(Gazeta Tema)
Status-quoja e njė muzeumi
Nga Lorjan Agalliu*
Drejtori aktual i Muzeut Historik Kombėtar nė njė intervistė nė gazetėn Shekulli tė datės 08, 01, 2008 ka hedhur idenė e heqjes sė mozaikut qė ndodhet nė fasadėn qėndrore nė sheshin Skėndėrbej tė muzeut qė ai drejton. Pėr kėtė ai sjell gjithashtu disa argumenta, ku ndėr mė kryesorėt janė vlerat ideologjike qė pėrcon vepra dhe sensibiliteti i njė pjese tė kombit ndaj njė periudhe e cila nuk mund tė pėrfaqėsojė gjithė historinė tonė.
Para se tė jap ndonjė mendim pėr kėtė mė duhet tė theksoj fillimisht se po bėhet vazhdimisht e qartė se tashmė kemi nevojė pėr tė pėrcaktuar njė qėndrim tė pėrgjithshėm ndaj trashėgimisė kulturore tė diktaturės. Nė gazetėn Korrieri tė datės 16, 12, 2007 Fatos Lubonja adresonte po tė jėjtin problem nė shkrimin me titull Biznesi banal me nostalgjinė e komunizmit. Ndėrsa autori fokusohej nė shkrimin e tij nė trushpėlarjen qė i bėhet sot publikut me veprat e realizmit socialist, dhe mė saktė nėpėrmjet muzikės me anė tė spektakleve qė i ripėrpunojnė kėto vepra qė edhe publiku ti ripėrtype ato mė kollaj, ai gjithashtu prezanton edhe dy koncepte tė ndryshme tė trajtimit tė kėtyre veprave:
1. ruajtjen pėr arėsye tė studimit tė fazave tė ndryshme tė asaj kohe, per tė dalluar, nėpėrmjet ndryshimeve tė teksteve dhe tė melodive, periudhat e ndryshme tė diktaturės dhe tė propagandės socrealiste qė e ka shoqėruar atė.
2. rimarrjen e cila ndryshe nga ruajtja kėrkon identifikimin me veprėn pėr atė qė angazhohet nė rrimarje. Dhe pėr ta ilustruar mė tej me shembuj ai pėrmend dikė qė kėndon kėngėn e komandantit Che Guevara dhe identifikohet me tė sepse beson nė mitin e revolucionarit, apo edhe komunistit do shtoja unė. Ndėrkohė kush mund tė identifikohet sot me kėngėn Shoqet tona ilegale apo Baballarėt qė janė kėngė qė u bėnė shumė mė vonė, jo nė kohėn e Luftės, pėr tė rritur edhe mė tej kultin e shoqeve (si shoqja Nexhmije) dhe shokėve (si shoku Enver) udhėheqės tė partisė qė nė emrin e Luftės shtypėn e ēnjerėzuan njė popull tė tėrė pėr 45 vjet? Ėshtė e qartė se kush, po tė pėrjashtojmė njė pjesė tė trushpėlarėve pėr tė cilėt rėndėsia pėr tu identifikuar me ndonjė vlerė nuk ėshtė nė rend tė ditės.
Por ndėrsa solla pėrqasjen e Lubonjes pėr tė pėrkufizuar nocionet e vleresimit tė kėtyre veprave, mė duhet tė theksojė gjithashtu njė ndryshim cilesor midis rastit qė analizon Lubonja, dhe qė i referohet kryesisht muzikės, dhe rastit nė fjalė i cili implikon artin dekorativ, arkitekturėn dhe urbanistikėn. Ky ndryshim ka tė bėjė me dimensionin e ndryshėm publik qė kanė kėto arte nga njeri tjetri, gjė qė e bėn si ruajtjen ashtu edhe rimarrjen tė trajtohen ndryshe nė kėto arte.
Muzika mund tė jetė sa nje experiencė private aq edhe publike sipas dėshirės sė atyre qė duan ta shijojnė ate, pra nuk ėshtė dicka e imponueshme. Edhe nėsė artit muzikor qė evokuon nazizmin, apo komunizmin i hiqet mundėsia pėr tu shfaqur nė publik kjo nuk i pengon individe tė vecantė ta shijojnė atė. Gjithashtu mundėsia qė tė lejon vetė mediumi nėpėrmjet rregullimit tė orareve tė transmetimeve nė radio apo kanaleve private televizive, ose shfaqjeve tė limituara pėr publikun e gjerė ėshtė njė mėnyrė tjetėr pėr ta adresuar kėtė problem. Pra dimensioni publik i muzikės ėshtė i tillė qė e lejon ruajtjen si tė ndryshme nga rrimarja.
Arkitektura nuk e ka kėtė fat, ndryshe nga pjesa mė e madhe e arteve si letėrsia, muzika, piktura, skulptura, fotografia, filmi etj. Dimensioni publik i arkitekturės ėshtė si tė thuash i pashmangshėm cka do tė thotė se edhe ruajtja, edhe rrimarja nė arkitekturė kanė dimension publik. Procesi i ruajtjes pėr efekt studimi dhe njohjeje nė arkitekturė nuk mund tė bėhet jashte funksionalitetit tė veprės, po aq sa cėshtė e vėrtet qė ky lloj funksionaliteti implikon vazhdimisht rimarrjen. Dhe nė rastin nė fjalė megjithėse flasim pėr njė mozaik, ai ka tashmė njė dimension tė padiskutueshėm arkitektonik, cka domethėne se vlerat e mozaikut dhe tė ndėrtesės janė tė ndėrlidhura.
Arkitektura ėshtė njė art qė i ka vlerat kryesore nė cilėsitė hapėsinore dhe strukturore na angazhon jo nėpėrmjet cilėsive vizuale sic bėn piktura, por nėpėrmjet cilėsive hapėsinore. Muret (struktura) shėrbejnė pėr tė orientuar vėmendjen tonė drejtė hapėsirės. Pikėrisht pėr kėtė artet dekorative nė arkitekture kanė njė funksion primar ndėrmjetės midis hapėsirės dhe strukturės. Nga ana tjetėr nėse ka ndonjė art qė qėndron tėrėsisht mbi themele ideologjike kjo ėshtė arkitektura sepse i ka disa dimensione tė detyrueshme sic janė ai social, ekonomik, politik dhe historik. Pra si tė thuash arkitektura i vė nė punė elementet e saj nė unison. Edhe sikur tė mendohet se mozaiku do zėvendėsohej me njė mozaik tjetėr me pėrmbajtje ideologjike dhe stil tjetėr, a nuk do ishte ky i vendosur nė vendin e gabuar, dhe a do ti shpėtonim ne asaj qė e quajmė rimarrje?
Ėshtė e vėrtet qė historia ka njohur gjithmonė raste tė tilla , sidomos nė konvertime qė kanė shėnjuar momentet historike tė kalimit nga njė ideologji fetare tek tjetra (kristianizėm myslymanizėm, hinduizėm budizem etj.), por kėto asnjėherė nuk kanė pasur vlerėsimin historik dhe kulturor si dimension. Tė thuash qė problemi qėndron tek mozaiku, ndėrkohė qė nuk do (nuk di) tė njohėsh problemet e arkitekturės, nuk e adreson problemin por i ke hapur mundėsinė njė problemi akoma mė tė madh qė ka lidhje me strukturėn arkitektonike apo akoma mė shumė atė urbane. Dhe pėr mendimin tim ėshtė pikėrisht nė kėtė tė fundit urbanistikėn qė duhet kėrkuar zgjidhja.
Njė nga dukuritė mė negative do thosha unė por edhe mė e pėrhapura qė ėshtė vėrejtur nė zhvillimin urban tė qyteteve tona, ėshtė mungesa totale e respektit pėr stukturat ekzistuese. Dhe kėtu nuk e kam fjalėn pėr mungesė e respektit qėqytetarė e thjeshtė apo edhe firmat e ndėrtimit kanė pėr ambientet e banimit, parqeve, fushave tė sportit apo ku e di unė se cfarė, qė janė okupuar nga ata, duke dėmtuar shpesh edhe cilėsinė e jetės sė tyre. E kam fjalėn pėr atė mungesė respekti qė strehohet pikėrisht nė instancat mė tė larta vendimarrėse qė kanė nė dorė planifikimin nė Shqipėri. Kush mund tė harrojė shkatėrrimin e Kinema 17 Nėndorit me vendim tė KRRTSH-sė dhe ngritjen nė tė tė pallateve, dhe qė u premtua nga kryetari i sotėm i Bashkise sė Tiranes bashkė me kryeministrin e atėhershėm se do ndėrtohej njėsoj si e para?! Kush mund tė harrojė gjithashtu Projektin e famshėm Francez pėr Tiranėn, qė planifikonte nė oborrin e brendshėm tė kėtij Muzeu pėr tė cilin flasim tė ngrihej njė kullė xhami (ėndrra falike e kryetarit tė bashkisė nė mes tė Tiranės!), kurse nė ish godinėn e Komitetit Qėndror mbivendosej parlamenti. Tė gjithė e kanė parė se cfarė travestie arkitektonike u pėrzgjodh nė konkursin mė tė fundit pėr tu ndėrtuar atje! Sigurish pėrvec atyre qė i planifikojnė kėto monstra dhe nuk rreshtin sė lavdėruari ato.
Ndėrkohė kjo dukuri negative nė planifikim patjetėr qė do shoqėrohej ose do vinte si shkak i njė dukurie po aq negative sa cėshtė mungesa e vizionit nė planifimin urban. Planifikimi i kryeqyteti Shqiptar e ka reduktuar gjithė vėmėndjen e zhvillimit tė dimensionit tė vet publik nė qėndėr! Kujt nuk i bėn pėrshtypje pėrshembull se ndėrsa popullsia e Tiranės ėshtė pothuajse trefishuar, shėrbimit urban nuk i ėshtė shtuar as edhe njė linjė e vetme urbane, dhe as edhe nje kilometėr mė shumė se ckishte nė vitet 80-tė dhe fillim tė viteve 90-tė.
Po cfare lidhje ka e gjithė kjo do pyesi dikush me mozaikun e Muzeut Historik. Ka shumė lidhje do thosha unė, sepse jeta urbane nė Tiranė vazhdon tė mbetet e varfėr me gjithė energjitė qė rrezaton. Nė fakt dikush duhet tė kishte menduar se nėse kjo ndėrtese bashkė me mozaikun e vet qė nuk na pėrfaqson, nė vend se tė kerkohej pėr tė hyrė nė operacione gjysmake, ndoshta do ishte me vend propozimi i njė Muzeu te ri pėr Historinė e Shqipėrisė, qė do bėnte tė mundur eleminimin e shumė tė metave qė paraqet muzeu aktual. Kjo do e linte atė nė nivelin e njė relikeje, ashtu sikurse qėndron sot piramida e ndėrtuar pėr nder tė diktaorit.
Nisma tė tilla si ajo e ndėrtimit tė Parlamentit tė Ri, Muzeut Historik Kombėtar, monumenteve pėr Nėnė Terezėn, duhet tė pėrdoreshin pėr ti dhėnė gjithė qytetit dhe strukturės urbane njė dimension tė ri, dhe jo tė reduktoheshin nė konvertime tė dyshimta qė nuk duket se i sjellin asgjė publikut. Nėse ai mozaik dhe ajo godinė por edhe shumė tė tjera kanė atė ndikim nė politikė dhe shoqėri sa kanė sot, nuk i kanė pėr vlerat qė mbartin, por pėr shkak tė qėndrimit tonė ndaj tyre. Hapėsira e sheshit Skėndėrbej vazhdon tė trajtohet sikur tė ishte gjithcka qė shkon keq me Tiranėn. Edhe kur kėrkohet tė preket, trajtohet si e ngurtė, sikur gjithcka qė ajo i ofron kėtij qyteti sot tė ishte nė rregull pėrvecse trafikut dhe mungesės sė ndonje ndėrtimi tė lartė nė periferi tė saj nė tė njėjtėn kohė i lejojmė vetes tė trajtojmė fare pa kujdes strukturat rreth saj, nė njė perpjekje donkishoteske pėr tė dominuar status-quone.
*Arkitekt dhe Urbanist, Nju-Jork
Krijoni Kontakt