Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Perjashtuar Maska e havaja
    Anėtarėsuar
    05-11-2006
    Postime
    35

    Namazi I Nates

    Ju lutem juve qe keni dijeni te shumta rreth namazit te me tregoni si falet namazi i nates ?
    A eshte namazi i vitrit apo tjeter ?
    Po mendoj per namazin ne pjesen e trete te nates ku thuhet se Allahu lehte i fal mekatet ! Me tregoni si falet ju qe e keni falur ate apo keni lexuar si falet dhe qka duhet te thuhet dhe si te veprohet? ALLAHU JU SHPERBLEFTE ...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anėtarėsuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Namazi i natės

    Namazi i natės


    Allahu i Madhėruar thotė: “Ata i braktisin shtretėrit e tyre dhe i luten Zotit tė tyre nga frika dhe shpresa, ndėrsa ndajnė njė pjesė nga ajo qė Ne u japim”. (Es Sexhde, 16), ndėrsa pas kėsaj shton: “Dhe askush prej tyre nuk di ēfarė kėnaqėsi, tė fshehura prej tyre, i presin si shpėrblim pėr veprat e tyre”. (Es Sexhde, 17).

    Duke i pėrshkruar bėmirėsit, Allahu i Madhėruar, nė njė vend tjetėr, thotė: “Natėn flinin vetėm pak, dhe para agimit luteshin pėr faljen e mėkateve”. (Edh Dharijat, 17-18). Nga Katade dhe Muxhahidi transmetohet se kjo do tė thotė se gjatė tėrė natės, deri nė agim nuk flinin, por e kalonin nė ibadet. Nga Ibni Abasi transmetohet se lidhur me kėtė ka thėnė: “U kalonte tėrė nata, e tė mos i mbyllnin sytė fare”.

    Lavdiploti, gjithashtu, thotė: “Apo ai qė kohėn e natės e kalon nė adhurim, duke bėrė sexhde ose duke qėndruar nė kėmbė, ruhet nga bota tjetėr dhe me shpresė nė mėshirėn e Zotit tė vet”. (Ez Zumer, 9)

    Shejhul Islami Ibėn Tejmije thotė se shprehja “kanut” kėtu nėnkupton: vendosmėri nė bindje dhe se ai qė rrin gjatė nė kijam (kėmbė), ruku dhe sexhde quhet “kanit”.

    Duke i pėrshkruar ata qė vėrtet i binden Zotit, Lavdiploti thotė: “…dhe ata qė kalojnė netėt para Zotit tė tyre duke bėrė sexhde dhe duke qėndruar nė kėmbė”.(El Furkan, 64).

    Imam Buhariu nė “Kaptinėn mbi veēoritė e namazit tė natės” thekson zingjirin e transmetuesve tė hadithit nė fund tė tė cilit ndodhet Abdullah ibn Omeri, e ku thuhet: “Gjatė kohės sė Pejgamberit [alejhiselam], ishte njė njeri i cili sa herė qė shihte ėndėrr- ėndrrėn ia tregonte Pejgamberit tė Allahut [alejhiselam], andaj edhe unė kisha dėshirė tė shoh ėndėrr dhe t’ia tregoj Pejgamberit tė Allahut [alejhiselam]. Kėshtu njėherė, derisa ende isha fėmijė – gjersa, nė kohėn e Pejgamberit tė Allahut [alejhiselam] flija nė xhami – ėndėrrova se si dy melekė mė dėrguan afėr Zjarrit i cili mu duk se ishte i murosur si pus dhe se kishte dy shtylla. Nė tė pashė disa njerėz qė i njihja mė herėt, andaj fillova tė recitoj: ‘I mbėshtetem Allahut nga Zjarri!’ ndėrsa njė melekė tjetėr mė pyeti: ‘Ēke, pėrse dukesh i trishtuar?’ Ėndrrėn ia tregova Hafsės, kurse Hafsa ia tregoi Pejgamberit [alejhiselam], i cili i tha: “Sa njeri i mirė ėshtė Abdullahu, vetėm edhe tė ngritet natėn dhe tė falet!” Pas kėtyre fjalėve, ai flinte vetėm njė pjesė tė shkurtėr tė natės”.

    Argument tjetėr qė namazi i natės ėshtė i zgjedhur janė fjalėt e Pejgamberit [alejhiselam]: “Sa njeri i mirė ėshtė Abdullahu, vetėm edhe tė ngritet natėn e tė falet!?”, ngase me fjalėt e tij: “Sa njeri i mirė…” nėnkuptohet ai qė natėn ngritet dhe falet. Porosia tjetėr e kėtij hadithi ėshtė qė namazi i natės largon fatkeqėsinė.

    Nė hadithin tė cilin e transmeton Ebu Hurejra [radijallahu anhu] thuhet se Pejgamberi i Allahut [alejhiselam] ka thėnė: “Pas namazeve tė pėrcaktuara (dmth. farz), namazi mė i mirė ėshtė ai i natės”.

    Nga Ali ibn Ebi Talib [radijallahu anhu] transmetohet se atij, Fatimes, bijės sė Pejgamberit, Pejgamberi I Allahut njė natė u kishte trokitur nė derė dhe kishte pyetur: “A nuk po faleni?” – e unė u pėrgjigja: ‘O i Dėrguar i Allahut, shpirtėrat tonė janė nė dorėn e Allahut dhe ai i ringjallė (d.m.th. zgjon) kur Ai do’ – kur e thashė kėtė, Ai shkoi pa mė thėnė gjė. Pas pak e dėgjova se si, nė largim e sipėr, duke goditur vetėn nė ije, deklaroi: ‘…mirėpo njeriu, mė shumė se ēdokush tjetėr, ėshtė i gatshėm tė kontestojė’ (El Kehf,54).

    Ibn Betali thotė: ‘Edhe ky rast ėshtė argument sa ėshtė i respektuar namazi i natės dhe sa ėshtė lėvdėruar zgjuarja e anėtarėve tė familjes pėr kryerjen e tij”.

    Et Taberi lidhur me kėtė rast deklaron: “Sikur i Dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] tė mos e kishte zgjedhjen e namazit tė natės, ai me siguri nuk do tė shqetėsonte bijėn e vet dhe Aliu [radijallahu anhuma], posaēėrisht nė kohėn tė cilėn Allahu krijesave tė Tij ia ka caktuar pėr pushim. Mirėpo, ai pėr ta e ka zgjedhur atė qė pėr ta ėshtė mė mirė”.

    SI E KRYENTE PEJGAMBERI [alejhiselam] NAMAZIN E NATĖS

    Gjatėsia e namazit tė natės:

    Nga Abdullah ibn Mesudi [radijallahu anhu] transmetohet tė ketė thėnė: “Isha duke u falur me tė Dėrguarin e Allahut [salallahu alejhi ve selem] namazin e natės, dhe ai qėndroi aq gjatė nė kijam sa mė shkoi ndėr mend tė bėj diē qė nuk ėshtė e mirė”. Kur e pyetėn: ‘Po ēka kishe ndėrmend tė bėje?’- ai u pėrgjigj: ‘Kisha ndėrmend tė ulem, e qė Pejgamberin [alejhiselam] ta lė vetėm (nė kijam)’. El Hafizi thotė: ‘ Nė kėtė hadith ka argument qė Pejgamberi [alejhiselam] ėshtė pėckatuar pėr zgjatjen e namazit tė natės. Ibėn Mesudi atėherė ishte i fortė dhe ishte i pėrkushtuar nė pasimin e Pejgamberit [alejhiselam] dhe me siguri nuk do t’i shkonte ndėr mend tė iket, sikur Pejgamberi [alejhiselam] tė mos kishte qėndruar jashtėzakonisht gjatė kijamit. Mirėpo, shumė sahabė, si dhe tė tjerė pas tyre, konsiderojnė se mė mirė gjatė namazit tė bėhen sa mė shumė ruku dhe sexhde.

    Nė kėtė aspekt, nė hadithin tė cilin e transmeton Sevbani, ndėrsa e shėnon Muslimi, thuhet se Pejgamberi [alejhiselam] ka thėnė: “ Nė veprat mė tė mira bėn pjesė qė tė bėhet sa mė shumė sexhde”. Prandaj kjo, me gjasė, varet prej njeriut dhe nga rasti nė rast. Muslimi nė pėrmbledhjen e tij shėnon hadithin tė cilin e rrėfen Huzejfe e nė tė cilin thuhet se njė natė gjėrsa e falte namazin e natės Pejgamberi [alejhiselam], ai nė njė rekat i kishte recituar tri suret mė tė gjata (El Bekare, Ali Imran dhe En Nisa) dhe sa herė qė vinte nė ajetin ku madhėrohet Zoti e madhėronte, sa herė qė vinte nė ajetin ku lutet pėr diē, i lutej Allahut dhe sa herė qė vinte nė ajet nė tė cilin kėrkohet mbrojtja e Allahut, kėrkonte mbrojtje nga Allahu, dhe nė ruku qėndronte sa nė kėmbė, sėrish drejtohej dhe qėndronte kėmbė sa edhe i pėrkulur nė ruku, e mandej binte nė sexhde dhe ashtu qėndronte sa edhe nė kėmbė, e pėr kėtė nevojitet sė paku dy orė.

    Kėtė natė Pejgamberi mbase e kishte kaluar tėrė natėn nė namaz? Sa i pėrket netėve tė tjera, sipas rrėfimit tė Aishes, ai nė namaz tė natės zakonisht i kalonte rreth njė tė tretėn e natės”.

    Si dhe sa netė i kalonte Pejgamberi [alejhiselam] nė namaz?

    Nga Abdullah ibn Omeri [radijallahu anhu] transmetohet tė ketė thėnė: “Njė njeri e kishte pyetur Pejgamberin [alejhiselam] si falet namazi i natės, dhe ky i kishte thėnė: “Dy nga dy (rekate), po nėse ke frikė se do tė arrijė mėngjesi, atėherė fale sė paku njė rekat!”.

    El Hafidhi nė El Fet’hu thotė: ‘Sa i pėrket hadithit tė cilin e rrėfen Ibni Omeri, mė sė miri ėshtė qė ithtarėt t’i pėrmbahen atij, ngase kjo ėshtė pėrgjigje nė pyetje konkrete’.

    Nga Aishja [radijallahu anha] transmetohet tė ketė thėnė: ‘Pejgamberi [alejhiselam] natėn falte trembėdhjet (13) rekate, prej tė cilėve njė rekat tė vitr – namazit dhe dy rekate tė mėngjesit’.

    Nė pėrmbledhjet sahih nga Buhariu dhe Muslimi, nga ajo gjithashtu transmetohet tė ketė thėnė: ‘Ndėrmjet jacisė dhe namazit tė sabahut, Pejgamberi [alejhiselam] falte edhe nga njėmbėdhjet (11) rekate, me ē’rast nė ēdo dy rekate, ka dhėnė selam dhe nė fund ka falur vitr namaz me njė rekat’.

    Nė ē’kohė Pejgamberi [alejhiselam] zgjohej pėr namazin e natės?

    Nga Enesi [radijallahu anhu] transmetohet tė ketė thėnė: ‘Pejgamberi i Allahut gjatė muajit hante aq sa mund tė mendohej se (kurrė) nuk agjėron dhe agjėronte aq sa mund tė mendohej se nuk do tė prish kurrė. Kur natėn mendoje se nuk falet, do ta gjeje duke u falur, e kur mendohej se nuk flinte, mund ta takoje duke fjetur’.

    El Hafidhi nė El Fet’hu thotė: ‘Nga Pejgamberi [alejhiselam] ėshtė vėrtetuar se ai ėshtė falur edhe nė fillim edhe nė fund tė natės. Mirėpo, nė hadithin tė cilin e transmeton Abdullah bin Amri bin el Asi, Pejgamberi [alejhiselam] ka bėrė me dije cili namaz ėshtė mė i pranuari te Allahu i Madhėruar, me fjalėt: “Pėr Allahun namazi mė i pranuar ėshtė namazi tė cilin e ka falur Davudi [alejhiselam]. Pėr Allahun agjėrimi mė i pranuar ėshtė agjėrimi i Davudit [alejhiselam]. Ai flinte gjysmėn e natės, njė tė tretėn e kalonte nė namaz dhe sėrish flinte nė pjesėn e fundit dhe njė ditė agjėronte, ditėn tjetėr hante”.

    El Muhelebi thotė: ‘Davudi [alejhiselam] binte dhe flinte nė fillim tė natės. Pastaj, nė kohėn kur Allahu pyet: “A ka kush kėrkon diē, qė t’ia jap?”, zgjohej dhe falej. Mandej binte sa ėshtė e nevojshme pėr tė pushuar nga lodhja nga namazi i natės nė pjesėn tjetėr tė natės. Ky ėshtė gjumi nė kohėn e sehurit. Kjo mėnyrė e kryerjes sė namazit tė natės ishte e preferuar ngase i jepet vrull shpirtit dhe eliminohet mėrzia eventuale. Pejgamberi i Allahut [salallahu alejhi ve selem] lidhur me kėtė ka thėnė: “Allahut nuk do ti mėrzitet gjersa juve tė mos u mėrzitet”. Prandaj, Allahu [subhanehu ve teala] dėshiron qė me mėshirėn e Tij ta lėshoj sa mė gjatė dhe mirėsinė e Tij ta derdhė sa mė shumė. Mėnyra e sipėrshėnuar e kryerjes sė namazit tė natės ėshtė mė e lehtė, ngase gjumi i shkurtėr pas namazit tė natės e pushon trupin, eliminon dėmin e pagjumėsisė dhe plogėshtinė e trupit, pėr dallim nga pagjumėsia deri nė mėngjes. Njeriu kėshtu namazin e mėngjesit e pret i pushuar ashtu qė atij dhe obligimeve tjera ditore mund t’i qaset me pėrkushtim dhe nė mėnyrė active. Pos kėsaj, kjo ėshtė mėnyra mė e mirė tė largohet mendjemadhėsia, ngase gjumi nė pjesėn e fundit tė natės e rikthen freskinė e fytyrės dhe vitalitetin e trupit, e kjo njeriut i mundėson qė para tjerėve tė fshehė si e ka kaluar natėn. Pėr kėtė bėn fjalė ibn Dekik el ‘Idi’.

    Nė ēfarė dispozite bėn pjesė namazi i natės?

    Ibėn Abdulberi thotė: ‘Disa tabi’inė tė rallė konsideronin se namazi i natės ėshtė obligim (vaxhib) madje sa ėshtė e nevojshme qė tė mjelet njė dele’. Mirėpo, dijetarėt islam janė tė mendimit se ai ėshtė i lavdėruar (mendub). Et Tirmidhi nga Is’hak b. Rehevejhu thekson tė ketė thėnė: ‘Namazi i natės ėshtė namaz i atyre qė shoqėrohen me Kur`anin’. Njė mendim i tillė transmetohet edhe nga el Hasani. Me gjasė ky edhe ėshtė mendimi mė i drejtė. As nė te nuk ka deklarim tė pamohueshėm mbi obligimin e namazit tė natės.

    Faktorėt lehtėsues pėr kryerjen e namazit tė natės

    Dije se kryerja e rregullt e namazit tė natės ėshtė jashtėzakonisht e vėshtirė dhe e mundimshme, pos pėr ata tė cilėve kėtė ua lehtėson Allahu i madhėruar. Ekzistojnė gjithėsejt shtatė faktorė lehtėsues pėr kryerjen e rregullt tė namazit tė natės, prej tė cilėve katėr (4) janė me karakter tė jashtėm, ndėsa tre (3) me karakter tė brendėshėm.

    Faktorėt e jashtėm:

    1. Qė tė mos hahet dhe pihet shumė, ashtu qė njeriu tė mos i pėrbalojė gjumit. Nė kėtė aspect sekush ka thėnė me urtėsi: ‘Mos hani shumė, e qė tė detyroheni tė pini shumė dhe tė fleni shumė!’.

    2. Qė gjatė ditės tė mos lodheni me punėt e pėrditshme tė cilat rėndojnė fuqinė fizike dhe psikike tė njeriut, meqė njeriu ashtu i lodhur nuk mund t’i pėrballojė gjumit.

    3. Qė tė mos kapėrcehet tė fjeturit e shkurtėr nė orėt e pasditės (kajlula), nė mėnyrė qė tė pėrgatitemi pėr mosfjetje natėn dhe kryerjen e namazit tė natės.

    4. tė merret parasysh qė gjatė ditės tė gabohet sa mė pak, ngase gabimet e topitin zemrėn dhe pengon mėshirėn tė bjerė mbi te.

    Edhe sundimtarėt nė kėtė botė, vetėm atyre qė janė krejtėsisht tė sinqert, tė bindur dhe besnikė u lejojnė tė qėndrojnė me tad he privatisht tė shoqėrohen e bisedojnė me te.

    Transmetohet se disa njerėz i ishin ankuar Ibn Mesudit [radijallahu anhu] se nuk mund tė durojnė kryerjen e rregullt tė namazit tė natės, andaj ky u tha: ‘Prej tij ju largojnė mėkatet (tuaja)’.

    El Hasanit, gjithashtu, njė njeri i ishte ankuar duke i thėnė: ‘Nuk mund ta duroj namazin e natės, andaj mė pėrshkruaj njė ilaē!’ - ndėsa ky i tha: ‘Mos u bėn i padėgjueshėm ndaj Tij (dmth. Allahut) dhe do tė tė ndihmojė qė para Tij tė vigjėlosh gjatė tėrė natės!’.

    Nga Es Sevri rrėfehet tė ketė thėnė: ‘Pėr shkak tė njė mėkati qė e kisha bėrė, pesė muaj nuk ka mundur ta kryej namazin e natės’.

    Nga El Hasni, Allahu e mėshiroftė, transmetohet se kur shkonte nė treg dhe dėgjonte ē’flitet aty – zakonisht deklaronte: ‘Mendoj se kėta kanė pasur netė tė vėshtira dhe tė kėqija’. Tė gjitha llojet e mėkatit nė njė mėnyrė nxitin ashpėrsinė e zemrės dhe largojnė nga kryerja e rregullt e namazit tė natės, ndonėse sipas forcės sė ndikimit, posaēėrisht dallohet kafshata haram. Pėr dallim nga ky, kafshata hallall, si pak ēka tjetėr, e pastron zemrėn dhe e nxitė pėr mirė. Kėtė mė sė miri e dinė ata qė e pėrcjellin dhe kontrollojnė zemrėn e vet, ngase nė kėtė janė bindur praktikė, e cila ėshtė e bazuar nė Sheriat. Prandaj dikush prej tyre, me tė drejtė vėren: ‘Sa shumė ka kafshata pėr shkak tė tė cilave lėshohet namazi i natės! Sa shumė janė shikimet pėr shkak tė tė cilėve nuk recitohet Kur`ani! Njeriu nganjėherė pėr shkak tė kafshatės haram ose veprės sė pahishme nuk mund ta kryej sunnetin (dmth. Namazin e natės)’.

    Faktorėt e brendėshėm:

    1. Pastėrtia e zemrės dhe mosprishja e saj me risi, urrejtja ndaj muslimanėve dhe kurreshtjet e panevojshme lidhur me kėtė botė. Kjo e fundit, ngase ai qė ėshtė i preokupuar me problemet e kėsaj bote, nuk arrin tė zgjohet natėn, e nėse edhe zgjohet, nuk mendon pėr namazin, por pėr brengat dhe punėt e kėsaj bote, duke bredhur nėpėr mendimet e tij mėkatare.

    2. Frika nga mėkati dhe frika nga vdekja, e mbajnė zemrėn gjithnjė zgjuar,ashtu qė njeriu – sapo e kujton humnerėn e zjarrit tė Xhehennemit dhe tmerreve tė Ditės sė Gjykimit – sakaq i del gjumi. Nė kėtė kuptim nga Abdullah ibn Revaha transmetohet tė ketė thėnė: ‘kur robit tė Allahut i pėrmendet Xhenneti, ofshan gjatė pėr bukuritė e tij, e kur i pėrmendet Xhehennemi, sakaq i prishet gjumi’.

    3. Tė kuptuarit e vlerės sė namazit tė natės nga njeriu, ashtu siē flitet pėr te nė hadithet e sipėrshėnuara dhe traditėn, ėshtė i domosdoshėm edhe pėr atė qė tė zgjohet shpresa dhe dėshira pėr shpėrblim, e kur kjo tė arrihet, tek ai do tė shtohet dėshira pėr pozitė mė tė lartė nė Xhennet.

    Ē’thotė tradita lidhur me namazin e natės?

    Nga ibn el Munkediri transmetohet tė ketė thėnė: ‘Nga ėmbėlsirat e kėsaj bote kanė mbetur vetėm tri: namazi i natės, takimi me vėllezėrit nga feja dhe namazi me xhemat’.

    Nga Ebu Sulejmani transmetohet tė ketė thėnė: ‘Namazi i natės pėr ata qė e kryejnė ėshtė mė i ėmbėl sė argėtimi i natės pėr ata qė e kalojnė natėn nė tė. Sikur tė mos ishte nata dhe namazi i natės, nė kėtė botė nuk do tė dėshiroj ta jetoja as edhe njė ēast’. Ibn Mesudi [radijallahu anhu] – kur binte nata dhe njerėzit flenin – zgjohej dhe fillonte dhe tė recitojė ashtu qė zėri i tij dėgjohej, si zukama e bletės, deri nė mėngjes.


    www.edukataislame.com

  3. #3
    Perjashtuar Maska e havaja
    Anėtarėsuar
    05-11-2006
    Postime
    35
    Te faleminderit burbuqe1 dhe do te doja ta di nese ju e falni namazin e nates si e falni ate ?[COLOR="Black"[/COLOR]

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anėtarėsuar
    23-11-2007
    Postime
    197
    Selam alejkum moter! Eshte nga namazet e preferuara per mua, perjetohet me shume lidhshmeri-koncentrim me te madh, inshaAllah i kemi te pranueshem.
    Namazin e fali nga 2 reqate, (sikurse te namazit te sabahut ) .. mvarsisht se si ndodhem e pushueshme apo jo e plotesoi 8 reqate ( 2 nga 2 reqate ) plus namazin e vitrit. Nganjeher edhe veq 2 edhe mundohem ti zgjase ato, plus namazin e vitrit...

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=88949

    Vellau fatos hasolli e ka pershkruar kushtet menyren e te falurit shum mire, ne temen "Dobite e namazi"

    Pyetja: Si mund tė pėrcaktohet me orė njė e treta e fundit tė natės?

    Pėrgjigjja:
    Njė e treta e fundit tė natės nuk mund tė pėrcaktohet me orė tė caktuara, mirėpo ēdo njeri mund ta llogarisė atė, duke e ndarė natėn, nga perėndimi i diellit deri nė lindje tė tij, nė tri pjesė. Pasi tė kalojnė dy tė parat, pjesa e mbetur ėshtė pjesa e tretė e natės. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “All-llahu zbret ēdo natė, nė njė tė tretėn e fundit tė saj, nė qiellin e dynjasė dhe thotė: A ka njeri tė mė lutet e Unė t’i pėrgjigjem? A ka njeri qė tė mė kėrkojė diēka e Unė t’ia jap? A ka njeri qė kėrkon falje e unė ta falė?” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)Andaj ėshtė mirė qė ēdo besimtar tė kujdeset ta shfrytėzojė kėtė kohė, ose tė paktėn njė pjesė tė saj, pasi ajo ėshtė njė nga kohėt mė tė mira, nė tė cilat pranohet duaja.


    Pyetja: A lejohet falja e vitrit para gjumit dhe a konsiderohet kjo falje prej namazit tė natės, pasi, pėr shkak tė lodhjes sė ditės, nuk mund tė zgjohem para namazit tė sabahut?

    Pėrgjigjja:
    Nė njė hadith tė saktė transmetohet se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka porositur Ebu Hurejren qė ta falte vitrin para se tė flinte, andaj, nėse ti e di se nuk mund tė zgjohesh para namazit tė sabahut, atėherė mund ta falėsh namazin e natės, atėherė mund ta falėsh namazin e natės dhe vitrin para se tė biesh pėr tė fjetur, e pastaj, nėse zgjohesh para namazit tė sabahut dhe dėshiron tė falesh pėrsėri, mund tė falesh pa pasur nevojė qė tė pėrsėrisėsh namazin e vitrit.

    http://www.albislam.com/pyetje/Pyetj...sp?Tema=Namazi

    ne sajtin e mesiperm mund te gjesh shum pytje-pergjigje rreth namazit...

  5. #5
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    611. Ibnu Umeri r.a. thotė se Pejgamberi s.a.v.s. i falte natėn nga dy rekate, ndėrsa me njė rekat tė vitrit e mbaronte nafilen e natės. I falte nga dy rekate sunnet para farzit tė sabahut, sikur ezanin ta kishte nė vesh (pėr farzin e sabahut). (Muttefekun alejhi)
    633. Ebu Hurejre r.a. thotė se i Dėrguari i All-llahut ka thėnė: "Agjėrimi mė i vlefshėm pas Ramazanit ėshtė agjėrimi i muajit tė All-llahut, Muharrem, ndėrsa namazi mė i vlefshėm pas farzeve ėshtė namazi i natės". (Muslimi)
    634. Ibni Umeri r.anhuma thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Namazi i natės ėshtė nga dy rekate, ndėrsa nėse i frikohesh sabahut, atėherė fale vitrin me njė rekat". (Muttefekun alejhi)
    635. Ibnu Umeri r.anhuma thotė: "Pejgamberi i falte natėn gjithnjė nga dy rekate, ndėrsa vitrin e falte vetėm njė rekat". (Muttefekun alejhi)

    636. Aisheja r.anha thotė: "Pejgamberi s.a.v.s. nuk falte - nė Ramazan apo jashtė tij - mė shumė se njėmbėdhjetė rekate. I falte katėr rekate, e mos pyet pėr buku*rinė dhe gjatėsinė e tyre! Pastaj prap i falte katėr rekate, e mos pyet pėr bukurinė dhe gjatėsinė e tyre! Pastaj i falte tre rekate. Unė i thashė: "O i Dėrguari i All-llahut, a flen ti para se ta falėsh namazin e vitrit?" Pejgamberi s.a.v.s. u pėrgjigj: "Oj Aishe, sytė e mi flenė, por nuk flen zemra ime!" (Muttefekun alejhi)
    ndoshta e ke me te qart
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga eldonel : 23-01-2008 mė 07:56

  6. #6
    Perjashtuar Maska e havaja
    Anėtarėsuar
    05-11-2006
    Postime
    35
    Ju faleminderit per pergjigjet por nese ke lutje diqka per vete kur duhet thene ne sexhde apo ngritur ne kembe dhe ju lutem qfare eshte e preferueshme te lexohet apo sipas deshires ?
    ALLAHU JU SHPERBLEFTE

  7. #7
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Citim Postuar mė parė nga havaja Lexo Postimin
    Ju faleminderit per pergjigjet por nese ke lutje diqka per vete kur duhet thene ne sexhde apo ngritur ne kembe dhe ju lutem qfare eshte e preferueshme te lexohet apo sipas deshires ?
    ALLAHU JU SHPERBLEFTE
    lutja behet ne sexhde kurse eshte mire me zgjat sa me shum qe din kuran kurse cilat sure jane te preferueshme mi than une nuk po di qe din dikush le te poston, une per veti i tham qato qe i di ne njefare menyre sipas deshires une keshtu e di nese gaboj diq Allahu ma falt
    qe ka dikudh naj argument le ta posto
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga eldonel : 23-01-2008 mė 18:42

Tema tė Ngjashme

  1. Adhurim
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 06:08
  2. Pse falem? Si e falė unė Namazin!
    Nga useid nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 05-06-2007, 11:29
  3. Namazi - Dispozita, urtėsia dhe vlera e tij
    Nga La_Lune nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 15:05
  4. Si te falet namazi, pershkrim i shkurter dhe i qarte.
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 06-11-2005, 22:24
  5. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •