Close

Rezultati i Sondazhit: Te hiqet Mozaiku?

Votues
148. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po

    51 34.46%
  • Jo

    97 65.54%
Faqja 3 prej 24 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 475
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    darius.. ta ha mendja se je bere ti i afte te mesosh dydrinasin per arkitekture..
    ububuja..
    darius..kur ka mesuar brari fiziken kuantike ti qelbeshe era kak se as pampersat skishin dal akoma ne treg..

    cun i mir je por.. meso cthemi ne se akoma ske gje ne krye te mesojm ne prej teje..

    ku ta gjejm te na dal dikush ketu nga i cili te mesojm un e dydrinasi dicka..

    beni mire te largoni edvinin nga bashkia ne se e doni tiranen..
    ajo eshte pun e mire..
    duke mbajtur edvinin aty kini mbajtur enverin me me te keqijte e kohes tije..

  2. #42
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Jo, jam kundra heqjes se mozaikut.

    Pike se pari mozaiku eshte krijim artistik qe paqyron shqiptaret neper epokat e ndryshme neper te cilat kane kaluar dhe ndodhet tamam ne vendin e prashtatshem, ne ball te Muzeumit Kombetar. Eshte punim qe terheq mjaft syrin e vizitoreve te huaj qe vijne ne Tirane.Te modernizohesh nuk do te thote te shkaterrosh gjithcka nga e kaluara siq e kemi ne zakon.

    Se dyti ne Tirane ka mjaft gjera te tjera qe duhen zhvendosur (duke filluar nga ato motocikleta qesharake qe te ngaterrohen neper kembe perpara muzeumit) perpara se ti vije koha e konsiderimit ne duhet te hiqet apo jo mozaiku.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  3. #43
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anėtarėsuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090
    Ka vlerat e veta dhe kursesi nuk mund te hiqet nuk e mar dot me mend si e cojne ne mend jo me ta vene ne zbatim ne jemi antikultures .

    Me respekt AuGuSt

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    Une do kisha propozuar nje tjeter ide;

    Perse te mos e ndertoje ky drejtor nje Muze Komtar te Ri ne nje vend tjeter, Tirana eshte mjafte e madhe dhe me siguri do te ishte me se miri keshtu, te ndertohet nje pallat moderne me galeri nenetoksore ?

    Zoteriut i kisha thene se nese pengon ky mozaike atehere edhe minarja e xhamis pengon me shume, perse te mos ia filloje me zhvendosjen e kesaje xhamije e te kishes pastaje e keshtu me rradh ?

    Papa Gjon Pali II iu thoshte bashkeatedhetarve te tyre pas renjes se komunizmit; Shume lehte eshte te shkatrrojmi, perpiquni vete te ndertoni diēka me te mire se ne kohen e komunizmit !

  5. #45
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Sipas kesaj llogjike qe po ndiqet ketu ne argumentim, do duhej te ish lene dhe ylli ne flamurin e Shqiperise. Pse te hiqej ai? Edhe ai historine pasqyronte, dokument nga dhuna komuniste mbi simbolet kombetare. Shembullin me bustin e Qoftelargut e ka dhene mire Dydrinas.

    Kreksi, me duket ide e mire ajo e jotja, ta heqin mozaikun e ta ruajne per ekspozim. Psh ne Galerine Kombetare te Arteve eshte nje seksion mbi artin e realizmit socialist, ku mund te qeshesh me gjithe zemer ne ditet qe mund te jesh i/e merzitur per vdekje. Mund te ekspozohet aty. E nderkohe Muzeu Kombetar pajiset me nje veper te re arti mozaik, e cila krijohet ne kohen kur artistet jane te lire te jene artiste dhe ne kohen kur brendia e muzeut pajiset me historine shqiptare, e cila fatmiresisht eshte shume me e larmishme, sesa e kane paraqitur aty nen diktature.

  6. #46
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Po, sipas mendimi tim ai mozaiku duhet te hiqet nga ballina e Muzeut Historik Kombetar.

    Shoh qe disa e paskan keqkuptuar kete punen e heqjes se mozaikut, dhe paskan ngaterruar heqjen me shkaterrimin. Sugjerohet qe mozaiku te hiqet qe atje, dhe jo te shkaterrohet sic po mundohen te thone disa. Do vendoset diku brenda muzeut, ose diku tjeter per ekspozim.

    Pse them se duhet te hiqet?

    Sepse mozaiku eshte i realizmit socialist, qe e ka vendin ne veprat e epokes komuniste, dhe jo ne ballinen e atij muzeu. 2/3 e mozaikut eshte e mbushur me partizane. Fakti eshte qe nuk mund te jete ne ballinen e nje muzeu historik "figura" te nje ish-grupi politik/ushtarak roli i te cileve ne periudhen perkatese vazhdon te mbetet dyshues dhe i erret. Sepse lufta partizane eshte mbivleresuar,sepse grupet e tjera politike/ushtarake si zogistet apo ballistet jane treguar si armiq (edhe ata luftonin per atdhe, per Shqiperi Etnike me sakte, ndryshe nga komuniset internacionaliste projugosllav). Shqiptaret nuk ja pane hajrin komnizmit, mijra njerez u denuan dhe u pushkatuan pa te drejte, u internuan familje te tera antikomuniste, ekonomi mizerabel. Per me teper ne ballinen e muzeut te kombit shqipatre nuk mund te jene ata qe braktisen gjysmen e kombit per interesa mjerane ideologjike e vetjake.

    Me nje fjale, meqe mozaiku eshte konceptuar ne formen e nje vijueshmerie historike (lufterare me heshta, rilindas ne te majte, e lufta partizane ne te djathte), ai nuk perputhet me faktet historike, te cilat komunistet tentuan ti manipulojne pergjate 5 dekadave. Ne balline duhet te vihet dicka me perfaqesuse dhe me afer te vertetes historike, dicka qe te tregoje se me te vertete ndertesa eshte nje muze historik.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jack Watson : 14-01-2008 mė 10:46
    Life's too short to remove USB safely.

  7. #47
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    brar,

    keta tipat me siper, nuk e kane pare statujen e xhaxhit Enver qe ishte ne qender, se do thoshin qe lere aty, se tregon historine; nuk kane pare statujat e Leninit e te Stalinit perballe njera tjetres (A po vjen te jap nje kafe, jo faleminderit lol) se dhe per ato do thoshin leri aty ku jane, se jane pjese e historise. Nuk e "patem fatin" te shikonim nje statuje te Mao Ce Dunit se edhe per ate te njejten gje do thoshin; nuk kane pare ndertesen e bashkise se vjeter me gjithe lagjen perreth qe u prish qe "kutia" e sotme me emrin "muzeu historik", qe te merrnin vesh se si ka qene qendra e Tiranes.

    Por ndoshta ideja qe Tirana te behet me disa qendra nuk eshte ide e keqe dhe kjo qender te mbetej si nje fare muzeu ne ne natyre se si u deformua e u degradua Tirana e Shqiperia ne vitet e komunizmit. le ta lene sic eshte e te perpiqen te bejne dicka te hajrit diku tjeter. Tirana eshte bere e madhe sot.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Citim Postuar mė parė nga Dita Lexo Postimin
    Sipas kesaj llogjike qe po ndiqet ketu ne argumentim, do duhej te ish lene dhe ylli ne flamurin e Shqiperise. Pse te hiqej ai? Edhe ai historine pasqyronte, dokument nga dhuna komuniste mbi simbolet kombetare. Shembullin me bustin e Qoftelargut e ka dhene mire Dydrinas.

    Kreksi, me duket ide e mire ajo e jotja, ta heqin mozaikun e ta ruajne per ekspozim. Psh ne Galerine Kombetare te Arteve eshte nje seksion mbi artin e realizmit socialist, ku mund te qeshesh me gjithe zemer ne ditet qe mund te jesh i/e merzitur per vdekje. Mund te ekspozohet aty. E nderkohe Muzeu Kombetar pajiset me nje veper te re arti mozaik, e cila krijohet ne kohen kur artistet jane te lire te jene artiste dhe ne kohen kur brendia e muzeut pajiset me historine shqiptare, e cila fatmiresisht eshte shume me e larmishme, sesa e kane paraqitur aty nen diktature.
    Flamuri nuk ishte krijim, por ishte modifikim, se fundi, kthim ne origjinalitet.
    E njeta gje s mund te thuhet per muzeun dhe mozaikun, sepse duam s duam, shteti komunist, funksiononte, edhe pse ne menyre te keqe (here-here monstruoze, ashtu sic ishte realiteti i epokes ne gjithe boten...per te mos i kapur shtetet njeri pas tjetrit)...POR TANI...shteti ka vdekur..s'ka me shtet ka vetem klane (per mua jane banda kanibalesh).
    Dita, mos harro ate qe thoshte NJERIU qe ti preferove te sillje ne forum, At Zef Pllumi, qe intrigat dhe veshtiresite e periudhes se pasburgimit ishin me te keqija se dhe vete vuajtja e burgut.
    Nese sot ke pasuri folklorike te mbledhur, studime albanologjike, germime arkeologjike, etj etj (qofshin edhe te keqija...t'i beje Sullatn Saliu ose Peshkop Nano me te mira po munden)...pra nese ke punime te tilla, do te thote se ka pasur njerez qe derdhen djerse punuan u lodhen dhe (mos e harro kete) E DESHEN SHQIPERINE MBI CDO GJE.
    Por, c po ndodh valle? Ata qe ne sistemin monist rriteshin me qumesht dallendyshje dhe nuk hanin margarine me kursim (se gjalpi 37 ishte vetem per festa), ata, e te bijte, jane sot ne krye te reformimit te Shqiperise, historise etj
    Nuk kane ikur, vec, kane nderruar metodat. Perfundimi i njejte. Sot merr gomonen te ikesh nga Shqiperia, dje kaperceje klonin e kufirit.
    Eshte TURP TURP TURP TURP..qe te merresh me nje cope mozaik, kur po shitet trashegimia jone kulturore. Mbi te gjitha nuk duhen harruar ambicjet qe kishin paslufte shtetet fqinje dhe Evropa ndaj Shqiperise-donin te na dhuronin te fqinjet-por populli luftoi, duan apo s duan shume ketu, luftuan pa e ditur se c eshte komunizmi...thane keneta sepse mendonin se po ndertonin vendin e tyre...dhe ne fund, kur e pane se kishin ardhur ne pushtet ca hipokrite qe u lezetoi pushteti
    HESHTEN
    sic po bejne dhe sot

    Ta kesh te sigurt ti dhe te tjeret, qe nuk eshte aty problemi, te mozaiku, ato jane lojra qe e kane synimin per ca dekada me pas, ashtu si varret e "ushtareve grek".
    Meqe jane kaq atdhedashes keta "cari sinjorini" apo "qirje", quaji si te te vije, pse nuk bejne asgje per ceshtjen pellazgjike? Nuk bene asgje as per sjelljne ne Shqiperi te armeve te Skenderbeut sa per vizite (austriaket ishin pro, por donin vec siguri nga shteti...pyet po deshe se je edhe ne Austri me duket).
    Mjere Shqiperia ne dore te kujt ka rene.
    Eshte periudhe me e keqe edhe se pushtimi turk

    Po e prishen te shohim se c'etapa te historise do te pasqyrojne aty? Nga do ta fillojne? Te shpresojme qe te mos e nisin nga mesjeta e ketej, duke u bere pale me teorine qesharake te serbeve, qe shqiptaret ishin te fundit qe erdhen ne Ballkan.
    Po qene burra, le te vene Aleksandrin, Pirron dhe Skenderbeun ne mozaik...ashtu sic e permendte heroi me i madh i mesjetes, Gjergj Kastrioti, mbreti i Shqiperise dhe Epirit pellazgjik...Ta shihim se c lloj lepirje kembesh do bejne kete here.
    Shpresojme te mos na vene ndonje prift a ndonje hoxhe si heronje kombetare
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BARAT : 14-01-2008 mė 11:16

  9. #49
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Imagjino Tiranen ne vitin 2208 akoma me mozaikun aty ne qender...skandal total! Shenje prapambetjeje.
    As qe du me dit!

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Imagjino Tiranen ne vitin 2208 akoma me mozaikun aty ne qender...skandal total! Shenje prapambetjeje.
    E pra....pale ta imagjionosh akoma me kete tjetren...me kete shqipen qe ia futi perandorit!!!!

    Nuk thote njeri identifikoho me ate pamje, bej nje me madheshtore. Apo s mundesh? Muhabet leprash....pfff



    Ta heqim dhe kete meqe po bejne italianet petroliferen?

  11. #51
    Perjashtuar Maska e riu
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    bobo ca psikoze - ta heqin dhe bustin e Skenderbeut se dhe ai ka ca doza realizmi socialist. ose t'ia hollojne pak qafen t'ia shkurtojne pak mjekren ose ta rruajne, t'i heqin ato briret siper se jane pagane dhe fyejne nje pjese te popullsise e keshtu me radhe

    kjo tregon komplekse psikologjike. ta shemin dhe ate universitetin atje, t'ia levizin ato guret se nuk i ka moderne.

    keshtu si keta do kene funksionuar dhe paraardhesit e ketyre qe s'gjejme me copat e historise tone ne...

  12. #52
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    darius.. ta ha mendja se je bere ti i afte te mesosh dydrinasin per arkitekture..
    ububuja..
    darius..kur ka mesuar brari fiziken kuantike ti qelbeshe era kak se as pampersat skishin dal akoma ne treg..

    cun i mir je por.. meso cthemi ne se akoma ske gje ne krye te mesojm ne prej teje..

    ku ta gjejm te na dal dikush ketu nga i cili te mesojm un e dydrinasi dicka..

    beni mire te largoni edvinin nga bashkia ne se e doni tiranen..
    ajo eshte pun e mire..
    duke mbajtur edvinin aty kini mbajtur enverin me me te keqijte e kohes tije..

    brar ti do suprizoheshe po te mesoje se sa di Darius dhe ne cfare fushash e ka te shtrire interesin dhe njohurine. Dhe sidomos me ate moshen e ke dhjere Po le te mos i personalizojme gjerat. Ishte nje krahasim miqesor ai qe bera pasi mora si shembull komentin tend dhe te Dydrinas. Sa per Edvinin koken hengert se sme ka prere kerthizen as ai dhe as ai kerrici tjeter Berisha. Dhe ne kete pike ne ndryshim nga shume ju ketu qe ngjireni per blu ose roze as me hapet barku per asnje force politike se *** njera e kak tjetra jane. Dhe te dyja qelben ere. Cfare me intereson eshte ai vend, pasuria dhe kultura qe ka dhe mbi to nuk ve njeri, force politike apo lider politik.

    Citim Postuar mė parė nga Dydrinas
    Me i bukur ka qene komiteti qe u prish per ti lene vendi muzeut (nese e ke pare).
    Natyrisht qe e kam pare Dydrinas. Jam cun Tirane dhe e njoh me rrenje e me dege. Madje luaja me geshtenjat e egra qe kane qene aty para se te prisheshin sebashku me godinen e komitetit.

  13. #53
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Valla edhe une them,
    duke lexuar agumentet pro lenies se saj erdha ne perfundim se parimi me te cilin jam udhehequr ne deklaraten e pare, eshte zero me jufke dhe absolutisht kontraproduktiv ne krahasim me pragmaticitetin dhe disa parime tjera shumfish me te larta kundrejt prosperitetit gjithkombetar. -Shoqeria shqiptare duhet te hecen drejte ardhmerise se vet shqiptare!

    Bujqit e dijne se po nuk ia keputen kopilin domates edhepse eshte pjese organike e bimesise se saj me kohe gjate 'tranzicionit' ne fund krejte cfare do te korresh do te jene ca rruaza te vocka e te tharta uthull qe i ngjane domates.

    Keputne ate kopil!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Une e dhashe njehere mendimin tim per mozaikun ,gjithsesi qe kur u prishen reklamat e kinemave ,komiteti ekzekutiv ,shtepite e vjetra ,tyrbeja dhe u ndertua muzeu historik dicka nuk shkonte me ate veper qe i zuri frymen sheshit si nje ciban i madh.Domosdo vepra te tilla u kane sherbyer regjimit me pompozitetin e tyre sic ishte dhe piramida nje veper e pakuptimte ne vendin ku eshte ndertuar.Une them se eshte akoma shpejt per te vendosur te qendroje apo jo kjo veper e realizmit socialist.Ideja qe te cmontohet dhe te vendoset ne muze nuk me duket praktike me gjithe permasat gjigande qe ka si kompozim.
    Une do te ju ftoja me shume ta vizitoni muzeun nga brenda sepse aty jane vlerat e verteta te tij dhe jo pamja e jashteme.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  15. #55
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    un them te prishim ene stacionin e trenit se esht veper e realizmit komunust,varrezat e deshmoreve se mos ka nonji tjeter nonji menim per te prish dicka tjeter se ne e mirepresim.pffffffffff

  16. #56
    Gjith politikanet e sotshem kane qene enverista, prandaj kujotjne se duke prish sa me shume gjera nga ajo kohe do duken si anti-enverista.
    Dhe ky eshte budalliku rradhes.

    Se cfare te keqe ka ai mozaik se kuptoj. Dhe nese Tirana rindertohet rreth e rrotull prap ai mozaik ka vendin e vet dhe nuk ka nevoje qe cdo gje te jete patjeter supermoderne. Te tregues nga pjese te ndryshme te historise eshte gjeja me e bukur per nje qytet.

  17. #57
    Citim Postuar mė parė nga offspring Lexo Postimin
    un them te prishim ene stacionin e trenit se esht veper e realizmit komunust,varrezat e deshmoreve se mos ka nonji tjeter nonji menim per te prish dicka tjeter se ne e mirepresim.pffffffffff
    bustin e skenderbeut ne toke them un
    shkollat te gjitha ti shkatarrojme se aty jane mesuar ideologjite e partise


    vazhdoni shtoni ide te bejme nje liste e ta dergojme ne qeveri

  18. #58
    Jo. Ajo u be me parate tona e jo te enverit, keq apo mire le te rri aty ku eshte.

  19. #59
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    Citim Postuar mė parė nga BOKE Lexo Postimin
    brar,

    keta tipat me siper, nuk e kane pare statujen e xhaxhit Enver qe ishte ne qender, se do thoshin qe lere aty, se tregon historine; nuk kane pare statujat e Leninit e te Stalinit perballe njera tjetres (A po vjen te jap nje kafe, jo faleminderit lol) se dhe per ato do thoshin leri aty ku jane, se jane pjese e historise. Nuk e "patem fatin" te shikonim nje statuje te Mao Ce Dunit se edhe per ate te njejten gje do thoshin; nuk kane pare ndertesen e bashkise se vjeter me gjithe lagjen perreth qe u prish qe "kutia" e sotme me emrin "muzeu historik", qe te merrnin vesh se si ka qene qendra e Tiranes.

    Por ndoshta ideja qe Tirana te behet me disa qendra nuk eshte ide e keqe dhe kjo qender te mbetej si nje fare muzeu ne ne natyre se si u deformua e u degradua Tirana e Shqiperia ne vitet e komunizmit. le ta lene sic eshte e te perpiqen te bejne dicka te hajrit diku tjeter. Tirana eshte bere e madhe sot.
    ne tipat qe flasim me siper (flas per vete)kemi qen ne shesh kur u hodh busti i diktatorit.zizi qe e ka terhequr ka qen i dajes sim(sul jaupi e quajn)por fasada esht gje tjeter se tregon historin e shqiperis nga iliret der te komunizmi.por ne muze (fasad )tregohet historia e shqiperis nga fillimi der ne fund.ti si thua ta ndrrojm historin?un them jo ashtu sic ke ti menin tat qe duhet ta ndryshojm edhe pse komunizmi ka qen ne shqiperi dhe mir apo keq fasada e trgon me fakte ate

  20. #60
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Une jam i mendimit qe ai mozaik duhet hequr qe aty ku eshte por jo te prishet, duhet te ruhet ne ambientet e brendeshme te Muzeut Kombetar.

    Ku e mbeshtes une mendimin tim per heqjen nga hyrja e Muzeut Kombetar te mozikut?

    Atehere, ne hyrje te Muzeut Kombetar, prone kjo qe i perket te gjithe popullit Shqiptar, duhet te jete nje mozaik qe ti perkase te gjithe Shqiptareve dhe te reflektohen ne te pothuajse te gjitha etapat historike kryesore te Shqiperise. Ne mozaikun qe eshte parashikuar te hiqet, duket qartazi qe eshte nje veper e karakterit socialist, veper e diktatures qe perfaqeson gjoja "periudhen e arte te socializmit" ne Shqiperi. Pra, aty duhet nje mozaik ku te jene figurat e Shquara te kombit duke filluar me Skenderbeun e te tjere, figura qe perfaqesojne realisht historine e popullit Shqiptar,.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

Faqja 3 prej 24 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •