstrit Thaçi, autori Neakshu (rum.Emil Neacsu) ia zë për të madhe minsitrit të Jashtëm të Ukrainës që do ta përkrahë shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe sovranitetin e saj, duke hedhur më tej propaganda antiamerikane, veti kjo e udbashëve të Bukureshtit që kanë kryer shkollat sovjetike të spiunazhit. Dhe më në fund, në katër faqet e artikullit në fjalë, autorit i bien brekët, duke bërë fjalë për gadishmërinë që kishte Serbia për të instaluar raketa ruse në territorin e saj, si "stopim i një aventure tjetër ushtarake të NATO-s në Ballkan". Në këtë kontekst të gazetarisë mashtrimtare rrëshqet nga provimi i publicistikës ballkanike edhe drejtori i të përjavshmes independente Natiunea, Alexandru Paduraru, sipas të cilit në të gjitha enciklopeditë Kosova qenka "provincë serbe", duke e konsideruar elementin shqiptar si një grup etnik, gjegjësisht si një "rritje demografike" në krahasim me atë serb, duke parashtruar pyetjen banale "Vallë është normale që një grup etnik të mundë të shpallë pavarësinë (...), pa i lejuar vendit respektiv të intervenojë për të mbrojtur sovranitetin ndaj një territori që i përket? (Natiunea, nr.440, 16-22 janar 2008). Mos vallë rumunët e Besarabisë (Moldovës) qernkan "grup etnik" që u shkëputën nga Bashkimi Sovjetik para 16 vitesh (1992)?

    E përjavshmja bukureshter Natiunea, përndryshe ka botuar edhe artikuj me karakter konstruktiv, siç janë ato të zt. Tiberius Puiu, Xhelku Maksuti, autorit të këtij shkrimi dhe të zt. Zamfir Mihai, ky i fundit duke botuar në numrin e fundit (Pranojmë në redaksi, nr. 440/2007, fq.6-7) një letër prej një faqe e gjysmë me Kosovën në dritën e së vërtetës historike, duke e nxjerrë në pah lashtësinë trako/ilire, parasllave e paralatine, kur shqiptarët dhe rumunët ishin fqinj të parë, duke përdorur sintagmën Kosova (rum. Cosova) në vend të sintagmës Kosovo apo Moldovo, duke demaskuar poltikën serbe të diskriminimit të rumunëve të Luginës së Timokut, duke ia bërë më dije lexuesit se më tolerantë ishin turqit e një feje tjetër ndaj rumunëve të Ballkanit të cilëve ua mbyllën shkollat dhe kishat sivëllezërit e tyre ortodoksë, grekët, serbët dhe bullgarët (që nga viti 1913 e këndej). Autori Zamfir Mihai hedh poshtë idetë filoserbe të drejtorit të gazetës, duke i thënë: "Mos vallë doni që komuniteti ndërkombëtar të solidarizohet me pushtuesit serbë kundër kombit shqiptar"!

    Shqiptarët e pregadisin shtetin e ardhshëm

    Sipas lajmeve të kahershme bukureshtaretë huazuara nga Reuters, liderët e shqiptarëve të Kosovës po bëjnë pregaditjet për pavarësinë e regjionit, përkundër mahnitjeve të Perëndimit se Moskva mund ta mënjanojë, modifikojë apo blokojë planin eë OKB-së lidhur me pavarësimin nga Serbia . Me ndihmën e ekspertëve britanikë, kosovarët kanë përpiluar një skicë prej 140 faqesh lidhur me një ministri të ardhshme të Jashtme, si dhe një rrjetë ambasadash në 14 vende të Ballkanit dhe Europës perëndimore. Kyeqendra e parë, e paraparë për hapjen e një misioni diplomatik është Washingtoni, pas të cilit pasojnë Londra, Parisi, Berlini, Roma, Berna dhe Vjena, shqiptarët e Kosovës duke qënë të sigurtë se këto vende do ta pranojnë shtetin e tyre të ardhshëm. Janë duke u bërë përpjekje edhe për krijimin e një armate te Kosovës, hartimi i kushtetutës dhe realizimi i flamurit, liderët kosovarë duke premtuar madje edhe një konkurs për emblemën e flamurit të Kosovës. (Ziua (www.ziua.ro - mars 2007). Si i konsideronte para një muaji mass/media bukureshtare përpjekjet shqiptare për pavarësi?

    Rrugë e lirë për independencën e Kosovës, është titulli i artikullit të Bogdan Munteanut që e botoi e përditshmja Gandul (Mendimi), më 29 nëntor 2007. Në fotografi Frank Wisner (SHBA), Wolfang Ischinger (BE) dhe Alexandr Botsan-Kharchenko (Rusi), duke lajmëruar botën mbi dështimin e negociatave serbo/shqiptare. Kosova është Besarabia e Shqipërisë. Me gjithë kërcënimet e Tadicit se "pavarësia nuk do ta destabilizojë vetëm Serbinë por tëtë regjionin, madje edhe Europën", Kosova ka protekcion ndërkombëtar, kurse shqiptarët nuk militojnë për myslimanizëm dhe terrorizëm, siç shpifte Millosheviqi, por për independencë, në konformitet me të drejtën internacionale, për një shtet me kufinj të hapur ndaj Shqipërisë, Serbisë, Europës dhe Amerikës. Me të gjitha përpjekjet e kota të atyre që e përkrahin propagandën serbe lidhur me Kosovën, rumunët që e njohin historinë, e dinë se jemi vëllezër, dhe se gjaku ujë nuk bëhet.

    gazeta Ndryshe - E Marte, 22 Janar 2008

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Rusia: Kosova kurrë nuk do të antarësohet në OKB, nëse shpall pavarësi të njëanshme


    Rusia ka paralajmëruar Kosovën se nuk do të bëhet kurrë anëtare e Kombeve të Bashkuara nëse udhëheqësit e saj shpallin pavarësinë nga Serbia. Ambasadori rus në OKB, Vitali Çurkin theksoi dje gjithashtu se Kosova nuk do të lejohej të antarësohej në asnjë organizatë tjetër politike ndërkombëtare nëse shpall në mënyrë të njëanshme pavarësinë. Ai i bëri këto komente pasi kryeministri serb Boris Tadiç i tha Këshillit të Sigurimit se Serbia nuk do ta njohë kurrë sovranitetin e Kosovës. Serbia u kërkoi Kombeve të Bashkuara që të hedhin poshtë çdo shpallje të njëanshme të pavarësisë nga udhëheqësit shqiptarë të Kosovës dhe të mbështesin vazhdimin e negociatave për zgjiidhjen e statusit:

    Procesi për zgjidhjen e statusit të Kosovës nuk shënoi ndonjë hap përpara në sesionin e fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Presidenti i Serbisë Boris Tadiç foli dje në sesionin me dyer të hapura, ku theksoi para Këshillit të Sigurimit se Beogradi nuk do ta njihte kurrë pavarësinë e Kosovës. Ai tha se Serbia do të përdorte të gjitha argumentet ligjore dhe diplomacinë për të mbrojtur tërësinë e saj territoriale. Zoti Tadic i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit që të mos pranonte shpalljen e njëanshme të pavarësisë. “Një njohje e njëanshme e pavarësisë së Kosovës pa dyshim që do të përbënte një precedent. Askush nuk ka të drejtën që të destabilizojë Serbinë dhe Ballkanin me vendime të nxituara dhe të njëanshme që do të kishin pasoja të paparashikueshme për rajone të tjera me probleme separatizmi etnik. Ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë në një numër rastesh, që zgjidhja duhet të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, një rezultat i kompromisit të pranuar për të dyja palët dhe se duhet të sjellë paqe afatgjatë dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e vendit tim dhe rajonit”.

    Zoti Tadic bëri thirrje për përpjekje të mëtejshme për një zgjidhje përmes negociatave.

    Udhëheqësit e Kosovës pritet të shpallin pavarësinë në javët e ardhshme, pas dështimit të përpjekjeve ndërkombëtare për të arritur një marrëveshje me Serbinë. Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane pritet ta miratojnë këtë veprim, por Serbia dhe aleatja e saj Rusia, anëtare me të drejtë vetojë në Këshillin e Sigurimit, janë zotuar ta kundërshtojnë atë.

    Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi foli gjithashtu para Këshillit, në një sesion me dyer të mbyllura. Më pas ai doli para gazetarëve. “Kosova është gati, është e bashkuar. Shumë shpejt ne do të marrim një vendim dhe shpresojmë që komuniteti ndërkombëtar të na njohë shumë shpejt”.

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB nënvizoi se Këshilli i Sigurimit ende nuk kishte arritur një qëndrim unik dhe shtoi se nuk ka shumë kohë për të pritur. Ai i kërkoi Serbisë që të vepronte me maturi për të mos dëmtuar marrëdhëniet afatgjata me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. “Ishte një diskutim pozitiv. Ne e dimë se çfarë ka përpara. Nuk ka ndryshime përsa i përket faktit që këshilli është i bllokuar. Përcaktimi i statusit përfundimtar është shumë i rëndësishëm dhe në një mënyrë apo një tjetër kjo çështje duhet të zgjidhet. Ne përshëndesim gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të luajtur rolin e tij. Natyrisht që zgjidhja përfundimtare për problemin e atij rajoni është integrimi në institucionet evropiane, veçanërisht në Bashkimin Evropian, kjo është e ardhmja e këtij rajoni”. Por Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin, paralajmëroi se një Kosovë e pavarur nuk do të bëhej kurrë anëtare e Kombeve të Bashkuara. “Duke zgjedhur rrugën e veprimeve të njëanshme, Kosova nuk do të futet në radhët e anëtarëve të komunitetit ndërkombëtarë që gëzojnë njohje të plotë. Për fat të keq, disa vende do ta njohin, megjithëse do të ishte një shkelje e rezolutës 1244 dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, por nuk do të vijë dot këtu në OKB si anëtare me të drejta të plota. Nuk do të jetë në gjendje që të anëtarësohet në institucione të tjera politike dhe ndërkombëtare”. Seanca e djeshme e Këshillit të Sigurimit kishte si synim të përqendrohej tek veprimtaria e misionit të OKB-së në Kosovë dhe jo tek diskutimet për statusin. Joachim Rucker, Përfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së informoi Këshillin për misionin e OKB-së. Ai u tha gazetarëve më pas se UNMIK-u ka bërë ç’ka mundur duke pasur parasysh rrethanat, por se çështja e Kosovës duhet zgjidhur.

    Zëri i Amerikës



    Çertof: Evropa po

    bëhet terren i terrorizmit

    Nga Tendai Mafoza



    Zëri i Amerikës

    Sekretari i Sigurisë Kombëtare Majkël Çertof, thotë se në Shtetet e Bashkuara ka një rritje të kërcënimit për sulme terroriste nga Evropa Perëndimore.

    Duke folur për radion BBC, Majkël Çertof vuri në dukje rritjen e terrorizmit me burim nga brenda Evropës dhe paralajmëroi se Evropa Perëndimore mund të bëhet gjithnjë e më shumë një terren për zhvillimin e terrorizmit.

    Në një intervistë, zoti Çertof tha se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë për të forcuar masat e sigurisë, përfshirë kontrollin ndaj udhëtarëve që vijnë në Shtetet e Bashkuara nga Evropa Perëndimore. Ai tha se kontrolle të tilla janë të nevojshme.

    “Ne kemi një program që lejon shumicën e evropianëve që vijnë si turistë, që të udhëtojnë pa viza. Kjo do të thotë, që kontakti ynë i parë me ta është kur ata hyjnë në Shtetet e Bashkuara dhe kjo krijon një dritare fare të vogël mundësie për t’i kontrolluar”.

    Zoti Çertof nuk tha konkretisht se çfarë masash mund të merren në përpjekje për të zbuluar terroristët, por shtoi se do të merren masa, që udhëtimet dhe biznesi të mos preken negativisht.

    “Ne po përpiqemi të gjejmë një rrugë, që të kontrollojmë njerëzit të cilët vijnë nga Evropa pa penguar rrjedhën e udhëtimit dhe tregëtisë, që është një pjesë shumë e rëndësishme e ekonomisë sonë”.

    Zoti Çertof përmendi shpërthimet me bomba në Madrid në vitin 2004 dhe sulme të tjera të mëpasshme, ose tentativa për sulme në Britani, si prova që terroristët gjithnjë e më shumë po e shohin Evropën edhe si objektiv, por edhe si pikënisje për sulme.

    Por analisti i çështjeve ndërkombëtare Majkëll Coks i Fakultetit të Ekonomisë në Londër, i tha Zërit të Anerikës se megjithëse ai i kupon shqetësimet e Shteteve të Bashkuara, ai nuk beson se qeveria amerikane do të arrijë deri aty, sa t’u kërkojë udhëtarëve nga Evropa Perëndimore, që të kërkojnë viza për të vizituar Shtetet e Bashkuara.

    “Ata nuk do të heqin dorë nga programi për shmangien e vizave. Do të ishte shumë problematike dhe e vështirë dhe do të dërgonte një sinjal të gabuar politik. Së dyti, do t’i ngadalësonte shumë gjërat. Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë që njerëzit të regjistrohen. Kështuqë besoj se do të jetë një procedurë që 48 apo 72 orë para nisjes, ose edhe më parë, udhëtarët të regjistrohen në një sistem qendror kompjuteri që u jep zyrtarëve më shumë kohë që të kryejnë kontrolle”.

    Prof. Koks thotë se nuk beson që një program i tillë të ketë një ndikim të madh tek marrëdhëniet mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, nëse zbatohet. Ai tha se për udhëtarët kjo mund të sjellë pak probleme, por shtoi se njerëzit janë mësuar tani me kufizime të tilla.

    gazeta Ndryshe - E Premte, 18 Janar 2008

  6. #6
    Thaçi kishte kërkuar dje një datë zyrtare në Bruksel. Marrëveshja ishte bërë më parë, dje thjesht po ratifikohej. Me ç'merret vesh nga brenda bëhet fjalë për datën 6 shkurt. Dje ishte shpreh dhe Robert Bund, komandanti gjerman në Dardani, se s'ka më shtyrje, si dhe Kondoliza Rajs pardje në Berlin.

    Kosovo to declare independence on 6 February
    Pristina /23/01/ 16:08

    The independence of Kosovo will be declared on 6 February, Radio Kosovo cited sources close to the Kosovo's PM Hashim Thaci as saying.

    Radio Kosovo said that the document on declaration of independence will be adopted on 6 February in the Kosovo's Parliament, which would be followed by recognition by other countries.

    The same source added that the Parliament has already embarked upon preparations for that historic event, but did not specify whether will the European Union act in package or the recognition would be carried out by each country individually.

    http://www.makfax.com.mk/look/novina...4&NrSection=20

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Qeveria e Kosovës: Po bëjmë përgatitjet për shpalljen e pavarësisë

    Thaçi thotë se shpejt do t’u bëjë me dije qytetarëve kohën e shpalljes së pavarësisë


    Prishtinë, 3 shkurt 2008 (Kosovapress) Koha 20:12

    Thaçi thotë se shpejt do t’u bëjë me dije qytetarëve kohën e shpalljes së pavarësisë

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha të dielën se periudha kohore për shpalljen e pavarësisë veç është e ditur dhe shumë shpejt atë do t’ua proklamojë edhe qytetarëve të Kosovës, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Lulzim Basha tha se Kosova me plot vetëbesim, me maturi dhe vizion evropian po ecën jo vetëm drejt pavarësisë...
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Jakup Krasniqi: Kuvendi i Kosovës në bashkërendim me SHBA-të dhe Unionin Evropian, brenda muajit do të shpallë pavarësinë

    - Nuk ka argumente të tjera për arsyetimin e ndonjë propozimi eventual për shtyrje

    Jakup Krasniqi
    Kryetar i Kuvendit të Kosovës


    Musli Krasniqi
    Prishtinë, 4 shkurt

    Zvarritja e definimit të statusit politik të Kosovës deri në këtë periudhë, nga faktorët vendimmarrës është arsyetuar në forma të ndryshme. “Nevoja” për procese të njëpasnjëshme negociatore qe arsyetuar me domosdoshmërinë e kërkimit të çdo alternative për kompromis ndërmjet palëve, dhe për të “bindur” kundërshtarët e pavarësisë se kjo është zgjidhja e vetme e mundshme për Kosovën. Jo më pak se tri herë, arsyetime të shtyrjeve kanë qëlluar të jenë zgjedhjet në Serbi, herë parlamentare e herë presidenciale. Këto, më shumë janë nënkuptuar në kuadër të procesit dhe janë vlerësuar si të tilla nga këndi i analistëve dhe potencuar nga zyrtarë anonimë në qendrat e vendosjes, por nuk janë pranuar zyrtarisht. Nga liderët vendorë është vlerësuar shumë herë se zgjedhjet në Serbi nuk kanë kurrfarë ndërlidhjeje me Kosovën dhe statusin e saj. Sido që të jetë, duke e pasur parasysh rolin e Serbisë në gjithë këtë proces, faktorëve vendimmarrës ndërkombëtarë iu nevojitet një stabilitet i qëndrueshëm politik dhe një adresë e qartë edhe në Beograd.

    Mst: Brenda shkurtit

    Zgjedhjet e fundit serbe, ato për president, veçmas balotazhi i së dielës dhe fitorja e Boris Tadiqit, nga analistët është vlerësuar si eliminimi i pengesës së fundit për ta miratuar Deklaratën e Pavarësisë në Kuvendin e Kosovës. Udhëheqësit politikë të Kosovës kanë thënë se rruga e pavarësimit të Kosovës nuk mund të kushtëzohet nga proceset politike në Serbi. Ajo, sipas tyre, është hartuar në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. Sidoqoftë, ata kanë vlerësuar se demokratizimi i Serbisë dhe integrimi në strukturat euroatlantike, është në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë të hënën se është e udhës që Serbia të pranojë rrjedhat demokratike dhe realitetin e ri që është krijuar në Kosovë. Ndërkaq, proceset që zhvillohen në Serbi, sipas tij, janë të ndara nga proceset që janë duke u zhvilluar në Kosovë.
    Sa i përket datës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Krasniqi ka thënë se Kuvendi i Kosovës në bashkërendim me SHBA-të dhe Unionin Evropian, brenda muajit do të shpallë pavarësinë, për të cilën ai tashmë është i gatshëm.
    Në anën tjetër, serbët e Kosovës kanë thënë se në raport me Kosovën nuk do të ndryshojë asnjë gjë pavarësisht nga fitorja e cilitdo kandidat.

    Mst: Argumentet e paqëndrueshme

    Analistët vendorë vlerësojnë se zgjedhjet në Serbi e kanë hequr edhe një dilemë të komunitetit ndërkombëtar lidhur me kohën e përshtatshme për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Analisti Milazim Krasniqi, thotë se është konfirmuar presidenti i ri i Serbisë, edhe si një person i cili llogaritet më i moderuar dhe me prirje më proevropiane, dhe në këtë aspekt nuk ka argumente të tjera për arsyetimin e ndonjë propozimi eventual për shtyrje.
    Ai thotë se disa zëra të fundit ndërkombëtarë për shtyrje 30 apo 60-ditëshe të shpalljes së pavarësisë, nën arsyetimin se Tadiqit i duhet konsolidim i pushtetit, janë absolutisht të paqëndrueshme. Presidenti serb, sipas tij, është president në detyrë dhe e ka të gjithë infrastrukturën e pushtetit në duart e veta. “Prandaj, kushdo që thirret në një nevojë të tillë të tij, vetëm bën lojë të pamoralshme, sepse ai ishte president edhe në mandatin e kaluar. Kështu që nuk ka asnjë lloj arsyetimi të kësaj natyre”, tha për “Infopress” Krasniqi. Ai shprehet i inkurajuar nga deklarata e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit, i cili ka deklaruar të hënën se pavarësia do të shpallet gjatë shkurtit. “Le të shpallet edhe ditën e fundit të shkurtit nëse është e domosdoshme, por është mirë që po fiksohet së paku muaji, dhe pastaj ditët kalojnë dhe ne jemi në një situatë që gjatë këtij muaji të mbyllet ky proces”, tha ai.

    Mst: Sfidat

    Këto zgjedhje nga analistët janë vlerësuar si një lloj referendumi për Serbinë, e cila para vetes ka pasur dy rrugë: integrimin apo izolimin. Ishte vlerësuar se fitorja eventuale e Nikoliqit do ta kthente Serbinë e kohës së Milosheviqit, me pasojë izolimin ndërkombëtar. Ndërkaq, rizgjedhja e Boris Tadiqit është përshëndetur nga Perëndimi dhe është vlerësuar si shenjë se shumica e qytetarëve të Serbisë dëshirojnë që të vazhdojnë rrugën për në Evropë. Tri sfidat e radhës për Tadiqin vlerësohen rishikimi i pushtetit dhe raporteve me kryeministrin aktual Vojislav Koshtunica, i cili nuk i dha mbështetje në garën presidenciale, gjë e cila mund ta çojë Serbinë në krizë qeveritare dhe zgjedhje të parakohshme; ballafaqimi me çështjen e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe me përpjekjet për të çuar përpara procesin e përafrimit me Bashkimin Evropian. Nga Moska, ka dalë qëndrimi se “në zgjedhje të Serbisë kanë fituar dy gjysma, përkatësisht lideri formal dhe joformal, meqë dallimi në vota mes kryetarit Boris Tadiq dhe kandidatit Tomislav Nikoliq ka qenë minimal”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    He pra se mezi po presim, po kujt i plasi se nuk do hyje ne OKB, se ja na u prish gjiza ne.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Tani kaluan hic me pak se 3650 dite qe po enderrojm per kete Pavarsi.. dhe cdo dite eshte shpall por kot.. ishalla sa me shpejt behet.. e sa per Rusin sna behet von.. se sa ta kemi Ameriken pran nesh ben si don ajo..
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •