Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Falmerajer-elementi shqiptar ne Greqi dhe sllavizimi i Greqise

    Jakob Filip Falmerajer


    Jakob Filip Falmerajer, lindi mė 10 dhjetor tė vitit 1790 nė Vajler Pairdorf, komuna e Ēėēit nė Briksen, nė Tirolin Jugor tė sotėm dhe vdiq mė 26 prill tė vitit 1861 nė Mynih, ishte njė publicist, politikan dhe historian, i njohur pėr tezėn e tij mbi prejardhjen racore tė popullit tė sotėm grek.

    Jeta

    Falmerajer ishte i biri i njė nėnpunsi i quajtur Johan Falmerajer dhe bashkėshortes sė tij Maria Klamer.
    Mė 1809-1811 studioi teologji dhe filozofi nė Salcburgun qė dikur i pėrkiste Bavarisė, por shumė shpejt tregoi mė tepėr interes pėr historinė dhe gjuhėt semitike.
    Pasi kishte hequr dorė nga dėshira pėr t'u bėrė prift, mė 1812 Falmerajeri shkoi nė Landshut pėr tė studiuar jurisprudencė. Vendos tė bėjė karrierė ushtarake, prandaj hyn nė ushtrinė bavareze si nėntoger. Mori pjesė nė fushatėn e Francės ku edhe u shqua.
    Mė 1818 u shkėput nga ushtria, ndėrsa mė 1821 dha mėsim nė gjimnazin e Landshutit, ku u bė pėrfundimisht "mendimtar i lirė liberal". I nxitur nga ēmimi i Shoqėrisė Mbretėrore Daneze pėr Shkencat nė Kopenhagė, mė 1822 filloi tė merrej me historinė e Perandorisė sė Trapezundės, e cila nė atė kohė ende nuk ishte hulumtuar plotėsisht. (...) Duke marrė parasysh njė zgjidhje politike tė ēėshtjes greke, Falmerajeri propozon se besimi nė mundėsinė e njė rimėkėmbjeje tė Heladhės sė lashtė i duhet lėnė fėmijėve dhe pedagogėve dashamirė tė vetėzhgėnjyer dhe tė hiqet dorė nga plani i rimėkėmbjes sė Bizantit.

    Sidomos pasi u bė korrespondent i gazetės sė rėndėsishme Algemajne Cajtung (Allgemeine Zeitung) mė 1839, Falmerajeri nuk u mor mė me temat politike. Ai shkroi mbi 200 artikuj qė merreshin kryesisht me Greqinė, Turqinė dhe Rusinė dhe e shoqėronin me komente zhvillimin e ēėshtjes orientale. Mė 1840 Falmerajeri u nis pėr tė dytėn herė drejt Lindjes.

    Nė tetor 1840 ai shkoi nė Kostandinopojė ku kaloi njė vit tė tėrė, tė cilin e shfrytėzoi pėr tė pėrvetėsuar mė mirė turqishten dhe pėr tė shkruar reportazhe udhėtimesh pėr "Allgemeine Zeitungun" e Augsburgut. Mė vonė kėto do tė krijonin bazėn pėr veprėn e tij mė tė famshme "Fragmente nga Lindja". Pas qėndrimit nė Athos, Maqedoni e Thesali, u nis pėr nė Athinė, ku mėsoi se tezat e tij pėr grekėrit i kishin rėnė nė vesh njė publiku tė gjerė. Ardhja e tij atje shkaktoi njė fushatė shtypi dhe sulme tė pandėrprera verbale kundėr tij.

    Mė 1 qershor 1849, Falmerajeri shkoi nė mėrgim nė Zvicėr. Nė Mynih ai u detyrua tė dilte nė pension si profesor dhe madje u kėrkua pėr tradhti tė lartė nėpėrmjet njė shpalljeje, ku pėrshkruhej si kriminel.

    Pas njė amnistie nė prill tė vitit 1850, ai u kthye sėrish nė kryeqytetin e Bajernit, ku jetoi si njė dijetar privat, qė mbahej me njė pension tė thjeshtė. Pas luftės sė Krimesė, vepra e fundit shkencore e Falmerajerit ėshtė punimi qė kemi pėrpara i pėrkthyer nė shqip pėr herė tė parė "Elementi shqiptar nė Greqi" (Das Albanesische Element in Griechenland), i cili u botua nė vitet 1857, 1860 dhe 1861 nga Akademia e Shkencave e Bavarisė. Vetėm pak kohė para vdekjes ai mundi tė lexonte korrekturat e pjesės sė fundit.
    Prof. Jakob Filip Falmerajer vdiq nė moshėn 70 vjeēare mė 25 prill 1861 nė Mynih.


    Veprimtaria

    Teoria e Falmerajerit mbi sllavizimin e grekėrve

    Mė 1827, nė Mynih doli nga shtypi "Historia e Perandorisė sė Trapezundės" (Geschichte des Kaiserthums von Trapezunt). Kjo vepėr edhe sot e kėsaj dite vlen si bazė pėr historinė e mbretėrisė sė Komnenėve tė famshėm. Me historinė e Trapezundės u pėrcaktua edhe drejtimi themelor i pėrpjekjeve shkencore tė Falmerajerit nė vitet e mėvonshme.

    Nė parathėnien e veprės "Historia e Perandorisė sė Trapezundės" ai kishte shkruar se "kombi i famshėm i helenėve ėshtė zhdukur nga radhėt e popujve dhe ėshtė zhytur nė errėsirėn e njė nate katėrshekullore". Kjo tezė u zhvillua mė tej nė veprėn tjetėr tė Falmerajerit "Historia e gadishullit tė Moresė gjatė Mesjetės", vėllimi i parė i sė cilės doli nė Shtutgart mė 1830. Sėrish nė parathėnie gjejmė informacion pėr idetė e autorit. Ajo fillon me tezėn provokuese: "Fisi i helenėve ėshtė asgjėsuar nė Europė. Bukuria e trupave, fluturimi diellor i shpirtit, harmonia dhe thjeshtėsia e zakoneve, arti, pista e vrapit, qyteti, fshati, madhėshtia e kolonave dhe tempujt, madje edhe emri i tyre thuajse ėshtė zhdukur fare nga sipėrfaqja e kontinentit grek".

    Grekėrit e sotėm janė njė popullsi e pėrzier sllavėsh, "sepse nė dejet e popullit tė krishterė tė Greqisė sė sotme nuk rrjedh asnjė pikė e vetme gjaku tė pastėr helen". Tani atje "jeton njė fis i ri i vėllazėruar me fisin e madh tė sllavėve".

    Si element i dytė i popullsisė sė atjeshme janė pėr t'u pėrmendur shqiptarėt: "Dhe njė revolucion i dytė, ndoshta jo mė pak i rėndėsishėm, i sendėrtuar nėpėrmjet dyndjes sė shqiptarėve nė Greqi e plotėsoi skenėn e asgjėsimit. Sllavėt skithikė, arnautėt ilirė, fėmijėt e vendeve veriore, tė njė gjaku me serbėt e bullgarėt, dalmatėt e moskovitėt (rusėt) janė ata qė ne sot i quajmė helenė".

    Gjatė viteve 1831-1834 shoqėroi gjeneralin rus, kontin Aleksandėr Ivanoviē Osterman - Tolstoj nė njė udhėtim tė gjatė drejt Orientit: nė Aleksandri, Kajro, Siri, Jeruzalem, Kostandinopojė, Peloponez e Atikė. Gjatė qėndrimit nė Greqi ai ndeshi vėrtetėsinė e tezave tė tij, sidomos tė atyre pėr karakterin shqiptar tė popullsisė sė Atikės dhe tė Beotisė. Nė njė letėr tė 11 shkurtit 1834, ai thotė se "e tėrė Atika ėshtė e populluar nga njerėz shqipfolės dhe nė kryeqytet gjejmė njerėz qė e dine greqishten vetėm se u nevojitet. Nė Beoti, pėrjashtuar tre lokalitete, vihet re e njėjta gjendje".

    Mė 1835, botoi nė Shtutgart njė tjetėr studim, me anė tė tė cilit synonte tė pėrforconte teorinė e tij pėr grekėrit. Ai titullohej: "Ē'ndikim pati pėr fatin e qytetit tė Athinės dhe tė krahinės sė Atikės pushtimi i Greqisė nga sllavėt?". Studiuesi konstaton se popullsia e famshme e athinasve tė lashtė, ashtu si grekėrit klasikė tė Peloponezit, ėshtė shkatėrruar nga dyndjet e fiseve barbare. Nė rastin e Athinės pasardhės tė grekėrve paskėshin qenė sidomos shqiptarėt. Shqipja atje paska qenė gjuhė zotėruese.

    Mė 1836, nė Shtutgart doli vėllimi i dytė i "Historisė sė gadishullit tė Moresė gjatė Mesjetės" ku Falmerajeri sjell informacion edhe pėr shqiptarizimin e Greqisė. Sipas tij, dy tė tretat e Moresė kanė qenė tė populluara nga shqiptarė; Atikėn ai e quan "Shqipėria e Re". Ky vend nuk ka asnjė lidhje tė afėrt me helenizmin ashtu si nuk kishin as Skocia apo distriktet afgane Kandahar dhe Kabuli.

    Nė botimin origjinal tė "Fragmenteve", gjendet edhe njė paragraf, i cili merret edhe njė herė me elementin sllav nė Greqi. Ky paragraf ėshtė me interes, sepse Falmerajeri vė disi nė dyshim teorinė e tij pėr grekėrit: "Ndoshta do tė kishte qenė diēka mė e zgjuar nėse qė nė fillim e vėrteta e pakėndshme tė ishte thėnė mė me kujdes dhe ajo tė pėrdorej vetėm pjesėrisht dhe nė njė formė mė tė kursyer pėr opinionin publik dhe pėr interesat e sė tashmes".

    Pra, ēėshtja greke ndahet nė dy pjesė, nė pjesėn shqiptare dhe nė atė sllave. Te pjesa e parė nuk ka asnjė problem, sepse ēdonjėri bindet qė kudo nė Greqi ende flitet shqip. Ndėrsa te pjesa sllave ėshtė disi mė e vėshtirė, sepse vetėm nė njė zone tė vogėl tė Greqisė sė Vjetėr u flitka sllavishtja si gjuhė amtare. Pra, del se elementi sllav ėshtė asimiluar gjerėsisht nga grekėrit bizantinė. Pėr tė ngushėlluar pėrfaqėsuesit e helenizimit tė ri, Falmerajeri thotė se elementi i pashkolluar shqiptar u zhduk me pėrhapjen e perparuar tė arsimimit dhe shkencės nė mbretėrinė greke, pra ashtu siē kishte ndodhur mė parė me elementin sllav.

    Reagimet ndaj teorisė sė tij

    Kundėr teorisė sė Falmerajerit pėr grekėrit shpėrthyen menjėherė protesta e kundėrshtime. Por, prapėseprapė, ajo teori ua hoqi filohelenėve objektin e admirimit tė tyre. Pėr njerėz si mbreti i Bajernit, Ludvig I, vetėkuptohej qė grekėrit rebelė ishin pasardhėsit e drejtpėrdrejtė tė helenėve antikė. Megjithatė, mė 1830 Falmerajeri u pranua nė Akademinė Mbretėrore Bavareze tė Shkencave si anėtar korrespondent.

    Veprat e Falmerajerit dhe veēanėrisht "Fragmentet", edhe sot kanė vlerė historiko-shkencore. Por, pėr teorinė e tij mbi grekėrit janė shprehur edhe vetė dy nga biografėt dashamirė tė Falmerajerit. Historiani Ernst Molden shkruan: "Mė nė fund, si rezultat i tė gjitha hulumtimeve mė tė reja pėr tėrė kompleksitetin e kėsaj ēėshtjeje deri nė njė shkallė tė lartė sigurie mund tė shprehet ideja se teoria e Falmerajerit mund tė pretendojė pėr saktėsi vetėm nė njė masė shumė tė kufizuar".

    Studimet mbi shqiptarėt

    Studimi i fundit i Falmerajerit ndahet nė tri pjesė mbi prejardhjen dhe lashtėsinė e shqiptarėve. Ēfarė mund tė dihet me siguri pėr bėmat dhe fatin e popullit shqiptar qė kur u shfaq pėr herė tė parė nė histori deri nė rėnien e tij nė zgjedhėn e turqve mbas vdekjes sė Skėndėrbeut.

    Falmerajeri merret mė shumė me etnogjenezėn e shqiptarėve dhe historinė e tyre deri nė fillimin e periudhės nėn sundimin turk. Njėkohėsisht, shkrimi ėshtė edhe vazhdim i studimeve tė tij pėr ēėshtjen greke, gjatė shqyrtimit tė sė cilės dolėn dy kampe, ai i "idealistėve", qė marrin shkas nga Heladha antike dhe sipas tė cilėve grekėrit, falė "superioritetit tė lindur", sė shpejti do tė rivendosen nė krye tė popujve, dhe kampi i "realistėve" (ku ai pa dyshim bėnte pjesė), sipas tė cilėve duhej tė arsyetoje nė mėnyrė sa mė tė thjeshtė dhe tė mos bashkoheshe me Heladhėn, por me Bizantin. Kėtu nuk mjaftonte tė pranoje vetėm ekzistencėn e njė periudhe tė sllavėve bizantinė; e nevojshme qenkej edhe njė sakrificė e dytė: Duhej pranuar edhe se thuajse gjysma e perandorisė sė re greke do tė popullohej nga pasardhėsit e shqiptarėve tė ardhur nga Epiri dhe Iliria.

    Ashtu si Tunmani dhe Hani, edhe Falmerajeri e mbrojti autoktoninė e shqiptarėve dhe, me njė vrull qė do ta kishte merituar njė objekt edhe mė dinjitoz, iu kundėrvu tezave tė grekut Nikolaos Georgios Nikokles, i cili nė disertacionin e tij “Mbi autoktoninė e albanėve, d.m.th. shqiptarėve. Prejardhja dhe fisi”, (De Albanensium sive Schkipitar Origine et Prosapia, Goettingen 1855) kishte pretenduar se shqiptarėt qenkėshin dyndur nga Transkaukazi nė Europė vetėm pas shek. VII, pak para magjarėve.

    Kjo ēėshtje nuk ishte krejt e re, sepse prej kohėsh dihej qė nė lashtėsi dhe Mesjetėn e hershme, nė Kaukazin Lindor ekzistonte njė vend, i cili nga grekėrit dhe romakėt quhej Albania.

    Banorėt e tij, albanoi pėrfaqėsonin njė konglomerat fisesh tė ndryshme, pak a shumė tė afėrm midis tyre, prej tė cilėve ēdonjėri fliste njė dialekt tė veēantė. Mbetjet e kėtyre dialekteve duhet tė jenė ruajtur nė gjuhėn e udėve. Duke u nisur nga ky fakt, mė 1703 Vinēens Zmajeviē, kryepeshkopi i Tivarit, pranoi njė dyndje tė shqiptarėve nga Kaukazi. Teza e prejardhjes kaukaziane tė shqiptarėve nė Ballkan sipas Nikoklesit ruhet ende. I fundmi mund ta ketė pėrqafuar kėtė tezė Francesco Tajani.

    Falmerajeri e qorton zellin e njėanshėm tė Nikoklesit dhe "ndjenjėn kombėtare tė kuptuar gabim". Nė pjesėt II e III Falmerajeri sjell njė vėshtrim tė pėrgjithshėm tė historisė shqiptare qė kur populli shqiptar pėrmendet pėr herė tė parė nė burimet historike deri nė vdekjen e Skėnderbeut.

    Ai u mbėshtet kryesisht nė kronikat bizantine, nė analet e Raguzės dhe nė literaturėn e pakėt tė dorės sė dytė tė botuar deri atėherė. Biografisė sė Skėnderbeut tė Marin Barletit, tė cilėn e quan njė "libėr heronjsh", ai ia mohon vlerėn mė tė madhe tė burimeve dhe nė kėtė drejtim nuk mbetet krejt vetėm, sepse edhe historianė tė tjerė e kanė kritikuar Barletin.


    -------------------------
    burimi i te dhenave

    * G. Auernheimer, "Fallmerayer, Huntington und die Diskussion um die neugriechische Identität," Südosteuropa 47 (1998), 1-17.
    * F. Curta, "Byzantium in dark-age Greece (the numismatic evidence in its Balkan context)," Byzantine and Modern Greek Studies 29 (2005), 113-45.
    * W. Jens, ed., Kindlers neues Literatur-Lexikon (Munich, 1988-92). ISBN 3-463-43200-5
    * T. Leeb, Jakob Philipp Fallmerayer: Publizist und Politiker zwischen Revolution und Reaktion (Munich, 1996). ISBN 3-406-10690-0
    * P. Speck, "Badly ordered thoughts on Philhellenism," in S. Takacs, ed., Understanding Byzantium (Aldershot, 2003), 280-95. ISBN 0-86078-691-9
    * E. Thurnher, Jahre der Vorbereitung: Jakob Fallmerayers Tätigkeiten nach der Rückkehr von der zweiten Orientreise, 1842-1845 (Vienna, 1995). ISBN 3-7001-2188-1
    * E. Thurnher, ed., Jakob Philipp Fallmerayer: Wissenschaftler, Politiker, Schriftsteller (Innsbruck, 1993). ISBN 3-7030-0258-1
    * E. Thurnher, Jakob Philipp Fallmerayers Krisenjahre, 1846 bis 1854: auf Grund der Briefe an Joseph und Anna Streiter in Bozen (Vienna, 1987). ISBN 3-7001-1197-5
    * G. Veloudis, "Jakob Philipp Fallmerayer und die Enstehung des neugriechischen Historismus," Südostforschungen 29 (1970), 43-90.
    * N. Wenturis, "Kritische Bemerkungen zu der Diskussion über die neugriechische Identität am Beispiel von Fallmerayer, Huntington, und Auernheimer," Südosteuropa 49 (2000), 308-24.

    *
    http://sq.wikipedia.org/wiki/Jakob_Filip_Falmerajer

  2. #2
    Faleminderit qe e solle ketu Barat. Kam lexuar vite perpara fragmente nga Historia e Perandorisė sė Trapezundės por sme kujtohet emri i Fallmerayer. Sa e lexova ra zilja

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Faleminderit qe e solle ketu Barat. Kam lexuar vite perpara fragmente nga Historia e Perandorisė sė Trapezundės por sme kujtohet emri i Fallmerayer. Sa e lexova ra zilja
    Nese se ke lexuar, lexo edhe "Elementi shqiptar ne Greqi", i perkthyer edhe ne shqip. Kot e ka quajtur te tille, sepse realisht flet per historine e shqiptareve ne teresi, jo vetem ne Greqi.
    Bortuar nga Akademinė Mbretėrore Bavareze ...e si i tille i hedhur poshte nga filogreket

  4. #4
    Per hedhjen poshte nuk habitem. Eshte modus vivendi i grekerve dhe i greqareve. Flm per sugjerimin. Ne rastin me te pare do e porosis si liber ne Shqiperi (heren e fundit qe kam patur kontakt me kete material ka qene ne gjuhe tjeter).

  5. #5
    Mire ke bere qe e ke vene kete material ketu, por te pakten hiqe ate linkun e Wikipedia-s Shqiptare
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  6. #6
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Fallmerajeri mbahet me shume si mbeshtetes i teorise sllave te prejardhjes se shumices prej grekeve te kohes se tij.... Faktikisht ka pasur nje principate te forte sllave ne peloponez deri ne shek 8,po cuditerisht nuk po ja gjej dot me gjurmet asaj principate....

    Ka bere nje pune te shkelqyer per degjenerimin e grekeve....Disa si ai sot dhe greket marrin fund....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Mire ke bere qe e ke vene kete material ketu, por te pakten hiqe ate linkun e Wikipedia-s Shqiptare

    S'ka pse. Me kete gje nuk i bej reklame wikis. sepse e di me c materiale eshte e mbushur, por e verteta ashtu eshte-artikulli eshte aty

    ----------------------------------------------------------------------

    Kur shteti grek zbulonte shqiptarėt

    Historiani e helenisti i shquar gjerman, J. Ph. Fallmerayer hetoi i pari nė mėnyrė shkencore praninė shqiptare nė Greqi. Nė dy vepra monumentale, “Histori e gadishullit tė Moresė”, dhe “Elementi shqiptar nė Greqi” ai zbuloi pėrmasat e kėtij fenomeni, duke dalė nė njė konkluzion, qė, i formuluar me ftohtėsinė proverbiale gjermane, tronditi rėndė sensibilitetin nacional tė grekėve.



    Nga prof. Pėllumb Xhufi
    Pėrpara se Kapodistria, Rigas Ferreos e ideologėt e tjerė grekė tė merrnin flamurin e lėvizjes pėr ēlirim, kishin qenė personalitete evropiane tė politikės, kulturės e tė artit qė nė kapėrcim tė shekujve XVIII-XIX i kishin paraprirė ata, duke hedhur farėt e para tė rilindjes e tė ndjenjės kombėtare greke. Idetė e iluminizmit evropian, tė shoqėruara me magjinė qė Greqia e lashtė ushtronte nė kulturėn evropiane, joshėn atė kohė personalitete evropiane nga mė tė shquarat tė viheshin nė kėrkim tė thesareve tė Greqisė antike apo tė admironin atė qė po dukej se ishte rilindja e dytė e popullit tė helenėve. Ishin pikėrisht ata, qė ringjallėn mitin e Greqisė sė lashtė e tė Athinės sė kohėve tė Perikliut, duke e kthyer atė nė boshtin e nacionalizmit tė rilindur grek.

    Evropianėt e parė nė Greqi
    Por, evropianėt qė vizituan Greqinė nė kohėn e kryengritjeve pėr pavarėsi (1821), patėn rastin tė konstatojnė se Greqia moderne shumė pak kishte ruajtur nga Greqia e lashtė. Populli i dikurshėm i demiurgut Solon e i tribunit Perikli; populli i filozofėve, i Sokratit, Platonit e Aristotelit, ishte kthyer nė njė popull barinjsh e bujqish tė kredhur nė mjerim e injorancė tė papėrshkrushme. Dhe tė cilėt, nė vend tė gjuhės sė Platonit flisnin njė greqishte vulgare e tė pakuptueshme pėr helenistėt e filo-helenėt e ardhur nga akademitė e Evropės. Por surpriza mė e madhe pėr tė gjithė kėta, nga Lord Bajroni, tek Holland, Lear, Hughes, nga Pierre Lebrun tek Chateaubriandi i famshėm, ishte fakti qė kudo nė Greqi kėta ndeshėn nė pinjollėt e njė race, qė shume prej tyre nuk e kishin njohur mė parė. Ishin shqiptarėt, qė prej shek. XIV ishin vendosur nė mėnyrė masive nė provincat e Greqisė, duke ndryshuar pejsazhin etnografik tė saj. Impakti me kėtė popullsi mbizotėruese nė krahina tė tėra, e shtyu nė vitin 1798 njė agjent tė Napoleon Bonapartit, ta quante krejt spontanisht Peloponezin “Shqipėria e Greqisė” (Albanie grecque).
    Vetė Athina, kryeqendra kulturore e Greqisė dhe e krejt botės antike, nė vitet 1820 ishte katandisur nė njė qendėr rurale: shumica e fshatrave rreth saj banoheshin nga shqiptarė, ndėrsa jeta nė Athinėn e mirėfilltė pėrqėndrohej rrotull kodrės sė Akropolit, nė lagjen Plakė, tė banuar edhe kjo nga shqiptarė. Akropoli i famshėm ishte kthyer nė njė vendqėndrim tė garnizonit turk. Ajo ēka i impresionoi mė shumė udhėtarėt e shumtė tė huaj, ishte fakti qė protagonistėt kryesorė tė lėvizjes ēlirimtare greke tė vitit 1821, nga Boēari e Xhavella, tek Andruci, Miauli, Bubulina, Karaiskaqi, Kollokotroni, Kanaris e tė tjerė, ishin qė tė gjithė shqiptarė.
    Miti i Greqisė dhe i Athinės sė lashtė (tė cilin vetė intelektualė grekė e identifikojnė me njė gjendje tė sėmurė, duke e quajtur me shpoti progonopleksi, apo ancestoritis) qė u bė flamuri ideologjik i luftrave pėr pavarėsi tė Greqisė, rezultonte kėshtu njė mit i papėrshtatshėm, njė mit qė nuk gjente justifikim nė realitetin etnik e kulturor tė vetė qendrės sė helenizmit, tė Athinės.

    Historiani Fallmerayer
    Pavarėsisht keqkuptimit historik, nga ky takim i rastėsishėm nė tokėn greke i studjuesve dhe eruditėve evropianė me popullin e shqiptarėve, lindėn prodhimet e para tė shkencave albanologjike, sprova mbi historinė, folklorin e gjuhėn e shqiptarėve (arvanitasve). U shqua mes tyre historiani e helenisti i shquar gjerman, J. Ph. Fallmerayer, i cili hetoi i pari nė mėnyrė shkencore praninė shqiptare nė Greqi. Nė dy vepra monumentale, “Histori e gadishullit tė Moresė”, dhe “Elementi shqiptar nė Greqi” ai zbuloi pėrmasat e kėtij fenomeni, duke dalė nė njė konkluzion, qė, i formuluar me ftohtėsinė proverbiale gjermane, tronditi rėndė sensibilitetin nacional tė grekėve. Sipas Fallmerayer, nė dejet e grekėve tė sotėm nuk rrjedh aspak gjaku i grekėve tė vjetėr, por njė pėrzierje, ku pjesa kryesore i takon gjakut shqiptar. Grekėrit e rinj, sipas tij, shumė pak kishin trashėguar nga grekėrit e lashtė, pra nuk meritonin tė quheshin vazhdues tė tyre. Njė konkluzion ky, sigurisht i ekzagjeruar, siē u munduan ta tregojnė historianė tė tjerė, duke filluar nga bashkėpatrioti e bashkėkohėsi i Fallmerayerit, Hertzberger.
    Gjithsesi, teza e Fallmerayerit mbi diskontinuitetin historik tė grekėve, shkaktoi njė krizė tė vėrtetė identiteti pikėrisht nė momentin kur shteti i ri grek sapo kishte filluar jetė. Ajo i kushtoi historianit gjerman vendosjen nė krye tė listės sė “miso-helenėve”, dmth. tė armiqve tė Greqisė. Ndaj, intelektualė grekė, duke filluar nga figura historike si Korais, Rigas e Paparrigopoulos, e konsideruan njė mision patriotik tė tyre tė tregonin pikėrisht tė kundėrtėn e teorisė sė Fallmerayerit, dmth. vazhdimėsinė e pandėrprerė tė etnisė (kombit) grek nga Greqia e Lashtė, tek Perandoria Bizantine e deri tek Greqia Moderne. Gjė qė e bėnė mė shumė me pathos patriotik, se sa me argumenta tė vėrteta shkencore. Ambasadori i parė i SHBA nė shtetin e pavarur grek, Charles Tuckerman, zbavitej shumė nga ky zell i akademikėve grekė pėr tė hedhur poshtė konkluzionet e Fallmerayer, kur vėrente me humor se mėnyra mė e mirė pėr ‘i shkaktuar apopleksi njė profesori nga Athina, ėshtė ‘i pėrmendėsh emrin e Fallmerayerit.
    Por, teoritė e Fallmerayerit mbi diskonuitetin etnik tė Greqisė, patėn edhe pėrkrahės tė tjerė tė shquar, qė pėrndryshe njiheshin si filo-helenė tė padyshimtė. Njėri prej tyre ishte konti francez, A. De Gobineau, studjues i antropologjisė dhe i racave njerėzore (idetė e tij frymėzuan edhe teoritė racore tė Hitlerit). Gobineau nuk mungoi tė konstatojė atė qė ai e quan “eklektizėm etnik” tė Greqisė moderne dhe tė konkludojė se “gjaku grek pėrmban njė sasi mjaft tė madhe gjaku shqiptar, pasi elementi shqiptar luan njė rol tė madh nė formimin e tij”. Sipas ambasadorit tė Britanisė sė Madhe nė Greqi nė vitet 1974-1978, Sir Brooks Richard, “sadoqė grekve nuk u pėlqen kur dikush u thotė se ata nuk janė pasardhėsit e grekve klasikė, identiteti grek ėshtė mė shumė kulturor se gjenetik”.
    Nė kėtė mėnyrė, pra, qė nė lindjen e tij mė 1821, shteti grek lindte me njė problem identiteti, qė pasqyrohej qartė deri edhe nė strukturat e tij: njė pjesė e mirė e “gjeneralėve” tė dalė nga kryengritjet pėr liri, ishin shqiptarė. Ishin pikėrisht kėta viktimat e para tė konflikteve tė brendshėme, qė karakterizuan jetėn politike greke nė vitet qė pasuan shpalljen e pavarėsisė. Miauli, Andruci, Kollokotroni e mjaft prijės tė tjerė ushtarakė, u eliminuan nė njė mėnyrė apo nė tjetrėn, dhe frenat e pushtetit i morrėn pėrfaqsuesit e fisnikėrisė greke tė ardhur nga vendet evropiane, ku shumica e tyre kishte kaluar pjesėn mė tė madhe tė jetės.
    Nė njė plan mė tė gjėrė, Athina zyrtare vuri nė themel tė politikave tė saj tė brendshme homogjenizimin e shoqėrisė heterogjene helene. Dėbimi nga territoret e shtetit grek e popullsive shqiptare muslimane, pėrfaqsoi aktin e parė nė zbatimin e njė politike tė tillė. “Pavarėsia e Greqisė u inaugurua me dėbimin e shqiptarėve myslimanė”, i shkruanin mė 1878 kryeministrit anglez, lordit Beaconsfield, krerėt e lidhjes shqiptare tė Ƈamėrisė e tė mbarė Epirit, nė kohėn kur njė eksod i ri i shqiptarėve muslimanė rrezikonte tė ndodhte, nė rast se ajo krahinė do ‘i aneksohej Greqisė. Nė fakt, nė rast se aneksimi i Ƈamėrisė dhe dėbimi i popullsisė shqiptare muslimane tė atyshme mbeti pėr ‘u realizuar mė vonė, aneksimi i Thesalisė i dekretuar atė vit nga Kongresi i Berlinit u shoqėrua me largimin e dhunshėm nga ajo krahinė e dhjetra e qindra mijra muslimanėve, shqiptarė e turq. Pėr tė pėrftuar pėrmasat e kėtij eksodi, mjafton tė kujtohet se sipas regjistrit osman tė vitit 1455, qyteti i Larisės kishte 11 lagje muslimane (regjistrat osmanė nuk pėrcaktonin kombėsinė) dhe vetėm njė lagje tė krishterė. Regjistri i mėvonshėm, i vitit 1520, evidenton nė po kėtė qytet 693 familje muslimane e 75 tė krishtera. Nė prag tė aneksimit tė Thesalisė nga Greqia, mė 1745, udhėtari anglez E. Pacocke numėroi 5 mijė familje muslimane nė Larisė kundrejt 1500 tė krishtera, ndėrsa E. Clarke (1812) e J. L. S. Bartholdy (1807) shėnojnė nė atė qytet njė popullsi prej 25 mijė banorėsh, prej tė cilėve 20 mijė ishin muslimanė.

    Eliminimi i muslimanėve shqiptarė
    Gjithsesi, eliminimi i myslimanėve shqiptarė nė kufijtė e asaj qė shkenca historike e quan “Greqia e vėrtetė” (Greece proper) dhe nė viset dora-dorės tė aneksuara nė Thesali, Maqedoni, Trakė dhe Epir, nuk mundi tė krijonte homogjenitetin e pritur etnik. Nė Greqi apo nė Epir jetonte njė masė shumė e madhe shqiptarėsh tė krishterė, pėrkatėsisht tė vendosur prej shekujsh (Greqi) apo autoktonė nė tokat e tyre (Epir). Ndaj kėtyre popullsive u zbatuar politika e asimilimit, e cila, sipas historianit e politikanit grek, S. Lambros, solli “rezultate tė mahnitshme aty ku u zbatua si duhet, si psh. nė bashkėsitė shqiptare tė Peloponezit, tė Atikės, tė disa ishujve grekė, tė Suliotėve e tė Himariotėve tė Epirit”. Sado paradoksale tė duket, nė Konferencėn e Paqes nė Paris (1919), “aftėsia e madhe asimiluese e grekve” u vlerėsua si njė arsye tepėr serioze nga pėrfaqsuesi anglez, Sir Eyre Croėe, pėr tė mbėshtetur pretendimin e Greqisė pėr aneksimin e “Vorio-Epirit”. Shkolla greke, sė bashku me kishėn, si institucione me rrezen mė tė gjerė tė veprimit, u zgjodhėn si faktorėt bazė qė ēuan pėrpara procesin e helenizimit tė popullsive shqiptare. Qysh prej shekullit XIX u evidentuan rezultatet e kėtij aksioni asimilues, nėpėrmjet imponimit tė gjuhės greke, ndėrrimit tė emrave tė njerėzve e tė vendeve. Nga ana tjetėr, shteti grek, me anė tė ligjit, kontrollonte e dėnonte si sjellje shoqėrisht tė dėmshme ēdo veprim e qėndrim qė nuk pėrputhej me ideologjinė nacionale e qė tentonte ‘i shmangej ingranazheve homogjenizuese tė tij. Sa i pėrket shqiptarėve (arvanitasve), linjat kryesore tė njė politike tė tillė asimiluese i pėshkruan me njė vėrtetėsi impresionuese studiuesi T. Neroutsos, nė njė letėr tė vitit 1888 pėr albanologun e shquar Gustav Meyer. “Nė Greqi”, shkruan Neroutsos, “shteti ndalon kategorikisht mėsimin e gjuhės shqipe. Gjuhės shqipe i rezervohet posaēėrisht njė trajtim nėnvleftėsues e pėrēmues. Tė flasėsh shqip ėshtė njėlloj si ta identifikosh veten me shkallėn mė tė ulėt tė shoqėrisė neohelenike. Kurse po fole greqisht, qofsh ti edhe shqiptar, konsiderohesh pasardhės i nderuar dhe i pastėr i grekėve tė kohėve tė Themistokliut”. Neroutsos tregon gjithashtu se si gazetarėt grekė ishin thartuar keq nė fytyrė, kur gjatė njė pritje, mbretėresha e Greqisė i ishte drejtuar nė gjuhėn shqipe milionerit me origjinė shqiptare, V. Zhapa (i cili pėr grekėt ėshtė njė nga lavditė e tyre kombėtare).
    Megjithatė, edhe nė Greqi nuk munguan zėrat kundėr politikave tė asimilimit tė shqiptarėve. Atė gjeti forcė ta denoncojė edhe ndonjė figurė e padyshimtė e nacionalizmit grek, si peshkopi erudit E. Kurilla, apo edhe ndonjė profesor i veēuar, siē ishte rasti i historianit tė shquar grek, Prof. K. Paparigopoulos, Kryetar i Shoqatės pėr Promovimin e Letrave Greke. Nė 25 qershor tė vitit 1883 ky i shkruante Kryeministrit grek Trikoupis, se kishte ardhur koha qė Greqia tė jepte shėnja miqėsie ndaj shqiptarėve, e nuk do tė ishte keq tė fillonte me mėsimin e gjuhės shqipe nė shkollat greke nė Epir, Shqipėri e kudo ku jetonin shqiptarė. Njė kėshillė, kjo, qė qeveritė greke nuk e kanė dėgjuar as dje e as sot, kur nė Greqi njė valė e re emigracioni masiv i ėshtė shtuar emigracionit shqiptar tė shek. XIV.
    Nuk ka dyshim, qė nė kėtė vepėr asimilimi, pėrveē instrumentave tė tij, shteti grek pati edhe ndihmėn e pakursyer tė kishės. Madje ishte kjo, qė edhe para pavarėsisė sė Greqisė, zhvilloi njė veprimtari tė ethėshme asimilimi ndaj popullsive shqiptare tė krishtera. Kėtė mundėsi asaj ja jepte pa dyshim vetė Porta e Lartė, e cila i kishte besuar Patrikanės greke tė Stambollit pėrkujdesjen pėr tė krishterėt e perandorisė, duke i ceduar asaj edhe atribute tė pushtetit laik, siē ishte ai i shkollimit. Kėshtu, duke filluar nga shek. XVII, nė Epir apo nė Shqipėrinė e jugut, nėn mbrojtjen sovrane tė Sulltanit, u hapėn me qindra shkolla greke. Helenizimi i popullsive shqiptare ishte padyshim njėri ndėr qėllimet bazė tė tyre, sidomos pas krijimit tė shtetit grek, kur aksioni i Patrikanės nė kėtė drejtim u koordinua nė mėnyrė perfekte me qeverinė e Greqisė. Ky qėllim duket fare transparent nė njė rregullore tė vitit 1882 pėr shkollėn e fshatit Nivan (Zagori), shtypur enkas nė Athinė me fondet e Ministrisė greke tė Arsimit, ku njėri nga nenet e saj i detyron nxėnėsit tė mos flasin nė gjuhėn shqipe, as nė shkollė me njėri tjetrin, e as nė familje me prindėrit. Pra, pėrveē vetes, fėmijėt duhej tė helenizonin edhe prindėrit! E njėjta pėrmbajtje zbulohet nė letrėn e peshkopit tė Paramithisė, Neofitit, i cili nė vitin 1908 i kėrkonte qeverisė greke tė bėnte presion pranė Portės sė Lartė pėr tė hapur nė Camėri shkolla greke pėr vajzat. Pse pikėrisht pėr vajzat? Sepse, sqaron Neofiti, “kėto vajza shqiptare, nesėr duhet tė bėhen nėna greke”. Nė kėtė kuptim, hapja e shkollave greke nė treva me popullsi shqiptare, njė proces i gjatė ky i filluar qysh nė shekujt e sundimit osman, u konsiderua nga Athina zyrtare njė ndėr argumentet kryesore, mbi tė cilat ajo ka mbeshtetur pretendimet e veta territoriale nė Shqipėrinė e jugut, siē bėri, psh., nė Konferencėn e Paqes mė 1919. Sepse, sipas konceptit tė saj pragmatist, “ku ka kishė e shkollė greke, ai ėshtė vend grek”.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BARAT : 12-01-2008 mė 19:11

Tema tė Ngjashme

  1. Emrat gjeografike arberore te krishtera te masakruar nga Turqia
    Nga Conquistador nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-07-2010, 21:18
  2. Mbi konfliktin nė Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  3. Konfederata e Artizanatit Shqiptar
    Nga pekomeri nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 07:16
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •