Close

Rezultati i Sondazhit: Te hiqet Mozaiku?

Votues
148. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po

    51 34.46%
  • Jo

    97 65.54%
Faqja 0 prej 24 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 475
  1. #-19
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Mozaiku i Muzeut Kombetar: Te hiqet apo jo?

    Drejtori i Muzeut Historik Kombetar kerkon te hiqet mozaiku. Me poshte jane disa mendime pro dhe kunder (perfshire dhe opionione nga artistet e mozaikut.) Ju si mendoni?

    (Nga Shekulli)

    Tė hiqet mozaiku ideologjik

    Drejtori i Muzeut Historik Kombėtar, Beqir Meta, propozon zhvendosjen e mozaikut tė famshėm 26-vjeēar, duke e cilėsuar si ideologjik dhe nė mospėrputhje me brendinė e institucionit. Njė nga autorėt e quan "ide e ēmendur", ndėrsa tjetri "ēėshtje shtetėrore"

    "Jam apo jo unė nė krye tė Muzeut Kombėtar, mozaiku do tė zhvendoset qė aty",- na tha dje, drejtori i MHK-sė, Beqir Meta pėr mozaikun nė pjesėn ballore tė godinės sė muzeut, i quajtur "Shqipėria" dhe i realizuar nė vitin 1981. Sipas Metės, kjo vepėr nuk pėrputhet me brendinė e MHK-sė. Ėshtė tepėr ideologjike pėr tė prezantuar historinė e njė populli. Meta mohon qė kjo ide tė jetė nxitur nga qėndrime politike, madje sipas tij kjo zhvendosje nuk cėnon askėnd, tė majtė apo tė djathtė qofshin (!) Ai po mbledh opinione pėr kėtė ide tė vetėn qė ka hedhur, pėr ta konkretizuar mė vonė me miratim qeverie. Nė njė tė ardhme, sipas drejtorit prej dy vitesh i MHK-sė, nė vend tė tij mund tė vendoset njė vepėr tjetėr ku tė shprehet identiteti kombėtar. Ndėrsa mozaiku ekzistues tė ruhet dhe tė ekspozohet nė njė tjetėr ambient brenda, apo jashtė godinės.

    Ai mozaik ka qenė halė nė sy pėr ata qė e shohin thjesht dhe vetėm si "njollė" e njė sistemi, nga i cili nuk duhet tė mbetet asgjė. Diskutimi nėse duhet tė vazhdojė tė jetė aty ku ėshtė apo jo, nuk ėshtė i ri. Tentativa e parė pėr tė vėnė dorė ishte gjatė qeverisjes sė djathtė tė pas nėntėdhjetės. Bėhet fjalė pėt heqjen e yllit pesė cepėsh dhe tė gėrmave PPSH, nga flamuri i mozaikut. Ndėrhyrje kjo e bėrė me vendim tė qeverisė sė atėhershme. Ka pasur tentativa tė mėvonshme pėr tė ndryshuar pėrmbajtjen, gjė qė sipas specialistėve nuk ėshtė e mundur teknikisht. Tanimė flitet pėr heqjen e plotė tė tij, ēka s'mund tė bėhet thjesht me vendim qeverie, por me konsultimet e specialistėve dhe kalimin nė disa komisione e kėshilla, siē ėshtė ai Kombėtar i Restaurimit.

    Zoti Meta pse kėrkoni heqjen e mozaikut?

    Mozaiku duhet tė ndryshojė. Nuk ėshtė se kemi ndonjė fobi ndaj kėsaj vepre. Ėshtė i ndėrtuar nė formėn e njė pllakate tė realizmit socialist, njė vepėr ideologjike, mbi aleancėn mes punėtorėve, ushtarėve, fshatarėve… Ideologjizmi qė paraqet kjo vepėr bie ndesh me brendinė e muzeut, me konceptin qė ne kemi pėr tė si dėshmi e qytetėrimit. Brendia e Muzeut nuk ka lidhje me ideologjinė, duhet tė jetė i ftohtė nė kėtė aspekt. Ai mozaik ėshtė balli i muzeut, gjė qė nuk i pėrshtatet. Ėshtė e njėjta gjė sikur dikujt t'i ndryshosh emrin, kur ka njė emėr tjetėr.

    Nuk mendoni se i keni hyrė njė "misioni" tė vėshtirė?

    Sigurisht qė ėshtė njė punė e vėshtirė. Dikush duhet ta ndėrmerrte njė hap tė tillė. Pėrveē mentalitetit, tė cilin kemi pėr detyrė ta ndryshojmė, kemi tė bėjmė edhe me tė drejtat e autorit, vlerat e veprės. Ka shumė qė e kanė quajtur mediokre, megjithatė, kjo nuk mė mbetet mua pėr ta gjykuar. Nuk i dihet tė ardhmes. Do tė jem ose jo unė drejtor, ai mozaik do tė lėvizė qė aty. Madje e gjithė pamja e jashtme e muzeut do tė ndryshojė, pasi i ngjan mė shumė njė burgu, se sa njė institucioni qė rrezaton kulturė. Ka nevojė pėr njė veshje tjetėr, sigurisht pa prishur arkitekturėn. Por kėtė do ta zgjidhin arkitektėt dhe piktorėt nė bashkėpunim me historianėt.

    Nėse heqja e mozaikut nuk ėshtė thjesht njė ide, nė ē'fazė jeni me kėtė proces dhe ē'mendojnė pėr kėtė punė specialistėt?

    Momentalisht jam nė faza opinioni. Kjo ėshtė ēėshtje e hapur, ndaj edhe unė po e bėj publike, me qėllim qė tė mblidhen sa mė shumė mendime, nė mėnyrė qė ideja qė kam hedhur tė pasurohet. Do tė bėjmė njė bilanc tė gjithė kėsaj, pėr tė arritur nė njė pėrfundim dhe tė bėjmė diēka qė tė mbesė. Ėshtė njė ēėshtje tė cilėn e kam diskutuar me specialistė tė ndryshėm, me arkitektė italianė dhe specialistė tė muzeve. Ka qėndrime tė dyanshme. Disa thonė qė nuk shkon, qė nė ballė tė muzeut tė jetė ky mozaik, tė tjerė e shohin nė mėnyrė ekzotike dhe janė pėr ruajtjen si njė gjurmė tė socializmit.

    Po specialistėt shqiptarė ē'mendojnė?

    Ka reagime nga mė tė ndryshmet. Disa reagojnė me dhimbje sepse mendojnė se mozaiku do tė shkatėrrohet, por kjo nuk ėshtė e vėrtetė. E kemi kaluar tashmė fazėn e shkatėrrimit tė gjėrave pėr tė ndėrtuar tė tjera. Jemi njė vend qė kėrkojmė tė integrohemi nė Bashkimin Evropian dhe sigurisht kjo nuk bėhet me shkatėrrime.

    Qoftė edhe si gjurmė e njė periudhe qė nuk do tė harrohet lehtė nga shqiptarėt, nuk mendoni se mund tė qėndrojė aty ku ėshtė?

    Nuk kemi pse e konsiderojmė nė kėtė mėnyrė. Nė muze ruhen vlera mijėravjeēare dhe kemi se ē'lėmė si gjurmė. Kjo ėshtė edhe njė padrejtėsi qė i bėhet historisė. Socializmi paraqet vetėm 40 vjet, ndėrkohė qė historia jonė ėshtė mijėra vjeēare dhe ka kaluar pėrmes etapash shumė tė rėndėsishme. 40 vjet nuk mund tė dominojnė mbi 3 mijė vjet. Nė historiografi njė periudhė nuk vlerėsohet nga qėndrimet personale tė njėrit apo tjetrit, por nga rezultati. Dhe rezultati i kėsaj periudhe ėshtė i dhimbshėm. Megjithatė ne nuk do ta fshijmė kėtė periudhė, por do ta kujtojmė me dhimbje.

    Nuk keni frikė se kjo ide e juaja do tė merret si politike?

    Nuk ka pse tė preken tė djathtė e tė majtė. Muzeu ėshtė i tė gjithėve, ėshtė kombėtar. Identiteti kombėtar ėshtė ēėshtje shpirtėrore.

    Ēfarė mendoni se mund ta zėvendėsojė kėtė vepėr, sipas jush tė papėrshtatshme?

    Le tė jetė njė vepėr qė paraqet formimin e popullit, le tė fillojmė me rrėnjėt e historisė, qė nga ilirėt pėr tė vazhduar me formimin e kombit e tė shtetit. Duhet tė japim thelbin e identitetit, tė shpirtit shqiptar. Mund tė gjenden mėnyrat pėr ta paraqitur kėtė ide nė mėnyrė artistike. Nėse do tė ndėrtojmė aty njė mozaik, atėherė ėshtė mirė qė nė tė paraqitet identiteti kombėtar.

    Cili do tė jetė fati i mozaikut ekzistues?

    Mozaiku ėshtė i lėvizshėm. Nuk do tė shkatėrrohet, por nuk e ka vlerėn aty. Mund tė ekspozohet brenda muzeut pėr tė paraqitur periudhėn qė pasqyron, mund tė vendoset nė njė faqe anėsore tė muzeut… Por kjo ėshtė njė ēėshtje qė pret. Ka tė tjera faza pėrpara kėsaj.

    Pėrfundimisht kush duhet ta marrė vendimin pėr heqjen e veprės?

    I mbetet qeverisė tė vendosė. Ėshtė ajo qė ka buxhetin.

  2. #-18
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Opinion nga krijuesit e mozaikut:

    Qėndrimi i njė prej autorėve

    Kilica: "Pa koment. Ėshtė ēėshtje shtetėrore"


    Njė nga 5 autorėt e mozaikut, piktori Vilson Kilica, tha dje se heqja e kėsaj vepre ėshtė ēėshtje shtetėrore. "Ėshtė bėrė me porosi tė shtetit dhe mbeti nė njė institucion shtetėror, kėshtu qė unė nuk kam ndonjė koment pėr tė bėrė nė lidhje me kėtė proces", - thotė Kilica. Megjithatė ai nuk mund ta mohojė se i vjen keq qė mozaiku tė hiqet. "Si autor i veprės, sigurisht qė mė dhemb, sepse ėshtė realizuar nėn njė trysni mjaft tė madhe nga pushteti i atėhershėm dhe njė mbikėqyrje tė rreptė ideologjike", - tregon artisti. Ai thotė se gati njė muaj mė parė ėshtė thirrur nė zyrėn e drejtorit tė Muzeut Kombėtar pėr tė diskutuar rreth mozaikut. Kilica thotė se nuk u diskutua pėr heqje, por pėr ndryshim tė pėrmbajtjes sė mozaikut, nė pėrputhje me ndryshimin e vetė muzeut.

    "Sipas meje, ndėrhyrja nė mozaik dhe ndryshimi i pėrmbajtjes ėshtė i pamundur teknikisht. Ėshtė e pamundur qė tė adaptohet pasi bėhet fjalė pėr njė sipėrfaqe prej 400 metra katrorė tė ndėrtuar me gurė me sipėrfaqe 5-8 cm2, tė vendosur nė beton. Kėshtu qė ndryshime ėshtė e pamundur tė bėhen. Ky ėshtė mendimi qė unė u dhashė. Nėse ata gjejnė specialistė tė tjerė shqiptarė, apo tė huaj, qė tė mund ta ndryshojnė, atėherė le tė ndėrhyjnė", - tha Kilica. Ai ėshtė njė nga 5 artistėt qė kanė realizuar mozaikun "Shqipėria", pėrkrah Aleksandėr Filipit, Agim Nebiut, Josif Drobonikut dhe Anastas Kostandinit. Mozaiku ėshtė mė i madhi nė llojin e tij. Ai u realizua me rastin e hapjes sė Muzeut Historik Kombėtar nė 28 nėntor tė vitit 1981.

    Anastas Kostandini: "Njė vendim i verbėr politik"

    Piktorin e njohur pogradecar Anastas Kostandini e gjetėm nė studion e tij duke punuar kur mėsoi pėr deklaratat qė drejtori i Muzeut Historik Kombėtar dha nė intervistėn pėr "Shekullin". Komenti i tij i parė ishte ky: "Kjo ėshtė njė masakėr si ajo e '97-ės, por kėsaj radhe jo nga kallashėt por nga jakat e bardha tė zyrtarėve. Nuk mund tė vendos se do njė palo drejtor qė nesėr ia zė vendin njė tjetėr. Nė gjithė botėn janė krijuar vepra nė njė epokė tė kontestueshme nga epoka tė tjera."

    Piktori sjell tė freskėta ditėt kur ai, i sapodiplomuar, sė bėshku me profesorin e tij, Vilson Kilica si dhe kolegėt Josif Dobroniku, Agim Nebiun dhe Aleksandėr Filipin nė qershor tė vitit 1979 filluan projektimin dhe mė pas ndėrtimin e kėtij mozaiku gjigant prej 450 m2, njė nga mė tė mėdhenjtė e Ballkanit. Pas dy vjet e gjysmė pune mozaiku u ēua nė njė studoi nė Milano dhe u realizua nė dy pjesė. "Ne, - thotė Kostandini, - ishim tė shqetėsuar pėr tė realizuar njė vepėr qė t'i rezistonte kohės dhe tė ishte njė emblemė kombėtare. Vetėm skica idetė vazhduan njė vit deri sa arritėm atė mė tė mirėn. Mbaj mend, - shton Kostandini - qė dikush hodhi idenė qė tė ishte nė mozaik edhe figura e Enver Hoxhės por mė pas u la qė mozaiku tė emėrtohej "Shqipėria" dhe tė mos kishte figura tė pėrcaktuara por populli, puna ndėrtuese dhe historia e tij e pėrgjakshme."

    Ai e quan veē edhe dėshmi tė kapacitetit tė lartė tė shkollės shqiptare dhe "unė nuk e kuptoj tė vijė njė "si drejtor" dhe tė kėrkojė ta shkulė atė vepėr qė s'e heq dot as ai, por as kryeministri. Nėse do tė ndodhė, unė do ta quaja mjerimin e kulturės kombėtare, njė lajm tė kobshėm, njė akt tė turpshėm qė gjithsesi kurrė nuk duhet tė ndodhė. Ky ėshtė njė vendim i verbėr politik, ėshtė e papranueshme dhe kėtė e them si artist dhe si qytetar i kėtij vendi, aq mė tepėr qė janė aq tė pakta veprat e artit qė ndėrtohen aktualisht nė Shqipėri." Tepėr i revoltuar ai shton se mozaiku ka bėrė vend dhe ėshtė klimatizuar me sheshin dhe kryeqytetin.

    Mė pas Kostandini tregon se dikur, kur u mbyll realizimi i mozaikut "Shqipėria", autorėt janė shpėrblyer me 16 mijė lekė secili, sa pėr dy rroga mujore dhe me njė dekoratė "Naim Frashėri" tė shkallės sė dytė. Kujton punėn nė temperaturat e larta tė verės nė Tiranė dhe tė ftohtit nė dimėr. Kujton montimin e mozaikut tek njė palestėr e vjetėr e shkollės 8-vjeēare "Fan Noli" kur nga parketi i prishur iu delnin akrepa helmues. Duke iu dhėnė fund kujtimeve dhe komenteve pėr kėtė lajm tė keq, shton: "Nėse ka ide tė ēmendura, vepra duhet tė mbrohet nga njerėzit e aftė dhe tė zotė. Sa drejtorė janė ulur nė atė karrike dhe sa do tė ulen, por veprat kanė mbetur."

  3. #-17
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Mozaiku ne fjale:
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #-16
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Eh sa pune qe eshte bere aty.me vjen keq qe do te prishet

  5. #-15
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Opinion kunder (Marre nga Peshkupauje)

    Gėzim Qėndro e quan gabim tė pafalshėm heqjen e mozaikut. “Ndėrtesė tė realizmit socialist muzeun nuk e bėn mozaiku, por i gjithė konceptimi i ndėrtesės. Atėhere ē’mund tė bėjmė? Ta prishim krejt? Vėshtirė se ka ndonjė qė e merr seriozisht parasysh kėtė alternativė.” Pak kohė para 27 janarit, “Ditės sė kujtesės” ndėrkombėtare, njė muze kombėtar nė Tiranė del me njė tezė kundėr kujtesės. Lexuesi u njoh dje me idenė e drejtorit Beqir Meta pėr tė hequr mozaikun mural nė lule tė ballit tė Muzeut Historik Kombėtar me motivin se nuk i pėrshatet “thelbit tė identitetit, tė shpirtit shqiptar” dhe “brendisė sė muzeut”. Pikėrisht tani qė atij pėrbindėshi i ngritur nė qindra metra katrorė i ėshtė dhėnė tė gėlltisė miliona pėr restaurimin e zhguallit, ngrihen teza pėr thelbin e shpirtit shqiptar nė fasadė tė njė muzeu kombėtar qė nė brendi ėshtė i mbushur me replika dhe bukė peshku si dėshmi tė historisė sė shqiptarėve.

    Studiuesi i artit pamor, Gėzim Qėndro, merr pjesė nė debatin qė ka hapur zoti Beqir Meta. Duke shpresuar tė kontribuojmė nė forumin e ideve mbi bazė tė tė cilave drejtori nė fjalė do tė veprojė (!), ja dhe komentet e Qėndros i cili ka njė pėrvojė deri diku tė ngjashme tė problemit qė hap heqja ose jo e muzeut, problem i lidhur jo aq me aksionin konkret se sa me qėndrimin ndaj historisė, simboleve dhe trashėgimisė, qofshin kėto tė ngjyera nė ideologji
    .

    Nuk ėshtė hera e parė qė drejtues tė ndryshėm tė MHK i kanė ardhur rrotull heqjes se mozikut. Nė fillim i hoqėn yllin pesėcepėsh si njė ndjenje turpi a bezdije pėr atė kohė, por kėsaj radhe duket se kėrcėnimi ėshtė real. A kemi tė bėjmė me revanshe ndaj historisė zoti Qendro, nėse jo si do ta komentonit qėndrimin e mėsipėrm ndaj mozaikut mural?

    Mendoj se nisma pėr tė pastruar ballinėn dhe pjesėt e tjera tė jashtme tė Muzeut Historik ėshtė pėr t’u lavdėruar. Kjo pasi imazhi i njė institucioni ėshtė i lidhur ngushtė me dinjitetin e tij. Por nėse muret e jashtme tė Muzeut Kombėtar ėshtė mirė tė pastrohen sa herė qė arrijmė tė gjejmė fonde, ky zell pastrues mendoj se nuk duhet tė pėrfundojė nė spastrime tė cilat detyrimisht ngrenė disa pyetje me karakter artistik dhe etik. Le t’i marrim me radhė.

    Nė rrafshin artistik:

    A ndryshon gjė nėse Muzeut Kombėtar i heqim mozaikun? A do tė fitonte ai tė drejtėn e qytetarisė si njė koncept arkitekturor tipik pėr njė shoqėri demokratike pas njė ndėrhyrjeje tė tillė? Pėrgjigjen po e jap duke marrė si shembull dy imazhe metaforike tė Gjermanisė, njėrit prej vendeve nė pararojė tė qytetėrimit perėndimor, njėri, pavijoni i paraqitur nė Ekspozitėn Universale tė Parisit nė 1937 me autor arkitektin e parapėlqyer tė Hitlerit, Albert Speer, dhe pavionit tė RF Gjermane nė Bruksel tė vitit 1958. Edhe pa parė shqiponjėn dhe kryqin e thyer ndjejmė se ndėrtesa kolosale e pavijonit tė ndėrtuar nga nazistėt nė stilin neoklasik dhe e lartė 150 metra ka diēka kėrcėnuese, pėrjashtuese dhe agresive, ku gjejmė arrogancėn e Racės sė Epėrme dhe dėshirėn pėr tė shtypur nga ana psikologjike kėdo qė i afrohet, ēka nuk na ēudit, pasi ėshtė imazhi metaforik i njė Gjermanie qė po armatosej me shpejtėsi pėr tė pushtuar popujt e Evropės e mė pas tė tė gjithė botės.

    Ndryshe nga vertikaliteti dhe pamja imponuese e ndėrtesės sė pavijonit nazist, Egon Eirmann-i, autor i pavionit tė 1958-ės ka zgjedhur njė imazh paqtues dhe aspak agresiv pėr tė gjitha ato kombe qė i kishin ende tė freskėta plagėt qė u shkaktoi Gjermania naziste dhe i druheshin rimėkėmbjes sė shpejtė tė saj nė vitet ‘50. Shtrirja e pavijonit ėshtė horizontale, ndėrsa zgjedhja nga ana e autorit tė materialit kryesor, xhamit, lidhet si me tejdukshmėrinė, njė element thelbėsor i njė shoqėrie demokratike, ashtu edhe me brishtėsinė dhe thyeshmėrinė e tij, ēka kontraston hapur me zgjedhjen e njė materiali vėshtirėsisht tė shkatėrrueshėm si beton-armeja, si nė rastin e ndėrtesės sė Albert Speer-it. Edhe pėrmasat e pavionit tė ‘58, pėrveē shtrirjes horizontale janė rreth dy herė mė tė vogla se sa ndėrtesa imponuese e pavijonit nazist. Pyes, ēfarė do tė ndryshonte sikur RFGj tė paraqitej nė pavijonin e 1958 me tė njėjtėn ndėrtesė, duke hequr vetėm shqiponjėn dhe svastikėn naziste. Kush do tė mendonte se tashmė RFGj ėshtė njė vend demokratik dhe pluralist? Vėshtirė se do ta besonte kush.

    Pra, edhe nė rastin e muzeut tonė kombėtar problem nuk ėshtė mozaiku. Duke hequr atė nuk ndryshon pothuajse asgjė. Kjo pėr arsye se arkitektėt e kohės sė socializmit, pėr tė mos u ngrėnė hakun, tė mbikėqyrur edhe nga komisione fanatikėsh syēelėt, dinin shumė mirė tė pėrkthenin nė gjuhėn pamore tė arkitekturės ideologjinė komuniste, ēka shpjegon edhe dėshtimet spektakolare tė kėtyre arkitektėve, disa prej tyre tė talentuar. Ku lexohet ideologjizimi i kėsaj ndėrtese? Nėse e vėmė re me kujdes, muzeu ngjan me njė bunker masiv betoni dhe mermeri, pėrshtypje qė ta pėrforcojnė edhe dritaret tė ngjashme me frėngji tė gjata. Kjo pėrshtypje ėshtė nė harmoni tė plotė me imazhin qė kėrkonte tė pėrcillte pushteti pėr “kalanė e pamposhtur nė brigjet e Adriatikut”. Duket qartė qė marrėdhėnia e brendisė sė ndėrtesės me hapėsirėn jashtė saj synon tė theksojė hermetizmin e saj, po ashtu njė karateristikė e njohur e Shqipėrisė sė asaj kohe. Pėrveē kėsaj, nė tė ėshtė “shkruar” koncepti historicist, njė mendėsi tipike pėr ideologjitėtotalitare si komunizmi; se historia lidhet me njė memorje dhe me njė projekt tė paracaktuar, tė shkruar nė AND- e shoqėrisė njerėzore, dhe komunistėt shqiptarė ishin tė zgjedhur nga historia pėr tė udhėhequr shqiptarėt nė rrugėtimin drejt parajsės komuniste, ku do arrihej pa dyshim pas ndėrrimit tė njėpasnjėshėm tė sistemeve shoqėrore. Sipas kėsaj logjike, shqiptarėt deri para themelimit tė partisė komuniste ishin udhėhequr nga prijėsit e gabuar dhe kishin bėrė zgjedhjet e gabuara. Kėtė besim, qė ėshtė baza e mesianizmit laik tė komunizmit dhe e eskatologjisė sė tij e gjejmė nė organizimin grafik dhe hapėsinor tė mureve tė muzeut. Duket qartė se pjesa e sipėrme e ndėrtesės, me ngjyrė tė ēelur dhe mė e gjerė mbėshtetet mbi njė brez muri tė veshur me mermer tė errėt. Kjo ndarje pamorisht kėrkon tė pėrēojė idenė se historia e Shqipėrisė komuniste mbėshtetet mbi njė traditė historike e cila, sado e mbushur me pėrpjekje dhe luftėra, nuk mund tė krahasohet me arritjet dhe fitoret e arritura nga populli shqiptar pas fitores sė komunizmit. Nėse e vemė re me kujdes, hyrja nė portėn kryesore tė muzeut duket se fillon pikėrisht nė nivelin ku fillon kati i dytė (i periudhės sė socializmit) mbėshtetet mbi tė parin duke na pėrcjellė bindshėm idenė e fillimit me kėmbėn e mbarė tė historisė pėr shqiptarėt. Tė njėjtin funksion ndarės midis dy epokave luan edhe brezi zbukurimor me simbolet e parapėlqyera tė komunizmit; ylli, kazma, pushka, libri, dafina etj.

    Po ashtu totalitare dhe tipike janė edhe artikulimi i brendshėm i hapėsirave tė pavijoneve tė cilat paraqesin vėshtirėsi tė riorganizohen duke humbur ēdo lidhje me konceptimin e mėparshėm. Pra, ndėrtesė tė realizmit socialist muzeun nuk e bėn mozaiku nė ballinėn e tij, por i gjithė konceptimi i ndėrtesės. Atėhere ē’mund tė bėjmė? Ta prishim krejt? Vėshtirė se ka ndonjė qė e merr seriozisht parasysh kėtė alternativė. Tė zgjerojmė dritaret, tė ndėrrojmė ngjyrėn e mermerit tė pjesės sė poshtme duke prishur pėrshtypjen e mbivendosjes sė katit tė dytė mbi tė parin? Do tė ishte njė operacion plastik qė do tė ishte “politikisht korrekt” por do tė ishte jo koherent pėr nga konceptimi artistik, ēka ėshtė shenjė e pagabueshme amatorizmi. Pra nė pamundėsi pėr ta “pėrshtatur” me konceptet e kohės sė sotme, nėse nuk mund ta zėvendėsojmė krejtėsisht si nė rastin e pavijoneve gjermane ndėrtesėn totalitare me njė ndėrtesė me konceptim tipik pėr njė shoqėri demokratike, atėherė le ta ruajmė si njė relike e njė sistemi tė pėrmbysur pa i ndryshuar asgjė.

    Para disa vitesh si drejtor i Galerisė Kombėtare tė Arteve ju krijuat sallat e kuqe dhe blu, me vepra tė realizmit socialist. A vlen ajo pėrvojė, ato reagime qė pati koncepti juaj pėr tė diskutuar situatėn nė fjalė qė me ē’duket i takon riciklimit tė njė debati tė lėnė pėrgjysmė, njė debat i pakryer ndėrmjet brezave, politikės, me historinė.

    Mendoj se pyetja juaj lidhet me anėn morale dhe etike tė problemit qė po shqyrtojmė. Nėse duhet shkatėrruar mozaiku, atėhere mbi kėtė filozofi duhen shkatėrruar tė gjitha tablotė dhe skulpturat qė gjenden nė fondin e Galerisė Kombėtare, tė gjithė filmat e Kinostudios “Shqipėria e Re” e kėshtu me radhė. Para pak kohėsh patėm njė rast i cili mė la shije tė hidhur. Familja e trashėgimtarit tė fronit, pas marrjes sė pronės, ish- pallatit tė Pionierėve, shkatėrroi me njė zell dhe mllef pėr tė cilin mendonim se nuk ishin tė aftė, njė mozaik me fėmijė tė sė njėjtės periudhė, por mė tė vjetėr se mozaiku i muzeut. Sigurisht qė ėshtė e drejta e pronarit tė mbajė apo tė shkatėrrojė njė mozaik, por respektimi i tij do tė dėrgonte njė mesazh qytetarie aq tė nevojshėm pėr tranzicionin e gjatė dhe rraskapitės qė po kalojmė. Nėse dėshira pėr tė shkatėrruar mozaikun e Muzeut do tė tingėllonte i pranueshėm deri-diku nė vitet e para menjėherė pas rrėzimit tė regjimit komunist, sot mendoj se njė qėndrim i tillė i skajshėm ėshtė i tejkaluar nga koha dhe nuk mund tė shėrbejė si bazė legjitimuese pėr operacione spastruese. Pėrveē kėsaj mė lejoni t’u kujtoj se pėrballė mozaikut, nė ballinėn tejet elegante tė Bankės Kombėtare shohim disa relieve tė mbijetuar nga fushatat e spastrimeve qė ndėrmerreshin rregullisht nė kohėn e komunizmit. Ato relieve tė papranueshme pėr moralin puritan tė komunistėve dhe qė vėshtirė t’u kenė shpėtuar syve tė tyre tė kudogjendur pėr fatin tonė dhe tė ndėrtesės sė Bankės u toleruan.

    Sa pėr ekspozitėn qė pėrmendni ju “Surrealizmi Socialist” mė kujtohet se u shoqėrua me reagime tė ashpra nga ekstremistėt e tė dyja krahėve. Pėr komunistėt vendosja e veprave nė konceptin ironik tė surrealizmit socialist u perceptua si fyerje e “epokės sė ndritur tė socializmit shkencor”, ndėrsa vendosja e bustit tė Komandantit nė njė raft tė ēfarėdoshėm si njė blasfemi e papranueshme. Ekstremi i djathtė “me largpamėsi” e pa si shenjėn mė tė qartė tė rivendosjes sė neo-komunizmit nė Shqipėri dhe bėnte thirrje pėr vigjilencė pėrpara kėtij rreziku tė afėrt. Pas gati dhjetė vitesh, tė dyja kėto reagime tingėllojnė tė tepruara dhe gati komike, ndėrsa ajo ekspozitė mendoj se mbetet pėrpjekja e parė pėr tė riparaqitur nė njė kontekst tė ri njė periudhė traumatike si ajo e periudhės 1944-’90. Pėrveē kėsaj mendoj se njė trashėgimi kulturore duhet ruajtur duke mos harruar brezat qė do tė vijnė. Pėrfytyroni pesėdhjetė vjet mė vonė njė grup studentėsh tė arkitekturės tė cilėt studiojnė historinė e arkitekturės sė kryeqytetit dhe dėgjojnė ndėr tė tjera nga pedagogu i tyre se aty dikur ka patur njė mozaik i cili u shkatėrrua sepse i pėrkiste periudhės sė komunizmit. Ka shumė tė ngjarė qė ata tė bėjnė pyetjen e pafajshme: po pėrse e prishėn? Arsyeja se i pėrkiste njė sistemi tė egėr totalitar tė pėrmbyshur nuk besoj se do t’i bindė.

    Ekziston dhe njė “tip i ri” qytetari shqiptar qė thotė se ai mozaik nuk na pėrfaqėson. Ē’pėrgjigje do t’i jepnit atij?

    Mendoj se problemi shtrohet gabim. Ai mozaik nuk ėshtė aty pėr tė pėrfaqėsuar qytetarėt e Tiranės apo tė Shqipėrisė. Ai ėshtė aty si dėshmi e njė mendėsie dhe njė epoke historike, e njė regjimi qė pa dyshim provoi tė ishte njė fatkeqėsi e vėrtetė kombėtare, pasojat e tė cilit do t’i ndjejmė edhe pėr shumė kohė, por me trashėgiminė e tė cilit nuk mund tė sillemi siē u sollėn ata me trashėgiminė e regjimeve qė u paraprinė. Atėherė do tė tregonim se jemi pasardhės tė denjė tė mendėsisė sė tyre, tė fanatizmit dhe intolerancės sė tyre. Nuk e kemi luksin tė fshijmė nga kujtesa jonė kolektive pamore ēfarėdo dėshmie tė sė kaluarės. Ky qėndrim do tė ishte mendoj ana tjetėr e medaljes sė totalitarizmit, e revanshizmit tė fitimtarit, e idesė se shkrimi i historisė ėshtė e drejtė vetėm e tij. Marrja e njė pozicioni tė tillė ėshtė vėrtet trishtues pasi tregon se nuk kemi kuptuar asgjė nga gabimet e shkuara dhe nuk kemi mėsuar asgjė nga e tashmja.

  6. #-14
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Po t'ia nisim keshtu atehere duhet te hedhim nje bombe atomike mbi Shqiperi qe te zhdukim gjithcka qe eshte ndertuar perpara, edhe njerezit bashke me mua se jam rritur gjate kohes se socializmit.
    Ne Gjermani ende shkojne e shohin gjerat e Hitlerit, dhe paguajne para per t'i pare ato. Ne vend qe te mendojme se ky mozaik terheq turiste, neve duam tia veme kazmen e ta shkaterrojme!

  7. #-13
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Nuk ka pse te prishet, i pengon kujt? Mozaiku ne fjale eshte veper e mirefillte arti, dhe pavaresisht faktit se ne cilen epoke eshte krijuar, ai duhet te mbetet. Une si i vogel, gjithmone Tiranen identifikoja me kete mozaik. Ky mozaik sipas meje eshte leternjoftim per Tiranen.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #-12
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Edhe une jam kunder prishjes se mozaikut nese dikujt i pengon ajo ai ateher eshte kunder kultures sone Shqipetare.
    Sui generis

  9. #-11
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Ashtu si dhe veprat e tjera te realizmit socialist qe jane historia artistike e asaj periudhe s ka perse te prishet.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  10. #-10
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    U prishen bunkeret,u prishen laboratoret,u prishen plantazhet e ullinjeve,u prish muzika,u prishen emrat.Tani po na pengojne edhe veprat artistike te punuara ne nje kohe te caktuar dhe nga njerez te caktuar.Hajde Shqiperi hajde!!!

  11. #-9
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Mozaiku ne fjale e "daton" qendren e Tiranes, ne nje kohe kur te gjitha planimetrite qe po behen po mundohen ta modernizojne kete qender sa me shume.

    Eshte e veshtire te ndryshosh pamje, kjo s'ka dyshim...por eshte e nevojshme pasi ky mozaik si dhe shume gjera te tjera, i japin qendres nje ndjesi "komunale" ne krahasim me qytetet e tjera perendimore, gje qe ndikon shume ne menyren se si ne dhe te tjeret na perceptojne. Eshte njelloj sikur te thuash: "Oh, e dime qe bota udheton me makina, por ne na pelqejne kuajt aq shume saqe do kishim qejf te udhetonim me kuaj edhe tani ne vitin 2008."

    Sigurisht, mund te ruhet si mozaik, s'ka pse te prishet. Mund te pasqyrohet brenda ne muze madje. Edhe nostalgjiket mund te kene mundesine qe ta shohin sa here te duan. Por per sa i perket pozicionit qendror qe ka tani...eshte thjesht i pashpjegueshem dhe demode.

    Gje qe ne fakt perben plagen me te madhe te qendres se Tiranes, pasi po shohim shume modernizim rreth e perqark, dhe kur shikon qendren.....te duket tamam sikur koha ka mbetur ne vend. Me e bukur duket naten kur gjithcka kamuflohet me drita e me erresire, sesa diten. Dhe kjo eshte nje deficence shume e madhe, per te cilen ky mozaik ka pergjejgjesi kryesore.

    Dhe jo vetem mozaiku, po edhe shume gjera te tjera. Do te vecoja ato gurat ku qendron kali i Skenderbeut, te cilat kane nevoje per nje trajtim urgjent.
    As qe du me dit!

  12. #-8
    Po mire mer po ca pune i prish ai mozaik se marr vesh? I perkejt kujt i perket si epoke historike ai mbetet nje veper e mrekullueshme arti. Ne fund te fundit realizmi socialist ka patur idiotlliqet e tija dhe majmunerite e pashoqe po sidoqofte nuk mund te hidhet poshte arti i kesaj periudhe se behet krim. Mua personalisht do me vinte jashtezakonisht keq nese vendosin te heqin ate mozaik. Gjithmone e shikoja me endje kur isha i vogel

    http://upload.wikimedia.org/wikipedi...ana_Sheshi.JPG

  13. #-7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    le te mbetet aty si dokument i demagogjise enveriste ramizoiste.. qe talleshin me popullin e shkrete..
    pak histori.. meqe kishte folur ki konstandini i poradecit.. e na e ngre larte ate veper mashtruse po.rdhamane e qe ska brenda kurrfare arti.. pervec.. megalomanise nazisto stalinoiste qe enveri e kishte adaptuar e cuar la e me la per te zbukuruar regjimin e tij karikature..

    ne ate kohe kur u be ai mozaik.. vendi ishte ne nje krize te tmerrshme.. ekonomike e nen nje diktature te tmerrshme politike..
    vetem enveri kishte pse te buzeqeshte ne ate kohe..
    sapo kishte cuar ne boten tjater nja 4 a 5 antar biroje.. e nja 45 gjenerale e kolonele.. e i kish degdisur ne gulaget e tija nja 450 gra e femije e plaka e dajo teze xhaxhallare te atyre te ngratve.. "armiq" te saposhpallur.. nga plenumet kanibaleske te fundit..
    vete artistet ishin ne ethe..
    sapo ishin shpartalluar dhe "armiqte" ne fush te artit e po vlonte druri mbi te gjithe e po hanin njeri jatrin.. neper mbledhje te lidhjes..
    vete kryeustai i artisteve te arteve figurative.. mjeshtri odhise paskali .. jetonte cdo nate nen friken e arrestimit.. sepse ato dite ai ne nje moment pakujdesie kishte thene.. as lidhse kepucesh nuku gjen dot pa mik ne dyqanet e shtetit..
    keta kosovaro tetovaret enveriste qe jan shprehur aty me lart si ky daviusi e rapsoliusi.. nuk i kuptojne keto gjera se athere ata dhe prinderit e tyre jetonin ne bollekun tito-ist..
    nejse.. nuk i bejme me faj keta pse kan ngelur anakronike e qesharake kur vleresojne punet e shqiperise..
    po vlora e lioonesit cbente ahere..
    rinia vlonjate kishte me shum se nje dekade qe kishte marre udhen e lejfenizmit..
    ne maturat e halim xhelos.. sikurse dhe ne gjithe gjimnazet e vendit.. beheshin betejat e biografive..
    maturantet u kendonin biografine familjare njeri jatrit.. ne prag te fund vitit.. shkollor..
    pyet xhaxhallaret ti liones..
    mos te marre te drejt studimi mirela.. se nje gjysh i saje ka qene me ballin.. ja plaste ne mes te mbledhjes ne shkolle.. entela .. akuzen tmerruese mikes se saje 12 vjecare ne shkolle..
    i binte te fiket mireles po aq u bente te tjereve..
    pa te na cohet arbeni e te na thote biografine.. thoshte alberti..
    une rrjedh nga nje familje bujqerish te varfer fillonte thoshte arbeni..
    mirpo nuku e linte me gjate zoica.. pa na thuaj ti arben se cfar e ke hiqmet dudushajn.. emrave u a fus kot .e,, lol..
    mamaja ime e ka vella thosh arbeni duke u dridhur.. e duke i shpetuar kak e sh.urra ne brek te ngratit.. po neven nuku flasim me ta se ne jemi me partine e nuku bejme me ata armiq te felliqur..
    pse genjen.. une si komshije e di mire se juve u ka ardhur gjyshja ne shtepi qe rri me armikun hiqmet dudushin i denuar nga partia..
    kjo benej neper shkolla e seleksionohej dreqi e djalli e atyre u jepej e drejta studimit..e shkaterroheshin mijra te rinj psiqikishto -moralishto-menderishto njerezisht..
    po ku vente shumica.. e rinise .. se aso kohe universitetet nuku mbanin me shume se 2000-3000 studente ne gjithe shqiperine.. ( ate kohe universiteti i prishtines mbante gjithe rinine e kosoves e te trojeve shqiptare e ppsh nuk guxonte tu thosh shqiptareve te shqiperise se.. ne universitetin titoisto-fadil hoxhist mesonin mbi 30 mije studente shqiptare.. plus mijra ne korespondence..)
    Rinija vlonjate mbas matyres ndahej keshtu..
    5 ne shkolle skenderbeg.. 4 ne shkolle te sigurimit.. ca kokrra ne fakultete te ndryshme.. e shumica.. ne zyr te shkillit.. e aty lufte .. tjater.. o burra mikun tek xhezua krietar kshilli qe cupa te marre flet pune per ne fabrik te llampave ose ne konservim qepujkash per eksport.. se ndrishe e kapte llakatundi apo jonufri.. e radhima e jo per turizem.. por per lopato-shate.. nga 5 e mjesit deri ne darke ne shtate.. me 77 leke dite puna..
    dyqanet ishin bosh..
    duhej zene radha ne 3 te mengjezit ne afersi te dyqanit.. qe te kishe probabilitet diku tek.. lol 0, 7 qe do e merrje nje qilo qumesht a nje kavanoz kos..
    tek kinema ali demi.. cdo nate luftra boterore per buleta..
    qindra koke thyheshin ne beton per te marre buleta e pastaj per ti shitur jo me 20 lek sa ish cmimi shteteror po me 25 a 30-te.. leke..
    aty kish filluar i mjeri kapitalizem..
    mileti skishin televizore e ajo kinema ishte qejfi.. se coku vinte ndonje film frengo italan i kohes qepes..
    po cbenej me femren shqiptare..qe aq e gezushme duket ne muralen mashtruse..te muzeut..
    eshte nje vend ne vlore qe i thone.. shkembi i kur.ves..ose i kurvave..
    sapo kalon vėrrėn lol.. apo tynelin e ujit te ftonet.. e fillon ngjitesh asfaltit e le majtas lart vilat e polit-biroistave.. e djathtas perposh detin e bukur ku nuku laheshin mileti se ish vec per kelish bllokmenesh ajo zone.. e kalon lart atyre zdredhave te rruges qe e kan bere italanet qe kur enveri ishte 10 vjec.. e kur arrin ne kuaton me te larte ku ushtria enverit mbante ca prozhektora te stalinit..qe ndriconte detin mo vinin diversante te kapnin te gjalle enverin a hysnine duke kire kamarieret e vilave kur grate e tyre plakaruqe.. sidomos hysniu qe e kish si burre bile dhe me kollare..lol.. i conin ne konferenca partie rrethesh..lol.. e aty pra ishte ki shkembi qe hidheshin me trimat e vlores me kok posht a ne kembe drejt e ne det..
    e aty pra ndonje cupe e ngrat qe kish bere ndopak dashuri.. e ju ishte versulur shoqeria e ndyre e kohes e fabrikuar nga sistemi enverist- anadollako staliniste proletaro terbacoiste.. e te ngratat.. skishin ku te qanin hallin e aty benin vetvrasjen.. meqe vlora ahere nuku kishte akoma tren.. se vajzat ne tirane durres e elbasan qe kishin probleme dashurie.. e kishin gjetur ne shinat e trenit ilacin..
    tmerr..

    po veriu e malsia si ishin.. se gjisma e figurave ne mozaik jan malsore..
    ska pende migjeni e jakov xoxe ti pershkruaj..
    fukarallek ne kulm..
    cta zgjas me..
    pra mozaiku ishte nje fasade per te mbuluar me shoshe zine varferine e izolimin e vend numro-izmin e asaj shoqerie..

    pra le te mbetet si nje dokument ki mozaik i hipokrizise se ppsh-se ..

    beqir meta po qe i mencur le te ndertoje pavione brenda ne muze me "epoken e ndritur te ppsh-se" e me ate e ka ezauruar dhe ceshtjen.. ta mbaj a jo muralen gjigande..
    sigurisht qe shoku enver.. ki i gjalli.. pra edvini qe vigjelon aty afer.. e qe po pergatitet seriozisht ta rrezoje matufin berish qe sdi sa eshte sahati ala.. .. do ta prese si shi ne kallamoq te vet..kte ceshtjen e mozaikut e shalso brace tahir stefano mustafet e tije po bejne gati artilerine..

    lere pra o beqo at mutsihane aty ku eshte..

    jini te zote qe me votimet qe do vijne te rrezoni ed-verin.. e tja por.dhni enveristave si ne shqiperi si ne kosove.. marshimin qe kane marre per te enverizuar trojet shqiptare e te festojne 100 vjetorin e ditlindjes se dulles ne 2008 duke qene ne pushtetet e te gjitha niveleve e qelizave te shtetit shqiptar..
    kjo eshte pune..

    lerini gurickat e copat e xhamit.. aty ku jane se askush ne tirane nuk ja hedh syte asaj karikature.. pervec keta tetovaro kosovareve enveriste.. qe nxjerrin mallin kur.. kendonin eho eho e trusnin mullaqet ne kerrat e villat qe u a fali tito.. me kredi.. qe nuk i paguan kurre..

    bekir.. o koktrash kemi pamvaresine e kosoves problem..







    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 13-01-2008 mė 14:38

  14. #-6
    o brar pash zotin me gjithe respektin qe kam per ty po clidhje ka ky monologu jot me temen? Arti mbetet art pavaresisht se kujt periudhe i perket. Mozaiku nuk eshte nga me te bukurit dhe te arriret e artistave shqiptare dhe as perfaqesuesi me dinjitoz i artit figurativ shqiptar por sidoqofte mbetet nje veper artistike dhe me vlerat e saja. Politizimi i artit te shtyn ne te njejtin gabim qe u be gjate realizmit socialist. Humbet vlerat dhe prodhon shterpesine dhe mediokritetin. Per mua ai mozaik duhet te mbetet aty jo vetem si veper arti por edhe si deshmi historike e nje periudhe te erret dhe sidomos kur ky mozaik zbukuron fasaden ballore te MHK. Merr kuptim akoma dhe me shume.

  15. #-5
    Sheshi Skenderbej meriton nje rikompozim te plote, sepse eshte nje shesh pa pike rregulli.

    Pervec kesaj aty duhet urgjentisht te rikompozohen fasadat e Muzeut ne fjale dhe vecanerisht Teatri i Operas dhe Baletit qe eshe bere nje nga objektet me te shpifura te Tiranes.

    Ne kete kuader duhet te hyje dhe heqja e ketij mozaiku siberianomatrazovesh.

  16. #-4
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Per mua ai mozaik duhet te mbetet aty jo vetem si veper arti por edhe si deshmi historike
    Ruajne akoma sot dhomat e torturave te nazisteve. Te shkosh ne Itali nuk gjen rradhe ne dite perkujtimore te varrezat e familjes se Duces, tip muzeu. Po ata pse nuk i shkaterruan meqe jane momente te tmerrshme te historise.
    Nuk do ta mbash? Shko e bej nje muze supermodern. Ate lere vetem per periudhen e monizmit. Por keta punojne me te njejtat metoda komuniste, te cilet fshinin emrat nga Akti i Pavarsise. Fshi ata, fshi keta, dhe nuk e kuptojne se historia ndertohet mbi fakte e te verteta, ku arti (sepse punetoret qe djersiten per ta bere ate mozaik krijuan ne rradhe te pare, nuk bene ideologji) eshte gjithmone i pafajshem dhe duhet respektuar si krijese jo si embleme
    Eh...Shqiperi Shqiperi...a thua ti se ai eshte problemi kryesor...kur mendon se i kane lene monumentet e kultures ne meshire te fatit.

  17. #-3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    sido te vij puna mozaiku esht pjes e historis ashtu sic esht komunizmi dhe dua apo sduam ne kemi vuajtur per 50 vjet dhe po te hiqet brezat skan per te kujtuar kurr se sa vuajten shqiptaret.un votova kunder edhe pse i urrej komunistat.dreqi ta haj ai mozaik perfaqeson nje histori 50 vjecare dhe esht ne vendin e duhur(MUZEU HISTORIK KOMBETAR)

  18. #-2
    Citim Postuar mė parė nga BARAT Lexo Postimin
    Ruajne akoma sot dhomat e torturave te nazisteve. Te shkosh ne Itali nuk gjen rradhe ne dite perkujtimore te varrezat e familjes se Duces, tip muzeu. Po ata pse nuk i shkaterruan meqe jane momente te tmerrshme te historise.
    Nuk do ta mbash? Shko e bej nje muze supermodern. Ate lere vetem per periudhen e monizmit. Por keta punojne me te njejtat metoda komuniste, te cilet fshinin emrat nga Akti i Pavarsise. Fshi ata, fshi keta, dhe nuk e kuptojne se historia ndertohet mbi fakte e te verteta, ku arti (sepse punetoret qe djersiten per ta bere ate mozaik krijuan ne rradhe te pare, nuk bene ideologji) eshte gjithmone i pafajshem dhe duhet respektuar si krijese jo si embleme
    Eh...Shqiperi Shqiperi...a thua ti se ai eshte problemi kryesor...kur mendon se i kane lene monumentet e kultures ne meshire te fatit.
    E ka pas thene drejt Brari (nese nuk gaboj) ne nje teme qe Tirana duhej nderprere se ndertuari aty ku eshte.
    Sepse duke u vertitur rreth e qark aty, nuk eshte bere gje tjeter vecse eshte prishur nje ndertese e vjeter dhe eshte ngritur nje e re dhe serish gjithcka eshte sjelle rreth kalit te Skenderbeut.

    Mirepo duke pare qe serish i meshohet ideve per te mbetur aty, atehere me te drejte aty duhet transformuar gjithcka.

    Mozaiku nuk mbart asnje vlere artistike, qe te behet nje simbol i Tiranes!

    Me me vlere do te ishte sikur aty te behej nje mozaik me mbreterit ilire, sepse ne ndonese ne mbahemi si pasardhes te tyre, ende nuk kemi denjuar t'ju kushtojme atyre nje shenje.

    Pse nuk e lane dhe Enverin aty se dhe ai "pjese e historise" ishte?

  19. #-1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    ju thoni ta bejm sic tha gramoz pashko?niveli 0(cdo gje qe kan dertuar komunistet esht e keqe dhe duhet te prishet?)rezultati esht qe akoma spo marrim dot veten.hajde menje hajde.ne ate mozaik nqs e shihni esht komplet historia e shqiperis nga iliret deri ne ditet e sitme.qe tju bejm qefin juve qe se doni do vem ene salen

  20. #0
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Po mire mer po ca pune i prish ai mozaik se marr vesh? I perkejt kujt i perket si epoke historike ai mbetet nje veper e mrekullueshme arti. Ne fund te fundit realizmi socialist ka patur idiotlliqet e tija dhe majmunerite e pashoqe po sidoqofte nuk mund te hidhet poshte arti i kesaj periudhe se behet krim. Mua personalisht do me vinte jashtezakonisht keq nese vendosin te heqin ate mozaik. Gjithmone e shikoja me endje kur isha i vogel

    http://upload.wikimedia.org/wikipedi...ana_Sheshi.JPG
    Po arti nuk ka pse te hidhet poshte, ai mund te vendoset ne nje vend me te pershtatshem. Tani jetojme ne nje realitet ndryshe nga ai qe pasqyrohet ne kete mozaik, keshtuqe do ishte me e llogjikshme sikur ky mozaik te vendosej ne nje muze...dhe brezat e ri te informohen mbi ekzistencen e tij, por jo te ndeshkohen me nje pejsazh te tille ne qendren e kryeqytetit te tyre.

    E ardhmja duhet te kete prioritet.
    As qe du me dit!

Faqja 0 prej 24 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •