Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    shqiperi
    Postime
    33
    Behet fjale per ADSL me dalje rrjeti.Jam dakort me ty,qe windows duhet te restartohet,qe te njohe ndryshimet ne IP addess,por ne shume kompjutera,me te njejtin windows XP, e ndryshon adresen IP dhe ndryshimet ruhen pa restart kompjuteri.Megjithate pse pas restartit nuk ruhen te dhenat e IP,por kthehet ne gjendje automatike?Proven ne kompjuterin tim e bej me disa lloje modemesh ADSL dhe e njejta situate ndodh.Faleminderit

  2. #12
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Për cilin version të Windows bëhet fjalë?

    Në Windows 2000, XP, Vista nuk kërkohet rinisja e kompjuterit për të ndryshuar IP-në. Kompania që të ofron shërbimin e Internetit mund ta ketë ndërtuar rrjetin në atë mënyrë që të përdorësh vetëm një adresë IP, atë që zgjedh kompania, jo atë që do ti.


    Për lidhjet DSL, pajisja që lidhet me kompjuterin mund të jetë një modem i thjeshtë, ose mund të jetë modem dhe router bashkë. Nëse është vetëm modem, atëherë IP-në e merr Windows. Nëse është modem dhe router bashkë, atëhërë IP-në e merr routeri. Shiko manualin e pajisjes (mund ta gjesh edhe në Internet) për të kuptuar nëse është një modem i thjeshtë apo modem dhe router njëkohësisht.

    Për lidhjen modem -> kompjuter

    Nëse kompjuteri lidhet direkt me një modem të thjeshtë, pa router, atëherë për të rinovuar IP-në mjafton të paaftësosh dhe të aftësosh lidhjen, pa rinisur Windows. Ndiq një nga mënyrat më poshtë.

    1. Hap panelin e kontrollit > lidhjet e rrjetit.
    2. Kliko me të djathtë mbi lidhjen e Internetit dhe zgjidh paaftëso (disable).
    3. Klikoje prapë dhe zgjidh aftëso (enable).


    Të njëjtën gjë mund ta bësh edhe nga një dritare DOS me këto komanda:
    1. Shkruaj komandën cmd /K ipconfig /release tek menyja nis > ekzekuto (start > run)
    2. Tek dritarja e DOS shkruaj komandën ipconfig /renew



    Për lidhjen modem/router -> kompjuter

    Nëse kompjuteri lidhet me një modem/router, qofshin të bashkuar apo të ndarë, ju duhet të rinisni routerin për të rinovuar IP-në. Mënyra më e thjeshtë për të bërë këtë është duke e shkëputur modemin/routerin nga korrenti për disa sekonda. Disa modema/routera kanë një buton posaçërisht për këtë punë, të quajtur power ose reset. Rinovimi i IP-së mund të lejohet edhe nëpërmjet panelit të kontrollit të routerit me butonat Release dhe Renew.


    Pse mora prapë të njëjtën IP?

    Përdorimi i mënyrave më lart nuk të garanton që Windows-i do marrë IP tjetër sepse IP-në ia cakton kompania e Internetit e cila mund të zgjedhë përsëri të njëjtën IP ose një IP të re.

    Disa kompani bazohen në adresën MAC të modemit/routerit ose kompjuterit për të caktuar IP-të. Modemit nuk ia ndryshon
    dot adresën MAC. Routeri mundet ta lejojë ndryshimin e adresës MAC në panelin e kontrollit (quhet Clone MAC Address).
    Kompjuterit mund t'ia ndryshosh adresën MAC me hapat e shpjeguar në temën Si të ndryshoj adresën MAC? Ndryshimi i adresës MAC
    është thikë me dy presa se mund të marrësh IP të re, por mundet edhe të mos lidhesh dot fare; varet nga rregullat e kompanisë. Nëse e ndryshon adresën MAC dhe nuk lidhesh dot fare, duhet ta kthesh prapë adresën origjinale.


    Pse nuk mund të zgjedh vetë një adresë IP?


    Adresat IP janë të kufizuara dhe ato caktohen nga kompania që ofron Internetin. Nëse ju zgjidhni një adresë IP tjetër, ajo mund të jetë në përdorim nga një kompjuter tjetër dhe nuk do mund të lidheni. Edhe nëse IP-ja është e lirë, kompjuteri juaj ose kompania e Internetit mund të jenë konfiguruar që të punojnë vetëm me një adresë të caktuar.

    Për lidhjen e Internetin nuk duhet vetëm adresa IP, por edhe disa adresa të tjera si subnet, gateway, dns. Kompania e Internetit mund t'i ndryshojë këto adresa, prandaj është mirë që konfigurimi i lidhjes në Windows të bëhet vetvetiu (automatic) për të azhurnuar adresat sa herë që ato ndryshojnë.

    Nëse ju i ndryshoni manualisht adresat e lidhjes dhe Windows nuk i ruan ndryshimet, ndonjë prej programeve për lidhjen e Internetit mund t'i kthejë ato mbrapsht. Këtë program mund ta ketë instaluar kompania që ka bërë lidhjen e Internetit me qëllim që kompjuteri të jetë gjithnjë i konfiguruar siç duhet dhe të mos u ndërpritet lidhja.
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 09-02-2008 më 12:22
    Edi

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    shqiperi
    Postime
    33
    Faleminderit per pergjigjen Edi.Behet fjale per PC me winXP sp2.Thjesht nje vendosje e IP ne local area connection,kerkon restart te kompjuterit edhe pa u lidhur ne rrjet ose me ADSL.A eshte normale kjo dhe si mund te zgjidhet?Ne kete kompjuter me duhet te vendos shpesh Ip per prova te ndryshme dhe restartimi krijon jo vetem bezdi por edhe pas restartit, nuk me ruhen ndryshimet e bera,por gjendja kthehet ne automatike.Ne kompjutera te tjere,kjo gje ne pergjithesi nuk ndodh.Faleminderit edhe nje here .

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e s138942
    Anëtarësuar
    24-06-2007
    Vendndodhja
    Torino
    Postime
    172

    Exclamation Program per te ndyshuar ip.

    Egzistojne dhe programe per te ndryshuar ip, un tek pc qe kam ne shtepi kam te instaluar nje te till i cili funksionon vetem me mozilla dhe pasi ta aktivizojsh arrin te nderroje ip ne menyre automatike qdo her qe ti ndryshon faqe apo ben refresh, problemi eshte se ngadalson paksa lidhjen me internet pra duhet te kesh nje pc te fuqishem.
    Kete program e perdorin shum veta per te rritur numrin e vizitava te faqes web, pasi ata aktivizojne kete program pastaj hapin faqen e tyre te internetit me ane te nje programi ose nje tjeter faqe web e cila ben refresh mbi faqen tuaj ne menyre atomatike qdo 1, 2, 3 sek apo nje kohe qe e vendos ti. Me kete menyre mund te mund te arrijsh te bejsh pak a shum rreth 5000 vizita ne dit per faqen tuaj te interneti dhe keto vizita shenohen sikur kan ardhur nga shtete te ndryshme te botes dhe pesona me ip te ndryshem edhe pse te gjitha i ke ber ti nga pc yt.
    Nese ndonjerit i intereson ky program sme kujtohet emri tani pasi jam ne pc e shkolles dhe jo ne shtepi por mjafton te bejsh paksa kerkime me google dhe sigurisht qe do e gjeni.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-03-2008
    Postime
    108
    kam netkafe ,te ju sqaroj pakez tek serveri kom ip use the following ip adresse dmth nuk e kam automatically,mirpo tek te tjerat kompjutera eshte automatically a ka problem pse serveri i ka ip use following ndersa te tjerat kompjutera automatically me sqaroni flm shum

  6. #16
    :::))))((((::: Maska e ai_shoku
    Anëtarësuar
    03-08-2007
    Vendndodhja
    United States Of Albania
    Postime
    247
    Program qe nderon ip eshte dhe Hide IP Platinum punon me firefox

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Si të ndryshoj adresën MAC?
    Nga all4u në forumin Rrjeti kompjuterik
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-07-2008, 06:29
  2. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  3. Çfare doni te ndryshoj ne kete forum?
    Nga Hyllien në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 30-01-2004, 06:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •